Nga do t'ia fillonit me zhberjen e 'lemshit' ne Shqiperi? Dicka thelbesore, konkrete, mundesisht largpamese...

Si do ta benit?

Falemnderit paraprakisht!

72 Komente

mbyll ppu , e kush te kete dicka per te thene te dale ta shpalose  ne Agora

Pike se pari do te blija nja 30 gjyqtare angloamerikane do ti paguaja me nja 30. 000 euro ne muaj per nja tre vjet rresht, qe te benin disa gjyqe te pastra dhe ketu fillon e ardhmja...... nuk ka rruge tjeter... Po nuk u hoq dore nga pandeshkueshmeria nuk ka qetesi,  paqe dhe prosperitet ky vend.....

Edhe 5 gjyqtare japoneze me 200 mije euro ne muaj per te mbikqyrur keta te 30.

falemnderit alidems per pergjigjen

d.m.th pandeshkueshmeria

ne lidhje me zgjidhjen qe i jep, a nuk do duheshin dhe disa vite nga ana e tyre per njohjen e legjislacionit shqiptar (per te mos permendur dhe disa vite pervoje te nevojshme per zoterimin e tij)? 

 

he mo mire se nuk do ti marrim me te vertete e aq me teper neser... po ketu duhet te filloje.....

ps

Po perse duhen ata japonezet, ket nuk e kuptova Emo..... Pastaj e ke llafin per gjyqtare apo per samuraj...?????

Se anglosaksonet do I korruptojshim ne ven. Mrena mujit.
Po, samuraj. Ai stad jena. Gjyqet jane per te tjera shoqnira.

mire, mire po ja ta degjoi njeri llafin e ta ben realitet dhe t'i solli ne Rinas, apo 1 kurs 6 mujor te plepat edhe mbaroi puna? smiley sa per shaka kjo se une pyetjen kam shtruar keshtu si gjysme-seriozisht.

 

nja dyqind petrita mjaftonë..

 

Programe speciale trajnimi  neper komunitete , departamente pune , dhe parlament me still dhe teknike amerikane ose kanadeze. kur them  keshtu kam parasysh qe teknika e punes ketej , ka te beje me respekt , pergjegjsi, seriozitet, pasion, marrdhenie te frytshme, pune te lodhshme dhe kenaqsi ne fund pagese  ne krahasim me gjendjen ne Shqiperi, ku pihet kafe ne orar te punes ne klube , shkohet te mbarosh punet e tua personale ne orar te punes , lihet puna perjgys per neser - pune e madhe - vidhet , abuzohet , korrupsionohet deri ne degjenerim- dhe nuk paguhet asgje ne fund .

Trajnim me standarte te larta urgjent! Edukim nga e para !

Si fillim do fusja ushtrine turke ne shqiperi te bente i grusht shteti ti rraste te gjithe mrena. Pastaj i referendum me pytjen e thjeshte: A doni ti bashkengjitemi Gjermanise? Ene hajt shnet.

E di si eshte puna? Ne shqiptaret kena vetem llafe.

dakort e pra . po kur u edukuam dhe morem dhe nje kulture tjeter , pervec llafeve , kemi fillu bejme dhe punen smiley

Mos i jep shum rendesi vetes. Ne Shqiptaret nuk edukohemi ndonjehere.

E ke gabim. Shqiptaret jo vetem qe punojne me mire se kanadezet ( ato qe njoh professionals ketu ) por dhe jane nderuar per punen e tyre . Varet , ka qe punojne dhe nuk heqin dore nga vjedhja edhe pse jan jasht , nuk duhet te flasim ne total ne fakt se bejme gabim.

 

Shqiptari ka dhe nji veti tjeter interesante. Del i pari me Flamur te huaj, por del i fundit me Flamur Shqiptar.

sapo vodha nji qese me lajthi te pjekme. Edhe letren higjenike, ktu te puna e marr. E pse ta blej?
Mos t'flasim per letra e stilolapsa pastaj...

Tashi qe i gjete mundohu ti prishesh dhe pastaj jepja nanjonit qe t'ja futesh.

n'fakt plani A ishte me i shit po plani B ngelet ky joti

nga emerimi i Pjerit ne krye te burses se tiranes

Direkt falimentim Albansdaqi

Eshte bo me pare, ne forma disi te egra ne fakt, por thate se nuk ju pelqeu...

Ai ven kish nevoje per tranzicion kinez...

Do perzija gjith shqiptaret nga shqiperia!

S'e ben dot! Po t'i perzesh te gjithe i bi te "perzesh" edhe veten, qe i bi qe do ikesh me deshire, pra nuk je vertete i perzene. Ulu 4!

Shume fatkeq konstatimi yt profesor.

