1 - Letër Ahmet Zogut Shkurt 12,1937

Lartmadhëni, Me anën e kësaj letre dua t’ju lutem përunjësisht t’a autorizoni Sinodin e Shenjtë të më japë një shërbim në Kishën orthodhokse Autokefale të Shqipërisë, se roga që marr këtu është e vogël dhe e parregulltë, dhe jetesa ime po bëhet dita më ditën më e rëndë dhe më e mërzitur. Nga ana tjatër, ju përsërit lutjen të porositni Qeverinë të më caktonjë një pension dhe të më dërgonjë një ndihmë gjersa të votohet pensioni. Me këtë rast, bënj të njohur se që më 1932 kam qëndruar striktërisht jashtë politikës, dhe çdo lajmë e kundërt është çpifje e armiqve personalë, midis të cilëve më vjen keq të numëroj edhe Z-in Faik Konica. Dyke shpresuar se lartmadhënia juaj, me shpirtmadhësinë që Ju karakterizon, do të merrni para sysh lutjet e mia. Mbetem, uronjësi juaj me Perëndinë....

2 - Letër Mbretit Zog

Lartmadhëri, Me anën e kësaj letre vinj t’i lutem Larmadhërisë Suaj të më përkrahni financiarisht për të vazhduar studimet e muzikës në fushën e së cilës do t’i shërbenj atdheut në mënyrën që i ka shërbyer Franzs Liszt-i Hungarisë. Për këto studime më duhen posht e lartë nja 5 mijë dollarë, sipas çkoqitjeve të dhëna nga një listë të mbyllur këtu brenda. Gjithashtu këtu brenda L.J. do të gjeni programin e Konservatorit të këtushëm me provën e padyshimtë që meritonj çdo përkrahje në fushën e muzikës. Me shpresë që Lartmadhësia juaj, si protektor i arteve të bukura, do të më dërgoni këtë shumë me kohë për të nisur punën nga fundi i gushtit. Mbetem Uronjës përpara Perëndisë për Lartmadhërinë Tuaj.

F.S. Noli - Boston, Mass. Qershor 25,1938

Si dy kundërshtarë politikë, është e njohur marrëdhënia konfliktuale mes Fan S. Nolit, udhëheqës i revolucionit të qershorit 1924 dhe Ahmet Zogut, Mbret i Shqipërisë. Megjithatë, në këtë rrugë të gjatë sulmesh të ndërsjella ka pasur momente kur të dyja palët i kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës. “Një politikë elastike” e quan studiuesi Nasho Jorgaqi. Këtë na e tregojnë më qartë vetë letrat që këto dy figura të rëndësishme të historisë së Shqipërisë i kanë dërguar njëri-tjetrit, apo të tretëve. Në veprën më të fundit kushtuar Nolit, “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, botuar nga “Erik” dhe përgatitur nga Nasho Jorgaqi, ofrohen qindra letra që Noli ka dërguar e ka marrë. Mes tyre, edhe disa letra mes Zogut dhe Nolit.

 

Per me shume Panorama

175 Komente

Qenke keputur me keto letra qe paske sjell ketu. Nese eshte reklame per librin e profesor Nashos, atehere jam dakort. Por nese ke vecuar keto komunikim normal,per te ngritur ndonje debat mbi figuren e Nolit, atehere je shume larg.

Pse sekelldisesh kaq shume Dora?

smiley

Paska qene pusht i modh Noli ,per cfare ju kane dashur parate valle ?

Ky Zogu i jepte para Enverit te bridhte me kurvat e Parisit e Brukselit. I jepte para Nolit te bridhte me kurvat e Nju Jorkut e Florides. Prandaj e falimentoi shtetin.

 

Futja kot. A lexon me poshte, qe e do per shkollim. Mos e ngaterro me Faikun.

Keshtu thone te gjithe! 

Keshtu kam nigju dhe une .

Mire. Ka ardhur koha. Cfare s'na degjojne veshet e shofin syte. 

Sa inat me vjen qe s'kam jetuar ne kohen e Zogut.

smiley 

Ti mire e ke, po si zor t'i jepte nje femre para per kazino Zogji. Vetem meshkujt e bukur e kishin ate privilegj. Enveri ishte bukurosh, Noli goxha burre i hijshem. Pale qe kishte sharmin e "uniformes". Edhe Lasgushi psh shkoi ne Vjene, po menjehere e futen brenda universitetit, dhe sa mbaroi e moren per zhelesh e sollen ne shpi. Se nuk ishte bukurosh.

Meqe ra llafi. Jepej nje emision tek TCH per Markagjonet. Titulli "Princerit europiane te Shqiperise".

Edhe po intervistohej motra e vogel e Gjon Markagjonit. Dhe intervistuesja e padjallezuar e pyeti per shkollen e Gjon Marka Gjonit

"Aaa, kishte mbaruar dy universitete ne Itali".

 "Po ju?"

"Ah, jo, se femna nuk del e pashoqerume pri pragut te shpise".

Keshtuqe, me mire qe nuk linde ne familje princerore europiane ne Shqiperne e viteve '30.

 

Ehu, ca thua ti, po stergjyshi im nga nena, i beri te treja cupat e veta (hallat e sime meje) me shkolle: Institutin Femnor Nana Mbretneshe! 2 prej tyre kane qene gjithe jeten mesuese. tjetra nuk punoi, por ama sot eshte 80 e kusur vjece dhe e gjen me liber ne dore. Kurse djemve jo. Djemve u dha pune. I coi secilin ne nje qytet te ndryshem, u dha nga nje fabrike o akulli o buke e u tha: punoni nashi! Jo per gje, po ishte stergjysh na Vlora, ai e kish shtepine ne Shesh te Flamurit! po per sterniperit, mos pyet me mire... t'i hedhim nje vel te meshirshem persiper kesaj skene! smiley

dorë shpuar ky Zogji  o Kavirsmiley

Donte t'ju bente europiane, si turqit e sotshem mor qafir. Po nuk e late ju sllavobolsheviket. Ju vampira qe zgjatni floket dhe hani shoket.

kjo është gënjeshtër O Kavir atë e hoqën fashistat italianë si "antifashist "kurse slavët e ndihmuan  si burrë të mirë e dorë shpuar që si dhimbsej asgjë. 

tashi kjo esht e supozume me e qit nolin delenxhi burre? dhe mbretin patron te artit? le qe ket rol sikur e kishte princesha sanije...

Mos e prish temen tani, sic e ke zakon. 

