Shoku im do kaloj nga Greqia dhe do shkoj ne veri, Mal te Zi e tutje.

Keni ndonje rekomandim per udhetimin... ku te ndaloj dhe cfare te beje.

Keshilla ime deri tani eshte te ndaloj ne Gjirokaster. Nuk i rekomandova Saranden + bregdetin ngaqe eshte dimer....

Nga Gjirokastra te shkoj ne Tirane. Ne Tirane cfare te shikoj? Hera e fundit qe isha ne Tirane qe perpara dy vjeteve, vetekuptohet i kam rekomanduar Galerine, Muzeun, te eci rreth e rotull, kafeniot, dhe Dajtin... gje tjeter qe harrova? Ndonje restorant te mire dhe te vecant (ushqim qe nuk do ta gjeje ne Greqi apo Mal te Zi.). I pelqen te eci rreth e rrotull, dhe i rekomandova bllokun, zona afer ambasades amerikane, qendra dhe rruga nga selia e PD-se, si dhe Myslym Shyri.

Pastaj, i shkruajta te ndaloj ne Shkoder, por jo me shume se nje dite. I thashe qe veri-lindja eshte zone e mire, por too off the beaten path ta beje pa ndonje guide.

Pakez background: ka udhetuar pothuajse ne gjithe boten, keshtu qe nuk shokohet nga niveli i dobet i ndonje gjeje, kerkon eksperience dhe ta njohi me mire vendin. Do perdori autobuze. Autobuzi nga Athina, ndalon gje ne Gjirokaster?

50 Komente

If you want what's good for your friend, here is the best advice: Skip Albania !!! Won't be missing much, anyway ! Hear me now and thank me later.

Ja dhe nje tjeter qe plas nga zilia qe robt ne Tirane qe kane gjithe familjen te punesuar me nje pune tete orareshe bejne pushime ne vere, dalin kenaqen ne kembe lokaleve pasdite, dhe kane mot fantastik dhe alamet femrash ku te kullotesh syrin (edhe pse s'kursejne dot leke, po kush kurseu dhe i gezoi? S'ta ka fajin njeri smiley

Shko mer vizitohu ti ...

Ai shoku te udhetoje ne kembe qe nga liqeni, te shkoje te zona e bllokut rrotull presidences, andej nga zona e drejtorise se policise e myslym shyrit, deri te tajvani, te tvsh, pedonalja, e prape andej nga presidenca. Ketej eshte tirana qe ia vlen.Restorante te mire jane shtuar te zona rrotull top channelit e tvsh, ato vilat aty. Jane nja dy (ku ka qene supersporti) dhe Vila Logoreci (gatim italian) qe i shoh gjithnje plot dhe kuzhina eshte me xhama direkt ne rruge, shume vend i lezecem. Aty po perqendrohen ata qe s'jane me adoleshente per tek blloku. Po tek kjo zone ke te tvsh disa lokale shume te vecanta (delikatese, quhet njeri) qe sherbejne verera shume te mira dhe gatime shume te kendshme, me sherbim te lezecem. Po aty, te pallati sali berishes ke bare me shume rini, por nuk sherbejne ndonje gje te vecante. Pastaj eshte Brauhaus tek pallati fatos nanos kete te shtune ishte plot, u kenaqa, dhe muzikantet shume te mire, kendonin qe nga kenget amerikane, italiane, greke e populloret shqiptare. Kur mori kenget labe, ca cifte u cuan te kercejne, shume gje e lezecme. Keta ka mundesi te jene restoranti me i suksesshem ne Tirane per momentin. Keta kane birre gjermane qe prodhohet aty ne vend, brenda ne lokal. Birra bionde eshte fantastike, s'kam pire birre me te mire se aty. Mund ta shohesh punishten teksa kalon te nje korridor, eshte aty brenda, dhe ka salle gjigante (gjithe pjesa e pallatit te fatos nanos qe duhej te ishte parking smiley ). Megjithese eshte gjigant, mbushet plot. Ka salsice gjermane dhe qofte e gatime mishi vendi, tava te ndryshme, pica, dhe cmime te bukura. Dy veta neve na shkoi 28 mije leke te vjetra kete te shtune dhe shijuam gjera te mira e madje edhe barku u mbush smiley. Keto birrarite keshtu kane hyre shume ne mode keto dy vitet e fundit, jane hapur gjithandej e kane cmime qe ia vlen. Nje e tille korcare eshte edhe tek liqeni. Brenda ne bllok jane nja dy te tilla gjasme korcare, por njera ishte skandaloze fare. Qofte shpie, shume me shtrenjte se tek Brauhaus, dhe birre e qelbur kaon. Nje tjeter te blloku eshte Shakesbeer, i njejti model, por m'u duk shume e shtrenjte (gati 40.000 leke dy veta e vetem salsice me birra e patate, e asgje kushedi se cfare (te brauhaus ca s'ka te pjata miks). Restorante te tjera te mira ka te rrugicat me vila prane ish tv klanit, afer stadiumit, por me afer tvsh. Te blloku pastaj dihet ka vende plot qe ia vlejne por dhe qe s'ia vlejne fare. 

