Politikanët drejtues shqiptarë me përforcimin e retorikës nacionaliste po shkaktojnë dëme në politikën e jashtme. Gjatë festimeve të 100 vjetorit të ditëlindjes së Shqipërisë politikanët shqiptarë shfaqën papritmas tone nacionaliste.

"Prej këtu, prej Shkupit, ju bëj thirrje shqiptarëve të punojnë çdo minutë, çdo orë, çdo  muaj, çdo vit për bashkimin e tyre." Kështu u thirri Kryeministri shqiptar Sali Berisha më 25 nëntor 2012, gjatë një mitingu të madh në kryeqytetin maqedonas, pjesëmarrësve, mes të cilëve gjendeshin edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zv/Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi, si dhe politikani shqiptaro-maqedonas dhe ish-udhëheqësi i guerrilasve Ali Ahmeti. Kryeqyteti maqedonas ishte zhytur në një det flamujsh shqiptarë.

"Një gjak, një gjuhë"

Ky fjalim u mbajt gjatë festimeve kushtuar njëqindvjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar më 28 nëntor 2012, festime të cilat krahas gëzimit që shkaktuan tek shqiptarët e Ballkanit dhe të Diasporës u shoqëruan edhe me tone të larta, të panjohura nacionaliste të politikanëve drejtues. Politikanë të rëndësishëm të Shqipërisë, me tone paksa më të ulëta ata të Kosovës dhe më të arsyeshme ata të Maqedonisë, përdorën një gjuhë që zakonisht e përdorin vetëm grupet radikale. Shqipëria shtrihet nga Preveza (Greqi) deri në Preshevë (një krahinë e Serbisë Jugore me shumicë shqiptare), nga Podgorica (kryeqyteti i Malit të Zi) deri në Shkup (me një pakicë të konsiderueshme shqiptare), deklaroi Berisha, i cili përdori edhe nocionin e "Shqipërisë etnike", "ku shqiptarët përbëjnë etninë dominuese dhe jetojnë pa ndërprerje".

Kryeministri kosovar tha se ekzistenca e dy shteteve shqiptare nuk ka qenë dëshira e shqiptarëve dhe se Shqipëria dhe Kosova do të ishin "më mirë" së bashku. Ali Ahmeti, me realitetin e brishtë të Maqedonisë në fokus, u tregua më i kujdesshëm e foli për të drejtat e shqiptarëve dhe për domosdoshmërinë e respektit të ndërsjellët ndëretnik. Polikanët shqiptarë që nuk janë në qeveri u treguan më të papërmbajtur: "Ne kemi një gjak, një gjuhë dhe një flamur", shkruajti Xhavit Halili, i cili dikur drejtonte nga Zvicra rezistencën shqiptare në Maqedoni.

Retorika e re politike e udhëheqësve shqiptarë në Ballkan nuk kaloi pa u vënë re. Vendet fqinje e panë frikën e tyre të krijimit të një Shqipërie të madhe, përdorur shpesh prej tyre gjithashtu për qëllime propagandistike, të vërtetuar. Politikanë të lartë, si p.sh. Ministri i Jashtëm grek, bojkotuan festimet në Tiranë. Nacionalistët, si Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili vetë, për qëllime të mbajtjes së pushtetit, përdor, pa përfillur fare dëmet në politikën e jashtme, nacionalizmin maqedonas kundër Greqisë dhe pakicave shqiptare, u shprehën kundër nacionalizmit triumfues shqiptar. Fjalët më të qarta i foli ambasadori amerikan në Tiranë, i cili e paralajmëroi qeverinë Berisha duke e sinjalizuar se SHBA nuk do të pranojnë asnjë ndryshim kufijsh në Ballkan.

