2012: Ta nisim me disa shifra. Sipas të dhënave të Bibliotekës Kombëtare, në Shqipëri gjatë vitit 2012 janë botuar gjithsej 1675 libra.

"Viti letrar 1943” është një nga shkrimet kritike më të mira të Kutelit dhe kalku i titullit është edhe ftesë për t’u rikthyer 70 vite më parë, në vitin 1943, si prag të fundit të komunikimit normal të letërsisë shqipe me vetveten dhe me letërsinë botërore.

Dy mijë e dymbëdhjetë. Ta nisim me disa shifra. Sipas të dhënave të Bibliotekës Kombëtare, në Shqipëri gjatë vitit 2012 janë botuar gjithsej 1675 libra. Prej tyre, 545 janë letrarë, të grupuar si më poshtë: 127 tituj nga autorë të letërsisë botërore dhe 373 tituj nga autorë të letërsisë shqipe (veprat e letërsisë shqipe janë gati trefishi i veprave të letërsisë botërore). Tridhjetë e një tituj janë literaturë kritike. Nga 127 titujt e letërsisë botërore, 23 janë nga letërsia e traditës (gati trefish më shumë janë veprat e letërsisë bashkëkohore). Nga 373 titujt e letërsisë shqipe, 23 janë nga autorë të traditës. Letërsia për fëmijë zë 39 tituj, nga të cilët 19 janë autorë të përkthyer nga letërsia botërore dhe 20 janë shkruar nga autorë shqiptarë. Klasifikimi në gjini letrare i të gjithë veprave të botuara në Shqipëri në vitin 2012 nxjerr dominante poezinë në letërsinë shqipe me 201, nga 373 gjithsej dhe prozën në letërsinë e përkthyer me 120 nga 127 gjithsej.

Autori që ka botuar më shumë është Adem Zaplluzha me 15 tituj, pasuar nga Arben Kondi me 7 tituj. Titulli më i gjatë: “E djeshmja… rikthim i Ismail Qemalit… bisedë me të shkuarën” (përfshi edhe retiçencën); më i shkurtri: “Jet*” (asteriksi nuk është gabim shtypi).

Këtë vit në shqip janë botuar vepra të rëndësishme të letërsisë botërore si “Shkretëtira” e Le Clezio; “Ankimi i Portnoit”, Philip Roth; “Dashamirëset”, Jonathan Litell; “Dita e trifidëve”, John Wyndham; Pesë poetët e mëdhenj amerikanë A. R. Ammons, Robert Lowell, Sylvia Plath, Charles Wright dhe Jorie Graham; “Nëse një natë dimri një udhëtar”, Italo Calvino; “Pylli norvegjez”, Haruki Murakami, “Më e mira e botëve”, Aldous Huxley.

Shfaqen letërsi pak të njohura në shqip letërsia finlandeze, letërsia irlandeze, turke etj. me vepra bashkëkohore.

Rudolf Marku boton poezi që thonë shumëçka në titull, Zija Cela i kthehet tregimit pas punës së lodhshme dhjetëvjeçare me romane, Ridvan Dibra boton ndoshta romanin më të mirë të vetin, Agron Tufa boton sërish poezi, pra “fragmente të gjësë”, Eqrem Basha boton në Kosovë romanin e katërt “Varrë”, ndonëse pak qarkullim ka në Shqipëri; edhe më pak i njohur është “Libri i fundit” i Gëzim Aliut (vërtet i fundit për nga radha).

Ligjërimi kritik është përfaqësuar shumë pak: janë gjithsej 45 libra kritikë, nga të cilët 31 kanë objekt letërsinë shqiptare. Gjinia më e shpeshtë në këtë lloj ligjërimi është përsiatja (përçartja) kritiko-eseistiko-kujtimore që na flet: për ëndrrat e ngrira të një autori; apo për muzën e zemrës të aksh autori tjetër; për metaforat e vendlidhjes apo dhembjes (diku tjetër); apo për amëzat e rrëfimit; apo për marrëdhënien e komplikuar të krizave me engjëjt. Ligjërimi kritik bën të pavarësohet, por merr veç trajta autonomie kinse teorike tek autonomia e kritikës (e pangatërrueshme me Anatominë e kritikës). Por nuk mungojnë edhe studimet serioze për autorë të traditës.

