Gjashtë persona që janë ndaluar ndërsa thyenin soletat e ish-burgut të Spaçit, do të ndiqen në gjendje të lirë nga policia e Mirditës që i akuzon për shkatërrim prone, ndërsa nga objekti i shpallur monument pak gjëra kanë mbetur pa shkuar për skrap. 

Burime nga policia thanë se gjashtë të arrestuarit kishin kohë që shkatërronin pjesë nga burgu për të marrë hekurin, ndërsa më herët mësohet se galeritë ku kanë punuar të dënuarit, janë zhvatur prej shinave dhe vagonëve dhe tani janë mbyllur. Sipas burimeve zyrtare të policisë së rrethit të Mirditës, gjashtë të sipërpërmendurit janë kapur në flagrancë nga policia, teksa po shembnin banesat e ish-burgut të Spaçit në rrethin e Mirditës, i cili prej kohësh është lënë në mëshirë të fatit.  Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shkatërrim prone”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, pasi me datë 08.02.2013, rreth orës 11.00, në fshatin Gurth- Spaç, Mirditë, në ambientet e jashtme të ish-burgut të Spaçit, i cili është shpallur Qendër Muzeale e Kategorisë së Dytë, kanë qenë duke marre materiale hekuri. Këta shtetas, kishin nisur të prishnin godinat e këtij burgu, duke i shembur ato dhe duke ua thyer edhe soletat apo ballkonet për t’ua marrë hekurin për ta shitur për skrap. Personat kanë qenë banorë të fshatrave për rreth burgut dhe dyshohet se aktivitetin e shkatërrimit të kësaj prone shtetërore ta kenë nisur prej kohësh, pasi është dëmtuar një pjesë shumë madhe e ndërtesave të këtij burgu.

Ndërkohë janë mbyllur edhe minierat ku punonin ish-të burgosurit, pasi u janë marrë shinat e vagonëve dhe vagonët që nxirrnin mineral, duke i dërguar për skrap. Duke shkatërruar kështu një pjesë të historisë së trishtë të ish-të burgosurve.

Burgu i Spaçit do të kthehet në një muze të vizitueshëm. I shpallur monument kulture para më shumë se katër vitesh, tashmë për të është hartuar edhe projekti i restaurimit që e shndërron në muze. Sot, mbi 44 vite nga inaugurimi i tij dhe pothuajse 23 nga mosfunksionimi i tij, një pjesë e mirë e ndërtimeve përdhese janë rrënuar. Ruhen vetëm godinat me disa kate, ku mungojnë dyert dhe dritaret. Hyrjet e galerive të minierave janë bllokuar ndërsa rrethimet me tela me gjemba nuk ekzistojnë më. Burgu i Spaçit, pritet të restaurohet, ndërsa kriteri i restaurimit është i njëjti si i të gjitha monumenteve të kulturës që gjenden në Shqipëri.

Marre me shkurtime nga MAPO

34 Komente

Ja kjo po qe vlen edhe per Z. Xhevit, pasi edhe ka qene i presekutuar, edhe e do me shpirt bacen Sali, po edhe po ja shujne historine..... ja ketyre po qe u them une, besnike te verber...... Vazhdo e shkruj ti o Xhavit per spiunet e per komunistet e eger, vazhdo e shkruj, po nuk te lexon asnje njeri..... se nuk i rruhet hiç per ty dhe shtresen tende, megjithe se ti i do pa kushte dhe i voton symbyllur.....

Ketu nuk ka pune Berishe dhe Rame por injoranca e shqiptareve 

Po te lesh 50 % te amerikaneve pa Pune Kane per borxh te vjedhin edhe hekurat e shtepise se bardhe.

Ti mos krahaso Ameriken me nje vend si Shqiperia , ketu verten nuk vidhen hekurat e shtepise se bardhe por ketu po vidhet me dhune sa ka plas si murtaje dhe eshte bere problem .

Ti ke nje problem te madh kur krahason Spacin me washingtonin

Epo mos thuaj qe shqiptaret Jane injorante.Atje behet lufte per ekzistence.

ore  se jane injorante kete se luan as topi se te dalin dhe te heqin shinen e trenit dhe te mos mendoje se aty kalon nje tren dhe rrezikon jete njerezish kjo eshte ose injorance ose terrorizem

U kry plako, Ata Jane injorante , ne jemi gjeni qe zbuluam qe ata Jane injorante.

 

 

 

Te kishim ca qereste ...dmth ca Foto .Ka rrezik prishen "ballkonet "  nga ku pengohet me kete rast edhe frymezimi patriotik i z.Xhelal per qendresat .Hiqen me paramendim burimet e ndricimit ..ah sa pak drite ...per te treguar se Poeti nuk mund te perfytyrohet duke shkruajtur ne erresire .Une ne kete kend e shikoj kete prishje te paramenduar .

Me liber shpie !!

smiley

Frika e spacit i mbante njerezit urte.Tani burgjet jane bo si shtepi pushimi.celulare,droge,raki me pak perpjekje edhe seks.Zani  i denum per vrasje behet mik per koke me drejtorin e burgut.Tjetri i denum po per vrasje vete ne shpi me leje per te kalu nje nate me grun.Policet bejne roje poshte dritares ndersa ata ashtusen.Pastaj ai arratiset nga dritarja tjeter vret hasmin dhe kthehet ne darke prape ne burg nen mbrojtjen e shtetit.nje rruge e dy pune.