Ku e lame? Po, tek Princesha Sanije. Nuk duket si krajlice me ate veshjen ushatarake?

tesh kete krajlice e kam sjelle une.Ju te vjedhni edhe te drejtat e autorit...tesh nuk bahet keshtu sheshit.Te drejate autorit  do jene ligji i pare qe do bej sapo te marr ministrine.....smileymos me thoni mandej se nuk iu kisha vu ne dijeni....smiley

myzejen....smileyyxhym edhe mbi Nolin.....m'b'ta burra ka thane Leka....ja futa kot per Myzejen.Po thone qe njera prej tyne ka qene vertet alamet gruaje.Leka i vogel ia ka keput kryt.....

   Sa eshet paguar per keto  lloj felliqesish?Noli gjer  ne kete derexhe para nje derbederi, nje kopuku, nje katili, nje banditi, nje  kusari e tradhetari?

 Eshte nje  prej  organizimeve me shpifje, qe i duheshin atij banditit, per  ta poshtruar Nolin, kur Noli i kishte bere autopsine e karakterit dhe te qeverrisjes se tij,  bandite,  kusare e tradhetare.

 Ne se keshtu eshte e verteta , Enver Hoxha paska patur shume te drejte, qe nuk e afroi Nolin.Gje qe une e kam pat denuar, per  ate veprim, mbi nje figure madhore dhe e paperseritshme si  e Fan Nolit.Por...Jo! Noli  nuk binte kurre.... ne kete lloj strome zogolliane, me lesh kau

 

Kur e pyeten Nolin , ai u pergjigj:'ahmetit te Shqiperise ia kerkova dhe jo petros se Jugosllavise."

Vec tani po ja njohim vlerat e verteta shokut Enver.

ncncnc aty e ke hallin perhere, smiley te meritat e komandantit, eeehhh ai ishte

Kohe te veshtira, kohe me mungese te theksuar kohe. Pa lexuar "letrat e Nolit" besoj se permbajtja duhet te jete dicka e tille: Ato leket qe je tu ja dergu atij qe e do per kollovar, por qe refuzo te jete i tille, hudhi kenej. Nje rruge e 2 pune, edhe fytyren e shpeton, edhe mergaten e ndihmon.

Shpjegohet dhe zemerata e komandantit ndaj Nolit...

Lartmadhëri, Me anën e kësaj letre vinj t’i lutem Larmadhërisë Suaj të më përkrahni financiarisht për të vazhduar studimet e muzikës në fushën e së cilës do t’i shërbenj atdheut në mënyrën që i ka shërbyer Franzs Liszt-i Hungarisë.

kur e lexoi  Zogu, tha me vete:    ''hemm.., ore çte jet  ky  (Hofmani)  Franzs  Listz  vallë...smiley

 mire tashi,  qe Noli  ka kerkuar nje ndihme ekonomike qofte edhe nje pension,  me duket  krejt  normale...    dhe duhet ta kishin bere bile  pa ua kerkuar ai,  pare  kontributin e tij  te  pazevendesueshem  ne politike,  gjuhe, perkthime, letra, etj etj...    behet fjale per nje nga patriotet me te medhenj  te kombit tone!!

 

per te shkruar mergaten e qyqeve, Nasho kish shkuar dhe ne Paris e Bruksel mesa pashe ne nji dokumentar

Nasho Jorgaqi eshte ndofta studiuesi me i apasjonuar i Nolit..    per te mbledhur materjale per Nolin ka shkuar kudo ku ai   ka  pas  jetuar....     Ne  vendlindjen e tij ne   Turqi,   ne  Greqi  (madje ketu gjeti edhe te afermit e tij..  femijet e vellait mos gaboj)  ne  Amerike  etj...

pashe nji dokumentar kur isha ne Shqip. ti Belul qe kish ne qender historine e atij sigurimsit te infiltruar te legaliteti dhe aty u permend dhe ky detaji i nashos qe e beri me pas liber. E kishin cuar qe te kish nje ide me te mire meqe libri do sherbente sigurisht si material propagandistik.

Sa per faktin qe zogu i ka dhene para nolit, ky eshte fakt i njoft pavarsisht ktyre letrave qe nuk ishin bere publike; ca ka ktu per t'kercy pupthi njehere?

Nasho jorgaqi nuk eshte gje tjeter veç nje spiun i ish sigurimit.ndodhte shpesh qe sigurimi "remrutonte" tipa sh te talentuar 

Nasho ,ky sigurims antik,ky mashtrues....kur flet per mergaten e asaj kohe duhet me fol si kushi per fior intelektualesh,njerz te ditur e patriote,qe edoni shume shqiperine.Mandej Leka nuk ishte hiç si e pershkruan ai i Pigal-it....nejse perralla me fanar ndriçues.....

Ta dish ti qe keta tipa ken vrare(me thike)  naten nderkoh qe diten hanin e pinin bashk rruge e te brukselit intelektual e patriot shqepetare vetem e vetem pse shkruanin  artiikuj ne shtypin perendimor kunder regjimit te hoxhes

po ti i asaj mergate je a i kesaj?se thika sikur eshte e kesaj ,mos i ngaterron gjekafshe?

Po këtë artikull, kush e ka sjellë këtu? machitewa. 

Te Respublica, sigurisht Koloreto. 

Panorama nuk është gazetë e pushtetit? Në fakt më duket se është ajo gazeta që "ngatërron" deklaratat e një blogu me "komunitetin ortodoks".  

U mbyll qarkuuuuuuuuuuuuuu. 

LOJË E SHKËRDHYER.

 

Pse mo, s'te benin ty? Sa i bleve?

Kur Mesila Doda po merr sot nje thes me para si thoni mos ti merrte Noli????

 

Deputetja demokrate, Mesila Doda, duket se është sëmurë dhe ka nevojë për kurim. Kjo bëhet e ditur pas një vendimi të marrë ditën e sotme nga ana e qeverisë, e cila ka marrë vendim që ta ndihmojë atë me 11 milionë lekë për kurim. Më poshtë është vendimi i plotë që ka marrë qeveria:

“VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. MESILA DODA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Mesila Doda.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA”

E vertete kjo?!! Cfare semundje ka mrs. Palma?

mesildes i takon .e kemi thesar kombetar.

Prit kur te dali dhe letra Enverit duke i kerku leke Zogut per qirane e dhomes ne France, po kam hall se do qaje Idriz Ferra.

File,

Nuk qiten ato; ulet imazhi i naltmadhenise... smiley Kac Myftari nuk flet kot. smiley

Bame,

Me qe ra llafi te Kaci. A e di qe megjithmen e ka shume interesant librin mbi historine e Verit? Po ti heqesh pjesen e aludimeve librit, ku Kaci fillon ja fut pordhes me fantazi, e gjithe pjesa tjeter e fakteve duhet marr parasysh. Libri Blendit eshte nje kopje shume e dobet e librit te Kacit.

