Ndërkohë që flamujt valëviten mbi mjerimin, duke e shndërruar shqiponjën në një kërmangrënës të qiejve, unë nuk gjej asnjë formulim më elokuent veç neverisë dhe turpit që na hanë çdo ditë.

Shqipëria ime nuk është flamuri, Ismail Qemali, Naimi me të vëllezërit e as qirinjtë e tjerë që dritën e shkrinë në mugëtirën e kohës së tyre, sepse deshën njerëzit dhe jo mitet. Shqipëria ime nuk është Skënderbeu, shpata, përkrenarja e heroit apo topet e kalit të tij; ajo nuk është as e madhe e as e vogël. Shqipëria, ajo që unë shoh dhe ndiej si të tillë, nuk është fodullëk idiot nacionalist i ndërtuar mbi një epërsi të supozuar biologjike përkundër Tjetrit, me të cilin ne ndajmë të njëjtin planet, të njëjtat ëndrra për një të ardhme të buzëqeshur dhe që njëlloj prekemi nga të njëjtat përmbushje e tragjedi. Asnjë krenari apo përbuzje nuk mund të ndërtohet mbi një rastësi gjenetike, sepse unë ashtu sikurse çdo shqiptar, serb apo grek, nuk zgjodhëm të ishim të tillë; thjesht qëlluam të tillë, pa asnjë meritë personale.

Shqipëria ime nuk është një nocion romantik rrëfenjash me pellazgë e klasifikimesh të tjera heroike. Shqipëria është diçka që ndodh. Ajo i përket së tashmes së njerëzve dhe ngjarjeve. Dhe si e tillë ka vendosur mbi shpatullën tonë të përbashkët, përgjegjësinë e së ardhmes.

Shqipëria ime është tokë e askujt ku elitat pordhace e të zvetënuara, tërheqin nga poltronat e pushtetit të personalizuar, fijet e trupave njerëzorë. Të tillët shpërfillin shpirtin, përbuzin mirësinë, ndyjnë mbi gjithçka të shenjtë që brezat trashëguan dhe kultivojnë vëllavrasjen dhe kanibalizmin shoqëror.

Shqipëria ime është vendi ku jetët shuhen në aksidente teknologjike, balistike apo kozmike dhe askush nuk bëhet përgjegjës, përveç të zakonshmëve, atyre që si ne janë “ordinerë”. Shqipëria ime nuk është vendi ku fluturon shqipja dykrenore; në qiell ngrihet vetëm tymi i metalurgjikëve kancerozë, smogu i fabrikave të çimentos dhe pluhuri i atyre që vetëdigjen përballë fasadës së Molokut të verbër.

Shqipëria ime, ku rinia bëhen dru për vdekje me alkool dhe drogë dhe skedina për të transcendentuar qelitë e brutalitetit publik dhe muzikës së keqe, me shpirtrat që u fluturojnë – pulëbardha tragjike mbi anijet e mbytura të aspiratave vetjake. Pa ndier keqardhje për veten, rriten, martohen dhe vdesin pa gjurmë, duke riprodhuar dhunimin në infinitin e brezave që do të vijnë. Shqipëria, vendi që ka syrgjynosur më të mirët ndër ne, duke i internuar në fast food-et e Perëndimit, apo duke i ndryrë brenda çmendinës së burgjeve të mendjes: motrat dhe vëllezërit e mi që nuk derdhin as edhe një lot përballë trekëmbëshit të vendit tim.

Unë nuk e dua Shqipërinë. Nuk e dua këtë Shqipëri me pahir timen, ku lapidarët kanë zëvendësuar sinjalistikën rrugore, ku korruptues e të korruptuar, bashkërisht vrasim bërthamën e njerëzores çdo ditë, për t’u ankuar më pas për lypësit që na trokasin në xhamin e makinës, ngaqë nuk i lejojmë më të hanë nga kazani ynë i plehrave.

