Sot mbushen pesë vjet nga shpërthimi i fabrikës së demontimit, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti ku humbën jetën 26 njerëz të pafaj. Gërdeci, organizimi mafioz që coi në atë masakër dhe procesi i hetimor e gjyqësor që vijoi e ndajnë shoqërinë shqiptare si me thikë edhe sot. Por a do të jetë cështja e Gërdecit një temë elektorale, apo jo kjo mbetet për tu parë. Në mendimin tim, duhet patjetër të jetë. Nuk janë vetëm familjarët e viktimave që po humbasin, sic kanë humbur, në këtë histori. Harresa e asaj që ndodhte në Gërdec është përpirëse, si një vrimë e zezë morale për shoqërinë. 

43 Komente

ehh...e kujtoj fare mirë atë ditë. do jetë ndër ditët që s'do më shqitet ndonjëhere nga kujtesa...smiley

Ngjarja ne Gerdec eshte tragjedia me e madhe njerzore brenda se ciles u dogjen edhe te gjitha vlerat morale te nje shoqerie qe u imagjinua si e lirise, shpreses, per prosperitet dhe drejtesise.
Nuk mundet te mbetet ne harrese dhe i pa ndeshkuar ai krim shtetror, ne se dikush synon te ringjalle shpresen.

5 vjet dhe Fatmiri me shkelzenin bojne si bytha te zgjuta akoma..... dhe at pallen e gjate se kam pa ti tregoje me gisht e ti akuzoje publikisht. Nejse pashe te lajmet qe prape kishin fillu ato nje-here-ne-100-vjet-shira. Deti spo thithte ujet prap dhe kishin fillu me u permbut ca fshatra.

 5 vjet pas krimit të provokuar të Gërdecit, ne jemi ata që ishim, pa nxjerrë asnjë mësim. Shqipëria është bërë edhe më e keqe nga sa ishte në atë kohë. Etja për pasuri, motivi që udhëhoqi krimin në Gërdec, ka marrë përmasa të papara tek 5 % i njerzve që zotrojnë 60 % të pasurisë. Ata janë bërë edhe më të pafytyrë; çmimet janë rritur mëse dyfish; varfëria është shtuar në përmasa të frikshme dhe shpaloset rrugve, ku dukshëm vrehet mjerimi dhe lypja; ushtria...eh, ushtria, pjesa e superstrukturës qeverisëse që lejoi Gërdecin, pothuaj se është anonime, ajo merret me shitje armësh e skrapi, shitje shërbimesh paqëruajse në botë; korrupsioni vazhdon të jetë sporti kombëtar i administratës shtetrore, në tërë nivelet; krimi është sheshit...Ati ynë që je në qiell,...na mbro nga e keqja, sepse nuk ka polici që mund t'i vërë fre. Fotoja e kupolës së barkderrave ishte mëse domethëse.

 Po viktimat? Ehueee...janë harruar prej 5 vitesh.

Viktimat te pakten nuk i harrojnete dashurit e tyre!

Ajo `Harresa` eshte thelbi i asaj qe ti thua ne paragrafin e pare, shkaku pse, 

5 vjet pas krimit të provokuar të Gërdecit, ne jemi ata që ishim, pa nxjerrë asnjë mësim. Shqipëria është bërë edhe më e keqe nga sa ishte në atë kohë. Etja për pasuri, motivi që udhëhoqi krimin në Gërdec, ka marrë përmasa të papara tek 5 % i njerzve që zotrojnë 60 % të pasurisë..."

 

 

Viktimat te pakten nuk i harrojne të dashurit e tyre!

"Të dashurit e tyre", ndonëse të pikëlluar, nuk u penguan aspak që votat e tyre t'ua japin organizatorve të krimit, duke fyer kështu kujtimin e tyre. Ndaj viktimat janë tërsisht të harruar.