 

P.S Nje nga momentet me fantastike te percartjeve te Kacit, eshte kur thote qe Erjon Veliaj eshte ngjizur nga Ahmadimexhadi ne metalurgjik te Elbasanit. I madh eshte smiley

edhe Enveri edhe Qemal Stafa bile studionin me bursa te Zogut.Bile per paradoks Qemali thuhet se ishte i kerkuar po nga ana tjeter bursen nuk ia nderpreu.Le qe ta po vine ketu e na e diftojne taman si asht historia inxhe per inxhe......

Po dhe Rustemit shpenzimet per te udhetuar ne Paris per te vrare Esat Pashen, Zogu ja pagoi.

Mendoj se ishin diplomate e ishin shume me lart se sa mund t'i mendojme.Zogu permbysi Nolin ,por respekton intelektalin e patriotin.Noli ishte siper mizerabiliteteve politike.Paraja nuk ka ere....

E kam te veshtire te kuptoj revolten e disave per nxjerrjen ne drite te kesaj letre - apo te tjerave. Nga njera ane ankohemi per historine e padokumentuar, nga ana tjeter kercejme "e pse e nxirrni kete leter?" 

Revoltoheni vetem e vetem pse po del me letra ajo qe njerezit kane kohe qe e kane thene, qe Zogu (administrata e tij) ka financuar jo pak, madje edhe ish-armiqte e tij, apo kane bere edhe ndonje gje pozitive per Shqiperine. S'e kuptoj pse doni t'i shihni gjerat vec bardhe e zi e s'kuptoni qe ka edhe gri diku ne mes. Dakort, Zogu ka bere gabimet e tij - po ku eshte e thene qe dikush ben vec gabime e jo te mira?! Edhe vdisni per pak dy-standartizim: kur njerezit shajne Enverin, kerceni perpjete te vini ne dukje te mirat qe ka bere. Por Zogu? jooo, vec te kqia ka bere, s'ka mundesi. Une personalisht ja njoh Enverit si te keqiat qe ka bere, ashtu edhe ndonje te mire (psh. elektrifikimin apo sherbimin mjeksor - me aq sa kishin mundesi). Apo kur mendoni qe Noli s'ka bere asnjehere asnje gabim. 

veprimtaria e Nolit eshe shume e gjere e shumeplaneshe.Nga e gjithe ajo te veçosh kete leter eshte te vesh ne dukje pikerisht kete fakt nga jeta e Nolit.Mendoj se eshte tendencioz...

Vec te verberit dhe ata qe s'kane shume mend mund te bejne gabimin foshnjarak te gjykojne figuren e Nolit apo te cdokujt vec prej nje letre. Merreni ashtu sic eshte, pjese e vockel e puzzle por qe pa te nuk eshte e plote figura. Nuk e di pse ju e merrni si tendencioze, mua s'mu ul aspak ne mendje figura e Nolit pse lexova kete leter - edhe per vete faktin se s'ka asnje gje te keqe, thjesht ka kerkuar ndihme financiare. Ashtu sic shume njerez ne Shqiperi, perfshire politikane, kane marre $$$$ nga Soros.

Budallalleku jot duket qe kur thua " Apo kur mendoni qe Noli s'ka bere asnjehere asnje gabim" qe nese e the keshtu "ne pergjithesi" eshte "budallallek ne pergjithesi" dhe nese e ke per rastin specifik atehere eshte budallallek specifik. Sepse nese e ke per rastin specifik, nuk ka asnje gabim te Nolit. 

Noli, ishte shenjt, por nuk jetonte me frymen e shenjte. Asgje e jashtezakonshme. I kerkoi pare Zogut. Zogu ia dha (ndihma ishte modeste) dhe nuk ia permendi kurre. Dhe ia permendin keto zarat e Lekes sot, qe ne perqindje te mire i ke te rekrutuar nga ai i Belgjikes. Prandaj dhe tallemi o miss Korrektesa, e barazlargimit ekuilibrik.

P.S. Zana, kur citojme Biblen psh nuk permendim autorin qe e filloi, Perendine. Themi maksimumi kapitulllin dhe nr. e vargut. Sepse te gjithe e dine autorin.

Faleminderit per konsideraten. Kur thashe "gabime" te Nolit, nuk e kisha fjalen per kete rast ne vecanti qe kerkoi para (lexo me poshte komentin tjeter). Por meqe ju e konsiderokeni Nolin = Krishti, pa gabime fare, dhe e pasket patur shok te ngushte Imzot Nolin tere jeten e tij qe t'ja dini te gjitha, atehere dakort, terhiqem. Murit s'i bihet me koke - tha.

Ka pas qene nje barsalete dikur. Ku ma pe moj e uruar, une e pata te mbuluar.

Ku e pe ti qe Noli konsiderohet i pagabueshem? Edhe Nashua vete nuk e ka marre dot persiper ta quaje Nolin te pagabueshem....por megjithate ti prape ke pershtypjen qe ne qe kemi bere zborin dhe kursin e filozofise me Nolin themi qe na qenka i pagabueshem. 

Por meqe e kerkon korrektesa e baraslargimit, do ia veme ne biografi Nolit qe ka shkelur dy here rregullat e qarkullimit rrugor. Dhe pastaj te ben pershtypje konsiderata. Ca te them une ty? 

Ah dmth kete ti e kishe si kompliment dhe krejt te kunderten me ate cfare shkruhet:

Apo kur mendoni qe Noli s'ka bere asnjehere asnje gabim" qe nese e the keshtu "ne pergjithesi" eshte "budallallek ne pergjithesi" dhe nese e ke per rastin specifik atehere eshte budallallek specifik. Sepse nese e ke per rastin specifik, nuk ka asnje gabim te Nolit. 

P.S. Ket passive-aggressive e keni me keq se femrat. 

po hyj n'mes po du me thon se nqse  do kishim si parim korrektsine e barazlargimit qe permend ti, e njejta gje do vlente dhe per ata qe nuk humbin rast me lujt rolin e cinikut e t'karagjozit me ata qe i luteshin "komandantit" per me i ul denimin, qe i nisnin letra per me marr nji apartament nderkohe qe i kishin konfisku shpine etj. Se lexoj syresh ksi komente kapedanesh qe evokojne faktin se komandantit i lusnin bythen. Se n'fund t'fundit nuk ka naj gjo per t'u habit: lutjen apo kerkesen do ja nisesh atij qe ben ligjin, jo karrocierit te plenave

Jena tu fol per NOLIN or mik...!

standarti eshte 1; nuk ndrrohet nis nga subjekti, or mik!

