Futbolli shqiptar është tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-legjendës së Flamurtarit, Alfred Ziaj. Ish-futbollisti që të enjten festoi 52-vjetorin e lindjes ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza”.

Prej problemeve shëndetësore ishte parashikuar që Ziaji, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit, t’i nënshtrohej një transplanti në mëlçi.

Megjithatë, gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Mjekët nuk mund të bënin më asgjë për ta mbajtur në jetë ish-yllin e viteve ’80.

Ziaji ka qenë një prej figurave më të njohura të futbollit në vend. Pas karrierës si lojtar, ai i qëndroi pranë këtij sporti, duke qenë edhe president i Shoqatës Kombëtare të Minifutbollit.

Prej postit të lartë në futbollin e sallave, ai ishte edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit.

53 Komente

Po për Ziaj nuk kishte ndonjë fond shtesë apo vetëm për Mesilën? Si ishte ajo puna e meritave?... Apo rroftë kush është afër të ngjyejë gishtin?

Ngushëllime familjes. smiley

Paska vdekur I ri lumadhi.. Ka qene alamet futbollisti. Ngushellime  smiley

 

Ngushellime familjes!

e kam njohur personalisht Fredin.. pasi karrieres si futbollist  erdhi te shkolla ime  si mesues fiskulture.  kam qene ne vit te trete atehere ndofta... por me vone  jemi takuar  disa  here  te  tjera, ne Vlore e  ne Athine.

kjo eshte nje foto, per ta kujtuar si futbollist, per ata qe se njohin apo qe se mbajne mend..  Fred  Zijaj  eshte ulur, i pari djathtas, prane Vasil Ziut.

O Belul... qellove si kalama o Mane.....  I pari djathtas ulur eshte Rapo Taho..... ngaterrove kekun me byrekun more djale....

alidemso, lere tashi se nuk i ngaterroj kollaj une ata..     mire, le ta bejme me  te  thjeshte...  po te ulesh  ne vendin e te ndjerit Ziaj  ne foto,   ne cpozicion  i bie te jesh  ne  ate dores se djathte  apo ate te dores se majte?    (le  pastaj qe e saktesova, prane Vasil Ziut  thashe)

 

p.s    nje saktesim i vogel ...    kjo foto, qe te ishte komplet  dmth,  ekipi i madh  Flamurtari 85-89,  duhej  te ishte edhe i ndjeri Petro Ruci,  qe gjithashtu  ka vdekur para ca vitesh nga nje semundje e rende.

Lemsh e beri Beluli. Smeret vesh kush eshte i ndjeri.  Une vetem duke pa fotografine, se nuk me kujtohet per momentin ky Fredi, do te thoja,  nga e majta ne te djathte, ulur, i pari,  eshte Alfred Zijai.

I fundit,  ne ate rresht, eshte i mirenjohuri  me mustaqe, Rrapo Taho! 

Vasil Ruci eshte ne mes lart. Fotoja eshte e bukur! 

ore Beluli eshte ne gjendje te te thote dhe perberjen familjare te secilit prej atyre dhe biles edhe te farefisit te komshinjve te secilit prej tyre. Ai te thote ne te djathte te rreshtimit, jo ne te djathte te ekranit sic e shef ti, e sqaroi njehere

dhe  i njoh mire vertet Bredho.smiley    ne fillim si tifoz..  por shume nga ata edhe personalisht.  disa ne rethana  familjare, disa ne rethana  shoqerore etj..

 

p.s   ska nevoje per sqarim ky ilir-jani..  se eshte djal i shkathet kshu, gugllon  shpejt, e gjen vet  ku eshte  e majta e ku eshte e djathta.

