Ekspozita, Pallati i Kulturës, fusha e sportit, te diga, banesa me 9 kate

Brenda muajit mars, Këshilli i Rregullim Territorit të Shqipërisë do të ketë miratuar planin urbanistik të qytetit të Tiranës. Dokumenti strategjik i zhvillimit të qytetit do të jetë i vlefshëm për t’u zbatuar dhe kështu do të hapen edhe procedurat për të gjitha subjektet për pajisjen me lejen e ndërtimit. Plani urbanistik i qytetit u ka lënë hapësirë subjekteve që do të ndërtojnë për të ngritur struktura deri në 9 kate.

Një ekspertizë e fundit e kryer nga ambientalistë dhe ekspertë urbanistë ka bërë edhe sqarimin e zonave se ku do të ketë intensitet të lartë ndërtimi, hapësirat e të cilave ishin të padeshifrueshme në dhjetor nga anëtarët e këshillit bashkiak apo qoftë urbanist ose subjekte ndërtuese.

Konkretisht, sipas të dhënave të pasqyruara në plan menjëherë pas miratimit të dokumentit strategjik në KRRTRSH do të nisë edhe ndryshimi i madh në kryeqytet.

Lulishtja para Bibliotekës Kombëtare do të kthehet në nënnjësi e përzier (mikse) banim, shërbime publike dhe do të shkojë për përdorim të veçantë për qëllime fetare. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 9 kate në këtë zonë. Parku prapa Pallatit të Kulturës është propozuar të ketë zhvillime të strukturave të larta. Lartësia e propozuar për banim është 9 kate. Parku i Namasgjasë parashikohet të ketë zhvillime të strukturave të larta, ku lartësia e propozuar për banim është 9 kate. Zona e gjelbër te SHQUP-i do të kthehet në sipërfaqe ndërtimi, për qëllime banimi, shërbime publike, monument kulture dhe qëllime fetare. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 9 kate. Te Parku i Fushës së Aviacionit. Zhduket nga harta sipërfaqja e  zonave të gjelbra.

Qyteti Studenti, nisur nga fakti se kjo nënnjësi i korrespondon qytetit tw studentwve, duke mbajtur parasysh mungesën e territoreve me aktivitete argëtimi, rekreative dhe sportive në këtë pjesë të qytetit, kjo nënnjësi do të trajtohet si zonë me prioritet zhvillimi, e cila do të ketë kategori të përzier banim dhe shërbime publike.

Fusha e sportit prapa stadiumit “Qemal Stafa” do t’i korrespondojë nënnjësive të përziera, banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar për banim është 9 kate. Te shkolla “Kosova” do të kemi nënnjësi të përzier banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 7 kate. Zona e fushave në rr. “Ali Demi” do të kthehet në nënnjësi e përzier banim dhe shërbime publike të llojit natyrore.

Në zonën e ekspozitës “Shqipëria Sot”, sipas planit urbanistik, aktualisht ka ndërtime të larta, por kjo nuk rezulton sipas ekspertizës së kryer kohët e fundit nga specialistë mjedisorë, arkitektë, njohës të trashëgimisë kulturore. Në këtë zonë, sipas planit, do të kemi zhvillime të strukturave të larta. Lartësia e propozuar është 9 kate.

Zona e lodrave tek “7 xhuxhat” parashikohet të ndërtohet për njësi banimi dhe shërbime publike. Në zonën te lulishtja e “Vëllezërve Frashëri”, kemi banim dhe shërbime publike, zhvillime të strukturave të larta.

Në zonën poshtë digës do të kemi banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar, e lejuar për strukturat e kategorisë banim, është 9 kate. Ndërkohë që sipas planit urbanistik do të kemi ndërtimet mbi digë, do tw shwrbejw pwr banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar është 9 kate.

Zona e Shkollës së Bashkuar është parashikuar të ketë zhvillime rekreative, sportive, administrative, shëndetësore, universitare dhe banim. Zhvillime të strukturave të larta për përdorimin banim. Te zona e tregut, plani nuk e përmend fare që aty është tregu. Nënnjësi e përzier (mikse), banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 8 kate. Zona e Kinostudios, plani urbanistik nuk e përmend fare që aty është Kinostudio. Nënnjësi e përzier (mikse), banim dhe shërbime Publike. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 6 kate.

 

Çfarë harroi plani

Zona e tregut, plani nuk e përmend fare që aty është tregu.

Zona e Kinostudios, plani urbanistik nuk e përmend fare që aty është Kinostudio

Tabelë

  • Lulishtja para Bibliotekës Kombëtare - Banimi është 9 kate
  • Parku prapa Pallatit të Kulturës - Lartësia 9 kate
  • Zona e gjelbër tek SHQUP-i - Banimi është 9 kate
  • Fusha e sportit prapa stadiumit “Qemal Stafa” - Lartësia 9 kate
  • Shkolla “Kosova” - Banimi është 7 kate
  • Ekspozita “Shqipëria Sot” - Lartësia 9 kate
  • Zona e lodrave tek “7 xhuxhat” - Banimi është 9 kate
  • Zona poshtë digës - Lartësia 9 kate
  • Ndërtimet mbi digë. - Lartësia 9 kate
  • Zona e tregut. - Banimi është 8 kate
  • Zona e Kinostudios - Banimi është 6 kate

216 Komente

Po keta i moren te gjtha. Do ngelet ndonje lulishte mbas ketyre ne Tirane?

 

Nese e vertete, kjo eshte skandaloze!

Eshte e vertete sepse eshte projekti i paraqitur nga vete bashkia per miratim ne keshill.

Vec kostos politike te vjedhjes se votave nga Basha per gjithe Shqiptaret, Basha kishte nje borxh ndaj ndertuesve prane tij per te paguar. Hajde se jemi mesuar ne.

Rama duhej heq nga Bashkia, se gjate ndenji, por Basha? Hehehe, Basha smiley

Qyteti studenti eshte prishur qe tani. U ruajten lulishtet e kesaj qyteze te bukur me fanatizem ne 1997-en, ne 2001 e deri ne 2012. Duhej te vinte Basha qe te beheshin tre lokalet e para mbi lulishte. Mori fund dhe ai vend, si oaz gjelberimi.

Do zoti nuk behet realitet, se do jete pushkatimi i qytetit. Si thoshte Basha para zgjedhjeve, vetem lulishte do ndertoj. Ca pret nga nje njeri qe vodhi nja 200milion dhe eshte pergjegjes per vrasjen e 4 qytetarve me duar ne xhepa.

Ne radhe te pare flm adminave qe e sollen me vete kete postim timin ne nje teme tjeter... Se dyti, kjo eshte nje ekspoze e premtimeve te bujshme elektorale te PD per Tiranen.... se si e pat thone ai i pari....

Korçen deshe, Korçen te dhame....

                      ......dhite dhe Korçen siç dhjeve Berane........

Ja keta jane ata te PD.... qe do ...ta benin Tironen po xhenet.... mer xhenet.....

Mua me intereson prapa ministrise se Aldo Bumçit... a e di njeri se sa kate lejohen tek ajo lagje...??? 

ps

ishallah bohen grantaciela nje 100 kate.... se do te mor masanej nja dy kate pallat....

Thjesht Tirana po rritet e do te vazhdoje te rritet. Nuk ka asgje per t'u skandalizuar (edhe pse shkrimi nuk eshte ne fakt shume i qarte). Fjala vjen, eshte normale qe siperfaqe si ato pas Pallatit te Kultures apo tek 7 Xhuxhat te mos qendrojne bosh. Do ishte anormale e kunderta.

Natyrisht duhen rivleresuar sheshet dhe hapesirat e gjelberta egzistuese dhe te krijohen hapesira ne zonat ku ato mungojne. Pershembull, Sheshi Avni Rustemi meriton te rivleresohet, kryqezimi tek Selvia meriton te kthehehet ne nje shesh, etj.

Tirana ka nevoje qe te decentralizohet dhe te krijohen sheshe, lulishte e parqe edhe ne zonat te cilat nuk i perkasin qendres. Duhet te krijohet nje qytet me shume pole, shume mini-qendra e me po aq karaktere, ashtu si ne cdo qytet tjeter te Europes.

Ka ku te rritet diku tjeter. S'ka pse te prishen mjediset e gjelbra. S'kemi pse marrim shembuj qytetet europiane fare, mjafton te shohim kryeqytetet ish komuniste. Nuk prish njeri lulishte per te bere pallate.

tirana eshte dhi ka kohe, tani s'ke ça i ruan me (nje pallat me shume ose me pak nuk i ndryshon me gje karakterit urbanistik te saj). dhe jo vetem tirana po pash nje foto te lezhes, po ato/keto pallate. ne durres po ashtu. kemi mbytur natyren, nuk duken me kodrat e malet (duhet dale ne det te hapet) prej po ketyre pallateve te qelbeta. 

vetem ju derrave qe jetoni atje, u duket ndoshta se po beni europe me keto felliqesira qe ndertoni gjithandej vendit.

ti je kundra psh, pse s'del te djegesh veten me benzine ne shenje proteste ? 

Tirana nuk ka te ardhme. Eshte shume e ndotur kurse real estate eshte shume i shtrenjte. Tirana eshte qender pastrimi parave te pista nen mbikqyrjen e qeverive respektive. Mbasi popullsia ne moshe te nderroje jete Tirana do te braktiset edhe nga emigrantet.

Idiotllik. Para qendres kristal, nje nga zonat me te populluara, po hedh shtat nje pallat i ri qe bllokon dhe ate pak shesh qe i kish mbet zones. 

imagjinoj qe gjithe tirana do ndjek ate shembull, do behen ndertime te perqendrume aty ku ka kerkese duke e mbytur cdo hapsire publike. Ky plan eshte deshmia me e qarte. 

Nese keto ketu jane te verteta, kjo do te ishte varrimi jo vetem i Tiranes , por edhe i PD ne Tirane. Lulishtja para Biblotekes Kombetare eshte e vogel per ndertesa. Aty mund te shtohen stolat, por jo te ndertohet. Pjesa ku eshte mbrapa Pallatit te Kultures, qe i ngeli emri Gropa e Sejdise, aty fare mire mund te ndertohet nje parking makinash me shum kate, dhe me dy hyrje e dy dalje, pra porte ne çdo cep. Te gjitha makinat nga rrethet, lagjet e ndryshme, mund te parkoheshin aty gjate dites, kohes qe kane pune neper tregje, banka, institucione etj. Me kete rast, zgjidhej dhe çeshtja e ish pretedenteve per prona aty, megjithse thuhet se eshte shit-blere para luftes nga italianet, thuhet, nuk e di sa e vertete eshte. 

Mjaft the gjera me llogjike, se te qeshin bota.

Ne Shqiperi nuk ka vend llogjika...

po ai pallati im e mori lejen?

Haribo, ti edhe i garsoniere ne bathore e ke shume

prap ti zar

pallate me kate te larta = ghetto

Po ky Basha kaq palle qenka qe nuk e kuptoi se Rama per keto pallate e humbi mbeshtetjen ne Tirane???

Rama humbi Lsi-ne. Mbeshtetja ishte e njejta

Jo kudo LSI e PD votuan bashke, shif Durresin dhe Elbasanin si shembulli me i mire. 

Endrito. Shih sa vota plus Olldashit doli Rama dhe beja minus kur iku Lsi-ja. Nese do ishte me Lsi-ne te njejten diference do kishte me Bashen. Ketu robt ta japin voten per militantizem dhe sepse "Rama hoqi kjoskat" Ky popull bageti qe ngopet vetem nga imazhet fallco, kishte per borxh ti jepte Rames edhe 10 mandate rresht vetem sepse "hoqi kjoskat mer jahu"  Po mos ishte Sala aq ujk i vjeter sa eshte qe ja mer buken nga goja palloshit Rama, ky popull do ishte akoma duke votu Nanon masivisht ne dac me beso ne dac jo. Te gjithe analizat e analisteve tone te leshit qe gjoja Rama humbi zgjedhjet (e pergjithshme dhe lokale) se "nuk kandidoi per deputet" "boni ndryshimet kushtetuese"  "betonizoi Tiranen" "zgjodhi deputete leshi" etj ja fusin kot. Ai nuk fitoi se nuk u bashkua me Lsi. Sa per keto te tjerat do ja jepnin voten edhe sikur ta shkulte skenderbeun nga sheshi e ta kthete permbys se ne jemi popull qe neuronet na gradohen o Sali o Rame dhe hajde shnet. Sa per Bashen, une them i rrofte Sala. Po ra Sala kryebashkiaku Basha zhduket direkt nga skena. Ska bo asgje per Tiranen qe te krijoje individualitet. Iken 2 vjet dhe vetem ca gropa ka mush.

Mire pra mire, e di qe morri kryesisht votat e LSI-isteve, e kemi bere ate muhabet ketu. Doli identik rezultati i 2009. 

