Më ka qëlluar të ngas me djalin natën rrotull Sheshit Skënderbej dhe kur jam aty i kam treguar për "xhaxhin me kalë", por ndërsa përpiqesha t'ia tregoja monumentin vura re se ky është pothuajse i padallueshëm. Kur nata bie dhe dritat e Sheshit ndizen rreth e rrotull monumentit, heroi vetë (megjithë kalin e tij) kridhet në errësirë. Ndriçimi i sheshit është boll i mirë por mesa duket këtë detaj (mendoj, të rëndësishëm) e kanë harruar. Duke parë se ka plot ndricim vertikal nga poshtë lart në shesh, mendoj se mund të gjendet diçka që ta bëjë heroin kombëtar të dallueshëm edhe në mbrëmje, pasi siç është, mund të kalosh aty dhe as mos ta shohësh fare Skënderbeun, fshehur mrekullisht si një ninja, mu në mes të sheshit. 

219 Komente

Ai nuk ka nevoje te duket , Ai eshte Hero !

Problem themelor ky i fundit ! Prandaj nuk bohemi ne ..

Alidea...do mblidhemi i fusim i proteste pse nuk duket kali? smiley

 

P.S O Blendi nuk thu mire qe skan vone i barrake qoftesh ne mes te sheshit.

po pra ket po thosha smiley do ishim te bekuar nese do mblidheshim per te protestu per nje problem te kesaj madhesie smiley rrofte main editorial on ppu 

meso te rrish shtremet e te flasesh drejt, qe te mos qash pastaj qe s'ta var njeri as me nje koment

skenderbeu eshte objekt turistik, identifikues, ka njerez qe vijne enkas per nje foto aty nga Kosova, nga jashte (qe jane emigrante qe kthehen ne Shqiperi ne qytete te tjera, por rrine ne Tirane per nje foto te skenderbeu e objekte te tjera qe identifikojne shqiperine), si dhe ka te huaj qe bejne fotografi edhe ne kete ore, ne cdo dite. Nese s'e kupton vleren, ca te them une, po meresh me punen e gabuar.

Po pse ti je  amator ne media nuk t 'kam fajin un , don mesime ec shko ne shkolle! Tani kur vazhdimisht ne nje web site behen highlited tematika superficiale dhe personale , reagohet ! Epo mesoje o rob se dhe ndaj medias cilado lloji te jete ajo mund te jesh kritik e te reagosh !  

Ti nuk e kupton vleren e skenderbeut si monument identifikimi te shqiperise, te vetmit objekt qe i bejne foto ne tirane kosovaret, shqiptaret dhe te huajt. Nuk di kaq, e me tregon mua te qenit amator? Vertet, alidea? Nese s'kupton kaq ti je amatore ne common sense e logjike.

Jo mua me duket se ' gia' Shqiperia me ate qe eshte sot nuk po identifikohet me Skenderbeun. mbase pertej asaj ankeses se mungeses se dritave mund te kishte nje tjeter qe edhe Skenderbeut mund ti  ishte dukur me prioritare per kete vend .. po lere me mire nuk ia vlen te diskutojme kur kemi qasje kaq te kundershtueshme ndaj asaj qe eshte prioritare. Beji mire detyrat aty ku je , dhe uroj te marresh noj kredit me keto komente. 

Po pra, perpiqu ta mbulosh te ngurten me te lenget

s'eshte mire shqiperia nga qeveritaret, ndaj te zhdukim skenderbeun sepse s'e meritojme lol

common sense, logjika...

ti dhe vete e di qe ta mbuloi arsyetimin inati e po te ishte ne nje situate tjeter s'do te detyroheshe te bije aq poshte sa te mbuloje nje argument te arsyeshem me shosha alogjike.

megjithate, e leme

klm

Un do e merrja veten me inat nese do i pergjigjesha ketij budallalleku deri tani nuk kam njohur inat, me fal qe replikova me ty! Gezoju masterit!

E pse duhet te dominoj "historia" mbi te tashmen? Mjafton mozaiku. Pse duhet te na bej hije Skenderbeu edhe naten? Kemi kaq frike sa duhet ta mbajme driten e nates gjithemone ndezur qe te mos ndihemi vetem si kalamajt?

Pse mos heroizojme pemet? Jeshillikun? Qytetarine? Hapsiren publike? Pse duhet ta rendojme e ngarkojme me nota patriotike a thua se vete hapsira (shqiptare) nuk na mjafton? Mos duhet te mbjellim flamuj ne vend te atyre pemeve dhe ti ndicojme dit e nat per te mos e lene vetem Skenderbeun? 

Do ishte normale te mos mirembahej linkolni naten? Apo statuja e lirise? Do te rrinin mediat pa folur? Do ti dukej normale popullit?

Problemi i Skenderbeut eshte se ndodhet maje Kalit.. Vetem nje lejohet te duket mbi kale ne Shqiperi.. Po te ishte si statuje me kembe do ja kishim vene nja dy drita poshte. Boll me keto shkrime tendencioze Blendi.

Te kom thone , per dy muaj ti besh anetar i PD - se smiley

Do behem me ndonje tjeter dhe do ju hyj si "Kali i Trojes"smiley meqe po flasim per kuaj

Brad me cpo me zene syte ne kete blog, te hene do shkoj ne PD te mar teserensmiley

tashi,   nuk e di ne ç'ore i ke bere fotot, por ne pergjithsi sheshi,  si  e qender  e kryeqytetit,  qenka bosh... kembe njeriu..smiley   por shqetesimi eshte i drejte..   ne  pergjithsi   monumentet  (heronjsh apo jo) ne qendrat e qytetve jane te ndricuara.