Petro se kujt ja dhane voten nuk e dime, ama e trishtueshme eshte kur e mendon smiley Ketyre do ju ket hyr keq delli osman se s'ka mundesi shqiptari te hedh gjakun e njeriut poshte per lek e rryshfete, keto jan tradita orientale.

Nga e di ti kete? Dhe mos harro nje gje "Perca e sundo" eshte teori e vjeter, ne nivelet e larta ku eshte korrupsioni cdo gje mund te ndodh! Ata qe humben te dashurit e tyre jane nje pakice e pa fuqishme per te dominuar jo vetem ne Gerdec jo e jo, por edhe ne rang vendi! Megjitheate te gjithe e dine historine se si meren votat dhe kush eshte maskarai qe iben kto poshtersi! Gerdeci eshte shkruar ne histori, si akt krimi i dokumentuar  nuk harrohet sidoqofte. Sa here do te permendet Gerdeci do te permenden edhe viktimat e krimit. .

Nuk mundet te mbetet ne harrese dhe i pa ndeshkuar ai krim shtetror, ne se dikush synon te ringjalle shpresen.

po nga kush do vihet drejtesia o aman o aman

Nuk jena ne gjendje si shoqeri me denu krime ,jena te afte vetem me i msheH ...Na eshte bere natyre e dyte.Mshehen ne menyre skandaloze krimet partizane te luftes se dyte boterore,po mshehen ne menyre flagrante krimet orrende te komunizmit,keshtu do ndodhe edhe me Gerdecin,te ndodhe ndryshe nuk ka se si...deri sa te vije nje si Papa Francesco ,mbase mund te kete rilindje.nderkaq asgje e re ne diell.Ahmadiexhad mohon olokaustin!!!!

Vetem nje mendje e semure dhe e pa trajtuar me kurra dhe ilace mund te beje nje paralelizem midis mosdenimeve te krimeve ne kohe lufte me krimet ne kohe paqe e prosperiteti. Gerdeci, ashtu sic e thane shume me bukur disa te tjere me lart, do te mbetet per jete damka e perversitetit kriminal te nje grupi njerezish qe demokracine dhe shtetin ligjor i quajten si prone private te tyren. Dhe kreu i ketij grupi kriminal ka nje emer icili eshte Sali Ram Berisha! Nuk besoj se historia edhe e 1,000 vjeteve me pas do te nxjerre ndonje shqipetar me te poshter se ky!

enver hoxha vrau ,preu ,damkosi ,syrgjynosi me 50 vjet me radhe ne menyren te pakrahasueshme ne histori.pER 50 VJET RRESHT U SHKELEN NE MENUREN ME LLAHATRE TE DREJTAT ELEMENTARE TE NJERIUT ,TE MENDOJE ,TE FLASE ,TE LEVIZE ,TE KETE PRONE.kETO KRIME ENDE NUK JANE DENUAR......pra Gerdeci eshte ne koherence te plote me menyren tone te ekzistuarit.

Jane qe te gjitha me vendime gjyqesore, ka autore pala akuzuese dhe gjykuese. Te gjitha jan dokumenta lehtesisht te disponueshme neper arkiva. Kush pretendon qe te jete kryer krim (shkelje ligjore) te hap nje ore e me pare proces ndaj autoreve te krimit. Nuk mund te pretendoj askush krim shteteror per afera koruptive, gjyqet u bene dhe ishte nje farse e pam te gjith.. u denuan njerezit per kafe, megjith deshiren dhe zellin e madh per ti denuar!!! Kjo eshte e verteta dhe duhet thene sic eshte, te llapin kot pastaj, hajde llapim kot...

Si mund te denohen krimet e enverit, kur pasardhesit e verit nuk e leshuan kurr pushtetin?

Fol moj Zane mali, shprehu....

Mshehen ne menyre skandaloze krimet partizane te luftes se dyte boterore,po mshehen ne menyre flagrante krimet orrende te komunizmit,keshtu do ndodhe edhe me Gerdecin,te ndodhe ndryshe nuk ka se si...