Poezia është dominante me shifra në letërsinë shqipe, por edhe figurat dominante mbeten të përhershmet, ato pa të cilat poezia shqipe e ka të pamundur të jetë kaq prodhimtare. Një prerje tematike dallon qartë këto topika:

Poezitë e “shpirtit”: Limani i shpirtit tim; Kush na vrau shpirtin; Ditari i shpirtit; Rrëfime shpirti; Shpirti im vagabond; Tingëllimat e shpirtit; Protuberanzat e shpirtit; Shpirtin nuk e shes.

Poezi me “dashuri dhe sinonime të tjera”: Kambana e dashurisë; Dashuri është fjalë e artë; Loti është grua; por edhe Loti rebel, pasuar nga Lotin s’ta duroj; Flakë në zemër; por edhe Një fjalë zemre.

Poezi apelative, ku përemrat vetorë shndërrohen fillimisht në dëftorë e më pas në thirrorë, si për shembull: Tek ti; Unë jam unë; Për ju miqtë e mi; Vetëm ti; Jam brenda meje; por edhe në gjininë tregimtare: Ti je e nesërmja.

Poezi për shiun: Hingëllimat e shiut; Rënkimi i shiut; Jetë në shi; Një natë me stuhi (shiu i përfshirë përmes sinekdokës);  Takohemi pas shiut; Re pa kthim (klasifikimi formal do ta përfshinte në kategorinë e hajkut).

Poezitë e 100-vjetorit: Për Shqipëri; Epos i shqipeve; Si e kam atë Kosovë; Jam Kosova e shqiptarisë; Çmenduria serbo-greke (dramë); Muza e mëmëdheut; Prishtinë zemra ime (me drojën e një klasifikimi efemer); Shkëmbi është djepi që më rriti; Shqipëria ime “të lanë sa një thërrime…”.

Ka edhe libra që u “shpëtojnë” klasifikimeve tematike (dhe jo vetëm), si: Sa do zgjasë çudia (në fakt pyetja është e lexuesit); Një ëndërr e tjerr me vite (ku pyetja “deri kur” lind natyrshëm); Përsëri (që mund të klasifikohet në të njëjtën kategori); Dua të vdes ca kohë; Trokëllima e poetit; Zhgënjime sporadike; Kush vdes i pari (e paqartë nëse pyetja i drejtohet apo jo lexuesit); Eros: hajku në kuvendin tim që pasohet nga më shumë se dhjetë vëllime me hajku “lokale”, traditë e shkollës së hajkut elbasanas, për t’u shtrirë këtë vit në të gjithë vendin. Risi është shfaqja dhe dy vëllime me rubaira, për të vërtetuar edhe një herë misionin e letërsisë shqipe për të kontribuar në teorinë e gjinive.

Ciklet e zhvillimit të letërsisë nuk janë me vite, as me dhjetëvjeçarë, nganjëherë as me shekuj.

Një vit është absolutisht pak për cilëndo letërsi. Mund të ndodhë që nuk ka ndodhur asgjë në letërsi të mëdha e në gjuhë të mëdha, ose mund të ndodhë e njëjta gjë, që në të vërtetë është pak a shumë asgjë për një letërsi të vogël si e jona.

Gjithsesi, ndihet që poezia vazhdon të bëhet gjithnjë e më figurative. Proza gjithnjë e më pak narrative. Ndoshta nuk ka asgjë për t’u treguar të tjerëve, aq më pak vetes, ndoshta skema, metoda e ka mundur përfundimisht demiurgun. Letërsia, duke u përpjekur të bëhet profetike, është bërë politike e misionare. Ka gjasa që kjo shterpësi të jetë vijim i një ngushtimi shumë të rëndë të kulturës së individit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare. Duhet ta pranojmë që letërsia ushqehet me letërsi, siç thotë Bloom. Letërsia shqipe për shumë kohë nuk është ushqyer me letërsi, as nga prodhimi vendor, sepse letërsia në masë i ngjante propagandës, as nga letërsia më e mirë botërore. Shkrimtarët e rinj (tashmë jo dhe aq të rinj) me vrullin e përmbysjes kaluan përtej, dhe ranë në po të njëjtën grackë të pozës së paraardhësve, në misionin për të ndërtuar një letërsi të re, a thuaj se ka ndonjë gjë të re për të ndërtuar në letërsi.