Po ajo qe po te them eshte qe nuk kishte pse te ndodhte detyrimisht keshtu, dhe ne bashkite e tjera te vendit nuk ndodhi. Pati nje arsye qe Edit i dolen pa ngurim kundra te gjitha ata qe mund ti dilnin. 

Sa i dolen kundra? 100? 1 mije? Prape shume pak jane. Mandatin e dyte dhe te trete spunoi fare dhe prape mori i hale vota. Ore fiksoje ne koke. Sikur te vije Nano te marri Ps-ne. Te bashkohet me Lsi, Te veje prape Ben Malajn, Arben Ahmetaj hajdutin dhe Cac Angjelin, e per drejtor te pergjithshem doganash te veje prape Tim Idrizin qe ti palloje prape tregtaret para e mbrapa, prape ky popull do i votonte fuqishem pa lujt asnje vote nga vitet 2000. Kupto kaq gje ti apo jo? Mos u lodh kot me analiza.

Po une dakort me ty jam ne kete, biles e them shpesh vete dhe e shpjegoi me faktin qe partite ne shqiperi jane zyra punesimi e prandaj njerezit gjithmone njesoj votojne. Ne fakt me behet qefi qe per kaq jemi dakort. 

Po them thjesht qe ne rastin e Rames LSI-stat mund te kishin ndejtur ne shtepi, mund te mos votonin. Rama ne bashki apo jo nuk sillte shume ndryshim per ta se zgjedhje lokale ishin. E njejta gje qe ndodhi ne Durres dhe ne Elbasan. Po ketu aq shume ua kishte sjelle njerezve ne maj te hundes mbas tre mandateve se nuk po e duronin dot me. Nejse, naten e mire! 

Mos harro qe Lsi-stat kane gjysmen e bashkise ne mos me shume. Ju premtua pune neper bashki e neper minibashki, pra zyrat e punesimit sic thua ti funksionuan me se mire. Pjesa tjeter pastaj eshte mega injoranca qe na rrethon. Shumica jane te rrotkarizuar po aq sac eshte edhe Idrizi Ppu-se. A i ke degju ca thojne? Aman vetem na premto o Rame qe do fusesh Salen ne burg se asigje tjeter nuk duam. Dmth e pranojne ti vjedhesh e ti perdhunosh fort por mjafton qe mos jete Sala ai qe i vjedh por ky tjetri Lejleku roze. Ja keshtu mer Endrito edhe keto "intelektualet" qe gjoja mbrojne parimet me Ramen (emigranto pershendetje) dhe ato te tjeret Lefti (me yyy ne fund sic thote Idrizi) qe mbrojne Salen, ne thelb jane njesoj si ato injorantet qe nuk pjerdhin shume do vazhdoje te vidhet me ky vend apo jo, mjafton qe ti vije shefi ne pushtet. Naten plako.

Philipo, ne "thelb" mos e relativizo shume punen, se po vajti puna me "ne thelb", edhe vota jote, dhe e imja (kam votuar ne 2009 dhe do shkoj te votoj edhe ne qershor), dhe e nje katundari nga Piluri njelloj del...

Votat ne nje thes futen, por kjo s'do te thote qe jemi "njelloj"  smiley

"Nous n'avons pas les mêmes valeurs"

Sa per Temen :

Pallate me nga 9 kate jane ndertuar ne çdo qytet te Shqiperise e para e punes, keta po i "normalizojne" pak ndertimet e pallateve ne Tirane, ku te gjithe e dime qe ka plot pallate me mbi 9 kate sa te duash...shif ate KULLEN e FIDELIT njehere...

E dyta, marrim zonen e ish Expozites : ATY S'KA VEND ME PER ASNJE PALLAT ... vetem t'a ndertojne ne rruge! Aty eshte bere rrethim Pallatesh nga te gjitha anet, pallate te ndertuara qe ne vitet 2000-2004 shumica...

S'po flas fare per zonat e tjera...

Pastaj, mesa kam degjuar nga biznesmene te ndertimit, ne Tirane po behen vite qe lejet e ndertimit po jepen me PIKATORE! Rama ne fund e shtrengoje jashte mase, duke bere qqe çmimet e Pallateve te hipnin artificialisht nga fakti se kishte shume here me teper kerkese sesa oferte.

Qe kur ka ardhur Basha, lejet prape po jepen me PIKATORE, aq sa industria e ndertimit eshte ne kolaps fare... tani qe ka rene dhe kerkesa per blerje apartamentesh, se kriza ben te veten, gjendja eshte keq! Duhet liruar pak dhenia e lejeve, se falimentojne gjithato firma!

Gjithsesi, jam OK me mendimin qe zhvillimi i Tiranes nuk mund te behet me ne Qender, por duhet zhvilluar jashte unazes dhe mundesisht neper komunat perreth...

Ku iku moratoriumi i ndertimeve? 

Teknikisht moratoriumi zgjaste derisa ta behej plani, qe tani u be. Po ideja ishte qe plani kryesisht do hapte kufirin e Tiranes pertej stacionit te trenit kryesisht per te bere te mundur qe te urbanizoheshin territore te tjera e jo te shtohej dendesia ne qytetin ekzistues. 

Ku iku moratoriumi i ndertimeve?

Me Tramvaj. Ja sa te filloje linja Kinostudio kombinat! smiley

po do ndertohet ne qender, por per cdo lulishte te prishur do te shtohen parqe e lulishte te tjera neper tirane e ne total do te kete me shume gjelberim se me perpara. Keto jane modifikime te socialisteve qe e kthejne lajmin sipas qefit

Ore, ti ose je, ose ben vete..... per çdo lulishte te prishur - thua ti - do te ndertohen parqe e lulishte te tjera ne Tirane..... hahahaha, po ku do ti gjesh sheshet e lira mer daj, ku do ti gjesh...??? A e shikon se kku te shpie llogjika jote....???

Sheh sheh Top Media po u shqetesohet per ndertimin? Ouuu po ku ishit per 12 vite, kur Edi Rama e shk...dheu para e prapa me beton gjithe Tiranen?

Po Basha si do e shk...dheje, skic? Apo si t'i teket, kush do e ndaloje. 

puna eshte se qytetarve atje nuk u rruhet fare. perkundrazi çdo pallat qe ndertohet u duket se i afron me shume me europen.

se sikur qytetaret ta ndjejne veten keq, ai birbua qe ndodhet ne bashki, nuk do te guxonte te bente ndertime te tilla te shemtuara. se jo per gje, po do te kish frike mos e vrisnin, siç thone se patriotet kane vrare tradhetaret e shqiperise.

Po qe per krahasime, edi i gjeti beton dhe i beri parqe. E harrove si ishte gjithe lana, gjithe parku rinia, e cdo lulishte ne gjithe tiranen? Sado te deshtoje Rama me PS-n, ate qe ka bere per Tiranen e ka bere, e s'do t'i bente beton parqet qe i beri vete parqe. Rama ka faj qe ato pallate qe jane ndertuar, jane ndertuar pa garazhe dhe me me shume kate se c'duhet, por per parqe, PD-ja me Brojken dhe tani me Bashen ka rekordin historik te te gjithe ekzistences se Tiranes per shkaterrim parqesh. Brenda pak vitesh kane zhbere ate qe u be me shume vite pune prej ndertimeve te italianeve e ndertimeve te kohes se enverit. E zhbene me Brojken brenda pak vitesh, e ndreqen socialistet, tani qe PD u kthye prape i perveshi menget pa humbur kohe qe ta beje gjithe tiranen bathore per here te dyte.

Mire do ishte te ngrinin taksat e pallateve e apartamenteve bosh. Kush s'paguan taksat u merret prona e shitet ne ankand per te paguar taksat. Kushtu do te rritej numri i banesave pa bere asnje ndertim, plus do te merrnin ca leke per buxhetin. 

Meet the new betonier, same as the old betonier. 

Dmth ideja eshte qe ne qender do ndertohen pallate me me shume kate , se ne periferi? 

Ideja eshte qe shkrimi eshte nje pacavure dizinformuese i udhehequr nga simpatite e interesat partiake dhe qe nuk sqaron gje, perkundrazi krijon vecse nje mjegull konfuze.

Nje ndertese 9-kateshe ne qender eshte nje ndertese me nje lartesi me se normale.

Lartesia eshte relative. Krahasimisht me godinat qe ka afer.Shkurt varet se ku e nderton. Sepse tek zona e lulishte para Biblotekes, nese nuk vendosin te "rruajne" xhamine e Et'hemit dhe Sahatin atehere pallatet do ngjajne si pyke te larta.Ne fakt se marr vesh, pse ne Kinostudio do ndertohen 6 kateshe, kur duhet te ishte e kunderta? Po mendimi im ky. Na beni ndonje foto te lulishteve, ti kemi.

Xhamia nuk ka pse te imponoje lartesite. Xhamia mjafton te respektohet dhe te nxirret ne pah, por nuk eshte e thene se te gjitha ndertesat ne qender duhet te jene 5 kateshe per hir te xhamise. Arkitektura ka shume instrumente ne dispozicion. Jo vetem lartesite e objekteve.

Ah I see. Dhe ti mendon qe ata qe do bejne pallatet do i perdorin keto instrumentet qe thua ti? Po mire. Kurse une e lidha me shume me tregun e te paluajtshmeve dhe leket qe nxirren nga shitja e me shume apartamenteve ne qender. 

Ketu tek ne, qendrat jane te ulta dhe periferite e larta. Pa instrumenta fare, arkitekture e thate, por sigurisht cilesore,shtuar ne planifikim ideal urban( pallat+ kend lojrash+park i vogel e keshtu vazhdon rrjeti i blloqeve)

Ketu tek ne, qendrat jane te ulta dhe periferite e larta.

Ketu tek ne (Milano) qendra eshte e larte e po behet akoma me e larte. Po ne Amerike? Akoma me "keq".

Per te te thene qe argumenti yt nuk ka pse te qendroje domosdoshmerisht.

Amerika jeton ne pjesen e diellit qe i takon. Dhe s'ka Milano qe ta kompleksoje!

Pse tu duk gje qe po perpiqesha te perdorja ndonje argument te pakontestueshem une? Apo qe s'kam pare bote me sy? Ta thashe me lart qe "eshte mendimi im ky". Mu duk me vend ta thoja ne rastin e Shqiperise.Po sigurisht kemi modele te ndryshme se si duhet te bere. Ne fund kush na begenis ne, se ata andej bejne sipas xhepave te veta.smiley

Ore ke qene ndonjehere ne Amerike ti? Gjelberimit te Amerikes i merr te keqen rregjimi i Enver Hoxhes dhe Titos bashke. Ju vazhdoni te shikoni filma bardhe e zi mbi kapitalizmin.

le mo Canadane smiley

100% korrekt. Vazhdo nga Detroit ne Canada e do mrekulloheni nga gjelberimi, hapesira e rregulli.

Olso, me vjen keq, se je dhe i fushes....ketu nuk po bohet llaf per katet, po po bohet llaf per lulishtet. deri dje na çate veshet se ...Edvin Kristaq Rama prishi gjelberimin.... se ky betonizoi Tironen e blabla, bla te tjera te ketij lloji.... Tashti vjen ky birboja dhe ato pak njolla te gjelbera qe kan mbet nga shkaterruesi e betonuesi i pashpirt Edvin Kristaq Rama, po na i bo sheshe ndertimi.... ja kjo eshte e gjitha....Ne vend qe keto njolla ti shtonte ne kurriz te % te shfrytezimit, na i ktheu ne sheshe ndertimi te pastra..... nuk di se ku jan fut ata forumistat intelektuHale, te cilet e shane me liber shtepie Ed Ramen dhe brohoriten se Lulja do te lulezonte Tironen..... Ja pra dhe gjelberimi i ketij palloshit.... ta gezojme....

deri dje na çate veshet se ...Edvin Kristaq Rama prishi gjelberimin.... se ky betonizoi Tironen e blabla, bla te tjera te ketij lloji....

Alidems ti shkruan si militant. Me vjen keq qe ta them kete, por kjo eshte e verteta. Me fut mua ne shumes, kur une nuk e kam thene ndonjehere ate qe ti pohon me siper, edhe pse mund ta kem menduar.

Tani cfare te diskutoj une kot me ty, kur edhe per ceshtje te tilla te jetes se perditshme (s'po fus kompetencat profesionale) ti je "biased".

Une do te doja qe ti te ishe kaq i revoltuar edhe per lulishten ne Durres te ciles Mr. Betoni, kryebashkiaku i Partise Socialiste qe ti simpatizon i ndryshoi destinacionin dhe nuk u ndal as para rrenojave antike per te vazhduar "vepren" e tij. Po per Mr. Gjiken e Vlores qe e permendi para pak minutash Monda ne nje teme tjeter a kishe ndonje koment? Mqs. je kaq i ndjeshem per lulishtet o Alidems...

Shembujt me siper nuk t'i permend per te thene se justifikojne ndonje beme te pales tjeter, por thjesht per te te bere qe te kuptosh qe je "biased". Shume "biased".