Manovër për largimin e vëmendjes

Mbas euforisë mbarëkombëtare dëmet në politikën e jashtme janë të mëdha. Sepse që prej rrëzimit të diktaturës komuniste vendi konsiderohets si një faktor stabiliteti dhe e kishte orientuar veten qartësisht drejt politikës së NATO-s, e veçanërisht drejt Shteteve të Bashkuara. Hyrja në NATO dhe së fundi propozimi për dhënien Shqipërisë të statusit të kandidatit në BE, që u rishikua më pas prej Komisionit Evropian, ishin shpërblime për këtë qëndrim.  Përse qeveria shqiptare e vë në lojë reputacionin e mirë të politikës së saj së jashtme?

Vëzhguesit mendojnë se arsyeja janë zgjedhjet e qershorit 2013 në Shqipëri. Ashtu si në vendet fqinjë, Maqedoni p.sh., retorika nacionaliste heq vëmendjen nga problemet e vërteta të qeverive të kapura nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi dhe do të zhduket mbas zgjedhjeve. Por kjo nuk i shpjegon të gjitha sepse në Shqipëri, ashtu si edhe në Kosovë, janë krijuar parti radikale nacionaliste, të cilat në zgjedhje mund të bëhen të rrezikshme për partitë e konsoliduara.  Aleanca Kuq e Zi në Shqipëri, nën udhëheqjen e Kreshnik Spahiut, dhe Vetëvendosja në Kosovë, e drejtuar nga Albin Kurti, synojnë haptazi bashkimin e të dy vendeve. 

Aleanca Kuq e Zi dorëzoi në janar 2013 kërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin Kosovë-Shqipëri. Vetë Aleanca u krijua në vitin 2011 si protestë kundër mënyrës se si po regjistroheshin minoritetet, veçanërisht ai grek, gjatë regjistrimit të popullsisë. Ajo agjiton kundër Kishës Ortodokse Shqiptare, sipas saj institucion grek, mitropoliti i së cilës, Anastasios Janulatos, është kërcënuar së fundi rëndë, kurse në Maqedoni ajo nxit kundër martesave mikse.

Nacionalizmi si shprehje e opozicionit radikal bëri me sa duket që Berisha, dhe Thaçi bashkë me të, të përpiqen të mbajnë me një retorikë të re zgjedhësit e zhgënjyer që kërcënojnë se do të largohen. Për këtë, sidomos demokratët e Berishës janë gati të mërzisin edhe SHBA-s edhe BE-së. Qeveria e Berishës ka lajmëruar se do u japë kosovarëve pasaporta shqiptare, gjë që opozita shqiptare e sheh si një formë të blerjes së votave. Por edhe udhëheqësi i opozitës Edi Rama i bie së njëjtës muzikë kur kërkon që Shqipëria të ndërtojë në Preshevë spitale për gratë shqiptare. Rama zhvilloi shpejt një koncept të tijin për bashkimin: Ky duhet të ndodhë brenda kuadrit të BE-së. Kjo nuk është e re, sepse edhe Berisha e përmend vazhdimisht integrimin euro-atlantik si rrugën për bashkim, të cilin ai e celebron si "një e drejtë e shenjtë".

Nacionalizmi shqiptar nuk është politikish i njësuar. Mes shteteve të vogla të Ballkanit, por edhe tek diaspora e madhe shqiptare ka shumë dallime. Socialisti Ben Blushi është një ndër të paktët intelektualë në politikën shqiptare që e interpreton nacionalizmin si një opozitë sistemi, ku armiku merr fytyra të ndryshme. Në Shqipëri ai drejtohet kundër partive të mëdha, në Kosovë kundër misionit të BE-së dhe "ndërkombëtarëve" në përgjithësi, në Maqedoni kundër kombit titullar maqedonas. Kjo çon në situatën paradoksale që në Shqipëri, p.sh., në të kundërt të Kosovës, një komisioner i BE pritet me krahë hapur.

