Papa është i pari që jep dorëheqjen në 6 shekujt e fundit

Papa ka dhene si shkak te doreheqjes se tij moshen e shkuar (Papa eshte 85 vjec). E me gjithe moshen e shkuar Papa ka arritur t'i surprizoje te gjithe. Kisha katolike e pranon doreheqjen e Papes por kjo ka ndodhur shume rralle, heren e fundit ishte ne shekullin XV. "Kur nje Pape, vdes zgjedhim nje tjeter" - citon The New York Times pastruesen romane Simonetta Piersanti. "Kesaj rradhe do ta zgjedhim te riun pa pjesen vdekjes." - shton ajo, si per te nenvizuar mungesen e entuziazmit me te cilin italianet presin ngjarjet e rralla. Doreheqja e Papes pritet te ndodhe zyrtarisht me 28 shkurt.

91 Komente

ia futën

ouu,  u hap tema per Papen me ne fund...  ça,  u  rrezua ai pallati mo?smiley

Mu me pelqe kjo data e mbartur 28 Shkurt .Ne Mars fillonin grumbullimet dhe pregatitjet e Kryqezatave dhe ushtrive . Ne Prill fillonin vete kryqezatat ose Luftrat ...Flas per Kohe te shkuara ...

Sidoqofte nje BURR i mire dhe Realist .I guximshem dhe paqedashes. Se fundi leshoi dhe nje BULE qe me thene te drejten me habiti .E vura ate dite qe e lexova po mod. dhe admin . e  felliqur kapitaliste e fshine .

Kishte thene se Kapitalizmi eshte shume Shtypes , Brutal dhe Arrogant ....

Dite te Bardha per aq sa i kane mbetur .Urim me shpirt KY !

tashi un e mora vesh kshu.bertone, tettamanzi,bagnasco,scola(4 musketieret),i kishin thon;ne ty do ta bojm si wojtiles,n'vetrine deri n'diten e funit.tashi kjo katershja po zihet shume per punet e fesesmiley. ratzinger (qe eshte me te vertete burre)u tregoi brrylin,me i fjal e hoqi mantelin dhe tha: aktroni para robve.bravo ratzinger.

tettamanzi jo eshte shume komunist ,krahu i majte i kishes,bertone sikur u ngatrru me maxhordomin.....Bagnasco ben ligjin ,po edhe ai nje gjenovez scaltro....Zotni ishte Carlo maria Matini

Zotni ishte Carlo maria Matini

ishte

Vallahi alke asnje lidhje nuk kishte Ratzinger me Bertone. Me bo be se gjermoni ishte ky i dyti. Une e kujtoj si takimin me emocionus ate me Papa Ratzinger. Vatikani te impresiononte me madheshtine dhe protokollin e tij. Po akoma me shume te impresiononte Papa me thjeshtesine.

Po nen ze ta thonin shoqeruesit qe midis te dyve kishte nje fare tensioni politik.

lufta e modhe n'vatikan lizander,lufta e modhesmileybota po ndryshon dhe kisha si gjithmon e gjemon nga mrapa.ratzi tamom burre.nuk osht mo bota qe gjemon kishen smiley

ish sekretarip ersonal i Wojtillas kish thene :Wojtila qendroi ,nga Kryqi nuk zbritet......Kushedi se ç'behet brenda..ky nje intelektual i mirefillte ,i mesuar ti binte pianos gjithe jeten e te zhytej ne leximet e tija.....do kete thene ç'me.....

Carlo maria Martini ka qene vescovo di Milano ,historik,para Tattamanzit.Shume i zoti e konservator reformator.Ka pase nje rubrike shume interesante per shume vjet te corriere.....e kam ndjeke me vemendje

Kam shume respekt per Martinin.

dhe konservator dhe reformator paska qenë i zoti shumë qenka da më dysh.

do me ngel ne histori, dhe perdori te vetmin shans qe kishte. s'ma ha mendia se do ket pasur ndonje tjeter qe te jete larguar me deshire.

do zgjedhin ndonje te zi, qe te beje xing me obamen. 

celeste v

duhet me u rujt içik nga papa i zi(nqs e zgjedhin). nostradamus paralajmeronsmiley 

Opus Dei.smiley

Malakia.. jo Nostradamus smiley 

Pikezim per popullin e PPUsmiley

ne komunikaten e sotme ishte specifikuar qe askush nuk duhet te pranoje ose te mos pranoje doreheqjen e Papes.Askush nuk e ka kete kopetence.