Ok, une njof keta: Nga e majta siper : Cipi, Bubeqi, Iliadhi, Cilja, Arapi, FerKUA. ... Poshte: Taho, Zijai ??? , Gjondeda, Gianfranco Zola dhe te fundin majtas ul nuk e kom idene ...  Mane Zeqiri me duket e kishte lone futbollin ne kete kohe ...

nga krahu i Kreshnikut ulur: Fred Zijai, Vasil Ziu, Lato Gjondeda, Viktor Daullja, dhe Rrapo Taho.

ndersa Mane Zeqiri, ehuuuuuu kish kohe qe e kish lene futbollinsmiley. une psh e mbaj mend si emer,se nuk kam arritur ta shoh ne fushe..
e meqe ra fjala, nga gjenerata para Flamurtarit 85, mbaj mend disa emra: Mond Licaj, Uran Xhafa, Pano Xhaho, Aleko Berberi...

gjynaf...si ka ec mir ktyre mbas 90. Bubeqi ka ik per lesh, Gjondeda se ca bo ca gjona koti. 

ngushellime familjes

Te vjen vertet gjynaf. Une akoma emocionohem kur shof ate golin e Rucit kunder Barcelones, ngelen si ekip maja e futbollit shqiptar ne Europe. 

I madh !! respekt Alfred Ziaj!!..Respekt per cunin e karrocierit,berberit e mekanikut qe i ben zbor pordhacve serb,spanjoll e gjerman!! Me qe ra fjala..c'ne keto fanella Vlora o Belul,se e kam pare disa here kete foto..di gje? p.s. Jashte teme ndoshta...kush me tregon nje futbollist ne bote qe i ngjan Ferkos? ne menyren e te luajturit futboll..ne vrap apo stil teknik?

avash tani avash! nostalgjik mund t'jesh po mos merr si pushke e jevgut! se te t'lexoje ndonje qe ka lindur tani vone do mendoje se flamurtari e ka rraf nja 5-0 barcelonen

Po ca te them une,shiko pamjet se ka plot,se pertoj ti sjell..shiko si gezohen per golin ne minuatat e fundit ne vlore "spanjollet" e Barcelones,apo si vonojne lojen ne ndeshjen e kthimit..perballja e pare kjo..ne te dyten, thuaj nuk deshi fati te fuste golin e dyte Vlora ne fund te pjeses se pare(pas 4-1 atje),se te tretin do e kishin futur ate te C-se!!! po nuk eshte zbor ky.. p.s. rofsh belul flm!!

po 1-1 nuk eshte fitore o shoku! dhe normal qe flamurtari do luante ne sulm se pas 4-1 nuk kish ca te humbte. Po t'u thuash pordhace se guxuan te luajne me flamurtarin, kte e kam te pamundur ta kuptoj. A thua ti se e kishin sfiduar ne duel vloren ata dhe pastaj u fshehen...pordhace...eh punto nero, punto nero!

Qe ta kuptosh..fjala "pordhac" nuk perdoret ne kuptimin e frikacakut por te mendjemadhit ne komentin tim..se qe thua ti,i kishin bere llogarite ti shenonin 4-5 Vlores ne c'do ndeshje e nuk e diskutonin kualifikimin  perball Flamurtarit(se mos vetem ata,te gjithe ashtu mendonin)!Keto ndeshje,ata djem,ato kohe.. jane histori filmash qe prodhojne heronj o shoku,ku realitetit nuk ke cfare ti shtosh hic,pertej tifozllekut..per kete nuk kane per tu haruar kurre,dhe prandaj jane e quhen legjende!! 

keto jane fanellat e Barcelones... ne mos gaboj  kjo eshte ndeshja e pare  per kampionatin shqiptar kunder Beses se Kavajes, 1 jave pasi kishin ardhur nga Barcelona  dhe ata u kishin dhene  kostumin e tyre...   prandaj dhe ngjyrat blu dhe e kuqe (blaugrana).  ndersa mbathjet e kuqe ajne te Flamurtarit..  Barcelona i kishte mbathjet blu.

