-Psiko-delirizmi prej sundimtari e çoi Sali Berishën deri në çmenduri, dogji Shqipërinë për pushtet 

Si sot, në 3 mars 1997, ose më saktë 16 vite më parë, Sali Berisha u vetëshpall President Republike për herë të dytë, në situatë të plotë të luftës civile, të shkaktuar prej pushtetit të tij të piramidave dhe prej reagimit popullor, për mashtrimin që regjimi “Berisha” u bëri shqiptarëve, duke u zhvatur kursimet, të ardhurat, pasuritë, shtëpitë e deri tek kotecet e pulave. Në gryka armësh, topash, autoblindash  dhe agjentësh të SHIK të Gazidedes, nën drejtimin dhe kontrollin ushtarako-policor të parlamentit prej Gazidedes, Sali Berisha u kurorëzua President Republike me duartrokitje të zjarrta të ushtarë-deputetëve të PD, të cilët nuk ishin gjë tjetër, veçse kukulla të pushtet-sundimit të Sali Berishës. Presidenca e tij e dytë në 3 mars 1997 u realizua në gjendje të jashtëzakonshme, të shpallur prej vetë Sali Berishës. Nepsi për pushtet, egoja për sundim dhe psiko-delirizmi që e kishte mbërthyer Sali Berishën e çuan atë deri në çmendurinë, që ai nuk dorëzoi pushtetin, duke djegur shtetin dhe vendin, duke vrarë 3000 shqiptarë dhe 130 oficerë policie e ushtrie. Me këtë skemë anti-kombëtare piramidale, Berisha i joshi shqiptarët me mashtrimin e tij spektakolar, që të depozitonin financat në 11 kompanitë rentiere, të cilat në fakt ishin “bankat” reale të pushtet-piramidës “Berisha”. Kujtojmë që protesta e parë e nxitur prej dështim-mashtrimit qeveritar të piramidave, u zhvillua në 16 janar në Vlorë. Më 19 janar u zhvillua protestë në Tiranë prej kreditorëve të “Sude”-s. Më 24 janar filloi rebelimi kombëtar. Protestat në fillim ishin ekonomike, por më pas ato u drejtuan kundër qeverisë e kundër presidentit Berisha, sidomos në qytetin e Vlorës. Më 4 shkurt fillon shpërndarja e një pjese të parave të humbura. Shpërndarja e tyre në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare, e zotëruar nga shteti, krijoi efektin domino, pasi njerëzit filluan të besonin se paratë i kishte vjedhur qeveria. Më 5 shkurt falimenton Gjallica, kurse më 6 shkurt rifillojnë protestat e dhunshme në Vlorë. Më 9 shkurt në Vlorë, sulmohet Komisariati i Policisë, kurse një ditë më vonë, po në Vlorë, 50 efektivë të forcave speciale sulmohen dhe shpartallohen barbarisht.
 
Kalendari i trazirave të marsit 1997
 
1.      Data 1 Mars 1997: Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë.
 
2.      Data 2 Mars 1997: Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden.
 
3.      Data 2 mars 1997: Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës.
 
4.      Data 3 mars 1997: Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura.
 
5.      Data 3 mars 1997:  Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : "I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme".
 
6.      Data 3 Mars 1997: Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi "Adipetrol" në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku djegin godinat e policisë dhe SHIK.
 
7.      Data 3 Mars 1997: Shpërthen burgu 313, duke lënë të lirë qindra kriminelë, rrëmbejnë 400 armë dhe shkatërrojnë mjediset e burgut.
 
8.      Data 4 Mars 1997: Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet.
 
9.      Data 4 Mars 1997: Në Shkodër ushtria kapitullon. Studentët grevistë i japin fund grevës duke festuar me shampanjë në diskotekë.
 
10.  Data 4 Mars 1997: Komitetet në Sarandë, me në krye Arben Imamin, patrullojnë detin me anijet e marinës, policia detare dorëzohet, shteti humb kontrollin mbi hapësirën detare..
 
11.  Data 4 Mars 1997: Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë.
 
12.  Data 5 Mars 1997:  Afro 50 ushtarakë bashkohen me protestuesit, formohet "Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës", fillon të veprojë si strukturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti.
 
13.  Data 5 Mars 1997: Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete.
 
14.  Data 5 Mars 1997: TV grek "Mega", në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaroi: "Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit, kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e Shqipërisë, duke filluar nga Tepelena
 
15.  Data 6 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik".
 
16.  Data 6 mars: TV grek "Sky", në lajmet e orës 17:00 (16:00 me orën tonë), deklaron: "Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sot në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t'i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do t’u bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore".
 
17.  Data 7 Mars 1997: Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Dorëzohet ushtria e pushtetit të Berishës, mjetet ushtarake bien në duart e komitetit ushtarak të qytetit. Me rënien e Gjirokastrës, i gjithë Jugu është jashtë kontrollit.
 
18.  Data 7 Mars 1997: Sulmohet "Aeroporti Kombëtar i Rinasit" nga fshatarë të zonave përreth, plaçkitet "Universiteti Bujqësor i Tiranës".
 