Ndërkohë që flamujt valëviten mbi mjerimin, duke e shndërruar shqiponjën në një kërmangrënës të qiejve, unë nuk gjej asnjë formulim më elokuent veç neverisë dhe turpit që na hanë çdo ditë. E sa herë që vjell, unë vjell një copë atdhe. Shqipëria e maskarenjve me shumë shqiptarë që rropaten përditë me mish e me shpirt për të frenuar zhvillimin, agun, zgjimin. Shqiptarë të pasur e të varfër që rroptohen për të shtypur vëllamin e tyre. Shqiptarë që siç thoshte Fishta, gëzohen më shumë kur ngordh viçi i lopës së komshiut sesa kur u pjell viç lopa e tyre. Përmbi bagëtinë kolektive, barinjtë tanë miopë u prijnë kopeve me lopë të egra, të cilat as u binden e as rebelohen. Gjedhë të përvuajtur me një shprehi uniforme kotësie, të cilët nuk kuptojnë se liria është më së pari në mendje dhe zemra. Që nuk kuptojnë se duhet medoemos të vëllazërohemi në vuajtjen e përbashkët dhe të ringremë ngrehinën e solidaritetit njerëzor në vendin ku “përfaqësimi” është reduktuar në një term cinik dhe ku zgjedhjet janë thjesht një transvestit i demokracisë.

Ndaj, flamuri im është i zi, i një funerali që ende nuk ka ndodhur, me të vdekurit e pakallur që japin urdhra nga arkivolet televizive. Sepse askush nuk ka guximin ta shtyjë qivurin në qenef. Sepse në Shqipëri, nuk e pranojmë se fillimi është afër dhe se fundi i epokave nuk shkruhet nga vitet, por nga njerëzit prej mishi e gjaku që kanë kurajën të ngrenë zërin, kokën dhe grushtin. Në Shqipërinë tonë nuk e kemi kuptuar akoma se Tjetri jemi Ne, dhe se Ne bashkë rrëzohemi dhe po bashkë ngrihemi. Se duhet medoemos të duhemi mes nesh dhe të kuptojmë se plagët tona nuk janë krejt tonat dhe se e ardhmja nuk mund të mbetet peng i ditës, kur më në fund dhe ndoshta, “disa do të vdesin”.

Shqipëria është vendi që sot më shumë se kurrë ka nevojë për një revolucion. Jo një revolucion ’97-e, ’98-e, 2011-e, apo i çfarëdo tjetër kalibri. Sepse çdo revolucion është më së pari një revolucion i shpirtit universal. “Dinjiteti Para Bukës!” ishte slogani i revolucionit tunizian, pavarësisht se ekonomia e Tunizisë ishte rritur nga 2-8 për qind në vit gjatë dy dekadave që i paraprinë revoltës.

“I Gjithëfuqishmi na ka pajisur me një shqisë aq të fortë dinjiteti saqë nuk mundemi të tolerojmë mohimin e të drejtave dhe lirive tona të patjetërsueshme, pavarësisht përfitimeve të supozuara nga regjimet e ‘qëndrueshme’ autoritare”, shkruan presidentja e Kirgistanit, Roza Otunbajeva. “Është magjia e njerëzve, të rinj e të vjetër, burra dhe gra të feve dhe bindjeve të ndryshme politike që dalin bashkë në sheshe qytetesh dhe shpallin se u mbush kupa”.

Shqipëria jonë, sot nuk ka nevojë për histeri folklorike dhe për flamurin e turpit që na e valëvisin në surrat. Nuk na duhen shpatat e përkrenaret e as mustaqet patriotike alla Farrok Bulsara. Nuk na hyjnë në punë liturgjitë e zbehta të politikës alternative, skandalet e inflacionuara dhe as hartimet patetike të ligjëratës së sotme politiko-intelektuale. Këto nuk kanë lidhje me atdheun. Siç thoshte tregtari elbasanas Sul Domi kur komunistët shkuan t’i grabisnin florinjtë në 1945-n, cituar nga At Zef Pllumi, “Atdheu nuk janë malet, fushat e prrojet kot: atdheu asht e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote. Kush nuk des për kto nuk des për kurgja tjetër…”.

Shqipëria e sotme ka nevojë për një ripërtëritje besimi, për një ringjallje të dinjitetit, tashmë të nëpërkëmbur prej shekujsh; për ushqimin e “magjisë njerëzore”. Ky është revolucioni i domosdoshëm i njerëzve, jo i flamujve kot. Revolucioni i atyre që kuptojnë se asgjë nuk vjen pa sakrificë dhe se një ditë do na duhet të biem si njerëz që të ringrihemi dragonj. Dhe atë ditë le të ngremë lart, flamujt tanë të krenarisë.

