Vështroni

jam i pari me dallëndyshet

që mëngjesin zgjoj

Jam ulur këtu

me cigaren

të vetmin shok që çmoj

E shijoj zbardhjen

si krim të errësirës që shkoi

Për njerzit , të pafajshmit

që rrugët pis do të bëjnë

e zhurma e kafes nëpër klube do ushtoj

 

Jam mbret i rrugëve

që çdo mëngjes

të njëjtën rrugë

përshkoj

4 Komente

M'u faneps mbreti i rrugëve si fani spathi. Bukur smiley

Interesante. Kendshem. Heshtja e mengjesit eshte e paklonueshme.Faleminderit.

Xha tani, te lexoj gjithnje, dhe ne te shkruaren tende ka nje lloj vuajtjeje ekzistenciale qe ma percon me nje metafore te thjehte si ajo "E shijoj zbardhjen, si krim te erresires qe shkoi", a thua se te vjen keq qe zbardhi dhe kjo dite. Edhe perseritja e "rruges" me flet per nje monotoni, tashme te pranuar, persa kohe qe Zoti ende s'ka vendosur te na heqe stolin poshte kembeve. 

Jo keq smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).