Para disa ditësh shtypi dha një lajm që joçuditërisht nuk u komentua fare në median shqiptare. Ishte një vendim i Gjykatës së Tiranës që vendosi sekuestrimin preventiv për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të një personi me mbiemrin Deliu, që është vrarë para disa vjetësh së bashku me nënën e tij, si dhe të pasurisë së ish-shoferit të tij, me mbiemrin Sako, i vrarë edhe ky kohët e fundit. Sipas vendimit dilte se kjo pasuri ishte vënë me rrugë kriminale, kryesisht trafiqe droge. Nuk dihet se kush i ka vrarë, por flitet për grupe rivale që, kuptohet, nuk janë zbuluar. Kuptohet gjithashtu se gjyqi i sekuestrimit është bërë pasi tashmë të gjithë të lidhurit direkt me ato prona janë të vdekur.

Ishte i paimagjinueshëm numri i pronave të sekuestruara. Qenë 34 troje ndërtimi – nuk e kam gabim, tri-dhje-te-ka-tër – troje për vila e pallate me një sipërfaqe gjithsej 47 000 metra katrorë, të gjitha të hipotekuara. Ishin 5 (pesë) makina të tipave “BMW”, “Mercedes”, “Audi”, “Chrysler”, “Mitsubishi Pajero” (i blinduar), si dhe, vini re, 20 llogari bankare (një-zet) në bankat më të njohura të Shqipërisë. Ishte edhe një apartament.

Kur u interesova për historinë mësova se disa kohë përpara se të vritej, Deliu kishte qëndruar, së bashku me të ëmën, gati i ngujuar në shtëpi ngase ruhej. E kishin ditur të gjithë në pallat (pa dyshim edhe policia), sepse banorët paralajmëroheshin të mos hipnin në ashensor se mund të pësonin ndonjë hedhje në erë me telekomandë. Mësova gjithashtu se pas vrasjes së Deliut dhe të së ëmës avokatët më në zë të vendit qenë angazhuar për të zgjidhur çështjet e pronësisë së tyre.

Shkurt, ajo që më rezultoi duke menduar këtë histori është se me ato paratë e tij të krimit e të drogës kush nuk është ushqyer: fshatarë që kanë shitur tokat, noterë që kanë bërë akte noteriale, hipotekarë që kanë regjistruar pronat, punonjës të bankës, avokatë, gjyqtarë. Këta më erdhën ndër mend si të lidhurit direkt, se pastaj në listën e atyre që kanë përfituar indirekt: më del se mund të futemi të gjithë: ndërtues që kanë shitur apartamente, shitës makinash, tregtarë gjithfarësoj mallrash që personi ka blerë, shteti që ka marrë taksa prej tyre e ka paguar funksionarë, pronarë restorantesh ku ka ngrënë e ka pirë, kamerierë, lavapjatës, kompani telefonike që kanë shitur celularë e kanë dhënë shërbim telefonik, media që kanë marrë reklama nga këto kompani, e me radhë, e me radhë. Nuk po llogaris këtu paratë që janë shpërndarë nën dorë, ku dyshoj se edhe policia duhet të ketë marrë shuka të mira për të bërë shurdhin dhe qorrin.

Po ky është realiteti ynë, të thonë, pse çuditesh, kjo është vetëm maja e ajsbergut; ne me para droge e krimi kemi bërë çfarë s’kemi bërë: vila, pallate, markete, supermarkete ete… ete; bare, restorante ante… ante…; hotele, motele, ele… ele…; kartodrome, velodrome drome… drome…, pishina ina… ina…; televizione, one… one… e çfarë s’kemi bërë. Një ditë, madje, njëri më tha: “Nuk thua shyqyr që janë këta, se përndryshe çfarë do të hanim ne?”.

Pikërisht lidhur me këtë ngrënie e kam fjalën, të dashur vëllezër shqiptarë, ndryshe të dashur bashkëngrënës shqiptarë. Dhe për të shpjeguar efektin e këtij ushqimi, po ju tregoj një histori që lidhet me një zbulim të fundit shkencor për të cilin dëgjova para disa ditësh. Ishte një lajm sipas të cilit, shkencëtarët kishin arritur të zbulonin mekanizmin se si ka dalë qeni nga ujku gjatë evolucionit. Zbulimi kishte nisur nga konstatimi se sistemi tretës i ujkut dhe ai i qenit qenkëshin të ndryshëm dhe këtë ndryshim, që ka ndodhur në një moment të caktuar të evolucionit, e përcaktuakan disa gjene të caktuara. Sipas shkencëtarit që po intervistohej, në një moment të caktuar të evolucionit paska ndodhur një ndryshim i sistemit tretës ndër kopetë e ujqërve që kanë pasur fatin të jetojnë në zona ku jetonte edhe njeriu. Një pjesë e tyre, dora-dorës, nga bashkëjetesa e afërt me njeriun, filluan të hanë ushqimin që hante edhe njeriu. Kuptohet se kjo u krijonte lehtësi mbijetese, pasi njeriu ishte më i zoti për të gjuajtur. Kjo bëri që me evolucionin sajë mutacionit, këtyre lloj ujqërve t’u krijohej tjetër sistem tretës – të bëhen pra qen – kurse ujqit që nuk e pësuan këtë ndryshim në ato zona u zhdukën.

