Fillimi ambicioz i këtij sezoni artistik përballë halleve të mbartura me vite të Teatrit Kombëtar. Niveli i dobët i shfaqjeve, klientelizmat, rënia e numrit të spektatorëve, buxheti i ulët dhe disa ide për mënyrën se si mund të dalë nga bataku

Ka nisur guximshëm ky sezon në Teatrin tonë Kombëtar. Më në fund, ëndrra dhe dëshira e mirë e shqiptuar shumë herë për të bashkëpunuar me teatrin e Prishtinës ka sjellë në Tiranë një regjisor me emër, Ilir Bokshi, i cili drejton punën për premierën e parë të këtij viti. Pas një repertori festimesh fundvitin që lamë pas dhe një tjetri para tij, jo edhe aq të lavdishëm, Teatri Kombëtar premierat do t’i shënojë me veprën e Sofokliut, “Edipi mbret”. Pas dy javë audicionesh për përzgjedhjen e kastës së aktorëve që do të interpretojnë në tragjedinë e antikitetit, në teatër kanë nisur provat intensive. Tragjedia vjen si bashkëpunim mes teatrit të Prishtinës (stafi krijues) dhe atij të Tiranës (aktorët). Sipas regjisorit, shfaqja nuk do të prekë kurrsesi tekstin e Sofokliut, por do të përpiqet t’i flasë publikut të shekullit të XXI-të. Thënë ndryshe, tentativa e regjisorit është që nëpërmjet asaj që ka shkruar Sofokliu, të zbërthehen situata të kohës së sotme. “Personazhet janë bazike në vepër, por jo në realizimin tonë”, tha Bokshi gjatë prezantimit për të parën premierë që do të ngjitet në skenën e madhe. Një tendencë që vihet re shpesh ndër regjisorët që provojnë peshën e veprave të antikitetit, por që jo gjithmonë ka rezultuar e suksesshme. Megjithatë në shfaqjen e Bokshit, Edipin do ta interpretojë Helidon Fino, Jokastrën aktorja Yllka Mujo ndërkohë që emrat e tjerë që i kanë mbushur mendjen regjisorit janë Ema Andrea, Neritan Liçaj, Lulzim Zeqja etj. Kori gjithashtu është përfshirë si element kryesor i shfaqjes dhe si kolonë zanore e çdo personazhi që hyn e del në skenë, përveç Edipit. Dhe deri në fillim të marsit kur shfaqja do të shohë dritat e premierës, skenën e Teatrit Kombëtar do ta ngrohin shfaqjet e sezonit të kaluar, me përjashtim të “Përjetësisht dashuria”, e cila u hoq nga kalendari për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të aktores protagoniste, Drita Pelingu. 

Një lajm i keq ky që gjithsesi nuk e lë në hije vrullin me të cilin e nisi këtë vit punën Teatri Kombëtar. Si rrallë herë në zyrën e drejtorisë së projekteve në Ministrinë e Kulturës, drejtuesit e teatrit e dorëzuan që në ditët e para të janarit kalendarin e shfaqjeve për sezonin janar-qershor 2013. Me shfaqje të programuara javë pas jave dhe në përmbajtje me vepra të dramaturgjisë botërore nga antikiteti deri në epokën e teatrit të absurdit, bordi artistik i teatrit, i përbërë nga Roza Anagnosti, Margarita Xhepa, Nasi Lera, Përparim Kabo dhe dy përfaqësues të ministrisë, kishin vënë firmën për planet e gjysmës së parë të këtij viti. “Ky sezon do të jetë ambicioz duke u nisur jo vetëm nga titujt e produksioneve, por edhe nga regjisorët që do t’i vijnë në skenë”, ka thënë drejtori i teatrit Kristaq Skrami, duke iu referuar jo vetëm “Edipit mbret” dhe regjisorit nga Prishtina, por edhe premierës tjetër që pritet gjithashtu të vihet në skenë, “Ëndrra e një nate vere”, e cila do të mbajë firmën e regjisorit amerikan Xhon Blondell. Në datat e shënuara të kësaj periudhe nga zyrat e Teatrit Kombëtar veçohet edhe mbajtja në Tiranë e Samitit të Përgjithshëm të Unionit Evropian Teatror, që për drejtuesit e tij është gjithashtu një sukses që do vlerësuar. 

