“Z.Kryeministër, denoncova sepse kisha besim tek ju… Por perfundova pa motiv, i kercenuar dhe azilant rrugeve te Europes”

Mirmbrema z.Kryeminister! Gjate gjithe kohes te sherbeva me besnikeri duke rrezikuar disa here jeten timen dhe te femijeve. Ne emigracion mbi çdo gje vendosa idealet e PD-se dhe besnikerine ndaj jush duke ngritur degen e e PD-se Selanik te kerkuar nga ju dhe duke sponsorizuar gjithshka kisha per degen e Selanikut, pritjet dhe takimet me drejtuesit e PD nga Shqiperia dhe Greqia.

Ne doganen e Kapshtices isha i vetmi me ju duke qene si delja mes dhive të Ridvanit. U mundova te mbroja shtetin dhe ju. U mundova te beja detyren si qytetar, ne mbrojtje te shtetit, luftes kunder krimit kondrabandes dhe korrupsionit qe zhvilloheshin ne menyre te vazhdueshme ne Kapshtice.

U mundova te komunikoja me ju sepse te tjeret ishin vete pjese e asaj historie,por pa rezultat. U munduan te me hiqnin qafe, u detyrova te largohem jo nga frika por per te mbrojtur femijet duke marre perseri rruget e Europes. Denoncova sepse besova dhe besoj tek ju. Denoncova sepse kondrabanda dhe korrupsioni nga vete drejtuesit sa vinte dhe rritej. (vetem nje drejtor policie ka qene fisnik, korrekt dhe i ndershem, B.Caushi)

Në Kapshtice çdo doganier çdo muaj dorezon tek shefi doganes shumen prej 300 mije lek te vjetra si ‘taksë’ rruge policise. Ne piken e hyrjes per Shqiperi i jepet çdo dite 100 euro plus ndarja e fitimit ne piken e kontrollit dhe zhdoganimit.  Kondrabanda e fundit me e madhe ishte ajo e disa mauneve te ardhura nga Egjipti me dokumenta fallco me mallra ushqimore dhe faktikisht dolen me vone me Karburant. Kalohen çdo dite me autovetura konfeksione kineze kondrabande, djathi kackavall, mishi, kafeja dhe cigaret pa dokumentacion (vertetohet shume lehte nga kamerat e doganes). Të tjera: Kalimi dhe berja e veprimeve te kamioneve me (rroba te vjetra) me menyre te pershpejtuar vetem me nje prerje fature 200-300 mije leke pa deklarate doganore qe te futen ne sistem. Perfshirja e punonjesve te policise me kalimin e qytetareve te pa ligjshem; Kalimi i lendes drusore ne Greqi kunder ligjit, kalimi dhe mos regjistrimi i mjeteve te renda duke ju shmangur regjimit doganor. Kalimi ne kufirin e gjelber te mjeteve te vjedhura, klandestineve dhe armeve me qender fshatin Bozhigrad etj (shihni letrën bashkëngjitur)

Duke mos patur mbeshtetje ne bllokimet dhe sekuestrimet e bera ne dogane, përballë presioneve dhe kercenimeve nga shefat e doganes dhe policise së implikuar vete, duke mos patur, pra, asnje tjeter mundesi u detyrova te denoncoj hapur para disa kohësh. Por gabova. Ata qe une denoncova sot jane me te fuqishem. Edhe nga ju z kryeminister?

Mosmarrja ne konsiderate e akuzave te mija 100/perqind te vertetueshme nga Ju dhe i ndodhur perballe kercenimeve tejet te renda, u ndjeva pa mbrojtje, ndaj u detyrova te largohem me dy femijet e mij pa deshiren time. E bëra per ti shpetuar hakmarrjes se verber te bashkpunetoreve tuaj.

Me respektin, besimin, sherbimin ndaj jush denoncova i bindur se ju mbroja ju dhe idealet demokratike, duke luftuar dhe denoncuar korrupsionin dhe kondrabanden. Por perfundova pa motiv, i kercenuar dhe azilant rrugeve te Europes.

Me respekt,

Urim Gjata

Per me shume Gazeta Dita

41 Komente

jo, jo,  bëre mirë

sa keq

Po ky qenka njeri dashakeq, zemerlig. Ky meqe eshte i paafte te vjedhe vete, kerkon qe mos te vjedhin as te tjeret?

 

Ky eshte thjeshte nje kokerr idjoti ne kuptimin e plote te fjales. Kush e njeh kete shkrihet gazit kur i lexon letren tragjike. Ka qene thjeshte nje cope hajdut ordiner, qe kujtoi se do vidhte lirshem (e vodhi goxha kohe) e abuzonte me fotografine e Sales ne xhep. Por ja qe ja prene koken.

PP , ku e di ti qe ky eshte hajdut, idiot, etj,  e njeh nga afer, apo ke te dhena nga Kontrrolli i Shtetit per te.  

