Prokuroria akuzon ekspertin Ndoc Çardaku, të cilit i është referuar Gjykata për ekspertizën teknike se ai ka manipuar me provat materiale.

Në Shqipëri prokuroria dorëzoi sot apelimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila javën e shkuar vendosi të shpallë të pafajshëm dy drejtuesë të Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjen e tre manifestuesve gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 21 janar të 2011. Sipas dokumentit që zotëron Zëri i Amerikës, prokuroria vlerëson se Gjykata ka vepruar sipas saj “në kundërshtim të plotë me provat e paraqitura nga organi i akuzës gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke u referuar në fakte e prova inekzistente” dhe se vendimi për pafajësinë e dy drejtuesve të Gardës është marrë në në tejkalim me kompetencat që i njeh ligji procedural-penal për çmuarjen e provave, vlerësimin e analizën e tyre”. Prokuroria i qëndron akuzës së ngritur, duke kërkuar dhe të njëjtën masë dënimi
 
Dy ditë pasi gjykata e Tiranës zbardhi arsyet që e çuan atë në vendimin për të shpallur të pafajshëm komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe drejtuesin e njësisë speciale Agim Llupo, prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Apelit për ta rrëzuar këtë vendim. Në tekstin e Apelimit, të siguruar nga Zëri i Amerikës, Prokuroria analizon në mënyrë të detajuar arsyetimin juridik të Gjykatës e cila sipas saj “i është referuar provave dhe fakteve inekzistente dhe ka tejkaluar kompetencat që i njeh ligji”.
 
Prokuroria akuzon ekspertin Ndoc Çardaku, të cilit i është referuar Gjykata për ekspertizën teknike se ai ka manipuar me provat materiale.  
 
Thelbi i vendimit për shpalljen e pafajësisë, kishte të bënte me faktin se sipas Gjykatës nuk kishte prova që të vërtetonin se vrasjet ishin bërë me dashje, ndonëse pranohej se të paktën dy nga manifestuesit e vrarë, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, ishin qëllluar me armët e Prendit dhe Llupos.
 
Prokuroria vlerëson se “i pandehuri Ndrea Prendi, i vetëdijshëm për karakterin e veprimeve të tij dhe rrezikshmërinë shoqërore të këtyre veprimeve, ka parashikuar jo vetëm mundësinë dhe domosdoshmërinë e ardhjes së pasojave, por ai me vullnet i ka orientuar këto veprime drejt ardhjes së tyre”. Të njejtin arsyetim, me referenca juridiko penale, Prokuroria ka bërë edhe për Agim Llupon.
 
Akuza ka paraqitur më pas edhe një përshkrim të detajuar për të vërtetuar pretendimin e saj. Ajo është ndalur në mënyrë të hollësishme në dy vrasjet për të cilat akuzohet oficeri Llupo. Gjykata u shpreh se nuk kishte asnjë prove shkencore që të vërtetonte se nga cila armë është vrarë Hekuran Deda dhe se sipas saj akuza është ngritur vetëm mbi bazat e deklaratave të disa dëshmitarëve. Por sipas prokurorisë, FBI amerikane ka mundur që përmes pamjeve filmike të tregojë “mënyrën se si ai ka qëlluar me armën e zjarrit, drejtimet ku ai ka qëlluar, e kohëzgjatjen e veprimeve të tij”.
 
Në rastin e vrasjes së Ziver Veizit, Gjykata pretendoi se plumbi ishte i dëmtuar në majë dhe se ishin gjetur ashkla pishe të cilat dëshmonin sipas saj për një rikoshet nga një trung apo degë peme. Por sipas prokurorisë gjykata ka bërë interpretime të gabuara sepse akti ekspertizës sipas saj “nuk flet asnjëherë për dëmtim në majë por në pjesën e fundit të saj”. Gjykata ju referua njërit prej ekspertëve të thirrur në proces, për të cilin prokuroria jep një fakt shumë të rëndë. Sipas saj “eksperti Ndoc Cardaku është filmuar, dhe video është paraqitur në gjykatë, ndërsa shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishën e të ndjerit dhe e ngjesh aty dhe më vonë, kërkon një vegël për ta hequr atë e për ta administruar si prove”.
 