Per nja dy jave rresht tani kena me cfare te merremi, shyqyr qe ndodhi diçka, fantazia revan me teori komplotit, llalla televisive ...

Ti heretik s'ke të drejtë fjale tek kjo tema smiley

Si ore s'kam te drejte fjale, o kam une o s'ka kush tjeter. Kam qene UN i pari qe kam propozu qe Papa duhet te jape doreheqjen ne rast gabimi te deleve te tij, qe ne vend te lesh merinosi nga Ure e Kirit prodhojne lesh dhie nga Gryka e Mezhgoranit. Per kete pune me ç'kisheruan si heretik, e tani ke pa ti qe me doli fjala. Prit, prit kur te me dale fjala qe Papa duhet zgjedhur me vota te lira demokratike, edhe nga gabelet. Pastaj kam edhe nje tjeter profeci: mesha e te djeles ne Rome duhet te jete me zbavitese se nje estrade Shkodre, dmth prifti duhet tu tregoje barcoleta me llafe te pista ndersa delet dhe dhite e Zotit do te argalisen deri ne alivani duke bere hahaha e ehoehoeho. 

...kush e di cfare mcifet realisht pas "po jep dorheqen" ...jo po se mosha jo po kshu jo po ashtu...sikur e zgjodhen cun te ri ata !...ai me i kom n varre ishte qe atehere...!
...kush e di ca behet dhe sdun me perhap panik ke besimtaret e shenjte 

Tani ne pse e ndjejme veten kaqqqq te konsernuar nga gjithshka ?!....u bom si Arvizuja me ndodhit ne Shqiperi...e ndjen te domosdoshme te futet ne brendesi te te gjitha ceshtjeve smiley 

ca ka ndodh? ca do ndodhi? smiley po llogaria ne twitter e Papes a eshte me e vlefshme?

I bukur!

Po ti fin je ngul përfundimisht në Amerik .

ca do besh? .e pyeten papen pas dorheqjes

po ja do lexoj libra e te clodhem,u pergjigj papa gazetarit

mire por fillo e lexo BIBLEN ,i tha gazetari,ajo i ndalon braktisjen e fese,pedofilin,zbardhjen e parave etj etj

Ja pranoi zoti doreheqjen ketij?

Bingo Pakapo, i vetmi qe ke bere bingo ketu.

Doreheqja e Papes eshte teorikisht e papranueshme, sepse ne teori eshte i zgjedhur nga Zoti. Prandaj doreheqjet e meparshme jane ne situata shume delikate dhe anormale.

Ky ne situate mese normale, jep doreheqjen, po Zoti, ça thote Zoti ?

Jane te shumte rastet ku supozohet se ne situata normale kardinalet kane helmuar Pape te ndryshem, pikerisht sepse doreheqja ne kohe normale, nuk gjen dot justifikim, me mire ca helm, e thirri Zoti e amen.

Doreheqja e Papes hedh dyshime te forta tek hierarkia kishtare, dobeson besimin e robve tek Kisha si institucion.