Ku lidhja? smiley

Ata qe shkaterruan Shqiperine kane pafytyresine dhe guximin te flasin, pellasin dhe akuzojne  ne publik tere kohen ke dhe si t'ju vij permbare, aq me keq qe kerkojne edhe votat pale, dhe po nuk ju a dhe vete ti vjedhin ato. Po te ishim 1/100 e shqiptareve te para 1 shekulli a me pare, vjedhja e nje vote te vetme do te perkthehej si lufte civile. 

Sot edhe te ankohesh per tragjedine qe i ka rene atij vendi nuk ben mire.... do akuzohesh nga politika (shkaktaret) dhe sulmohesh nga larot, legenat, e rrugacerit e tyre ne cdo cep te shoqerise deri ketu ne kete blog. Kush i ben sehir apo avokatine kesaj tragjedie shqiptare te permasave gjenocidiale ne kohe paqeje, (le ti mbledhe kush te doje statistikat dhe do dale ne perfundimin qe Shqiperia ka pesuar keto 20 vjet nje gjenocid te permasave te krahasueshme me pushtimin osman, shtoji kesaj edhe katastrofen natyrore, nga vendi ndoshta me i virgjer dhe toka me e punuar ne bote, eshte kthyer ne nje katrahure te vertete toke djerre, plehrash te gjalla, plehrash te vdekura figurative, dhe plehrash ne piedestal me lapidare) eshte poaq fajtor sa edhe ata qe kan 20 vjet me thike nder dhembe, ngul e shqyej ku te munden, dhe mos i ardhte dita zemrimit te plase sepse atehre do e kuptojne mire, edhe njehere se cfar eshte atdheu dhe kujt i perket. Sot te vazhdojne se jetojme ne kohen e lirise te fjales merr jahu,  vetem mos u anko, vetem mos kerko drejtesi, vetem mos e kruj me ambasadoret e vendeve *mike*, vetem mos kerko informacion, vetem mos kerko qartesi, vetem mos kerko transparence, vetem mos kerko qe vota te te numerohet, vetem mos kerko dinjitet njerezor, vetem mos kerko krenari... pastaj llap, shaj, vri, pri, vidh, tradheto, mashtro, prish cte dal para, tallava varda sa te dush mer plak, se prandaj na erdhi e bekuara demokraci!

Timi 

+1 

Jo vetem qe eshte perversitet dhe dashakeqesi e qellimshme krahasimi midis dy ceshtjeve krejt te ndryshme, njeres ne kohe lufte dhe njeres ne kohe paqeje, por edhe ta marrin per nje cast te mireqene si argument perseri eshte historikisht i gabuar. Nuk ka asnje fakt apo dokument historik, makari as memorie popullore qe ti atribuoj partizaneve krime ndaj popullsise. Nqs kan bere krime lufte le ti shpalosin librat e historise, nuk eshte hera e pare qe nje pale luftuese qe merr ne dore fatet e vendit gjate nje pushtimi te huaj te kryej krime arbitrare ndaj palve kundershtare, ka ndodhur ne cdo konflikt qe njeh historia dhe do te ndodh ne cdo konflikt qe do te njohim ne te ardhmen, perndryshe nuk ka fare kuptim te ngresh armet ne mbrojtje te atdheut nqs nuk do i drejtosh ato nga tradhetari dhe pushtuesi. Sidoqofte ne asnje moment nuk eshte fshehur aktiviteti i luftes partizane, jane te gjitha jo vetem ne histori, por edhe te dokumentuara me firma dhe me vula, per cdo vendim.

Opozita feston 5 vjetorin e gerdecit kshu?!