Alba ti jeton ne Amerike dhe besoj se ke degjuar para pak ditesh ku nje oficiere burgu ngeli shtatezene ne burg me nje te burgosur qe kishte vrare dy polic , prandaj boll me shembuj koti

Nese jeton ne amerike shiko serite "lock up" ne msnbc.Prandaj boll me pergjigje koti.

bashkeatdhetaret e mei ne mergim un do te shtoja nje gje qe thote populli kur u ndame kaq na rane te mos harrojme kurre se ne vijme nga nje sistem qe na mesoi vetem te vjedhim se nuk na e paguante kurre djersen e punes dhe punonim per partine e punes dhe te gjithe vidhnim pa perjashtim nuk eshte kollaj te ndrrohet mentaliteti i nje poppulli dhe nuk çuditem aspak qe njerzit vjedhin edhe shinat e trenit

Moj Laura po ti vjedh tani Atje ne Itali.Se Une svjedh per veten time.

Kisha pare dhe une nen udheheqjene Patrioteve Demokrate se si shkatrronin Depot e Magazinat e vidhnin c'kishin brenda sepse ishin "kamuniste " .Tani nuk e kuptoj kete edukaten e e ketyre Hajduteve Demokrate perse vjedhin akoma ? Nen udheheqjen e ndritur te ketyre qe Luftuan komunizmin ne cdo Magazine , Depo , Strehimi Armesh ,Trena ,Vapore , Nendetse , Avione ,Tanke , duket se eshte krijuar ne Mentaltete  i panderprere ne "Per Para"   per rrjepjen  e vendit , duke gershetuar te gjithe Moshat nga FRD e deri tek lamashet e Propogandes vuvuzeliste te PD-hit ne Krye ! Kjo do jete arsyeja qe sulmojne dhe Burgjet  si mbeturina te Komunizmit !!!!

Dhe brezit qe vjen pas nja 50 Vjetesh do tu leme nje Trashegimi qe te dine se po VODHEN e Grabiten , Fajin i pari e ka Perandoria Romake , pastaj e kane Otomanet , Pushtimi Fashist qe detyroi Mbretin te Vidhte , dhe sidomos sidomos vepra e ndritur e ketij Brezi qe gjeti , zbuloi dhe Trashegoi shkaketaret . Per PARA !

un per vete po e vendosa te vjedh nje dite nuk do te shkoj te vjedh neper shpia, apo dyqane, apo supermarket do ti futem nje banke, te vjedh nje her e mir ose do te merrem me politike se edhe politikanet kur vjedhin nuk dalin keq

cila do jete arsyeja qe do te shtyje te vjedhesh?

tani per tani nuk kam asnje aresye te vjedh me duket se kam shkruar neqoftese nje dite do te vendos te vjedh

Nuk e marr vesh pse eshte monument burgu i Spacit? Cfare monumenti ?

Per te perjetesuar ate qe kane bere prinderit e ty. Ti duhet te jesh i lumtur.

Do kete dal Krom me shumice atje ne Spac, dhe ...ja kane vone synin per shfrytzim. Ne Tirane kane nje maket per muzeum dhe kjo mjafton, Kshu do kene menu ata qe e kane shkatru per skarap! 

Burgu i Spaçit do të kthehet në një muze të vizitueshëm.

edhe ben vaki te kthehet ne muze. ata qe jetojne aty nuk u ben pershtypje , por historianeve dhe te huajve do t'u dukej dicka shume interesante. edhe une qe se kam vizituar kurre , do te vija te shihja per hir te historise qe di , per hir te atyre mijra njerezve te denuar kot , e sidomos dua te di per histori te patreguara te femrave dhe si u ka shkuar jeta atje, si jan abuzuar , si kan shpetuar , dhe mbijetuar ato qe shpetuan.

vjedhja dhe shkaterrimi po na degradon si komb . sa vidhni Spacin , me mire vidhni metalurgjine se ajo ka qene dhe eshte varr i hapur per Elbasanin , turqit jan t'u mbush xhepat aty

ai eshte pjese historie po sala thote qe historia nisi me te, kshuqe po i ve kazmen. Zaten, si cdo gjeje tjeter atje

mikpritje shqiptare. kemi edhe grabitje ne menu po me raste. duhet te jesh shume me fat ti provosh

ps. Sala , mendoja se ishte psikopat, mirpo psikopati nuk eshte kriminel . duhet me i gjet nje emer tjeter qeramudinit

nga komenti yt pervçse te intereson historia(shqipe) mesova se qenke nga elbasani smiley

e, me sa jane ruajtur burgjet e fashizmit, si pjese e historise aq do te ruhen edhe ato te komunizmit, jane harruar me mijra vete qe kane lene kockat, torturuar, ne burgjet e fashizmit, jane harruar gjaku i atyre qe dhane jeten per clirimin e atdheut, bile po perdhosen.. e si mund te ruhen burgjet e komunizmit Spaci ? Ne  nuk dime ruajme  asgje nga historia jone... sepse midis njeri tjeterit kemi urrejtje. patologjike. 

Mooossssssssss ishalla se merr vesh kete Lubonja se na mbyti te gjithve !!!!!!!!!!

Do ishte mire qe ata banoret qe banonin atje pas vitit 1991, te mos i hiqnin, po ti lenin atje. Me kete rast edhe ruhej godina e miniera edhe strehoheshin kundrejt nje pagese simbolike 10 euro ne muaj psh, te pastrehet qe i kishin zene ato ndertesa per strehim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).