Përkthimet herë të mira, herë jo fort të mira të letërsisë botërore janë shumë më imponuese se botimet e letërsisë shqipe, por në numër janë inferiore. Nëse autorë të mirë të botës botohen në shqip dhe i kompleksojnë autorët shqiptarë, aq më mirë. Nëse kjo një ditë do të kthehet në ndikim apo siç e quan Bloom anxiety of influence, edhe më mirë… ndoshta që në vitin letrar 2013!

83 Komente

Ka edhe libra që u “shpëtojnë” klasifikimeve tematike (dhe jo vetëm), si: Sa do zgjasë çudia (në fakt pyetja është e lexuesit); Një ëndërr e tjerr me vite (ku pyetja “deri kur” lind natyrshëm); Përsëri (që mund të klasifikohet në të njëjtën kategori); Dua të vdes ca kohë; Trokëllima e poetit;

Urime, z. Xhavit!

smiley

Mire, mos i lini kusur!

Mato, eshte kenaqesi e veçante  kur  konstaton  se viti  2013 te gjen  me te rritur  si poet!    urime  per librin!!smiley

Po lerini mer qokat per pese leke.... Ky matjani i vjeter, se ç'me kujton Lame Cekanin apo Resul Bedon e diktatures..... e ju i boni qefin si me qen nje zbulim i ri ne yllesine e Andromedes.....

Kadareja qenkej shprehur se "Trokellimat e poetit" eshte nje zbulim i ri ne poezine indoeuropiane. Mora vesh qe i ka bere nje ftese ne studio xhaelges me pi nje caj francez. Xhaelga e ka refuzu. Nuk ulem ne nje tavoline me shkrimtaret komuniste i ka thon. 

sa pa zemer jeni ju tiransit.

keto jane parulla frojdiste-tha xhaelgasmiley

Po tashti, duhet me qen i sinqerte me te gjithe.... Nuk mund ti vesh ne nje radhe Emon, Sinanin, Erebaren, Fiqon, e disa te tjere me Xhavitin...... Xhaviti duke pas mangesi nga rinia, po perpiqet qe te rifitoje kohen e humbur, por harron i ngrati se i ka ngel ora.... Poezite, ose me mire me thene vjerrshat e tija, tregojne per nje deficence ne te menduar..... Ai thjeshte perpiqet qe te beje bejte..... po harron i shkreti se qe te kesh pasion  eshte nje gje dhe te arrish dhe ta artikulosh sakte dhe me ndjenje kete pasion eshte  tjeter gje.... E Xhaviti nuk arrrin dot qe te depertoje me vjerrshat e tij, kur mendon qe eshte dhe rreth 70 vjeç dhe mendimet i ka si te nje adoleshenti, ose me mire si te nje femije qe sapo ka filluar te shkruaje.... Ju lutem shume, mos e merni ne qafe, se do ti hypi vetja kaq shume ne qef, sa qe do te medoje se eshte korife i poezise.........

secili ka menimin e vet.

PS: Autoret Cekani dhe Bedo kane qene prozatore; autori yne me se pari levron poezine. Krahasimi jot i qeparshem nuk qendron.

 

kur thua "mendimet i ka si te nje adoleshenti" ti kujton se po i ule piket Xhavitit. Ne fakt me kete pohim ke mbritur tek nje e vertete e madhe: poezia e Xhavitit eshte e sinqerte, eshte nje poezi e shpirtit parak, te pa infektuar nga sperdredhjet e artit postmodern dhe nga izmat e shumta qe e kane  xhveshur  artin modern nga pulsi i eger i jetes. Ne vargjet e Xhavitit trokellin shpirti dionisian.Primitivia eshte autentike. Sot ka nje levizje ne artin boteror me moton: te kthehemi para tek Xhaviti (nuk ka lidhje me ate te kthehemi mbrapa tek Kanti)

kam lënë tiranën me njëmbëdhjetë kinema dhe njëmbëdhjetë nevojtore përfshi (shurrtoret)

nga 1675 libra të botuar vjet, 75 janë të farefisit tim.... histori e donofrosës,

histori e kërthpulës, pjeshka e artë, pordha e poetit, etj, etj...

troç, BK është kthyer në një nevojtore gjigande  të të moshuarëve

 

 

hajku në kuvendin tim që pasohet nga më shumë se dhjetë vëllime me hajku “lokale”, traditë e shkollës së hajkut elbasanas, për t’u shtrirë këtë vit në të gjithë vendin. Risi është shfaqja dhe dy vëllime me rubaira, për të vërtetuar edhe një herë misionin e letërsisë shqipe për të kontribuar në teorinë e gjinive.