19.  Data 8 Mars 1997: Presidenti Berisha dorëzohet, organizon një mbledhje me të gjitha partitë politike, lidhur me krijimin e qeverisë së re.
 
20.  Data 9 Mars 1997: Shpartallohet plotësisht divizioni i Gjirokastrës. Drejtuesit e divizionit ishin vetëdorëzuar dhe kishin marrë drejtimin e rebelimit në këtë qytet. Bandat kishin marrë peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe kishin bllokuar disa tanke dhe një helikopter. Turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.
 
21.  Data 10 Mars 1997: Në Gramsh sulmohet godina e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e komitetev dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. 11 Mars 1997 : Krijohet "Komiteti i Jugut" që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.
 
22.  Data 11 mars 1997: Bie qeveria “Berisha”, vihen nën kontrollin e komiteteve qytetet Poliçan, Këlcyr, Përmet, Kuçovë, Delvinë, Sarandë, Skrapar, Berat, Gjirokastër, Himarë, Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Krujë, Burrel, Korçë, Elbasan, Shkodra, Lezhë dhe Laç.
 
23.  Data 13 Mars 1997: Disa qindra vullnetarë të armatosur prej Qverisë, banorë nga Veriu, mobilizohet të mbrojnë kryeqytetin, sulmohet presidenca, Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij.
 
24.  Data 13 Mars 1997: Dalin nga burgu Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë.
 
25.  Data 13 Mars 1997: Shkrimtari Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në “VOA”, thekson se "Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44".
 
26.  Data 14 Mars 1997: i dërguarai i BE, Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Ambasadorja amerikane del në ekranin e TVSH ku deklaron se misioni diplomatik i SHBA nuk do të largohet. Ajo gjithashtu deklaron se populli amerikan është me popullin shqiptar në këto momente të vështira.
 
27.  Data 154 Mars 1997: Sulmohet fabrika e “Coca-Cola”, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja "Atdheu në rrezik!".
 
28.  Data 15 Mars 1997: Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Krijohet "Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit".
 
29.  Data 16 Mars 1997: Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese.
 
30.  Data 17 Mars 1997: Nënë Tereza lutet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti i "Popullit" largohet nga vendi me një helikopter ushtarak amerikan. Fatos Nano mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re.
 
31.  Data 18 Mars 1997: Një "Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme" kërcënon qeverinë e re “Fino” se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme.
 
32.  Data 20 Mars 1997: Zhvillohet në Tepelenë "Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik". Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i "Federatës së Jugut".
 
33.  Data 21 Mars 1997: Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve.
 
34.  Data 23 Mars 1997: Rimerret kontrolli i Portit të Durrësit. Rifillon puna në të. Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave. Lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00. Bëhen 43 atentate me eksplozivë në 7 qytete.
 
35.  Data 24 Mars 1997: kërcënohet me vdekje familja “Berisha”, largon bashkëshorten Liri dhe dy fëmijët Shkelzen e Argita, duke i fshehur në Suedi.
 
36.  Data 25 mars 1997: Berisha nis trupa force të armatosura në jug, për të mposhtur rebelimin, kapen dhe mbahen peng 45 prej tyre, lirohen pasi kërkojnë falje publike në Tepelenë e Gjirokastër.
 
37.  Data 26 mars 1997: Komitetet kapin dhe mbajnë peng 12 oficerë të ushtrisë dhe gardës në tepelenë, i detyrojnë të shajnë Sali berishën dhe të bëhen pjesë e komiteteve.
 
38.  Data 27 mars 1997: Komiteti i Jugut, niset drejt Tiranës, për të sulmuar presiencën e Berishës.
 
 
 
39.  Data 28 mars 1997: Berisha këkron falje për piramidat, u lutet komiteteve të jugut për bisedime.
 
40.  Data 29 mars 1997: Bashkim Gazidede, deklaron se do djeg jugun, nëse do guxojnë të sulmojnë Sali Berishën/
 
41.  Data 30 mars 1997: Në Tepelenë kapen robër 34 nxënës “Skënderbegas” të armatosur me origjinë nga veriu, të dërguar prej qeverisë për të mposhtur komitetet e jugut.
 
42.  Data 31 mars 1997: Sali Berisha, tenton të çoj në Jug krerë të PD për të qetësuar situatën me në krye Ylli Vjesiun, por arrestohen në hyrje të krahësit të Tepelenës, duke i liruar pas vendimit të komiteteve.
 
 

10 Komente

Psiko-delirizmi prej sundimtari e çoi Sali Berishën deri në çmenduri, dogji Shqipërinë për pushtet .

Diagnoza  e vertete e Doktorit! Vell done Perparim! 

Duhet theksuar se ngjarja mori Karkter te Theksuar POLITIK kur vete SHBA deklaroi ....Regjimi Berisha ... Pra pordhet me kamuniste e balliste - nacionaliste le ti shesin ku te duan , por Jo atje ku njerzit jane Reale dhe Gjalle . Dhe eshte e cuditeshme se kushdo qe fillon zanafillene kesaj rrokopuje te Nxitur , Drejtuar e Udhehequr nga Berishame klanin e tij Kriminal si "Gazidedsat "    ne sherbim te antishqiptarizmes e permend "Shkarazi" dhe "Lehtazi " kete Konstatim Themelor qe shpjegon edhe shkakun e kesaj levizjejej dhe masivitetin e gjithperfshirjen e Popullsise ne kete proteste nga me te dhunshmet CIVILE te ndodhura ne Historine e Shqiperise !

