BORE E PASHKELUR

Mos ik kështu!

Prit  sa të lind e mbratur prej vdekjes...  
E sheh, trëndafilat ma bënë nderin

dhe nuk nxjerrin më gjemba!

 

Në një sirtar u mblodhën

të gjitha kujtimet,

teksa jashtë rrëshqiste bora

e pashkelur.
Njëqind pushkë u shkrehën

për hatër të atij çasti,

që të shikoja fshehurazi lotët  e padukshëm.  
 

Ndaj do i  thur një kurorë

marrëzisë njerëzore

që është e sigurt

për ardhjen e pranverës..
 

Të lutem, mos u largo si hije,

ose më lër të vij nganjëherë

dhe të të dëftoj se dashuria

varet e trishtë nëpër pemë..

 

PA MISTER

Nuk di të pikëllohem si të tjerët.
As mbaj bileta për një udhëtim ideal.
Sa herë ti bën gjumë, kthehem në statujë me një hije në sy.

Tani mund ta shquaj më mirë,

një qen nga foleja e skifterit,
ngaqë gjithmonë kam me vete pak det..

Më tepër nga gjithçka i trembem të ftohtit.
Dhe kur shikoj pemë, e di se do të rrëzohem përsëri.

E urrej ngjyrën mov, paçka se e di

që krijohet nga e kuqja  dhe bluja.
Gurët më kujtojnë  zogjtë e plagosur.
Edhe kushdo që më lufton me bletë, reagoj krejt  çuditshëm. 
Më parë gris gjunjët  dhe pastaj e vras...

 

Elena Liberopuli

3 Komente

E dyta, fantastike. Rrofsh djalosh smiley

Gurët më kujtojnë  zogjtë e plagosur.   

smiley

Rrjedhin të dyja shumë butë si ujët e kroit me gurgullimë. Faleminderit. 

Faleminderit per kete sjellje. Shume te bukura. Ke link per versionet greke....?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).