Bredho, me ke keqkuptuar. "Barazlargimin" e permenda per ironi. 

ah ok, pardon!

kjo leter hedh drite me shume mbi zemer gjeresine e Zogut, sesa peruljen e Nolit. 

ky si intelektual, nuk do punonte ne ndertim. pra eshte normal qe i kerkon ndihme vendit te tij. ndersa ndihma e dhene nga regjimi i zogut, nuk eshte normale. kjo tregon qe zogu ishte jo vetem zemergjere, por edhe LARGPAMES. nga leket qe i dergoi nolit, mbeten ca perkthime me vlere, qe do t'i sherbejne shqiptareve sa te jete jeta.

sikur nashti, Zogu vete t'i kerkonte ndihme qeverise se Enverit, nuk do te kish pasur gje. sepse enveri ishte DOGMATIK dhe driteshkurter.

E nxjerr Noli njeri, e jo hyjni sic jane indoktrinuar disa ketu qe hidhen perpjete mbi kete prurje.  Tregon edhe nje aspekt paksa megaloman te tijin, me ate analogjine nga ana muzikore me Listin.

Zogun pastaj bardhi e zi e gjykojne vetem nostalgjiket e indoktrinuar te monizmit.

Kush esht tu fol per Nolin!

Prap ti ore? Hajde ik pi ndonje machiato se s'je per keto gjera.

Kjo tregon se Noli i madh, nuk i shihte si armiq, kundershtaret politike, ai i shihte thjesht si rivale politike. Siç e kemi thene dhe here te tjera, Noli ishte teorik, ndersa Zogu ishte praktik. Sikur te dy te bashkpunonin bashke, punet ne Shqiperi do te kishin shkuar me mire. 

Sa per konservatorin e muzikes, Noli e mbaroi shkelqyshem ne moshen 54 vjeç (nuk e di investimin financiar se kush e ka ndihmuar) dhe ka kompozuar disa partitura muzikore. 

Puna e autorit, Nashos, per te permbledhur ter veprimtarine e Nolit, eshte per tu pergezuar. 

O Pjero mos e burre. Dmth ti po thua qe Noli e ka pas aq ne terezi, sa mesoi Fagotin ne pleqeri?

PP, nuk e di ç'eshte Fagoti, por di qe Noli mbaroi konsevatoriumin (shkollen e larte te muzikes) ne moshe madhore, aty tek 54-55 vjeç, dhe fill pas asaj filloi te kompozonte muzike, muzike qe ndoshta e ka patur ne mendje shum kohe me perpara, por nuk mund ti hudhte ne partiture pa mesuar notat Do Re Mi Fa Sol La Si Doooooo smiley

Pjer, po ti e thake pentagramin!! smiley

Siç e kemi thene dhe here te tjera, Noli ishte teorik, ndersa Zogu ishte praktik.

Si gozhde trari kto postulatet! Dy figura, nji fjali.

Noli Teorik. smiley Neqoftese me teori kuptohet "rob me shkolle" per t'iu kundervene Zogollit si "halldup i pashkolle" jam dakort. Se Noli punonte dite e nate. Ishte kryeprift, kryeminister, kryediplomat me fjalime lart e poshte, kryepoet me nje vellim te tere nga me te bukurit ne letersine shqipe, kryeperkthyes i kryeveprave botereore (dhe jo nje e dy, po shume), kompozitor ("Skenderbeu") muzikant etj etj...

Kurse gjithe "prakticiteti" i Zogut permblidhet ne si e mori pushtetin, si e mbajti pushtetin dhe si e la pushtetin (po mbajti leket). Vetem ne Shqiperi tipa te tille quhen "praktike". Ne bote zakonisht quhen "hajdute".

ate kryeperkthyes i cik me kadal ti... se e kena bo telef Nulin n'perkthim, pestil e kena bo ne t'sotshmit, me kryegegnishten e fshatit ne pyjet me bor ka jete... qe ta dish mire.

Ah, po! Me doli nga mendja...

Pra :thona na ne Shkoder...."Sa rrin i meçuri e mendohet,i marri ka kry pune"..................

nejse, me ket zurnane sikur e ka prish i cik. ene mehmet shehu tallej per nolin: ishte i mire vetem me i ra zurnase thoshte. e kom llafin qe iu dha shkak me fol. mso naj poker, bilardo, hipizem... pak gjona ka? qejfin e bo, del edhe burr i nerum.

Pi raki me shoket,  i bie kitares, kendon kenge dashurie. Dhe nuk pi as me njerez te seres se tij. Pi me ca shofera qe....

domethene prap me shoferin ti???

Edhe nqs eshte komplet e vertete nuk e shoh te keqe. Nga njera ane tregon se Noli nuk ishte i fiksuar per lufte personale me Zogun. Nga ana tjeter, kishte qene nje ish kryeminister i vendit. Dhe nje shtet qe respektohet drejtuesit e tij nuk i le te perfundojne si lypsar. 

ore m'fal, se je dhe rob i lexum: si arrin e merresh seriozisht ti me kto zaberhanlliqe. kshu me shty kohen ene e kuptoj... po me shum? vallaj i fort je.

po ja mo emo, hyra ne shtepi tani, po haja buke, u pergjigja te nje teme tjeter qe me ishte bere nje pyetje dhe pashe qe kishte plas debati per kete.... thashe ta them nje fjale te shkurter dhe une, po me shume se kaq nuk do shkruaja se nuk kam qef te komentoj cdo teme qe hapet ne ppu

 

jo, jo, m'kupto drejt: thjesht po thoja qe i jep me shum rendesi se meritojn ktyne prurjeve kur i merr seriozisht. komentit tat nuk i luj asnji presje!

Te mendosh qe te dy e denuan njeri tjetrin me vdekje.

Ok per pensionin e te tjerat, por deshte 5 mije dollare (ne ate kohe, imagjino sa i bie tani) per te studiuar per muzike, me ane te te ciles (muzikes) do i sherbente halleve te Shqiperise te vitit 1938? smiley

Lartmadhëri, Me anën e kësaj letre vinj t’i lutem Larmadhërisë Suaj të më përkrahni financiarisht për të vazhduar studimet e muzikës në fushën e së cilës do t’i shërbenj atdheut në mënyrën që i ka shërbyer Franzs Liszt-i Hungarisë. Për këto studime më duhen posht e lartë nja 5 mijë dollarë, sipas çkoqitjeve të dhëna nga një listë të mbyllur këtu brenda.

Hallall per çkoqitjet i nderuar ati yne smiley

Megjithate, sic tha Roni me lart, kur e krahason kete kerkese te Nolit ndaj Zogut (nese eshte e vertete) me aferat e nje deputeteje te PD-se sot, s'eshte hic gje fare.

Zere sikur secili e jep kontributin per atdheun me menyren e vet dhe sipas aftesive qe ka. Zere sikur Nolit edhe mund te mos i kerkohej te servirte supe me garuzhde te Streha Vorfnore.

