Kompania çeke “CEZ” ka nisur zyrtarisht procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, pas konfliktit që përfundoi me largimin e saj nga Shqipëria.

Përmes një deklarate zyrtare kompania bën të ditur se ka njoftuar zyrtarisht edhe qeverinë shqiptare për nisjen e aksionit ligjor.  Sipas “CEZ”-it, arsyeja e padisë është mosmbrojtja e investimit të saj në rrjetin shqiptar të shpërndarjes. Në deklaratë, “CEZ” pretendon se ka të drejtën e kompesimit sipas ligjeve ndërkombëtare në fuqi, duke e bazuar këtë arsyetim në marrëveshjen e përbashkët mes Republikës Çeke dhe asaj të Shqipërisë për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve të përbashkëta si dhe traktatin ndërkombëtar të energjisë. 

Ndonëse nuk ka bërë të ditur shumën që do të pretendojë si kompesim nga qeveria shqiptare, “CEZ” më parë ka vlerësuar se humbjet e saj nga investimi në Shqipëri arrijnë rreth 200 milionë euro. 

Per me shume Top Channel

16 Komente

Hopa! Ja dhe CEZ-i tani qe vje me i fut nje brisk kontra, buxhetit te palikarit. 

sa te behet gjyqi ... do i ngelen ne kurriz buxhetit te paliloqes keto se ky do ket ik

e mo mire

njelloj ajo pune

what goes around, comes around, skane dert kta me pagu dy fije borxhe te paraardhesve

Ja bo kastile Sala bllokatorit. Qe edhe po te vije ne pushtet dhe te marri 320 milionshin nga EU, prape ti ler paret gjyqeve. Malok i qute.

eeee sa i di bytha atijjjj

e, nuk shkruhet what goes around comes around... c'na polli belaja!

he i here si shkruhet  ?

jo megjithmen, se une sbej eksperten per gjona qe si di mire si puna juj

meqe je me flamur anglez, paragjykimi pozitiv eshte qe e flet dhe shkrun anglishten me mire se une

 

 

apo lere-lere se mire e kishe... Ik tani fli e qete e ne paqe.

Eh jo! Tani qe i prishe gjumin, te bi ta mash me muhabet.

nuk ka per ta fituar gjyqin sepse kemi gjykates ne qe do e rregullojn vete ...mos e cani koken fare

Duke pare se si i kane bere punet deri tani duket e sigurte qe kjo RRumpallo-Qeveri do humbasi ne Arbitrazh.. iken per lesh edhe 200 Million euro +

Per keta nuk do ishte absurde madje ta shikonin kete si nje mundesi per te pare New York.Dhe te bridhnin per tanga ne kohe qe zhvillohet gjyqi..

Ou?

Obo bo, iken dhe 200 milion euro kot se koti. 

ashtu de

   MONITOR

  CEZ fillon procedurën e arbitrazhit me Shqipërinë    07/02/2013 

 Grupi çek i energjisë CEZ ka filluar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar lidhur me konfliktin e tij afatgjatë me Shqipërinë, ku rregullatorët muajin kaluar i hoqën licencën kompanisë. Lajmi është publikuar nga Reuters.

Operatori shqiptar rregullator i energjisë i hoqi licencën e shpërndarjes degës lokale të CEZ në 21 janar, duke e quajtur operatorin më të madh të Europës qendrore përgjegjës për dëmet si rrjedhojë e importeve të pamjaftueshme dhe për mos-investim në sistemin e shpërndarjes së energjisë së vendit.

Shteti i Ballkanit ka vlerësuar se si rrjedhojë e kësaj sjellje,e CEZ ka shkaktuar dëme me vlerë 1 miliard dollarë.

“Sot, CEZ ka informuar zyrtarisht qeverinë shqiptare rreth synimeve të saj për të filluar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar,” tha CEZ të enjten.

CEZ, që zotërohet në shumicën e aksioneve nga shteti çek, nuk tha se ku do të zhvillohet arbitrazhi, apo sa dëm do të kërkojë, por ka vlerësuar se mund të arrijë një humbje prej 200 milionë eurosh në investimin në Shqipëri.

CEZ planifikon të detajojë se sa mund të humbë kur të publikojë rezultatet financiare të 2012-s, në 28 shkurt, tha një zëdhënës.

Kompania zvogëloi pritshmërinë për parashikimin neto në 2012 në 40 miliardë krona (2.1 miliardë dollarë) nga 41 miliardë në nëntor, për shkak të humbjeve në degën shqiptare.

Investimi fillestar i CEZ ishte 102 milionë euro në 2009 për 76% të aksioneve, ndërsa shteti mbajti pjesën tjetër.

CEZ tha se blerja në Shqipëri përbënte 3.6% të investimeve të huaja dhe 0.7% të investimeve totale. 

 

Shqipot e gjore , si gjithmone shkojne per lesh e kthehen komplet te rruar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).