Mirëpo megjithë optimizmin që Skrami ka shprehur në këtë fillimviti, Teatri Kombëtar nuk është se 2013-ën e ka më të bereqetshme sa i takon financave, kushteve që ofron apo gjendjes së trupës së aktorëve që paguan çdo muaj. Drejtori është shprehur se ky vit do të sjellë vepra më cilësore, autorë të mëdhenj dhe një situatë më shpresëdhënëse krahasuar me vitet e mëparshme. Këtë muaj shfaqja “Amadeus” do të shkojë në Kosovë dhe pritet që edhe nga andej të vijnë trupa, për të cilat duhet thënë se çdo herë kanë shkëlqyer krahasuar me atë çfarë teatri i Tiranës i ka ofruar publikut të tij. Por, edhe për këtë vit Teatri Kombëtar do të ketë të njëjtin buxhet krahasuar me atë të viti të kaluar, 100 milionë lekë të vjetra. Pra po të jetë puna për mundësi më të mira financiare, Teatri Kombëtar noton në të njëjtën varkë si vjet. Jo më larg se dhjetorin që lamë pas, për mungesë parash u anullua edhe Festivali Teatror i të Rinjve. Edicioni i tetë i tij nuk u mbajt sepse Ministria e Kulturës e ngriu fondin prej 3.7 milionë lekësh, i destinuar për këtë festival si e vetmja mundësi për regjisorët dhe aktorët e rinj që të prekin skenën. Vrulli i ministrit Bumçi, me të cilin e deklaroi këtë fond qershorin e shkuar, iku e u harrua, sado që premtimi i tij publik ishte që shfaqjet më të mira të dala nga ky festival do të viheshin edhe në skenën e madhe, aq të dëshiruar nga të rinjtë, të Teatrit Kombëtar.

Me shpresën se ky vit do të jetë më produktiv, e vërteta është se në sezonin janar-qershor 2012, me të njëjtin buxhet si sivjet, plus një të dytë shtesë të siguruar nga sponsorizimet, teatri realizoi vetëm një produksion dhe vështirë të flitet për bilance mbi buxhetin e projekteve, numrin e spektatorëve apo biletat e shitura të vitit që lamë pas e të tjetrit para tij. Gjatë këtij sezoni teatri prodhoi vetëm “Henri VI”, ndërsa skena e tij më shumë se për shfaqje të vetë teatrit shërbeu si arenë për trupa të ardhura nga Kosova. Në Konkursin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe vështirë të dalloheshin artistë të rinj ndërkohë që veprat e autorëve shqiptarë vazhdojnë të mbeten një nga pikat e dobëta të teatrit. Vitin e kaluar pati raste që të anullohen edhe shfaqje për mungesë publiku ndërsa nga 34 aktorët që paguhen nga shteti vazhdon të mbetet e njëjta panoramë: shumë pak prej tyre kanë role protagoniste dhe mbajnë gjallë teatrin, pothuaj gjysma dalin në skenë me role të vogla ose sa për të prekur shkarazi skenën ndërsa pjesa tjetër figurojnë vetëm si emra në borderotë ku firmosin çdo muaj. Kryetari i sindikatës së artistëve të TKs-ë, Mirush Kabashi vazhdon të përsërisë se problemi më i madh mes tyre dhe drejtuesve është mungesa e komunikimit dhe sidomos hapjes artistike. Të tjerë, artistë ose e jo, që i njohin sadopak ambjentet e tij e dinë dhe e pranojnë se aty puna ndërtohet mbi njohjet mes tyre, armiqësive të vogla, pakënaqësive e thashethemeve. Rendimenti i këtyre viteve të fundit të Teatrit Kombëtar të bën të besosh se vetëm një shkundje nga themelet mund ta shpëtojë institucionin më të rëndësishëm të artit të fjalës, i cili duket sikur ka mbetur me një këmbë në sistemin e shkuar e me një tjetër në këtë riun. Një kompani stabël, pa repertor e ambicje që mezi prodhon katër premiera në vit e mezi mban në dyert e tij një publik mesatar nga numri dhe që tkurret çdo sezon. Pa frymën e konkurencës brenda, pa pothuaj asnjë prurje të re ndër aktorë, me të njëjtën kostumografë, skenografë e regjisorë, teatri vështirë të mbijetojë edhe për shumë. 