Qe si fakt, mohon qellimin e postuesit origjinal.

Meqe nuk mund te fillohet, atehere nuk mund te mbarohet.

/Me jep nje 5 me paterica, dhe ke nje 2mij leksh te zhubrosur per kafe!

sti merr njeri  smiley

Institucione te pavarura. Pushtet vendor me autonom dhe forte financiarisht. Infrastrukture te hajrit. 

Se pari,

 rrezimin e qeverise Berisha me vote!. Largimi i Berishes nga pushteti me 23 Qershor 13!! 

Se dyti,

Forcimi i KLSH duke i dhene atij autoritet ekzekutiv ne nivelin e Prokurorise, dhe te drejten per procedim penal ndaj shkelseve te ligjit ne administraten shteterore

Se treti,

Hapja e dosjeve  te vjetra, largimi i ish komunisteve nga detyrat shterore ekzekutive.

Se katerti,

Hapja e dosjeve te reja per te gjithe qe  me pare kane qene te akuzuar per krime abuzime me pronen shteterore, shkelje te ligjeve ect., vjedhje  abuzime me  fondet publike  duke i fut ne burg te gjithe te korruptuarit dhe abuzuesit me detyren

 Se katerti,

Berja gati e dosjeve, per te gjitha ata qe do te bejne te njeten gje me detyren shteterore. Denim pa kushte ( imunitet e ct) te cdo personi qe abuzon me detyren shtetrore, partiake perpjekjeve per tju shmangur ligjit.

Me nje fjale , mbas rezimit te Berishes, duhet te ringrihet sitemi i drejtesise, i ligjit dhe i ndeshkimit pa perjashtim pa kompromise! Te jete shume i forte, i ashper!

 Si do te ngrihet ?

Kjo eshte sfide.

Populli duhet te shikoje ndeshkimin nga larte- posht! Askush nuk duhet te jete i privelegjuar perpara ligjit, as cdo Kryeminister! As cdo  Presidenti! Ikuq blu apo i bardh qofte ai! 

Uee. Ti qeke fantastik fare.

Fap fap fap i zgjidhje te gjitha gjonat ne leter.

Nga do t'ia fillonit?

per vlonjatet...  

po e nisim nga portjerismiley
te lumte  Aleko Berberi.
mbrojta jone shtylle betoni,
Kreshnik Cipi te timoni.
Rrapo Taho djal azgan,
ne............................
?             plotesojenismiley

 

ndersa per temen:   1)  do ta filloja nga pastrimi i plehrave ne pergjithsi.. rruget, lagjet perrenjte, lumenjte  etj etj....

2)  do shperndaja  nja 1 milioin kopje  te VQ..   te tjerat rrjedhin natyrshem vet pastaj..smiley

 

O Belul, e ke degjuar cfare skandali Flamurtari-Bylis 3-0. 2 gola ne fund me lojtaret e Bylisit qe i  largoheshin kundershtareve. Trukim i paster. Shitur per baste e kuota skedina. Vete tifozat Flamurtarit kane reaguar te neveritur. Shihi neper fb te faqet e tifozave.

pashe  dje ca reagime ne faqen Flamurtari ne FB,  po te them te drejten   nuk kuptova  si qe puna.. kush ja shiti kujt etj..  nuk e ndjek   kampionatin shqiptar une  hunter..    ndonjeher,  hedh nje sy, kshu,  neper të nga kurioziteti...

Jo as une shume, por kjo ishte e madhe. Shkurt, lojtareve te Bylis i erdhi lajmi qe kuotat skedina nqs hanin 3 gola ishin rritur. Edhe i kishin hapur portat vete, urdhero shenoni edhe 2, se kshu e kemi nje pune.

dmth,  nuk e  kishte blere Flamurtari  ndeshjen,  por  ata po humbnin me ''deshire''..

nejse, e kam thene dhe here tjeter.. nuk e kuptoj,   si ka mundesi qe kampionati shqiptar   perfshihet ne  baste...  kush  luan  leke  me ndeshjet  e kampionatit shqiptar????