Konstrukte të njohura

Intelektuali kritik më i rëndësishëm i Shqipërisë, Fatos Lubonja, flet për "nacional-evropianizmin". Ai nënkupton me këtë atë që elitat shqiptare, të dala prej kuadrove komuniste, nacionalizmin e tyre e qëndisën me retorikë evropianizmi, ashtu siç dikur kishin përdorur si mbulesë marksizmin. Dhe në fakt, një analizë e retorikës nacionaliste tregon se modelet e mendimit janë po ato të vjetrat. Koncepti hapësinor i Berishës i korrespondon idesë së një Shqipërie me katër vilajete, pra me provincën e madhe të Shkodrës Osmane të deri 1912-ës, Kosovën (me kryeqytet Shkupin), Bitolën dhe Janinën. Në vend të "Shqipërisë së madhe" përdoret nocioni i "Shqipërisë etnike" ose i "Shqipërisë natyrale". Veçanërisht Sali Berisha është ai që kultivon konceptin e një nacionalizmi "pozitiv": Shqiptarët vetëm mbrohen kundër agresioneve, nacionalizmi i tyre është "human" dhe "më i civilizuar" se ai i nacionalizmave "shoviniste" të fqinjëve. Miti i viktimës, një mit i perceptimit të vetvetes së nacionalistëve, i përhapur në të gjithë Ballkanin, plotësohet me imazhin e "popullit të vetmuar" (që kultivohet edhe prej grekëve dhe hungarezëve, gjithashtu të izoluar gjuhësisht) dhe me paranojën e rrethimit të kohëve komuniste. Kombi vjen dhe paraqitet, ashtu si edhe gjatë komunizmit, në hapësirë dhe kohë etnikisht homogjen. 

Më i madh apo më i mirë?

Klasifikimi i toneve të reja duhet shqyrtuar edhe në nivelin e politikës së jashtme dhe atij historik. Shqiptarët ndihen sot në Ballkan më të fortë se kurrë. Hashim Thaçi ishte i saktë kur e krahasoi situatën sot me atë të viteve 1999. Shqiptarët vështrojnë edhe dobësitë e vendeve që tradicionalisht i kanë parë si kundërshtarë, Serbia, e shkatërruar nga luftrat e humbura, dhe Greqia, e cila deri para pak kohësh kishte një influencë të madhe në vend.

Edhe raporti ndaj fuqive mbrojtësve perëndimore po ndryshon: Ashtu si pushtetarët shqiptarë të shekullit të  20-të, Berisha dredhon midis mbrojtësve të shumtë të politikës së jashtme, të cilët janë në të njëjtën kohë edhe dhënësit e parave. Përpara qeverisë turke flet për "gjakun e përbashkët" të turqve dhe shqiptarëve, përpara Papës paraqitet si pasardhës i heroit kombëtar Skënderbe. Para diplomatëve amerikanë, që përpiqen për ndarjen e shtetit të së drejtës nga dhuna, Berisha i lejon vetes shumë më tepër sesa Qeveria e Kosovës, e cila është fuqimisht e varur prej SHBA.

Festime euforike nacionaliste, retorikë fushate zgjedhore dhe zhvendosje tektonike në situatën politike të brendshme dhe të jashtme, të treja mblidhen bashkë në këtë dimër nacionalisto-shqiptar. Rezonanca tek masat është mbresëlënëse, por megjithatë jo e lehtë për t'u interpretuar. Rreth 1.5 milionë njerëz deri tani, statistikisht më shumë se gjysma e popullsisë, kanë vizituar brenda 45 ditëve ekspozitën e armëve (shumica e tyre të falsifikuara) të Skënderbeut të huazuara prej Austrisë.

Simbol i dytë i festimeve ishte "torta e madhe e pavarësisë" në Tiranë, shpërndarja e rregullt e së cilës dështoi prej trysnisë së njerëzve. Pamjet e njerëzve që gëlltisnin copa torte, që i paketonin ato në qese plastike dhe që në fund kërcenin mbi të apo gjuanin të tjerët me copa torte, janë në kontrast me fjalimet pompoze dhe tregojnë shumë më tepër për raportin e qytetarit me shtetin dhe dëshirat reale të shumicës së shqiptarëve. Intelektualët kritikë i bien drejt e në kokë: Alternativat janë ose një  Shqipëri më e madhe, ose një Shqipëri më e mirë. Elita politike ka zgjedhur për momentin, të paktën në retorikë, alternativën e parë. 