Si do t’i vejë pra filli kësaj pune? Edhe sa mund të shkojë kështu Teatri Kombëtar dhe si mund të shpëtohet? Për të marrë një mendim nga drejtori prej gjashtë vjetësh i teatrit, Kristaq Skrami, këtë javë ishte e pamundur. Në fillim i angazhuar me xhirimet e një shfaqje e pastaj për impenjime të tjera, prej drejtorit, i cili teorikisht duhet t’i dijë më mirë se kushdo pikat ku pikon çatia e teatrit, nuk ishte e mundur. Prej tij këto ditë të para të shkurtit mbetet vetëm optimizmin për një sezon të mbarë, të paktën këtë vit, dhe kërkesën e përsëritur (me të drejtë) në zyrën e Ministrit të Kulturës që një pjesë e të ardhurave të fituara nga shitja e biletave t’i mbeten teatrit. Pa pretendime për përqindjen, nëpër intervistat e këtyre ditëve Skrami ka thënë se kjo do të ishte një ndihmë e madhe për institucionin që drejton sepse këto para mund të përdoreshin për të paktën një premierë më shumë në vit. Teatri Kombëtar nuk e ka luksin e fondeve të shumta, prej përdorimit keq të të cilave mund të kritikohej nga mëngjesi në mbrëmje. Kjo mbetet e vërtetë sot e gjithë ditën. Siç është e vërtetë gjithashtu se edhe ato para që ka i përdor keq dhe që vit pas viti publiku po e braktis sallën e tij. Për të parë një shfaqje në teatër duhet më parë të informohesh për parashikimin e motit: nuk është e lehtë t’i rezitosh të ftotës së sallës së tij në një natë dimri. 

“Në të gjithë botën e qytetëruar, teatrot kombëtarë apo ata bashkiakë përbëjnë krenarinë estetike dhe arkitektonike të qendrave urbane dhe janë ndoshta guri më i çmuar në gjeradanin e qafës së qytetit”, thotë dramaturgu Stefan Çapaliku. “Po ku gjendet teatri ynë? I fshehur pas godinave ministrore, me një suva që bie prej lagështirës, një hauz i akullt në dimër dhe një furrë e nxehtë në verë, me një teknologji superprimitive dhe një infrastrukturë ndihmëse që nuk mund ta gjesh kund as si ekzemplarë, një sallë e denjë për një kinema porno të një lagje periferike të ndonjë metropoli si Kairo apo Nju Delhi”. 

Sa mirë sikur problem i teatrit të ishte vetëm godina e tij! Sepse publiku i Tiranës i ka dhënë provat se kur bëhet fjalë për një shfaqje të mirë e duron edhe të ftohtën e acartë edhe të nxehtin e padurueshëm. Tjetërkund duhet të jetë sekreti. “Teatri shqiptar ka kohë që ka hyrë në një rrugë qorre”, thotë regjisori Kiço Londo, ish drejtor i këtij teatri. “Ndërkohë që konsumoheshin pa fund fraza demagogjike institucionet tona të kulturës kishin filluar të shfaqnin shenja të braktisjes, moskujdesit, të kishin më pak burime njerëzore dhe financiare, të përdornin repertorin dhe fondin në mënyrë klienteliste, të mos kishin politikë aktive të repertorit, mungesë njohjeje të profesionit etj etj. Na duhet një kthim mbrapsht i rrugës së ndjekur, sidomos vitet e fundit, në mënyrë që të ndërpritet rënia e vazhdueshme e nivelit artistik”. 

Në kohën e tij Londo filloi të zbatonte një politikë, që për aq sa zgjati, funksionoi në Teatrin Kombëtar. Ai aplikoi rritjen e rrogave për artistët, por edhe shpërblime për çdo rol që vihej në skenë, protagonist ose jo. Efekti u ndje në aktivizimin e pothuaj të gjithë trupës që më në fund kuptoi se nëse punoje më shumë, edhe rroga e fundit të muajit ishte më e lartë. Në projektin Londo u përfshi edhe ndërtimi i sallës së re, atë që sot e përdor Teatri Kombëtar i Komedisë, dhe që sipas regjisorit ishte e destinuar vetëm për të rinjtë. U aplikua një politikë e hapjes ndaj çdo gjithkujt që premtonte talent dhe çdo shfaqjeje që përkthehej në sukses. Por, pas ikjes së tij skema u shprish. Mbeti rritja e rrogës, por kjo vlen njësoj për të gjithë, edhe për ata që e shohin dritën e skenës, edhe për të tjerët që duken në teatër një herë në muaj. Teatri u kthye mbrapsht dhe kjo për regjisorin do të thotë se formula e të punuarit duhet të jetë “vetëm me projekte”. Përndryshe vështirë të shpëtojë diçka prej tij. 