Gjykata nga ana e saj gjithashtu është shprehur në vendimin e saj se Prokuroria “nuk ka zhvilluar hetime në drejtim të itensitetit dhe rëndësisë së sulmit në raport me veprimet e të pandehurve...detyrën e tyre funksionale”. Por në tekstin e Apelimit saktësohet se ndërsa hetimi ka provuar në mënyrë të plotë dhunën e protestuesve dhe mjetet e përdorura ndaj efektivave të gardës, viktimat “kanë qenë të paarmatosur, nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm ndaj efektivave policore jashtë rrethimit të objektit, apo efektivave të Gardës së Republikës brenda rrethimit të objektit të Kryeministrisë”. Prokuroria nënvizon se “asnjë person nuk është vrarë apo plagosur brenda territorit të Kryeministrisë, asnjë nga këta persona të vrarë e të plagosur, nuk ka tentuar në asnjë moment, për t’u futur brenda perimetrit rrethues të ndërtesës së Kryeministrisë”.
 
Në dokumentin e Apelimit Prokuroia vlerëson gjithashtu se “Gjykata në kundërshtim të plotë me Kodin e Procedrës Penale, me një vendim të gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë”, nuk ka bërë rikualifikim të veprës penale. Po ashtu prokuroria konsideron si “një shkelje të rëndë” zbatimin për analogji që Gjykata ka bërë me një vendim të Gjykatës të të Drejtave të njeriut lidhur me vrasjen e një të riu italian në 2001gjatë protestave në Xhenova të Italisë gjatë samitit të G8. Akuza saktëson se ky rast nuk ka asnjë lidhje me atë ndaj dy oficerëve të Gardës.
 
Në përfundim të analizës së saj Prokuroia kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës, dukei mbetur besnike akuzës së formuluar prej saj dhe masës së dënimit të kërkuar në shkallën e pare për të dy drejtuesit e Gardës.

50 Komente

Prokuroria akuzon ekspertin Ndoc Çardaku, të cilit i është referuar Gjykata për ekspertizën teknike se ai ka manipuar me provat materiale. 

 

Ca hyn Apeli ketu?

 

Edhe dicka tjeter:

Kryeprokurori Llalla, akoma nuk eshte shprehur per kete pune. 

Apelimi eshte bere ne baze te nje urdheri te brendshem egzistues qe te gjitha vendimet jo te favorshme apelohen automatikisht. 

Publiku, po edhe une bashke me publikun, akoma nuk e di se c'mendon Llalla per kete pune-vrasjen e kater qytetareve dhe shpalljen te pafajshem te vrasesve nga gjykata. 

T'ja thoni Llalles keto! 

Dhe ta pyesni.

mrroklla , seicili prokuror eshte i pamvarur ligjerisht, per veprimet  qe i gjykon  te bazuara ne ligj.Mendimi personal i Llalles  as nuk mundet te jete ne pyetje, per kete çeshtje.Ai ka qendruar krejtesisht jashte, ketij problemi.Edhe pse keqardhjen e ka te madhe, per ate vaki te rende.eshte tip shume i ndejshem sepse eshte  rritur, .... i vuajtur vete

Nu ka dashur, nuk do dhe as qe ka arresye,  pse te jete i perzier.Nje perzierje, .... do te ishte vetem per  keq.  

Si?

u vrane 4 veta, dhe ne nuk duhet me dit opionin e prokurorit te pergjithshem per kete pune?

nganjehere kur flas me njerezit nga shqiperia, perfshi edhe robt e mi, me duket sikur jam ne Star Trek dhe po komunikoj me bote te tjera. 

nejse, informacion eshte edhe kjo qe ky nuk "krejtesisht jashte".

dikur do i vyeje dikujt. 

 

mrroklla, nje prokuror  kurre nuk duhet  te japi ..."opinion"! Nuk quhet me kot; "Institucioni  i  Akuzes"

Per ate opinion po flas, per ate institucionalin. 

Shefi i Akuzes, nuk ka opion per Akuzen dhe Proceset e Trasheguara. smiley

Ose ka, por rezervohet. 

Opsioni me racional do ishte, fjala vjen qe Llalla te shprehej pa ekuivoke qe MBESHTET prokuroret pra institucionin qe drejton.

Kush njeri normal do e qortonte per kete nje Kryeprokuror? 

Nejse, ai nuk shprehet, dhe kjo me le mua te kuptoj qe ai NUK I MBESHTET akuzat e trasheguara! 

