Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Tiranë ka kërkuar përpara dy ditësh nga gjykata civile shpalljen e falimentit të shoqërisë “City Park”. Bëhet fjalë për qendrën tregtare gjigante që funksionon prej 3 vjetësh në autostradën Tiranë-Durrës.

Autoritetet tatimore kanë depozituar kërkesën për deklarimin e falimentimit të shoqërisë më 31 janar dhe tashmë çështja është në gjykim nga gjyqtari Artan Lazaj. Shoqëria “City Park” u themelua në vitin 2007 dhe në dhjetor të vitit 2009 hapi dyert qendra tregtare, që ishte më e madhja në Shqipëri për atë kohë, me një sipërfaqe prej 237 600 metrash katrorë dhe me më shumë se 180 dyqane dhe vende argëtimi.

Më 19 dhjetor 2009, gjatë ceremonisë së inaugurimit të qendrës tregtare, Kryeministri Berisha deklaronte se “suksesin e investimeve të tilla e garantojnë edhe politikat fiskale dhe reformat e thella ekonomike që ka ndërmarrë dhe ndërmerr qeveria shqiptare”. Ai e quajti këtë sipërmarrje “…dëshmi e suksesit të kësaj ekonomie, dëshmi e suksesit të këtyre reformave”. Por sot, tre vjet e një muaj më pas, sipërmarrja gjigante është sipas autoriteteve tatimore e falimentuar dhe mbetet vetëm ta shpallë zyrtarisht këtë faliment. Falimentimit i ka paraprirë një situatë financiare jo e mirë gjatë dy viteve të fundit, kur asete të shoqërisë janë vënë nën sekuestro konservative nga bankat që kanë dhënë kredi për ndërtimin e qendrës tregtare.

Falimentimi i “City Park” është më i madhi i këtyre viteve ndër kompanitë shqiptare, por të njëjtin fat e kanë pasur më parë shumë kompani të huaja që kishin investuar në Shqipëri.

Lista e kompanive të huaja të falimentuara në tre-katër vitet e fundit është e gjatë. Pa përfshirë më të madhen, CEZ Shpërndarje, situata e së cilës është e komplikuar, shumë kompani të tjera në fushën e energjisë e kanë lënë Shqipërinë. Janë tri kompani greke të naftës, përfshirë gjigantin “Hellenic Petroleum”, që janë tërhequr nga vendi. Edhe “Sky Petroleum”, u largua me një kërkesë për dëmshpërblim 1 miliard dollarë. ENEL, gjiganti tjetër italian, u tërhoq nga dy sipërmarrje private: e para, me privatizimin e OSSH-së (në çastet e fundit), e dyta me investimin 2 miliardë euro për ndërtimin e TEC-it 800 MW në Porto Romano, Durrës. Së fundi, grupi austriak DCM që operoi prej disa vitesh në vend, në minierën e Bulqizës dhe në fabrika të përpunimit të mineralit krom, e shiti koncesionin e vet te një biznesmen vendas. Në sektorin e tregtisë, shoqëria sllovene e rrjetit të supermaketeve “Mercator”, nuk operon në tregun tonë prej janarit 2013. Të njëjtin fat pati edhe grupi gjerman “Praktiker”. Të tjera lajme jo të mira për vendin vijnë sërish po nga tregu i retail-it, ku grupi belg “Delhaize” që zotëron “Euromax”-in kërkon ta shesë aktivitetin, ndoshta atij që ia bleu dy vite më parë. Të tjera largime të bujshme prekin edhe sektorin e turizmit, si me fshatin Kakome, ku francezët prestigjiozë të “Club Med” u tërhoqën nga investimi, për shkak të problemeve me pronën dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria shqiptare. Te ky sektor duket se janë tërhequr edhe dy projekte të tjera, me vlerë investimi mbi 1 miliard euro, për resorte dhe fshatra turistikë në Durrës dhe Kavajë.

178 Komente

 me vjen gjynah per Ypin...  kushedi, tani  do jet  diku ne ane te autostrades duke qare..

smiley

"Ikëm bashkë e pamë atë qendër tregtare llamburitëse. Kur dolëm i thashë: E pe?! E more vesh tani pse unë dhe mijëra të tjerë si unë në Amerikë nuk vijmë? Jo vizën dhe qëndrimin, por edhe Amerikën të na e falësh"

e paskam pas humb une ket !
me loooot !!!!  smiley

jeto legjenden: Harley Davidson...

https://lh4.googleusercontent.com/-8fRFLl6rDIY/TOigoEkVnII/AAAAAAAADvE/xa0tFM6qzmo/s1205/IMAG0629.jpg

lacoste... dhe yjet rrine e veshtrojne:

https://lh6.googleusercontent.com/-3_tRqR2gz14/TOgHl6oy3BI/AAAAAAAADu4/WwxluTf5kpA/w485-h323-n-k/IMAG0631.jpg

Katarina Vit in Kashar:

https://lh4.googleusercontent.com/-Ow7PREtgX2o/TOiggY_qTJI/AAAAAAAADu8/8YGol5cDbaU/w486-h323-n-k/IMAG0630.jpg

Leaving Las Vegas:

https://lh3.googleusercontent.com/-wuVU75CMqt0/TOiiIRIB1kI/AAAAAAAADwE/nfpOsEpKqLE/w485-h323-n-k/IMAG0616.jpg

C'ne ne city park emigrant? Kureshtja tende apo te solli njeri me zor?

I pari qe ka dhene alarmin per City Park ka qene Pjerin Thomai. Por i gjithmone fjalet e tin i mori era...por ja ku jemi sot!!!

E tille ka qene fat-thena e Kasandres. Eshte si nje fare kompensimi i shqisave: per ate qe Pjeri shikon me qarte ne te ardhmen, e kane denuar qe te mos e besoje kush.

Si çdo menager i mire edhe ti Ron ke ne memorje çdo fjale e presje.Me ndje nje sygjerim.Gjithmone arrijme ne konluzionet e Pjer kur eshte vone....per fat te keq.Per mendimin tim duhet me sensibilizu nje fare loby per Pjer.Se keshtu jemi te humbur te gjithe.

Kam qe m,8 t'mjesit qe pres Pjerin, i bie t'kem humb nja 3 ore kot. Une mendoj se duhet te caktohet nje dite dhe nje orar fiks ku Pjeri te jete prezent, dhe ne te jemi te vetedijshem e te gatshem per te mbajte shenime. 

 

Si thoni?

vec nuk besoj te kushtoje shume vemendje se koha ka qellu ters. Prag zgjedhjesh

asnje nga keto nuk eshte shoqeri prodhuese.

nderkohe tregtoret serbe dhe greke mire bejne qe largohen ,se domatet dhe gozhdet mund ti shesin edhe shqiptaret.

po u largua edhe firma fazllic-berisha nga shqiperia atehere mund te thyhet se ka drite ne fund te tunelit.

nderkohe tregtoret serbe dhe greke mire bejne qe largohen ,se domatet dhe gozhdet mund ti shesin edhe shqiptaret.

Kush po i ndalon Shqiptaret qe te shesin?

Vendi i City Park qe me perpra fabrike per vaje dielli e detergjente...

llafet aty n'tiron thoshin se ket e kishin hap kto te dekes, dmth fmijet e dulles

Me vjen shum shum keq per kete investim fanatstik, per Shqiperine,qe shkoi dem,pjeserisht(gjalpi ne byrek eshte)por me shume me vjen keq per lotet e Ypit!

rakia, me thon te drejten kjo ka qen e vetmja gje qe "ben sense" qe ka ardh nga memedheu prej nje kohe goxha te gjate.

 

As qe e ve ne diskutim kete, emo, qe thua ti.Por modeli ekonomik i zgjedhur eshte i gabuar.Nuk mbahet nje sistem politiko ekonomik vetem me tregeti.Duhet prodhim, ai te mban gjalle. Ky eshte deshtim i politikave te Yperve!

Sa shpejt e fillove punen shoku.... sa shpejt te paska dal vera....????

Sapo e pashe titullin, mu kujtua Edison Ypi i yne smiley Kjo qender i kish mundesite te shpetonte. 

konsumatori barkthar shqiptar do qofte, mallra gabi, ene Sulen mbi krye....

me mire qe falimentoi. te shofim a do falimentoje TEG

“City Park” do të shndërrohet së shpejti në një nga polet e rëndësishme të zhvillimit të kryeqytetit dhe përbën përpjekje madhorë për një qendër të re të madhe, për decentralizim të vërtetë dhe modern të kryeqytetit. Ky është një investim madhor prej 80 milionë eurosh. City Park punëson sot rreth 2000 punonjës dhe ka një projekt në të cilin synon që të arrijë në 210 milionë euro, të kompletohet me një zonë të bukur rezidenciale, me një hotel modern, me një ekspozitë permanente të veçuar si ndër më të mirat. “City Park” është një qendër e vërtetë olimpike me pishinat, me pistat e patinazhit dhe të gjitha lehtësirat e tjera që u krijon klientëve sportdashës. Ekonomia shqiptare qëndron në këto vite të një cunami të vërtetë financiar dhe ekonomik për Evropën dhe botën. Ajo qëndroi jo se ishte e izoluar, jo se ishte e centralizuar, por qëndroi sepse ishte e mbështetur në parimet më të shëndosha për tregun: me taksa të ulëta, investime të mëdha, administratë të vogël. “City Park” është dëshmi e suksesit të kësaj ekonomie, dëshmi e suksesit të këtyre reformave”

 

tha njoni ne inagurimin e saj smiley

Mos me shani shume por une, si gjindje pa shkolle, s'po e kuptoj lumturine e madhe te disave pse paska falimentuar City Park. Percartjet e Ypit dihen me kohe - po pse ka shkruar ai ashtu duhet te na behet qefi per falimentimin? Apo vetem ngaqe e ka lavderuar NM-ja? Apo sa here falimenton nji kompani, nje plage me shume kapitalizmit e nje hap me afer komunizmit? Une personalisht e shoh ndryshe: shoh dhjetra apo me shume njerez qe kane humbur apo do e humbasin punen, shoh nje ndertim gjigand qe nese nuk blihet nga nje kompani tjeter per te njejtin qellim, ndoshta do lihet djerre apo do shembet per dicka tjeter gje qe shkakton dem ekologjik, etj. etj.

ky duhet te jete perfundimi i cdo gjeje iluzore. struktura (llaci e betoni) e gjese nuk eshte prishur. mund te behen aty gjera me me mend, me shprese. ku te punesohen njerezit jo mbi qilima fluturues.

ka nje rruge shume te gjate per tek mall-et. flas si funksion, sepse nga pikpamja vetjake estetike (qe s'con peshe si vetjake), ne ka gje vertet kitsch, nje kryekitsch do thoja, keto jane mallet dhe co gje tjeter (bowling centers e gjithfare keshtjellash te cuditshme e te tmerrshme qe gelojne kudo pa asnje sistem dhe sens neper shqiperi) e importuar ne menyren me avdalle te mundur nga nje bote qe jo vetem eshte me e zhvilluar si ne, por kryesorja nuk eshte ne thelb si ne.