Jo, Olso, jo, meqe ti po me cileson "biased" Une nuk kam folur as per Durresin, as per Vloren as per Librazhdin e as per Poliçanin..., jo, jo per asnjerin prej tyre... dhe kur them ju, nuk kam parasysh, as arkitektet e as urbanistet, as inxhinieret e ndertimit e as aktoret e piktoret, po kam parasysh te tere ate shpure militantesh, qe kur u be fushata e 2011, per lokalet, nuk lane gje pa thene kunder Rames dhe e ngriten ne qiell kete "shpetimtarin" e saj... dhe ja perfundimi... Tashti ti nese ke ndonje gje per thelbin e komentit , beje, po nese ty te ka dogendisur peremri "ju" atehere me vjen keq qe nuk me paske kuptu, se kur flas me ty, flas me nje te fushes, dhe me nje qe ha debat.....

Olso, meqe je i fushes (arkitekt besoj) a te te bej nje pyetje si jo i fushes?

A nuk do ishte me mire qe te shtrihej kufiri i qytetit me bulevardin e ri, me unazen e madhe e te urbanizoheshin sic duhet zonat perreth e jo te rritej akoma me shume dendesia ne qender? Ku dreqin duan te ndertojne perseri ketu se nuk e kuptoj, une mbyll te gjitha grilat e shtepise se kam frike mos me shofin komshinjte kur dal nga dushi mor burre, aq ngjit e ngjit jemi bere. 

Demi ne qender (brenda unazes) eshte bere tashme.

Une shpresoj ne nje zhvillim te logjikshme dhe normal te qytetit ne pjesen veriore te tij si kundershembull dhe si nje oferte me e mire ndaj katrahures egzistuese.

Pikerisht pra, deri diku ky ishte premtimi i fushates sepse qendra ishte betonizuar tashme. Nuk e kuptoj llogjiken per te ndertuar perseri ne qender nderkohe qe duhej bere perpjekja maksimale per te ruajtuar edhe ato pak hapesira te lira. 

Basha ka marre ca vota, aq sa mund te ndodhe ne Shqiperi, nga njerez qe besonin se mbas 3 mandatesh Rames i kishte ardh koha per te iku. Po deri tani po zhgenjen rendshem per mendimin tim. Me shume ben qoka e takime, dhe ca rindertime rrugicash 500m para fushates se sa punime te mirfillta. 

Per cfare psh. po zhgenjen rendshem?

Ti thashe me duket. Plani, qe me duket se eshte prap e kapur nga interesat e ndertimit, dhe fakti qe pertej asaj nuk ka bere dicka tjeter te rendesishme. 

Rama gjithe famen e tij si shpetuesi i Tiranes e ka kryesisht nga 3 vitet e mandatit te pare, me pas punimet e tjera ishin minimale. Po ama aty e ndertoj famen qe e perdor edhe sot. Sikur edhe per karrieren e tij Basha duhet te kishte lene nje gjurme me te madhe ne qytet. 

Tani mbase ti do thuash qe me ne fund punimet do behen tamam me planin e pergjithshem dhe jo kuturru. Ashtu qofte, po edhe dy vjet i kane ngelur e nuk ka ende as  bulevard te ri, as sistem trami, as kampus universitar te ri, etj etj. 

Ti thashe me duket. Plani, qe me duket se eshte prap e kapur nga interesat e ndertimit, dhe fakti qe pertej asaj nuk ka bere dicka tjeter te rendesishme.

Perseris se nuk e kam pare planin (ne kuptimin qe nuk e kam analizuar), por per nje gje te jesh i sigurt qe planet (jo vetem ne Shqiperi) do te jene gjithmone me te orientuara nga interesat e ndertimit. Zotesia qendron ne kanalizimin sa me optimal te ketyre interesave ne funksion te interesit te pergjithshem.

Rama gjithe famen e tij si shpetuesi i Tiranes e ka kryesisht nga 3 vitet e mandatit te pare, me pas punimet e tjera ishin minimale. Po ama aty e ndertoj famen qe e perdor edhe sot. Sikur edhe per karrieren e tij Basha duhet te kishte lene nje gjurme me te madhe ne qytet.

Pikerisht, ketu qendron problemi. Si ty e mendojne edhe shume te tjere, por me kete qasje afroni populistet.

Tani mbase ti do thuash qe me ne fund punimet do behen tamam me planin e pergjithshem dhe jo kuturru. Ashtu qofte, po edhe dy vjet i kane ngelur e nuk ka ende as bulevard te ri, as sistem trami, as kampus universitar te ri, etj etj.

Bulevardi i ri nuk mund realizohet brenda nje mandati. Trami eshte nje budallallek i luftes se fjaleve gjate fushates elektorale midis dy paleve qe benin garen "kush e ka tramin me te gjate". Kampusi universitar gjithashtu nuk mund te realizohet brenda nje mandati.

 

Sot per sot ne Tirane po behen punime ne shume rruge te saj dhe mund te them se jane aktive po aq sa edhe ne kohen e Rames.

 

Pra e pranon qe ca gjera kane qene genjeshtra te fushates, qofte te plota e qofte te pjeshme. 

Ndersa per ndertimet, e them qe nuk jam kundra, biles eshte fusha me e rendesishme e aktivitetit ekonomik. Dhe jam dakort qe thua te kanalizohet atje ku qytetit i sherben me shume... pra ne zonat ende te paurbanizuara. Po keta meqe po pertojne te bejne urbanizimin e atyre zonave (rruge, drita, kanalizime etj) po fillojne te japin perseri leje brenda qytetit. 

Pra e pranon qe ca gjera kane qene genjeshtra te fushates, qofte te plota e qofte te pjeshme.

Absolutisht po. Une asnjehere nuk e kam besuar projektin e tramit dhe e kam shprehur shume qarte edhe ketu. Eshte dicka qe tani per tani ne Tirane nuk mund te funksionoje. Ne vazhdojme te presim biletat neper autobuza me faturino si ne kohen e "qepes"... Ka ende boll hapesira per te permiresuar sherbimin aktual. Trami kushedi kur...

Budallallekun populist te tramit e ka nisur Rama dhe pala tjeter i mbajti ison. Strategjikisht per fushate, mendoj se ishte nje levizje e zgjuar.

pra ne zonat ende te paurbanizuara. Po keta meqe po pertojne te bejne urbanizimin e atyre zonave (rruge, drita, kanalizime etj) po fillojne te japin perseri leje brenda qytetit.

Nuk besoj se ka te beje me pertese. Tirana brenda unazes ka ende plot vende per ndertime. Problemi i vetem eshte qe keto ndertime te behen brenda standardeve urbanistike dhe ne funksion te cilesise ambientale. Se bashku me ndertimet me funksione rezidenciale e tregetare duhet menduar per ta pajisur proporcionalisht dhe sa me me uniformitet qytetin edhe me hapesira per kreativitetitin e sherbimet publike.

Kjo e fundit nuk eshte aspak ne konflikt me interesin e ndertuesve, vlera e investimeve te te cileve do te rritej nese sasia dhe cilesia e sherbimeve e hapsirave publike do te rritej: Zonat prane Liqenit jane me te preferuara fale Liqenit.

Pak a shume, pikerisht kjo do te ishte "kanalizim i ndertimeve" ne funksion te interesit te pergjithshem. Me saktesisht, "orientim i interesave" per te kompensuar problemin e "free-riders".

Ku ka akoma zone Tirana per tu ndertu mo ols, qe tani jemi diku te 2-fishi i dendesise se keshilluar nga BE-ja. 

Eshte gjithe zona lindore e Tiranes se vjeter qe eshte me shtepia 1 kateshe e 2 kateshe. Mund te jete nje mundesi shume e mire per nje zhvillim te pergjegjshem.

Rruga e Dibres po thu ti? Ok dakort jam, po e ke parasysh qe aty nuk ka nje rruge kryesore te hajrit. Edhe Rruga e Dibres eshte komplet e bllokuar nga trafiku. Po u ndertua ne ate zone duhet fillu nga ndertimi i rrugeve komplet te reja se me ato rrugicat aty nuk ka me ku te ndertosh. 

Po u ndertua ne ate zone duhet fillu nga ndertimi i rrugeve komplet te reja se me ato rrugicat aty nuk ka me ku te ndertosh.

Nenkuptohet.

Naten

 kam frike mos me shofin komshinjte kur dal nga dushi mor burre, aq ngjit e ngjit jemi bere. 

Po te jete ndonje komshije e bukur, s'ke pse te kesh frike fare.

Nuk i dihet... smiley  

dhe kur them ju, nuk kam parasysh, as arkitektet e as urbanistet, as inxhinieret e ndertimit e as aktoret e piktoret, po kam parasysh te tere ate shpure militantesh, qe kur u be fushata e 2011, per lokalet, nuk lane gje pa thene kunder Rames dhe e ngriten ne qiell kete "shpetimtarin" e saj... dhe ja perfundimi...

Akoma me keq alidems. Cfare te diskutoj une me ty pas kesaj?!

Atehere ne bashke mund te diskutojme mbi faktin, mbi ate qe plani i ri, qe mund te miratohet, na i heq edhe keto njolla te mbetura te gjelbera nga harta. Ti si specialist, si te duket...??? A eshte normale? ja edhe kur komentova me lart, ketu e kisha llafin per ty si i fushes, e ti kape anen militante te pasazhit.... 

Nuk e kam pare planin e ri urbanistik alidems. Po komentoj temen ne fjale.

Qe nje siperfaqe si ajo prapa Pallatit te Kultures apo tek "7 xhuxhat" te edifikohet mua me duket gjeja me normale e mundshme.

Perseris se do ishte jo-logjike e kunderta.

Une nuk e kam votu Ramen pikerisht se filloi duke dhene per ndertim lulishtet e Tiranes atehere kur mbaruan trojet private. Te ndertosh te ato lulishte me duket kriminale. 

@Alidems, te pakten per nje fare burrerie ju duhet ose te heshtni per pune betonizimi ose te pakten ta filloni diskutimin me nje mea culpa te madhe. 

Na jep ndonje shembull se ku eshte ndertuar neper lulishtet e Tiranes qe te ndergjegjesohem edhe une.

Dy te fresketa fare, kulla TID dhe qendra komerciale para PD. 

...mbi nje lulishte, ate te Toptaneve qe eshte lulishtja (ose me sakte kopeshti) i pare i Tiranes (pra ka edhe nje vlere historike) dhe qe shtrihej qe nga ushtari i panjohur e deri tek unaza.

Zona te kulla TID ishte gjithe lokale. I beri nga beton, parqe, dhe ajo kulla eshte e gjitha e rrethuar me parqe e lulishte, dhe ngjitur me ndertesen ka ndertesa te tjera, eshte vazhdimesi. Ku ka ndodhur te zhduke lulishte sic sugjeron plani i Bashes? Aty ka bere te kunderten e asaj qe thua, ka prishur beton e ka bere parqe. C'kuptim ka te genjesh?

C'kuptim ka te genjesh?

genjehet se diçka do ngelet.

Po pra, sikur jemi nga e Arushes ne ketu e do t'i hame te gjitha, sic hane kuksianet e tropojanet smiley

ka ca qe vijn k'tu dhe bojn prova qe t'jen gati kur t'jepet premiera e shfaqjessmiley ca tjer kan inote me shfrysmiley

po ik o shok merr vesh njehere per ca flitet pastaj fut hundet kot

Ik meso ku bie Tirana e se si ka qene, pastaj hajde fol. Ose fol per kukesin, se mbase te vjen me ndoresh.

Jo jo, kalo njehere ti nga malet e Tepelenes se mbase i njef shtigjet. 

Zona te Kulla TID ishte me kioska si gjithe Tirana e Brojkes. Rama e pastroi nga kioskat nga viti 2001, po gjithmone e la te parregulluar sic beri me Parkun Rinia ose ate te Parlamentit psh. Pas disa vitesh, edhe nen justifikimin se nuk menaxhohej dot, e dha gjithe zonen per ndertim. Pra e pastroi nga ca kioska qe hiqeshin per dy dite per ta bere beton qe nuk hiqet dot kurre. Kshuqe nuk e di per ca kundershton kot ti. 

E ngjashme si histori u perserit pak vite me vone dhe me qendren Toptani qe po ndertohet ngjitur, ketu edhe me dakordesine e PD-se qe ka marre pjese atje. 

E renda e ketyre ndertimeve ne fakt ishte e dyfishte. E para ishte se keto ishin toka publike, dhe teorikisht duhet te ishim te gjithe bashkepronar e te ishim pyetur. Dhe kjo ishte toke ne zonat me te vlefshme te Tiranes. 

E dyta ishte se keto ndertime kane prishur tere idene e rregullimit te qendres sipas unazes se vogel apo dicka te ngjashme. Me bllokimin e rruges Murat Toptani, rruga pedonale, unaza e vogel mund te kalonte ose direkte mbi lulishten e qendres Toptani ose te zmadhohej rruga perbri TID ne nje forme. Cfaredo te ishte zgjidhja, me keto dy monstra betoni aty mundesia per te rregulluar trafikun e qendres gati eshte zhdukur. 