“Duhet ngritur një forum me një grup artistësh të skenës”, thotë ai. “Do të jetë një iniciativë që bazohet në shkëmbimin e mendimeve dhe që bëhet për herë të parë në historinë e teatrit”, thotë duke shtuar se bëhet fjalë për diçka konkrete për të cilën do të dëgjohet shumë shpejt. “Nuk është aspak e lehtë të realizohet kjo në sferën tonë, ku vlerësimi dhe respekti reciprok nuk janë aspak nocione të vetëkuptuara. Por ky është një hap i parë që besoj se nesër do të jetë i vlefshëm për brezin e ri. Dëshirojmë të bisedojmë për san ë interesojnë nga çështjet sidikaliste. Gradualisht ky forum do të ndërmarrë disa iniciativa, ndërhyrje duke synuar në ndryshimin e marrëdhënieve të shtetit me teatrin. Por jo që në fillim. Duhet të investojmë kohën për të të njohur njëri-tjetrin dhe sa të ndryshëm jemi nga njëri-tjetri. Jam pro mendimit të hapur që në këtë moment i mungon gjithë vendit. Le të arrijmë këtë e më vonë i ngjyrosim edhe muret”. 

Një lloj fryme e re bashkëpunimi që ka kohë që kërkohet nga sindikata e artistëve të skenës. Por që për regjisorin nuk është e vetmja nevojë e këtyre kohëve. Revolucioni duhet nisur që nga shkolla, sipas Londos. “Është e pakonceptueshme që akoma dhe sot nuk ka një shkollë bashkëkohore të artit skenik, një shkollë moderne shtetërore që të ndryshojë nga ajo e Universitetit të Arteve. Të gjithë përballemi me mungesën e edukimit teatral të njerëzve të artit skenik. Besoj se politikani që do ta lidhë emrin e tij me krijimin e një shkolle të tillë do të mbetet në histori, do ta kujtojnë më shumë se çdo projekt ligjor tjetër”.

Një ëndrre të tillë i pat qëndruar këtu e shumë vite më parë Kiço Londo në kohën kur drejtonte Teatrin Kombëtar. Siç thotë, sallën e vogël të teatrit, atë me 200 vende, e pat ndërtuar pikërisht si sallë eksperimentale për edukimin e trajnimin e saktë të të rinjve. “Fatkeqësisht aty kemi një trupë “të re” mbi baza tradicionale. Kemi shumë tekste shqip, por pak teatral e megjithatë brezi i ri do t’i ndryshojë gjërat. Duhet të bëjmë pak durim dhe t’u japim kohë dhe vend që të punojnë dhe të gabojnë. Ata kanë nevojë për laboratorë dhe studio. Shkrimtarët shqiptarë ashtu si gjithë njerëzit e artit, shkruajnë dhe realizojnë vepra, por nuk jetojnë me to. U duhet të bëjnë 100 punë të tjera për të mbijetuar. Të huajt nuk veprojnë kështu. Për mendimin tim duhet urgjentisht të reflektojmë në edukimin teatral, të eksperimentojmë talentet dhe të importojmë edukim. Ka ardhur koha që artistët t’i hapin rrugë vdekjes së formalizmit, i cili vazhdon të çmendë sipërmarrjen e lehtë dhe të shpejtë. Teatri duhet të kthehet te cilësorja. Natyra e teatrit është bota shpirtërore njerëzore dhe jo forma. Spektatori i sotëm kërkon të vërteta të tjera, plotësisht njerëzore dhe të sinqerta. Vetëmashtrimi i formalizmin duhet të marrë fund. Teatri nuk është celular që të “kapë” kudo njësoj”. 