Besoj qe pyetja e gjembit eshte "why all the happiness" e jo si apo cfare e ben nje biznes te suksesshem.  

Fakti qe ka falimentuar nuk do te thote se do mbyllet.Thjesht do i gjen nje pronar tjeter.Ne shqiperi paskan ligje te cuditshme falimentimi se ne Amerike mund te operosh me humbje sa te duash persa kohe qe je ne gjendje te paguash kreditoret e faturat.

po pikerisht prandaj po kerkohet falimentimi ne gjykate pasi kompania ne fjale nuk eshte dot ne gjendje te likujdoi/paguaj kreditoret qe jane bankat, drejtoria e tatimeve dhe furnitore te tjere. 

Kam thene te njejten gje me poshte.

Vane Ypit e ja thane

Citi Parkun na e ndalne

Mos me thoni ate fjale 

Citi Parku eshte i hapne 

nuk po e kuptoj gjithe kete antipati kaq te madhe per Ypin.Ketu paska falimentuar alamet qendre ,kushedi sa njerez jane ne dite te hallit pa pune e me taksa deri ne fund e ju fergelloni nga qejfi per lotet e Ypit...U lum ju per vedi.....si mbetet nen pushtetin e tregimeve socrealiste apo ma mire me Bedrana ,ofshama .lot e qurre.Mendoj se jeta nuk asht kaq melodramatike.Ypi provoi ato emocione athere ,i tha ,na i tha me nje teknike te shkruari qe ngjall kaq zili ,qe te ther kaq shume sa ende nuk e paskeni harru ,madje gjaja e pare qe iu kujtua ishte se ç'ka thene Ypi per kete qender.....sa te mjre qe jeni nganjehere,sa mizerabel.....Ka edhe sentimente te tjera ne jete perveç kesaj zilie patologjike.....

Zana a thame qe te Peshku vihet per gallat dhe aspak per gjera serioze! Spo me kujtohet fraza qe ke perdor italisht por pak a shume ish shprehje keqardhje per ata qe peshkun e marrin seriozisht. Tashti me sa po ve re une dy jane subjektet me te cilat ti nuk pranon shaka: 1 falimentimin e qendrave tregtare dhe vilat rinashimentale! 

qendrat tregtare nuk hyjne,vetem vilat mos me prek.smiley,Ypin ma kande...certe perle non si possono dimenticare.Mandej Ypi eshte i papritur ,te çudit ,nuk te merzit....mund te mos jesh dakort po nuk mund te mos ia çmosh la sua bizzarria,ate qe nuk eshte kurre ne rresht,i pabindun...Ne fakt gjenite po te shohesh ishin te gjithe gjeni pikerisht per kete.A imagjinon p.sh.kur dikush nje dite pas shekuj e shekuj ideje qe toka eshte qendrae gjithçkaje tha:Jo eshte dielli ...oh sa gaz i madh qe bahej.Tane fshati socialist u shakada' n'gaz me kete tipin....erdhen edhe do e i varen teneqene....nejse te me fale Ypi per kete ekzagjerim...por lexohet ma me shume endje se99%e shkrimeve qe vine te ppu,flas gazetareske.

   Kur une ju kam thene, shume kohe perpara, se eshte hapur nje grope e zeze financiar, aqe e madhe, ... sa ka me nxen brenda  pakun e .."Biznesit te Madh"... .....te gjithin brenda, nuk me keni  besuar .

   Nuk ka lajm me te hidhur sipas meje.Dhe sa kohe qe qeverria, nuk po arrin ta shtroje persembari gjendjen e biznesit te  madh, nje program  masash shume te nevojshme, urgjenete antikrize,  ne menyre te veçante per  firmat serioze te  ndertimit, gjendjen katastrofike te  ketij sektori, kemi per te degjuar te tjera kobe financiare.

Situata e Greqise, ka per te na u  dukur...."birko", krahesuar  me tonen.

Minaria,   nuk futet ne thes.... 

Grava, kam vene re se ketu shpesh flisni per probleme te biznesit, prandaj doja te ndaja me ty disa mendime qe kam per keto pune (fjalia doli paksa "modeste" prandaj mos me keqkupto).

Besoj i ke vene re tipat e biznesit ne Shqiperi. Se pse kane nje hije "madheshtie", qe nuk ua merr mendja punen e kurrkujt, zakonisht te gjithe jane me syze dhe te shohin venger, flasin gjithe diten ne celular, dhe shumicen absolute te kohes e kalojne ne mercedesa, kafene dhe restorante. Them se problemi i madh ne Shqiperi eshte dicka shume e thjeshte dhe banale... ka nje lloj fodulleku dhe megallomanie te pashpjegueshme tek njeriu shqiptar, sidomos po te krijoj nje lloj "statusi" shoqeror. Dhe kjo lloj fryme sillet gjithandej, ne te gjithe ambientin e biznesit dhe administrates shqiptare, qe preferon ti kryej punet duke krijuar lidhje tangente, ne thelb duke iu shmangur ligjeve dhe rregullave baze te te berit biznes. Rezultati ne nje ambient dhe ekonomi te tille, duke i besuar vetem instikteve dhe lidhjeve taraf-ore eshte katastrofik. Shikoni se cfare katrahure eshte krijuar me ndertimet ne Tirane, nje kaos qe do na mbetet perjete si damke e zeze, jo thjeshte estetike, por edhe plage e thelle shoqerore dhe sociale. Ne Tirane nuk qarkullon dote ne kembe, ne Tirane vdesin njerezit rruges per ne spital, Tirana eshte qyteti me i ndotur i Europes, mos te themi me gjere... 

Ne fakt ne nuk mund ta ndryshojme kete gjendje, por vetem konstatojme. Jane edhe nja 100 arsye te tjera pse eshte kjo gjendje, per te cilat nuk mund te shkruhet thjesht ne nje koment. Ndoshta u zgjata, por kisha qejf ti ndaja me ty keto mendime. Cfare mendoni ju? 

dhe shumicen absolute te kohes e kalojne ne mercedesa, kafene dhe restorante.

Ah jo, grava eshte ndryshe, ka BMW.

X6...e ka ndrru me nje toke me leje ndertimi ne Sarande.....tesh mos thoni mandej se flasim ...keto fakte i bini vete ketu....po shyqyr qe graves jeta mbas prinderve i ka ardhe mbare...diku nje toke ,diku nje makine....diku nje sekserllek....eeeee

Zana tash  po  te marr vesh,  qe e ke aftesine me be kritiken e artit.Sepse  nuk e di hiç  ç`a i tha Fiddia ..kapucarit: Skulptoi i madh e thirri per  te dhene  mendim per kepucen qe i kishte  bere  skulptures se tij.Dhe  kepucari zu ti thohste  syri keshtu, veshi ashtu, hunda pake  keshtu...ndaj  Fiddia i tha :

"Kepucar, qendro  tek... kepuca.."!

 

U ndala Grave(qe perdemek je Fidia)te x6 po ndalem.....

U mundua gerxhoja, po s'po gjen njeri ta haje mashtrimin e tij me token qe e ka privatizuar me letra fallco.

Ed Martini, dqs se Grava nuk po te pergjigjet (do kete shkuar te pij kafe me ndonje nga ata biznesmenet) po te pergjigjem une. 

Eshte e drejte kjo qe thua ti, eshte konstatim qe e kan vene re shum emigrante, atje vihet re nje lloj bufonizmi, nje lloj megallomanie, nje lloj dhie me bishtin perpjet smiley e thene popullorçe. Atje, nuk punojne per te miren e pergjitheshme, per te çuar perpara nje diçka, por per tu dukur, çdo gje behet ne fuksion te dukjes. Dhe rezultati, ja shihe vet, vetem zhurme, pordhe, demagogji, hunde-perpjete, makina te renda, e nga brenda bosh. 

Ne fakt ka skena teper interesante dhe komike po te dalesh nje shetitje neper kafet ku mbidhen "Vip"-a te tille. Tek Piaca psh. Nuk dua te flas me shume, sepse do te dekonspiroj ndonje personazh publik... (po bej shaka, sepse pothuaj te gjithe biznesment ne Shqiperi e kane pervetsuar kete metode sjelljeje te te berit biznes dhe jo vetem biznes, por edhe politike dhe gazetari). Pjer, une po shkruaj dicka qe ka ne qender biznesin, politiken dhe gazetarine ne Shqiperi.

Jepi o burre, nxirrjau emrave ketyre halabakeve me BMW-ra te vjedhura.

 Pierre,  tungjatjeta! Diskutoj me shume deshire me ata qe e shofin drejt ne sy realitetin. Por qe e kane nevojne e  nje ristudimi te... VQ.Ku perfshij vehten

Tung

Grave, te ofendoi rende Pjeri. Nuk durohet 

Pjeri eshte miku  im si me ofendoka mo Patek?