Ky ishte zbulimi me dy fjalë. Dhe a e dini se ç’më shkoi në mendje, të dashur vëllezër njerëz? Se këtej nga pylli ynë ka kohë që po ndodh e kundërta. Këtu jemi ne që po hamë nga ujqit e që po ndryshojmë sistemin tretës. Tani bëheni hesap vetë: ata që nuk po e ndryshojnë do ngordhin, kurse të tjerët do bëhen, siç janë bërë një pjesë tashmë, qenë të ujqërve.

65 Komente

I love Lubonja smiley

Kendshem dhe Reale !

Po pse hallakatet me " dy pergjegjesite " nuk kuptohet ???  Ai e ka digjuar njesoj si ne : "Na Ju themi JUE se fermeri YNE zotrie , mbjell ç'te doje jo si diktatura qe e detyronte te mbillte per Buke e per Fruta e Perime ".... dmth Fermeret e Rrulit smiley Po me mbrapa kush se ka digjuar pasi ndroi Stomakun feremereve , "na do luftojme te godasim trafikun e USHQIMIT te Popullit duke djegur Drogen ne baçe te fermereve "

O fatos smiley Po UJKU Sali i ka ndruar TERE sistemin tretes vendit . Mire kesaj rradhe !

Kot, ben moralistin kot, ketej majmet me parate e Klanit te Berishes, te dala me gjakun e popullit.

Tani bëheni hesap vetë: ata që nuk po e ndryshojnë do ngordhin, kurse të tjerët do bëhen, siç janë bërë një pjesë tashmë, qenë të ujqërve.

Po mor ti je bere qen i ujqerve, ne te tjeret do ngordhim.

Kur ben si shenjtor ky tipi, ma heq petllen fare, te thuash sikur ky po jeton ne ndonje barrake apo ka vendosur te beje jete asketike, qe te mos haje nga paret e pista. Apo mos eshte ndonje nga ata qe vuuu duke u dhene leke jetimoreve, bamires i shquar. Ik er' dreq, 'parla come mangi'.

 

Edhe une e kam bezdi si tip se eshte pa taban dhe frikacak, po kam pershtypje per kete shkrim duhet ti japesh kredi. Eshte i bukur, konciz, i shkurter me moral dhe fabul gjithashtu smiley

Nuk po them qe ne disa aspekte nuk ka te drejte nga pikepamja morale, por ai ben si shenjtor, thote:

Te tjeret, jo une!

Mua kjo me bezdis shume. Mund te kuptoj Jezu Krishtin qe s'kishte as çati mbi koke, po kur perjashton veten Lubonja, eshte t'ia japesh vetes bam. Une s'ia jap vetes bam, ia bej bamin atij.

Kupton ai nuk thote 'ne', kur ben analizen, por thote 'ju'.

Nuk ben mea colpa formale, si çdo njeri intelektualisht i ndershem, por me pandershmerine e tij karakterizuese, argetohet teksa ve çdo shqiptar para gjyqit moral, ku ai ben gjyqtarin ose ne rastin me te mire, ate qe vjen nga nje planet tjeter, jo ate qe ha buke tek Klani.

Ej po Lubonja eshte kozmopolit, prandaj i shikon njerezit nga larte dhe nuk do te behet pis smiley 

Kupton ai nuk thote 'ne', kur ben analizen, por thote 'ju'.

 

 

 

Këtu jemi ne që po hamë nga ujqit e që po ndryshojmë sistemin tretës.

Tregohu me i kujdesshem here tjeter.

Urdhero tjeter:

Pikërisht lidhur me këtë ngrënie e kam fjalën, të dashur vëllezër shqiptarë, ndryshe të dashur bashkëngrënës shqiptarë.

Si majmet me parate e Klanit te Berishes?

Shiko formalisht ia kam futur pordhes me siper, me doli krejt ndryshe nga ajo qe qe doja te thoja.

Po te flasim troç, pa i rene anes, qe te mos bie ne grope, Lubonja ka vene njefare zengjinlleku plako, duke filluar nga shoqeria civile, ne baterdine e pergjithshme magna-magna qe eshte bere ne shoqerine civile me paret e Europes, te destinuara per shqiptaret, muhabete nga te brendshem.