Ne thelb te saj qendron Urrejtja Popullore e pa Organizuar por e simbolizuar nga nje BANDIT Popullor si Zani Caushi ndaj Nje Regjimi Banditesh   me Pushtet i simbolizuar nga Berisha . Kjo eshte esenca e vitti 97 !!!!!!

Me   rizgjedhjen karshillekse President i dha mesazh te qarte Popullit    Do tu ngrij te qeshuren ne Buze ... Do Tu Djeg .... Copezat dhe anekset jane rrjedhoja e kesaj Politike dhe e ketij menazhimi te situates . Biles ish K/Ministri qe shpalli gjendjen e Jashtezakonshme ish myqyryfi Meksi qe ben programe , deklaroi ...

Lufte Doni . Hajdeni !

Pastaj dogji , vodhi e grabiti jane habiti cilimiqrish qe kujtojne se kur zhvillohet LUFTE ndahen karamele e biskota . Dhe mos Harrojme se perqindja me e madhe e Djegjeve dhe Shkaterrimeve kane vuklen e Kontigjenteve BERISHA !

Berisha !!!! ....qe pasi e zhyti per tete vjet ne nje Korrupsion te pashembellt kete vend , pasi e hodhi ne ere nje fshat te tere e  tha qe "nuk di ku bie " pasi vrau ne 21 Janar tha "hajdeni prap po ua mbajti "pasi beri carcaf nje Komb te tere me manovrat feminore te 'trimit Nacionalist " , e njemije e nje te zeza ne fantazmagorine e Regjimit te Vjeter BERISHA kerkon perseri te Luaje Rrol !!!!! ( Gungaci Plaku Mere ) ...megjithse Shqiptaret u treguan zemergjere dhe e FALEN njehere !

Heren e dyte je ti POPULL Budall dhe nuk ke pse e kerkon fain gjetke !

Ne thelb te saj qendron Urrejtja Popullore e pa Organizuar por e simbolizuar nga nje BANDIT Popullor si Zani Caushi ndaj Nje Regjimi Banditesh   me Pushtet i simbolizuar nga Berisha . Kjo eshte esenca e vitti 97 !!!!!!

 

Aq te paorganizuar nuk kane qene jo !!!!

Nuk e di nese e njeh prinzipin Hegel - jan.

Sot,4.3.2013 ,si per ironi,rastesisht,ne Tv Shijaku  pashe nje program te "GAZETARIT" Nebil Cika .Ishte i ftuar nje person qe nuk ja mora vesh emrin,ishte nga Mirdita  dhe kish punuar ne SHIK ne Sarande e tashti ishte avokat.Fliste per 97'.Hajde muhabete hajde, me te kenoq.Me e bukra, ishte avokat mbrojtes i njerit nga ata kundershtare te Berishes sepse : "E ndjej per detyrim ta mbroj se ai e dinte vendin ku isha strehuar une, e megjithese i ofruan ndoshta dhe para ,ai nuk tregoi"

Ky vete kish mundur te largohej ,ndersa shoferi i tij ishte torturuat nga "rrebelet komuniste"...e perralla te ketij lloji.

Si nuk e kish kuptu akoma se Shqiperia shkoi ne rrokopuje vetem se :

Psiko-delirizmi prej sundimtari e çoi Sali Berishën deri në çmenduri, dogji Shqipërinë për pushtet

Dhe nenbishtjet kryesore ata qe kishin marre porosi edhe per Vrasje ne zgjedhjet e 96 ishin po keta Shikas ! Ata do te clirohen kur te kuptojne se REGJIMET te korruptojne e perdorin duke te cfrytezuar edhe duke treguar gomarlleqe ne votrat e zjarrit , sidomos ne SHIJAK ku pregatiteshin kontigjente per "lufte ne prpavije " me djem shikas smiley

myqyryfi Meksi qe ben programe

gurre e pashtershme, leksik i pafundem!

Myqyryf...une di nje variant "miqruf"...nuk e di a eshte e njejta fjale. Mbi te gjitha kam dashur te di gjithmone cfare do te thote tamam tamam smiley

Ajo lloj kronologjie qe eshte vendosur ne artikull eshte nji bythqimllik mjaft i madh (ne kuptimin me te keq shares te fjales), sepse e para e punes, ngjarjet e 1997 nuk filluan me 1 Mars 1997, dhe e dyta u jep gjithe ngjarjeve nje nenton grushtshtetas-jugseparitzem, kur ne te vertete nuk ka qene ashtu.

meqe me kujtove me kete fjalen bq qe ke permendur.
Si e ke ate qenushken per femra?

Po a mundet te shahet Chavezi perpara ketij tonit? Perkundrazi, Chavezit ti ndrite shpirti atje ku ka shkuar dhe ketij tonit ju kallte shpirti ne folene e kucedres.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).