 Pra e pastroi nga ca kioska qe hiqeshin per dy dite

Shkonin deri shtate kate ndertim, shoku! Aty ka pasur lokale dykace me beton safi e me zbukurime guri, e me shatervane guri, jo kioska qe ikin per dy dite! Deri aty te lexova! E kuptova qe paske ndermend vetem te genjeke per hir te Berishes. Vazhdoje vetem smiley

A e pastroj ate park apo jo fillimisht?

Ca eshte argumenti yt ketu se nuk po e kuptoj, qe meqe ishte njehere me beton Rames i falet qe e ktheu prap ne beton megjithese u pastrua???? 

 

Argumenti im eshte qe ti the sa Rama nga lulishte e beri beton ate zonen, kur ne fakt Rama nga beton e beri lulishte. dmth komplet e kunderta, genjeshter taze. klm

Ore ti, une jam lind e rrit perballe asaj lulishteje ti me thua njif qytetin. Ajo zone ku po ndertohet TID, a ishte hapesire publike bosh e pastruar nga kioskat apo jo? Kesaj mund ti pergjigjesh apo jo?

C'me duhet mua se paska lulishte te tjera verdalle. 

Ate pra po them dhe une, qe prishi beton (jo kioska, sic genjeve), dhe beri lulishte. Ti po thua te kunderten. Rama ndertoi me beton aty ku gjeti beton, dhe rrotull prishi beton e beri lulishte. Rama s'gjeti asnje lulishte ne Tirane. Cfare lulishteje paska prishur?

une s'kom qen atje, por rob te besueshem me kon thon qe ato lulishtet ishin shurrhane e paster me amoniak malok, i cili eshte nje izotop radioaktiv i NH4+.

Ore TID-i ishte hapesire bosh para se te fillonte ndertimi? Po ishte!!! Ca do me tani. 

Pra nje hapesire qe e pastroi fillimisht e ktheu prap per ndertim. 

Dhe nuk e kuptoj prap ku hyjne kioskat ketu. Ato ishin te paligjshme, do iknin si gjithe te tjerat. Fakti qe ato e kishin betonizuar (aman se ndertesa me e madhe ka qene nje hotel trekatesh i ngjitur me varrin e vjeter te stacioni i autobuzit, te tjerat barrake per kaseta kane qene) gjithsesi nuk e justifikon Ramen qe lejoj te betonizohej perfundimisht. 

Dhe fiks e njejta gje dhe me lulishten perbri ku po ndertohen Qendra Toptani, e cila ne fakt ishte pastru e rregullu tamam dhe ndertimi ka filluar tani vone. Per kedo qe ikte te Living Room perballe saj, e mban mend qe ajo lulishte ishte rregulluar tamam. 

Rama ndertoi me beton aty ku gjeti beton, dhe rrotull prishi beton e beri lulishte.

Ndonje mundesi per te mos ndertuar beton aty ku gjeti beton, kishte?

Akoma s'po e kutpoj ca do me thene, qe i lejohet te betonizonte meqe ishte betonizuar me perpara, apo meqe beri ca lulishte te tjera verdalle i falet nje betonizim i vogel?

E perseris, shajeni ramen per gjithe gabimet qe ka, por mos thoni qe ka kthyer lulishtet ne beton, sepse eshte i vetmi qe ka bere te kunderten. Jepi ate qe meriton, qofte negativet, qofte pozitivet. Personalisht, nuk jam kunder asaj nderteses se larte qe eshte bere aty, dhe po ta bente PD. Bujrum PD, le te krijoje 100 njesi lulishte nga beton, dhe ne 5 nga keto 100 njesi te beje nje ndertim te vecante si ajo kulla (tjeter gje shijet). Me aq pak siperfaqe sa ze ajo kulla, dhe eshte ngjitur me pallatet e tjera qe kane qene aty qe ne kohe te zogut, nuk ka prishur asgje. Aty do te ishte trotuar, jo lulishte, me aq sa ka zene, sepse eshte vazhdim trotuari. Per zonen para PDs jam dakord qe do te kishte qene me mire te ishte lulishte, por me c'di une, pronaret aty jane toptanet me PD, jo me PS, dhe PD ka pasur gjthnje shumicen ne keshill e ka pasur te drejte t'i bllokonte rames shume vendime, keshtu qe ajo para PDs eshte veper e PD. Nese eshte veper e Rames, ka bere shume gabim dhe e ka merituar heqjen nga bashkia. Por nese do t'i krahasosh me PD, jane nata me diten, te pakten ne kete ane. Eshte mekat vetem te marresh mundimin t'i krahasosh. Ne fakt, mire e thote Lubonja, kur i barazon, con uje te burimi i Berishes, dhe Lubonja s'e ka hic qejf Ramen, dhe kjo eshte pikerisht ajo qe po ben ky indriti.

O corp, zona e TID-it ishte me e gjere se ajo e lulishtes qe zgjatet nga Sahati e deri te ushtari i panjohur. Nuk ishte nje trotuar sic thua ti. U pastrua kur u pastrua e gjithe ajo zone, nga lulishtja e Parlamentit e deri te ajo mbrapa Pallatit te Kultures. Kjo e TID u la perhere si rrenoje, nuk u shtrua asnjehere mire me bar apo te mbilleshin peme te reja dhe gjithmone behej balte. Mbas nja 4-5 vjetesh e pastruar nga betoni u kalua ne ndertim. Pra dhe nga betoni ne beton nuk u kalua menjehere.

Me qendren ngjitur, ajo ishte prone e Toptaneve. POR, aty nuk lejohej ndertimi sepse ishte marre nga shteti dhe mbi te gjitha e drejte per te ndertuar nuk eshte universale. Mund fare mire tu demshperblehej atyre nese gjykata ua njihte si prone. Jo vetem qe nuk u be kjo, po ndertuesi kryesor qe e ka marre eshte nje nga miqte me te medhenj te Rames. 

Po gjithe e gjithe parkun Rinia dhe keto kishte lulishte te verteta Tirana. Hapesirat e tjera ishin ato te lagjeve te vjetra qe ne kohe te xhaxhit ishin bere me idene e ambjenteve sportive etj. Aty u be kasaphana e vertete ne Tirane. Bravo Rames per Parkun dhe Lanen, dhe per rishtrimin e rrugeve kryesore. Per kete morri tre mandate qe jane jo pak. Me shume se kaq as nuk dinte e as nuk donte te bente. 

kot s'them un qe ti i dashur endrit je alter ego e lubonjessmiley

faleminderit, se pertej ceshtjes kombetare me lubonjen bie ne pergjithesi dakort

po keshtu komente dy lekeshe edhe mund te mos i besh nqs une po perpiqem te bej nje debat per nje ceshtje shume konkrete 

tashi i dashur endrit un kaq e kom kapacitetin deri ktu,ke kto komentet dylekshe:

m'bohet qejfi qe t'bohet qejfi  se t'kom etiketusmiley

 

ok, kur te plasi muhabeti dyleksh do te coj sms qe te na bashkohesh dhe ti si dylekshist par exellence 

deshira jote i dashur endrit,deshira jotesmiley

Ne pergjithesi, mbase nga qe kam jetuar me shume ne qytete te medhaja, me duket sikur njerezit ne shqiperi i zmadhojne problemet e betonizimit te tiranes. Kur konsideron rritjen e popullsise nga 220,000 ne 700,000(?) sonte, brenda 20 viteve, ne nje nga vendet me te varfera te Evropes, mua me duket si histori suksesi.

Nejse, mendoj se ju andeje qe e jetoni dite per dite e kuptoni me mire.

raporti i gjelberimit per koke eshte me mire se ne athine e qytete te tjera

problemi i Tiranes ne kohen e edi rames ka qene trafiku, sepse pallatet jane bere pa garazh, dhe ndertimet midis shtepive private qe jane bere si kerpudha pas shiut pa marre parasysh masen, thjesht jep token e bej pallat, po jo se ka prishur lulishte e ka bere pallate. Rama mund te kete bere 100 gabime me Tiranen, beri shume mire qe humbi ne keto zgjedhje, por ato te mira qe ka bere per Tiranen s'duhet t'ia mohoje njeri, qofte Rames, qofte kujtdo qe ndihmoi e bashkepunoi me Ramen. T'i numerohen te gjtiha gabimet njej me nje, por jo te sajohen gjear per t'i mbuluar meritat.

Ne pergjithesi, kur konsideron klimen e atij vendi bie dakord qe Rama beri pune te mire ne Tirane. Ketu nuk llogarit akuzat per korrupsion... gabimi i vetem qe sheshi... ne rast se problemi eshte trafiku me cfare llogjikeje e kthen sheshin kryesor nga ku kalon i gjithe trafiku ne nje "zone pedonale." Jo nje, por 5 unaza te bente, perseri do ndihej problemi pasi sheshi eshte nyja kryesore e tiranes.

 

dakord per sheshin

duhej ta kishte bere zone kembesore vetem po te zgjidhte trafikun, me pare, qofte me ndonje kalim nentokesor apo ndonje gje tjeter

nqs do kishte dit te bente unazen e vogel, qe mund te behej nese planifikoheshin me mire lulishtet qe po flisnim, tani sheshi do ishte pedonal dhe mbase, mbase, pa problem per trafikun 

histori suksesi??? pse u zbulu nai minier ari apo diamantesh n'tiron meto?? sa fabrika u hapen qe u dynden robt nga an e anes?? ej mos ka hap gjo mercedsi fabriken e vet n'tiron dhe ala se dikam un?

ajo qe ty t'duket rritje mu m'shqetson. thojn qe detroit me krizen e industris makinave po boshatiset.lagje komplet bosh. noshta ja fus kot se skom qen asiher n'amerik 

Nuk i futem me muhabetit te fabrikave. As te kuptoj mire. Detroiti ka rene qe ne vitet 70 dhe nuk eshte ngritur me. Shumica e qyteteve rrane ne ate kohe, Boston + NYC (hidhi nje sy filmave te asaj kohe) por keto te fundit "re-invented" veten.

well, sa per info, e gatiti pak hyqymeti punen, se kta presin letra drejtkonce edhe i lyjn me jeshil. ose i germojn edhe icik taksat tona (ti nuk e di sa pare lejm knej te obam bruneti!!! ose edhe te bush avdalli sa per at pune smiley  )

Por ka qen vertet nje kohe jo e mire per detroit dhe rrethina - gjithnji relativisht, e? Se mos kujto se kushedi se cfare.

e di emo se ka fut hunet taljoni aty.ene kto taljont jan si korbat kur nijn içik era kerme dun me honger.e kisha me historin e suksesit all-banjez.n'20 vjet nga 200 n'700mij.n'proporcion ja fusim gishtin ene favelave t'brazilit. 

kur pashe nje tabele FIAT ne manhattan, se si m'erdh smiley

 

me taksat e amerikonve se fiati ska nxjerr asi lek deri tashismileyobama i pagujti vetem qe krysler t'mos myllej.si fryhet marchione knej nga evropi

nuk di... mbaj mend se sa i pamundur ishte fusioni me daimler. dy bote krejt te ndryshme, dy menyra manaxhimi, dy filozofi gati antagoniste. edhe ne ndjenje, si prodhime them, mund te dallosh "kerrin" amerikan, nje krijese obeze me nje rehat i cili me kalimin e kohes, nuk me ngacmon fare, me nje makine te tedeskut, e cila eshte nje simfoni mekanike.

simfoni vertet... por, merr BMW psh, a mund te futet nje rob normal ne nje seri 3-qince? Edhe ne 5-qince ndihem ngusht. Vetem 750 bo pune, ose minimalisht nje Merc E (edhe ato te 2008-2011, jane per ibret). Po a munet robi mesatar, te perballoje min $55k dallar makine? E di mer e di, ti gjeje ku te doje nese do simfoni. smiley  

Po thone se la 500 po u baka kult....la mini me nje fjale ...i thençin ,full optional 17-18 mije euro !!!mandej kartuç...