Patek , eshte e kote te futesh perçarje n'mes meje dhe graves. 

Pjero, kam dyshime te forta se ky ''Pateku'' eshte ai...., ai  pra  ''sfungjer izoluesi''.   

 

por do ta mbajme nen kontroll..smiley

Jo jo Belulo, ky eshte i ri ketu. Ai tjetri smiley qe thua ti, eshte veteran, eshte dora jone smiley

po jo mo Pjero  e kunderta,  nicku eshte i ri  ndersa ky  eshte i vjeter..smiley

E vertete Belulo. Vetem se sjam sfyngjeri izolues smiley

 Ed Martini, te falenderoj per sa me drejtohesh! Besoj te  kujtohet thenia e poetit tragjik:           " Eshte e thjeshte  gjuha e te vertetes".

   E  ndrruam sistemin sikur te  kapercenim nje vije uji.Dhe ju futen rruges  biznesit jo intelektualet  apo si te them,  te  shkolluarit,  por ...po ta them sipas nje shprehje qe  nuk eshte per fyerje  ama qe e perdor laberia...halahulet.Cilet  perfshin kjo kategori ? Kurajoze, te çartur, vagabonde, guximtare, trima ...por me pake  tru,  dhe vetem pas e larg ketyre,  nisen udhen te shkolluarit, me ta beshke dhe ..politikanet qe e mesuan se biznesi me i mire eshte ai qe behet duke shperdoruar pushtet. Akademiket..... akoma nuk jane nisur....Po mendohen...!

   Ne keto kushte,  mendoj se shqetesimi Juaj e ka pergjigjen, .... pse kaqe fodullek tek ata qe kane paren.Mirepo kjo e uruar pare seç ka nje veti, qe pa u  menduar gjate nuk para ze vend ne xhepin e mendjemadhit, fodullit, kapadaiut.Keshtu qe  shume prej atyre qe kane bere pare dhe shfaqen si te  tille ...kane zene tu bien puplat.Nje nga nje, po  ja u heq qeverrisja shume e keqe.

   Duke e pare gjendjen me syte e realitetit, sikunder  e shprehni Juve, ne gjithmone do te jetojme., jo vetem me kete kujtim te  shemtuar te qyteteve tona,  nje kujtim  i cili edhe kur te  jete gati  i fjetur, do te na zgjohet gjate, pergjithmone.Sikunder  ndodh  me njerezit qe jane ne ZI.Qe edhe kur koha ka zbutur dhimbjen e tyre, u mjafton te shohin vetem nje prej te familjes te atij, qe eshte latguar prej  kesaj bote, more sikur dhe nje rrobe apo nje shami duarsh,... qe  shpirti i tyre  te  lendohet.

Eh! Nuk po e zgjat.Tung 

Grave. Problemi eshte se ne vitet 90 shitej gjithcka. Ti je me i madh se une dhe besoj se ti e di qe edhe (bie fjala) mut te importoje te shitej direkt. Skishe nevoje as per plan biznesi asgje. Keto tipa vune miliarda dhe nese sot ti do qe te fusesh nje produkt (bie fjala vaj) shume me cilesor se ai qe eshte ne treg dhe me cmim me te mire, del ai barboni qe ka bere miliarda dhe i fut nje te ulur cmimeve se ai nuk e ka per gje te humbasi 100 milione leke kurse tjetrin e fundos. Keto tipat i ke si ne Pd si ne Ps dhe nuk behet fjale qe te dalin nga qarkullimi. Kushdo qe te fitoje keta vetem riqarkullojne dhe populli vazhdon te haje produkte leshi nga njerez leshi me cmime te "ulta" . Dalim te City Park. Bente "muuu" qe ne fillim qe ishte pastrim leku gjithe ai luks. Pastrimi lekut e njeh nje marzh prej 20/30% humbje. Rendesi ka te pastrohet. Tani ska problem se e merr Zamiri e menaxhon City Parkun.

Mua gjithashtu me bene pershtypje ekspertiza e njerezeve ne anthropollogji. Per shembull, ti Ed ndihesh ekspert mbi menyren e sjelljes te biznesmeneve ne shqiperi dhe meqenese nuk je i tille.

Gjithashtu, zmadhimi i gjerave me bene pershtypje. Per shembull, tek Peshku gjene plot njerez qe sinqerishte mendojne se shqiperia qe nje SUPERFUQI gjate Hoxhes. Ose zmadhime te tjera te tipit ne tirane nuk ecet apo jetohet, apo me i ndoturi evropes, me plage te thella e gjera te ngjashme. Ne pergjithesi do jemi ose te paret (populli me antik, superfuqia ballkanike e hoxhes) ose te fundit, me te ndoturit ne Evrope, tek qyteti nuk ecet e keshtu me rradhe. 

 muhametali , jo  mo nuk me duket se aty  eshte halli.Qe te  shajme  se shjame, vetvehten ore.I ngjan shprehjes se  nenes per femijen plangprishes, ky  shqetesim me duket mua; Nena thote:Ta mbeshtyj larte ..me bie ne sy./Ta mbeshtyj poshte, me bie ne gji.

Por dhe pa thene nuk rrime dot, se nuk jemi mire themi

Shiko, nuk besoj se duhet te jesh ndonje ekspert i madh per te kuptuar gjendjen e vertete. Une nuk po them a eshte Tirana qyteti me i ndotur apo jo, por  sinqerisht eshte tmerrsisht i piste! Sa per Enver Hoxhen une po e them me bindje te plot se ai ka qene thjesht nje PERBINDESH! Kjo eshte bindja ime, por jane dy gjera qe ne kontekstin qe po shkruaja une, nuk kane lidhje. 

Sa per menyren e te berit biznes dhe pune ne shoqerine shqiptare besoj te gjithe e kemi provuar. Kerko ketu nje tekst qe kam publikuar disa kohe me pare me titull "Burrat e Vegjel" dhe do te kuptohemi me mire. Une jam autori i atij shkrimi. 

Grava, faleminderit per mendimet qe the ketu. Nuk kam cfare te them, vetem ndjej vertet keqardhje pse duhet te jemi keshtu dreqi e mori? A nuk mund te sillemi me normal, me njerezisht, me te thjeshte? Sepse vertete eshte e rende, shume e rende shoqeria shqiptare, ambienti ku jetohet dhe punohet. 

 

Qendrat tregetare te tipit mall edhe ne amerike jane ne veshtiresi ne keto kohera.Ndertimi i nje qendre te tille tregetare ne shqiperi mu ne mes te krizes globale kur dihet se shqiperia nuk eshte ndonje hot spot per investime ndoshta nuk ishte ideja me e shkelqyer e biznesit.por si i thone amerikanet: build and they'll come.Infrastruktura eshte aty dikush qe do ta bleje me lire ndoshta do ta operoje me fitim.

Yppi eshte Portretizim e nderuara Shtojzovalle .Nuk eshte Edisoni .Yp eshte personifikimi i te shkruarave nen tagrin e CEKES YP XHIXHI .Ypit vete pleqeri te mbare dhe i hengert ato Leke qe na i Hengri ne me YP Lala . ...Besoj e njef kete Of lala-la ose Yp - lala smiley

Shkrimet e Ypit e nerumja Zane , jane per te dalur kreje , nuk jane per nieri Normal . Duhet me KUPTU Zane qe Kapitalizem e Socializem jane fjale te MEDHA dhe nuk e kane as Origjinen as Zhvillimin ne Fshatin e Gjembit e as te Ekonomisteve te Kombinatit "se kriza botrore zotrie ".  Kjo te befason ty besoj kur lexon se YP Xhixhi eshte karikataura Teorike e kritikes se te Shkuares dhe aq me varfer , bosh dhe Super YP Xhixhi ne parashtrimin e se Ardhmes . Patjeter edhe Yp Xhixhi mendon se keto qendra Tregtare jane sinjale te Kapitalizmit ne Fshatin Socialist te Shqiperise dhe me qe ka kalem me shumice dhe Idiote nde gji te InteliDjences lefKopejane  ne nje Vend te psikopatepsur , merr Guximin dhe shkruan me kenaq do ....me fara mangut ! 

Jane paranojake jashte cdo Norme  te njerezve Normale Zane dhe qe te kesh nje perfytyrim te Sakte per keta Ra e u Ngrit ...shko tek Fimi Skanderbegi me pamun shembullin e kronikanit TURK .....

hahahahahah qeshi Zana ........ smiley baj une !

po shyqyr qe falimentoi nje biznes qe te kuptojme se jemi ne kapitalizem dhe jo ne mbreterine e Berishes.

Ed Martini.... Verejtja jote eshte plotesisht e drejte... jo vetem ju andej, por edhe ne kendej, kete fenomen shohim..... jane nje specie keta biznesmenet te cilet mendojne se njerezit para tyre jane miza. Dhe keto kane te bejne me shume gjera, por para se gjithash kane te bejne edhe ne konotacionin etnokulturor e psikologjik te popullit tone. Qe nga te paret tane, nga formacioni kanunor dhe tribalor i popullit tone, qe e kishin si merite te madhe ndertimin e nje shtepie ne nje maje mali, vetem e vetem te mos kishin komshi prane qe te ndanin sinoret apo pronat, dhe te ishte i pari i fisit, apo i fshatit, kane prejardhjen edhe keto fenomene. Se dyti, kane te bejne edhe me zhvillimin arsimor, profesional dhe kulturor te tyre. Pjesa me e madhe e tyre, kane nje background arsimor dhe profesional te dyshimte, e ç'mund te presesh prej ketyre njerezve...??? Dhe, se treti, i tere sistemi yne sot nuk eshte ngritur mbi ligjin dhe rregullat administrative, por ende mbi tarafllekun, shoqerine, nepotizmin. te gjithe keta lloj biznesmene, e kane diku vjegen, dhe si te tille, u hapen te tera dyert, apo pewrfitojne benefite te tilla qe askush nuk mund ti fitoje dot, pa paguar, apo pa patur nje te "vetin" atje lart. Ja ky eshte sistemi qe kemi ngritur ne. Nuk eshte e thene qe edhe gjetke te mos jete keshtu, por ama ka ca rregulla qe ata zbatojne, sepse jane popuj qe jane mesuar me sundimin e ligjit dhe zbatimin e rregullave.....