39 Komente

Obodin ,prodhim Sllav , nuk lexohet.

Ca jane keto idiotesira. Ik more trap shfryji komplekset e tua ne banje, ça na i sjell ne tavoline. Pike e zeze, na mbyten te kompleksuarit.

Revolucioni i atyre që kuptojnë se asgjë nuk vjen pa sakrificë dhe se një ditë do na duhet të biem si njerëz që të ringrihemi dragonj.

Urraaa!

Pret robi ndonje analize, serviret kake. Kjo eshte tamam si ajo batuta ''hani mut, qeras qeveria'' http://galeria.zbavitje.com/displayimage...

Hani mut, qeras Qafmolla.

 

Ak

qe shkrimi eshte tersisht i mire kjo nuk diskutohet.esht mbi mesataren e njerzve ordiner ne atdhe( e jo vetem) e nivelit kulturor e kam fjalen.

qe shkrimi thot qartazi qe ne shqipot 99% e jona jeton jeten me moton ; Ç'MË DUHET MUA?! Kete ka dashur te thot ai.

bon apetito mqn eshte vakt dreke smiley

shkrimi eshte tersisht i mire

E ke thene mire, ters-isht, ters o ters fare smiley

Shakaja menjane, edhe nqs ka te drejte per ndonje gje rreth gjendjes aktuale, kjo s'e perligj te shaje nga robte gjithe shqiptaret. Se edhe te paret tane, robte tane jane, kush me shan te paret me ka share nga robte.

Nga ana tjeter nje gje duhet te thuhet me takt e edukate pa ofenduar, ne kuptimin qe s'mund t'i thuash robit, kjo eshte e verteta o te q..sha motren, o te q..sha robte.

Hiq rastet kur kerkon sherr kuptohet, por edhe sherri nuk kerkohet drejt e tek robte, zakonisht niset me 'ça ke qe me shikon'.

p.s te befte mire edhe ty smiley

Qafmolla me mire t mbledhi molle!  Do  t ishte me i ndershem! smiley

Me ndonje perjashtim e vockel, 5*****

ervini, Shqiperia jote tregon qe je nje njeri i vockel. e keqja e njeriut te vockel eshte jo pse eshte i vockel, por se permes vogelsise zhben edhe kauzat e drejta.

me fjale te tjera, nuk iu rrihet kurre juve pa i futur ne pilafin e te sotmes edhe shqiperite metafizike? ato thelboret fare? po pse mer daje, cfare u bene nishanet e kombit, melci qengji?

c'faj te ka ismail qemali qe duhet ta pranevesh me zgjebsat e sotem? zgjebet e sotme mund t'i trajtosh sic duhet vetem nqse edhe shqiperia ideale behet e jotja. mirepo do tjeter stomak ajo.

qasjet tuaja medemek pragmatike me kallin krupen me keq se shqiponja-orl qe haka kerma. sepse jane qasje kermillore.

 

Tek perjashtimet e vogla futa Ismailin.  Qe te kuptohemi bashke. smiley.

Em, mendoj se duhet lexuar ne teresi edhe ajo pjese:

Shqipëria ime nuk është flamuri, Ismail Qemali, Naimi me të vëllezërit e as qirinjtë e tjerë që dritën e shkrinë në mugëtirën e kohës së tyre, sepse deshën njerëzit dhe jo mitet.

 

me interes eshte pjesa jo bold.

ata founding fathers e kane me aksiome ate qe ve ne bold ky trimi. dmth s'mbeti ajo pune ne dore te vinkes.

Nuk me duket se ve ne pikepyetje aksiomen e baballareve, gjysherve te kombit.  Ve ne pikepyetje aksiomen e femijeve, niperve dhe mbesave.   

Then pak me ndryshe, se ku te lexova nje koment qe kishe shkruar per Bulqizen. Cilat jane aksiomat e kohes atje? 

Monda, une Bulqizen do e beja pa ngaterruar Luigj Gurakuqet me ate muhabet.