Duhet te heshtin perpara krimit shteteror Altin? Cfar do te beje ti po te kishe shtepine ne Gerdec ne ate kohe? Ose sikur sot per afera koruptive te njerezve me pushtet politik te te hedhin shtepine ne ere ? Fol sinqerisht.. Une s'jam me kete opozite por mund te them vetem qe shume pak ka bere, jo vetem nje kujtese e ca pershperima nje here ne vit... ka pasur dhe ka mundesine opozita por edhe familjaret te vendosnin drejtesi per ate krim dhe cdo krim shteteror qe ndodh ne Shqiperi. Kam bindjen megjithate qe edhe po te fitoje PS-ja keto pune do te zvarriten sepse mbas ketyre gjerave qendrojne forca me te medha se politikanet shqiptare, qendrojne ata qe i terheqin keta nga hunda.

Kam qen ne atdhe pr 3muaj dhe ne tr ate dite kur plasi gerdeci.me beri sh pershtypje tv shqiptare nxitonin te mberthenin lajmin.atje nuk ka opozite.ka clube miliarderesh qe grupohen si te majte e si te djathte.

une ju keshilloj qe te perkujtoni me rradhe ngjarjet e marsit 97 me data, fakte e deshmi mqs jemi dhe ne muajin mars. duhet te perkujtoni edhe ngjarjen e otrantos, duhet te perkujtoni edhe te mbyturit e karaburunit qe asnje nuk vajti ti shpetoi, duhet te perkujtoni vrasjen e komisar Katanit qe perloti nje shqiperi te tere, duhet te perkujtoni fundit e telenoveles "kloni" qe zbrazi kohen e gjithe amvisave te shqiperise, duhet te perkujtoni qimen qe keni gjetur ne supe para nje viti, e pa harruar qershine mbi torte, 21 janarin, kongresin e lushnjes!  te gjitha keto evenimente te lumtura duhen bere tema elektorale, " Harresa e tyre është përpirëse, si një vrimë e zezë morale për shoqërinë ". smiley

 

Si jeto me kundermimin tat, o pleh?

Ai qe zgerdhihet ne kete teme... eshte nje qenie e ulet... nen krimbat e zvarraniket...

nuk meriton as vemendje... vetem indiferenca ketyre felliqsirave i ben te vuajne...

E drejte. Vemendja ne fakt ju jep flatra.

Gërdeci ishte si një gungë bubonike e cila u shpërthye nga fati i njerëzve, fati ynë i përbashkët - që pati si çmin largimin e disa të mjerëve. Nga njëra anë na mësoi për të disatën herë se e fryma e njerëzucëve të diktaturës kumoniste është ende e gjallë. Mësoi se edhe sot këta palaço bëjnë një show ndërsa nga ana tjetër kanë njëmijë e një lidhje me njëri tjetrin. Morrëm vesh se si kriminelë që duhet të ishin në burgim të përjetshëm, luanin (luajnë) rolin e lidhjeve mes kapove të PDsë e PSsë.

Nga ana tjetër na mësoi se pjesa më e madhe e gazetarucëve shqiptarë janë thjesht vegla të partive kryesore.

Gërdeci, një ngjarje që ndohi pas mbi njëzetë vitesh nga rënia e diktaturës komuniste, na tregoi se fryma e njerëzve të vegjël është ende e fortë. Këta njerëz që vranë e prenë gjatë diiktaturës i kemi ende në krye. Njërin e kemi kryetar të PDsë e tjetrin, bir vrasësi e kemi kryetar të PS. Kjo po që është zgjedhje. Banditët që përfitonin nga Gërdeci kishin lidhje me të dyja këto parti.

Na thoni tani, o gazetarë të ndritur, se kush duhet ta përdor këtë ""kartë"" të Gërdecit? Këta që i kanë duart të lyera me gjak?

Blend,

A tu bene pese vjet qe je kthyer ne Shqiperi?

Me vjen keq per ate vend, po ju jeni te rinj, dhe keni kohe te ri-filloni. Hajdeni ketej familjarisht, Ketu ka goxha pune per te bere, dhe te pakten njeriu jeton me dinjitet...

Sinqerisht...

Une e bera nje gabim me siper. Ne kete teme nuk i duhet kushtu vemendje plehut.

Puna e Gerdecit eshte nje turp i gjithe shqiptareve,te majte dhe te djathte.