Ej, me shume respekt, te te jap nje keshille?

Mos ma merr per keq!

Per njerez qe i njeh, mos hajde ketu te komentosh nga xhepi yt.

Po te keshe ndonje informacion qe tjetri nuk e ka sekret, hajde dhe ndaje. Po per ndryshe, behet pak muhabet i skicshem ky, ku une flas per nje person te huaj per mua si person dhe ti vjen dhe mbron nje njeri tendin qe e pelqen. 

Me fal ee? 

Mroklla, nuk di ca dreqin pati faqja por nuk hapej ndaj me vonese po te sjell nje interpretim lidh me sa shprehe.Nuk nisem fare per opinion, por gjykoj per nje realitet ashtu sikunder e di.Ky vertet eshte miku im, por nisem si e njoh dhe jo si mik. Ai ne kete ngjarje ka qene larg fare..
E kupton mire qe njera prej arresyeve qe e cuan aty ka qene dhe bindja e dikujt qe ai, ..." si i joni... do kontribuoje..."
Nuk i duhet kurre te kontribuoje ne te miren e vrasesve....Ai i ka lene liri veprimi te vertetes plotesisht....!Te siguroj per kete!Une kete dua te ve ne dukje.Po se dikush mendon qe ao te udheheqi punen e ka jo drejt.Kaqe !
Une kete mendim kam.

nganjehere kur flas me njerezit nga shqiperia, perfshi edhe robt e mi, me duket sikur jam ne Star Trek dhe po komunikoj me bote te tjera.

e dijsha qe nuk isha i vetem ne ket perceptim. po prap kur e shef te shkrujtme, te vika mire. smiley

Aman o grave, mos na bej qe te na vije keq per te.....

 alidemsi, po  jo more mik pse keq? Ai eshte i tille.Nuk duhet te japi  "opinion" kur dosjen e ka tjeterkush dhe ca me shume qe eshte nderkombtarizuar problemi.....Eshte "patate" shume e nxehte, e cila nuk i dihet  kur do zeri te ftofet ne mejdanet publike

Po jo ore, duhet ta jape dhe duhet edhe te orientoje hetimet, e sidomos per raste kyçe qe kane te bejne me fatet e demokracise..... jo po t'ja lere Gezim Kulufit, hetimin se eshte i pavarur.....jo, Grave, jo, nuk jam dakort me ty. Ai nuk duhet te ndikoje, por jo te orientoje, apo qofte dhe te diskutoje me grip pune te tilla raste.....

Detyra e prokurorise eshte te te akuzoje e te coje ne gjyq.ne kete rast ata duket se ia kane bere hyzmetin punes.Kerkuan ekspertizen e  FBI  qe ka ndoshta laboratorin me te mire te botes.Fajtor te shpall gjykata e cila hedh poshte ekspertet e FBI dhe pranon ekspertin prej Tropoje.

Po eshte njofme pergjigja mre ..

Llalle moj llalla ../Une hidh uje e ti prap e bardhe smiley

Kjo Prokurori eshte e njeta me te "akuzuarit " e Grushtit te Shtetit te Sali Berishes ne 98... Si prove Filmike nuk merrej Spahia qe dha deklaraten per "Shteti u Rrexua " as pamjet ballore te trimave te PD-hit me anti tanke para k/Ministrise , as Trimat me Tanke para PD-hit qe prisnin komanden e Xha Saliut " Per Para " ..etj etj per ti vertetuar si pjestare REAL te nje Grushti Shteti me vandale e rugacer te armatosur qe sot jane ne Krye te Shtetit ,dhe akuzojne protestues me Cadra dhe ...Njat Ed Ramen qe s'dukej or tie " ...po merreshin ca pamje filmike ku prokuroi akuzonte 

Te nderuar Gjykates personi qe i duket menga e xhaketes dyshojme te jete Sh.Memia pasi mba veshutr te njejtin kostum " smiley

Dhe gjykata e rrexoi me deshmine e nje rrobashitesi se "si ai Kostum kane blere mjaft Veta ne dyqan te tij "

Si gucojne prokuroret e kuq te vene ne dyshim drejtesine naltmadhnise...?

Kelyshet e kuq, niperit e Hysni Kapos!

fgm , e ke serozisht a ben humor?

Ne litar, prokuroret e kuq, ne litar!

/une nuk bej humor kurre tek peshku. Peshku eshte dicka qe nuk mund te besh humor me te!!!