Na u befshin kurban kinezet dhe persianet se kemi hajkun tone (jo zaharian) elbasons... dhe rubaira... te gjitha me forcat tona! 

hajku elbasanas smiley 

po Ajku ku eshte? sa eshte varferuar peshkusmiley

Ho pra mo tani besoj se e kuptut se persena sulltan Murati i II dogji bibloteken e Babelit te III.

Shumë interesant.

Libri "Shqiperia" i Ben Blushit me thane qe ishte "berrnut" fare - Info nga njerez qe i kishin lexuar Otello Arapin e Vlores

 

 Kur isha vjet ne kete kohe ne Shkoder sec e pashe diku ne ndonje raft te librave apo siper skrivanise. E mora dhe fillova te shfletoja, kur ja tek hyn babi ne dhome e pasi e shef se ç'po beja me pyet nese e kisha lexu. Une i them jo, por qe kisha degju fjale te mira (ktu tek peshku lol). Per pak qe duke ma mbushe mendjen per ta lexu, por e prishi kur tha se libri kishte plot te verteta aty brenda. Diskursi u mbyll vetem pasi i thashe se te vertetat do na benin te varnim veten ne litar. Situata u tensionu icik me te then te drejten, por burri mencun di se si me si me dale nga nje situate tek e cila eshte fute vete... ja futi i barcalete qe kish lidhje me temen. Qeshem me lot. Lol

Shiko kopertinën e këtij libri, me yllin që nuk pëfajqëson asgjë shqiptare....

smiley Na kenaqe Dhurata Shehri! smiley

Xhavit Gasa është poet ekzistencial, ontologjik. Hegelian në filozofi, dhe dogmatik në formë, por burimor në përmbajtje. 

NDJEHEMI KRENAR

Ti o pëllumb,
Krahëshkruar,
Merre paqen në krahë,
Shpërndaje anembanë,
........................ndër shqiptarë.
Ti o qukapik,
Me sqepin e mprehtë,
Pasrtoje çdo krimb,
Nga trupi i atdheut.
Ju o rrezet e diellit,
Largoni retë e zeza,
........................prej qiellit.
Ndjehemi krenar,
Për ty shqiponjë,
Që zoti i madh,
Me emrin tënd na
.......................bekoj.

 

by Xh. Gasa

Ti o qukapik,
Me sqepin e mprehtë,
Pasrtoje çdo krimb,
Nga trupi i atdheut.

......çdo koment eshte i tepert...... mos me shtyni ne ngasje.... ju lutem shume....

Nqse nuk kap refleksin e shqiponjes dhe prometeut te dekonstruktum, me fal po ky esht problemi yt (si lexues).

Kjo eshte nje perle. Autori ketu eshte animist, atdhetar dhe ambientalist njekohesisht, alidems. Shikoje te lutem, si autori animon boten per rreth (i ben thirrje qukapikut) , si enderron nje Atdhe te paster nga cdo krimb (ketu besoj eshte fjala per krimbat e komunizmit) dhe krimbi tashme jo me si metafore por si gjallese e vertete qe demton bimet e shendetshme (ketu artikulohet vokacioni ambientalist i autorit)

 

Tre janë linjat filozofike që përshkojnë si teh i hollë dhe i ndritur poezinë e Xh. Gasës. Krejt i dukshëm është panglossizmi kreativ dhe proaktiv, me frymë absolute optimizmi. Dozat e stoicizmit pre-kristian janë gjithashtu të forta. Ndërsa paganizmi platonik, merr formën e penelatave të holla në telajon e tij poetike. Madje, do të thosha, është oaz nga ku krijuesi ngjyen penën e vet me ngyrat e tij të forta poetike.

