Përshëndetje miq!

Keni donjë ide se çfarë dokumentacioni nevojitet për të hapur një shtëpi botuese? Dhe cili institucion i licenson?

QKL-ja nuk e bën sepse jam interesuar.

16 Komente

Para se te shkosh te liçensa ..Parate jane?

mendoje nje cike me shume. regjistrimi i nje shtepie botuese kerkon qe te kesh nje administrator me rroge minimale 700,000 lek ne muaj, dhe nuk mund te vesh veten tende si administratore.

keto ligjet legene jan qe ja marrin frymen shqiperise...

Bibloteka Kombëtare e Shqipërisë thotë që për të marrë ISBN-në...

... botuesit duhet të jenë të pajisur me licensë për ushtrimin e veprimtarisë botuese në përputhje me nenin 19 të Ligjit nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë”. Burimi

Neni 19 origjinal nuk thotë asgjë për këtë, por ndsyshini i nenit në fjalë thotë:

Neni 19 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 19

1. Pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve krijohet regjistri i botuesve, ku regjistrohen të gjithë botuesit e licencuar për ushtrimin e veprimtarisë botuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, të cilët ushtrojnë veprimtari botuese të licencuar në Republikën e Shqipërisë, njoftojnë Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, brenda një periudhe 3-mujore nga data e fillimit të veprimtarisë, për regjistrimin e të dhënave kryesore, që lidhen me subjektin e tyre.
3. Të dhënat, që duhet të njoftohen për regjistrim nga subjekti, janë:
a) emri i personit fizik ose juridik, që kryen veprimtarinë botuese;
b) numri dhe data e regjistrimit të subjektit botues në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit;
c) adresa e selisë së subjektit botues;
ç) emri i administratorit ose përfaqësuesit të autorizuar dhe adresa përkatëse;
d) një kopje e logos (markës tregtare) së identifikimit të subjektit botues, e cila vendoset në botimet e subjektit botues.
4. Botuesit, të cilët e ushtrojnë këtë veprimtari përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të regjistrohen në regjistrin e botuesve brenda një afati tremujor nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.". Burimi

Dhe si përfundim, urdhëro e lodhu; ec vetë e prëju. smiley

shpirt.

 ujku qimen e ndërron por zakonin nukë e harron

 

Keni donjë ide se çfarë dokumentacioni nevojitet për të hapur një shtëpi botusese?

Neni 19 origjinal nuk thotë asgjë për këtë, por ndsyshini i nenit në fjalë thotë:

 

etj, etj

smiley

O Mirëqofsh, pse bën punë kompromentuese? Lërna të vujmë rehat hallin që na ka zënë. smiley

 banago! Ja rruga që do përshkoni:

- Do hartosh një akt themelimi shpk

- Po të kesh ortak, edhe një vendim i ortakve

- Do hartosh një Statut të shoqërisë shpk

- Fotokopjo kartën e identitetit.

 Me të katra këto në dosjen e futur nën sqetull, do marrësh rrugën tek QKR-ja (ngjitur me Kryeministrinë). Nëse zyrat të japin alergji, do i japësh bashkëpuntorit tënd një prokurë. Pre një kupon, prit rradhën, dorzo dokumentet dhe merr një Vërtetim të kryerjes së Aplikimit. Shko pas disa ditësh. Po të mos jetë gjetur ndonjë mangesi në dokumentet e dorzuara, do marrësh Çertifikatën e rregjistrimit. Dil në hollin e QKR-së  dhe apliko për Ekstrakt Çertifikate.

 Bëj dy ditë pushim, sepse je lodhur, dhe me Ekstraktin e Çertifikatës do shkosh në Bibliotekën Kombëtare. Mu përballë, në katin e parë, do hapni derën ku do takoni legjendën Dhimitraq të ISBN-së. Dorzo Ekstraktin e QKR-së, regjistrohu, merr një numur Shtëpie Botuese, dhe ik vir njerzit të punojnë. Të parën që do vesh në punë do jetë Shefja e Financës (mos të shkojë mendja se mund të punosh pa financiere. Mali me dokumenta që duan tatimet gjatë 1 muaji, mund të thyejë vullnetin tuaj, për të cilin je shquar në lagje gjithë këto kohë). Ajo, shefja, shkon në tatime dhe merr numrin e identifikimit tatimor, natyrisht kundrejt tërë dokumenteve të cilësuara më sipër.

Kujtesë: për çdo botim do marrësh ISBN, do vendosësh coperajtin, do çosh falas 5 kopje në Bibliotekë K (po deshe u dhuron 1 kopje atyre dy vetave të zyrës ISBN)

Telashet e tua të vërteta fillojnë i dashur, me shpërndarjen...mos u thyej,ruaj qetësinë!

Punë të mbarë!

 

 

Shumë faleminderit Petro.

Ligja thotë që mund të jesh edhe person fizik, pse duhet të regjistrohem si shpk?

SHPK (Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar) përfshin si personat juridik ashtu dhe ata fizikë. Problemi fillon kur biznesi do rregjistrohet si biznes i madh, apo i vogël. Një shtepi botuse sado e vogë,i do të paktën dy veta. Ky është biznesi i vogël.

Perle pergjigjia e petros! Direkte ne teme dhe me pika, pa jo me the jo te thashe, jo ke leke jo ske leke. 

esht i nerum!!!

Cfare eshte QKL-ja - qendra kombetare e loqeve?

   Breber,  hiqe mendjen nga veni "i lig"....

      Qendra Kombetare e Licensimit

 Mundet ta keshe si person fizik , sepse dallimi, apo  kalimi tek biznesi i madh   vjen nga xhiroja dhe jo nga emri.

Nuk duhen dy veta(si kusht).Une e kam si  ortak i vetem.

@grava, çfarë avantazhi praktik do të kishte SHPK ndaj thjesht Person Fizik.

Thelbi do jete tek pergjegjesia, po falimentove cfare do likuidosh per borxhet? 

Person fizik paguan me pak taksa, se Sh.P.K.ja.

ke fitu ndonje tender librash shkollore smiley ?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).