Shiko, ka ardh koha te kuptohet qe nuk ka klishe me te perbuzshme se ajo qe behet e tille ndersa kujton se po i thyen brinjet klisheve te tjera. Duket sikur merr persiper edhe mallkimin e tyre. Sot eshte bere - per mua gjithnje - 100 here me e patreksshme kjo klithma e kudogjendur qe s'ka pse mburremi per pellazget, druidet a per marsianet nga rrjedhim, shqiptaret jane njesoj si te gjithe te tjeret, heronjte jane rrena historike e ku di une ca tjeter. Kur kjo gje thuhet me raste, si reagim i mufkave me gjokset bere grope, eshte OK. Kur merr pastaj nje fare atributi prej statusi i te qenit "i drejte", "objektiv", "cool", "radikal shik", you name it, mu aty gjeja kthehet ne te kunderten e vet, behet me e merzitshme dhe avdalle se sa vete patriotet gerxho e folklorike qe ajo kujton se po i sheh nga lart poshte. Sepse nga nje mjet retorike kthehet ne atitude - casti kur skajet bashkohen.

cool at any price is no more cool.

Mu me pelqeu keq fare! Stil i shkrimit shume prozaik dhe nderkohe shume intim. Qartazi dicka e shkruar pas frymezimit me nje teke raki me shoket tek ndonje lokal 2 leksh ne bllok, ose dhe ne lagje. Vende ku 1 ne dy llafe jane "ky vend nuk bohet" dhe " duhet ndonje revolucion, ose ndryshim radikal". Por shkrim shume tokesor dhe esell ne te njejten kohe. Tamam sikur ke gjetur nje te care, ndermjet asaj qe qarkullon ndermjet te rinjeve, dhe vizionit per te bere dicka.

Vazhdo shkruaj Ervin.

Vazhdo shkruaj Ervin

Po ska ngel njeri tjter te shkruaj artikuj ne gazeta, Ervini te shkruaj! Atje rruga eshte hapur nuk ka rendesi kush, si qysh ..

 smiley Mire pse u indinjove ti?smiley Desha ta inkurajoja cunin, te shkruante .Se njerzit ndonjehere kane nevoje per konfirmim.

 jo zemer, nuk ishe `indinjim`ishte opinionsmiley  kunder naivitetit feminor te "gazetareve" ..do nje chik te kesh kellqe qe te maresh lapsin dhe te shkruash, po spate lerja nje tjeterit.. se keshtu me `inkurajime, i bohet qefi tjeterit dhe fluturon prej delirit... smiley

ngaterrimi i kombetares me veprat politike te dikujt.

nje nder imoralitetet me te medha qe kujtoja se i pillte vetem qenia e neveritshme e lubonjes.

Me fal se po kapem serisht me ty smiley.

Ti e quan veper politike.  Ne fakt realiteti eshte edhe veper politike.  Por eshte edhe realitet.    

Me fal, se po kapem edhe une me ty, smiley por shkrimi shikohet nga konteksti i zhvillimeve ultranacionaliste te tanishme. E kupton se cfare carje menderesh duhet te qarkulloj nder kafenet e Tiranes, me fryrje mitesh nacionaliste? Mua shkrimi s'mu duk kundra nocionit te kombit, por thjeshte si zgjerimi i lupes se vezhgimit.

nuk mendoj ashtu. robi mund te mos e doje shqiperine per shume arsye. eshte ok. ama ta besh lanet ismail qemalin prej sali berishes dhe fatos nanos, une i ve kesaj vetem nje emer qe e kam mesu ne ali dem.

kjo i jep automatikisht sali berishes dhe fatos nanos & Co te drejten qe te identifikohen me konceptin shqiperi. e pra, kjo eshte nje grade gjeneralismi, te cilen une toger dubeve tane nuk po dua t'ua jap.

Ne fakt, duke e pare mire, dhe duke e lexuar artikullin ne baze te kontekstit te caktuar, s'mendoj se ka dash te bej lanet asnje gje. Thjeshte ka kerkuar qe vemendja te perqendrohet nga praktikja dhe realiteti, sesa nga nostalgjia e te shkuares qe ka kaluar misticizmin tashme.

Cdo gje e tepert eshte droge e keqe- Edhe nacionalizmi ne kete rast.Njerzit rrijne me duar nga dielli duke mos bere asnje gje, por duke u mburrur per shqiptarizmin. Besoj kete ceshtje ka dashur te trajtoj.

Nuk eshte thjesht ngaterrim i kombetares me veprat politike te dikujt, eshte njehsim, barazim i qellimshem i kombetares me vepren politike.

Kombetarja i lihet gjithnje historise per gjykim, ky ka marre persiper rolin e historise.

