Kundera nuk pret që lexuesi ta përtypë esenë e tij. E di vështirësinë dhe talentin e tij, por më shumë akoma abstragimin e vet, që s’është i zakonshëm.
Libri i botuar ne shqip nga "PIka pa Siperfaqe"

 

Testamentet e tradhtuara” vlen përpos njohjes së publikut edhe që shkrimtarët e sotëm shqiptarë të shikojnë diferencën e madhe të shkrimit të essesë profesioniste. I ngjan një varke sportive, nga ato që hidhet për t’u përballur në garat oqeanike, për sa i përket nivelit, krahasuar me arkat që përdorin për të shprehur artin e tyre ‘të rrallë” autorët tanë. Djemtë e “Pika pa sipërfaqe” me këtë botim kanë treguar se janë shumë sqimtarë në përzgjedhjet e tyre. E vetmja gjë, e cila nuk shkon, është se libri kishte nevojë për një përkthim shumë më cilësor dhe të ruhesh nga leksiku krejt i pagoditur për këtë lloj eseje. Kuptohet se problemi i madh me përkthimin e Kunderës është pa asnjë dyshim erudicioni i madh i shkrimtarit dhe detyrat e vështira të përkthimit, që duhet të zgjidhësh. Me sa duket, përkthyesi Balil Gjini s’ka mundur t’i zgjidhë sepse na ka lënë hapësira të tëra ku t’i humbet. Kuptohet se pjesa më e vështirë mbetet pjesa, e cila lidhet me muzikën dhe që duhet thënë se përveç vështirësisë së shtjellimit që kërkon një kulturë mbi bazike, të duhet dhe përqendrimi, pasi shpesh në këtë libër është i pakuptueshëm.

Anipse Kundera është mrekullisht i shijueshëm në artin e tij edhe megjithë këto vështirësi. Mënyra sesi e administron argumentin, si i shtjellon elementët e tij; idetë që përçon dhe madje guximi për t’i shpjeguar e bëjnë veprën që të japë ndjesi shumë të mira.

Libri ndahet në nëntë kapituj të cilat duken si ishuj ‘të vegjël’ në atë që do të referojë vetë Kundera për librin e tij. Pjesa e parë është “Ditën kur Panurgu nuk do të na bëjë më për të qeshur”; e dyta Hija tredhëse e Shën Gartës”; e treta “Improvizim si homazh për Stravinskin”; e katërta “Një frazë”; e pesta “Në kërkim të së tashmes së humbur”; e gjashtë “Vepra dhe merimanga”; e shtata “Plangprishësi i familjes”; e teta “Rrugët në mjegull”; e nënta “Atje, s’jeni në shtëpinë tuaj i dashur”.