Te gjitha sa thate ju qendrojne plotesisht. Puna eshte a mund te ndryshohet ky lloj mentaliteti, apo thjesht do te vazhdojme te vuajm kete lloj cmendurie, shpesh ta paguajm edhe me kafshaten e bukes dhe jeten e njerzve tane kete makabritet te tmerrshem, apo te perpiqemi te sherojme vetveten? Si? Qysh?!

Ja ketu qendron problemi.... Ketu shtrohet pyetja.... A duam(n) qe te ndryshohet kjo gjendje..??? dhe kete e ka ne dore qeveria... kryeministri.... kete kane treguar koha, modelet si dhe rastet e zhvillimeve politike ne mbare boten.... komentet e tjera jane te teperta....

Nuk besoj se kete e ka ne dore qeveria, as po te nderrohet kjo qeveri. A nuk e ke vene re se opozita "rrethohet" nga te njejtet biznesmen deputet qe do te kerkojne copen e tortes ekonomike sapo te vijne ne pushtet? Kjo qeveri nuk mund te ndryshoj gje, sepse se ka bere per 8 vjet pushtet.

Them se ka vetem nje menyre: Levizje e forte qytetare deri ne mosbindje civile kunder ryshfetit te vogel te policit, doktorit, infermierit, mesuesit, zyrtarit te vogel te komunes! A nuk ke degjuar per bllokimin e rrugeve nga fermeret europian? Per grevat e transportit publik? E kupton se cfare do te ndodhte ne Europe po te kerkonte nje mjek para, ose nje polic te sillej se hajdut? Kjo gjendje e shemtuar e funksionimit te shoqerise nuk mund te sherohet nga asnje qeveri, por vetem nga levizje te forta qytetare. Dhe besoj se jemi aq qytetar sa per tia filluar; me besoni se njerzit jane lodhur nga kjo gjendje e tmerrshme dhe e ndyre!

Flm Alidems qe i diskutojme keto gjera!

 

 

po cne, sikuar ka falimentu me kohe dhe e administrojne bankat.

Conadi do hapi piken e re aty javen tjeter, dmth jeta vazhdon smiley

Rushd , nuk me duket e sakte thenia e Juaj.Pardje lexova se ne Korçe ishin byllur 46 biznese.U trishtova shume, sepse merre me medn, kur falimentojne   korçare apo gjirokastritet!

Ahere me duhet te  pyes cila jete vazhdoka?Terhiq e moskeput? Eshte shume e rende  situta.Dramatike,per  mua.. 

I mbyllin bizneset per te mos paguar taksa e detyrime. I hapin pastaj ne emer te gruas, djalit, nuses, vajzes etj.

Le qe, psee duhet te shqetesoje qe e mbylli? Kush nuk eshte i zoti, te merret me dicka tjeter. Apo si gjithmone, sipas mentalitetit te vjeter, syte nga zoti (inshallah na ruan zoti) e qeveria. Kshu eshte kapitalizmi, i eger eshte i mallkuari.

jo mer daje se ka te drejte ne ate qe thote Rrushja se keta mund te kene pasur problem me bankat dhe ata ja u kane marre por nderkohe aktiviteti tregtar vahdon aty. Bizneset nuk e kane problem se kush e ka ne pronesi apo administron CP.

E kisha fjalen per 46 bizneset e mbyllur ne Korce, qe thote grava, jo per bizneset brenda City Park.

te kuptoj por mbyllja e disa bizneseve nuk do te thote asgje. Duhet ti kesh te gjitha te dhenat ne tavoline, sa jane mbyllur, sa jane hapur, punesimi, volumi i xhirove dhe shitjeve etj. Leri se c'thone te fandaksurit qe komentojne te fletushka e Mero Bazes. Ketyre ju eshte mbushur mendja se po shane Berishen te faqja e fletushkes se Bazes dhe peshku, do humbe PD-ja. I marrin te keqen, tre mandate i ka te sigurta lehte e bukur si Thatcer ne Angli (partia e saj ne fakt fitoi 4 mandate, por ajo vete 3), Blair-i 3 mandate etj.

Mire Mero paska fletushke, po ti  cfare botimesh te respektuara lexon shqip?

nga e gjete kaq te sigurte se Saluku do i fitoj Zgjedhjet ne 2013? Edhe mundet por kan per te vershu njerezit e aferm nga Shqiperia ne Angli ne shpi se ai vend eshte bere si mos me keq.

Apo ske njeri me ne Shqiperi e ste kercet se ai vend me Salukun merr fund 4 vjecarin e ardhshem merr fund perfundimisht.

grave

ca lidhja ka mor burre ? 

Citypark ishte nje investim idiot, qe ashtu sic u nis dihej qe se kishte te gjate.  Nuk besoj se i beri nder ekonomise apo qofte dhe zones. Zero me xhufke. Ishalla ri-menaxhohet qe te hape vende pune e te levroje ndonje gje te hajrit.  Pra jeta vazhdon do te thote qe City park nuk do shembet, por ato asete do rifuten ne pune. U mbyll Mercator qe ishte alamet supermarketi, gjynah. Ama po futet Conad aty (se di vallai si i ka bo hesapet) pra dmth qe biznesi vijon.

Sa per bizneset qe jane mbyll ne korce, nuk e kuptoj cfare do te thuash.

Qe ekonomia eshte keq ? Kete e dime.

Po qe te thush qe ne korce jane mbyll 46 biznese sdo te thote asgje.

Jo per gje, por jam marre shume kohe me statistika regjistrim/cregjistrim biznesesh.

Nese do me na tregu si po ecin punet e bizneseve korce, na sill ndonje analize : sa biznese kishte, sa u mbyllen, sa te rinj u hapen, sa u punesuan, sa humben punen, sa xhiro kane bere, sa borxhe kane, sa i kane sekuestru etj etj

Pra dramatike mund te jete situata, por sigurisht nuk eshte dramatike sepse City Park i filluan procedurat e falimentimit. 

 Ruzhdija, pse nuk jemi  ne nje mendje nuk do te  thote se  duhet te kundershtojme njeri  tjetrin.Une e shikoj  gjendjen katastrofike si funksionim biznesi.Ndeshem per  dite me kete  problem. Tani dhe dy fjale dhe e le me kaqe; E dini  gjendjen e bizneseve ne.." Porto Romano"?

Ne qarkun e korces grava ne 2012 jane mbyllur 700 biznese, 300 ne qytetin e korces

Edhe?! U mbyll City Park, u hap TEG. Do te mbyllet TEG, ka per tu hapur nje tjeter. Leku leviz, dikush fiton, dikush humbet. Ne ekonomi te lire, diferenca anon nga krahu i fitimit zakonisht. Top Media i qan hallin City Park. lol

si falimentoi cp? Kjo eshte qendra tregtare por dyqanet nuk jane te gjithe te saj. Kane falimentuar dyqanet?

Qendrat tregtare funksionojne duke dhene me qira mjediset, dhe duke ofruar vete shume sherbime, si patinazhi, lojerat e ndryshme, restorantet. Nese njerezit s'vijne, dyqanet ikin, sherbimet s'nxjerrin leke.

Personalisht mendoj se CP po falimenton ngaqe ne radhe te pare eshte larg, dhe ne radhe te dy moren vetem dyqane te shtrenjta, dhe ne radhe te trete ato dyqane te shtrenjta jane dhe ne Tirane.

Psh tek TEG njerezit ikin sepse carrefour ka cmime te lira. Po ashtu dhe QTU ka plot dyqane me rroba te lira. OVS psh eshte mu ne mes te Tiranes te Coin, pse te iki deri atje une? Ose Euronics, shkoj nje vrap tek Kristali, pse te shkoj deri te CP? Sidomos kur rruges per tek CP ke QTU, s'ke pse iken aq larg.

ti mbete te me tregosh se si funksionojne qt? Ne cp vazhdon biznesi as usual, keta thone falimentoi. Bizneset nga aty ikin nese nuk kane fitim, jo pse e marrin ne administrim bankat ate ndertese dhe bizneset nuk po ikin por po hapin te reja, sic eshte rasti i conadit qe thote Rrushja.

shoku, une kam nje grup te madh shoqeror ne TR.

Tek CP kemi shkuar vetem nje here. Kur u hap. smiley

Atje biznesi nuk eshte as usual. Nuk ka kembe robi. Dhe ata qe punojne aty kane kohe qe ankohen, gati-gati qe gjashte muaj pasi u hap.

Conadi mund te kete marre ndonje oferte e ne fund te fundit, pse te mos e provoje, por te CP nuk shkon njeri per Conad. Conad ka ne cdo zone te madhe te Tiranes. smiley

Plot eshte po nuk blen njeri .

Nderkohe, meqe Shqiperia nuk eshte Tirana, per Durrsaket CP eshte me afer se QTU.

qtu nuk ishte gjo. nuk kishte mondanitet.

Po kur ka vetem dyqane luksi, nuk ia vlen.

Po i kane dhe durrsaket qendrat e tyre tregtare. Neptun eshte ne durres, Conad eshte ne durres, dhe ato dyqanet e shtrenjta zakonisht e kane nga nje filial. S'ia vlen rruga deri atje.

E po, gjithe ate nekrologji e kish shkruar me kohe Ypi, po askush s'e mori seriozisht smiley

Tatimet kerkojne shpalljen e falimentit, dmth qe city park ka dy-tre vjet qe deklarohet me humbje dhe sipas ligjit duhet shpall e falimentuar. Nderkohe kompani te tjera kane nga 10 vjet qe deklarojne humbje nuk i shpall njeri te falimentuara. Pse city park? Se pervec unazes se madhe, teg-ut i duhen krijuar edhe mundesi te tjera duke ja bere jeten sa me te veshtire konkurrenteve. Kaq. 

epo tani ata jane vete dhe Ligji dhe Maliqi smiley

Gjitjesesi CP ka rene vete ne grope, sido qofte sjelle nomenklatura qeveritare me te smiley

Investimet e leshit.