Duhet te fshihet diçka shume e madhe prapa, qe kardinalet e shtrenguan te dorehiqet.

e pranoi, po jo me shume sportivitet:

Ein Zeichen von oben? In der Nacht nach dem Rücktritt schlägt ein Blitz in den Petersdom ein

ata thonë, të ligjtë swed se autokritikën qëllimisht ia kishin shkruajtur latinisht.

e kuptoi pasi e lexoi..

jeta e famulltarit eshte ku e ku me e bukur nga ajo e papes. veren e pin po aq te mire, çdo te djele shef çupa te reja qe vijne tufa-tufa te kisha fshatit duke u vene nga nje sheqerke ke llapa. etj, etj, plot mekate te vogla kesisoji.

ndersa papa ka kohe qe s'eshte veç kukell ose dordolec demagogjik per masat, per TV. asigjo ka me ne dore. veç te luj rolin me perkushtim. 

njehere e nje kohe (kur Papa e mbante shpaten ne brez), investonte ne Art kjo lloj gjeje. sot jane "artistet" qe e vene ne loje. eshte kthy bota mbrapç. 

ps: sa per te ngrit debatin ktu, mnjf.

ti po don me na kthye kohen e Borxhias qe nuk la njeri pa vrare e femer pa kunguar? sot papa luan chat lum miku dhe shef filma prono duke ngrene popcorn.qai hallin papes ti se i varet kallami.

nuk e kuptove mesazhin tim o spiritus.

desha me thon me te, qe nje prift fshati ka SOT me liri VEPRIMI, sesa papa vete. tek ai togu "liri veprimi" futet n'daç kallami e ne n'daç sallami.

po e kam te qarte cfare po thua por ti e keqkupton sensin e lirise.Papa, duke qene ne krye te piramides, vertet, lirine e TIJ e ka te kufizuar por me cfare cmimi shpreblehet ose blihet kjo liri e kufizuar a e kupton? Kurse nje prift fshati ka shume me teper Liri veprimi, shkon ne treg te frutave, ne pijetore po deshi, pi vere katundi dhe nok ndonje katunare qe kerkon te mbetet shtazan me shpirtin e shenjte. Kurse PAPA keto i ka te nje klasi te larte.Papa eshte si Llampa e Botes, rreth tij vertiten fluturat qe kerkojne te clirohen nga demonet smiley

nuk i ka pra, se i doli spiun dhe mazhordomi i tij, jo me te tjeret.

mendonte ndoshta perpara se mund te kishte me shume PUSHTET. por nuk e gjeti. se ndryshe nuk e jepte doreheqjen. 

duke perdorur kete llogjike, po e llogaris si rob te ndershem.

se e thashe qe ne fillim, per mu ky pape, ka kerkuar vetem marifetin qe te mbetej ne histori (te behet popullor), si papa i pare qe jep doreheqjen. ndryshe do te harrohej si te tjeret e shumte para tij.

 

Duhet bere ndonje kryqezate se nuk eshte gje kjo pune. 

SApo degjova nje lajm.... pasardhesi i Papes se bardhe do te jete zgjedhja mes dy kardinaleve te zinj....... eee, u prish dynjaja halle Esma....

do ishte zgjidhje bukur...perfytyro Papa si Engjell i zi me rrobe t bardha.Ka mijra vjet qe Djalli eshte i bardhe.

Spiritus shif filmin Dogma po s'e pate pa.

Lene mos e pyt, gjithe teolloget qekan mbledh tek Peshku.

Kur zgjidhet tjetri?

Kur te shifet ...tymi

Si eshte kjo puna e tymit?

Si eshte pune e tymit the, e ke ne shqip: "kur ti dale tymi".

Harrova qe ka dhene doreheqjen dhe nuk ka vdekur smiley, se me kujtohet qe kur vdiq papa te gjithe prisnin qe te dilte tymi, prandaj pyeta per tymin. smiley

Ate e dime Grava. Desha te dija, kur mblidhet konklava.smiley

Di ndokush te na shpjegoje se cila eshte procedura e kandidimit dhe perzgjedhjes se Papes? Kush vendos se kush do kandidoje dhe a perfshihen shtetet ne punet e Selise papnore per te perzgjedhur emrin e ri? Deri tani jane tete kandidatura qe qarkullojne ne media.Nga dolen keta?

E di Zana dhe Olsi, vetem se njera njeh variantin roman, tjetri ate milanez.

Tender i madh eshte hapur , mora vesh nga nje miku jem afer Vatikanit. Koncili Vatikanit ka kerkuar nje specialist tenderi prej Shqiperie. Me duket Bradit po i buzeqesh fati.