Një reformë që duhet të nisë që në shkollë e të mbyllet në skenë, këshillon Kiço Londo. Çka do të thotë se shpresa e vetme është shkundje nga themelet e të gjithë sistemit për të parë ditë më të mira. Ose dalje nga izolimi e bashkëpunim me të tjerë më të mirë se ne, siç thotë Stefan Çapaliku, e sidomos të marrim mundimin e të ftojmë herë pas here emra të njohur që kanë çfarë të na mësojnë. “Sigurisht që nuk ka një formulë të vetme, por ajo çfarë duhet është se një institucion culture e ka të nevojshme të dalë nga izolimi, të bëhet pjesë e sistemit të qarkullimit rajonal dhe evropian të vlerave. Teatri Kombëtar”, thotë ai, “është maja e ajsbergut e një sistemi që i ka rrënjët te sistemi i edukimit teatror, të shkollat profesionale, te audienca dhe te kritika. Vetëm në kontakt të drejtëpërdrejtë me kritikën, audiencën, festivalet e mëdha evropiane mund të mësojmë diçka Teatri duhet që më së paku të ftojë një herë në vit një prej emrave më të rëndësishëm të regjisë bashkëkohore të kuotuar dhe të pranuar botërisht si Calixto Bieto, Romeo Castelluçi, Frank Castorf, Patrice Chereau, Lev Dodin, Patrice Pavis etj. Propozimet e këtyre njerëzve dhe proceset që ato mund të ndërtonin në teatrin tonë do të ishin të paçmueshme dhe do t’ia vlenin me çdo çmim”. 

Ka për të zgjedhur pra. Nëse ekziston dëshira e mirë mund të ndryshohet i gjithë sistemi e të ndërtohet nga e para. Ose mund të kopjojmë të tjerët, të kërkojmë bashkëpunim e të shohim si bëjnë fqinjët tanë ose të tjerë më larg për të ndjekur thjeshtë shembullin e tyre. Sepse me këtë stil pune edhe sikur të kishte para me bollëk, Teatri Kombëtar vështirë të mbijetonte.

49 Komente

mire o mire, po kë te shpetojme me perpara....   teatrin, kinemane,  spitalet, ate palllatin me lageshtire,  monumentet,   burgun e Spacit...........kë??

Shpetojme Pjerin njehere Belulo. Te tjerat vijne me pas...

pse?!    mos i ka  ndodhur ndonje gje Pjerit, mor aman....

Belulo, Pjeri eshte ne rregull. Punon edhe hamall i shkreti per te mbajt familjen, nuk e ka lluksin te mos e zeje gjumi gjithe naten nga i muhabet pordhesh te peshku. Eh cte ben Netflixi. Te duket jeta si film 

O Pateko. A bojm nji deal. Fito ti me punen e pordhve dhe me variantin qe Shqiperia eshte ku e ku me Ameriken, vetem me bej nje nder qe mos futesh mo ne debat me mua, aq me teper kur e shef qe nuk po te drejtohem ty. Kjo vlen dhe per ate kacatorrin tjeter. Kaq kisha. Shnet e t'fala.

P.S. Ah po. Fiton ti edhe me komentin bythequte qe do bojsh me mrapa.

Pf-je i vetmi qe bo pordhe (me rigon) ketu je ti. Mu as me ngrof as me ftof muhabeti jot. Kap noi kanadez andej nga malet edhe boji pordhe me shtepine qe ke pas nga liqeni se mos e impresionon edhe mos u merzit ore. Shendeti mbi te gjitha se pastaj ste hy ne pune as leku. He te keqen. Mos i bjer mo spondit qe mos i bi as une spondit dhe jemi te lare bashke smiley

PP, te punosh te nxjerresh buken me djersen tende, me duket gje e bukur dhe e ndershme. Do te doja te te pyesja; A e ke lexuar VQ dhe nese po me thuaj ndonje kritike me vlere, se kjo me intereson mua. 

Sigurisht qe eshte gje e bukur. Vetem atyre qe i ka ngel sahati ne vitet 90 i duket turp puna. Jo Vq se kam lexu, Beluli i bo shume reklame..

ç'te kushton ta lexosh, e te perfitosh nga leximi pastaj. 

Asgje. Po kujt i thu?

Leket Pjero. Eshte bo keq per leke. Sa e ka cmimin libri?

Pjer, nese Pateku nuk i ka mundesite ekonomike per ta blere librin a mund tja jap une nje kopje te librit???

Duket si djale qe ka deshire per te mesuar. 

PP , çmimi i librit eshte 500 leke. 

She she shejtani. Ta thote dhe me leke te reja qe te duket si pak smiley

Athere po ta them me leke te vjetra; 5000 leke. Nderkoh qe librat e tjere kushtojne 10-12-15 mij leke . 