U mbyt me uje oborri gjithe dimrin e kaluar, mire qe nuk doli muti siper, se i kane bo kanalizimet si syte e vet.

 

Ata padiskutim qe kane rene vete ne grope (jo vetem per kanalizimet), po tatimet s'kane pse bejne sikur respektojne ligjin se coca-cola pershembull kishte nja 8 vjet qe deklarohej me humbje dhe se shpalli njeri te falimentuar smiley

Meqe ra po llafi te Maliqi:

Rreth 200 hektarë tokë bujqësore në Fushën e Maliqit po rikthehen në kënetë si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese. 

Fermerët kanë dhënë alarmin për gjendjen aktuale të tokave të tyre të cilat përgjatë 6 viteve të fundit po përmbyten në mënyrë të vazhdueshme. Për këta fermerë që ekonominë familjare e mbështesin tek të ardhurat nga kultivimi i tokës bujqësore kostoja e humbjes është shumë e lartë ndërsa pohojnë se me zor po mbijetojnë.

“Gjysma e tokës është e gjitha nën ujë. Gruri është prishur. Kemi bërë ankesa në komunë, por fondet e saj nuk mjaftojnë. Jemi në mëshirë të fatit”, shprehen fermerët.

ben gabim komunistat qe e thane keneten.

te erdh fundi, fatmir gjata!

qysh nate kohe armiqte e brendshem e te jashtem e kane pase hale ne sy tharjen e kenetes...si mbet tane jeten tu u sabotu.....

t'kujtohet Zyraka? Per pak e theu komunistin (s'ia mbaj mend emrin). Por ai ne sekonden e fundit u zgju... edhe i tha: JO!

Komunistet e kane ba .Te jesh i bindur EM. Ja u mohun tharjen e Kenetes dhe tani dun me e kthy ne gjendjen e meparshme se eshte prish Ekologjia dhe ka pas thanë Tufa e Zp Xhixhëve dhe ......kane qene shpenzime te kota per toka Buke ...kane thane ekonomiste e Kombinatit ! Duhet me u shmdru ne nje City park Madheshtor !

Ka ligje qe thone qe ne rast se biznesi deklaron humbje, atehere duhet te falimentoj? Pse?

Une e dija se falimtentimi thjeshte do te thote qe ndermarja nuk ka paguar kreditoret, per shembull bankat, klientet, punonjesit, etc.

Eshte ceshtje ndryshimi mentaliteti. Ketu eshte ashtu sic thua ti. Por ne Shqiperi nuk paguhen kreditoret, klientet dhe punonjesit por pronaret dalin me fitim. Dhe jane ne rregull.

Sigurisht ceshtjen s'e ndihmon fakti qe artikulli merret me teper me fjalimin e Berishes se me ceshtjen ne fjale ku mjaftohet vec me "Autoritetet tatimore kanë depozituar kërkesën për deklarimin e falimentimit të shoqërisë". Se si qysh e tek, asnje fjale. Cilat jane arsyet, si e deklarokan tatimoret nje biznes te falimentuar, etj. etj.

Lol, vetekuptohet qe artikulli eshte kote. Ata barazojne shitjet-blerjet te bizneseve, ose vendimet te mos investojn ne shqiperi me falimentime.

Mua me beri me shume pershtypje ajo qe shkruajti Swedi. Ka plot ndermarrje te cilat mund te operojne me humbje jo per 10 vjet, por 20, ne rast se pronaret/bankat deshirojne ta rikapitalizojne c'do vit. Shumica e bizneseve ne fakt nuk bejne fitime vitet e para, dhe shumica e disa nga emrave me te njohura ne internet, ose nuk kane fitime ose fitimet jane minimale (FB, Twitter, Groupon etc). Perseri ekzistojne pasi njerezit derdhin para tek ato me shpresen/idene qe do fitojne ne te ardhme.

Keshtu qe nuk e kuptoj c'lloje hileje ligjore mund te kete ndodhur ketu; e ka mbyllur qeveria qe te fitojne bizneset e tjera... nuk ma merre mendja. Ne fund te dites, falimentimi eshte nje mjet mbrojtes per pronarin e City Park-ut nga pamundesia per te paguar, nuk eshte dicka qe qeveria e vendos me akte apo ligje. Mbase jam gabim, por keshtu nga nje shikim super-siperfaqesor, me duket pakez e habitshme ideja qe ja kane mbyllur qe te fitoj ndonje mall tjeter.

humica e bizneseve ne fakt nuk bejne fitime vitet e para

Ti e di qe ne sistemin e ketushem, ka shume kompani qe perpiqen te dalin kastile me humbje (si dhe carry-over nga vitet e merparshme) ne menyre qe te evitojne pagimin e taksave. Por ne Shqiperi...

Muhamet,

Te drejten per ta cuar nje kompani ne gjykate ku ti kerkohet shpallja e falimentimit e kane edhe kreditoret pa perjashtim. Dhe nje nga kreditoret eshte dhe drejtoria e tatimeve pasi me siguri nuk ka mare/arketuar detyrimet fiskale nga kompania qe ka ne pronesi CP-ne. Tek ne shpallja e falimentimit nga gjykata per bizneset eshte nje gje shume shume e ralle.  

E kuptoj ate gje. Po pagimi i tatimeve eshte dicka qe une e pres nga cdo biznes. Coca Cola per shembull nuk paguante taksa, ose bizneset e tjera me humbje? Po mall-et e tjera? Nga menyra e shkrimit mu duke sikur humbja=falimentim kur nuk eshte ashtu.

Ne rast se problemi eshte tek tatimet, atehere problemi nuk eshte qe u mbylle ky mall-i, por qe nuk jane mbyllur dhe te tjerat ne rast se dhe ato nuk paguajne taksa. Nejse, mua me duket sikur shancet te jene qe problemi eshte financiar, eshte shume larg, dhe jane bere si kerpudha, jo qe e mbyllen kete per te fituar te tjeret. Ne fund te dites, ky ndertim u be gjate Sales, me Salen ne inagurim.

Mesa di une, Coca Cola per disa vite nuk ka paguar tatimin mbi fitimin pasi e nxirte veprimtarine me humbje dhe ne kete rast nuk ke cfare i thua (nese me te vertete rezultati financiar eshte i tille). Por nga ana tjeter ajo besoj se i ka paguar te gjitha taksat dhe tatime e tjera si psh TVSh-ne ne import per lenden e pare dhe diferencen per shitjet. 

Pastaj nuk krahasohen. Nejse ika une.

Normal qe do falimentoje , nje pulover Polo 200 mije leke xhupa per kalamoj 1 milion leke  etj..etj..

Nuk e harroj sa te vdes ,me duket se Inter sport quhet ai dyqoni tek CP  , ky me pelqe me tha nipi dhe kishte nje xhup ne dore , sa bon i thashe une 100 mije leke me tha , merre i thashe une gjithe pordhe , shkojme tek arka i heq ato mrrokllat arketarja , nxjerr leket une , ben nje milion me thote arketarja ( si shpirt ishte ) shif une nipin ne sy e shif nipi mu ne sy ...........................kaq .

Tesh Lacoste nje polo ketu kushton 70-80 euro,sa duhet te kushtoje ne Shqiperi?

Nuk e di per Lacoste Zana , per Polon te them ca te dush.

shif nolt, foto e dyte, origjinale, e bome me kto dur nja 2-3 vjet te shkume.

Ouch... nejse nuk dihet kush e ka fajin per ato cmimet. City Park jepe vendin me qira dyqaneve, dyqanet ne pergjithesi vendosin cmimet e tyre. Shumica e mall-eve te , te pakten kendeja, falimentojne kur dyqani kryesor, "anchor store," leviz. Qe te mos levizi zakonisht duhet te besh kontrata 10-20 vjecare, dhe ne Shqiperi, ma merre mendja te tilla jane te rralla kur ka kaq pasiguri.

Si nje milion ore?

Nuk do te doja te citoja veten time ketu e para 3 vjetesh, por le te themi qe nuk me cudit aspak falimentimi i City Park-ut. Ishte perspektiva me logjike.

Konsideroni gjithsesi anen pozitive: fale City Park-ut nje person qe kishte bere leke thjesht duke importuar vaj (pra me nje aktivitet krejt parazitar), levizi ekonomine (kontribuoi ne industrine e ndertimit, rriti perkohesisht punesimin, pasuroi furnitoret e bankat, etj...) per 3 vjet.

Nga hicja, me mire Bircja!

Ish-City Park-u le te behet muzeu i Kitschit ne kujtim te brezit fatkeq, (qe se shpejti do na lej shendene), te "njeriut te ri autentik shqiptar" lindur ne vitet 60-te, viktime e Marksizem-Leninizmit dhe e mitit te Scarface-it.

PS: Artikulli, 60% pa lidhje me titullin.

Olsi, juve sinqerishte duhet te "free your mind." Tregtia nuk eshte aktivitet parazitar, mos u beni te gjithe si Spartak "Shqiperia Nuk Prodhon Asnje Gozhde" Ngjela.

Eshte shume e veshtire ta kuptojne. Mbase ky link mund ti ndihmoje, po tregtia eshte ne fakt themeli i ekonomise:

even that Chinese pair of pajamas you buy at WalMart has a lot of US value-added in distribution and retailing

Muhamet, ky shembulli i Endritit ilustron pohimin tim te meposhtem qe ju ngaterroni Shqiperine me Ameriken.

Tregtia eshte tregti, si ne Shqiperi si ne Zimbabwe si ne USA, gjeneron te ardhura kudo. Te me thoje qe Shqiperia nuk duhet te ndjek politiken monetare te USA aty po, do kishte te drejte. 