Taman teme per peshq ne mungese te alternativave te tjera smiley

Asgje me ndryshe sesa zgjedhjet ne politike. Pra politike eshte edhe besimi fetar.

Mbrriti ora e të vërtetës. Atë e jep nesër e përditshmja buledardeske gjermane, "Bild". Papa Benedikti i XVI jep dorëheqjen që t'u japë edhe një mundësi tjetër komentuesve të thekur, blogjeve dhe site-ve që të gjallërojnë jetën e tyre. Si Fejsbukist, Hirësia e tij e kish peng që të mos largohej nga kjo jetë pa lënë gjurmë historike, si i dyti në 600 vjet që lë postin e lartë në folenë e djallit.

Si duket gjerat po thjeshtohen, kjo ishte dhe nje nga synimet e .... 

Ne 30 prill mbreteresha e Hollandes jep dorheqjen dhe vendin e saj e merr i biri .  

Fryma e re po futet kudo smiley

Spaska faj Emigranti kur thote se Pjeri po aderon ne nje parti politike. 

Sido qe te jete, bravo te qofte Lizander Saraçi! 

shiko me kujdes, se si jepen shenjat subtile, si mesazhet e illuminatit neper sekuenca filmash, shenjash gati te padukshme:

Fryma e Re, thote z. Thomas vetem nje koment me lart. do me thush se eshte rastesi, por t'me falesh, nuk mendoj ashtu...

do me thush se eshte rastesi

Me vjen keq nese mendon se jam aq naiv sa te them nje gje te tille!!!

Me qafsh....Me bamirin asht ba Pjer!!Topi eshte mik i familjes,nuk nese Pjer ka nevoje per reference.le qe nuk besoj...smiley

Zana, mos i beso Ronit se ai eshte ketu thjesht per te ngacmuar smiley politikisht, e megjithate partia e Bamirit per mua do te ishte me mire te merrte pushtetin, se sa te durojme edhe 4 vjet te tjera bolshevikun e Ballkanit. 

roni ne dashte le te ngacmoje politikisht e si te doje ,kush po i thote gjasmiley,po me duket se nuk je kaq kaq"i pafajshem"....Preeleminaret me duket se i ke konsumu me Topin....smiley

Zana, me Topin, Lizandrin etj partiake te kesaj partie e partive te tjera, akoma nuk jam takuar, dhe meqe po perflitet per nje levizje politike te time, kjo eshte ne krijim e siper, aspak per pushtet, thjesht nje levizje ne sherbim te ekonomise se Shqiperise, aq me teper qe po afrohen zgjedhjet. Kaq. 

Pjer, Partia do jete e majte apo e djathte? Se ne Shqiperi gjendja eshte katastrofike. Nuk ka as fryme biznesi, sepse nuk ka te djathte, nuk ka as sindikata te forta, sepse nuk ka te majte. Apo do jete parti social-demokrate, nje hap majtas , nje hap djathtas? 

Pyes sepse jemi mbytur me parti "politike", nuk na duhen te tjera. Parti me fryme ekonomike jane ato qe na mungojne.

KAVIR djali, mos ke nevoje per syze, se une nuk permenda parti, nuk me intereson pushteti, deputlleku, partia, etj,  thjeshte thashe nje levizje ne interes te ekonomise shqiptare. Eshte tamam si nje grup pune qe ngrihet per nje çeshtje. 

Pjero, ky grupi punes mos esht i atashuar prane PS-se? Me kan thone qe Erjon Veliaj po thith trru nga jashte

PP, me serioz, te gjithe e dine (veç ti jo ngaqe je i ri ketu) qe une i kam bere disa tratativa me PS me perpara, dhe ata nuk me jane pergjigjur. Duke qene si opozita me e madhe, llogjika ta thoshte qe per te mundur Buall Mavrine, duhej tu ofroja ndihmen time, por Palloshi ndigjon te tjere, fatkeqesisht. Edhe idene e grupeve te punes ai e ka marre ketu tek Peshku, por ti je i ri ketu, s'te vej faj. 