16 Komente

na kishte marre malli per ''fazllicin'' e lubonjes.

Intelektuali kritik më i rëndësishëm i Shqipërisë, Fatos Lubonja, flet për "nacional-evropianizmin"

ky shmidi mos eshte gje gazetar te klani?

nacionalist berishasmiley!!!

po tritan shehu ku eshtesmiley

Nisa me vene disa deformime te realitetit qe ben ky, por pastaj e lashe se do me duhej te kopjoja te gjithe artikullin.

S'e kam idene kush eshte shvejku, po kjo prurje ka vetem pjesen qesharake te personazhit dhe aspak zgjuarsine.

MEDIOKRITET ME SHUMICE

Po me historine e ndriti ky tani i eshte vene politikes ...eh bir nona vet kur te hyka vetja ne qef nuk qeka me keq

 

Sehr gut herr Prof Schmitt nur weiter so ...sie sind mit abstand die größte Bereicherung aller Zeiten von der albanischen Historie smiley

As nuk e mbarova fare, i  njejti Shmut ka mbetur ky. Une habitem c'pune ka ky njehere, ne emer te kujt flet ky??????????? Pse nuk artikuj ky per historine dhe nacinalizmin e halese te tij? Dhe po te ngrihej ndonje pallavesh shqiptar te bente shqkrime per austrine do i publikoheshin gje ne mediat austriake? Ik o peshku hiqeni kete teme, refuzojini more keta idiote, keta INJORANTE te cdo debati.

e nisa nga komentet (nga i primo ores) edhe u ngjita lart, me kercime, derisa mbeta te kjo:

Intelektuali kritik më i rëndësishëm i Shqipërisë, Fatos Lubonja

smiley

oliverkes i ka ron bixha me shqipnin. un besoj qe nuk ka gjo qe s'ia siguro shqipnia ktij. kur them "gjo", i perfshij te gjitha, e?

thoshte nje e nohura ime qe oliveri e don fort shqiperine dhe shqiptaret. po ku te mos i doje, vec ne e lont mendja.

O i cike si puna e ambasadorve po me mo shume sheqer, se atyne ene mund t'i kerkojne llogari kurse ktij lale vetem lepe/peqe lubonjistat.

Platoni do thoshte : nje prostitut i kultures qe i ben llape nje prostituti tjeter te kultures, me pak fjale pune prostitutesh.

Intelektuali kritik më i rëndësishëm i Shqipërisë, Fatos Lubonja....

E kemi share kot kete Shmitin. Qenka tip me humor. Humori eshte shprehje intelekti. 

Rreth 1.5 milionë njerëz deri tani, statistikisht më shumë se gjysma e popullsisë, kanë vizituar brenda 45 ditëve ekspozitën e armëve (shumica e tyre të falsifikuara) të Skënderbeut të huazuara prej Austrisë.

Per kete duhet te hedhim ne gjyq Muzeun e Vjenes. Paska tallur lesht per kaq vjet me ata dhjetera milione qe vizitojne objekte te falsifikuara. 

Ky tipi eshte i perkufizueshem si ''gjermani zvicerian i Austrise'', qe ne shqip hyn konceptualisht tek shprehja, u beme si kembet e dhise.

Ky ne vend te merret me arsyet pse identiteti i tij eshte si kembet e dhise, vjen e na flet  si e ema e Zeqos maje thanes.

Eh sa probleme ke me veten or Shmit djali, njih vetveten ka thene Sokratesi, prandaj ishte yll futbolli.

Pastaj kjo puna e Lubonjes eshte merre me leng se mishi mbaroi. Kur shqiptaret e neserm te kthejne koken prapa, do i vene nje X ketij brezi te sotem vetem prej Lubonjes, aha do thone kur çau nje sharlatan si Lubonja, atehere keni qene brez i pagdhendur.