Po si gjenerohet fitimi nuk ka ndonje ndryshim, biles fakti qe ne kemi gjeneruar nje pasuri me te madhe se ne vitet 90 pa industrine e atyre viteve e provon kete fakt. 

Tregetia sot behet mbi bazen paraprake te projeksioneve e studimeve te tregut dhe jo mbi fanta-shkence.

Tregetia nuk eshte tregeti si ne Shqiperi si ne Zimbabwe. Ka nje ndryshim cilesor. Cudi si nje njeri i dhene pas finances dhe ekonomise si ty, nuk arrin te dalloje kete ndryshim thelbesor.

Nuk e di se kush eshte ndryshimi dhe ca jane keto projeksionet. 

Po sa per pasionet e mia, une kam shkruajtur tezen time mbi tregtine dhe impaktin ne rritjen ekonomike, kshuqe nqs ka nje fushe qe e njof mire qe nga literatura deri te efektet e matura empirikisht eshte kjo. 

Mjafton te them qe gati te gjitha civilizimet e medha te lashtesise ishin ndertuar ne baze te tregtise per te kuptuar rolin qe ajo luan ne mekanizmin ekonomik. 

Dhe iPhone prodhohet ne Kine, dhe importohet ne Amerike. Por 1.8% te vleres se celularit mbetet ne Kine. Mbase ky grafi ndihmon:

Pa lidhje shembuj te tille me temen qe po diskutojme.

Jeni shume teorike dhe pa qasje konkrete  me realitetin specifik.

Ka shume ngjera te ngjashme se dhe ne Amerike muhabeti eshte bere nuk prodhojme asgje dhe na ka mbytur Kina.

Gjithsesi jane dy shembuj te pakrahasueshem. Le te qendrojme me kembe ne toke.

n'byth do e ket dhe amerika e vendet e tjera, po nuk prodhuan por vetem tregtuan. fakti qe kane pare, do i beje te bien PAK me vone se te tjeret. 

mondializimi ishte budallallek. pasi teknollogjia eshte gjeja me e lehte per t'u zoteruar. du me thon, qe artin italian eshte veshtire ta besh, jo nje iphon. 

Ne Amerike prodhohen shume gjera e jo asgje. Amerika ka ekonomi te hapur ku arrinin edhe kemisha nga Shqiperia deri para 10 vjetesh. Ju ngaterroni Wall Street me Ameriken qe prodhon ne hapesirat e saj. Pastaj kur perqas industrine Shqiptare me ate Amerikane e shkel keq fare.

Shqiperia nuk e ka lluksin te mos prodhoje e te shesi pordhe e te krahasohet me Ameriken kur nuk ka as burse.  Lexoni shume propagande Berishiste prandaj mendoni ne kete menyre.

ligjet e ekonomise Jane me te forta se idiotesia e Salukut.

Muhamet i dashur, teoria jote shermoqet perpara praktikes dhe rezultateve konkrete, sado optimist ti te jesh.

Nje vend si i yni, duhet mbi te gjitha te shfrytezoje potencialet e tija prodhuese.

Ju ngaterroni Shqiperine me Ameriken.

Olsi, perseri je gabim, dhe problemi tend eshte konceptual. Nuk e kam me te keqe, besoj se je nga te paktet ketu qe pranojn teori te tjera dhe nuk e kane mendjen si guri.

Ti mendon se ekonomia rritet ne rast se shfrytezohen potencialet prodhuese, natyrore, turistike, e keshtu me rradhe. Ekonomia rritet ama ne rast se shfrytezohen potencialet njerezore, as me shume as me pak. Pastaj, njeriu e di vete ku ti invenstoj, ne fabrika apo ne sherbime apo ne tregti. Asnjera as tjetra nuk eshte me e mire apo me e keqe ne menyre absolute. Prandaj muhabeti i prodhimit, apo i tregtimit eshte i kote ne kete forum. A jipen mundesi ne shqiperi qe te shfrytezohet potenciali njerezor? 

Jipen, por jo aq sa duhet, dhe arsyet fillojne nga sistemi politik qe lejon hile, pasiguri, korrupsion, nepotizem, tek gjera me te tjera si mungesa e sofistikimit, tregut financiar e shume gjera te tjera qe Pjeri i shpjegon me mire.

Ti mendon se ekonomia rritet ne rast se shfrytezohen potencialet prodhuese, natyrore, turistike, e keshtu me rradhe.

Po jo mor Muhamet nuk eshte ky mendimi im. Mendimi im shqetesohet per spekullimin e madh qe ka 20 vjet qe krijon toke te djegur perreth nesh,

A jipen mundesi ne shqiperi qe te shfrytezohet potenciali njerezor?

THAT'S THE FUCKING POINT! (Sorry for my passionate english)

Ne rast se ai eshte "pointi" atehere ti pse te intereson "prodhimi" dhe jo menyrat e tjera qe njerezit kane per te punuar? Pse tregtari eshte parazite dhe ai qe punon ne uzine nuk eshte parazit. Tregtari te jepe ti Ols nje mundesi te madhe, mundesine te blesh nje produkt me lire nga cdo ta bleje ne rast se nuk qe tregtari.

Nejse, ceshtja e "prodhimit" eshte nje "moot point" ne lidhje me shqiperine, per nje arsye tjeter. Ne rast se "prodhimi" qe aq i mire per ate vend, atehere.... surprise... do kishte me shume ndermarrje prodhimi. Te pyesesh pse nuk ka prodhim ne shqiperi eshte si te pyesesh pse nuk ka mishe gomari ne dyqanet e shqiperise. Sepse no one wants it. Ta "qualify" pakez argumentin, ne shqiperi ka shume fabrika tekstili. Se atje shqiperia ka nje advantazh nga qe Italia eshte next door, nga qe duhet krahu i punes se lire, nga qe nuk do ekspertiz e keshtu me rradhe. Ka disa advantazhe dhe prandaj prodhohen bluzat. Ato advantazhet nuk ekzistojne per shumicen e gjerave te tjera. Nuk mund ti pjellesh dote advantazhet, sado te shtrengohesh. Kane ritmet e tyre.

Ne pergjithesi vendi do perparohej me sisteme me te drejta politike/drejtesore e keshtu me rradhe, por jo me thirrje te prodhohet se prodhimi eshte i mire e tregtari eshte parazit.

PS: nje menyre e lehte per te shtyre aktivitete ekonomike eshte midis taksave: taksa me te madhe per equity per shembull, me te vogel per borxhe, ose taksa me te medhaja per sherbime, dhe me te vogla per prodhime. Ne pergjithesi, nje mund te gjeje gjithnje ndonje pedantic exception, taksa me diferenca te tilla konsiderohen katastrofike.

 

Paragjykimi im per keta lloj tregetaresh eshte i lidhur me kapacitetin e tyre vendim-marres. Deshtime si City Park-u thjesht perforcojne paragjykimin tim dhe fillojne t'i japin formen e nje gykimi.

Nuk po pohoj qe mund te kishte me te mire se keta. Thjesht ne kete pike, konsideruar rezultatet edhe mund t'i lejojme vetes qe t'i gjykojme.

Persa i perket aspektit te prodhimit, e kote qe te futemi ne ate teme, pasi eshte teper e gjere. Une mendoj se ketu njerezit jane pakez dembela dhe enderrojne qe parate t'iu bien nga qielli, pa ndonje mund te caktuar fizik apo intelektual, ndaj edhe perhapja e gjithe ketyre aktiviteteve tregetare te cilat realisht nuk kane ndonje oferte te sofistikur.

Te prodhosh, do te thote te marresh nje risk me te madh mbi supe. Nga sa kuptoj, ketu jo te gjithe i kane kellqet per ta marre kete risk. Preferojne llotarine "gervisht dhe fito". Apo, "rri dhe shit".

Ika se kam pune. Do thoshja vetem qe ne rast se biznesmenet e kane te ulet kapacitetin ne tregti, ashtu do ta kishin dhe ne prodhim. Ne rast se spekulojne me "gervisht dhe fito," do spekulonin dhe kur prodhojne. Fabrikat nuk eshte se jane me te mbrojtura nga konfidenca ose fodulleku i njerezeve. Pika ime, ne summary, eshte qe nuk ka asgje absolute qe e cone nje aktivitet ekonomik me lart se tjetrin.

Nje konsiderim shume interesant. Flm. Naten e puna mbare.

Vetem se nuk prodhon gje Apple Kina, prodhon krahe te lire pune. Prodhuesi, qe eshte Apple, e leviz manifakturimin e produktit (hamallekun) ku te doje. Kinezet e dinin shume mire qe nuk mund te pasuroheshin pa PRODHUAR gje, ndaj vodhen teknologjine dhe tregjet e kompanive te huaja per te ndertuar kompanite e tyre te cilat PRODHOJNE produkte dhe sherbime.

Tregetia (shkembim gjerash me vlere) eshte thjesht nje derviat i prodhimtarise. Mund te prodhosh pa pasur tregti, po nuk tregton dot pa prodhu gje. Prandaj asgje nuk eshte e barabarte ne kete bote, ka hierarki. Te prodhosh eshte ne maje te kesaj hierarkie. Biles edhe brenda prodhimtarise ka hierarki - te prodhosh nafte ke fuqi te gjunjezosh gjithe boten , te prodhosh ndonje film Hollivudi je ne meshiren e tekave te njerezve.

Greket e blene kete idene e tregtise si aktivitet baze ekonomik. Ata kishin nje lloj tregetie magjike, quhej tregetia si qellim ne vetvete. Funksiononte keshtu: Mos prodho, merr para borxh, dridh nje cigare, importo ca vaj. Merr ca para te tjera borxh, dridh nje cigare, ver nje tufe me shqiptare te ndertojne ca gjera prej betoni. GDP e Greqise rritej nga tremujori ne tremujor per nja 15 vjet. Biles kane qene model ekonomik ne vitet 90.