Gjysma tirones e kalo weekendin ne montekarlo, Pjer. Kot bojn si te varfer. Mos i ha rrenat qe te thon. Tirona behet si Dubai mrena vitit me dash, po e majn ashtu mos me ra ne sy...

Eh, ajo sfera mo e madhe qe rrotullohet nga mrena asaj mo t'vogles...smiley

e ka thon edhe bekenbaueri: parja bohet ne shqipni sot! po jeta zoti franc? e pyti intervistuesja. Bekja u pertyp i cik... paret bohen ne shqipni, vazhdoi me kokfortsi bavareze. mo na ngatarro tani me muhabete cinglash, jo jeta, jo ajri, jo zhurma, jo transformatori... ohuuu... mire, vazhdoi intervistuesja, kush esht me nolt, justin bieber apo justin timberlajku. now you are talking, buzqeshi i kenoq kajzeri, duke kerku kamarjeren per nji paulaner tjeter.

është e vërtetë që parja bëhet në Shqipëri për deri sa norma e fitimit mbetet relativisht e naltë (4-5% interesi në banka dhe 9-12 % interesi kredisë ) por ka një POR të madhe duhet ose të jesh me pushtet (hajdut) ose të punosh me paret e pushtetit (hajdutve ) për ti zbardhur fitimet. Për të tjerët ësht shumë vështirë të punojnë lene ma të fitojnë me ato norma fitimi 10-12% .

Janjë njeri i rrallë sot në Shqipëri : Letër Berishës nga një i arratisur ish doganjer http://gazetadita.al/leter-berishes-nga-...

ne ciampino,vuu voli charter.Fundjavet jane plot me tiranas..Via del Corso plot.Nuk degjon veç shqip.Mandej edhe univ.ne Tirane plot.Ka nje kunddertendence..te gjithe italianet kane fillu kurse shqip per me u regjistru ne konkurset e pranimit ne Tirane.....Me thane edhe nga Holanda po dojne me ardhe...

Eh kjo eshte bukuria e Shqiprise Belulo. Me 200.000 Euro nje dite shpeton Spacin, diten tjeter teatrin, te premten shpeton Onkologjikun dhe te djelen Pallatin me Shigjeta dy ndertesa mrapa Shkolles Petronini po pa e kalu Qebaptoren e Sinonit.

Jo po si puna jone ne Kanada qe rrime shofim gjithe diten filma ne Netflix e presim te vije te na shpetoje Anxhelina Zholi.

Fakti qe po perpiqesh t'i mbushesh mendjen vetes ne cdo teme qe ke bere mire qe ke ikur, tregon qe s'je i sigurt e nuk mundesh te besh ate qe do, ke konflikt te brendshem qe po perpiqesh ta mbytesh. Ta nxin gje gruaja? "Ti na solle ketu, ishim mire atje"? Prandaj rri ne peshk, qe te gjesh argumente ne cdo lajm negativ e t'i mbyllesh gojen? "Shif, e shef ca bohet anej? Ti thu 'ca na bone'" E? smiley

o PF,  i re deres te degjoj  penxherja me duket... erdhi ky.  sukses!smiley

Po thua qe eshte troll?

Thx per info

po ti, vet pyet e vet pergjigjesh kshu?

smiley Qeliza antiamerikone!

C'lidhje ka antiamerikanizmi? Ti je ne Kanada? lol Nje tjeter gje e lezecme e shqiptareve ne Toronto eshte se u eshte mbushur mendja top qe jane Amerikane, nderkohe qe dhe kur marrin nenshtetesine kanadeze lejohen ne Amerike vetem per pak muaj, si ne ketej me Europen. smiley Keep dreaming! 

Relax daku. Ju shkjruta nji koment me siper. Hudhi nji sy dhe bjer rehat.

OK, sorry

qaja hallin kaloresit se i varen kembet ti . Kanadezet rrine ne Amerike sa t'u doje qefi , cdo 6 muaj duhet ta shkelin kufirin e te kthehen prap  ne Amerike ( e njejta gje dhe per amerikanet )   , bile marrin dhe letra ne Amerike pa problem po te duan me kontrate pune me qindrra kanadeze jetojne ne USA .