 

Ne fakt ky eshte rezultati kur nuk respektohen rregullat e anonimatit, kur personat rrefejne per veten se kush jane, sa kane vojtur nga komunizmi e nazizmi (por asnje nuk thote se kam qene spiun), sa diplloma e tituj kane, sa vepra kane bere, sa e kane rrogen, sa metra katror shtepine, ne çfar pozicioni ja fusin gruse etj, perzjere me mendimin e tyre politik per Salen dhe Edin. Dhe e pesojne me naivet qe behen si pune daulleje, ku vazhdimisht bien shkopijte e cinikeve, dhe pastaj qelbet muhabeti, si kudo, edhe tek Peshku.

SA NJË QELIZË

Unë e di,
Më tha miku im,
Një ditë,
Që ti shkruan poezi,

Të lutem,
Shkruaj me kujdes,
Më tha miku im,
Sot ka shumë konkurece,
Dhe do ta keshë veshtirë.
Që ti të bësh emër.

Po unë,
E kam emrin tim,
Ta ndryshoj se kam ndërmend,
Unë nuk luftoj për tituj e lavdi,
Nuk luftoj për konkurencë,
Dua të jeme sa një qelizë,
Në trupin e pavdekshëm,
te poezisë.

ne cfare pozicioni e bere kete koment , heretiko? smiley

smiley

RRËNJËT

Do kuaj të hasdisur,
As kuaj nuk ishin,
Pa shalë e kapistër,
Nuk hingëllinin por ulurinin.

Kuaj që nuk dinin të vraponin,
Me këmbën e tyre të madhe.
Çdo gjë e shpërtyfyronin,
Shkëmoqnin lulet me gjethe e petale.

Harruan këta kuaj të verbër,
Se këmba e tyre e madhe,
Nuk i shkul dot rrënjët,
Që ushqejnë lulet me gjethe e petale...

 

XH. G.

Me t'marr malli per promovimet e VQ-s.

Apo kjo eshte ideja? smiley

Cdo ushtri ka Shvejkun e vet.  Po te kete dy Shvejk, s'ka ushtri.

i flas une ketij, po me ke e ke.... fol o mur fol o gur.......

Aha, kur s'merren vesh alidemsat me sho-shoq, shprese nuk.

Me kete vertetove qe z.Xhael eshte edhe rrenjesor .Ne se me lejon ti shtoj dicka komentit tuaj , une e vleresoj dhe disi Ikarius ne idete transcedentale qe depertojne nga nenndergjegja sepse ato synojne te shndrohen ne Imagjinate nga YLBERqe ndodh realisht ne Kapercim te tij deri sa perfytyrohen tentativa per kapercime Diellore .Pra kjo antinomi ne dukje nga bashkejetesa Rrenje - Diell vjen e shfaqet ne vargje te thjeshta  e sidomos ne nje prej tyre 

Qe ushqejne Lulet me gjethe e Petale ....

Kuptohet qe me fjalen Lule Poeti ka perfshire edhe detaje te tjera si sepalet , theket etj etj  Burime jetedhenese qe shqetesojne Alidemsin , i cili mendon se " ne se nuk permendet UJI  me cfare ushqehen Lulet  " duhen pare si nje tretesire shekullore ne shkrirje te njejshme vegjetimi qe zakonisht kuptohet shume me thjeshte nga Vegjetabliste qe nuk preferojne Mish !

ueeee,  i madh je ilir-jano,  si e zbulove??!!smiley

 

pa nxirr njehere  fytyren tende, ketu ne mexhlis, tani....   kjo eshte fare e lehte,  dmth buke me djath, per ty, apo jo?

Flm dhe nga une per kete prezantim te Ngrohte te POETIT me permasa Kombetare . Ne se me lejohet te bej ndonje verejtje ( megjithse z.zxhavit me percmoi ne kritken e pare Mbivleresuese ) desha ti kujtoj se .

Poeti Kombetr z.Xhavit , duhet te ishte pak me i kujdesshem ne " Pllakatet me Qejv " varur mureve me shkronja jo shqipe . Aty duhet te kishte tabela me vargjet e Poetit Kombetar H.Z.Kamberi si psh "Lum kush shpiku trahanane "  ....etj etj ...ose te kujtedo , mjafton te ishin Shqip.

Vura re gjithashtu me vemendje , se ndersa Pija servirej me Baza e Taban Kombetar , RAKI , neper tavolina kishte shishe plastike UJI me ambalazh te Huaj .

