Agim Llupo, një nga të akuzuarit e procesit, për vrasjet e 21 janarit, nis procedurat dhe aplikon për t’u pajisur me pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit.

Lajmi është bërë i ditur, nga burime të gazetës “MAPO”, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook. Sipas Ballës, Agim Llupo, kishte aplikuar për t’u pajisur me pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit gjatë javës së kaluar. 

Burimet thanë se Llupo është paraqitur fillimisht në një nga Njësitë Bashkiake të Tiranës, ndërsa më pas me vendimin e pafajësisë së dhënë nga Gjykata e Tiranës, ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si dhe në Komisariatin e Policisë nr.1, për të kryer në polici procedurat përkatëse që duhen për pajisjen me pasaportë. Pas verifikimeve rutinë dhe pas plotësimit të formularit nga ana e tij, aplikimi i Llupos për pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit, i është rikthyer njësisë minibashkiake që e kishte përcjellë atë për në polici. Policia nuk ka penguar pajisjen me pasaportë të Llupos, për shkak se për të nuk ka ndonjë masë sigurie të dhënë nga Gjykata e Apelit, apo ndonjë masë sigurie të kërkuar nga Prokuroria e Apelit, e cila ka kërkuar hedhjen poshtë të vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për të akuzuarit e procesit të 21 janarit. Nuk dihet se nëse Llupo ka aplikuar për pajisje me procedurë të përshpejtuar apo procedurë normale. 

Gjithsesi pavarësisht kësaj pajisja me pasaportë nuk është procedurë që zgjat më shumë se dy javë në një periudhë pak të ngarkuar si kjo aktualja. Agim Llupo, ish-efektiv i Gardës së Republikës, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranës, bashkë me ish- komandantin e Gardës Ndrea Prendi, duke u liruar nga akuzat e vrasjes së Hekuran Dedës e Ziver Veizit, Aleks Nikës e Faik Myrtajt të vrarë përpara Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës më 21 janar të vitit 2011.

9 Komente

si qenka kjo pasaporte udhetimi? a sudhetojne te gjithe tani pa viza me pasaporte normale?
apo ska pasur as ate ky palla?

Kjo eshte pashaporta e madhe Visheroy, ajo me fleta, ku viheshin vizat dhe vulat, veçse tani nuk vihet viza por vetem vula e hyrjes dhe daljes. 

Vete fakti qe ai gardisti s'ka patur pashaporte, tregon se ai ka menduar ti sherbeje naltmadhnise, deri ne pension smiley

Jo more Pjer, titulli duket se ka madhesi ne korektesine e shprehur.Ai ka aplikuar te marre pasaporten e zakonshme, pasi dy arresye ka: Ose duke qene i ndaluar i eshte marre pasaporta prej organit akuzes
Ose ai ka aplikuar per pasaporte ...sherbimi...Gje qe do me dukej e pamundur.Besoj se behet fjale per pasaporten normale te qytetarit.Mirepo nje njeri si ai me terer ate ngarkese psikologjike qe nbart dhe pandehmen e cilitdo qe perballet me paraqitjen e tij ndjehet nden stres.Kurse ai vete edhe me shume.Kjo eshte arresyeja, besoj, qe edhe nje gje normale te kerkoje Llupua, ..." perben " lajm

Pikerisht per ate po them dhe une Grava, pashaporta e madhe eshte ajo qe ti e quan pashaporta e zakonshme, apo siç e quajne zyrtarisht  pashaporta biometrike.  Dhe nuk eshte e thene se çdo njeri e ka kete pashaporte,  gati gjysma e shqiptarve nuk e kane kete pashaporte, ose e bejne vetem kur kane plan te dalin jashte.  E detyrueshme eshte vetem karta e identitetit, me te cilat kryen ter veprimet aty. Po keshtu eshte edhe ketu ne Europe, gjysma e njerzeve nuk e kane pashaporten, se levizin brenda Europes vetem me karte identiteti, edhe veprimet ketu kryhen vetem me karte identiteti. 

Pjero...me kan thone qe do e presesh ti Llupon.....aa qerrata ti, je i lidh me pushtetin me fije te padukshme

Me siguri i duhet pasaporta per te kerkuar azil ne Belgjike. Aresyeja - rezikohet te vritet per hakmarrje nga familjaret e pucistit te vrare mbi gardhin e  kryeministrise me duar ne xhepa pasi i kishte me eksploziv qe kerkonte ti ndizte. Pjerr, po te vjen ne shteg, thuaji dhe Belulit te te ndihmoje nese nuk ta ben zemra vete.

beluli i kput nji : po ç'u bëre llupo djali? ne për ty na mori malli

pjeri ia ngop nji vëqë

dhe myllet ky muhabet

Llupua ka aplikuar per Pasaporte sherbimi apo per Pasaporte normale se spo e marrim vesht .

Ndoshta kjo do jete dhe aryeja e vendimit te gjykates ...Llupo nu eshte Vrases ...! Ka nje Logjike sepse tregon qe personi ne Police Prokurori  eshte thirrur per Identifikim Personi dhe jo si Vrases i Vertete. Bilespadrejtesisht eshte mbajtur edhe ne Burgim . Llupo me kete kerkese po provon qe nuk ka qene ai i "akuzuari " Ai tashti po Identifikohet dhe qe te mos u shkaktoje veshtiresi GjUkatave te brishta Shqiptare me mire iken ca Kohe nga Shqiperia.

Gjest patriotik !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).