Pse i binte namuzi Nolit te sherbente supe?

nuk eshte çeshtje namuzi po vokacioni (natyre). te kish per natyre te shpendante supe nuk do kish bere revolucionin ne shqiperi as do t'i kish shkuar mendja te drejtonte shtetin shqiptar.

jane te ndara, qe ne lindje, gjerat dhe njerzit. ka njerez qe kane lind per te komanduar dhe te tjere per t'u komanduar.

Po pyet seriozisht?

 

Kush foli per garuzhde? Cne ky argument 'kashte' tani ne dimer, apo je gjekundi ngrohte? smiley

Ashtu eshte, jam ngrohte, po pij edhe caj, ndersa 99% e globit vuan o nga uria o nga te ftohtit o nga te nxehtit... Ma lehteson fajin thjesht fakti qe s'kam kerkuar para nga qeveria per cajin dhe batanijen.

Ngrohte as in south, FL p.sh., ku ka cati kashte ne ndonje lokal tip egzotik. Argument 'kashte'=straw argument. 

Nejse, fajin e kam vete qe e bera shakane ekuacion me 37.5 te panjohura lol

Ekuacion kashte, do kishte thene Xhibi.

Si dy kundërshtarë politikë, është e njohur marrëdhënia konfliktuale mes Fan S. Nolit, udhëheqës i revolucionit të qershorit 1924 dhe Ahmet Zogut, Mbret i Shqipërisë. Megjithatë, në këtë rrugë të gjatë sulmesh të ndërsjella ka pasur momente kur të dyja palët i kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës

Jane te gjithe njesoj,sipas teorise se mashtrimit publik !! Askujt nuk i bie ndermend te kujtoj apo shoh se ne ato momente ata njerez nuk ishin me kundershtar politik..Noli ishte ne ate kohe e mbeti deri ne fund njeri i perendise dhe e la politiken,e mbylli ate kapitull !! se bie llafi ..Noli as u gezua dhe as hodhi valle,dhe as kerkoi revansh e pushtet politik kur italianet e rezuan Zogun dhe kur Enveri e beri te bridhte si cifut rrugve te botes.

tip strano...ngjan pak stambolli krihet.Me sa duket ishte nje enderrues,nje qe e mbante koken midis reve.jetonte ne nje dimension te tijin.....

nolin me ç'shihet e paska bere prift zogu. 

e jo vetem kaq, por prift eshte bere, per te mundesuar jetesen pa punuar. 

ik o pirdhu..do shkruante mirjami smiley!!

Sipas meje roli me perfekt i Nolit eshte perkthyes...aty ka arrit perfeksionin....

sot mbahet mend jo per poezine e as perkthimet, por per aktivitetin politik, revolucionin e tij demokratik. ndryshe mendoj se do ta kishim harruar.

kjo teme te ishte me poezite e nolit, do kish pasur vetem tre komente.  

pra e kujtojme sot si Nol atdhetari dhe jo nol poeti.

po ke te drejte ,ti do ta kishe harruar.Te ka rene rasti te lexosh Hamletin ,ne shqip apo gjuhe tjeter?

nolin e kam lexuar ne komplet. vepra i tij me e mire, dmth kryevera e tij eshte : Bethoveni dhe revolucioni freng. qe e kishte si disertacion ne universitet.

e kam lexuar une, e kam lexuar une... ai libri me kapak  te trashe ngjyre jeshile (llustrafinsmiley)..   kam qene nja 13 vjec kur e kam lexuar me duket..smiley

(hija e pare)  -kush eshte aty,   ne je trim, dil thashe  mos u fshih..smiley

O Belul, ai me kapak jeshil ishte Cufoja dhe Bubi Kacurrel smileysmiley

Ulu mer aty, na paske lexuar edhe Hamletin ti. Dhe ta dish qe ate qe bere sot ta kam vath ne vesh.

Ato qe nuk paguhen ne vend, shenohen ne defter.

e di , e di...   ''te kam borxh gjysemlekshin e fotografise..smiley   

 

 dhe lere Cofon,  se smi ul dot vlerat ti..smiley    je mesuar zotrote, ''te fyesh njerzit e ndershem ne ambjente  publike...       po dole zbuluar me ne fund.. ''te erdhi fundi  Kavir Kalemi..smiley

Ta paca borxh. Dhe mos harro Belul, qe ujet e gamiles tende po soset.

Pra kur ke lexuar ate libet jeshil Noli per ty eshte perkthyesi apo politiku?te them te drejten une e kam shume te mjegullt periudhen historike e se ç'beri Noli.po nuk me peshon si ndonje mungese e madhe ,po do ndihesha nje injorante e oreve te para po te mos kisha lexuar shekspirin e Nolit.Nejse ...a ka provuar ndokush tjeter te beje vetvrasje e te riprovoje te perktheje shekspirin ne shqip?

ta thash pra per mu eshte studimi i tij mbi Bethovenin. ka pasur falenderata nga shkrimtaret me te medhej te kohes per kete shkrim. 

perkthimet nuk jane vepra te nolit, por te autoreve te tjere, pastaj nje njeri me kulture i lexon ne origjinal. ndersa ky eshte shkrimi (i vetem ndoshta) ku noli shpalos INTELIGJENCEN dhe kulturen shume te nalte te tij. 

noli vete justifikohet per vepren e tij te manget : se kur fati hipur mbi kalin e tij te bardhe i kaloi prane, e gjeti duke lexuar, keshtuqe ai u largua

ky studimi te pelqen ty ,apo te pelqen se ka patur shume falenderata smiley

gjerat jane te lidhme oj zana.

psh eshte nje femer ktu qe quhet Zaya, qe e pallonin te gjithe lojtaret e kombetares se frances. bile u bene dhe gjyq disave prej tyre, ngaqe kjo çika nuk ish madhore ate kohe. 

qe thu ti, tani kjo cuca merret me mode, me te po merret Lagerfeld (nje stilist i famshem mode) dora vete. 

kjo nderthurje, njerzish me shije te cunguar, siç kjane lojtaret e futbollit me keta njerezit e modes, tregon qe te dyja palet nuk gaboheshin sa i perket gjykimit mbi kete çiken. pra ajo e meriton respektin dhe famen. nji keshtu dhe puna ime me dhe shkrimtaret e medhenj te kohes se nolit. megjithese botekuptime te ndryshme, sa i perket ketij shkrimit gjykimet na puthen. 

perkthimet nuk jane vepra te nolit, por te autoreve te tjere

 

Misherim i llogjikes je!!!

 

He mer Cimo se me cmene ate dite "Hamleti i Nolit...Makbethi i Nolit" Me ra goja tu te thone qe nuk e ka shkrujt Noli as Hamletin e as Makbethin, ai vetem sa i ka perkthyer. Jo qe jo ti!!!