Pjero. Smund te kete qellu qe te me lidhi puna me ate pallen? Duhet se sben te punoj te kontrolli shtetit si Bradi? smiley

PP, po athere si ka mundesi qe ti shprehesh per te, se; kush e njeh kete idiotin e pallen. Nga ndertimi i fjaleve, te le pershtypjen se e njihje. Apo se tu prek udheheqesi. 

Ta sqarova ne privat po se mos na fut ne Vq2 smiley

Po ju sa mire i dini do pune.J akete te VQ2 une nuk e disha.Ju si i merrni vesh'

Kjo e shpjegon ate pse je "me fat dhe me leke?"

Po keqkuptohesh moj moter se une ne jeten time skam vjedh as 50 leke te vjetra. Po skam ndermend te hap barkun ktu qe te mbush mendjen ty.

Pra ca po thua ti, qe hajduti e kontrabandisti ka qene ky dhe jo ata qe denoncon e prandaj e hoqen e prandaj tani po genjen?

cilado do kohe ka paditesit e vet.A nuk i shkruanin komandantit per gabime te vijes se Partise ne fshat?per operativin imoral ,per sekretarin qe hante mish,per brigadierin qe llafosej me te internuarit??Ja nje prej tyre eshte ky....

Gjate gjithe kohes te sherbeva me besnikeri duke rrezikuar disa here jeten timen dhe te femijeve. Ne emigracion mbi çdo gje vendosa idealet e PD-se dhe besnikerine ndaj jush

smiley

pali i vatajve i vje anash

Urimi

si nje pasdite monotone Pariziene me duket mu...por qe mund te shpertheje nga casti ne cast...

ku shiti o bama ?

Ehhhh kot nuk tha i shkreti "nje fotot eshte baraz me nje-mije fjale" 

Shenja kryesore e debillekut eshte kur ngjyra e kravates kombinohet me ate te kemishes!

 

Hahaha shife pak Ridvanin qe e shef njeso si Arturo Ui, kurse ky i shkreti qe ngjan si shites i thjeshte i lulelakres qe e kan kap gafil me gur peshe te mush nga poshte me plasteline.. smiley

Kush eshte ky mer lla? Ky me duket mu si Franko qe rrifte Colin e DEBATIK-ut...

Rono, mos u cudit. Kto te PD-se jane komunistet e rilindur si feniksi. Ka pas shume te burgos politike qe i shkruanin letra Enverit dhe i shpjegonin qe i kishin fut me hile ne burg se ato ishin komuniste te flakte po ia kishte bo me hile Pilo Peristeri a Gaqo Bushaka, c'rendesi ka. Pyet pjerin po nuk me besove. Ideja eshte qe uji nga siper rrjedh i paster, po ketu poshte turbullohet....Vazhdon ky mentalitet, vazhdon, pavaresisht se nga ekonomia dhe standarti i jeteses kane arrit vetem nje (t)qime mbrapa Gjermanise dhe ku e ku para Frances.

Po kartolinat per cdo tetor? Po veprat nen sqetull te salla leximit? Mos me fol per spiunat e burgut dhe ato te birucave.... fajin e ka peshku qe sjell kto jargavitjet e ktyre shkerdhatave.

per ideal!!

ky denoncon,  po emrat   e doganiereve te keqinj,  abuzues nuk i thote...    ore, ne duam emra!!smiley

a po,  thote emrin e ketij qe eshte i mire..smiley   

(vetem nje drejtor policie ka qene fisnik, korrekt dhe i ndershem, B.Caushi)

Qe perkthehet Belulo, se te tere kan qene te korruptuar. Mjer ai shtet, thuaj. 

e si i behet?

Lexoje qe te shpetosh

Belul përveç përgjigjes së Pjerit dhe Gjembit që vlen për të gjithë ja  një paragraf:

…Pas daljes së denoncimit tim në media (pasi kisha vene ne dijeni drejtuesit e mij ne institucione dhe kryeministrin) kam patur një takim me z.Bujar Vukaj, drejtor i anti korrupsionit DPD dhe nje funksionar ndihmes i Vukajt, nga LSI-ja 

Denoncimi i tij është i para do kohësh dhe më duket një denoncim real ashtu siç kam dhe perceptimin për punën në dogana dhe në çdo vend pune shtetrore  deri sa ka kuota çmimesh për punsim.

Dihet ajo se sulmi i parë do bëhet ndaj këtij njeriu ; që do ta quajnë hajdut , debil, karerist, shpirtkeq tifozat e Naltmatdhimit ; servil i Salës , besnik i partisë,spiun i fëlliqt nga "neveritsit" e diktaturës(sikur veç tek ne kishte e ka spiunë) ; naiv e budall nga  mentaliti i  hajdutit dhe pak shumë pak do merren me denoncimin e tij qëndron apo s'qëndron dhe pse strukturat e shtetit (zyra antikorrupsion, prokuroria )dhe vetë Naltmaidhimi i ndershmuti i dynjasë nuk kanë bërë asnjë akt zyrtar e jozyrtar për të hetuar kte denoncim.