Ka plot..... te semure kjo bote!

Grave-po me zhgenjen.... smiley  djali eshte sarkazem e gjalle.. smiley

galile , e po ku ta kemi mendne me pare a derbardhe.Ketu te gjithe  sikur tallen, me hallet ...tona.

Ky laneti,  me ngriti nervat.Dhe per nje çike... e desh e shava

smiley 

fgm;  Nese e ke fjalen per Mirjanin, e ke gabim............

Me sa duket me siper, gjykata ka bere punen e avokatit mbrojtes; kush duhet te beje rolin e toges gjykuese?

"Sipas saj “eksperti Ndoc Cardaku është filmuar, dhe video është paraqitur në gjykatë, ndërsa shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishën e të ndjerit dhe e ngjesh aty dhe më vonë, kërkon një vegël për ta hequr atë e për ta administruar si prove”."

O Bame, po keto jane pordhe me rigon mer daj dhe keto tregojne edhe nje here pepergjegjshmerine e asaj prokurorie e atij prokurorit qe na beri Grava per te ardhur keq..... A e kupton tani se sa te pergjegjshem qe jane keta prokuroret tane, se ajo grimca e drurit qe qenka filmuar e ka kthyer kokeposhte tere ekspertizen, dhe keta prokuroret e paskerkan pare dhe nuk e kane plasur brenda kete vemje, por e lane qe t'ja perplasnin ne Apel...... A e shikon se sa mbrapsh qe jane...... dhe Grava thote qe ai Llalla qenkerkesh burre i mire.... JO, jo, jo o Grave edhe ai nje plehre si te tjeret eshte se po te ishte kaq burre i mire siç po thua ti, me kete akuze te re, drejtuar Apelit, ky menjehere duhet te denonconte ate lloshin prokuror qe ndoqi ekspertizen dhe e la ate Cardakun te manipulonte provat........ 

oh sa mu ngriten nervat me kete palo prokurori dhe kete palo prokuror...plehra....

 alidemsi e kupton sa gure jane levizur... e po levizen,  apo nuk po e merrni vesh as Ju.Nje strukture e tera,  per ta sfumuar.Dhe jo per sot, por ...per neser.Mos ju vurni faj  atyre,  qe as nuk e kane  marre vesh pse i vune aty..

Por..... plehra nuk jane !Them per njerin qe e njoh mire

O Grave..... kam nje mikun tim nga Mallakastra..... kur behet llaf per tipa si ky qe thua ti.... ai thote...... ore mik e do per dhender apo per te mbaruar pune...... E ate Dhallen atje nuk e kane vene per dhender, por per te bere punen, e per mua nuk eshte burre i mire ai qe eshte ne nje vend pune nga ku varen fatet e shume gjerave dhe njerezve, e nuk eshte i zoti te nxjerrre qimen nga qulli...... ka pune qe duan kollare dhe gishta te njome, por ka dhe pune qe duan gjemb..... e puna e Dhalles do gjemb, qe ai nuk e ka, pasi ja kane qeruar qe ne vazo.....

a ka shume si keta nga Mallakastra? dhendrri duhet i zoti,gjemb i vertete...ti dal zot çupes...te kryeje pune...jo humbalaq se po e shef vajzen me femij e katandi te baba...

Nuk eshte nga Mallakastra moj  Zana jo!

Ka moj Zanushke, ka.................

Llalla, mallakastriot, mos o zot, s'ka Llalle Mallakastra, diku gjetke po.

smiley 

Pse ca ke me camet ti moj? smiley

U pa puna, duhet parë Star Treku, nga fillimi në fund. Po hajt të gjesh kohën! smiley

Se c'kam nje frike une qe keta te dy do "merziten" nga zgjatja e pafund e gjykimit nga njera shkalle ne tjetren dhe do arratisen ne ndonje drejtim te paditur!

Mire do bejne qe do ikin se nuk jetohet ne kete vend muti ku njerzit s'te lene as te gjuash me arme per qejf tat, ju dalin plumbave perpara dhe te fusin n'pesqin telashe. Ishalla te pakten dalin te pafajshem dhe ne shkallet e tjera te gjykimit qe ky mut mileti te mesoje te shofi punen e vet. Bile edhe Ndoc eksperti duhet te kerkoje strehim politik gjekundi se institucionet e persekutojne duke e ndjek me kamera edhe kur can drute. 

smiley

 

kapidani t'ka cu i here fjale...ti po e ngatrron veten kot or ti Noc! smiley

Tash ket Nocin,pse s'e arrestojne per manipulim provash,meqe faktet qe ku jane?