...levizje politike te time....

Kjo shprehje eshte shume e pergjithshme Pjer, nuk eshte faji im. Ji me specifik qe ta kemi edhe ne te qarte. Emigranti dhe te tjere kane hedhur shume spekullime mbi rrogoz dhe nen rrogoz. Une desha te sqarohej ky muhabet, kaq.

thjeshte thashe nje levizje ne interes te ekonomise shqiptare.

Ehhhh Pjero kshu tha dhe Albin Kurti por sot ulet gjith kenaqesi ne karrigen parlamentare!

Shume mire bere qe e sqarove vete kete ceshtje Pjer.

Kjo>KAQ ! sesi tingellon,si shprese dhe shpagim, si gong, sfide, providence hyjnore, o holy day , univers i kondesuar,mister, big bang i mendimit ekonomik, ngrehuni ju o te munduar...po na vjen po na vjen. eh lum kush te rroje ...

Hera e dyte qe po ironizon Pjerin sot, Spiritus.

Dhe une per te dyten here po te them Kavir qe ti me keqlexon. Ose lexon keq shenjat qe jepi Ai .Nuk ka me Testament, as ardhje ne forme shiu te arte. AI po vjen thjeshte si mendim i ri, si fryme e re, mbartur nga nje njeri babaxhan dhe shpresemire. Iku koha e Jobit.Po vjen koha e Job-it, njeriut te punes.Ne fillim ishte puna. 

Di me siguri qe Topi po pergatit nje turn evropian....nuk ja di tapat po sipas meje te gjitha rruget te òojne ne Belgjikesmiley

Po jo "turn me tapa" "turne me etapa" se na corodite. Pjeri qendron ne mjegull, ti flet me gabime, pastaj ne s'marrim vesh c'behet dhe e hedhim voten gabim ne 23 qershor, dhe Sala fiton prape.

Apo po e ben qellimisht qe te fitoje Buall Mavria?

Pjero nuk jam une ai qe ka hedhur aludimet se ti tashme  je (ne hije) pjestar i nje formacioni politik. I pari qe e ka hedhur kete teze eshte Emigranti. Pastaj Lizander Saraci ka bere pohime te terthorta. Keshtu qe tregohu korrekt dhe parimor dhe mos me bjer ne qafe kot per ngacmime politike!!!

e ka çunin me racingerin mretnesha pjero  ?

erdhi fundi i botes si e thane majat , po me 2 muaj vonese smiley

Te gjitha kanalet po e japin kete lajm dhe kane filluar intervistat e kardinalve te ndryshem smiley kandidatet ndoshta smiley

I Paharushem kujtimi!! Do te mbahet mend gjithmon si PaPa qe i dhuroi botes,faqen e pare me te bukur te te gjithe historise se gazetarise botrore!

me duket shqipe e çuditshme "do te dorehiqet"...jep doreheqjen.....Nuk e di nes eforma foljore ekziston smileyoreheq.....nuk ka sens

Ja moj Zane se perse e jep doreheqjen Papa......

 

Ana e errët e Vatikanit 
   

Nga Josef Nary, BILD

Kisha Katolike numëron 265 Papë në historinë e saj 2000 vjeçare- por jo të gjithë pasardhësit e Pjetrit ishin shenjtorë.

30 vdiqën si martirë, katër në mërgim ose në burg, gjashtë u vranë, njëri madje në krevat nga burri i të dashurës.

Përsëri e gjithmonë dëgjojmë për thashetheme dhe skandale, madje edhe për krime.

Vatikan, Vatikrim, Vatileaks: a është zemra e Kishës Katolike në fakt një gropë gjarpërinjsh? A janë në Romë në pushtet forca të errëta, që lajnë duart me çdo Papë, që nuk u përshtatet atyre?

Gjithmonë e më qartë zbulohet një betejë e hidhur për pushtet në Kolegjin e Kardinalëve. Ka dy kampe, që punojnë kundër njëri- tjetrit- natyrisht të mbuluar, por të ndarë në aleanca dhe intriga.