Faleminderit.

 

Thuaji te ndaloje dhe ketu kur te ngjitet lart...

Te shkoj ne Kruje.

1 nat n'bathore biç

Ne ate trajektore udhetimi si qytete: Gjirokaster, Tirane, Durres, Kruje, Shkoder. Tani ne dimer zgjedhja eshte e kufizuar. Mund t'i besh nje intro ti per secilin qytet. Fjala vjen, Gjirokastra - Vend pushimesh per te pasurit ne kohen e otomaneve, Tirana - Kryeqyteti, Kruja - Skenderbeu, Durresi - Qytet i themeluar qe ne kohen e heleneve ku "Cezari mori ate qe ishte e Cezarit", Shkodra - Qyteti me katolik dhe me piktoresk i Shqiperise, e te tjera si keto. Mqs. vazhdon drejt Malit te Zi, beji nje prezantim edhe per qytetet e tjera shqiptare atje deri ne Kotor ku mbreteresha ilire Teuta (mbreteria e se ciles shtrihej qe nga Kotori e deri ne Sarande e me tej) u hodh nga kalaja per te mos rene ne doren e romakeve.

Ne Tirane: muzeu kombetar, galeria e arteve (seksioni realizmi socialist), sky-tower, Mali i Dajtit, bulevardi (fashist dhe komunist), blloku, vila e Hoxhes. Ngrenia tek Restorant Era qe eshte nje zgjedhje optimale per nje turist me nje oferte ushqimesh shqiptare e te huaja.

Ne Shkoder, te mos humbasi restorantin "Tradita".

Ne Durres, peshk dhe fruta deti tek "Caffe' del Mar" pas currilave.

Ne Gjirokaster thjesht fast-food tek Gjirot. Thuaji te ndaloje rruges afer Tepelenes tek uji i ftohte.

Po bi bore ne Milano mo.

Ne kete moment po bien gjyle bore nga streha e ballkonit te komshiut siper.

Ca thu me , ftohte i modh dmth.

Hic fare. Jane te izoluara shtepite ketu Brado, me sfungjer izolues smiley. Nga shtepia tek metropolitana 5 minuta. Plus qe me ftohte bente para se te fillonte bora.

Mire , rrofsh per infon smiley

Pa problem. Kur te kesh nevoje, kontaktet i ke. smiley

Durresin nuk e rekomandova pasi nuk mendoj se ka ndonje gje qe nuk e ka Tirana. As Krujen pasi per nje te huaj, shumica e gjerave atje nuk me duken shume interesante. Gracias per te tjerat. smiley

Durresi ka qendren historike, rrenojat romake dhe detin.

Ne Shkoder tek Tradita te beje nje vizite , po absolutisht jo te mos haje aty , nuk ja keshilloj.

po kta dreq sikur than qe do bi shi .m'gjeti belaja se kisha planifiku me ik n'mal sot. ishalla spo ngrin bora se ngela n'shpismiley

Bora ne fakt sikur mbaroi. Ku do ikesh?