Dhe disa detaje qe z.Xhavit mund ti rregulloje vet gjate riprezantimeve te krijimtarise se tij .Ne Pamje duken si te parendesishme psh ne rast promovimesh te lloj lloj shkrimtareve e Poeteve ne Shqiperi qe jane homofobe , por ne rastin e nje POETI Kombetar duhen pare me me vemendje edhe nga zotrijte qe hedhin vidiot ne Internet!

Nuk vjen e keqja nga copat e vjershave qe shkarravit Xhaviti. smiley

Ketu bashkohem me emigrantin, duke i uruar suksese poetit te peshkut. smiley

Qeka rob i mire! Me n fund ja botuan nje liber! Mattit  i Takon! Kenaq edhe veten edhe shoket! Well done Matti! 

__

Tani ka ardh koha e arte, edhe gjyshi i m e kishte peng me bo nje lieber, mblodhi ca lek dhe me ne fund mbas 80 vjeteve e botoj nje liber per qef te vet. po jo per shitje ja dha fisit..si dhurate...tani kush do, behet poet shkrimtar. mjafton te kesh ca lek! smiley se kush i blen ska rendesi! Eshte kenaqsi.  

sa ziliqare jeni mer. a nuk i pe recencat nga autore me emer se cfare kallzuen per pozine e Xhavitit? Si tha njori aty: Xhaviti e ka patur faren e pozise ne shpirt, te ngujuar...se diktatura zotnie nuk e kish lejuar...e kur erdh demokracia ne kto male*...poezia e Xhavitit celi petale . 

*ne Mat

Ka harruar te thote qe poezia e tij i ka rrenjet ne gjak.. smiley

Une u preka me thene te drejten kur e pash linkun me siper. Nusen e djalit e kishte si kukull, bashke me mbesen..smiley

sa shpejt prishesh..kshu prekesh dhe ti..avash smiley

Me vjen keq per pleqte ne pergjithesi..smiley

 i gjithe problemi tek "fara" eshte... po ska rendesi kane ere petalet apo ska, ne pyll jemi! Ka ven per lloje lloje petalesh edhe per Xhevin! Le t`kenoqin veten, ku ka me bukur! smiley

Autori që ka botuar më shumë është Adem Zaplluzha me 15 tituj

1 liber e nje cerek ne muaj!

Nuk me befasojne komentet e tipave si Alidemsi, Idriz-oidriso, qe bejne sikur dine gjthcka, por nuk dine kryesoren kuturen e te folurit, e bashkebisedimit, jane specialiste te fjales se rendomte sepse te tille jane gatuar.PPU une e di qe eshte nje blog i majte, ku nje pjese jane te reformuar, kane kulturen e te folurit i thone mendimet e veta pa lenduar apo ofenduar askend. 

 

GJENIU NJERI

Gjenerale,
Mreter,
Diktatore,
Sundimtare,
Nder shekuj,
Mbushur,
Me tituj,
Me lavdi
Jane quajtur,
GJENI.

Jo
Nuk ka,
Rendesi,
Je gjeneral,
Mbret,
Sundimtar.
Te jeshe.
GJENI,
Duhet ndjehesh,
NJERI

miku im, mos harro se pemes me kokrra i gjuhet me gure!

suksese te metejshme!

Po a mund te ndjehet njeri

ai qe ne zemer akoma mban nenen Parti?

PPU une e di qe eshte nje blog i majte,............

.....atehere çfare (per te mos thene nje fjale tjeter) kerkon ti si nje i djathte ne nje blog te majte, meqe e ke etiketuar keshtu...... Ja pra sa poshte e ke nivelin e gjykimit mor burre, sa te nje femije.... atehere perse ti e quan veten njeri dhe une nuk e paskam kete te drejte...??? cili je ti...(more burre) qe i retiketon njerezit ne burraa, ne njerez, ne kalamaj apo te djathte apo te majte..... eeee sa barre te rende qe paske marre permbi vete mer Xhaje.... nuk di a e mban dot se......

Nuk eshte barre e rende me kallinj bosh si puna jote more alidems.....

eh mer xhaje..... ketu po e lejme... une kalli bosh dhe ti poet i madh...... vk..... te uroj shnet dhe pare dhe sa me shume libra per riciklim......

Me vjen keq te mos vleresohet REVOLUCIONI Pershkrimor i mjeteve burimore krahasuese ..