Jeta ne Toronto dhe struktura e organizimi eshte i njejte me ate te New York , edhe korporatat jane po ato, bizneset, shkollat , mjekesia ( bile te ne eshte pa pagese ) etj etj ,

per nje gje qe se di ose perjetu i bie te flasesh nga mos-dija ose zilia se arsye tjeter ske . ose merresh me thashetheme smiley

Kanadezet rrine ne Amerike sa t'u doje qefi , cdo 6 muaj duhet ta shkelin kufirin e te kthehen prap

smiley

po pse mburresh mi? po nuk ka noi gjo per tu mburr. U mezi po pres te iki nga ketu, ju murreni se sa mire qe o ketu. Perse ziheni iher? Nuk e mor vesh? Ata qunat pse e humin kokrren e grunit? apo qe nga qe PF e ka fjet te veten? Amstel edhe tutje...perse ziheni, se sju mor vesh?

Kemi nevoje per vizione te qarta!

...........

Hala si ke lexuar e përvetsuar të shkretat VQ ti Rono apo do ti thuash Pjerit se janë shumë të qarta por të ndërlikuara.

esht bo shume paqesor Peshku, rono. As sherr, asgjo. Na myt edukata modhe.

Bame po lutet mos u zini ti thua s'ka sherr mirë e ka Roni duhen VQ

ah jo,  po perpiqesha me mor vesh se cer bohej...nuk po shifsha dot paster ose thene ndryshe kisha nje vizion jo te qarte te situates...

tesh ,nga sa kuptoj ne shqiperi gjanat jane per jete a vdekje ,pra gati duke vdekur ,duhet te shpetohen.Nuk ka vend ,te permiresohen ,te behen ma mire,ma funksionale ...niente...tragjike ,taman ballkanas

kom bo nji muj praktik mesimore ne Gur te Zi. shkojshim te ai guri i modh ne mes te fushes (prej nga dhe emri) me nja dy shoke, edhe flisnim per artin kulturen dhe teatrin. Derisa vinte autobuzi i masdites qe na sillte ne shkoder. Ne autobuz qellonte Paulin Ndoja, i cili mbante ligjerata futbollistike. teatri migjeni kishte nji gri te perzime me kaf ne ajer. S'kishte Zef Dede qe shpetonte situaten: "Me shkoi jeta spitaleve, dhe moj/ m'u mush trupi me gjylpana..." Por ishte pa diskutim teater...

Normal o Zane. Ai ne Spac thoshte qe po shkulin shufrat e hekurit nga betoni, Onufrin e shkulen me gjithe mur, Piramida ne qender te Tiranes eshte bere si qafe gjeldeti e rrjepme, drejtori muzeut i ka rrujt gjithe pikturat e Vangjush Mios qe i kishte nen rujtje...

- He se nuk calo gomari nga veshet,- i tha polici katunarit.

- O polico, mu m'vodhen gamorin e m'ngelen n'dore veshet nga po e majsha ere, a merr vesht ti!!!

Shqypnin na i lej ne Zane, pa e shkaterru deri ne themel nuk ndertohet.shoku Mao jo me kot thoshte se pa u turbullu nuk mund te  qartesohet. shpetoni Vatikanin ju anej smiley

Spiritus tek ju i kemi shpresat. I zoti e di ku i rrjedh çatia ne vetëm bërtasim që po futet ujë po futet ujë dhe afrojmë ndonjë legen a kovë falas  smiley

lene spiritus ,nje atmosfere fantasmagorica...me duket vetja gati si e privilegjuar me jetu kaq momente epokale.Kur mendoj...renia e komunizmit ,ikja ne Itali....ky event gati i paprecedent....me siguri shume i çuditshem....

t ka zen mallkimi kinez:jetofsh vite interesante. dhe a e din nga se t vjen ky mallkim kinez? s po ta them. po gjith kto evente elektrifikimi, prodhimi bukes ne vend, renia ekomunizmit, dorheqja e papes ...jete me ta pat zili cdo brez. sikur t zgjidhet nje pape kinez un do iksha i lumtur nga kjo bote. cfare do me teper robi.

Po te vinte nje pape kinez une do te me pelqente te jetoja gjate.....Nipat e tu e te mite do ishin gjyas aziatike.A imgjinon...Nga je ti psh.Shkodran prej Pekinit ose nashti un na Vlora jam po mami im eshte bije nga Shanghai smiley

dhe yjet rrine e shikojne: Erdhi dita e Rav-it smiley

"C'te kushton ta lexosh (VQ-ne), e te perfitosh nga leximi pastaj."

- Pjer Thomai

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).