Cfare behet me Albetrol-in? A e pagoi garancine prej 100 milion Euro bleresi? Nese jo, a e sekuestroi shteti garancine e ofertes? Nese jo, a ka nisur hetimin prokuroria per fajtoret e kesaj humbje?

10 Komente

po ik o burre se kemi hallin e fagotit te Lisien Bashkurtit i here

mbrapa merrna dhe me ALbpetrolin, se sna shpetoi smiley

lol tushe

Pse si te duken ty episedet e Plenumeve ku afishohen vlerat e Marksizëm -Leninizmës ?  Kush ishte ai ne te majte ...

Ajo /shit ....si duket eshte perkthyer keq nga anglishtja . Shteti i sqeperve do sheeet gjithe vendin na qahemi per nje Albpetrol .....

Kuazi. 

Garancia e Kontrates 85 Milion Euro . qe supozohej qe ishte garantuar nga : American chartered Bank ne Chickago NUK EKZISTON. ishte nje genjeshter e Tacit dhe Patton Bogos. Kjo gje e konfirmuar nga avocati i kesaj banke se : Kjo banke nuk ka ansnje gisht ne kte transaksion.

 

Ky me poshte eshte nje shkrim qe une doja ta Postoja kety ne peshk:

 

Ne kerkim te parave per Albpetrol-in. 

 

Taçi takon miliarderin serb Knezeviç

Pasi fitoi Tenderin per privatizimin e Albpetrol-it ,Taci (Aksioneri kryesor i Vetro Energy) deshtoi ne nenshkrimin e kontrates me METE ne afatet  ligjore (5 dhjetor 2012 ishte data e fundit). Qeveria Shqiptare nga ana tjeter ,nuk ben te qarte dhe transparente nese eshte akoma ne negociata me Vetro Energy per te neneshkruar kontraten  e shitjes se Albpetrol.

Sic del nga gazeta Dita (qe i referohet shtypit serb dhe atij malazez) Taci eshte takuar me miliarderin serb Knezevic .A eshte ky takim nje perpjekje e Tacit per te gjetur nje finacier/partner per te neneshkruar kontraten me Qeverine Shqipare? Cdo dite behet edhe me e qarte qe Taci nuk mund te gjej financim nga banka serioze , dhe tani ai eshte duke kerkuar nje finacues privat.E vetmja bank qe mund te financonte Tacin (Banka e Azerbajanit) i ka prishur mardheniet me Tacin pikerisht per parate e privatizimit te ARMO-s. Duket se kete rradhe do jene PARA serbe qe do privatizojne Albpetrol. Ju Kujtohet Pushkar qe u shfaq ne shtator para privatizimit te Albpetrol?

Qeveria duket qe i ka dhene drite jeshile Tacit per te kerkuar nje financier per Albpetrolin dhe duket se eshte e gateshme te prese, megjithese nevoja per para eshte e madhe.Pse? personalisht mendoj qe kjo ka te beje me garancine e kontrates 85 milion euro , te sigurar sipas Vetro energy dhe konfirmuar nga Patton Boggs ne "American chartered Bank "  Chicago. 

Ligjerisht qeveria Shqiptare duhet te Prishte Kontraten "A" me Vetro Energy duke i sekuestruar garancine e kontrates. dhe te hynte ne negociata me oferten e dyte me te mire.

http://gazetadita.al/taci-takon-miliarde...

 

Shikon se c'thote Komisioni i Tenderit ne piken 13 kur shpalli fitues Vetro energy :

 

13. Në lidhje me garancinë e ofertës, së kërkuar në paragrafin 4 të kapitullit III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 107, kandidati ka paraqitur një garanci bankare, lëshuar nga American Chartered Bank e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në datën 23 gusht 2012, në shumën prej 85,000,000 eurosh, një shumë, e cila përbën 10% të ofertës totale të paraqitur nga kandidati. Mbas kërkesës për sqarime në lidhje me garancinë e ofertës,  kandidati ka deklaruar se “ka bërë që tani përparime thelbësore në sigurimin e garancisë së kontratës (e cila do të depozitohet në një nga bankat më të njohura/vlerësuara) për këtë transaksion. Koment: Për të vërtetuar më tej përshtatshmërinë e garancisë së ofertës, Komisioni ka kryer verifikimet e tij dhe, gjithashtu, i ka kërkuar konsulentit Patton Boggs kryerjen e verifikimeve përkatëse pranë Amercian Chartered Bank. Me anë të letrës së datës 25 shtator 2012, përfaqësuesi i konsulentit z. David Farber ka konfirmuar kryerjen e verifikimeve pranë kësaj banke, duke njoftuar komisionin se garancia është e vlefshme dhe e mbuluar me një kolateral të mjaftueshëm. Në këto kushte, ne vlerësojmë se garancia e ofertës është e vlefshme dhe përmbush qëllimin e saj

Lexojeni te Plote nga fletorja zyrtare kete po deshet:http://qpz.gov.al/botime/fletore_zyrtare...

 

Kuazi, ku eshte humbja ne rast se ju nuk donit te privatizohej?

Me humbje kisha parasysh mos arketimin nga fituesi te shumes se garancise se ofertes prej 10% te shumes se ofruar per ta blere Albpetrolin. 

Ngado qe ta rrotullosh o Kozi tek ti dhe une i 500 leksh i vjeter mas nja 14 vjetesh do vinte si shitet si nuk shitet.

doli argita pronare,ia kishte lene gjyshi

 

do e merrka kinezi

Po ka shume mundesi.. Ai eshte ofertuesi i dyte me i mire..

Por a do te sekuestroje dot garancine e ofertes se Vetro Qeveria Shqiptare?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).