Kalli BOSH ...e papare . Gjeniale . Ndersa ne shekuj perdoret Kalli pa Kokrrra vjen Poeti Kombetar Xelal dhe Sfidon...... Kalli Bosh !!!! Me kete rast ai duhet vrojtuar me thelle edhe per krahsimin i "majte" pasi ai sfidon edhe " te djathten " dhe pikerisht Ciclieten qe Ju dhurua nje Kalli ne Lushnje pa fara .... po jo bosh dmth pa funksion . Dicka si qesk celofani e fryre ne forme Kalliri . Sfide . Vazhdon befasia dhe ne keto debate te thjeshta e te zjarrta te zbuloje Gjenialitetin e tij , ku dikush merr vetem anen siperfaqesore pa u Thelluar ne Thellesine e Thellesive te Oqeanit Xhelal !

Fakti qe ketu shumica e komentusve Jane te majte nuk do te thote qe blogu eshte I majte por ndoshta qe populli shqiptar ka nje shumica te majte ose te djathtet nuk dine nga bie interneti ose sdine te formulojne nje fjali pa"rrnoft Sali Berisha" ne te.

do jete ajo e para. Dihet botrisht qe te djathtet jane klase puntore kurse te majtet historikisht kane menaxhu kta te paret

Hahaha.Vetem ne universin Shqiptar.

Nuk me befasojne komentet e tipave , Idriz-oidriso, ...

Xhelalaga ! Ky eshte nje dyzim i PASTER vlerash , formim dualitetesh qe njihet ne rrymat letrare te klasit te Larte ! .Perballe vlerave te poezive tuaja une do ta kaperdij kete per te miren e KOMBIT . Populli yne vjershdashes , letrarndertuar por pak veshderr kur i shijon Poezite nuk u ve krah "e majte " apo e "djathte " . Ai sheh larg dhe thelle ne frymezime vjersherore me plot Sharm si ne rastin e krijimtarise suaj .Gje qe u perpoqa dhe une  , ne pak rreshta qe ju mi Nenvlersuat e Perbuzet me patedrejte  , te spjegoja Idte tuaja gjeniale te shkrira me Lulet !

Propozoj moderatoreve qe titulli i temes te nderrohet nga Viti letrar 2012 ne "Kush i bie me fort Xh.G.-se"

gjembo, e kam shkru edhe ne nje koment me siper... ju lutem shume, mos boni qoka kot nasikoti... se po ja ulni vlerat ketij blogu..... Nese ju vjen keq per Xhavitin, per vitet e persekutimit apo per mundesite e pashprehura te tij, hapni nje teme me vete, apo ndonje fondacion bamiresie per te, por qe ti bohen kaq lajka nje mediokrri, kjo perveçse nje tallje bythe eshte dhe nje fatkeqesi per moralin e peshqve ketu......

alidemso, as nuk e njoh, dhe s'besoj se do me bjere rasti t'a njoh Xhavitin. Nuk ja kam lexuar poezite. Me thuaj ti ku e kam gabimin une ne ate qe thashe. Nderro emrin nga Xhavit ne Vjollca, tema prape eshte e devijuar.

Ky stili i mbartjes se inateve nga njera teme/diskutim e shfryrjes ne tjetren eshte me te vertete e shemtuar. Jo per gje po jeni te paret qe ankoheni pastaj pse ka rene niveli i PPU-se.

deviation is in the eyes of the beholder.

Ndoshta ke te drejte. Gjithsesi s'jemi edhe aq keq se s'kemi filluar me batutat e filmave (ende) smiley

ki durim. ja sa te kthehem nga nje snowsighting... gjalle jane bilbilenjte, gjalle...

......''gjalle dhe me opinga te reja..smiley

 

p.s  si u be ajo puna e Zigurit dhe Sefedinit..smiley

.smiley

gjembo, nese je e vemendeshme, te pakten lexo keto qe sjellin shoket me siper dhe dil ne konkuze, per Xhavitin. Nuk eshte e thene qe ta njohesh thjesht po ta lexosh perfundimet dalin vete...... nejse, se u zgjatem shume...... mbi kete variacion me teme Xhavitin ( mu thafshin majat e gishtave ne shkruajtsha me per Xhavitin. I uroj pleqeri te bardhe...?

ps

gjithsesi mua nuk me pelqejne autolevdatat....

gjithsesi mua nuk me pelqejne autolevdatat....