Edhe une u shkrina n'gas tu pa ty tu qesh jo se kuptova gja,po thash ky qe qesh ,i hall e ka e nuk mandej prej vedit filloj m'em ardh me qesh edhe mu.....smileyps ,perktheva se çafare pak a shume çthoshte Swed ....keshtu flae nje ingeniere di terza generazione.......smileyuf moj nane me u shkri n'gaz...tesh po don me i dhane mend edhe Obames.....

suzi, ti te mesmen e mbarove apo s'te la partia te regjistroheshe fare se ishe me biografi te keqe? smiley

jam vetem Zana ,pa suzi...jo mbarova edhe te larten smiley histori -filologji.Po ti me padyshim jeni komuniste me pedigree.Tre brez ingeniera.....smileyMadje me duket nga ajo raca krejt mizerabel e komunisteve ...pra zhele njerez qe tallen mbi viktimat ,viktima te tyre direkt jo nga termeti....

ehhh... ju a bom bahcallekun taman bahce me lule... sikur ka emrin, me t'u duk vetja se po kalojshe permidis kopshtijeve te babilonis...

lene Em...te shkretet pleq bahçallekas,ju moren shpiat ,te medhaja ,te nalta ,me mure guri...bahçe qe nuk i kishte kush e ju bane do furrike pulash ,do shpia te vogla qe nuk u mbarune kurre e mas nja gjashte muajve filloi me ju ra suvatimi.Se ajo nuk eshte zone per suva' po per gure se asht krejt,mbi Drin....Ka nje plke shega ajo zone te mrekullueshme ,hurma ,kumblla...po jane nje rrace ..................gomar me veshe te shkurte e bahçallekas t'urte nuk ka.....kane pas thane  eee,po mendoj se nuk eshte e vertete jane luoghi comuni si thone keta kendej smiley    politicamente corretto...

ju a bom me stil elbasons... shpiat po them, se mos kujtosh tjetersend smiley  me njato veranda e belvedere, per aria e mondanitet... po kujt ia ban se?

kom nigju nji histori per nji bahcalleks, fmi. e mbante njeni ne krah, me mjalt zogash trajtimi, e kshu vazhdoi 364 dit. te 365-ten e leshoi lehte e bute per tok, sa me u shlodh nji dekik tha, e te marr prap (ne krah)... kur u tund dheu nga e qajtmja e bahcalleksit.. me vrave, i tha...

Une e kam nigju per nji venecian ket histori... e njejta gje gjithsesi...

eh...si jane bathet ,po na bahet tane shqipnia Bahçallek.. e Elbasan...E lum si ne e lum si ti Tafani  rock

smiley

 

se di pse po me kujtove ket... smiley 

O Pedro... smiley

doja me vecu nanjonen, por s'qe gjo ai muabet

 

vetem gallate lexon tek kjo tema, duke filluar qe nga titulli. smiley

Ndoshta jane pallate me lartesi katesh 3.60 m dhe une po ja fus kot tani. Ndoshta do te ishte dicka e mire per njerezit. smiley

smiley  smiley

i kon ra me shum ne qaf sec duhet. po sikur disenjon t'ia bonte italjoni dhe te permrencmet bavarezi? smiley

sikur ka qen nje projekt i tille dikur. s'di c'u be me te.

Donte Marchione i FIAT me ble Opel-in para 4-5 vjetesh, vetem per ato t´permrençmet qe thu ti.........Ja mbylli porten Angela mu para turinjve. smiley

interesante osht qy ne industri te rende, ca gjona i bojne te nivelit "diamant"... te pa-arritshme as nga gjermanet... edhe te makinat xhanem, ato artizanalet...

O Bame une nuk kuptoj se car ka ketu per tu cudit. Barbarin sado ta cosh m'shkolle artist nuk bohet kollaj (pervecse per heavy-speed metal). Shife m'futboll ti ASNJI fitore per be me Italine nuk kone keta shoket e Kazonit, ne boterore apo europiane. 

Ku ishte lidhja ketu do thush tina? Po c'e do lidhjen? Rendesi ka te bojme qefin tone se temat e tilla jane te lliera qe ne origjine nga militantet peshkiste.

Je tu e krrujt keq! Ofeze e modhe me i tregu tjetrit futbollin e picajolve, si shemull!!! Une jom braziljon, po gjermont, ne mungese finese/stili/aftesie etj, i vlersoj per deshiren e mire dhe dedikimin e treguar. 

C*do me shume? smiley 

Ja foli ene ky favelsi! Po ti me pe qe gjermonet ishin favorit per brazil 2014 ene po do me e majte mire. Ik se je bo mo keq se Berisha qe e ka tifozllikun 1/2 (per onjorontet 1 pjesa pare, 2 pjesa dyte)

favels vallai... del ne ballkon e shef i parkim, ne vend te nje parku, mush me makina te vjetra gjermone e talione, mes te cilave me e reja o e 1990s... smiley 

Kom njonin qe e njof n´Tiron, gati si bicim baxhanoku, se grate tona jon shoqe t´ngushta si motra.

Osht i vdek mas cdo gjoje italiane, ka bo ene shkollen n´bolonja. Di ene shum, te them me goj plot qe ka edhe gusto t´mir ene per dizajn ene per t´pire.

Ene ky sa her, qe m´shef, me ngacmon ja kshu si puna jote, duke kujtu se po me shan gjermont mu ai smiley

Masi e nigjoj mire e pys se cfar makine nget: Aty i thahet beshtyma e me gjys zoni thote Volkswagen (ose golf ose passat), nuk e ndrroj thot, nuk blej makin italjone.

smiley

smiley

ahahahaaa... s'e majta dot.

ps. per bolonjen ama, mund te mburret. me hak.

ps. per bolonjen ama, mund te mburret. me hak.

Pse per shkak te spagheti alla bolognese?smiley

Bologna asht historikisht e kuqe....Ragu' bolognese e lasagna bolognese è insuperabile...Po shqiptarizohet me hapa te shpejte...Lucio Dalla ,Gianni Morandi,Iva Zanicchi,Orjetta Berti.Edhe kreu i PD e majta italiane Bersani eshte prej andej

Aaah tani qe ma the , ndryshova krejt mendje.

Makinen njerezit e blejne nga halli, biles prandaj duan te jetojne ne qytet ngaqe s'duan te perdorin makine fare. Ndersa edhe per nje cante qe prodhon italiani, jo me tjeter, njerezit enderrojne e mbledhin kacidhet gjithe vitin me e ble. Te kesh shije te holle si italianet do te thote te kuptosh vete zotin.

po thoshe vetem "jam fëmbër", me mire...

Kom njonin ...

Jo qafshaperzotin qe nuk te njifsha per kshu cuni! hahahahahaha

Sa per maqinen ene una opel kom me se nuk kom lujte mendsh me more maqine italione m'ket derexhe shoferlliku qe jom una. Masnej kur te "rritem" si shofer do mor Ferrari. E mer e, ke inot tina? Do mor Ferrari me telekomande se do jete rrit ene cuni. smiley

po ti mer derr, aty tu kput filli ene nuk e lexove mo tutje? smiley

Do kete qene t'u mesu makinen pranej!!! Rrezik ngaterro akoma frenat e dores me ato te komes smiley

Sa te kisha t'men qe te martofsha me nai cun te bukur, me pare, te qut e te nershem!

Po Tepro nga ka hum?

Sa per makinen i thashe Johanit te vije te deshmoje se si zbriti nga makina jote kur pa se si i jepshe ti. hahahahaha

hahaha! me je bere si ato plakat e Ishmit, mo... vetem se ke harru me shkrujt ne fund  "O lum nona!"

pespespes: Cuna frikacake si Johani s'kane pune ne makinen time, o vlla! smiley

Ma puc pak Dardanin. Ika nashi se mbaroi 5 minuteshi i pushimit.

Guce, mos harro me mor Kokshin n´telefon me e uru per ditlindje.

Hika tashi, se m´mori n´telefon oficina, se makina osht gati.

E mura e mura. Po nje here tjeter ta them muhabetin se ka te forta si gjithmone me te.

Diku ne nje shkolle ku shkoi per vizite la merkel u çudit kur pa harten e evropes...nuk e kishte menduar kurre se Rusia ishte kaq afer e kaq...e madhe....e nuk bente shaka...e kish merte'Tesh ma marchion shume mire bani...po edhe Marchion nuk asht se mbeti pa martu....Chrysler......!!!Obama...

Po mir moj Zan, a nuk t´ka shku n´mendje se mund ta ken vizatu harten gabim, gjo qe nuk osht per tu habit, nqs harten e kan bo n´Itali.... smiley

Po ti po kujto se po m´shan la merkel mu, a si? smiley

Jo ,vizita ishte ne shkolle gjermani...nuk eshte harte Fiat me nje fjale....po edhe ti ça kujton se po m'shan baben me Marchion a si??jo moj djale...per gusto me fol nji fije keq per dynja.....uuuuu  sa te tjere flasin keq per musmiley

po cne la merkel vizit ne shkolle ne Gjermani, ene e dike ti e se dikam un? smiley

Po ti rrin te PPU,nuk konsulton agenden e Angelas.smiley E  kishin sjelle gazetat ne evidence si tip gafe...ja une jam e bindur se ty nuk t'ik gja e Berluskonit smiley mandej kur Colombo bante harten e botes  zbulonte Ameriken,gjermant ishin ende neper peme ,bile te larta....smiley

Cere osht Berluskoni iher? Nonji tip pasticje me burrafresk?

Un kujtova se t´kishte ra muhabeti e ta kishte tregu vjerra e Raul Boves. smiley

mandej kur Colombo bante harten e botes  zbulonte Ameriken,gjermant ishin ende neper peme ,bile te larta....smiley

ketu me ke ofenduar shume rende, ftoj adminet qe ta shikojne ket punen tate, se nuk shahet robi kaq kollaj prej gjermoni smiley

Bllah ,sa gjerman je ba...te burrofresk te shkon mendja...Na jem mediterran ..olio di oliva .extravergine(vetem vaji eshte keshtu)hahahaha,ju gjerman gjalp,yndyre insaturi...bllah..

saturi, deshte me thon. po birren e kan te mire. edhe ato qe sjellin birrat. po edhe naj shnicel... biles edhe sauerkrautin me bratwurst nuk e kan te keq, vec duhesh me u msu me te... tani ti po don kuzhin italione qe eshte e vetmja prove e frymes se shenjte ne planet... mire mire, po ajo ndodh nji here ne epok gjeologjike, dmth duhet me qen pak t'ndergjegjshem ne kerkesat tona. pak realist e me kom ne tok, dmth.

Qaje hallin Berlusconit ti Kazono! Sidomos tani qe mori Balon ne ekip s'ka per te lone 16-17 m'kome. 

Tani e tutje te gjitha veliant qe do ngelin me barre do thone "kur te dali do ta di se kush eshte babai. Po e sigurte eshte qe mbiemri i fillo me B"

Hej sinqerisht ai Milani u bo komplet ekip halabak, nga koka te komet. Sidoqofte me behet qejfi qe lane mrapa Interin.

(Opel nuk eshte Gjerman por dege e General Motors)

edhe kjo ça na qenka....smiley a e shef ti???

Opel osht gjermon dhe osht ble nga GM. Ene Range Rover e kon ble indiont po nuk thu dot qe o maqine indione. Gjemo, ulu 4

Gjemo, Opel osht me t´vertet pjes e GM, por para nja 4-5 vjetesh kur GM ishte gati tu falimentu, Opel pa aty mundsin me u shkeput prej GM e me dal m´vete, e gjitha kjo e mbeshtetme ene nga qeveria gjermane. 2 ishin investoret mo potencial qe kishin ngel, qe donin me e ble Opel prej GM:

1- FIAT

2- nje joint venture mes Magnas, Gazit rus (mos ja fut t´qeshmes) dhe Sberbank rus

tashti e gjitha kishte edhe nji qershi mbi torte. Kompania qe do shkepuste Opel prej GM merrte nga qeveria gjermane edhe nje "prike" prej 10 miliarde eurosh (mos gaboj, nuk jam i sigurte shume tani per shumen ne fjale)

Mesa u pa edhe nga konceptet qe parashtruan 2 kompanite e mesiperme, u pa qe FIAT ishte i interesuar vetem per 2 gjera: 1) paketa miliarda eurosh te qeverise gjermane (FIAT ne ate kohe e kishte shume te nevojshme nje serum te mire likuiditeti, si edhe teknologjia e gjermaneve, ose me sakte sektori i inovacionit teknologjik. Tre vendndodhjet e ndryshme te FIAT ne Gjermani ishin per FIAT krejt te parendesishme dhe ishte gati ti mbyllte ne vend, duke hedhur ne rruge direkt me dhjetera mijera punetore te kualifikuar.

Magna+Gaz+Sberbank kishin nji koncept me te mire, keshtu qe qeveria gjermane vendosi ne maj te 2009 qe Magna ishte ajo, qe do te blinte Opel. GM nga ana e saj njoftoi ne qershor qe ishte gati te shiste Opel tek Magna. 2 muaj me vone GM e ktheu mbrapsht vendimin e saj.

2 ishin arsyet perse ndodhi dicka e tille:

1-administrata amerikane miratoi nje pakete miliardeshe ndihme ndaj GM, Chrysler, Ford.

2- GM iu lezetua ajo puna e paketes miliardeshe e qeverise gjermane dhe tentoi te shantazhonte qeverine gjermane me mbylljen e fabrikave te Opel, nese gjermanet nuk do e lironin qesen per GM. Gjermanet nga ana e tyre i thane GM "ik e pirdhu, se nuk t´japim asnji cent, boj cfare te dush, merr e kandisu vete me mizerjen tate"

Fundi i konges osht qe Opel akoma eshte pjese e GM, gjermanet nuk i pagujten GM asnji cent dhe mbas 2014 Opel do ti veje kycin fabrikes se saj ne Bochum.

