*

Duke u ngulitur me nder mbi tri stinë të mëdha, tokën ku themelova ligjin tim 
parathem. 
Të bukura janë armët në mëngjes dhe deti! Kuajve tanë dorëzuar toka pa bajame 
na vlen këtë qiell të paepur. Dhe dielli s’përmendet aspak, po fuqi e tij është midis 
nesh 
dhe deti në mëngjes si hamendësim i mendjes. 

Fuqi, ti këndoje në rrugët tona plot terr!… Në idet e kulluara të mëngjesit ç’dimë 
ne për ëndrrën, madhoren tonë? 
Edhe për një vit tjetër mes jush! Zot i drithit, zot i kripës, dhe gjëja publike mbi 
peshore të drejta! 
S’kam për t’i thirrur njerëzit e një bregu tjetër. S’kam për të skicuar lagje 
të mëdha qytetesh mbi shpatet me rërën e koraleve. Por kam qëllim të rroj 
mes jush. 
Ndë prag të tendave lavdi e tërë! Forca ime midis jush! dhe ideja e kulluar si 
kripë i mban themelet e saj te dita. 


… Por i qepesha qytetit të ëndrrave tuaja dhe selitja në pazaret e shkretuar atë 
marrëdhënie të kulluar të shpirtit tim, midis jush 
të padukshme e të shpeshtë si një zjarr gjembash në shkulm të erës. 
Fuqi, ti këndoje në rrugët tona të ndritshme!… « Në ëndjet e kripës janë gjithë 
heshtat e mendjes… Do ngjall nga kripa gojët e vdekura të dëshirës! 
Atij që, duke lëvduar etjen, s’ka pirë ujin e rërës në kaskë, 
nuk i besoj shumë në marrëdhëniet e shpirtit… » (Dhe dielli s’përmendet aspak, 
po fuqi e tij është midis nesh.) 

Njerëz, krijesa pluhuri e të çdo mënyre, njerëz pune dhe qejfi, njerëz kufijsh e 
njerëz prej tjetërkund, o njerëz me pak peshë në kujtesën e këtyre viseve; njerëz luginash e 
rrafshnaltash e rrafshultash më të larta të kësaj bote në shtrirjen e fundme të brigjeve 
tanë; parathënës shenjash, farnash, e rrëfimtarë ernash në Perëndim; ndjekës gjurmësh, 
stinësh, ngritës fushimesh në puhinë e agut; o kërkues pikash uji mbi zhguallin e botës; o 
kërkues, o gjetës arsyesh për të ikur gjetiu, 
ju nuk trafikoni një kripë më të fortë kur, në mëngjes, në një shenjë mbretërish 
dhe ujërash të vdekur krenarisht të varur mbi tymnajat e botës, daullet e mërgimit zgjojnë 
në kufij 
përjetësinë që gogësin mbi rërë. 


… Me petk të pastër midis jush. Edhe për një vit tjetër mes jush. « Lavdia ime 
është mbi dete, forca ime midis jush! 
Fateve tanë premtuar kjo frymë brigjesh të tjerë dhe, duke mbartur përtej farnat e 
kohës, shndritja e një shekulli në pik mbi traun e peshoreve… » 
Dije të varura në pirgjet e kripës! Në pikën e ndjeshme të ballit ku më ngulitet 
poezia, skalit këtë këngë të mbarë një populli, më të dehurën, 
në kantieret tanë që nxjerrin karena të pavdekshme!

 

Marrë nga Milosao

Rreth Saint-John Perse: "Poeti që vuri rregull në kaosin e përgjithshëm"

5 Komente

Monda, falemnderit qe risjell Perse-in. Me sa duket ose une kete autor nuk e kuptoj ne shqip, ose une kam veshtiresi me shqipen poetike, ose Cani nuk eshte per mua, ose perkthimet e Canit kane probleme, ose nje kombinim i ketyre oseve. Sigurisht e falenderoj edhe ate per risjelljen e Perse-it.

Per ilustrim: "Kuajve tanë dorëzuar toka pa bajame/ na vlen këtë qiell të paepur..."

Nga ana tjeter dikush mund te argumentoje se sintaksa nuk ka pike rendesie per sa kohe objektet dhe foljet konfigurohen ne mendjet tona si ua do qejfi.

Fateve tanë premtuar kjo frymë brigjesh të tjerë

në kantieret tanë

ujërash të vdekur krenarisht të varur

 

këto janë probleme të drejtshkrimit: emra që me të vërtetë në njëjës janë të gjinisë mashkullore, por në shumës kalojnë në gjini femërore. Rrjedhimisht, kërkojnë edhe mbiemrin në këtë gjini

Posi, edhe "pazaret e shkretuar" por nuk calon aty gomari, per mendimin tim. Si edhe, per saktesim, kjo me siper nuk eshte ceshtje drejtshkrimi por morfologjie.

dakord me saktesimin. e thjeshtova kur u shpreha ashtu. desha te thosha se, per mua, edhe ato forma e prishin leximin

 

ne variantin e vitit 2001, i njejti perkthyes e ka dhene: kuajve tane dorezuar toka pa bajame na sjell kete qiell te paepur

kete moment nuk mund ta saktesoj nese eshte hedhur gabim te Milosao apo keshtu eshte varianti i dyte i botimit te perkthimit

(origjinali) A nos chevaux livree la terre sans amandes

nous vaut ce ciel incorruptible

(Eliot) This husk of earth given over to our horses

delivers to us this incorruptible sky

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).