 

Meqe keni permend Edison Ypin, degjoni dhe lexoni mire se Edisoni eshte tip me i nderlikuar dhe me i hidhur se sa kujtoni ju e te tjeret qe jane kunder jush. Psh, shifni se, perveç City Park, ka pershkruar edhe qendren tregtare me emer: Pordhopol. Dhe po u pordh edhe kjo qender, atehere eshte ç'eshte:

http://www.revistadrini.com/2011/11/edis...

Fale zotit te Ypit dhe Ideologeve te Kohes , mbase ky Brezi i Pordhologeve i lindur pas 90 pas falimentit te City-tit , qe propopordhoi me aq Pathos revolucionar YP Xhixhi , arrin te kuptoje qe Shqiperia eshte 28 Mije km katrore dhe ka nje Popullsi te Firuar dhe kryesisht me tronditje te madhe mendore me nje InteliDjence Sikur te Sikarit Berisha , qe i ben te shohin Enderra me presh ne Sume ,me  Fjalimet " Lirine ua Sollem NE ". keto thirrje jane ndigjuar qe nga Koha e Otomanizmit dhe  thone edhe nga Koha e Demokracise Greko -Romake !

Detyra NR Nje e cdo brezi eshte te perzere kete SKOTE nga deklaratat Publike , kurren e kurres te mos ti qase ne asnje Nivel Drejtimi Shtetror apo Publik dhe te Ule koken e te Punoje ! fati qofte me Shqiptaret ne se ja Arrin kesaj !

Ca thu mor zake , ke te perzejne . dhe 4 vjet i kemi te sigurta qe rrijme ne pushtet. smiley

Po jo per ty mor Brad .Ty te due jo vetëm unë po e gjith Shkypnia .  Edhe në  Shekujsh rroftë se nuk mohon breza dhe nuk thu si të sëmurët me Milingjit " sa të hikin ca " ) Je i omel dhe do pako gje . Vetun 25 Vjet do smiley.12 bohen me keto pas 2013 ke dhe trembedhjet te tjera !

Pak krasitje u duhet ...izoloni shoqen Boisa dhe gjejni nje vend me te pershtatshem dhe jo ne Propogande Hundderrit ! I shko me per shtat Ushtria ose Min.Brendeshme !

'''Po si gjenerohet fitimi nuk ka ndonje ndryshim, biles fakti qe ne kemi gjeneruar nje pasuri me te madhe se ne vitet 90 pa industrine e atyre viteve e provon kete fakt.'''

Ka nje arsye pse vendet prodhojne ne vend qe te jene te gjithe tregtare apo jo ? Apo ia fusin kot vendet me te pasura qe prodhojne ?

Nje mall prodhohet ne vend qe pasuria te mos dale jashte tij. Ne çastin qe ti blen jashte pasuria del nga vendi. Prandaj nga jashte duhet blere diçka qe te ndihmon ta rekuperosh ate pasuri, psh teknologjia eshte perhere nje mall qe ia vlen ta blesh kudo qe te ndodhet, sepse ne cilendo forme, ndihmon ne rekuperimin e asaj pasurie.

Mallrat e huaja te luksit nuk te ndihmojne ne rekuperimin e asaj pasurie, prandaj qe te jene te perballueshme duhet qe ti nepermjet kapacitetit tend brenda vendit te nxjerresh ne tregun nderkombetar mallra e sherbime te llojeve te ndryshme, qe sjellin valute.

Difiçiti tregtar eshte thjesht nxjerrje jashte e pasurise qe prodhon brenda vendit. Nqs ky defiçit nuk perkthehet ne investime atehere ajo pasuri nuk ka per t'u rekuperuar asnjehere, shqip i bie shqiptaret po punojne vetem per te huajt.

Tregtia e jashtme eshte mjet i mire shfrytezimi te burimeve te huaja. Si çdo fenomen parazitar ajo zhvendos pasurine nga nje vendodhje A ne nje vendodhje B. Historia e do qe vendet prodhuese jane te afta ta perdorin tregtine si mjet shfrytezimi, vendet joprodhuese apo me prodhimtari te ulet jane te shfrytezuarat.

 

Shqiptaret i pret uria kolektive. 

Mjere ata qe nuk kane njerez jashte!

Mire kjo, se bene sens. Po degjoja qe po ikte nje kompani qe merrej me krom. Kishte marr gjithe kromin, mospaguar gjoba,asnje investim dhe tani po na linte shenden. Ndonje qe te ma konfirmoje kete maskarllikun?

Po ti Ron lexon ? apo je qe je ....Ketu po behet Vaterloja me xeberthime ekonomike ti shef vdekje nga Uria ....Po ku e le kjo fare djelmurie ate Popull ne balte !

50.000 qene llogaritur me dek urie ne 91 dhe ja ku jemi kuq si Molla ...1 Miljone 500 mije me pak te gjalle neper Bote si dhe nja Treqindemije te dekun per 'shkaqe te dobta " e per faj te tyre kane thane evidencat . Tani qe kane mesu dhe KUFIJT ....Iken Poplliere ..se kap dot Urija smiley

Nuk vdiqen ne 91-shin, se i kishte stervit merrhumi jot organizmin me 200 gram mish ne muj o Idriz Ferraaaaa. I harrove kohet kur haje pras (nga goja se keshtu nga mbrapa dukesh i ndershem) mjes dreke darke o Drize? Je bo plak modern tani. Ha mc donald e pi kola edhe e godet sistemin revizjonist amerikan mu ne zemer smiley

U ndegjove o Idriz se si ua kish perplasur ne fitire i madhi ne Mynih? U kish thene, shqiptaret jane ne 5 shtete por kjo nuk do te thote qe jemi 5 kombe!!! E merr vesh zotrote u ve zjarrin 5 shteteve kish thene maloku i Vucidolit!!!

 

http://sphotos-b.xx.fbcdn.net/hphotos-ash3/598551_492674014088754_476968850_n.jpg

per qejf t'idrisit kjo smiley

smiley

 

Krajl (do kishte thene dikush)

Rita qenka well endowed.Tani e kuptoj pse Sala i bani mootin pritjes qeveritare duke lene 400 dignitaries te presin per dy sahat.

Mua me kujtohet fukarai kur thoshte ne 67 " lenie kangen, nuk jane gja kto Korçaret , jane jasht civilizimit qe kerkon Partia " ...pastaj me kujtohet kur i veshen kemishe me menge te shkurtra ne 2005 dhe e nxorren nga Kodrat e Liqenit me knue "kangen korçare or tie qe kenojne ne Tropoje neper daRsma "  dhe vu votat patetiket " sa bukur knon lum zotnia zotnia smiley Monokoqet si gjithnjë i kanë shti në men se i ka të dyja . Në fakt i ka , po tani o do mbajë haremin e Patetikëve o do lëpijë buzët për zoçka smiley Po rri o Salë tani me Yrtin sllavickë që të ka dhënë allahu e baba Fetahu .Do dhe njomzake zotrote !!!!

O Loni ....Lereni te ziun ne fatin qe e ka gjet me andrumun se a tu i shti " dridhen Gjif Rumelise "

cer thoni mer .shqipria ka 22 vjet qe prodhon dhe ekporton materialin me t'kerkum dhe pasurin me t'modhe qe ka.menjen dhe krahun e punes.si kundervlere ka marr monedhe.shum monedhe diku do harxhohet k'shu qe vuuuuu malli nga jasht.

ju duhet t'pysni a ka mo kapacitet t'prodhoje material njerzor shqiprija?

si duken bathet ska 

ato me te miret jan kthy..

Alke, qeveria ndaj po mban konstante strategjine e mospatjes se dritave, qe te ngrejne rendimentin ne prodhimin e robve.smiley

smiley qe thu ti dora kam nje shoqe qepunon me t' miturit e huaj. para dy javesh me mer n'telefon me amon e dermon se kishte nevoj per perkthys per t'mitur shqiptare.içik u habita po hajt mo thash po shkoj.dy çuna njoni kuksjon nga fshatrat e fierit dhe tjetri nga malisheva.e mir perktheva ato rregulloret etj,etj dhe masnej po bojsha muhabet me kte shoqen time. skena mo perkthys shqipje t'pagum tha se ka shum vite qe s'vijn mo t'mitur shqiptar,vetem afgan dhe bengalez. u interesova içik me shum(kurjoziteti),ne dhjet muajt e funit kishin ardh 30 periher,20 nga fieri dhe t'tjeret nga malisheva. masnej ishte kjo qe po m'pyste mu,pse nga kto dy zona? çer ti thosha??  e k'shillova t'merrnin nji perkthys t'perhershem se un s'ja kisha ngen.

 

Shenje e mire kjo Alke. Do te thote qe emigracioni ka ndryshuar status.

Good point alke!

Natyrisht qe do falimentonte, edhe kaq dhe e zgjati shume. Ne nje vend me nje fuqi blerese nga me te uleta ne Evrope qendra tregetare te ketij lloji jane thjesht nje luks. Nuk do me duket cudi qe edhe QTU dhe Casa Italia te veje drynat.

PS: Tek hyrja e EUROMAX ne QTU kam ndeshur ne sherbimin me skandaloz qe mund te ekzistoje ne ndonje supermarket(gjera te tilla mund ti ndeshesh vetem ne Afrike). Skandaloze...Security rrinte tek hyrja dhe nuk lejohej hyrja ne supermarket me cante. Ne nje qender tregetare ndodhte kjo!..Duhet te prisje tek qendra e informacjonit te plotesoje formular,te merrje celes te nje kasaforte ne te cilen do te vendosje canten. Tek kasafortat 2-3 qendrionin 2-3securitas te tjere te cilet te shikonin ne kokerdhok te syrit.. Sa mora vesh proceduren as qe e mora mundimin te hyja fare.

Po nuk i behet dermani shqiptarit prandaj ... smiley mos ishin gje kasafortat te blinduara ?