Ky, gjemb, ishte nji relacion i shkurter  per ceshtjen ne fjale smiley

Pra si perfundim, edhe ti e the vete eshte e GM por me baze ne Gjermani, sic eshte po e GM Vauxhall-i ne Mbreterine e Bashkuar, apo sic eshte e VW Seat-i, etj. etj. Une s'thashe gje qe eshte makine amerikane (Lizander), por ne pronesi te GM. Kaq. Gjithsesi, as na ngre as na ul gje. As betonin ne Tirane a gjetke nuk e zvogelon.

Ja të të tregoj se si jetohet në një qytet të madh:

 

Të kesh qytet të madh nuk do të thotë të shkatërrosh çdo pikë gjelbërimi. Ndoshta ju andej nga SHBA-ja bëni kështu, por këtej nga Evropa kjo gjë nuk është normale.

Kendeja nga jemi ne qytetet jane si tek ajo fotografi pasi kemi shume vend. Evropa i ka me te dendura, per shembull:

Barcelona, meqenese u diskutua ne kete forum:

Dhe i ngjason ndokund Tirana e sotme Barcelonës? 

Te pakten Tiranasit ne cdo cep te jene kane me shpejt akses tek gjelberimi se barcelonianet e kujtdo pallati qe shihet ne ate foto.

Nuk kam qenë ndonjëherë në Barcelonë. Për të mbërritur në gjelbërimin jashtë Tiranës, duhet të kalosh njëherë ushtritë e babrrujsve, paskuqansve etj, që po kalove në zonat e tyre është si ai udhëtimi i fundit i Magelanit në ishujt Fixhi ku dhe e vranë. Pastaj kalon malet me mbeturina e shkatërrina, dhe mund të shkosh te "gjelbërimi", i cili është i zbukuruar me qese plastike e lloj-lloj mbeturinash. Plus që ai gjelbërim po hahet nga ekskavatorët dhe po pritet nga sopatat. Ndoshta barcelonasit mund të shkojnë për 2 minuta me tramvaj a metro në gjelbërimin që kanë. 

Sipas teje, tiranasit duhet të jetojnë në qelbsinllëk e ferr, e nëse duan gjelbërim të dalin jashtë Tirane. E pse duhet të jetojnë njerëzit normale në Tiranë atëherë?

Ke qene ndonjehere ne Barcelone ti? smiley

Jo, fare, thjesht te tregojme qe ka shume qytete te zhvilluara ne kete bote qe nuk jane aq te gjelberta sa Tallini. Ne fakt shumica e qyteteve te medhaja, nga Giza, tek Beiruti, ne Athine, ne Paris, ne New York, nuk jane aq te gjelberta sa ajo e fotos tende dhe jane shume afer Tiranes ne "gjelbersi."

Ne Tirane ka nje mije probleme, por kur njerezit flasin per betonizime e gjera te ngjashme, opinion im eshte qe i zmadhojn pakez gjerat.

Gjelbërim nuk do të thotë vetëm gjethe peme. Do të thotë dhe ajër i pastër, mjedise të pastra dhe miqësore ndaj njerëzve. Në Tiranë nuk mund të marrësh frymë, se ka vetëm tym e pluhur, nuk ka trotuare ku të ecësh, e të kalosh në vijat e bardha është vetëvrasje se makinat tentojnë të të shkelin. A i kanë kështu kushtet dhe Nju Jorku e Parisi meqë më përmende? Athina nuk mund të merret si shembull pasi është kryeqyteti më i ndotur i BE-së. Apo ke dëshirë që edhe ne të behemi si malakat? 

Me sa kam pare une ne Europe Tirana per nga zhvillimi i ngjan vetem stambollit... deshmi i mentalitetit osman te klases drejtuese te mbas90-s. Anadollaker muti.

Malakat? Athina dhe Greqia jane nje mije here me te zhvilluara nga shqiperia... po nejse. C'kisha per te thene e kam thene, thjesht shpresoja ta kutpoja me perpara me ke flisja.

muha muha muhahaha

ej...te paska njel keq hala me barcelonen mer. po ca te ka bo mer, ai qytet fantastik...ty qe te pelqe chighetto

Ne Tirane njerezit nuk erdhen te terhequr nga nje core-business prodhues dhe biznese te tjera satelitare qe ofronin pune. Ne Tirane njerezit erdhen per t'i shpetuar nje realiteti akoma me te eger. Ky eshte nje zhvillim tipik "bidon-ville".

Karburanti i ekonomise shqiptare ne keto vite kane qene remitancat e emigranteve dhe kriminaliteti. Motori, spekullimi imobiliar.

Eshte dhe nje normalizim. Komunizmi i detyronte njerezit te jetonin ne vende ku nuk kishin mundesi ideale ekonomike ose deshironin. Ne 20 vitet e fundit, nga ana e urbanizimit, u detyrua te bente ate gje qe Greqia, Italia e vende te tjera kishin filluar ketu e 100 vjet, dhe qe Shqiperia mund ta bente qe nga 1945.

Boll me ideologji boshe. Baballaret tuaj shpirteror, Salih Berisha, Gramoz Pashko e Genc Ruli shkaterruan menyren e jeteses se ketyre njerezve dhe i detyruan te bredhin per buken e gojes. Komunizmi pati krimet e veta demografike ne qytezat industriale por levizjet e mesiperme jane shkaku i keq-qeverisjes.

As amerika si gdhenka ca koke gunga si puna tate?

.mbas ktij `plani te madh` kush e di sa turist do te vijne dhe shijone tironen, tshikojne xhamija kisha moderne pall-ate nont katshe yhy... nje bum!! bum! turistik i pa pam! si nev jorku ka per dal ! smiley

Karburanti i ekonomise shqiptare ne keto vite kane qene remitancat e emigranteve dhe kriminaliteti. Motori, spekullimi imobiliar.. 

Ta thoja pa P ... "ashtu " te medhaja dmth pa kar kar burante do kishe perseritur ato qe ke lexuar tek PPU nga te tjeret .Dmth i ke fole arsyes !!! Lexo veteveten pak me lart per te dalluar nervin e QENIT ( jo te kundershtimit ) bool te te dilte ne shteg ndonje "se kamunistet zotrie " smiley

 Mendoj se duhet te beje nje dallim tek Kriminaliteti per te vecuar dy deget kryesore te tij qe te mos ngatrrohen me krimin e Vrasjes qe sjell pasuri por jo te nivelit te.....    - PROSTITUCIONI  nepermjet Trafikimit te Femres dhe .. Kultivimi , manipulimi dhe tregetija e DROGAVE .Tek prostitucioniduhet mbajtur parasysh edhe kontributi i sumsave monokotiledonas te Haremit si Patetiku nje dashnor i zjarrte i rk ,dhe qe per te ndjellur e fituar me shume ve dhe nje shtese me sqime si Europiane ...Filipe smiley Gjithsesi konstatohet Lehte  se je 1.000.000. 000% me mendimin e Kamunisteve per kete problem .

Kush permend Tiranen ne komente per Planit te Lulash dashkurbanit te Bashkise eshte 100% i ardhur pas viti 1990 ne ish Tirane ! PPU nuk eshte faqe Zyrtare .....pervec mendimit te Patetikeve qe , te nderuait admin .bejne shume mire qe u japin hapsire handikateve jo vetem seksuale por edhe mendore te seksit , as mashkull as femer ...thjesht Eunukerise smiley

 

.

 

  

 

Nje gje nuk kuptoj une ne keto diskutimet dylekshe. kjo teme eshte hapur, thjesht per nje veprim (apo mosveprim) te Bashes, ndaj premtimeve te tija gjate fushates se 2011 dhe krahasimit te ketyre premtimeve me faktin dhe kryesisht planin e ri urbanistik. Nuk vlejne kritikat per Ramen tashti qe ai u "ndeshkua" me voten e vjedhur. Tani ai ka dy vjet qe ka ikur nga ajo detyre dhe fjalen e ka Lul Basha. Kjo eshte tema, mbi variacionet e nje kenge te njohur  me lulishte e beton......

Do te jete nje kenge e degjuar apo nje kenge e re...

Basha sikur tha, do legalizoje per 6 muaj te gjitha hyrjet, pallatet e blokuara, do te gjeneroj miliona dollare qe rine stok, cu be me legalizimet e apartamenteve? smiley Nuk behet Tirana me Kllouna! 

Basha 

A se shef alidemso, ca bon luleza? Vrima ne uje.Dhe ala fajet i ka Rama.A thu se nuk po shofim perdit ca bojn.Plena

Se pari mendoj se duhet te konfirmohen ca nga gjerat e thena ne shkrim, nga Bashkia nuk i ka dale njeri per zot akoma, as pergenjeshtruar. 

Se dyti, i gjithe procesi i hartimit te planit mua me la nje shije te keqe, e pqaqrte kush e beri planin, ku qene konsultimet etj. MIre-keq, kur u be plani i qendres dhe drafti i pergjithshem ne adminstraten e meparshme kishte nje  ekspozite te Sheshi Skenderbej ku njerezit dcika shikonin e mund te linin edhe komente. Plani i sotem rregullues nuk e di me ke eshte bere, di qe jane angazhuar nje mizeri studentesh te arkitektures (me detyrim - si detyre kursi per te hedhur parcela-parcela gjithe qytetin), por kjo nuk eshte se ka shume kutpim pa nje vizion te qarte per qytetin e pa nje koordinim te mire. Pra, besoj se plani i mesa kam pare deri tani nuk i pergjigjet ndonje vizioni te qarte per qytetin.

Se treti Tirana sot eshte nje qytet i tmerrshem ku nuk ke ku te marresh fryme pa hapesira publike; mua me duket  e perbnidhsme qe ne vend te ndertimit te nje koncepti mbi hapesirat ekzistuese publike per ta bere qytetin me normal , te degradohet cdo gje me ndertime te reja.

Me presionin demografik qe patui sigurisht qe keto gjera do te ndodhnin, njerezit erdehn/vine (me pak) ne Tirane-Durres per mundesi me te mira punesimi, sherbimesh e  jetese. Duhet urgjentisht qe Qeveria te kete nje plan per krijimin e idsa qendrave te zvhillimit rajonal, (Shkoder, Vlore, Korce, Elbasan) e stabilizimin e qyteteve te vogla-mesme , perndryshe e gjithe Shqiperia do mblihdet ne Tirane-Durres dhe kjo nuk eshte eficiente.  Kjo do e ule pak presioin edhe ne Tirane e fundja ti jape edhe mundesi njerezve te zgjedhin nese duan te migrojne ne Tirane a te jetojne ne qytetet e tyre me te qeta e me te lira (dhe me te bukura ne shumicen e rasteve.

Bottom end Basha me duket se ka vetem buzeqeshje per ti ofruar qytetit, (me aq i ngrsyur sa ishte rama kohet e fundit mbase edhe kaq mund te jete mire per pak kohe). 

 

Tirana tashmë është e shkatërruar dhe aty mbijetohet e jo jetohet. Me këtë plan i jepet goditja përfundimtare. Për ata që më thonë se është normale që një qytet me 600 mijë banorë të mos ketë asnjë park, le të vijnë të shohin Talinin, qytet me 423 mijë banorë, ku ka më tepër parqë e gjelbërim sesa ndërtime. Apo merrni si shembull Kabulin e Gazën ju prondërtimorët?

Olso nuk po te mor vesh o vlla. Nuk lexova asnje postim tatin ku te na thush pse qeka me interes te ndertosh te lulishtja ne krah te bibliotekes, apo mbrapa, apo diku tjeter. Car lulishte do me bo te Selvia ti o burre? Aty nje trekondsh barabrinjes me brinje 10 metra osht.

Nuk po shkruaja per ne krah te bibliotekes, por mbrapa pallatit te kultures. Interesi eshte shume i madh. Nuk mund te lihet nje aset i tille i pacmueshem (konsideruar pozicionin) i pashfrytezuar apo i shfrytezuar minimalisht sic eshte sot.

Jo Lulishte tek Selvia, por trajtimi i saj si shesh (nderkohe qe sot eshte vetem nje kryqezim. Natyrisht do te kerkonte shembjen e dy tre objekteve, qe fatmiresisht aty nuk jane te larta dhe jo te ndonje vlere te vecante arkitektonike apo historike.

Ols, nga te gjithe te tjeret, vetem ty nuk te kuptoj se si mund te flasesh kaq qete. Ndertimit nuk i vihet dot fre kur ka kerkese te larte (a me te vertete ka?, jo per gje po bankat kane kohe qe e kane rrudhur kreditimin). Jo, kesaj mor Ols miku ne i themi spekullim!! (ata cunat qe merren me batuta mund te te ndihmoje ketu). Spekullim per te paguar disa borxhe elektorale keshtu shpejt e shpejt pa u nderuar formacioni i pushtetit, dhe e shpelame paresh nga nahia tjeter para se te jete vone. Ndryshe nga cdo pikepamje ekonomike/racionale kjo uri per beton ne kohe krize nuk ka shpjegim. Ose, ose do veprohet si me licencat e hidrocentraleve qe nuk ngeli kunat e kunate pa marre po ne fund do i ziejne e do i pijne lengun se "o bo keq per pare lale!".