Edhe gjatë drejtimit të Papa Benediktit XVI, ato u përpoqën që të shtyjnë përpara interesat e tyre.

Menjëherë pas zgjedhjes, Benedikti vendosi në postet kyçe njerëzit e besuar, si për shembull Tarcisio Bertne. Ai mori përsipër si Sekretar i Shtetit politikën dhe diplomacinë.

Beteja mes të besuarve të Papës dhe kundërshtarëve të tij shpërfaqet hapur nga kriza në bankën e Vatikanit, IOR.

IOR menaxhon një pasuri gjigande, rreth 10 miliard euro, mes tyre pasuri të patundshme në mbarë botën.

Kaq shumë para janë padyshim të rrezikshme edhe për njerëzit e Kishës.

Pas thashethemeve të këqija për pastrim parash dhe kontakte me mafien, Papa dërgoi në vitin 2009 ekspertin e ekonomisë, Ettore Gotti Tedeschi për të rregulluar gjërat në IOR.

Por mbikëqyrja dhe rregullat e tij për transparencë injorohen shpesh dhe në vitin 2012 ai jep dorëheqjen, pas përplasjeve me Bertonen.

Ditën tjetër fluturon nga detyra mazhordomi Paolo Gabriele.

Paolo kishte hyrë vjedhurazi në dhomën private duke marrë materiale nga tavolina e Papa Benediktit XVI. Pasi kontrollonte me sy disa herë, futej pa zhurmë brenda, duke bërë punën e tij.

Lexonte letrat private, studionte dokumentet sekrete, hapte sirtarët. Dokumentet më të rëndësishme i fotografonte. Pastaj i vendoste sërish të gjitha letrat në vendet e tyre me kujdes dhe largohej nga dhoma.

Paolo Gabriele është dënuar, por punëdhënësit e tij mbeten të panjohur për publikun deri më tani. A i ka treguar ai ato për policinë? A i njeh Benedikti emrat e tyre?

Letrat që ai kishte vjedhur flisnin kryesisht për makinacionet e dyshimta të Bankës së Vatikanit. Ajo bankë që dikur ishte implikuar në një komplot të dyshimtë për vrasje.

Dhe thashethemet nuk reshtin. Një plan për të hetuar pastrimin e parave duket se i ka kushtuar edhe jetën Papa Gjon Palit të Parë.

Ishte 29 shtator 1978, ora pesë e mëngjesit. Murgesha që kujdesej për Papën, Motër Vincenza, futet në dhomën e gjumit të tij.

Ajo ishte e shqetësuar pasi një natë më parë, Papa, që kishte vetëm 33 ditë në detyrë, ishte ankuar për kollë dhe dhimbje.

Përpara syve i shfaqet Papa, i shtrirë në krevat, me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe me një dokument në dorë- por ai është i vdekur pas një ataku kardiak.

Kështu shkruhet në certifikatën e vdekjes. Por për shkak se familja dhe Vatikani e refuzuan një autopsi, lulëzuan teoritë konspirative.

Anglezi David Yallop shkruante në vitin 1984 se Papa ishte helmuar, pasi kishte rënë në gjurmë të makinacioneve të korruptuara të Bankës së Vatikanit. Si vrasës, ai akuzonte kardinalin francez Jean- Marie Villot.

Ai e kishte vrarë Papën, që donte ta shkarkonte, me një helm në pije. Vetë Kardinali do deklaronte më vonë se Papa kishte marrë më shumë mjekim nga sa duhej.

Është një nga këto krime që tregon se jo vetëm në Mesjetë, por edhe sot në Vatikan ka skandale, afera dhe lojëra për pushtet, që nuk e lënë të qetë shtetin e vogël.

Ndoshta janë pikërisht këto që i kanë shterur fuqinë Papa Benediktit XVI. Fuqi që tani i mungon.

Doleo audire, si quis mauris smiley

nemo te requiret

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).