Apelimi i çeshtjes pritej

te shofin nese kesaj here hetimi do hetoje organiziminin, zhvillim dhe perfundimin e 21 janarit

Llopu qellon mbi te ndjerin Veizi drejtperdrejte, nderkohe gjykata bazohet te ekseprti Cardaku (nga tropoja) dhe jo te FBI dhe thote qe plumbi eshte rrikoshet. Po aty ska asnje peme perpara dhe kjo duket shume qarte nga pamjet. I bie qe plumbi ka dale nga arma ka ber nje xhiro nje dreq e di ku, ka marre nje cope ashkel eshte ulur poshte dhe ka perfunduar te viktima dhe pikerishte aty ka lane ashklen. smileysmiley Kete as njeri ne bote se beson dot,as vet Cardaku

 

Këta "ekspertët" janë pjellë e gjykatës. Ata seleksionohen në rrethin e gjithë nastradinve mashtrues, emrat e dosjet e të cilve i ka hazër policia. Subjekti "ekspert", për nga shkalla e perversitetit, zgjidhet në funksion të vendimit, fajtor-jo fajtor.  Vetëm atëherë leshkot shqiptarë kuptojnë se për nga niveli i inteligjencës ekspertët tanë u japin ujë në bisht të lugës ekspertve amerikanë, vetë microsoftit.

Ha-ha-ha...po qesh me ata dy "ekspertët" që gjykata i solli për të shpëtuar I.Metën. Qesh, sepse ata pa pikë droje pinin kafe përditë me avokatët e Ilirit dhe temë e bisedës ishin paratë që merrnin (jo nga ghykata për ekspertizë, por nga pala mbrojtëse). S'kishin nga t5 kishin frikë. Me opinionin qytetar ata fshijnin bythën. Rrugaçë është pak t'u thuash.

Petro eshte mbushur peshku qysh tani, kan filluar fushatet vemjet e Berishovicit.... merren me fyerje personale dhe me shpifje. Ate strategji kan pas gjithmone, e kan trashegim nga ish-fuksat me te qelbur qe ka pas sistemi i kaluar komunist.

1oora! Është mbushur the? Po ata këtu kanë qenë të pranishëm prej kohësh. Ndonëse te PPU-ja mbizotrojnë komentuesit objektivë, kanë patur përherë zerin e tyre dhe përfaqesuesit e pushtetit. Me komoditetin që sjell anonimati i nofkës, pushteti berishist nuk mund të nënvlerësonte rolin e këtyre faqeve sociale dhe ndikimin e tyre. Kanë patur kohë që eksponentë të spikatur t'i shpërndajnë nëpër forume virtuale, të cilët ne të dy, por dhe të tjerë, i njohim. Ndërsa ne mbrojmë me argument të drejtën ndaj qeverisjes, kombit, atdheut, ata, në mungesë të argumentit, ç'do bëjnë? Do shajnë...socialist, komunist, komunist kriminel, bllokmen, vrasësa. Mer vesh ti ç'bëhet? Një 50 vjeçare si Topalli, ish shërbetore e regjimit të kaluar, i thotë Tahiri,(7 vjeç në '90), bllokmen, vrasës-kërko falje për krimet!

Petro... a eshte e mundur?

Po nuk ka gje te keqe. Temena eshte. Dikush e ben me doren lart, dikush me deshmi/vendim ne gjykate. Por ketu nuk po flasim per mua personalisht. Keto ndjenja i ka vete AI qe e ka ne zemer Shqiperine dhe Shqiptaret.

E din ti qe AI, zgjohet me kengen "Per ty atdhe" dhe flen me kengen "Vajza me kacurrela"? Hic nuk e din!

E ke gabim  !Ai zgjohet me gam-gam style ! Kur flet për borxhet ngjon nën surdinë "për ty atdhe"

Bukur kendon dhe ajo e uruar Qerime. Dy zogj dolen prej xhenetit.