Zoteria pergjegjes ne fakt tani eshte ne burg,por mesa dime ai kish lidhje politike me te dy krahet.

Nje kritikues shume i forte i Gerdecit sot eshte patrnetri kryesor i kabinetit qeveritar.

Nderkohe qe kryetari i opozites vendos kandidature per ne KLD pikerisht personin qe ben avokatin e atij qe e akuzon se eshte pergjegjeesi kryesor dhe duhet te futet ne burg.

Zana permendi qindra krime qe nga L2B e deri ne 1997,qe ja kane kaluar Gerdecit per nga fama dhe numuri i viktimave,por akoma nga komentuesit krimet deri para Gerdec shikohen me syze rose,ndersa nga Gerdeci deri ne 21 Janar me syze te zeza.

Ne fund te fundit shkaketarin kryesor te 21 Janarit Ilir Meten kryatari juaj po i lutet qe te hyje ne koalicion.

Nuk e shihni qe krime te tilla nuk do te ndeshkohen asnjehere me kete llogjike qe kemi ne?

Edhe per nje krim oridiner si puna e atyre trimave kryetare bashkish qe njeri gjuan me shpulle nje trajner dhe tjetri hyn me makine ne fushe,per gjysmen e shqiptareve( dhe shumicen e komentuesve ne PPU) ishin te pafajshem dhe po i ndeshkonte pushteti...

Kur nuk keni kurajon te denoni me force nje ngjarje oridinere si ajo e kryetareve te bashkise se Gramshit dhe Kavajes pavaresisht se i simpatizoni politikisht,si do te gjeni kurajo te denoni krimet qe nga 1944 deri ne 21 Janar?

Por a do të jetë cështja e Gërdecit një temë elektorale, apo jo kjo mbetet për tu parë. Në mendimin tim, duhet patjetër të jetë. Nuk janë vetëm familjarët e viktimave që po humbasin, sic kanë humbur, në këtë histori. Harresa e asaj që ndodhte në Gërdec është përpirëse, si një vrimë e zezë morale për shoqërinë.

Kush do ta beje teme elektorale Gerdecin?  Gerdeci nuk u be teme elektorale ne 2009-ten qe s'kishte as nje vit e gjysem qe kishte ndodhur, e ti mendon se do behet tashme mbas 5+ vjetesh.

Ai vend eshte prodhues tragjedishe te pafundme, te njepasnjeshme dhe me nje frekuence tmerresisht te shpeshte Blendi.  Ende pa u varrosur viktima e rradhes, eshte shkaktuar tjetra.  Ende pa u mbyllur procesi gjyqesor per Gerdecin ndodh 21 janari, e ende pa u mbyllur procesi gjyqesor per 21 janarin apeli zbutet denimet (qesharake ne vetvete dhe jo mbi akuzen mbi te cilen duhet te ishin gjetur te fajshem) e tre nga te akuzuarve per Gerdecin qe te pakten arriten ti nenshtrohen procesit gjyqsor.

Padrejtesia dhe pandeshkueshmeria andej eshte bere institucion jetegjate, i konsoliduar dhe me rrenje te thella, e sistemi i ashtequajtur i drejtesise qe duhet ti vihej me gjithe forcen ketij institucioni ne fakt e perforcon kete institucion me gjithe forcen e tij, me cdo hetim, me cdo padi, me cdo pretence, me cdo seance gjyqesore e me cdo vendim.

Ala e makan men robt Gerdecin? 

Po ikni er burre se viza s'keni, ne NATO jeni, Rrugen e Kombit e keni, ca doni me shume?

Gerdecit iu dha drejtesia.

Fajtoret jane te tere ne burg ose ne kerkim si njoni, nji gjeneral qe ka hy ne librin Guiness per dicka te vecante

Kshu qe ,mos sillni kshu temash. Asnji gazete "mainstream" nuk kishte artikulll ne faqe te pare, leje mo fotografite e fatkeqve qe dhane jeten per carmatimin e Ushtrise, nje kusht i NATO-s ky.