Pastrim parash me cp! Gjerat ne Shqiperi ecin mbrapsht per popllin, por `shume mire`per nje pjese 10% qe kane gjet parajsen Hameriken! 

Po as mos e diskuto o Art ...Nuk u pelqenin gastronomet ketyre smiley Thane kemi Patetike sa te dush tani , eshte rit dendesia e e individeve monokotiledonsa me te meta mendore .Jemi Jurope tani .... jevgj sa te dush , dasma vu , vallja haremit dhe dhe Vuuuuuuu parate nga monokoqsat . Ku e dine ata se ka lene MEKSI Testament per falimentimin smiley

Preshin preshin thuaj ...ne e hengrem te Mbrydhet dhe çamë Bllokaden me presh këta kane mbete ta provojne te gjithë si Partia e PD-hit ........

Alo Ushnja .....Ushnja.... Tritani jam !

Idriz, te ka marre malli?

Brad ...po ke qene i vemendshem nga i gjithe Vandaku i Reformave Meksore , te vetmin rast qe kam quajt PUNE ka qene Libri "Mbi Ndermarjet ...." ku megjithse Ai kishte huazuar mjaft nga VQ ...pjesa per Falimentimin ishte +1 smiley Dhe kjo ne '92 .Vaj halli sikur te ishte zbatuar qe ne ate KOHE    Ekonomist i modh do kishte PLAS mer Jahu . Me nji City qe nuk ka mor fund dhe lexo i cike c'bohet !!!!!. smiley

Mbetem dhe fans i Musteqeve kur u tha atyre ish , me njolle ne biografi   si sh Boisa, sh LefKope etj ..." S'kom pare . Muteqet e mija tu jap " Ja du fort ket smiley

Naten !

I nderuar Idriz

Punoi ca kohe ajo lavatricja e ndryshkur ku ngjyen tunrinjte seksere,ministra,familja,Fazllicet, me kuc e me mac....U be nje turli qe se mori vesh i pari te dytin. Dolen pastaj per inagurim preresi i shiritave se bashku me megafonet e p..d.heve dhe filluan nga propaganda. "Kjo qender moderne reflekton suksesin e qeverise teme" .Jua solla Evropen ne mes te Laprakes!

Juve, ju tha miletit tha  kenaquni me sodisjen e vitrinave dhe ambientet e shtruar me pllaka(ne te cilat mund tju shpetojne nga balta e rutines)..Kenaquni dhe me kete ajrin cilesor "te kondicjonuar" ne ambjentet e tregut.... Se andej nga Kina paskan filluar ta shesin kodoshet neper kanoce smiley

 

Flm qe me respekton Art !

ketyne ja hangri koken mos pasja e pakingut nentoke si dhe nje drejtor banke qe tani pushon i qete kushedi se ku smiley

Ajo qe mungon tek elita e Tiranes qe Ed Martini perpiqet me siper ta shpjegoje duke vene ne dukje tiparet dalluese quhet perulesi. Eshte nje virtyt qe shqiptaret e kan patur kur qene fisnik dhe te urte. Keta sot jan rrugacer, llapaqen, genjeshtare te rendomte e njerez te pabese. Per perulesine kemi folur vazhdimisht tek peshkupauje.

Nostalgjia eshte semundje e pakurueshme !smiley

shqiptaret nuk kane qene kurre te perulur, por krenare. krenaria eshte virtyt dhe jo perulja. 

ndersa analiza e atij Ed martinit eshte e gabuar. nuk mbyllen dyqanet se pronaret nuk njohin peruljen, po se patronet i kane bere llogarite gabim qe ne fillim. 

ne rastin e ketyre, qendrave gjigande te argetimit, siç ekzistojne ne bote, eshte thjesht nje llogari e bere gabim. eshte kopjuar bota, pa reflektuar. une pervete jam shqiptar dhe ne keto qendrat nuk marr asnje gezim. nuk jane as mungesa e parave as gje tjeter qe me largon nga keto, po thjesht qe nuk ma mushin syrin, nuk me pelqejne se nuk ofrojne per mua asgje me shume nga dyqanet e tjere. pra mendoj se pikerisht te qenit shqiptar (jam rritur ne lagje) me pengon qe te argetohem po njesoj si nje amerikan apo francez (qe rriten neper shtepia si ne inkubator). 

Me duket se ti zoteri nuk ja ke idene se c'dmth perulje. Perulje nuk dmth perkulje he? Qe ta sqarojme them... Perulja eshte virtyt, ashtu si dhe urtesia.  Dhe qe ta sqarojme cik me teper perulja eshte virtyt i fisnikerise, dhe urtesia. Pordhaceria dhe llapaqeneria jan pastaj veset e atyre qe bien ne ashtu dhe lyejne pastaj dhe ate.

te perulur jane frikacaket vetem, ata qe kane frike nga e ardhmja, ose mendojne se fitimi i shumte qe nuk e meritojne (si shkolla, paraja, fama, etj), mund te zemeroje ose beje xheloze te tjeret. pra te shton armiqte.

ne biznes njehere, perulja nuk ka asnje vlere. portreti i kapitalistit amerikan eshte me cilinder mendafshi ne koke, me puro ne goje, dhe me çizmet siper tavolines. pike!

te jesh diskret, ose i perulur ne biznes, nuk fiton kurre nje centim. nuk eshte pra rastesi qe amerikanet bejne ligjin ne kete domene.

Jam mese i sigurte se ata qe ndertuan CP dmth financusesit apo pronaret i kan bo llogarite dhe per dite te tilla sepse nuk ka piken e llogjikes te derdhesh milliona vetem per disa vjet !!!

Kam pershtypjen sikur ketu esht tamam sic thone disa ketu nga Tirana pra eshte thjesht ose taktik per mospagim taksash ose nje atak verbal nga konkurrenca.

Jo mo se nuk ka pune me verte atje

Une nuk kam qenen ne CP por ne disa te tjera ne Tirane dhe te them te drejten jam cuditur per strategjite qe kishin ata dyqane apo sic thoshin butika !!!

Sa per fillim : Mall i dores se dyte cmimi me i larte se ne perendim !

Shitset dukeshin qe ishin rrogtare per buke te gojes rrishin si pergjumesh ne dyqane ( ndoshta dhe nga vapa e modhe ku i dihet )

Strategji shitje nuk kishte!

Shoping center ishte ndertuar pa piken e strategjise se shitjes pa profil pa karakter se cfare perfaqesojne keto shoopin center  vetem fut mall e shit se cfare njerzish e cfare tregu e cfare leku donin me kap nuk e kuptova dot.

Pa piken e reklames !!!

Nejse ato qe kane hudhe lekun besoj se e dine me mire se une kete pune ...shpresoj.

E nisi me falimentimin e Mercatorit qe ne dhjetor; sikur do ta zevendesonin me Konad-in, por paskan nderruar mendje. pupup c'qamet eshte pare kur Mercatori i beri produktet nga 50 leke .... apokalips .... kishte dhe karagjoze qe ia shtronin me te ngrene e me te pire brenda ne Mercator.

Po aparatet fotografike per cfare i keni, per t'i bere foto vetes? Po ato telefona qe kushtojne sa nje rroge mujore, per te pare News 24? Po PPU-ja qe paskesh qene "per ta bere lajmin vete" pse ha gjithmone byrek dyqani? S'e kam me ty fee, e kam ne pergjithesi. Ti madje falemnderit qe here pas here flet me terma teknike te muzikes dhe na kujton qe te pakten per nje gje nuk jemi eksperte. 

Asgje Tropizma. Faleminderit dhe ti qe me kujtove se tek peshku hyj dhe komentoj per qejfin tim, dhe e shijoj shume lirine e garantuar nga admini.

Ca shenime per city park

1) qendra tregtare me e shkelqyer ne shqiperi, por edhe ne maqedoni e ne kosove. nuk kam pare aq te mire sa city park.  se bashku me auto city eshte nje nga gjerat me te bukura qe kam pare. teg e qtu jane mizerje para city park

2) falimentimi i city park nuk eshte cudi, pasi jam shume i sigurt qe edhe teg e qtu jane afer falimentimit po te mos jete per marredheniet politike te pronarit. 

si ne qtu dhe ne teg, jane dy - tre dyqane qe kane shitje pjesa tjeter nuk kane fare, ndersa baret jane plot. sido qe te jete nuk mbahet qendra tregtare me dy - tre dyqane. keshtu qe dhe ato te tjerat jane te falimentuar, sikurse casa italia e kristali po se po. 

sa per pronaret, nuk do ja qaja hallin fare. 

 

nuk kuptoj. C'rendsi ka nese kane shitje apo jo dyqanet persa kohe ato i paguajne qerane?

Une i kam pare plot, dhe TEG dhe QTU. S'ke vend ku te pish kafe. Atje kane cmime te lira, ndaj dhe shkoj. Tek TEG vetem carrefour sa pune ka.

teg ka pune carrefour jumbo, waikiki, edhe blueparku smiley

ndersa tek qtu eshte rosmann lala, dhe ca dyqane te tjera per femije. 

megjithate nuk matet me numrin e njerezve qe rrine neper kafene. cmimet e kafeneve jane te shtrenjta teg qtu citypark . megjithate me 2-3 dyqane nuk mbahet qendra tregtare. mendoj qe kane lehtesira te tjera

 

C'dmth faliment ne ket rast? Qe s'pagujn dot taksat per fitime qe s'i kan realizu hala?

CEZ-it psh e di qe keshtu ja punun. Dmth i kerkonin taksa per shitje te pa-arketuara ende. Kjo me tregon qe faktori kryesor i falimentit te CityPark apo CEZ-it eshte ne fakt administrata e Tiranes, qe e ka buxhetin plot vrima. Ishall s'i bojn presion Banker's-it se kena ca aksione (po shyqyr zotit o Wesley Clarke antar bordi atjesmiley

grushti i parë një e dyta e fitores

eeeehhh kesaj i thone  qani hallin e kaloresit sepse i varen kembet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).