 

 

Belul Aga !
keto fanella Flamurtari i ka veshur vetem njeher ne ndeshje zyrtare, ka qene ndeshja finale e kupes se republikes Flamurtari Vllaznia ndeshja e kthimit,(ndeshjen e pare ishim rrahur 3:0 ne shkoder) dhe  ne ndeshjen e kthimit kryesonim 3:0 ,aty nga fundi na rreshqet nje gol Rragami, ne fund ndeshja mbaron 3:1,shkodra fiton kupen ,ne ate ndeshjene kemi lozur me fanellat e barcelones(lapsus i kohes) dhe vllaznia me fanellat e nje ekipi nga Mali i zi sot ,Jugosllavia atehere.
edhe nje gje tjeter desha te shtoja ,ndeshja e pare ishte gjithmone ne shtator dmth me besen e kavajes, me Barcelonen jemi ndeshur ne 16 shtator (1:1 me gola te V.Rucit dhe Esteban ne ne minuten e fundit,) ndeshja e kthimit ne 30 shtator ne Barcelon 0:0
ndeshja tjeter me Barcelonen ka qene ne nentor pas partizanit te beogradit, vismut AUE, 
do loznim ne me besen me fanellat e barçes......ata ta kishin per nder qe luanin ne Vlore ....donin dhe fanella te barces ata......pastaj fanellat e barces jane perdorur  vetem per plazh tek plazhi kingave nga futbollistet ne vlore .

o peshkarexhe koçsmiley,  se me kape zgjuar... 

jam dakord  dhe e mbaj mend   shume mire  ndeshjen  finale (te kthimit) me Vllaznine..  po, ne luajtem me fanellat e Barcelones dhe Vllaznia ka luajtur me fanellat e Buduçnostit  te Malit te zi.    ishte situate pak paradoksale sepse ne po luanim me ngjyrat kuq e blu, ngjyrat Vllaznise pra...    sidoqofte   ndeshja   ne kohen e rregullt   mbaroi 3-0 per ne.   2 gola Vasili, 1 Bubeqi.    Rragami e beri golin ne 15 minuteshin e dyte  te kohes shtese  nga porta   ketej nnga krahu i ekspozites....   eshte  nje   nga ndeshjet legjendare, megjithse nuk fituam kupen,  te Flamurtarit kjo,  se harroj kurre une!!!

nejse, mua me eshte fiksuar qe ne shatator, pasi erdhen nga Barcelona  pas (0-0)  dhe entuziazmit  te madh,   luajten ndeshjen e rradhes per kampionat me fanellat e Barcelones...

Ktu jane mbas ndeshjeve me Barcelonen. Dhe bluzat iau moren Barces. Po Kol Kushta pse nuk osht ne foto ? Do kete qene koha qe ishte me Partizonin !!! R.I.P. Fred Zijai !!! Shume te rinj kane ikur. Ben Minga, Arian Ahmeti, Bubeqi, ky ...rip ... Peter Crouch eshte si Ferko, haha.

ato 2 vjet Koli ishte te Partizani; u kthy te Vlora vitin kur luajten Partizanin e Beogradit ne Uefa. Te Partizani ka bo ca gola vendimtare, ca ndeshje 1-0 e 2-1. Edhe Memushi erdhi ca kohe te Partizani po Lefter Millo hante buke vec, rafmet paste!
 

Haha, me kujtohet Memushi mbas 6 muajsh ke Partizoni filloji t'i lutej ( urdheronte ) Bejkushit : Me co ne Vlore, ore. - Ik, ore si te te coj ne Vlore, une mezi te mora.- i pegjigjej Bejkushi. Dhe Qamushi ia kthente : " Mezi me more, tani mezi me co ... " !!!

Respekte Zijait . Pjestar i nje Ekipi qe i dha emer Real Shqiperise ne Futboll pas Partizanit te 60 - 64 dhe 17 nendorit me dy Barazimet ..me Anderleht e Ajax .

Futbolliste te tille nuk i vine me Shqiperise . Patriote e te Sakrifices . Shqiptare !!! Cilesore do lindin dhe me shume fitore do kmi , qe i desherojme . Gjithmone me kujtohet ajo shprehja e te ndierit Simon Deda ..

Atje ku kundershtari ngre TAKEN , Ju vini Gjoksin ... Simbolike e mjaftueshme per te kuptuar se cfare mentaliteti e cilesie zotronin dhe qe e beri Flamurtarin te fitonte ne Beograd dhe me ekipin Kampion te Barcelones .

perse u ngrite ....e pyeten trajnerin e Bracelones pas Golit te Rucit

Ishte fantastik  .Ky Gol sjell te dytin dhe me pas Publiku sjell te tretin. Dhe keshtu eleminoheshim !