Muhamet , nje keshille kam une per mikun tend , amon mos t'humb syzet smiley

smileytashi e di un ku ta çoj,mjafton te m'pysi muhametismiley

? Nuk e kuptoj shakan. Pakez si polici...

Na fal plako , por boni dhe alke nje pyetje per nje mikun e vet qe i kishin hum syzet para na nje muaji , do ti mu kjo me kujtohet shpesh dhe qesh ? smiley

andalo. edhe knej maroi para i ore po kan ra gati 20 cantim dhe skan hudh fare kryp.po ngriu e hongra m'duket

as Vloren nuk ja ke rekomandu? mish te pjekur ne hell , specialitet puro gur kusari, ku do gjej tjeter? ne Shkoder rekomandoi te haje tave me peshk karas.

hahahahah jo karas se eshte peshku me idiot qe ekziston , po krap ose ngjale smiley

I pelqen te eci rreth e rrotull

Qeka tych fare ai ! smiley Di anglisht ? Po qe se po pyete i here e ka pa kete linkun ?

http://www.united-albania.com/albania-ho...

Si nuk hoqet dore nga sekserlliku ju mer yahoo!!  Ai qe niset diku per turizem, se pari eshte i pergatitur, ka lexua dicka per shqiperine. INTERNETI ESHTE PLOT INFORMACIONE ..muhameti do me i tregu se ku ta kaloj kohen `miku`..smiley

 

Vetekuptohet, po te gjithe pyesin njerez perpara se te levizin se broshurat dhe faqet e internetit nuk ti thone te gjitha.

Nuk mund te ec njeriu kuturu ec atje ec ketu...pa hart, pa kallauz, pa  marr nje informacion si shkohet kush do ta presi si do ta presi, vetem! Une se boj asnjehere ate gabim, po te isha ne vend te tij! 

Se me beri pershtypje kjo " ka qef me ec rreth e rrotull" smiley

Mbase e shpjegova gabim. E kisha ne kuptimin qe ne rast se une neser vi ne Londer, ne vend te te kerkoj nje list te muzeumeve dhe adresat e tyre, te te pyes ka ndonje zone ku mund te dale per xhiro dhe duke ecur te gjeje ndertesa/kafenio/parqe e gjera te ngjashme interesante. Une per vete sillem ne te njejten menyre; kur vizitoj qytete, i hedhe nje sy ndonje broshure per te gjetur cilat jane lagjet e mira, dhe pastaj thjesht eci e i gjeje vete muzeumet, restorantet etc.

Ne Gjirokaster ka disa fshatra shume piktoresk, ndertuar me gure si qyteti. Pastaj mund te ngjitesh me lart, Lunxheri me duket i thone asaj zones. Andej kishte nje natyre shume te bukur, njerez interesant dhe bulmet fantastik, kos taze te cobani. Ne Shqiperi duhet te kesh nje shoqerues shqiptare sepse vendet me te bukura jane te fshehura. 

Agree! Syri i kaltert per shembull eshte e veshtire ta gjesh pa njeri. Veriu gjithashtu. Te qe behar te pakten, do ti thoshja te rrinte ne Vuno apo Dhermi, larg gjirokastres por akoma me bukur, por tani besoj se jane te merzitshme.

Sa dite do rrij njehere? Ne fakt po eshte i mesuar me udhetime, ato zgerqet s'i ka te veshtira per ti gjetur. Ndaj mund ti thuash dhe per gjera me ekzotike. Shife njehere kete link-

Coje te kullosi syte nga blloku ose nga juridiku smiley

Autobusi nga Athina domosdo qe ndalon ne GJirokaster, po edhe po nuk ndaloi mund ti bertase shoferit te veshi; Mbaje, Mbaje!

Propozimi im: 

1. Gjirokaster xhiron te qafa e pazarit, humbje neper rrugica - vizite ne Kala + nje oshaf ne turizem. Mund te kombinohet me fshatra interesante dhe te aksesueshem kollaj:

- Libohove + Labove e Kryqit (kisha e Justinianit, me e vjetra ne kembe ne vend) - ka nje numer celulari ne dere del neneja ia rrefen  te gjitha legjendat ne libohovitshe, me pak fat mund te jete ne fshat edhe ai qe di anglisht.

