Julian Cela u zhduk ndërsa luante pranë pallatit të tij në Laprakë në muajin Nëntor 2012. Rasti mbeti i pazbuluar deri ditën e djeshme, kur 45 vjecari Ardjan Përrenjasi rrëmbeu një tjetër djalosh. Mediat njoftojnë se Përrenjasi ka precedentë penalë në abuzim seksual me të mitur, por mesa duket Gjykata i ka dhënë dënim të lehtë dhe ai është hedhur sërish në veprim mbi fëmijët e fqinjëve, në një lagje të re ku nuk e njeh askush. 45 vjecari po rrëfen mbi vendndodhjen e trupit të 10 vjecarit Julian Cela. Në Shqipëri, nuk ka regjistër publik të abuzuesve seksualë. Dënimet ndaj tyre jo vetëm që janë shumë më të lehta krahasuar me ato në perëndim, por pas kryerjes së dënimit pedofilët shqiptarë nuk kanë asnjë detyrim paraqitjeje dhe infiltrohen lehtësisht në komunitete të tjera ku nuk njihen si predatorë.<--break->

Top Channel:

Policia informon se mund të jetë afër zbulimit të së vërtetës së zhdukjes së djalit 11-vjeçar të nëndrejtorit të antiterrorit të SHISH, Julian Çelës, që rezulton i zhdukur që prej 30 nëntorit të vitit të shkuar. 

Pas arrestimit të një 45-vjeçari, i dyshuar si pedofil, policia mendon se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e minorenit. Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit seksual, policia arrestoi mesditën e sotme Ardian Prrenjasin.

45-vjeçari mbante 10-vjeçarin e rrëmbyer një ditë më parë, me dhunë në apartamentin e tij, ndërkohë që në momentin e hyrjes në banesë të policisë është gjetur me thikë në dorë.

Sipas të dhënave paraprake me 10-vjeçarin e rrëmbyer, ai kishte ushtruar dhunë. Fëmija u gjet në një gjendje të rënduar dhe u dërgua në spital.

Prrenjasi rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.

Ai punonte si shofer në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, oficerët e policisë kriminale e kanë pyetur edhe për rrëmbimin e Julian Çelës, pasi rezultonte të ishte zhdukur në të njëjtën lagje.

Vetë Prrenjasi e ka pranuar se ka gisht në zhdukjen e 11-vjeçarit, pranon edhe ta ketë vrarë atë, por nuk bën të ditur asnjë të dhënë tjetër për vendin, ku mund ta ketë varrosur fëmijën.

Pjesa më e madhe e krerëve të policisë shqiptare ndodhen në komisariatin numër 3, ku ndodhet edhe i arrestuari, i cili po merret në pyetje sistematike deri në momentin, që do të rrëfejë edhe për vendin e mundshëm, ku mund ta ketë vendosur fëmijën, nëse vërtet rezulton ta ketë vrarë atë, ashtu edhe siç pretendohet nga rrëfimi i tij i parë në polici.

503 Komente

Policia informon se mund të jetë afër zbulimit të së vërtetës së zhdukjes së djalit 11-vjeçar të nëndrejtorit të antiterrorit të SHISH, Julian Çelës, që rezulton i zhdukur që prej 30 nëntorit

. Vetë Prrenjasi e ka pranuar se ka gisht në zhdukjen e 11-vjeçarit, pranon edhe ta ketë vrarë atë, por nuk bën të ditur asnjë të dhënë tjetër për vendin, ku mund ta ketë varrosur fëmijën.

 

Prrenjasi pranon qe e ka vrare dhe tregon vendin ku ka fsheur ...fillojne kerkimet gjehen disa batanije me gjymtyre kafshesh ...diten tjere Prrenjasi thote se e ka fshehur diku tjeter...nderkohe qe komshija dhe nusja thone qe e ka trafikuar...e keshtu me radhe ...

Tani: o ky ka mbrojtes te fuqishem qe tallet me njerzit ose e gjitha eshte nje show per ti treguar shefit te SHIU qe mbyll gojen ose shtypi shqiptar tallet me lexuesin smiley

 

Ja dhe nje pedofil tjeter ....smiley

edhe ky do denohet me gjobe dhe do  vazhdoje punen.

te jem une prindi ksaj meqe ligji spunon , e coj vete ligjin ne vend , ja jap ne dore dhe ja nxjerr syte pastaj kallup

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).