Do fmi, e do t'rinj! Asnji fotografi neper shtyp sot!

Do boheni juve te Peshkut mo katolike se Papa!

Yy er deq! smiley 

Nuk e di pse fjalite si "Kapja e shtetit" dhe "Klani i Zemunit" dhe "Qeveri e duarve te pastra" mu zveniten ate dite dhe humba cdo shprese. Ndej keqardhje per ata 26 viktima dhe familjet e tyre qe kur sdo gjejne drejtesi ne kete vend ku cudia me e madhe sgjate 3 dite.

me sa kam degjuar uranium i varferuar perdoret per shum lloj armatimesh, a dihet ndonje informacion mbi kete ceshtje, pra kur ndodhi shperthimi ku iku gjith ajo materje

 

U vran. Pastaj u shkerdhyen nga gjykata, pastaj te tjere u pushkatuan ne mes te kryeqytetit (se kuptoj se spe i ka qelluar te jete kryjeqytet). Pastaj te tjere permbuten cdo vite. te tjere jetojne te ngujuar. 

Perseri kjo qeveri do marri vota! a ka popull me psikopat ne bote? 

 

Por a do të jetë cështja e Gërdecit një temë elektorale, apo jo kjo mbetet për tu parë.

Kur mo Blend, zgjedhjet jane pasneser, apo e ke fjalen nese do jete teme elektorale nderkohe qe pritet rezultati i votimeve?

Padyshim qe duhet te ishte ceshtje elektorale, por...well, le te mjaftohemi si kahere duke thene qe e keqja me e madhe eshte Saliu. 

Speaking of material per fushate edramiste, qe, ti jep vete qeveria sloganet:

Koha qe i duhet Berishes per te legjitimuar votimin e femijeve? Nje ore.

 

Per te vene drejtesine per Gerdecin? Nuk mjaftojne as 46,284 ore.

Pese vjet pas Gerdecit:

Deklarata per Shtyp e Departamentit Amerikan te Shtetit me 19 Dhjetor 2012

Nje perkthim te shkurter per jo-anglishfolesit:

Departamenti i Shtetit perfundoi me sukses nje program prej 14.5 milion dollare ne mbeshtetje te Shqiperise per pastrimin e zones, ku me 2008 pati nje shperthim municionesh vdekjeprures. Ky program mblodhi 3,085 ton municione te pashperthyera dhe 146,500 copa material municionesh te rrezikshme.

Me kerkese te autoriteteve shqiptare, Shtetet e Bashkuara ofruan ndihme dhe ekspertize per verifikimin e gjendjes dhe pastrimin e municioneve te pashperthyera.

Per mese pese vjet, eksperte teknike nga ITF Enhancing Human Security, Sterling International, dhe EOD Solutions, te financuar nga Zyra e Marredhenieve Politike-Ushtarake e Departamentit, trainuan dhe mbikqyren punonjesit shqiptare ne pastrimin m shtrirje rreth 125 hektare me municione te pashperthyera.  U mblodhen 734 ton metal nga municionet dhe shperthimet, dhe u bene skrap, me vlere miliona dollare. Keto ju dhane Ministrise Shqiptare te Mbrojtjes. Mijera dollare pajisje, te perdorura ne Gerdec, i kaluan si donacion Zyres se Koordinimit te Municioneve dhe Minave, te cilat do ti perdorin per pastrimin e zonave te meparshme ushtarake. Pjese te zones se Gerdecit mbeten akoma te kontaminuara, pas nje incidenti me municione te ketyre permasave. Eshte mese e pritshme qe municione shperthyese te gjenden ne kete zone ne te ardhmen, pasi municione qe jane te "varrosura" thelle, mund te dalin ne siperfaqje.

 -----------------

Dmth, qeveria prapre boni pare nga kjo gje, pa i hyre gjemb ne kembe.

money talks bro

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).