Zbardhet vendimi i qeverisë për ndarjen e 120 milionë USD nga privatizimi i hidrocentraleve. Vendimi, 90 milionë USD për shlyerjen e borxhit të firmave.

Ende pa u arkëtuar paratë e privatizimit të katër hidrocentraleve, qeveria vendosi dje se si do të ndahen dhe kush do të përfitojë.  Sërish pjesën më të madhe do ta kenë rrugët. Gazeta zbardh vendimin e qeverisë, i cili në total do të shpërndajë 12 miliardë lekë. Në fakt, shifra e privatizimit të katër HEC-eve është 109.5 milionë euro, por vendimi përcakton se kjo është një ndarje e pjesshme e të ardhurave. Arsyeja është se qeveria ka vendosur t’i ndajë paratë edhe pa e arkëtuar shumën nga “Kurum”. Në pikën e fundit të vendimit përcaktohet se paratë shpërndahen për ministrisë “përpara arkëtimit në buxhetin e shtetit të të ardhurave nga privatizimet në fjalë”. Kjo do të thotë që qeveria mund të shpenzojë më shumë para, sigurisht duke i marrë nga bonot e thesarit, deri në arkëtimin e privatizimit.

Si ndahen lekët

Vendimi parashikon që pjesa dërrmuese e parave të shkojë për rrugët. Në total, nga 12 miliardë lekë, 9 miliardë ose 90 milionë USD do të shkojnë për investimet në rrugë. Burime nga qeveria tregojnë se nuk do të hapen projekte të reja, pra paratë do shkojnë për pagimin e punëve në nisura. Kjo do të thotë se 90 milionë USD do të shkojnë për pagimin e bizneseve të cilat kanë përfunduar ose janë duke ndërtuar rrugë, por nuk i kanë marrë paratë. Po për Ministrinë e Punëve Publike shkojnë edhe 500 milionë lekë, ose rreth 5 milionë USD, në projektet e ujësjellësve.
Pushteti lokal, pra bashkitë dhe komunat, do të përfitojnë 2 miliardë lekë, ose 20 milionë USD. Këto para do të përdoren për projektet e rrugëve rurale si pjesë e grantit konkurrues. Në total shuma e investimeve në këtë zë arrin 40 milionë USD, pasi rreth 20 ishin parashikuar në buxhet.
Pjesa tjetër, prej 500 milionë lekësh, do të mbahet si kontingjencë për investime. Pra, si rezervë për ecurinë e investimeve të tjera.

9 Komente

Kane harruar 7%-shin.

Qeveri qe vjen verdall si pordha neper breke. 

Ok ,po e pati zbardh  Qeveria ,ashtu do bohet , tek rruget do shkojne .

Rrugët janë kusht sine qua non i shtetit. E madje duhet thënë, që çështja e rrugëve është jo dhe aq çështje axhende qeverie, sesa vizioni e madje filozofie shtetërore. Mandej, do të shtoja gjithashtu që çështja e punëve publike (rrugëve kryesisht) është po aq një çështje dallimi diametral në mendësinë e politikanit. Si të thuash, dikush, ose e kupton, ose nuk e kupton rëndësinë e rrugëve. Pra, rrugë të mesme nuk ka! Për mendimin tim, Berisha ka një meritë të spikatur që ka kuptuar rëndësinë e rrjetit rrugor në zhvillimin e shtetit.

 

Sipas meje, simbolikisht një rrugë nuk mund të krijojë kurrë borxh (në kuptimin e huasë) të qytetarit ndaj politikanit. Në mendjen time, rruga është një lloj amnistie për borxhet që politikanët kanë ndaj shtetasve.

 

Prandaj, e kam vendosur fjalën ‘simbolikisht’. Pra, nëse ushtrimi i politikës ka një largim de facto prej qytetarit, një pjesë e borxhit të të huajëzimit të politikës me qytetarin, mund të shlyhet përmes ndërtimit të rrugëve.

Se e kujt eshte kjo dispepsi mendore kjo dihet tashme . Por u  rikujtojme shumeniksheve "shume aktive " Yang dhe Old me ne krye xhupkuqen LefKOPE , se ne menyren me te thjeshte , me te sintetizuar dhe me te qarte e ka shprehur Stalini :" Rruget jane ARTERIET kryesore te nje Vendi ,- trupi " smiley

Pra i themi LefKOPESE te mos perfaqesoje Ide Gjeniale te Babasqapit duke huazuar thenie Staliniste !

Gjithsesi ne se ka ndonj IDE qe raporti i Politikanit Berisha permiresohet duke shitur Asete Milardeshe e te perhereshme per te bere kalldreme Miloneshe qe duan me shume se aq cdo vit ti mirmbash sa per te vertetuar thenien "Kalova Lumin te Ifja kalin " lefKOPEJA duhet me shume te na shpjegoje injektimin e ekonomise me Borxhet e marra smiley

Oidriso,

Më vjen pakëz habi që të jetë Stalini pas kësaj thënieje. Dhe a e di pse? Sepse, ajo që mendoj unë, është se rrugët nuk janë komune. Pra, rrugët dhe sheshet janë publike, por ajo cka i dallon mes tyre, është se sheshet janë komune, ndërsa rrugët nuk janë të tilla.  E ke vënë re, që në kohën që ti ecën rrugës, edhe kur je i shoqëruar, prapë je i përqendruar tek vetja. Pra, rrugët janë thellësisht individuale. Njeriu lidh jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen me rrugët. Ndërkohë, sheshet janë komune nga natyra. Shërbejnë për t’u mbledhur. Është interesante, që sheshi mbahet mend më shumë, kur ke qenë i shoqëruar sesa kur ke qenë vetëm. Por, kjo ishte thjesht një ide. Gjithsesi, i qëndroj pikëpamjes sime, në raport me rrugët dhe angazhimin e politikës tek to.

P.s. Në komentin që ishe shprehur për Arsidin, kam një prirje të mendoj si ti. Mendoj se nuk është hedhur dritë mjaftueshëm mbi këtë ngjarje.

Rruget lidhin komunitetet me njeri-tjetrin.

Pra, rrugët janë thellësisht individuale.

Nga Roma e Lashte kemi  trasheguar .Le strade serve per tutti..Ky nuk eshte as faji jot qe se di as merita ime dhe e Stalinit qe e kemi lexuar dhe pranuar smiley Mund te jet edhe ashtu si thoni JU por me LIGJ ne te gjithe Boten pavaresiht kohve kur Shperblehej ose JO toka  ose prona e atij qe merej per RRUGE them se shpreh kete IDE per Shpronesim e Perdorim . Perjetimeve JU keni te drejte tu jepni ate Kuptim qe desheroni

Edhe ne  kete rast  qeveria, ... qe  nuk e le "asnje rast  ", per  te  genjyer, po genjen.Pse ?

  Sepse shifres 109.5 milione Euro i   duhen zbritur  25  milione Euro, qe shteti apo korparata  KESH ja  ka pat  borxhe te pashlyera  kompanise Turke "Kurum' dhe qe Qeveria vendosi t`ja zbresi  ne keto arketime.

Por gjene,  mepake se  heret e tjera genjen.Kesj radhe me nje te katerten.Heret  e tjera genjen me mbi trefishin e shifrave reale

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).