I vetmi qe shpeton mund te jete Vehbiu pse jeton ne Amerike, po Lubonje, Klos, Muç e compagnia bella, qe na bejne moral gjithe diten i kane duart kellire. E di si i quajne ca nga te brendshmit keta, 'antipatriote si profesion'.

Ketej merr pare nga Klani se ben lojen e Berishes.

Lubonja ushqehet me pare te pista si pjese e mafies jo si ai shqiptari i thjeshte qe merr rrogen.

Lere ça ben naivin ketu, te na hedhe hi syve, se gjasme tani e paska kuptuar, ai eshte pjese e ndergjegjshme e mekanizmit, nga ata qe i fusin nje relativizem moral, e hane turpin me buke, i fusin nga nje gote vere e thone keshtu bejne te gjithe.

Kupton ti, ça ndodhi me Fevzon eshte maja e ajzbergut te gjerave qe kane per njeri-tjetrin, po jane te dy aq te mençur e te permbajtur saqe ta kontrollojne shpejt veten .

 

Dhe provat qe ke ti per kete zengjinllekun e Lubonjes me ane te shoqerise civile jane?

Po, po provat qe merrka para nga Klani i Berishes ku i ke? Po ato qe eshte pjese e mafies?

I pe citimet qe te dhashe me siper, ku Lubonja flet ne veten e dyte shumes, pra ku perfshin dhe veten e vete?

 

Ta dhashe pergjigjen me fjaline e pare (per citimet).

Kjo puna e provave plako eshte çeshtje besimi, nuk kam ndermend te citoj ndonje emer, se gjerat qe thuhen ne konfidence nuk nxirren keshtu te parit qe kerkon prova. Une jam absolutisht i sigurte ne vertetesine e tyre, dmth se s'jane thashetheme.

Une s'jam fetar qe te besoj verberisht.  Po do ndreqen gjerat ne Shqiperine, duhen thene gjerat me emer dhe ne menyre specifike.  Ky ben ate, ai ben kete, ky vjedh ketu, ai perfiton aty e kshu me rradhe.  Po te vazhdojme me kete budallallekun qe oh ma ka thene ky ne konfidence, s'mundem ta tregoj si dhe psene, s'kemi per te vajtur kund.  Andej duhet dikush i pavarur ekonomikisht e financiarisht nga te gjithe, qe ja u nxjerr te gjitha te palarat pa nje pa dy te gjitheve dhe pa anje lloj frenimi e permbatje mbi detajet.

Ta thashe eshte çeshtje besimi, dhe ti psh beson qe Lubonja 'nuk', nuk eshte se i ke mbajtur pishtarin dhe ve doren ne zjarr per te.

Do thuash te takon ty barra e proves, jam dakort, po fakti qe ti beson qe Lubonja 'nuk', ngelet dhe ti do e besosh derisa te vertetohet e kunderta.

Ne i nderuar jemi te ndertuar, si qenie dmth, tek besimi, besojme verberisht tek ndershmeria derisa te vertetohet e kunderta, madje ndonjehere aq verberisht sa refuzojme vertetimin.

Fillo e ndertoje boten tende te bazuar tek besimi i verber tek pandershmeria, s'do dalesh keq.

Ta them kete, sepse jetojme ne nje shoqeri qe e kthyer ndershmerine ne ves ose virtyt te budallait prej 23 vjetesh, ne keto kushte qe te kuptosh kohen, te duhet te ndryshoh edhe kategorite e mendimit, nga besimi i verber tek ndershmeria derisa te vertetohet e kunderta, ne besimin e verber tek pandershmeria derisa te vertetohet e kunderta.

Ta kerkon realiteti, jo une.

Gabohesh, une nuk besoj te nuku i Lubonjes.  Une besoj mbi Lubonjen deri te infoja qe kam mbi Lubonjen dhe aq.

Andej duhet opsioni berthamor qe te ndreqen gjerat, por s'duket te dali kush ta ushtroi kete opsion sepse fijet e lidhjeve jane te pafundme dhe s'ka njerez realisht te drejte e me bole.

Lale une jam idealist ne qellim dhe realist ne mjete. Nuk eshte pune drejtesie e bolesh, po pune realizmi.

Ti psh çfare pret prej nje realiteti si ai shqiptar ku ndershmeria eshte ves ? A mund te çaje i ndershmi kur ndershmeria eshte ves ? Nuk e kam fjalen per politiken, se kjo me ndershmerine ka pasur gjithnje raport te çuditshem, e kam fjalen per intelektualet .

Problemi or ti lum miku eshte se pandershmeria nuk ka marre me qafe politiken, ka marre me qafe inteligjencen shqiptare dhe ne nuk mund t'i rikthehemi si shoqeri ndershmerise me nje inteligjence te pandershme.