Nga nje sy i shpejte tek komentet ketu shumica bien dakord qe:

1. "Tirona" (as we knew it) ka mor fund!

2. "Tirana" si nje qytet persmbarit nuk ka shanse te behet se me shume shanse per shtim parqesh te gjelberuara ka MonteCarlo (te pakten ata i kane mbjelle ca peme ne ballkone e tarraca) se sa Tirana.

3. Ca pallate me shume e ca sheshe me pak nuk do i prishnin asnje gje peisazhit Kahandarian (thone ca si Olsi). (megjithese une them me mire te nderqesh nje gje te prishur se sa t'ia besh m..tin persiper me idene se "kjo s'bo mo!")

4. Fajin per kete e ka "piktori" qe s'mun ta leshonte Tironen per 10 vite, por e ka dhe Lulka qe si "dhender i ri" po ja derrmon e sh..rdhen edhe ate fryme qe i ka ngel Tiranes qe i lane ne dere. (Me nji fjale politika te sh...dhen brinjet dhe te thote nuk ta bona une).

5. Konkluzioni: bjeri ti biem se po si rame ne do i bien te tjeret (nderkohe ndotja ambjentale/akustike/fshatareske/kanunore/malokerore ne Tirane po ja shpif jeten dhe me optimistit*

------

* qe ne kete rast eshte Olsi qe mendon se po te bejme nje shesh me nje selvi ne mes dhe bustin e Vojos onash do duket Tirana estetikisht me mire. 

Asterix, cfare kam shkruar une ne kete teme, nuk ka lidhje me interpretimin qe i ke bere ti me siper.

Here tjeter do te evitoj te jap mendimin tim ne keto tema, pasi shoh qe nuk eshte vendi i duhur.

Gjithe te mirat.

tesh gjithsesi njeriu mendon ,po ndertohet ,po punohet ,pallate me projekte futuriste ça me t'thane ma...po kush do rrije brenda ? se ne aq jena...!!

Cfare gazete shpifarake , nuk jane 9 kateshe por 8 + 1 , ngjane me bukur kshtu smiley

Une dua ate +1-shin! Faleminderit.smiley

E kena mbyll me kohe ate muhabet smiley

Po ti sikur doje nje nga ato antiket , apo tu kthy menja.

Si eshte ai muhabeti" Ti kemi .Deme s'na bejne".smiley

Pastaj ku te lini ju antike aty, jeni bere gjithe rruspa.smiley

Ato dyja tek cepi nuk do preken , do restaurohen .

 smiley Rrofsh. Ju befte dita nje mije!

Do vijme ndonje dite, ti sodisim.

Nga lajmi fundit muartim vesht se ...Qetsohuni ! Allahu bashke me Zotin e kane marre vesh c'behet ne Tirane dhe po dergojne nje Asteroid si ndeshkus . Duke e njohur popullin shqiptar si  ndertus dashes , jetes rehatues , gjelberim shtus por pak veshderr ...do ta coptoje asteroidin ne lartesi te arsyeshme dhe do Godase shtepite qe kane prish Gjelberimin . Rekomandohet qe Luldashkurbani bashkise te mos dale ate dite !

 

Ja po ju jap ca foto qe ti keni dhe ta mani men Tironen si ka qene...

kyeshtesheshiskenderbej.jpg

Ky ka qene sheshi pa u prish komiteti....

bulevarditiran1987.jpg

tirana1980.jpg

per bulevardin komentet jane te teperta...

pamjaemarrengahotelvjos.jpg

Majeni men ket lulishte, se nuk do ta shifni edhe per ca kohe...

nostalgjiaeshurrtorevet.jpg

ketu filloi e ardhmja, ketu e kane fillesen kapitalistet e rinj shqiptare, tek shurrtorja e madhe e Lanes...

tirona.jpg

ja kete peshqesh e kena nga Edvin Kristaq Rama....

tiranapamjeebukur.jpg

edhe kete po ashtu....

Tani Edvin, ku qendron ndryshimi mes qytetit qe solle ti dhe atij qe solla une...???

Ndryshimi është se ai qytet me parqe nuk ekziston më, kurse qyteti i Ramës dhe Bashës ka vetëm dy parqe-një që është tamam park (parku i liqenit) por që po shkatërrohet dita-ditës ngaqë po ndërtojnë dhe presin dhe aty, dhe tjetri (parku Rinia) që këtej në Talin quhet lulishte mbrapa pallatit pasi çdo pallat e ka një hapësirë të tillë. 

Avash o shoku avash. Vdekje i kam keta qe emigrojne e bejne sikur ua ka bere baba qytetin ku lypin punen qe s'gjeten ne vendin e vet. Mos harro qe park quhet dhe zona e qytetit studenti, eshte gjithe ai gjelberim, park quhet dhe zona e dajtit, po aq gjelberim sa tek parku rinia ke dhe tek parlamenti per te shtepia e oficerave, po ashtu ajo tek qendra, para operas. S'jane parqe gjigante, por perqindja e gjelberimit per fryme eshte prape mire ne Tirane, me mire se ne Athine, psh, qe e kemi afer. A jemi te kenaqur? Fare! A duhet me shume? Shume me shume. Po avash, avash... mos merr kot. Tirana eshte me keq se kryeqytetet e tjera ne Europe, per shume gjera, por jo aq sa keni manine ta beni.

Une i kom vdekje ata qe vendosen te rrijne ne Shqiperi...

Sa e mir do ish Shqiperia, sikur te kishin hik t'gjith...

+1.

Unë e solla si shembull meqë e njoh më mirë, por mund të kisha sjellë si shembuj me qindra qytete të tjerë që i kam vizituar. Dhe shembullin e solla si kundërpërgjigje ndaj disave këtu që thonë që për një qytet të madh është normale që të ketë vetëm pallate e asgjë tjetër. Tirana nuk ka trotuare, nuk ka rrugë biçikletash, është një qytet që është kundra fëmijëve. Është si puna e Alkatrazit, ku ke vetëm ndërtesa. Çfarë fëmijësh mendon se do të prodhojë ai qytet? Fëmijë josocialë, që janë të dhunshëm e nuk e dinë ça është loja në natyrë. A mund të luajnë fëmijët te parlamenti apo shtëpia e oficerave? Apo do t'ia marrin vrapit e të shkojnë në Dajt? E ke parë Dajtin? Është bërë xhungël me pallate, aq afër janë me njëri-tjetrin saqë as drita e diellit nuk hyn më. 

Edvino, e kena bo nje debat te tille ne nje teme tjeter.... dallimin e shnderrimit te sistemit nga ne dhe nga lindja komuniste.... le te mos i hyjme atj muhabeti prape.... Ehuuuu, ku ata dhe ku ne..... Ata nuk prishen dhe shkaterruan asgje, kurse ne nuk lame gje pa prishur, nen efektin drogues te çekut te bardhe, apo te pamporreve plot qe po prisnin ne rade, sa te rrezohej komunizmi..... lene, mos na hap muhabete te vjetra..... se u turren mizat..... e na bone lanet....

Ku jane ato fushat ne Tiron, 11 Janari, Fusha zeze, Fusha e Aviacionit,Parku xha Tomit, Fusha e Pallatit te pionerve, Fusha e Dibroneve, Fusha  Kombinatit Tekstil, , Fusha e Teknollogjikut, e Shkolles se Ndertimit,Qyteti i Nxenesve,  Fushat tek Qyteti i Studentit, Shkolla e Bashkuar, Fusha e Kinostudios,, Aneksi i Dinamos, i Qemal Stafes.........................................! Ku u zhduken keto ?Kush i perpiu? Ka ndonje foto ? 

brenda oborrit te ekonomikut ishte bere dhe ndertesa e nji universiteti privat, as 3 m larg

krahaso hapesirat e gjelberta te londres me shkerdatllikun e tirones ....

TAni dhe ju te jashtmit, se po na boni me lujt menç...Ju flisni per Londren, per Barcelonen, per qytetet evropiane dhe beni krahasimin me qytetet.fshat shqiptare.....pfff, po kadal mer çuna kadal, se evropi ka 200-300 vjet qe ka fillu te bohet, kurse ne shqipot veç 100 vjet kena, pranej krahasimet çalojne....

deri sa piqen konitat per krahasime...kena firu te gjith, kshu qe mos bojm krahasime fare, se lodhna

...hahahaha, me paske kuptu shoku....

per lisandrin ky koment se pashe n'drek qe e kishte zon rrubeola po skisha koh qe t'shkrushasmileyme teper per respekt se eshte nga t'paktet ktu qe  s'osht pseudonim.meqe e njifke dhe e urdhnoke endrity-n thuj  se ty t'nigjoka qe t'ket pak respekt per veten e vet n'rradh t'par se ne ushtria e anonimve kto qe jan as mish as peshk gjujm.ngaqe s'me hy gjo n'xhep nga cer bohet anej, po kaloj kohen dhe hudh edhe vet nai koment si ma thot kaplloqja ime, kur m'bojn per budalla m'vje me komentusmileynuk e di cer moshe ke ti po un jom brezi i atyne qe shpiken kollaret k'shu qe e maj pak veten per specialist n'at fush.

per ilustrim vetem per ty kom bo nji permbledhje t'komenteve t'endrity-t ne ket tem:

ska nevoj me e dit kontekstin edhe kshu si tekst bje era lubonj. 

 

Po ky Basha kaq palle qenka qe nuk e kuptoi se Rama per keto pallate e humbi mbeshtetjen ne Tirane???

Jo kudo LSI e PD votuan bashke, shif Durresin dhe Elbasanin si shembulli me i mire. 

Mire pra mire, e di qe morri kryesisht votat e LSI-isteve, e kemi bere ate muhabet ketu. Doli identik rezultati i 2009. 

Po ajo qe po te them eshte qe nuk kishte pse te ndodhte detyrimisht keshtu, dhe ne bashkite e tjera te vendit nuk ndodhi. Pati nje arsye qe Edit i dolen pa ngurim kundra te gjitha ata qe mund ti dilnin.

Po une dakort me ty jam ne kete, biles e them shpesh vete dhe e shpjegoi me faktin qe partite ne shqiperi jane zyra punesimi e prandaj njerezit gjithmone njesoj votojne. Ne fakt me behet qefi qe per kaq jemi dakort. 

Po them thjesht qe ne rastin e Rames LSI-stat mund te kishin ndejtur ne shtepi, mund te mos votonin. Rama ne bashki apo jo nuk sillte shume ndryshim per ta se zgjedhje lokale ishin. E njejta gje qe ndodhi ne Durres dhe ne Elbasan. Po ketu aq shume ua kishte sjelle njerezve ne maj te hundes mbas tre mandateve se nuk po e duronin dot me. Nejse, naten e mire! 

Teknikisht moratoriumi zgjaste derisa ta behej plani, qe tani u be. Po ideja ishte qe plani kryesisht do hapte kufirin e Tiranes pertej stacionit te trenit kryesisht per te bere te mundur qe te urbanizoheshin territore te tjera e jo te shtohej dendesia ne qytetin ekzistues. 

Olso, meqe je i fushes (arkitekt besoj) a te te bej nje pyetje si jo i fushes?

A nuk do ishte me mire qe te shtrihej kufiri i qytetit me bulevardin e ri, me unazen e madhe e te urbanizoheshin sic duhet zonat perreth e jo te rritej akoma me shume dendesia ne qender? Ku dreqin duan te ndertojne perseri ketu se nuk e kuptoj, une mbyll te gjitha grilat e shtepise se kam frike mos me shofin komshinjte kur dal nga dushi mor burre, aq ngjit e ngjit jemi bere. 

Pikerisht pra, deri diku ky ishte premtimi i fushates sepse qendra ishte betonizuar tashme. Nuk e kuptoj llogjiken per te ndertuar perseri ne qender nderkohe qe duhej bere perpjekja maksimale per te ruajtuar edhe ato pak hapesira te lira. 

Basha ka marre ca vota, aq sa mund te ndodhe ne Shqiperi, nga njerez qe besonin se mbas 3 mandatesh Rames i kishte ardh koha per te iku. Po deri tani po zhgenjen rendshem per mendimin tim. Me shume ben qoka e takime, dhe ca rindertime rrugicash 500m para fushates se sa punime te mirfillta. 

Ti thashe me duket. Plani, qe me duket se eshte prap e kapur nga interesat e ndertimit, dhe fakti qe pertej asaj nuk ka bere dicka tjeter te rendesishme. 

Rama gjithe famen e tij si shpetuesi i Tiranes e ka kryesisht nga 3 vitet e mandatit te pare, me pas punimet e tjera ishin minimale. Po ama aty e ndertoj famen qe e perdor edhe sot. Sikur edhe per karrieren e tij Basha duhet te kishte lene nje gjurme me te madhe ne qytet. 

Tani mbase ti do thuash qe me ne fund punimet do behen tamam me planin e pergjithshem dhe jo kuturru. Ashtu qofte, po edhe dy vjet i kane ngelur e nuk ka ende as  bulevard te ri, as sistem trami, as kampus universitar te ri, etj etj. 