Ngushellime edhe Fisit te tij !

Ndjese paste .I shkreti ,krejt i ri.mbasi eshte rastesi po sikur po vdesin te rinj si shume futbolliste.Keshtu vdiq eshe minga ....

Vdesin te rinj se jane stervitur nallbance  e cila u dha probleme zemre, melcie shpretke etj.Ngushellime familjes.

kot tani, njeri vdes me kancer, tjetri nga zemra...ku eshte lidhja me stervitjen? ka ndonje studim qe lidh kancerin me menyren e stervitjes?

menyren e ngrenies,integratore,vitamina...pra doping.Mandej nuk e di se ç'stil jete ka pase qyqari po ky lloj cancro eshte i hapur ne piresit e forte,ose shpesh edhe diabetiket.Meqe i paskan bere transplant e paskan kapur ne kohe.Abidal i Barcelones ka te njejten lloj.Thone qe ka shpetuar..

By and large jane stervitur ne pergjithesi pa asnje lloj kriteri shkencor apo metoda te vjetruara ne rastin me te mire.Gjithe ai stress jep pasoja vite me vone. minga vdiq nga melcia.Loro borici edhe ai vdiq ne rrethana te tilla.Nje pjese e mire e ish futbollisteve kane patur probleme shendetesore pas karrieres e kane vdekur ne pergjithesi ne moshe te re apo relativisht te re.

Mos flit budallaliqe per "ish futbollistet" me probleme shendetsore...ti nuk e di qe edhe ata jane njerez   si te tjeret, vdesin? Vdekja nuk ka radhe nuk pyet. Si Minga si ky Fredi kane vdek per arsye shendtsore qe nuk kane lidhje fare me "stervitjen" mos u beni fare budallenje!  

nuk dua te bej sherr ne vaki po ti duhet te kesh qene ndonje kryetar fronti ne kohe te dulles se ne cdo rast si argument ke vetem injorancen tende.

Edhe njehere ngushellime  familjes se Zijait dhe Fisit te tij .Na i ben kabull se kane ardhe Lopet dhe kane bere bajga edhe ne kufomen tende ketu tek PPU .Gjithsesi me nxiten fantazine me bo nje pejetje me mejtim te mendjes :

Ka ndonje menjtim se cfare rroli do Kishte Mesila Doda , ose cfare pozicionesh do pelqente me shume , ne se do ishte lejuar futbolli per Femra ne Shqiperine e Saliut ?

Nje pyetje qe vetem Alba me zamete dhe Zana si te Gjinise burrnesha  me ashtu , mundet me e dhane me te kandshem e ma te pelqieshem ! Varet nga deshiri tyre me u pergjigj !

jo ,mesila nuk llot futbool,shkon vetem ne palester,per tonifikim....nuk asht e marre me dek heret pme mbrojt ngjyrat kombetare.Edhe atje ku asht knaqet tu ba gola....smiley

Besnik Dizdari ka shkrujt nje artikull dikur mbi lidhjen e stervitjes halldupce dhe vdekjes ne moshe te re te futbollisteve .

Po ja Niko Xhaxka dhe Fatmir Frasheri dy nga firmetaret e DaciBaos nuk kane vdekur akoma mbas artikullit te sumsit kavajas B.Dizdari . Vete ti Alba me zamete mbrapa ke lujt futboll ? Pa Zanen e di qe Lu me shume Porta ,  me qe njeh dhe ate te Barcelones . Po presim prej te nderuares shtojzovalle ndonje Informacion nga Japonia ose makari edhe nga Futbollistet Kineze qe ka stervur i ndieri Halldup Borici !

Eshte prurje Vakie pa  me keto qe keni llafosur e keni rezerve ne ndonje tjeter smiley dhe thone Idiot nuk eshte ai qe thote nje Budallek por ai qe e mbron ate Budallallek !

Idiot nuk eshte ai qe thote nje Budallek por ai qe e mbron ate Budallallek !