Jo jo, po s'ka nevoje te bleje ndeshje Flamurtari me Bylisin. Bylisi vete e hapi porten per pune bastesh. Thojne qe jane ca kompani aziatike qe i kuotojne ndeshjet shqiptare. E ka felliqur futbollin kjo puna e basteve me skedina...

shqipris duhet t'i shohesh anet e mira, se nuk ma ha mendia qe te mos kete hiç te tilla. pikerisht keto duhet bere çmos me i mbrojt, si te rralla qe jane, se jane baza e kombit. atje ku ky ushqehet. vdiqen keto, vdes dhe kombi vete.

ne fakt boten (si dhe arsyen njerezore te shendoshe) e prishi KOMUNIKIMI i tepert (duke filluar nga rruget, hekurudhat, vaporet, aeroplanet, dhe perfunduar me internetin dhe çatin virtual). njerezit e nje vendi e krahasojne veten, fare lehte, me njerez te nje vendi tjeter, me te cilet nuk kane (pasur) fare lidhje, se ndahen prej mijera vjetesh histori dhe formin veçmas. 

shqiptari shef amerikanin dhe vetja i duket direkt majmun. kjo eshte e keqja me e madhe sotme dhe qe duhet ndaluar, se ndryshe nuk do te kete me shqiptare.

ps: pra kete teme pa sens, zevendesoje me nje tjeter qe te titullohet : cilat jane anet e mira te shqiperise dhe shqiptareve ?

Jo Kureshtar nuk eshte keshtu, shqiptari shef nje amerikan dhe i duket vetja superamerikan, ufo fare, kurse shqiptaret e tjere i duken majmune. Kjo pune ndodh me çdo shqiptar, keshtu problemi eshte i zgjidhur, ne muhabet tek e tek nuk ka shqiptare, pra nuk ka problem.

Eshte ai paradoksi i Rasellit, por tani e kam harruar, me duket se eshte: kush e rrojti berberin e fshatit? Ne e kemi zgjidh, i fusim nje te rrume edhe logjikes, qe ku dul.

me duket se nuk e kuptove se ça thash. 

vetem kete blog po te shohim, te gjithe ankohen prej shqiperise qe i ben me turp, shumica akoma nuk prezantohen jashte si shqiptare, pikerisht po prej turpit qe u shkakton vendi. a e kuptove temen qe ka hap tjetri ? kerkon zgjidhje me zgjidh lemshin shqiptar, me qellim permiresimi. cilin permiresim, ti ngjajme botes. 

komenti tend (i turbullt si perhere) po ashtu kete po sygjeron, qe jemi me te keqinj nga bota. 

une them se ne do fillojme vertet te ndryshojme (te fitojme krenarine kombetare, jo ate individuale per te cilen flet ti dhe qe e kemi ne gen), kur shqiperia dhe shqiptaret do te na duken njerez normale (ne vetvete, jo te krahasuar me te huajt). 

bile thash qe ne kete pike, eshte komunikimi qe na ka prish pune. iken maloku dhe vjen ne tirane se i duket si Tokio, e vjen japonezi per turizem ne malesi. a e kupton se ç'behet a jo ?

Puna eshte se eshte i prishur komunikimi edhe midis ne te dyve, megjithate nuk ka problem, art absurd, dmth jemi moderne, amerikane (te pakten ne te dy).

cilin permiresim, ti ngjajme botes. 

ke lexuar pertej pyetjes d.m.th e ke transformuar. nuk eshte permendur as fjala permiresim e as nuk eshte pretenduar 't'i ngjajme botes".

pse kerkon te zgjidhesh lemshe atehere ? ne çfare te shqetesojne ?

Shume dakort me ty.

Ah sikur te kish nje sistem qe te ndalonte komunikimin dhe krahasimin me perendimin?

Sikur te kish nje sistem qe te fuste brenda per agjitacion e propagande po ta ktheje antenen nga TeleNorba...

Ah sikur, cfare nostalgjie...smiley

telenorben e shihnim se na e ngrihte, bile me poetike ishte kur shihnim grate e lagjes kur laheshin te shtunave, ngaqe kortinkat nuk i kishin deri fund te xhamit.

si dhe e di pse s'bie komunizmi ne kube, ngaqe tele norben e jetojne ne realitet kubanet. seksin e kane si buka e djathi. ndersa ne dhe ne demokraci, nje film me te puthme nuk bejme dot. atehere morem vrapim per pak seks rrugeve te botes se na rrejti Tele norba. 

po me liberalizim te seksit viziv, mban dhe amerika gjalle kapitalizmin. nejse.

 

Do hapja dialog per decentralizim te thelle administrativ te Shqiperise!

Te thelle fare! 

 

dy dhoma parlamentare, pra. një senat me 12 vende, aq sa janë dhe qarqet, dhe më pas dhoma e ulët. Për çdo ligj strategjik dhe kombëtar, të jetë nevoja e marrjes së 7 votave të paktën nga senati. 

 

nuk zhbehet lomshi

lemshi eshte vetem per ti vene flaken e ta thuresh per se mbari nga e para

lemsh je vete ti bedrije (nje here thu qe jeto mire dhe fito 10 euro ne muj, diten tjeter qahesh). çfare do te çbesh e te besh, filloje nga vetja them.

a ke brisk ti shpirt ?

