Dy auditues: Rekorde të dyshuara të dubluara, njëri 43186 tjetri 65702, Zgjedhës mbi 100 vjeç, njëri 1057, tjetri 1189. Numri i QV-ve me numër zgjedhësish jashtë kufijve ligjor, njëri 688 tjetri 2676, 542681 zgjedhës pa adresë.

Mungesa e dialogut midis partive politike, është pasqyruar edhe gjatë punës së KQZ-së për kontrollin e pasaktësive në listat e zgjedhësve. Dy audituesit e propozuar nga kryetari dhe nënkryetari i KQZ-së, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për pasaktësitë e konstatuara nga listat e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile duke dalë me dy raporte. Diferenca midis raporteve është tepër e lartë, rreth 20 mijë gabime. Gjithsesi ajo që është më shqetësuese në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit mbetet shifra e dublikimeve. Në rastin më të mirë, të dyshuar për publikime në Shqipëri janë mbi 40 mijë zgjedhës, shifër kjo e konstatuar nga audituesi i zgjedhur nga të djathtët. Sipas raporteve që do të shqyrtohen sot nga anëtarët e KQZ-së, auditët kanë paraqitur secili raporte të veçanta. Në raportet e auditëve vërehet që për të njëjtin problem ka shifra e konstatime të ndryshme dhe konkretisht: Rekorde të dyshuara të dubluara, njëri 43186 tjetri 65702, Zgjedhës mbi 100 vjeç, njëri 1057, tjetri 1189. Numri i QV-ve me numër zgjedhësish jashtë kufijve ligjor, njëri 688 tjetri 2676.

Një prej auditëve ka bërë krahasim të të dhënave midis ekstraktit të përbërësve zgjedhor të datës 3.01.2013 me ato të datës 3.02.2013, ndërsa tjetri ka bërë disa krahasime midis listës të zgjedhjeve të vitit 2011 me ekstaktin e përbërësve zgjedhor tëdatës 3.01.2013 vetëm në lidhje me numrin e zgjedhësve të cilët janë shtuar ose janë hequr nga ekstrakti, ndërkohë që për shifrat e tjera nuk del qartë se nga cili ekstrakt janë marrë të dhënat. Nga verifikimi i numrit të zgjedhësve për çdo qendër votimi, nuk plotësojnë kriterin e numrit të zgjedhësve për çdo qendër votimi 670 qendra votimi në Qarkun e Tiranës dhe 2006 qendra votimi për qarqet e tjera. Gjithsej 2676 qendra votimi nuk plotësojnë kriterin e numrit të zgjedhësve. Në 2676 qendra votimi nuk janë përcaktuar adresat për zgjedhësit që do të votojnë në to. Në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë përfshirë të lindurit e mbas datës 09.05.1993, (persona që votojnë për herë të parë). Audituesi paralajmëron anëtarët e KQZ-së se për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë të regjistruar edhe 542681 zgjedhës pa adresë.

Per me shume Shekulli

11 Komente

"Banana Republic" ne te gjitha askpektet . vetem me nje ndryshim te vogel Monda Qe ne edhe bananet i importojme.. 

Ajo gjendja civile eshte rrumpalle totale, nuk e gjen dot per qamet sa vete jetojne ne nje fshat apo qytet, vetem po ti biesh te gjitha dyerve. 

Qe supozohej ta bente Instati , por eventualisht...

Shqipnia kshu? 

Ej po ti kishit mbajt edhe pak keto sa t'miratoheshin ato tre ligjet, t'kishim hy n"Evrope pastaj t'i kishit qit!

Bllokatore! 

Tik tak, tik tak! 

Prit, prit se do flasi Arvizu sot per kete pune. Do thote "we are concerned but yet confident". Or the other way around! 

p.s.

Tha njoni ketu i llaf per rahmet: 

Nga Shqipnia, vetem lajme acaruese vine. 

Te auditohen audituesit!

qe zgjedhjet do vidhen nga te 2 palet kjo ditet

" .... Audituesi paralajmëron anëtarët e KQZ-së se për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë të regjistruar edhe 542681 zgjedhës pa adresë..." 

 

Qe do te thote se keta gjysem milioni zgjedhes, mund te votojne dy here. Nje here nen emrin e tyre dhe heren e dyte voten e emigranteve qe nuk ndodhen ne Shqiperi. 

e beh, me shume se gjysma e shqiperise nuk kane adresa sot, ndaj kjo nuk eshte ndonje surprize. ne Lezhe edhe bashkia eshte pa adrese, shyqyr qe e dine postieret  se ku eshte bashkia.

une jam shume kurioz te di ku mund te gje statistika per nurmin e popullsise, ndarjen sipas qarqeve, e statistika te tjera lidhue me keto, por zyrtare, jo te dhena censusi. po s'po i gje dot. na ndihmo nojnjani ktu? 

e beh, me shume se gjysma e shqiperise nuk kane adresa sot, ndaj kjo nuk eshte ndonje surprize.

E behhhh, e bahhhh a mund te ma shkoqitesh ti apo kushdo tjeter si u bekan rregjistrimet ne njesite bashkiake perkase per te votuar?  

Apo ne mengjes votohet ne Lezhe, ne dreke ne Tirane, pasdite ku te na therrase Partia? 

Mire audituesit qe njeri gozhdes, e tjetri patkoit.  Por kali aty eshte, se minimumi jane 40 mije e ca votues te dubluar.  Kete e pranon audituesi i partise ne pushtet. E shifra te tjera bananesh. 

Ne keto kushte si mund te kete zgjedhje, ose me sakte zgjedhje legjitime? 

mos spekuloni me teper se ç'duhet

dublikime ka gjithnje per vet faktin e shpernguljeve te popullsise. gjithnje evidendohen perpara zgjedhjeve dhe listat spastrohen : shyqyr ka hyre informatika

Me perpara zgjedhjet beheshin me çertifikata letra higjenike dhe regjistrat civile ishin me boje tushe ne regjistra te viteve 60 - nuk ankohej njeri

pastaj pergjegjsi ka dhe pala tjeter qe ka bashkite e medha ne vend dmth gjendjet civile atje

Banana Republic eshte ai dyqoni ku gjasme te shesin rroba cilsore. Zakonisht nuk jan cilsore, pervec tek tuk...po qe s'te vje me i gjet.

apo e keni tjeterkund muhabetin?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).