Pra e pranon qe ca gjera kane qene genjeshtra te fushates, qofte te plota e qofte te pjeshme. 

Ndersa per ndertimet, e them qe nuk jam kundra, biles eshte fusha me e rendesishme e aktivitetit ekonomik. Dhe jam dakort qe thua te kanalizohet atje ku qytetit i sherben me shume... pra ne zonat ende te paurbanizuara. Po keta meqe po pertojne te bejne urbanizimin e atyre zonave (rruge, drita, kanalizime etj) po fillojne te japin perseri leje brenda qytetit. 

Ku ka akoma zone Tirana per tu ndertu mo ols, qe tani jemi diku te 2-fishi i dendesise se keshilluar nga BE-ja. 

Rruga e Dibres po thu ti? Ok dakort jam, po e ke parasysh qe aty nuk ka nje rruge kryesore te hajrit. Edhe Rruga e Dibres eshte komplet e bllokuar nga trafiku. Po u ndertua ne ate zone duhet fillu nga ndertimi i rrugeve komplet te reja se me ato rrugicat aty nuk ka me ku te ndertosh. 

Une nuk e kam votu Ramen pikerisht se filloi duke dhene per ndertim lulishtet e Tiranes atehere kur mbaruan trojet private. Te ndertosh te ato lulishte me duket kriminale. 

@Alidems, te pakten per nje fare burrerie ju duhet ose te heshtni per pune betonizimi ose te pakten ta filloni diskutimin me nje mea culpa te madhe. 

Dy te fresketa fare, kulla TID dhe qendra komerciale para PD. 

po ik o shok merr vesh njehere per ca flitet pastaj fut hundet kot

Jo jo, kalo njehere ti nga malet e Tepelenes se mbase i njef shtigjet. 

Zona te Kulla TID ishte me kioska si gjithe Tirana e Brojkes. Rama e pastroi nga kioskat nga viti 2001, po gjithmone e la te parregulluar sic beri me Parkun Rinia ose ate te Parlamentit psh. Pas disa vitesh, edhe nen justifikimin se nuk menaxhohej dot, e dha gjithe zonen per ndertim. Pra e pastroi nga ca kioska qe hiqeshin per dy dite per ta bere beton qe nuk hiqet dot kurre. Kshuqe nuk e di per ca kundershton kot ti. 

E ngjashme si histori u perserit pak vite me vone dhe me qendren Toptani qe po ndertohet ngjitur, ketu edhe me dakordesine e PD-se qe ka marre pjese atje. 

E renda e ketyre ndertimeve ne fakt ishte e dyfishte. E para ishte se keto ishin toka publike, dhe teorikisht duhet te ishim te gjithe bashkepronar e te ishim pyetur. Dhe kjo ishte toke ne zonat me te vlefshme te Tiranes. 

E dyta ishte se keto ndertime kane prishur tere idene e rregullimit te qendres sipas unazes se vogel apo dicka te ngjashme. Me bllokimin e rruges Murat Toptani, rruga pedonale, unaza e vogel mund te kalonte ose direkte mbi lulishten e qendres Toptani ose te zmadhohej rruga perbri TID ne nje forme. Cfaredo te ishte zgjidhja, me keto dy monstra betoni aty mundesia per te rregulluar trafikun e qendres gati eshte zhdukur. 

A e pastroj ate park apo jo fillimisht?

Ca eshte argumenti yt ketu se nuk po e kuptoj, qe meqe ishte njehere me beton Rames i falet qe e ktheu prap ne beton megjithese u pastrua???? 

 

Ore ti, une jam lind e rrit perballe asaj lulishteje ti me thua njif qytetin. Ajo zone ku po ndertohet TID, a ishte hapesire publike bosh e pastruar nga kioskat apo jo? Kesaj mund ti pergjigjesh apo jo?

C'me duhet mua se paska lulishte te tjera verdalle. 

Ore TID-i ishte hapesire bosh para se te fillonte ndertimi? Po ishte!!! Ca do me tani. 

Pra nje hapesire qe e pastroi fillimisht e ktheu prap per ndertim. 

Dhe nuk e kuptoj prap ku hyjne kioskat ketu. Ato ishin te paligjshme, do iknin si gjithe te tjerat. Fakti qe ato e kishin betonizuar (aman se ndertesa me e madhe ka qene nje hotel trekatesh i ngjitur me varrin e vjeter te stacioni i autobuzit, te tjerat barrake per kaseta kane qene) gjithsesi nuk e justifikon Ramen qe lejoj te betonizohej perfundimisht. 

Dhe fiks e njejta gje dhe me lulishten perbri ku po ndertohen Qendra Toptani, e cila ne fakt ishte pastru e rregullu tamam dhe ndertimi ka filluar tani vone. Per kedo qe ikte te Living Room perballe saj, e mban mend qe ajo lulishte ishte rregulluar tamam. 

Akoma s'po e kutpoj ca do me thene, qe i lejohet te betonizonte meqe ishte betonizuar me perpara, apo meqe beri ca lulishte te tjera verdalle i falet nje betonizim i vogel?

O corp, zona e TID-it ishte me e gjere se ajo e lulishtes qe zgjatet nga Sahati e deri te ushtari i panjohur. Nuk ishte nje trotuar sic thua ti. U pastrua kur u pastrua e gjithe ajo zone, nga lulishtja e Parlamentit e deri te ajo mbrapa Pallatit te Kultures. Kjo e TID u la perhere si rrenoje, nuk u shtrua asnjehere mire me bar apo te mbilleshin peme te reja dhe gjithmone behej balte. Mbas nja 4-5 vjetesh e pastruar nga betoni u kalua ne ndertim. Pra dhe nga betoni ne beton nuk u kalua menjehere.

Me qendren ngjitur, ajo ishte prone e Toptaneve. POR, aty nuk lejohej ndertimi sepse ishte marre nga shteti dhe mbi te gjitha e drejte per te ndertuar nuk eshte universale. Mund fare mire tu demshperblehej atyre nese gjykata ua njihte si prone. Jo vetem qe nuk u be kjo, po ndertuesi kryesor qe e ka marre eshte nje nga miqte me te medhenj te Rames. 

Po gjithe e gjithe parkun Rinia dhe keto kishte lulishte te verteta Tirana. Hapesirat e tjera ishin ato te lagjeve te vjetra qe ne kohe te xhaxhit ishin bere me idene e ambjenteve sportive etj. Aty u be kasaphana e vertete ne Tirane. Bravo Rames per Parkun dhe Lanen, dhe per rishtrimin e rrugeve kryesore. Per kete morri tre mandate qe jane jo pak. Me shume se kaq as nuk dinte e as nuk donte te bente. 

faleminderit, se pertej ceshtjes kombetare me lubonjen bie ne pergjithesi dakort

po keshtu komente dy lekeshe edhe mund te mos i besh nqs une po perpiqem te bej nje debat per nje ceshtje shume konkrete 

ok, kur te plasi muhabeti dyleksh do te coj sms qe te na bashkohesh dhe ti si dylekshist par exellence 

nqs do kishte dit te bente unazen e vogel, qe mund te behej nese planifikoheshin me mire lulishtet qe po flisnim, tani sheshi do ishte pedonal dhe mbase, mbase, pa problem per trafikun 

 

 

Alke,

Ti rrofsh qe u shqetesove per rubeolen teme po vallahi nuk e kisha asme ty as me Firaunin, as me alidemsin. Ti e shef qe ket teme e kom kap veten tu bo gallate me ca cuna qe i du fort. (Kazono mos u muno kot me more hak se nuk te shko keqinterpretimi i fjaleve)

Sa per Firaunin, une s'i jap asnji urdher atij. Thjesht ngaqe o mo i vogel se une, une ja lejoj vetes dhe vetem vetes ta therras per humor ne kete menyre. (ne fakt nuk e di se sa kriter o puna moshes qe une t'i vej emra robve po teme tjeter kjo)

Sa per komentet e Endritit, une ne mazhorancen e tyre jam dakort. Mua me iku zari pikerisht me robt, qe dy here e kone pa Tironen dhe qe pretendonin ca budallalliqe per ndertesa imagjinare ne nje zone 50 metra nga shpia e Endritit e 100 metra nga shpia ime. Keto njerez jone thjesht te frikshem.

Tani te dalim pak te ajo puna e pallateve. Si artikulli, si keta zarat e Rames qe flasin sot, jane per t'u kap me shpulla. Ku ishin keta p.s. kur Rama na doli me toerine qe te ajo lulishtja pas Pallatit te Kultures, qe Alidemsi me te drejte na thote me lart se duhet ta shofim mire se mund te mos jete mo se shpejti, do ndertonte pallate 25-30 kateshe. Nje e nisi dhe ka ngel si karrakatine, kurse 3 te tjerat i kishte ke "plani francez". Prandaj te vetmit te majte qe respektoj jone And Hunderr Kanani, Leart Floksh Kola & Co. Keta te pakten jane cu e kane kritiku vazhdimisht Ramen per betonizimin.

A e di se car ka ndryshu nga Rama te Basha, vetem harbutlliku qe ka nderru ven. Rama e kishte vete harbutllikun dhe ata me te cilet ndate fitimet e ndertimeve i kishte te qyteterume, kurse Basha vete bo si i qyteterume po ata nga mrapa i ka super-harbute dhe teper te rrezikshem.

Kshu pra ketij qyteti ja kane bo nonen e do vazhdojne derisa tironcve t'u mushet menia qe njonin nga keta (kujt t'i bi bixha se ke minus infiniti nuk ka rendesi se ke te kap dora) ta kapin e ta varin per llape te b.... e kalit te Skenderbeut.

jam dakord qe basha eshte duke i dhene doren e fundit tiranes. drejt betonizimit smiley

As qe kam pike dyshimi per kete si tani, si para dy vjetesh qe s'kisha asnje dyshim qe kur te vinte ne bashki do e perdorte tiranen per ta mejle jo per ta ndrequr.

nese ka ndonje krahasim me ramen, ka por per regress. besoj se rama i beri ca gjera ashtu mire a keq pati inisiativen per te nderhyre , por la shume te tjera pa bere. Ndersa ky luli qe qesh as ka ndermend te beje as edhe nje gje. Perkundrazi edhe ato lagje qe u pastruan tani po zihen prape me ndertime, shtesa,  trotuare e sheshe te vegjel, dhe shume shpejt hapesirat e zena kesaj rradhe do te legalizohen perfundimisht.keshtu ka dale fjala qe zini hapesira me veranda e shtesa kafenesh e neser bejini prone nepermjet legalizimit. Me planin e ri ( qe nuk eshte i ri por ai qe ishte me disa ndryshime ne lulishte)  do te zihen dhe ato pak hapesira qe i japin qyteti frymemarrje te vogel, se eshte bere vetem beton. Mos u merrni me me ramen se ai nuk eshte me kryetar bashkie. Tani eshte Luli i vocerr me galloshet qe duan te hane tiranen.

Nuk duhet te pretendoni me shume per kohen qe rama ishte kryetar bashkie, se harroni gjene me te vogel e te parendesishme, pas 1997 nuk jetohej ne asnje vend te shqiperise pervec Tiranes. sikurse ka patur edhe dore brojka ne shume leje ndertimi, psh parku tek pallatet moskat apo fusha e zeze e 11 janarit u zune qe ne ne kohe te brojkes , apo fillimet n dertimeve te komunes se parisit, jane bere qe ne 1996 pallatet tek lulishtja, ose psh vila e prel martinit mes pallateve aviacion etj etj. Rama u perpoq te bente urbanizim pastaj legalizim ( tek unaza e re si shembull). ndersa berisha tha: Legalizim pastaj urbanizim. Rezultati, legalizim lesh , dhe per rrjedhoje  urbanizim lesh fare. 

me nje fjale, rama e menaxhoi mesatarisht , nen ato kushte ku ishte , ky luli qe qesh eshte ne kushte te tjera, kur kerkese per ndertime nuk ka por do jepen leje per te zene vendin. pak a shume si gjushi i durresit apo gjika i vlores, kerkese zero por merre lejen beje palatinj qe ta kesh. kjo eshte filozofia e re e ndertimit

Ca te rregulloi Luli ? Pse u vendos Luli aty me rregullu Tironen ? Jo mer mik Luli eshte vendos aty me marre 19 Deputete PD -ja me 23 Qershor ,pas kesaj masnej shikohet e ardhmja e Lulit smiley

luli? asigjo. edhe ato 19 dep.... hmm nuk i dihet, aq i dobet e vaket sa eshte ai. 

por po flisja per tiranen jo per lulin :-D

Me ke do i marri 19 deputetet o mjeshter? Me grupin e Odetes? Ahahahaha. Ti hiqesh dhe si i mrenshem smiley

 

E perseris. Ti rroje Sala se te jete per ato qe jane perqark jane te mbaruar po mos jete ai.

Eeee ...ca e dine e ca se dine kete pune ....

Brad shumë detyrë t'rand i paske dhanë .smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).