 

Po ate po them pra, qe s'ka nje intelektual shqiptar te pakopromentuar, te pandershem e me bole qe t'iu veje atomiken sistemit shkerdhat.

Spahiu yt nuk ka ngrene nga klani i berishes? Apo per te vlen thenia rrite qenin te te haje koken..

Aty nga gjysma e artikullit smiley se permbajta dot te qeshuren smiley 

Per problemin ne fjale, do ti thoja Lubonjes se nderuar, se jo e ter shoqeria ushqehet nga parate e droges apo pislliqeve te tjera. Ai do bente mire te pyeste ketu plakun e makro-ekonomise, se sa perqind ze kjo ekonomi ne total. Dikur ne pikun e saj, ka qene 4% e GDP/PBB dhe sot eshte aty tek 1% e saj, fale luftes qe policia e shtetit i ka bere ketyre trafiqeve. 

Nuk e di sa ekonomiste ka ketu (besoj shume), por per arsye THELLESISHT profesionale vetem makroekonomist mos u vetquj. Dhe po tu kthehemi numrave, se kam vene re qe ke probleme me numrat dhe referencat, ajo ekonomia e zeze qe thua ti me statistika zyrtare ka qene 35 - 40% e GDP. Por qe mendohet te ket qene me shume. 

p.s: mbaj shenim

momentum, kush foli per statistika zyrtare, dhe me teper kush foli per aktivitetet ekonomike informale (qe VQ ka faqe te tera per kete çeshtje) , une fola vetem per drogat, pa perfshire prostuticionin dhe armet. Une nuk marr per reference te dhenat qeveritare apo ato te CIA-s qe flasin edhe per keto probleme (qe une i shoh), por kam te dhenat e mia qe jane shum me te sakta se ato te ketyre qe permenda. 

Ekonomia e zeze qe thua ti, aq zinte vertet, dhe keto te dhena nuk eshte se i nxorri qeveria, por ua dhashe une pas pas nje skanimi dhe studimi qe i bera ne ate kohe.  çdo vit une u bej nga nje skanim ekonomise shqiptare.  Lexo o mavri, VQ. 

+1

Nuk eshte kollaj, jo.

"kam te dhenat e mia qe jane shum me te sakta..."- sa shakator qe je (funny man)

wait for it!!!!

"por ua dhashe une pas pas nje skanimi dhe studimi qe i bera ne ate kohe..."- you are even funnier.

ej ka pat nje shprehje nicja: kur ngjitesh larte reziku qe te ftohesh eshe i madh.

ej kam nje pyetje te sinqerte per ty: ore keto qe thua vete a i beson, se te tjeret eshte ceshtje e diskutueshme?!

momentum, po i pergjigjem me nje pyetje, pyetjes tende; A e ke lexuar VQ . Nese po, vazhdojme diskutimin, nese jo s'kemi seç diskutojme. 

Sic duket se paska lexuar Librin ky Pjero , dhe une ashtu mendoj , sja vlen te zgjatesh , ta lexojne , pastaj Bujrum ke lala.

ka ik koha e furces, ka dale ruli ne mode!

Momentum e njef Pjerin ti apo jo? A e di qe je duke fol me nje nga kokat e Pentagonit? VQ quhet ndryshe Vari Qillot. I ka vene kastile ket emer qe mos bije ne sy, te duket si liber kot. Parathenien ja ka shkrujt Idriz Ferra (ekonomist i shqyer i kohrave te monizmit). 

Na thuaj pak se ca skanimi e studimi ke bere Pjer.

Shume e vertete pjer, por ja qe antishqiptarizmi ushqen jo vetem tek te huajt por nepermjet aksesit te lolove te tyre ne mediat shqiptare edhe vete shqiptaret me te tille propagande te felliqur djallezore, anti-njerezore... Kta pandehin se nuk do japin llogari nje dite dhe zhyten dite e me shume ne qelbesirllek.

Do ishte me e hijshme qe ky shkrim te fillonte ne vete te pare:

Te dashur vellezer shqiptare! Une jam bere pjese e nje bande kriminale si nevoje vegjetimi, sepse une rrogetohem per te jashteqitur ne kete ambjent ku buken ma jep krimi. Kam patur me shume dinjitet kur shtyja vagonat ne minieren e Spacit, se atehere i kisha disa bindje, sesa ne ditet e sotme kur kam te drejten te flas, dhe flas i blere nga krimi.

Pastaj ne vete te trete ke te drejten morale te perdoresh emra te pervetshem te nje familje si Deliu (nuk e njoh fare, por nuk eshte e drejte ta akuzosh me gojedhena). Plus duhet te permendesh edhe emrat e pervetshem te atyre qe ta kane me te thene se cfare ka ndodh, duke fillu nga deputetet dhe noteret.