Ashtu si dhe për rastin  e Priftit shtetit dhe cilitdo nuk ka pse interesohet aq shumë për shkaqet që e shtyjnë të bëjë denoncimin por vetë denoncimi (që duhet hetuar) i cili tregon e përputhet dhe me përfytyrimin e shtetit shqiptar si një shtet piramidë hajdutësh.

Më interesante është a do hyjë Ndoka , Shehi e Selami në listën e deputetve të tredhur që pa u caktuar  se sa vjedhja e organizuar e shtetit dhe shqiptarve .

Prizreno, ne princip ke te drejte. Ai i konsumoi mjetet ligjore dhe nuk pati sukses. Sigurisht qe kjo ilustron rumpallhanen shteterore, po kjo eshte per autoritetet (per ato qe mund te kene ngel), ketu te peshku eshte ndrysh. Te gjithe e dime se kush vehet doganier, per me teper ky qe katapultohet doganier nga emigracioni ne selanik. I jane prish pazaret legenit dhe tani bo si qelibar. Jo per gjo po jane shtu shume deshtaket qe kerkojne rehabilitim mbasi e dhijne. Tani se fundmi eshte edhe njoni shites makinash ketu ne US.

Patriot të kuptoj dhe e marr me mend kte  ish doganier e veprimtar partie në emigrim prandaj them s'ka rêndësi motivet shtyrse të tij rëndësi ka a qëndrojnë ato që thot dhe pse nuk bëhen hetime .Ështe e qartë se kriminelët mund të dëshmojnë për krimete bashkëpuntorvre të tyre viktimat nuk mund të flasin .Në shqipëri dhe  organet e specializuara  me zor e pranojnë këtë.Kush do i denoncojë përveç atij që i di si bëhen punët aq më i besueshëm nqs se dhe ai është pjestar i bandës.Po ktu s'të lejnë se je spiun, letër shkrues, debil a budall...

Belul, nuk e di se si e qysh e ka pas hallin ky Urimi, por kur flet per Bernard Caushin i ka ra pikes.Ashtu eshte vertet Nardi? I pikuar si njeri.Familje me rrenje.I vuajtur, i persekutuar por fisnike.Sot eshte Drejtori Policis Qarkut Tirane.
Per sa shkruan dhe si e interpreton nuk me bind se ka qene llagar ky ...i uruar.Pastaj drejt e me kryeqeverrisesin duke i numuruawr ....sa ka sakrifikuar.....

Hahaha, mer trap i lales ( per mos me te thone ate fjalen tjeter) !!! Pse Sala nuk osht shqiptar ? M'u kujtu ajo barcaleta e kohes tone ::: Njoni, me mundim te modh e rregullo me fillu pune faturino autobuzi ne Tirone. Mbas nja 3-4 muajve i co llaf pergjegjsi me nji koleg : Hajde mer trongull merr rrogen se te ke 6 15-ditsha ne bordero pa i terheq !!! - Ia kthe vllai : PSE, PASKA EDHE RROGE KJO PUNA, E ?

"Mirmbrema z. Kryeminister!"

 

smiley

Po sikur Sales t'i ngrefet ta lexoj ne mjes ? Te shko mirmroma per lesh ...

 

Z.Kryeministër

denoncova sepse kisha besim tek ju

Pse ku jane institucionet  e shtetit, prokuroria gjykatat, apo besimi tek Partia dhe shoku Sali eshte i pa lekundur,  keshtu ? ?!!!

Katunar o katunar edhe sikur te ndrosh 7 lekur Demokrat nuk behesh kurre! smiley

...Po c'tu desh more dushman ( qe i le hap fotot e FB) ... he mo se s'dijne shqip ata ...

Me te njejten kravate ky si me Ridvanin! Ta kishte ngjyre blu te pakten.. 

"Ne emigracion mbi çdo gje vendosa idealet e PD-se dhe besnikerine ndaj jush.."

 

Me tper nuk ja vlen te lexosh ne kete leter gjasme te hapur  ne nje demokraci te vertete nuk ka besnikeri ndaj individit por vetem ndaj ligjit.

Prandaj je katandisur nga doganier kontrabandist me leke si veshka mes dhjamit duke u nisur nga teorite e new demokratic alla arrixhinjsh medish ne qen rrugesh pa identitet...

...dhe mos e permend me fjalen azilant sepse nuk ke asgje te perbashket me ata fakira qe luftojne per demokraci te vertete pike

 

Kjo pun e doganiereve esht sh e veshtire. Sidomos ne kohen e socialistave.....nje shoku im pak vite punoi ne dogan ,porositi mobilie ne itali per 120.000€ ne 2002,keya te pd i detyrokan te martin arratin doganiert smiley)

Ke denoncuar ne vendin e gabuar. Kministri pret denoncim vetem me what up ose ne faqen e FB. Po ta kishe denoncuar aty ai do ta kishte luftuar forte korrupsionin se jemi qeveri e duarve te pastra.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).