- Antigone (parku arkeologjik + nje pamje shume e bukur e Lugines se Drinos). Ne Asim Zenel qe eshte fshati rruges, jane zyrat e parkut , mud te gjeje dike atje ose siper ne park ti tregoje Shqiperia c'ka qene (po ndenji mjaftueshem do i tregoje edhe c'do te jete). Ne Asim Zenel ka gjithashtu nje minipunishte Artizanet e Antigonese ku ka punime ne lesh - tradicionale. 

2. Berat.  Kalane siper- nje shetitije neper rrugicat e qeta plus muzeun e ndonje kishe- Goricen dhe uren e Gorices. (me pak fat mund te ndeshe edhe perlen e Beratit modern, Universitetin UFO- nje Capitol ne kushtet e Shqiperise). Nje monblanc - embelsire superkalorike ne hotel- turizem mund ta beje me vrap deri ne Tirane (perfshihet ne cmim edhe Shqiperia komuniste- Lokali i turizmit ashtu duhet te kete qene edhe para 25 vitesh). NJe restorant green house ne Uznove mund te provoje zogun (pulen) me te mire te gjitha kohrave e vendeve. 

Berati mund te kombinohet me :

- Vizite ne kantinen Cobo- wine tasting, rruge vreshtash e keso gjerash agro-turistike, rruges per ne Ure Vajgurore.

- Sinje. Rruga Berat-Sinje eshte e sapondertuar, mund ti ngjitet Shpiragut e te shijoje nje pamje fantastike te BEratit e lugines se Osumit (mund te vjedhe edhe ca qershi nese eshte ne kohen e duhur) ; Roshnik , rreze Tomorrit nese eshte fans i vjedhjes se fiqve instead. 

- Kanionet e Osumit- por ky eshte devijim i madh meqenese jane pas Corovodes. 

Durres- Megjithe ngulmimin e disave per ta hequr nga lista, nje shetitje ne rrugen tregtare + torren e kalane , nje foto te ushtari i panjohur dhe shetitoren Taulantia  eshte nje must. (Nese eshte crazy enough dhe nuk ka probleme me bajamet duhet te provoje nje Kasate Bllaca , ama Bllaca Pinguin).

Tiranen - ia ke shpjeguar, une do shtoja edhe nje ngjitje ne Kalane e Petreles

Shkodra- Nje shetitje neper pedonale- perfshire pjesen e re nga Bashkia deri ne fund, humbje neper Gjuhadol, nje vizite te kisha e madhe ( e nenta kishe katolike  ne bote per nga gjatesia - deri ne vitet 70) , nje vizite te muzeu etnografik (njerez me pasione do i mbushin veshet per historine e vendit + fototeken Marubi - nese nuk eshte shembur akoma) . NJe vizite ne kala tek muzeu + nje pamje te ujrav te Shkodres nga siper, pamje e paharrueshme, nese gjen nje gondola mund te vizitoje edhe xhamin e plumbit, Ura e Mesit eshte ne te gjitha guidat, por per shkak te rruges se keqe e pamjes perreth do e evitoja. Nje tave krapi ose peshk ne tjegull ne Shiroke (ne fakt pak matane te Ilmia - Real e ka ermin restoranti) dhe me putarga (veze peshku) eshte e domosdoshme. Dikush siper propozoi Mrizin e Zanave ne Fishte-Zadrime, patjeter ia vlen (vec mund te jete pak e veshtire per tu gjetur; me dy lek me teper e me te folur Anglisht nuk do kete katundar qe ti rezistoje dhe do e drejtoje per kudo + me emigracionin e veriut jo te pakte ne Angli- shanset per te gjetur anglisht foles (me zhargon) jane te larta. Djali qe ka kete restorantitn ne mos gabohem nga Anglia eshte kthyer. 

Ne qender ka furgona per ne ne Ulqin, ne Rus per ne Podgorice. NEse ka kohe te bollshme mundet te aksesoje Malin e ZI nga Vermoshi- permes Plaves, por kjo eshte larg , rruga ne ndertim plus ne kete periudhe mund te jete edhe me bore, ne Prill-Maj perfundimisht Han i Hotit-Tamare - Vermosh (70 km)  nje nder , ne mos , rruga me e bukur e Shqiperise. 