Ky eshte rasti kur robi kompleksohet aq shume saqe e kap skicofrenia e i duket vetja gjyqtar i historise. Keto lloj shperthimesh idiote prej babai te historise e poza profetike, e kane vendin ne halene e mendimit shqiptar.

nuk e kisha pa komentin tend. ne fakt jam ne nje mbledhje tani qe shkruj. por bie dakord.

po silur te ishte qafqershia ,qafportokalli,qafftoi ,qakungulli,qafcaracja...ma i marre (ne kuptimin mbiemer ,i marre) nuk ka si bahet..po nji idiot....si te do le te jete Shqiperia ,nuk ka qafe qe na heq naim e qemalin ,rilindasit ,patriotet,herjte....kush e solli kete?Per hater t'zotit jo òdo kend qe perdemek shkrun na i bini ketu

shkrim i mire, biles mund ta shofesh edhe nen driten e fjalimit te JFK ne Berlinin perendimor. Une thjesht e lexoj si nji shpulle zgjimi per ndergjegjen e fjetur qytetare, fajtore te situates ku eshte shoqeria sot.

mas ketij shkrimi ça ka me u zgju ndegjegja qytetare.......lene mos e vet...

Zana, ky kaq mund te beje, kaq ben. Shqipria nuk eshte ktu ku eshte thjesht si rezultat i atyre qe bejne politiken. Vlera dhe standarti qytetar ka rene ne minimumin historik, them une. Eshte e vertete qe ekonomia do jete ne qender te vemendjes po kjo s'dmth qe te injorohet cdo gje thjesht dhe ne funksion te vetem te ekonomise. Paradoksi i shoqerise sot eshte se mgjse eshte demokratike dhe e hapur krahasuar me ate te para '90, ke shume tkurrje dhe aspak iniciative te vertete qytetare. Shembull: edhe protestat ku denoncohen rastet e shumta te dhunes te femrat etj, jane te organizuara nga politika me ne krye jozefina topallin!
(perjashtim mbase, rasti i Alideas qe provokoi per varrimin e asaj vajzen ne Kavaje). Per mos me fol pastaj te abuzimi me mjedisin, urbanistiken (qe n'rastin me te mire kthehet ne debat politik) si dhe per vleren sunduse qe ka fitu paraja ne "koshin" e vlerave qe shoqeria pret te shofi te nji qytetar. Kush ka skrupuj dhe nuk di te perfitoje ekonomikisht sot, shihet si nji deshtak, ne rastin me te mire - ai qe ben para ne cdo menyre shifet si "qen i pares" (kompliment, ky). Qe aty pastaj shef qe ne maje te piramides shoqrore avancon dukshem ai qe ka benzin apo bmw e fundit (mos t'na e vej re Bradi ket smiley ). Kto kane dhene shume pasoja negative po me e keqja eshte se eshte premisa qe tregojne se ca drejtimi ka marre shoqeria sot dhe nje gje eshte e sigurt, qe nuk eshte drejtimi i duhur

Nuk jam dakort. Shkrim i personalizuar . Te gjithe figurat e permendura jan pjese e historise , menxyrat apo te zezat qe perjetohen nuk duhet t'i "gjendet" emri , por ilaci . edhe ato jane pjese e jona. Them e jona sepse Shqiperia eshte e te gjitheve.

Cdo komb ka kriminalitet, teknollogji apo metalurgji kancerogjene, bile dhe korrupsion te organizuar me te larte se Shqiperia.

Problemi eshte se paraja e madhe nuk funksionon  ne Shqiperi sepse eshte vend i vogel dhe G20 nuk ka ndonje interes te lidhet me ne.

dhe si fukarenj shtet apo popull qe jemi , duhet te mbahemi tek komuniteti dhe prodhimi vendas.

Do bente mire qe China te na hapte ca fabrika ne Shqiperi

si fukarenj shtet apo popull qe jemi , duhet te mbahemi tek komuniteti dhe prodhimi vendas 

e po kush do ta stimuloje mbeshtjen & prodhimin vendas ? ..se duhet `nje`  qe te stimuloj kete! 

Te tjere duan, te tjere na duam, te tjere..

Aman, kush e kuptoi dashurine qi torment e drobit nji burr ?

Revolucion kunder kujt? Lopes se komshiut?

varja

 

Nje tour de force, nga ato qe shkruhen njehere ne 100 vjet.