As mua!

Eh mor xhan I vllait ( edhe Une jam alidems ),hipokrizi qe e ke emrin njeri.Po mos te kishim hipokrizine sdo kenaqeshin shqiptaret duke pare shale e gjokse pa fund ne tv , por do kishte dale ndonje prind ti thoshte vajzes - Vajze e dashur ti ske ze  per te kenduar te keqen mami,  prandaj neser te con mami te punosh te fabrika e kepuceve me shoqet.

Drejt Gjemb po menje verejtje nuk kepercaktuar vendin "Ku ti bihet " z.Xhelal ?? Pak pervoje dhe ne se keni edhe JU qendrim per krijimtarine shpjegojeni pa i "rene Xhelalit " Kjo tallja Juaj eshte e pavlere per Poetin Kombetar !

Po. Vokacioni ambjentalist, purist i Xh. Gasës është një element i qartë dhe i pastër si borë e malit në poezinë e tij. Purizmi poetik i lidhur në elementë limfatikë, përcjellës, ngjizës (jo vetëm) teorik. Këtu autori flerton me mistiken, e cila ngjan si tradhëti ndaj pragmatizmit, por kurrsesi nuk është. Autori i dorëzohet natyrës dhe forcave të saj të jashtme dhe të brendshme. 

15 tituj tjetri mrena vitit. Hallall.

A ka ligj antidoping per shkrusit?

me moret n'qaf me moret. kam nis porosine dhe se shpejti hingellima e poetit(ops,trokellima e poetit, lapsus)do te boj reklame te bukur ne biblioteken time

@ Shehri: nuk di a i ke lexu ti te 1600 librat qe qekshin pas botu - un jo per vete -, por di me te thene qe meqe ke marre peciper detyren me mollois per ngjarjet letrare, botimi i poezise se Arb Elo-s (Mirazh e ka emrin edhe libri, edhe autori) eshte pa me te voglen medyshje nje ngjarje qe duhej shenuar (enthusiazmi mbi te pasandaja mund te varionte ne shkalle te ndyshme sipas simpathirave dhe gjendjeve te castit). Kupton, motra? Kurse ti je nis me be si shkronjese e zgjuar edhe te ka dale nje hallve e ftohte, qe c'te te them.

Letersia shqipe ne duar si tuajat (te tilla jane duart ne te cilat ajo ndodhet formalisht), eshte si shumecka ne ate vend, si nje mall belik, pa zot me nje llaf, kurse ju te kujtoni ca bekcinj fshati qe benin roje duke ngrene molle te cilat ishin te supozuar t'i ruanin.

ja ashtu me te lumte.....

sikur te na shkruje nai varg nga Mirazhi, nuk do boje keq.... e kam shume qef ket Mirazhin.... megjithe se ka kohe qe eshte shkeput knej.....

Rrofshi per kete shkrim, e lexova dje.

Mund ta kem gabim, po personalisht, eshte hera e pare qe po lexoj nje pasqyre te plote te botimeve ne Shqiperi. 

Shume informative.

Jam kurioz te di se cili liber eshte me i shituri, por heres tjeter mbase. 

Ndoshta e ka permendur po mua me ka shpetuar! 

Ti Stalker i ke lexuar librat poetike te Xhaelges? Me duket se jo. Te keshilloj ti lexosh dhe boten ke per ta pare ndryshe. Do kuptosh se si nga plaget e dhimbjes se pamerituar celin trendafilat e shpreses bujare, do kuptosh se zemra e poetit eshte zemereku qe kurdiset nga  trokellimat e kohes, do kuptosh se nga humbellat e shpirtit delikat ringjallet Prometheu modern, pa rrufe te zjarrta e pa britma patetike, do kuptosh sesi poeti kaleron mbi kohen, krizat dhe kurthet e fatit duke shkuar drejt ardhmerise, jo si hero, as si profet i rreme, por thjesht me njerzor se njerzorja. do kuptosh, shumecka do kuptosh...

Nga letra e panisur e nje miku 

jo pra jo, nuk i kam lexu librat. Thjesht u mrekullova nga fakti qe ajo bukuroshja qe recitonte (pause at 3:41) kish prapa saj posterin e filmit "A qualcuno piace caldo" ! Dhe kjo mu duk poetike e shkuar poetikes ! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).