Pa lexoje nje here se cka shkruar Kurreshtari!!!!

du me thone me ate rresht se historia boterore nuk njeh ndonje perkthyes deri me sot. 

noli vete po ta dinte veten me talent, nuk do merrej me politike. po njesoj edhe edi rama. bile ai perkthente edhe pse plak (normalisht nje shkrimtar i mire, merret me perkthime vetem ne rini te tij, pastaj leshohet ne rruge te vet se jeta eshte e shkurter), se nuk dinte te bente vete me mire.

du me thone

Po lene mer pse e nget, shume mire e ke thone!!!

Rono, lere mer ta thote se thagma te tilla nuk te rastis perdite t'i lexosh. Edhe me kaq bindje!!!

jeta eshte e shkurter

Vath ne vesh kte ti Ana!!!

 

nga te gjitha anet, po marr paralajmerime sot!!! Edhe i thashe shefes sime, "shiko, se nuk dua te vdes ne Itali, po me ndodhi gje". 

mos u merr me ronin se ke me ngel pa martu.

Thene nga ti qe keput kopace...  

vazhdo shprehu komplet, pse vendos  ........ pika. ndoshta bi ne dashuri me ty. 

Prajtna Zot rrezajkun!!!

perkthimet nuk jane vepra te nolit, por te autoreve te tjere,

vetem shef çimi mungon, dhe kopeja behet komplet. 

Aha, edhe ti me mani persekutimi lali?!!!. smiley Cudi me ju Niceanet.

Kureshtje ,ti je i marr mor burre ,je me defiçit...

PF, shife cfare te lidhme i ka bo muhabetit:

gjerat jane te lidhme oj zana...psh eshte nje femer ktu qe quhet Zaya, qe e pallonin te gjithe lojtaret e kombetares se frances...qe thu ti, tani kjo cuca merret me mode...nji keshtu dhe puna ime me dhe shkrimtaret e medhenj te kohes se nolit...noli vete po ta dinte veten me talent, nuk do merrej me politike. po njesoj edhe edi rama.

as nji send nuk mora vesh.....smiley

Po pra. Aty ma lidh gamorin,tha.

smiley

S'ishte revolucion, por nje grusht shteti si mbas pohimi te vete Nolit.

Ta pat pohu direkt  ty mre ? 

Akoma ketu ti o Faik mjerani?

Letra ka  gabime gjuhsore e stilistike të papranueshme pë një njohës të mrekullueshëm të shqipes dhe të shprehurit shqip siç është Noli. Siç duket redaksia e Panoramës e ka përkthyer se origjinal s'mund të jenë letrat.

Në letrën e parë thuhet Lartmadhëni në të dytën lartmadhëri ...Stili s'ke ç'thua.

Nuk besoj se Noli ka qenë në "pik të hallit" dhe kërkonte para për të bër shkollë në moshën 54 vjeçare pensionin duhet do ta kërkonte.

tema e  Nolit për dipllomën "Bethoveni dhe revolucioni frëng" është një studim e një vepër mjaft tërheqse.

Cilat gabime gjuhesore? Harrove qe s'kishe shqipe te njenjesuar ne vitet 30?

nuk ka kulture tjetri, nuk e ka lexuar nolin asnjehere. 

Ti kam thënë dy  apo s'të duken.S'kishte të njësuar por Noli ka stilin e tij dhe s'mund të shkruante një fjalë me dy ortografe.

ku e ke lexuar ti atë që ka thënë Noli grusht shteti a po me të ndëgjuar.

O  Kurro ti e kruan kot si Shaban Qosja.Vazhdo me përkthimet si vepra jo origjinale.

s'mund të shkruante një fjalë me dy ortografe.

Kush e thot kete?

Noli ka dhene interviste me vone mbasi eshte larguar nga Shqiperia dhe e ka pohuar kete gje.  Po ka dhe plot burime te tjera historike qe e pohojne faktin e grushtit te shtetit te ekzekutuar nga Rexhep Shala dhe Kasem Qafezezi.

O pakap, o trim. Eshte quajtur Revolucion se synonte te permbyste Sistemin jo Qeverine. Pastaj pse Noli e quan grusht-shteti sepse teknikisht grusht shteti ishte. Nuk pati luftime. Ata u nisen nga Vlora, Zogu e mbajti frymen ne Beograd.

Po nuk e ka thene njeri, qe kete duhet ta kuptosh patjeter ti. Ben edhe pa e kuptuar ti.

Leri ironite dylekshe kur me drejtohesh mua se pari.   Se dyti kur teknikisht ishte grushte shteti, athere ishte grushte shteti.  Full stop.  

 

Une jap lek aq sa vlen malli Pakap. Jeta eshte aritmetike Olimbi, tha Nikollaqi.  

Sipas kokes, festen, dom - ka pas thone zjarrmi i gjashte i Mirdites.

Derr derr derr.  Ty gjithmone te nenshtroje me argumenta, e prandaj fillon me sulmet personale.

O Konkuistador i Fushes se Debatit!

Ci ve men kti k.. kaviro.Cife si fol si k...amerikoni, katnari 

Pakap s'po të kuptoj në letër fjala naltmadhni ësht shkruar me tre ortografe të ndryshme. Stili ësht shumë i that dhe i pa skrupullt .Noli mund të ket kërkuar ndihmë por letrat s'janë shkruar nga ai them unë. 

Kush e thot kete?

Për pyetjen time flm! por ti s'më thua ku e ke lexuar apo ndëgjuar ( s'ka rëndësi se çfar quhet) 

Po edhe se eshte shkruar me tre ortografe te ndryshme? Ca do te thote kjo? S'kemi shqipe te njenjesuar asokohe.   Shiko se edhe plot figura te ndryshme te kohes shkruajne me ortografi te ndryshme ne kohe te ndryshme.

E kam lexuar ne nje artikull qe fliste per ngjarjet e qershorit te 1924-tres.

Pakap pak me vonesë . Me keqarrdhje për konceptin tënd për gjuhën e njehsuar çdo njeri përdor një shkrim personal(të njëhsuar me vehtveten) dhe është e pamundur që në një letër zyrtare të përdorë 3 ortografe të ndryshme  dhe nuk janë kohë të ndryshme.Ato që kanë shkruar në kohë të ndryshme (nqs ka ) i janë nështruar një ndryshimi kohor .

Ti thua nuk kishte gjuhë të njehsuar po kongresi i Manastirit pati vendosur një të tillë që as Komisja e Shkodrës dhe një pjesë e shkruajtsve jasht vendit nuk e nderonin.

PS: Një artikull nuk është referencë ku e ka marrë artikulli ësht referencë .(pamvzarsisht Flm).

Me keqardhje per ty, hapi syte mire e shiko se letrat jane shkruar me nje distance kohore 1 vjecare.