Do i coja shqipot perseri ne shkolle te rimesonin strukturen e fjalise dhe paragrafit.

ti me kujton plakun tim, qe kur ikem ne nga shtepia, e preu nje natyre te qete me pjeshka, te kompozuara ne skaj te tabllose, per ti "vendosur" keto ne mes te tabllose, se ja vrisnin syrin. 

Nje diqka konkrete, qe me vjen ne mend, moratorium me mbyllje televizionesh per nje kohe te pacaktuar..

Une propozoj qe te ushqehen te gjithe shqipot me grosh per nja 1 vit. Te lirohen nga kapslleku qe i ka zene 

Problemi është se ca tipa kanë ngërnë gjithë jetën fasule, e nuk ndryshojnë dot aq lehtë, sadoqë mund të jetojnë në Nova Jork. E kanë kapsllëkun normalitet. smiley

Une kujtoja qe grosha shkakton thjesht meteorizem.

p.s. Per temen jam dakort me Mrrokllen.

Snare ka thënë, të hanë grosh -> që të lirohen nga kapsllëku.

(Ok?)

Dhe jo, të hanë grosh -> që të kapen kaps! 

smiley

Kujtuar mirë, po ashtu, kryesisht, mësuar mirë; nxitimi për të replikuar, mund të ketë lindur nga "figurativizmi" i komentit tim.

Spec djegës meksikan - kështu doli komenti i Robertit! smiley

Ne nje vend me kapi kapsja, po jo aty ku thua ti. Mund te kishte kapsur, fjala bie, edhe tek vlera e shtuar e aksioneve te Co2, qe kam blere pas keshillave te Pjerit.

Ne cfare burse i bleve???

Ja ashtu, nen dore si me thene smiley

Ki kujdes..."inside trading" denohet rende! Ligji anglosakson eshte drakonian ne krahasim me ate latin. 

yep groshe , si ky ministri jone i pa-drejtesise

duket si pjate  plastike a alumini..smiley      tamam   pjata e Sulos  te ''lulekuqet mbi mure''    bile edhe ajo tenxherja e madhe..     ''oreks te mire femije..smiley

interesant ........

 

pse o vllazen te ni gjaku

ne per din e per imane

i futena ni rruge qorrsokaku

ne ven meu kthy me ba vatane

ps

keto vargje simbas meje jane rrugezgjidhja

Pytja kerkon dicka konkrete, por vete pyetja nuk eshte konkrete ihere.

Njerzit qe kane ushtruar sadopak pushtet e para ne shqiperi jane shume te molepsur. Ose duhet ti nxjerresh te gjithe ne pension te parakohshem ose nevojitet nje "ngjarje"

Nuk mund te pritet nje ndryshim i vetvetishem qe zgjidh lemshin. Them se duhet flakur i gjithe lemshi..

Personalisht jam skeptik ndaj zgjidhjeve radikale pasi piksepari nuk besoj se ka ndonje lemsh per te zhbere. Egziston vecse nje realitet i caktuar qe ka nevoje per permiresime te vazhdueshme te cilat (duam apo nuk duam) ndodhin dite per dite, rezultante te forcave te ndryshme pjese perberese dhe aktore te ketij realiteti.

Koha do bëj të vetën dhe të gjithë vetët do bëjnë Kohën që do shpërbëjë lëmshin.

Aleksandri i madh ka 2500 vjet që nuk përsëritet.

Duhet filluar nga Bursa, struktura e saj, hedhja ne treg e Bono-ve te ushqimit, si nje mase sociali, subvencionim per 3 artikuj urgjentisht, Qumeshti, Qepa dhe Patatja, me vone te artikujve te tjere (ushqimet e shportes), Reforma e tokes, ku ligji sipas frymeve ka deshtuar, ketu fillohet avash-avash ne fillim ne zona ku secili ka patur token e vet si ne Bregun e Detit dhe Veri. Ne zona te tjera lihet ligji i frymeve te Buall Mavrise, dhe ish pronaret i nenshtrohen ligjit te kompesimit, ku nje pjese e kompesimit behet ne Bono, nje pjese ne Obligacione dhe nje pjese Leke, te ndara ne periudhe 2-5 vjet. 

Une kam bere nje liste me afro 30 pika (qe jane te realizueshme) qe doja ti konsumoja me PS , mirpo duke qene se ata nuk donin (e keqja e tyre) me duhet ti konsumoj me ndonje parti tjeter. 

69 komente brainstorming dhe konkluzioni: Duhet shtuar nje feste e re kombetare, Festa e pjekjes se geshtenjave.

xhibi gjashtedhjeteenenteprishesi!

Gjuha pikapika s'ka po pikapika ha - thote populli, por ama varet dhe nga pikapika, kshu qe...per ca qe kjo tema se harrova? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).