Emocioni qe 'shfryn' shkrimi nuk vjen fare nga urrejtja per vendin. Perkundrazi!

Autori me shume subtlety shpreh dashurine per atdheun dhe frustration qe eshte ne ate gjendje, me ata lloj njerezish.

Ka shume te verteta ne kete fjali te vetme:

Shqipëria e maskarenjve me shumë shqiptarë që rropaten përditë me mish e me shpirt për të frenuar zhvillimin, agun, zgjimin.

bukur

Nga zhgenjimi i madh qe autori ka pesuar nga klasa politike shqiptare, i ka njehsuar te gjithe e te gjitha. Sikur ta dijsha qe ky koncepti i autorit, do te binte ndesh me konceptet e emigranteve. Ndoshta me shqiptaret aty ne Albani, shkrimi eshte okej, por me emigrantet kendej, sikur nuk pertypet dhe aq mire. Megjithate, une i jap te drejte pjeserisht autorit, dhe ia kuptoj trozovallçjen e shpirtit dhe te mendjes. 

Me pelqeu . Shkrim qe ekspozon ndyresirat qe kerkojne te krijojne te kapitalizojne ne shprehje Idioteske te tipit

  "Oh sa mire me kan Shqiptar" (Tani qe eshte mire te jesh Shqiptar te gjitha te tjerat i ke ne terezi smiley

dhe nga ana tjeter vjedhin dhe shkaterrojne c'do dite dhe minute Shqiptaret.

 

More ervin qafmolla

na i bere krejt... te  holla

   Kjo eshte Shqpieria a derezi,  kujt t`i ankohemi  xhanem?

Hahaha, ky do jete nje nga ata te zakonshmit, por me pseudonim :

Le te gjej kush te doje, e ema e i ati i serbit dhe i grekut bashke, e bashke me te tjere nene-babe ashtu qe sillen verdalle qofte nje 0.00001% te letersise shqiptare qe te flas per epersi bilogjike, per nacionalizem ekstrem apo te tjera pordhe te tilla. Me gjeni nje deklarate te vetme te koheve aktuale qe vertete ka doza patriotizmi brenda e le me nacionalizm.... Po kta mir qe c'do gje ja kan hequr shqiptareve, por duan edhe ta rrjepin krejtesisht nga dinjiteti ate toke. Me zvarranik nuk i ben me nena. Ky Qafmolla nqs s'eshte ndonje nga kta te zakonshmit me pseudonim mbetetet te jete thjeshte ndonje kalama bythe qe z'di cfar flet.smiley

Prozac, ilaç kunder depresionit do te rekomandonte mjeku.

Shume fjale, jo ky nuk me pelqen, jo as kjo, as ajo. Konkretisht bej ndonje gje, veprim qe te permiresoje jeten tende e te familjes tende.

O Em! 

me fjale te tjera, nuk iu rrihet kurre juve pa i futur ne pilafin e te sotmes edhe shqiperite metafizike?

 

Se më ngeli në mendje kjo... Nuk ka nevojë për Shqipërinë metafizike, veç Shqipëria REALE, ashtu si u bë, po të mësohej drejt në shkolla, dhe jo pocaqirat që servirin mediat përditë, do i bënte shqiptarët që këtë klasë politike që ka mbi kokë, ta hidhnin ZGUPTHI. Kur them ZGUPTHI, ja kështu, me BYTHËPËRPJETË.

Thjesht imagjino Ismailët, Naimët, Nolët e atëhershëm se me çfarë kishin të bënin. Kishin një superfuqi si Turqia nga njëra anë, kishin Greqinë që i ngacmonte nga ana tjetër, kishin dhe Evropën që nuk e bindnin dot mbi të drejtat e tyre dhe të popullit të vet. Kishim të bënim me IDEALISTË atëherë, nga ata të vërtetët. Kjo del thjesht matematikisht, se duhet shumë, po shumë shpirt të kesh që të duash të shpallësh të pavarur një vend të vogël, gati jetim dhe të prapambetur. 

edhe një herë: ZGUPTHI.

p.s Hajt më rruaçi ZOGUN ju copat e mtit të barbarit. 

Shumë i mirë shkrimi por duhet kuptuar revolta e autorit.

PS: Si autori dhe postuesi të lejnë  përshtypjen që janë nga Elbasani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).