Kundera nuk pret që lexuesi ta përtypë esenë e tij. E di vështirësinë dhe talentin e tij, por më shumë akoma abstragimin e vet, që s’është i zakonshëm. Ndaj, duket sikur fluturon në një hapësirë krejt tjetër. I ndryshojnë përmasat, dhe duket se kjo botë i rri bash e ngushtë. Aty ku shpjegon në pentagram një element muzikor e ti patjetër humb, sakaq ia ka behur në artin e rrëfimit apo rrëfen artin pamor. Kur edhe këtu s’gjendet mirë, atëherë shkon e zgjon nga gjumi klasikët e mëdhenj. “I merr” këshillë Don Kishotit, pastaj shtyhet dhe të shpjegon me durimin e një bukinisti një telajo. A përshtatet dot ky njeri me realitetin? “Po në të vërtetë, çfarë është një bisedë në realitetin, në konkreten e kohës së tashme? Nuk e  dimë. Dimë vetëm se bisedat në teatër, në një roman apo qoftë dhe në radio, nuk ngjasojnë me një bisedë reale. Kjo qe dhe një nga opsionet artistike të Heminguejt: të ngërthente strukturën e kohës reale. Përçapim ta përcaktojmë këtë strukturë, duke e krahasuar me atë të dialogut teatral...”. Një shpjegim i tërë teknik vijon më pas ku shpjegohet gjithçka, mënyra sesi perceptohet në teatër, në artet pamore, kuptohet në muzikë dhe të gjitha gjinitw e tjera. Libri vlen për të gjithë artistët dhe mënyrën sesi duhet ta shikojnë veprën, në të gjitha gjinitë. Eksperienca e Kunderës duket “e pakët” lexo modeste, sepse ai flet me gjuhën e mjeshtërve, që i respekton dhe që u referohet zakonisht. Dhe, kurdo gjen shpjegime. Në paralelizma, por më shumë në shtjellime që i bën qetazi përmes të nëntë kapitujve dhe që mund të lexohen dhe si libra më vete. Në fund, vjen edhe konstatimi, që vlen aq shumë për ditët tona “Pothuajse qysh prej shtatëdhjetë vjetësh, Evropa jeton nën një regjim procesi. Sa të akuzuar midis artistëve të mëdhenj të shekullit...Do të flas veç për ata që përfaqësojnë diçka për mua. Duke u nisur nga vitet njëzetë, ka pasur të përndjekur nga gjyqet e moralit revolucionar: Bunini, Andrejevi, Meyerholdi, Pilniaku, Vepriku, Mandelshtani, Halasi, pastaj ka pasur të dënuar të gjyqeve naziste: Broch-u, Schonbergu, Werfeli, Brehti, Tomas dhe Hajnrih Man, Musili, Vancura, Bruno Schulzi...Por, në procesin kundër Evropës, Sartri ka thënë shkoqur atë çka përfaqësojnë vlerat:’Vlerat tona të shenjta po humbasin krahët: po t’i kundrosh nga afër nuk gjen ndonjë gjë që të mos jetë llangosur me gjak”.. Dhe vlerat e llangosura s’mund të quhen më vlera dhe vendi është i mbushur me atë frymë nihilizmi ndaj gjithçkaje që ka në bazë punën e lodhshme..., shton më pas.

 Këto të mëton Kundera, por edhe shumë gjëra të tjera. Ky libër s’mund të lexohet vetëm me nënvizime dhe të mundesh që t’i kthehesh disa herë. Ndoshta përkthyesi, i cili është marrë me kohë me Kunderën atij duhej t’i besohej ky libër. Për faktin që njeh regjistrin e tij dhe gjërat e tjera. Por tashmë është në duart e publikut dhe ia vlen të shijohet kështu si është... 

9 Komente

E sigurt qe kete recension e ka shkruar Ben Andoni? Se vetem paragrafin e pare qe lexova ka nje thes me gabime, struktura fjalish te lena ne ajer, peremrat ndryshe, foljet ndryshe...

Plus qe pata ndjesine e dickaje te perkthyer se sa te shkruar direkt ne shqip. Mbase s'jam une mire, po kjo shqipe, s'me tingellon shqip. 

Nuk arrij ta besoj qe ti s'e vlereson harmonine formale te kesaj fjalie:

" E vetmja gjë, e cila nuk shkon, është se libri kishte nevojë për një përkthim shumë më cilësor dhe të ruhesh nga leksiku krejt i pagoditur për këtë lloj eseje. "

S'e kuptoj as vete, Fin. 

madje, se marr vesh pse e kam ditur qe kapitulli eshte mashkullore.

 nëntë kapituj të cilat duken si ishuj ‘të vegjël’ në atë që do të referojë vetë Kundera për librin e tij.

Edhe ca te tjera qe s'kam durimin e duhur per t'i marre nje nga nje. 

kapitulla smiley

ose tulla kapic smiley

Edhe une nuk jam mire, e kush mund te jete mire nga trute mbasi lexon dy tema per politike me gjithe komente. Kaptina berdungull, te forte jeni vallaj!

smiley

Ky libër s’mund të lexohet vetëm me nënvizime dhe të mundesh që t’i kthehesh disa herë. Ndoshta përkthyesi, i cili është marrë me kohë me Kunderën atij duhej t’i besohej ky libër. Për faktin që njeh regjistrin e tij dhe gjërat e tjera. Por tashmë është në duart e publikut dhe ia vlen të shijohet kështu si është...

 

smiley

Këto të mëton Kundera, por edhe shumë gjëra të tjera. Ky libër s’mund të lexohet vetëm me nënvizime dhe të mundesh që t’i kthehesh disa herë.

une vetem ty t'u ktheva 3 here per me te marre vesh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).