Corbe e prishur.

 

Dakord apo jo dakord me Lubonjen, simpati apo jo simpati per te, mua nuk me duket e drejte qe te vihet ne te njejtin plan nje gazetar apo opinionist apo "whatever" me nje kriminel. Sepse sipas kesaj logjike i bie qe te zerojme te gjithe njerezit e kesaj fushe (brenda apo jashte Shqiperise).

Pastaj, gjithsesi, me ate gjuhen e "njeriut te ri" qe asnjehere nuk e pranon fajin, Lubonja ka bere nje "Mea Culpa" sipas menyres se vete.

Keshtu qe me mire te perqendrohemi tek permbajtja dhe jo tek autori qe eshte i detyruar qe te shprehet duke shfrytezuar infrastrukturen mediatike egzistuese. Ashtu si eshte.

Po edhe ne fundja (brenda apo jashte Shqiperie) jemi te detyruar te jetojme ne nje "infrastrukturen egzistuese" me problemet dhe imperfeksionet e saja. Eshte e pamundur qe te anullohet egzistenca per te qene koherent me mendimin e atyre qe "hedhin gurin te paret".

Problemi qe shtrohet eshte: si mund te aktivizonim nje proces te natyrshem e logjik qe do te rinovonte "infrastrukturen", pra dinamikat socio-ekonomike qe jane krijuar ne keto 20 vitet post-komuniste ku protagonist gjeneracional ka qene "njeriu i ri"?

Problemi qe shtrohet eshte: si mund te aktivizonim nje proces te natyrshem e logjik qe do te rinovonte "infrastrukturen", pra dinamikat socio-ekonomike qe jane krijuar ne keto 20 vitet post-komuniste ku protagonist gjeneracional ka qene "njeriu i ri"

Shume e bukur, pyetja.

Por, do te kalojne dekada e ndoshta me shume qe t'i dali narkoza popullit.

Anestezisti nuk arriti ta merrte diplomen ne France, keshtu qe i hodhi me shume se c'duhet; por edhe pacienti ishte shume i semure ne fillim te operacionit dhe nuk e perballoi mire ate.

E keqja eshte qe operacioni vazhdon, dhe bijte e anestezistit jane akome ne pune.

Kush do ta aktivizoj procesin?

 

lubonja ben si te gjithe TE DOBTIT. ate qe ben vete, ja u vesh si karakteristike TE GJITHEVE.

tek tema tjeter, venusi deklaronte : te gjithe e nderonim Enverin. tek kjo teme, eshte lubonja qe deklaron : te gjithe ne qenve na ushqejne ujqerit.

pra lubonja = venus. 

Ne ketre shkrim duhet te bindet  cilido se Ky ben shkrime vetem per tu paguar, ne mos per tu  dukur.Dhe jo pake  here, flet marrezira..."shkencore"

   Se pari nuk eshte hiç e vertete se tere ky transformim i  qyteteve  tona ka ardhur sikurse e thote Lubonja, prej  trafikeve, droges e krimit.Kane ardhur prej  mundit, djerses e gjakut te  njerezve, te  rinjve shqiptare qe e nisen puen duke udhetuar naten e diten me  pare xhepeve dhe kthimin me çanta  e  trasta, per te bere ate qe as qe ja kishin iden...biznesin.Ku di ky sa jane stermunduar e deshtuar shqiptaret qe njohin rrugen e djerses.Pasurite prej droges e krimit jane te paperfillshme  ne raport me te  djerses.Nuk them se  nuk ka.Por e di  qe.... do te kete...edhe   pas "ideve shkencore" te Lubonjes.

 Se dyti, ky profan e di,  qe prej mutacioneve vjen evolucioni..!

 

grava ?

të dashur administratorë a mundeni të identifikoni personin që abuzon me nickun e të nderuarit grava ?

Mirëjam, asnjeri ! Pse je i idese "tre vete dhe  armiku brenda" ?

Shume i sakte grava. Jan ndertuar me djerse.

Kam pershtypjen se Lubonja ka ndertuar nje shkrim te tere ne funksion te analogjise ne fund. Normalisht duhet te ndodhte e kunderta.

cere ka lubonja,u onjt te honger ene po i vika me vjedh? nje kthim ndergjegjeje?dhe prap do me na fut me i thes t'gjithve.smiley

sa i shpifur ky!

vjen direkt i dyti mbas sales, d,m,th, qeni i sales

well, Sala edhe ta ben (te qi!); kjo zgurdhje, as ta ben, as te leshon.

Une per vete pasi lexova kete shkrim vendosa te lef na dy here e me pas te bej nje greve urie nje-javore.