Kongresi i Manastirit standartizoi alfabetin dhe jo gjuhen.  Me keqardhje prap.

Artikulli ishte ne Revisten Klan ne mos gaboj, dhe pohimi i Zogut citohej te ishte bere me nje gazete greke.  Per me teper figura bashkohore si Zavalani, Vllamasi, Harapi e Ermenji pohojne gjithashtu qe kishim te benim me grusht shteti te pambeshtetur nga populli dhe jo me revolucion.

Ore pa dale pak. Ta bejme ndryshe muhabetin. Sala me Edin urrehen. Vjen Edi ne pushtet dhe Sala emigron. Mbas ca kohesh Sala i shkru Edit. I dashur lartmadheria jote piktor, mu ka tek ti hyj shkolles per guzhinjer. Me kete do i sherbej atdheut si Rene Redzepi. Tani sipas argumeneteve te ktyne ketu "nje shtet qe respektohet nuk e le ish kryeministrin e vet keshtu" Noli eshte nje nga te paktat figura me te cilet ne mburremi por ama ska asigje te keqe qe donte ta mbante bythen e vet rehat. Kush eshte ai qe sdo? 5 mije dollare per Fagot ne ate kohe jane baraz me 100 mije euro sot kshuqe me duket icik e teprume por kur e krahaso me shkerdhimin qe i kane bere ketij vendi duke fillu nga udheheqesi i pare e deri tek i fundit nuk duket noi gje e madhe.

Letra pa pergjigje, besoj!

Kur thoshte ime gjyshe, ndjese paste "gaz pac" kush e hapi kete temen. Dhe "na dalte per hajer kjo e qeshur".

 

 

dy shqiptare, si dy perendimore te mire, plot tolerance dhe mirkuptim. Noli njerezor i shkruan te parit te shtetit ( dikur armiku i tij ) se ka nevoje per ndihme. dhe tjetri aq fisnik i pergjigjet pozitivisht. shembull mjaft i mire per gjithe shqiptaret kokeshkemb qe i mbyti inati dhe urrejtja.

sikur te ishin shumica e shqiptareve te tille, sa ndryshe do ish ai vend.

në fushën e së cilës do t’i shërbenj atdheut në mënyrën që i ka shërbyer Franzs Liszt-i Hungarisë.

Ne fushen e perkthimit mbase i ka sherbyer atdheut ne menyren qe Liszt-i i sherbeu Hungarise, ndersa ne muzike ndoshta do t'i duhej me shume kohe. Liszt-it iu desh nje jete te behej pianisti me i madh i kohes, te konsolidonte stilin krijues (shpikja e poemes simfonike, eksperimentet ne formen muzikore), nga i cili u influencuan kompozitoret bashkekohes. Ndaj s'do te ishte keq sikur te ish' shprehur "do te perpiqem t'i sherbej atdheut ne menyren qe..." (zotim modestisht korrekt para Zotit ose mbretit).

P.S: nejse muhabet kot ky smiley

me sa po shoh e paskena per rrace,te kudo e shoh nje pjer te mshehun...Ja Noli me keto qe shkrun a nuk ju ngjan me Pjer....

ti po shef me ate me xham apo ate pa xham ?

Shoh nje Noli te lodhur. Te dorezuar. Kjo nuk i ul vlerat. E ben thjesht me njeri.

Po cfare analize i beni ju Nolit mor aman! ne nje vend me 99% injorance arsimore kulturore muzikore te beje dicka per vendin tend ishte njesoj si ti hapje syte nje te verberi.. po mu me vjen keq qe Noli harxhoi kot letrat me Zogun.

Si tha kapteri tek `koncert ne v, 1936?` -  Lulet ne Shqiperi u japin gomareve!

Njeri fisnik Noli. S'ka tradhetuar veten e si ka ofruar gje Zogut ne kembim. Ka kerkuar vec hakun e vete e asgje me teper; biles teper pak ka kerkuar per aq sa ka dhene.

Interesantja e ketyre letrave eshte qe Noli ka pas menduar qe Zogu ishte poashtu fisnik, pra qe do ta trajtonte si nje rival qe humbi e jo si nje armik.

Si u pergjigj Zogu dihet gje, ishte apo s'ishte fisnik?

e boni pra prift. apo nuk e di historine qe noli u be prift ne amerike. gjithashtu noli e boni dhe shkollen per muzike. pra i mori ato 5 mije dollaret qe i kerkoi zogut.

po ky zogu, boni ambasador ne usa edhe ate qe noli te letra ka cilesuar si armik te tij, pra faik konicen.

si i thone llafit, ishte humanist e gjeneroz ky zogu. 

S'dija gje qe ishte financuar nga Zogu. Zogu atehere ka qene akoma me fisnik, ka vleresuar njeriun me vlere edhe pse rival. Sidomos ne kete rast me Nolin ku nuk ka patur interes personal, sepse tek emerimi i Konices edhe kishte interesa personale. Shume interesante.

Lexova artikullin te Panorama. Kishte disa letra, jo vetem dy. Fan Noli i drejtohet Ahmet Zogu me fjale "i dashur mik" , "Lartamadheria juaj" , "Shkelqesia juaj",  i drejtohet Mbretereshes per ndermjetesim per financim 5 mije dollare per te ndjekur studime muzike(!). wow

Tani, te verteta jane keto letra? Mos jane ndonje dokument fallso historik?

hunter, kte mendova dhe une. Me thote nje miku im, profesor historie kur isha ne Tr. para 2-3 javesh qe nji koleg i tij e nxiste te ndiqte shembullin e tij per te botuar ndonje shkrim ose studim me karakter historik. Dhe me thote ky miku im:
- e di c'ben ky? sajon donje "episod" historik nga vetja ne menyre qe ta paguajne mire dhe nuk ka piken e turpit qe e ben.

Po nga ana tjeter nuk do habitesha sikur te ishin te verteta.
Tjeter, Noli eshte takuar me emisare (ambasadorin shqiptar ne OKB, me duket, sipas kujtimeve te ketij te fundit), pak kohe para vdekjes dhe nder te tjera, duke qeshur e ka pyetur se si e kish "kumandarin" dhe se i dergonte te falura. Noli mund te kete qene njekeohsisht "i zjarrte" sic e kemi lexuar ne poezite e tij dhe po aq i qete ne jete sic mund ta tregojne keto fakte

Me duket e pabesueshme qe autori i Anes Lumenjve dhe sa tjerave kunder Zogut, politikani qe udhehoqi Revolucionin e Qershorit, armiku i madh i Zogut, ti drejtohet pikerisht atij ne kete menyre duke i lypur lemoshe.

e veshtire jeta ne perendim. s'kishte asistence ne ate kohe. pra nuk jetoje dot pa punuar, siç shume shqiptare ne emigracion bejne sot.

personalisht mendoj se nuk eshte asnje ulje, ti drejtohesh përunjësisht MBRETIT te vendit tend, figure madhore prej vete natyres se tija. thuj shyqur qe kish mbret ate kohe, se me pas ose sot, do kish vdek per buke i gjori. 