Hope it helps, ne mos shokun tend ty vete a dike tjeter ne Peshksmiley 

 

 

Edhe tek Sofra e ariut  ne Tirane eshte shume mire. Peizazhi i bukur, gatimet e shijshme, kamarieret veshur me kostume popullore, plot me pallonj, ketra, mjelma rreth e perqark....arinjte me raste japin shfaqje erotike.

Fee-je ca bojne arinjte? Sikur si kam pa noiher une duke bo noi gjo t'rrezikshme, apo thuaj varet nga kendveshtrimi smiley

Me raste ndodh praa, nje dite pata fatin te shihja ariun, te cilit iu deshen 40 e kusur minuta te merrte me te mira zonjen Arushe, e cila nuk tregohej per qamet bashkepunuese. Ashtu eshte, varet nga kendveshtrimi, psh nje femije te vogel do t'i dukej sikur po loznin, dhe ne fakt ata po loznin. smiley

Fee-je, po ti per te henger dreke apo per te pa ariun si do "luante" me arushen smiley

E kisha mbaruar dreken, po pija kafen dhe vemendja ime po levizte/shperndahej ne perputhje me ate cfare më ishte ofruar ne ambjentin e sofres. smiley

40 minuta kafe?!!! Dmth e paske perputhur me situaten mendjen eee. Mire mire...po se ke mire tha smiley

Pse habitesh Patek...kafja zgjat me shume se dreka normalisht

Ke te drejte. Normalisht per 40 minuta ajo kafja bohet leng geshtenje smiley

Varet nga lloji i kafes, nga personat e pranishem ne tavoline dhe nga kendveshtrimi, te mos harrojme.smiley

Kendveshtrimi eshte me kryesori...rreth kendveshtrimit rrotullohet kjo bote o fee.......smiley

Me ben pershtypje décalage-i midis asajt qe mendojne te "ofrojne" Shqiptaret dhe atyre qe realisht "kerkon" nje tip aventurieri si ky miku i mikut tone tek PPU.

E them kete sepse i njoh goxha mire tipat europiane qe kane bredhur boten, dhe gjeja e fundit qe ata duan eshte "luksi"... jane aq te thjeshte, per mos te thene boheme fare, sa ne Shqipot do na vinte turp te uleshim ne "nivelin" e tyre.

Para pak vitesh po kthehesha nga Korfuzi me disa miq dhe ne Sarande morem Furgonin e linjes Sarande/Tirane. Bashke me ne hipi dhe nje Austriak, tipik i llojin aventurier perendimor...kenaqesia e tij ishte t'a bente rrugen me mjetet e transportit te rastit ne Shqiperi, kishte nje çante shpine nga ato qe i perdorin dhe per fjetje naten, ku kishte varur dhe paguren e ujin...zbriti ne Borsh, tek uji i ftohte atje dhe u "kenaq" me ujin e paster qe po pinte...vazhdoi rrugen perseri dhe ndaloi per te kaluar naten perpara se te hynim ne Dhermi...

Keta tipa nuk duan as Sofren e Ariut, as gjera te "renda" te "luksit" Shqiptar, as disko as restorante te shtrenjte, keta duan thjesht natyre, peisazhe, te njohin njerez dhe kultura te reja, mundesisht sa me thjesht qe te jete e mundur.

Do t'i keshilloja Beratin, nje dalje te shpejte nga Laguna e Karavastase/Divjaka per natyren e virgjer dhe peshkun/ngjalat, Tiranen, Krujen, Lezhen, Shkodren

Shoku im do kaloj nga Greqia dhe do shkoj ne veri, Mal te Zi e tutje.

Keni ndonje rekomandim per udhetimin... ku te ndaloj dhe cfare te beje

 

Atij shokut tat thuji qe kur te vizitoj Tiranen te hyj me nai shpi dhe te vetshpallet pronar. Po i boni njeri llafe thuji te gjuj me kallash dhe nuk e lu njeri.

mos e kalo Tiranen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).