Une them se ja hudha po si do ja boje Lubo kur te mori vesh qe ata qe e pagujne kane me shume troje, apartamente, vila, makina, llogari bankare etj. se sa ky Deliu. Le qe c'ja qaj hallin edhe une? Ai e di fort mire kete.

nuk e ka keq si shkrim. eshte ku e ku me lart se te tjeret analiste profesioniste. bile dhe xha-xhait ja kalon ky, per nga qartesia e mesazhit.

e vetmja çalese eshte, qe poplli yne e ka thene, gjithe faqen e tij (tek ai filmi) me nje rresht te vetem : njeriu gelltit njehere nje luge çorbe te prishur, qe e vjell pastaj gjithe jetes.

keshtu dhe puna me ujqerit, qe pasi hongren njehere tek plenat e njeriut, u kthyen pastaj ne qener.

gabimi i lubonjes eshte moralizmi. prandaj dhe ka ngel gazetar ne vend qe te behej shkrimtar. ai i mban qente per me te mire se ujqerit. kur krejt ne te kunderten nje shrimtar amerikan qe i njihte qente mire, Xhek Londoni, tek ai libri me qenin, mban ujqerit per me te fisem. mesimi i tij eshte qe : qeni me i mire, eshte ai qe ka mbet ujk. 

 Kurreshtar, idea e "Kushtrimi i te pareve " eshte pake me ndryshe, nga ajo   qe keni cituar.Ta thote  titulli

Ja pra ku erdhem prap "full circle", ata qe nuk kane, kunder atyre qe kane!

 

Interesant ky studimi thashe ta gjeja ta lexoja... smiley e gjeta lajmin nga ku Lubonja eshte frymezuar per te shkruar artikullin dhe vura re qe pjesa ne bold me poshte ishte e gabuar.

Kjo bëri që me evolucionin sajë mutacionit, këtyre lloj ujqërve t’u krijohej tjetër sistem tretës – të bëhen pra qen – kurse ujqit që nuk e pësuan këtë ndryshim në ato zona u zhdukën.

Lubonja mund ta kete shtuar per ti dhene tonalitet ekstrem pasi, sipas asaj qe shkruan, duket sikur ska shprese.

Tani bëheni hesap vetë: ata që nuk po e ndryshojnë do ngordhin, kurse të tjerët do bëhen, siç janë bërë një pjesë tashmë, qenë të ujqërve.

Por ja qe shprese paska. Ujqit qe nuk e pesuan kete ndryshim vazhduan jeten e tyre normalisht si cdo ujk ne ate kohe (shumica e tyre ama tani jane pas hekurave ne kopshte zoologjike), madje tani jane me te pakte ne numer, dhe rrezikojne te zhduken si specie (ok jane ne rrezik per shkak te gjuetise qe ju behet, por ne rrezik tani eshte cdo specie, peshkaqenet, delfinet, toni, balenat, jo vetem ujku ne vecanti). Rrjedhimisht, ata Ujqit per te cilet me sa duket flet Lubonja do vijne duke u pakesuar dhe do mbahen gjalle qe te mos zhduken si specie pikerisht nga Njeriu per interesat e veta.

Me si e kuptova une artikullin, ai deshiron te thote qe Ujku (sipas analogjise) tashme eshte i ndjeri qe ai ka permendur dhe te tjeret si ai, dhe qente i bie te jemi ne qe ushqehemi nga keta ujqer dhe do sdo do ndryshokemi sistem tretes ose do ngordhim.

Por problemi eshte se, per mendimin tim, ai nuk kupton, ose ben sikur nuk kupton qe Njeriu eshte me i keq se Ujku. Njeriu i zbuti qente dhe po con drejt zhdukjes Ujqerit (duke i futur pas hekurave) dhe cdo specie tjeter qe i prish qejfin. Do thoni - Po Ujku eshte i eger! - Normale qe do eliminohet... Ujku ama ka arsyet e veta per te qene Ujk, kjo pasi psh Lubonja nuk e di qe studime te tjera kane zbuluar se kelyshet e Ujqve jane te verber dhe shurdhe ne dy javet e para pasi kane lindur dhe i vetmi sens aktiv eshte ai i nuhatjes. 

Ndaj, problemi nuk jane Ujqit por Njeriu. E keni vene re qe kush ka nje kafshe shtepiake eshte me Njeri se ai qe nuk e ka nje te tille? Kjo mendoj vjen si pasoje e dashurise pa kusht qe keto kafshe i japin Njeriut.