 

Shmid ka filluar pune si analist qekur bashkpunon me Lubonjen dhe ky i fundit ka filluar pune si historian.prandaj vazhdon tjerrja e leshit si gjithmone.

 Miti i viktimës, një mit i perceptimit të vetvetes së nacionalistëve, i përhapur në të gjithë Ballkanin...Kombi vjen dhe paraqitet, ashtu si edhe gjatë komunizmit, në hapësirë dhe kohë etnikisht homogjen.

Po nuk eshte mit mor te keqen vellai. Krimet qe prej 1912 jane te dokumentuara prej nderkombetaresh (Trotsky, Carnegie Institute, etj, etj). 

 

I gjith debati i koheve te fundit se gjoja po behet retorike nacionaliste ne Shqiperi etj etj pordhe te tilla idiotesh e zvarranikesh jane

'PER TE NGOPUR SHQIPTARET ME LUGEN BOSH'

Menjefjale boll keni ngrene pa u ul hala ne tavoline. Kur te tjeret, grek serb etj jan te rrethuar nga kocka qe prej 1912.. dhe tani jo me qe ushqejne nacionalizmat idiote, inkoherente ne llogjike por kan filluar ti VJELLIN.

 

 

Kombi vjen dhe paraqitet, ashtu si edhe gjatë komunizmit, në hapësirë dhe kohë etnikisht homogjen.

Tani per nje gjermano-zvicerian te Austrise, qe sic thote Akeisti qe as veten nuk njeh i duket e cuditshme se si mund te paraqitet si homogjen, nje komb qe eshte realisht homogjen.  Por ja qe ca ti bejme ore Oliver, kshu homogjene jemi, dhe provat gjenetike, gjuhesore, kulturore, gjeografike jane me kuintal e nuk mund te genjejme e te themi qe jemi heterogjene se kshu eshte moda qe ndjek ti bashke me Lubonjen.

Qenka ne youtobe, filmi vizatimor shqiptar me mitik

ihttp://www.youtube.com/watch?v=cIpcUc1L-GY

Pa brire eshte edhe moda.

Kemi thjesht nje mesymje sofistike, do zgjase derisa njerezit te mos pranojne me te jene si kembet e dhise. Mospranimi i te vertetave absolute, dmth relativizmi nuk eshte prodhues sepse bazohet mbi mosqenien dhe siç dihet nga asgjeja nuk lind asgje. Kemi asgjene qe prodhon asgje, prandaj do te kete padyshim reagim.

Shqiperine perfytyroje si uje i turbullt dhe Lubonjen si turbullira e cila i jep karakteristiken asaj gjendje te turbullt. Kur te qetesohet gjendja, turbullira do zbrese ne fund dhe njeriu do dije te dalloje ujin nga balta, shkopinjte, algat e leshrat.

Nje Shqiperi ku gjendja eshte e stabilizuar ne esencen e saj do t'i likujdoje vetvetiu turbullirat.

Cfare ushqen Lubonjen nuk jane mendjet e qarta, qe kane siguri ne ate qe jane e ate qe duan, por mendjet e turbullta e te pasigurta.

Ti llogarit vetem imazhin e tij, asnje gje te sigurte, lineare, logjike, nuk ka tek ai rob, i majte qe paguhet nga Klani i Berishes, i persekutuar nga komunizmi qe eshte komunist (deri dje vishej si komunist i qendrave sociale italiane), antipatriot i deklaruar qe thote se do Shqiperine e po mundohet per shqiptaret, njeri qe pretendon sundimin e ligjit po ben retorike anarkiste, e se fundmi rob qe mundohet per lendinat e qyteteve por e ka shtepine mbi lendine, as ka marre mundimin ta shese per proteste e ta blinte gjekundi tjeter, vetem per parim.

 

 

 

I lumtë këtij ka gjetur punë e bën pare me shqiptarët e papunë e papare.

prap doli torta?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).