 

Me mire te mos ta kishe shkruar se ata qe nuku para te kane qejf do te kene shume material per ty.smiley

Te thashe ne nje teme tjeter dhe mos e shty me se dhe sh.Enver i tha Hrushovit p" kur nje Idiot e perserit dy here ajo eshte Vije kunder ML "... Nga lloi Jot ketu ka me TON !

Kockat rehat Zijait edhe si maja e shpates se Partise Demokratike nga ku Lindi Parulla "O moj Vlora Heroike , me Partine Demokratike " pa dale akoma kujtimet e xha Abazit !

Mendova te beja paqe se pata shprese te merrja trisken e frontit po s'qenka e thene se kamunistet nuk lujne nga istikamismiley

smiley

booooo ca kujtese!!!! legjendar je, Ziko.

ky ishte ambasadori me duket.

kta ambasadoret gjithnji...  smiley

Beluli, e di nga eshte  familja "Zijai"? Besoj duhet ta keshe degjuar dramen e kesaj familjeje. Jane nga Kardhiqi i  Gjiroksatres.Aty nga vitet 65, dy djem te familjes,kusherinj te pare te  Fredit, njeri  atlet dhe tjetri kish nisur te merrej me futboll, me moshe 19 dhe 21 vjeçare, notare te shkelqyer, u ...arratisen... me not, drejt  mezokanalit.

Nuk ju gjet atyre çike djemve asnje shenje. Gjithe familja e pesoi,  nga ajo gjeme e djemve.

Edhe Fredi..... ka qene i vrare  ne shpirt..............! Disa tengave te renda,  nuk dihet kur u vjen siraja te te marrin

mbledhja e pare e partise demokratike ne vlore eshte mbajtur ne shtepine e fred Zijaiit, nga ajo mbledhje u caktua kryetari i pare i PD dega vlore Afrim Jupi ish drejtor i naftes ne vlore, mbas disa diteve u be dhe mitingu i pare i PD ne vlore ne 6 janar 1991 , ku kuptohet fredi ka qene ne podium me gramoz pashko dhe kompany ...

 

Nuk po flas se nga eshte fredi apo Afrim Jupi ,po flas(shkruaj ) per meritat e fredit jashte fushes sportive, kur eshte bere mbledhja ishte dhjetor 1990 dhe frika ndaj sigurimit ishte akoma e madhe....

e drejte! bile, ka pas shoqeruar Gramoz Pashkon kudo ne Vlore gjate fushates elektorale, aso kohe, meqenese ky i fundit ishte kandidatdeputet i PD-se per Vloren.. dhe Gramozi fitoi.

Kardhiqi paska qene djepi i futbollit ... edhe Ylli Shehu osht nga Kardhiqi. Me te nigjume e kom, por me duket se Fred Zijai ishte perfaqsusi i Tos Nanos ne Vlore. Mund te jem gabim ...

eh Ylli Shehu, ca kujtimesh na solle...

Qemo-xhani, ta kane thene... gabim.

Sa per "djep futbolli" , kardhiqotete, muarren zanatin.... nga Ali Pashai.Kur "luajten futboll" permbi driza, xathur fare....

Zanati merret, ... qe me qumeshtin, sikur duan te thone

Grave ka dhe Mama , mos harro .... ! Niprit e arratisur kane pas Uficiali maxhore ! Ka qene perfaqesues i Tosit ne Vlore .... smiley si thote xha Abazi ne kujtimet qe u referohet shpesh Alba me zamete mbrapa ...Njerzit jane te lidhur me njemije fije te dukshme e te padukshme .... !

Futbollist i cilesise Shqiptare KLAS . La emer te nderuar ne Futbollin VLONJAT !

Diagnoza ceroze ne melqi,te con automatikisht ne mendimin se alkoli mund ti kete marre jeten te shkretit.smiley

Lojtare i madh,Flamurtare i Madh!Personalisht,ne ate skuader kam pas shume perzemer, Latif Gjondeden.

R.I.P!

Ah,e imagjinova.Ishkreti...shume njerez qe kane qene te rrethuar nga fama vijojne keshtu....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).