Kujdes duhet treguar me Njeriun, qente qe i dashurojne pa kusht ate do bejne gjithmone puna eshte sa do ndikoje kjo dashuri ta ndryshoje Njeriun dhe ai rrjedhimisht te kujdeset per qente e tij dhe ti rrise me te zote me te edukuar...

po lubonja eshte nje cope llafazani qe ben palloin, o burre. genjen ndonje te jashtem qe do me bo gringon me ate popull. e kush nuk boni palle me shqiptaret! Kur boni edhe nje kapter si Vebi Alimuca a si e kish, apo nje evgjite si sudja, edhe merre me men.

E keni vene re qe kush ka nje kafshe shtepiake eshte me Njeri se ai qe nuk e ka nje te tille? Kjo mendoj vjen si pasoje e dashurise pa kusht qe keto kafshe i japin Njeriut.

As eshte e vertete fare. smiley

Ja shiko psh Berishen, shife sa kafshe ka rreth e rrotull qe e duan pa kushte fare, por ai prap nuk eshte hic Njeri. smiley

Apo bo vaki qe ti ke te drejte dhe Berisha eshte perjashtimi qe verteton rregullin? smiley

Analogjia qe ben Lubonja eshte ne konstekstin folklorik shqiptar te ujkut e qenit, dhe jo ne ate literalist shkencor.   Ujku si kafshe e rrezikshme, si kafshe armike e blegtorit, bariut e fshatarit, ujku si grabitqar i bagetive te imta, si shqyes i kafsheve te punes si gomari apo edhe deri tek rreziku qe ujku mund te paraqesi per femijet e vegjel.  Qeni pastaj si kafshe besnike dhe sherbyese e njeriu, e zbutur dhe mvarur nga njerzit e kshu me rradhe.  Pra fraza qen te ujqerve eshte ndertuar te fyej dhe te poshtroj sjelljen dhe mvarjen e shoqerise shqiptare ndaj banditeve, krimineleve, trafikanteve, kontrabandisteve e kshu me rradhe.

Analogjia qe ben Lubonja eshte ne konstekstin folklorik shqiptar te ujkut e qenit

Prandaj mora mundimin te pergjigjigjem I_Pakapshem. Problemi eshte se ai me le te kuptoje qe po perdor kete kontekst me dijeni pikerisht per ti dhene te drejte mendimit te tij apo qe te aprovohet ajo qe ai thote. Ndaj mua nuk me duket e drejte analogjia sepse le te kuptoje qe e ka per:

mvarjen e shoqerise shqiptare ndaj banditeve, krimineleve, trafikanteve, kontrabandisteve e kshu me rradhe

Kur nderkohe nuk (ose ben sikur nuk) kupton qe nuk eshte e vertete ajo qe ai thote. Pasi ajo kategori Ujqish per te cilen ai flet jane neper kopshte zoologjike, ose drejt tyre. E verteta ama eshte se qente po vazhdojne te hane nga Njeriu, dhe Njeriu eshte me i keq se Ujku. Nese ai do thoshte qe Njeriu po perdor metodat e Ujkut atehere do isha dakort, ose qe po i merr gjuetine e tij duke e zhdukur si specie. Ujku pra eshte ujk, do mbetet ujk, dhe do kete fatin e ujkut (ketu merre ne kontekstin historik, si kafshe per te cilen krijohen rezervuare natyrore qe te mbijetoje tashme) fat te cilin po kane edhe Ujqit per te cilet ai flet. 

Njeriu ama (ketu fut politikanin, CEO, Bankerin & Co.) ai po qe po shikon Ujkun dhe po transformohet ne nje te tille ne sjellje.

Gabohesh serisht.  Jo te gjithe ujqit jane ne kopshte zoolgjike apo rezervate.  Ka plot ujqe ne zona te ndryshme qe jetojne ne natyre.  Ujqit jane vezhguar ama, qe kur kane gjahun me te lehte, pra zona te banuara nga njerez me kope bagtishe te imta kane tendencen te shkojne per gjahun me te lehte. Per me shume shiko marredheniet ujk njeri gjate gjithe historise, e jo vetem kohet e fundit.

Neper tundrat siberiane nuk e ve ne dyshim qe jetojne ne natyre po aty nuk ka njerez, qen dhe bageti qe problemi te jete aq alarmant... aty jane ne habitatin e tyre te qete pa ndikimin e njeriut.

Ne malet shqiptare gjithashtu ka ujq, dhe mund te hane ndonje dele, dhi (megjithese dhe ketu eshte me spec se barinjte jane horra, i futin nje te prere ndonje qingji dhe thone e hengri ujku e ja fusin hane mish per vete...) dhe ndonje qen tek tuk kur kane muaj pa ngrene por rralle shume rralle me shume gojedhena, por ama ushqimi i tyre jane bagetite jo qente apo jo? Le qe barinjte shqiptare direkt çiften dhe e keputin pa u menduar 2 here ujkun. Ama dihet, njeriu e di mire per prezencen e tyre. Ne momentin qe ne zonat e banuara perceptohet rreziku nga ujku e zhdukin.