Hipokrizia dhe Cinizmi i sali Qenit arriti KULMIN ne Lushnje .Ky plak Germuq qe ...perseriti po ne anen e pasme te Medaljes , asaj Karagjozes te famshmen ..."Ini Yve pa jemi Ne "...me nje audience Qorrash e Shurrakesh ne pyetjen Provokatore per 21 janarin ( 100% e parapergatitur ) "ka shume festa" tha dhe do tregohemi te Kujdesshem ...Po qani JU qani Ju familjet e te vrareve se do u Jape nga nje Gote me Llalle ai .

Dhe cudia me e madhe ..U duartrokit nga salla .... 

Perseriti se kam pas 83 metra Katrore , ( maksimalja e dy dhomave e nje Guzhine per jetesen normale ishte 49 metra katror , me dy femije ) dhe kam qen KARdiolog , duke u meshuar rrokjeve te Para . Harroi te thote qe kam VDEKUR dy njerez ne Operacion..... po nuk me cilesuen 'antikomunist " se na ishim per te tjera KOHE !

Dhe prape U durtrokit nga Salla ....

Vetem i duhet Kujtuar Partise se TIJ ,  qe ne ato SALLA akoma nuk ka pushuar jehona e duartrokitjeve me thirrjet "Enver Hoxha"  ......nga Po ata NJEREZ !

...Ky plak Germuq qe...

e thote per babasqapin xakja, ky djalosh mustaqe-padirsur

Ti mburu o derebardhe se une them per PATOPSIT ......ti te pakten e ke NJE ... Dhe nuk ka rendesi ne se je Germuq apo " krenar po i 10 ..... smiley

Edhe njehere qe te erdhi rasti te mbledhesh monokoqsit pas vetes , ja FUT vetes ...????

“Ditët e pushimit rëndojnë mjaft sipërmarrjen private, se ne kemi plot ditë pushimi. Do e shyrtojmë me shumë vëmendje, sepse ngjarja ashtu siç thatë ju është absolutisht mkreullia shqiptare. Kongresi i Lushnjës është de facto jetësimi i pavarësisë së shqiptarëve, themelimi jo vetëm i pluralizimit, por i tërë sistemit demokratik modern i Shqipërisë”- deklaroi Berisha

ne fakte te drejte ka ene binesi sepse i bi me pagu 2 dite pushim ne janar.Mgja kur  populli oshte happy ene bisnesi dhe opozita happy duhet te jene smiley 

 

organizma shteterore te pavarura ne GOJEN e nje Lefqensi te MIN Brendeshme sulmojne OPOZITEN !!!!!!

Opozita nese ka Integritet dhe Kupton se eshte ne nje Sistem Demokratik nuk duhet te ndalet tek Çardaqet ... Atje kane ngritur Krye Trimat "Oller" me kercenime si me qene ne Kohen e Bajraqeve . kercenime Publike qe ne Kohene Diktatures ndodhnin vetem ndaj Te Huajve !

Dhe misioni OSBE ...Hesht . Organizmat e NATOS heshtin ... BE ..Hesht . Kur Policia e Shtetit nepermjet nje zyrtari te paguar edhe me Parate e Opozites leh e kercenon Opoziten nga Podiume Shtetrore sikur me qene nje Bandit Rrugesh .

Olli zv .Minister i Brendeshem ???????????????

Opozita duhet te beje Presion qe Urgjentisht ky njeri te shkoje ne Doreheqje dhe te perballet me nje proces penal si Kercenim Fizik i Opozites .Te mos mjaftohet vetem me ate mashtruesin gjynahqar si" ekspert Vucidoli " me ekspertiza çardaqesh . Ai eshte nje kuakkuarakuak qe jeton me lemosha Korupsioni Moral e Monetar .Teknikisht hera e Pare ne Historine e "rikoshetave " digjohet nje Skandal i TILLE ...plumbi ben rikoshet ne DRU aq me teper ne Pisha te BUTA ???????? Dhe ushtaraku me i rendomte i cdo Hallke do tallej me keteekspert çardaqesh 

Ndryshe as mos te mendoje per ZGJEDHJE pa KERBAÇ Policesh ! Ose le të mjaftohet me mashtrimet e llafkave të Fartsve dhe të mos Lexojë Realisht se kush i garanton ZGJEDHJET . Malli Ai Polic bashkisë që i nxirrte me HU Punonjsit ! 

Dhe deri tani ka dalë njcopë Injorant nuk kane dalë sqepërit e Kopesë sekari se kari se karistua një DHI !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).