Shitja e katër hidrocentraleve, atij të Ulzës, Shkopetit dhe dy Bistricave, veç debateve për çmimin, mbështillet tashmë dhe me pikëpyetje ligjore. 

Pas dështimit në tenderin e parë, qeveria ndryshoi kriteret e privatizimit, më konkretisht pikën që flet për investitorin strategjik. Në dy vendimet e mëparshme, me numër 152 dhe 153 të Këshillit të Ministrave, kriteret për privatizimin e këtyre HEC-eve ishin përcaktuar sipas ligjit 8306 për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë. 

Siç duket qartë, të dy vendimet duke iu referuar ligjit kushtëzonin në nenin katër se blerësi duhet të zotëronte burime njerëzore, teknike, profesionale dhe të kishte eksperiencë në fushën e operimit të hidrocentraleve. 

Por pas dështimit të tenderit në shtator, qeveria i ndryshoi kriteret duke e anashkaluar ligjin 8306. Në vendimin e ri të qeverisë me numër 676, pika përkatëse e kriterit strategjik hoqi kushtin e eksperiencës në sektorin e hidrocentraleve duke e zëvendësuar atë thjesht me eksperiencë në menaxhimin e kompanive të mëdha. Ky ndryshim hapi rrugën që në tender të merrnin pjesë edhe kompani, të cilat nuk kishin eksperiencë apo njohuri në këtë fushë. Dhe pikërisht, njëra prej tyre u shpall fituese.

5 Komente

Si tallet me ligjet qeveria jone!!!

Po nuk eshte e thene qe nje bleres potencial qe ka para me shumice dhe nuk ka haber nga ajo fushe, ta bleje ate gjene dhe te marre dhe specialistet e duhur per ta menaxhuar.... shembuj te tille bota ka plot... Thuaj qe pse ta shese, kur ato sillnin ne buxhet 25 milion euro te thate per çdo vit... Tashti perveç parave te blerjes dhe nja 3 milion eoro per vit taksa, qeverria te fshije buzet nga tere ato para....ja ky po qe eshte maskarallek....

ketu po iken pasunia e venit per shqop .dhe me shume komente ka lisen bashkurti

HEC-et, jane njesi ekonomike shum rentabel. Japin fitime gjithmon, persa kohe ka uje, ato dalin gjithmon me fitim. Nuk kam ndigjuar akoma qe ndonje HEC te mos dali me fitime. 

po mir tashi kto marin leket edhe i investojn ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).