Marredheniet gjate gjithe historise lene te kuptohet qe jane ne rrezik dhe jo vetem ujqit po shume lloje kafshesh. Cfare marredheniesh te shikojme? Episode te vecanta? Analogjia nuk flet per episode te vecanta po per fenomenin... nese do fliste per episod te vecante atehere i ndjeri vate, dhe njeriu po gllaberon gjuetine e ujkut.

Shiko problemi mund te mos jete alarmant aktualisht por njehere e nje kohe ka qene, sic pershembull ne Kenia per shume barinj jane problem luanet qe u hane lopet ne menyre konstante.

Ne folkloriken shqiptare ujku nuk egziston si kafshe e mire, kafshe fisnike, kafshe qe vleresohet.  Nga kjo premise niset Lubonja.

I_Pakapshem nuk po kuptohemi.

Une nuk kundershtova premisen... ate e kuptova mire por mu duk e sforcuar, dhe pa vend. Per te mos thene qe po akuzon shoqerine civile, ai po i pret krahet asaj. Me cfare? Me nje genjeshter... Te gjithe e dine qe ujku nuk eshte kafshe e mire sidomos ne shoqerine folklorike shqiptare. Ai i drejtohet nje populli prej 3 milione banoresh duke i thene qe ato 5,000 molle te prishura po ju japin per te ngrene dhe ju duhet te ndiheni ne faj, po kjo eshte gabim. Ujku nuk i jep kurre per te ngrene qenve dhe pike. I jep kelysheve te tij. Njeriu i jep per te ngrene qenve. Njeriu po fillon te adaptoje sjelljen e ujkut (pasi une vazhdoj te mendoj qe i keqi eshte njeriu) dhe ky eshte alarmi... Ndoshta ai ndjen kete gje pasi po jeton midis atyre njerezve qe po adaptojne kete sjellje, por kjo nuk duhet ti jape te drejte ti shfajesoje ata.

Ose ndoshta e kam kuptuar gabim une dhe ai ka te drejte...

Ose ndoshta e kam kuptuar gabim une dhe ai ka te drejte...

Kjo eshte smiley

Inatin e faktit qe Rama promovoi Alfred Pezen dhe jo Muc Nanon peshqit mundohen tja qisin Lubonjes. 

Mbase Rama di dicka me shume se juve dhe beson tek fuqite e nenvleresuara rilindese te Pezes, dhe s'e ka promovuar thjesht per mbiemrin, keshtu qe mos u nxitoni djema, do thoshte RamIdrizi.

Nje i njohur me ka treguar njehere historine e privatizimit te disa magazinave ne zonen Shkozet/Plazh nga ana e Kokedhimes. Magazinat ishin te kohes se komunizmit dhe natyrisht krejt te amortizuara dhe te papershtatshme ne ate gjendje per veprimtari ekonomike, por trojet mbi te cilat ishin ndertuara ishin te medha dhe disa prej strukturave mund te rekuperoheshin me pak investime. Natyrisht kjo terhoqi jo pak investitore te interesuar ti privatizonin, por njerezit e K.K., sipas ketij te njohurit tim, deshmimtar i ngjarjes, ku me kercenime e ku me rryshfet i larguan te gjithe dhe ai e fitoi tenderin dhe i be pronar i asaj qe me pare kishte qene prone e jona e perbashket.

Nuk e mbaj mend shifren e sakte te privatizimit, por ajo qe me beri pershtypje athere ishte se K.K. i kishte ofruar njerit prej ketyre investitoreve, per tu larguar nga gara, disa milione leke te vjetra, qe perbenin gjithesesi nje shifer me te larte se ajo qe ju pagua shtetit tone per privatizimin e pronave.

Tani, mafie nuk eshte vetem ajo qe merret me trafik drogash, por cdo organizate/grup personash qe bashkepunojne per te kryer veprimtari te jashteligjshme. 

 

 

 

mos po ngaterron magazinat me frigoriferin? skishte nevoje per kercenime ne ate kohe, se gjithe prona ishte dhurate nga tosi.

"Dhurata" nuk diskutohet, ne kuptimin e vullnetit te qeverise per tja "blatuar" KK-se pronat; por qeveria nuk mund te pengonte te tjere persona te merrnin pjese ne gare dhe pikerisht ketu eshte verifikuar sa shkruaj me lart...

Cfare ndryshimi ka kur shtetet trgetojne arme dhe vriten civilet dhe trafikantet e armeve tregetojne arme dhe vriten civilet.. Nga shitblerja e armeve shteti nderton rruge dhe puneson njerez dhe trafikanti ngre pallate dhe puneson njerez.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).