 

Ok, por ne keto letra nuk behet fjale aspak per mbijetese, por per kurse muzike.Dakort, ne raste ekstreme, ne raste jete a vdekje, mund ti kerkohet meshire armikut, por ti lypesh perunjesisht lemoshe armikut tend per te ndjekur kurse muzike, me duket e pabesueshme. Ndoshta jane dok. fallso historik per te bere sensacion e shitur libra.

letrat nuk jane te plota, mungon lista e detajuar e shpenzimeve qe i duheshin Nolit per te kryer aktivitetin e tij. 

noli ishte INTELEKTUAL, (sa here duhet me ja u thene ju toçave kaq gje ?) dhe normal qe leket nuk i duheshin me ble domate, po me ndjek nje veprimtari intelektuale, pra ne rastin konkret shkollim per muzike me qellim krijimin e veprave cilesore per atdheun. ai beri nje opere (a sinfoni) te titulluar Skenderbeu, mbas shkollimit.

duke qene se ne ate kohe, ne shqiperi nuk ekzistonte shkolle per mesim muzike, eshte NORMAL qe kjo t'i kerkohet qeverise e personalisht mbretit (kryetarit te saj). nuk shoh se çfare te duket kaq e habitshme dhe pabesueshme ty ? 

si dhe fakti qe ai u be dhe prift, po ashtu e beri dhe kete shkollen, tregon qe kerkesa e tij u MIRATUA nga Zogu !

Lista e harxheve te Nolit:

 

1. 2 pale breke pecikllasi - leke 200

2. 3 preservative me luspa krokodili - leke 50

3. 1 pale papuçe leshi per dimer - leke 150

4. 1 Audi Q8 per me i ra perqark konservatorit me kap seks (4 mije dollare me kursin atehere)

5. Pjesa qe ngelet 1 Fagot per me i rone me i vrime.

zone e ndaluar per ata qe ja fusin pordhes:

U solloisa kendej u solloisa andej dhe i dhashe karar qe Noli, gjithmone bujar, po na jep nje mesim mbi rolin e shtetit, dovletit dhe hyqymetit (dhe jo sulltan Ahmetit).

Ato letra nuk egzistojne ne Shqiperi, vetem nqs jan vjedh nga biblioteka  e vjeter e shoqates VATRA ne Bronx.

vetem me pallavra merren gazetat ne Shqiperi dhe sajime

E shoh qe qenkan habitur disa se nuk e prisnin qe Noli te ishte aktori kryesor i falimentimit te shtetit shqiptar. Po s'ka ndonje cudi. Dihet qe Noli i bente parate rrush e kurva.

Pse merreni me letrat? Lexoni Rubairat, fund-e-krye per Rrush e Kurva flet. (Dhe te mendosh qe dikur e kane mbajtur per Veper te Larte Filozofike). Dmth e ka treguar me kohe fytyren e vet Noli.

Por kjo puna  e Nolit, me kujton Christopher Wren ne Angli. Kristoferi mbahej sikur kishte ndertuar Katedralen e Shen Palit. Te pakten keshtu na thoshte Historia Zyrtare, sic thoshte edhe per Nolin qe ka qene "Perkthyes, Filozof, Poet etj etj. " Por ja si i kendonte populli luftarak dhe paqedashes anglez ketij "njeriu te madh":

Hello, goodmorning  Mr. Ross

i'm dining with some whores

if anybody calls

say i'm designing St. Paul's.

Qe ne shqip perkthehet pak a shume keshtu

Pershendetje zoti Vurka*

une po shkoj me ca kurva

per mua po e mori njeri malli

thuaj po projekton Shen Palin.

Pastaj per shpjegimin e origjines se emrave "Noli, Kristofer, Shen Pal, Ross, Vurka" drejtohuni per nga tema tjeter ku Emigranti ka gjetur nje damar floriri etimologjik.

*Emo, Belul, cfare ju kujton "Zoti Vurka"? 

 

z. Vurka the?    po kshu, fët e fët ,  sikur me kujton  nje  personazh nga nje drame..   nga autor rus  apo rumun..  titulli sme kujtohet.. 

 

po xha Barkën,  e mban mend?smiley

Lere xha Barken. Mos dil nga tema!

po he de,  kush eshte z. Vurka?

 

a se harrova,  edhe kujdes kur flet   patriotet e shquar..  fundja edhe Pjeri ta beri kete vrejtje mbreme.. nuk ke kellqe ti te shkruash  per keto pune.. te ishte ndonje  Kalem-xhi, pooo..  hajde bravo,  se sdo merremi me ty cdo dite ne ketu..  kemi edhe punera te tjera..   ''Myzeqeja  nuk eshte hambar  i mushkonjave.... , tha          edhe peshku, nuk eshte qender edukimi!

 

p.s   e kisha per xha Barka hunderrinsmiley une,  jo per Kosta Barken..smiley

Ti vazhdon me ofendime Belul. Vazhdo po do thyesh koken nje dite. Dhe do ta thyesh keq.

Mire qe me ofendon kalemin, po me ofendon duke me treguar kush eshte xha Barka? Jo po me jep tani edhe Nils Holgersonin apo Kolargolin.

Mbuloi balta balten.

S'ka faj Beluli, se kur bie fjala, kujtohet Adhamudhi dhe ajo cupka qe qante si gjeldet.

Z. Vurka do na zografise ndonje nekrollogji, po... qe te dime qe nashi c'do thone njerezia pas vdekjes! smiley

 

p.s. mos e ka Vurko, me duket. 

KAVIR kur u  bere ti  aman te "flasesh"  per Nolin , me agrume nuk ja mbush dot mendjen njeriu , vecse vetes

 

Se harrova me pyet , Po Noli ishte i papune qe i kerkonte leke Zogut ?

Noli ka qene me studime ne Harvard , dhe normalisht i duhej mbeshtetja financiare.

Nuk ka asgje perf t'u habitur ketu. Edhe besoj se atehere ne ate kohe kur Fan Noli dinte si te bente fundraising , te tjeret nderkohe , kane qene pa identitet prej injorances dhe karakterit te ulet duke vrare njeri-tjetrin me kanune primitivesh ne duar.

duhet bere dallimi dhe falenderuar Zoti qe historia jone takohet me jeten e te madhit Noli.

Ata qe flasin tani pallavra , nuk do te dinin t'a perballonin ate burre nqs do te ishte gjalle sot per nga inteligjenca. duken rezultatet ku jemi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).