Belul , Kali nuk fle me drite ndezur.

po mire, le  tia  projektojne dritat Kënos mbi kale.

Dhe te leme Kenon pa gjume pastaj.

heronjte  nuk flene kurre! 

First world problems i thone ktyre. Ah Sali ç'i bere ati populli!!!

E pabesueshme se si komentuesit s'e quajne problem vetem sepse jane me PD-n dhe u del partia keq, edhe ketu ku jane anonime e s'u bie njeri ne qafe. kellira njerez. Ne cdo vend te botes do te ishte skandal. Tregon dhe nje here qe simpatizanetet e partive jane llumi i ketij populli. jeni per t'u peshtyre ne surrat

E fshehin Gjergjin se simbolizon rezistencen, luften kundra tiranise, te shkuaren krishtere. Ne vend te tij duan tna japin Nard Ndoken. Pse na thone dhe Nardi geg si Gjergji eshte, katolik gjithashtu i paraqitur ne formen me moderne te katolicizmit: kristian demokrat. Rezistence i ka bere kulshedres se kuqe pamjen e ka si europian per te qene me te sakte si Tirolez me nuanca te buta bjondini. Ca ka Gjergji me shume pervecse kalit????

Kshu si e kemi nis mbas 300 vjetesh intelektualet do te mundohen te cmitizojne Nard Ndoken!!!

Edi Paloka nuk te frymezon..smiley

Njerez, nuk ka qender identifikuese te nje kombi e te nje qyteti ne bote qe nuk mirembahet ne menyre maksimale, e te mos quhet skandal lenia pas dore ne kete fare feje. Ky eshte skandal dhe ju jeni vertet bageti.

Mua me pelqen si ceshtje. Ja vlen te ngrihet, Bashkise nuk i kushton gje te vere disa llampa perreth monumentit. 

ska gjo se ndricon zogu ne cepin tjeter te boulevard-it smiley

 

pikerisht!

aman vetem janullatosi ishalla nuk po na nderton ndonje kal tjeter aty , kal troje perbri kalit tone

Here tjeter shko ne kembe, problem solved!

Po me pelqen shume Tirana ne kete foto.Shume romantikedhe ebute....

"qendra" - kjo osht lulishte, nuk osht qender lool

as mos ta shohësh fare Skënderbeun, fshehur mrekullisht si një ninja, mu në mes të sheshit. 

smiley

Padyshim qe eshte nje shqetesim 'jo thelbesor' i legjitimuar blendist (ne kuptimin e mire te fjales) qe ja vlen te ngrihet, ashtu sic nuk mendoj se ka ndonje qellim okult bashist per ta lene Skenderbeun ne hije se mos i ben hije NMN kur kalon atypari. 

Dhe mos blasfemoni duke e quajtur Alidea te shitur, se ju denon Zoti me impotence apo ndonje semundje te keqe ne allatet.

Zana nga ana tjeter ka filluar te rivalizoje Leftin, duke e quajtur sfumimin e Skenderbeut tek sheshi "Skenderbeu" si element te domosdoshem zbutes per te ulur testosteronin skenderbeor te shqiptareve ne perpjekje e siper per ti qyteteruar ata me nje ndjesi veneciane ndaj jetes ne pergjithesi dhe frutave egzotike ne vecanti.

Eshte neglizhence e rende me gjera me vlera te medha kombetare, sepse ka rob qe vijne per nate e bejne foto aty, si nga kosova, si nga jashte shtetit, qofte dhe te huaj, njerez qe nje here u jepet mundesia ta fotografojne. Sa c'i vlen parisit kulla eifel duhet t'i vleje Tiranes skenderbeu. Eshte objekt turistik, eshte objekt me vlera kombetare e patriotike,  eshte mekat te demtohen nga nje neglizhence qe duket e vogel por qe ne fakt eshte ajo qe ka marre ne qafe te gjithin kete vend. 

Po ere. Nate per nate kam pa aty sheike arabe dhe pasanike kineze duke i bo foto Skenderbeut ne 1 te nates

shoku, eshte objekt identifikues i shtetit. Po, nate per nate ka rob qe bejne foto aty. Ate ke si qytet, laj thaj, dhe mozaikun mbrapa. Asnje gje tjeter qe te identifikon shqiperine e tiranen. 

po skenderbeu vet pse nuk bo i cik drit...

HEc shifni naten tironen.Se me qene e gjitha Brraka

E ka fajin Shmuti. Do kete filluar pune si keshilltar i Lulit.

 

Shif se mos eshte djeg nei poc. 

A ka drita Banka thuj.. 

skenderbeu????

uroj qe qe ky shqetesim te jete pertej te majtes dhe te djathtes se na mori lumi pastajsmiley

Me e frikshmja eshte qe robt nuk e kuptojne se cfare vlere ka qendra identifikuese e nje kombi, e vetmja gje e bere nga dora e njeriut qe robt fotografojne ne ate vend. U mungon kaq arsyetim i logjikshem.

ai nuk eshte shesh por lines seta ultra..., skenderbeu po rri ne kale ne mes te fushes me bar. po pret.

Ca jane keto tema budallaqe?!

shshsht..se tu sulen disa elektrone servile .. 

E perseris. Skenderbeu, mozaiku dhe 15 kateshi jane te vetmet gjera te bera nga dora e njeriut qe identifikojne shqiperine e qe fotografohen nga robt. Vlen per shqiptaret aq sa c'vlen per romen koloseu, per ameriken statuja e lirise, per francen kulla eifel. nese ka gje tjeter shqiperia, ma thuaj ti, se s'e dime.

nese ka gje tjeter shqiperia, ma thuaj ti, se s'e dime.

Ou, po Hamide Sadikun e harrove???

 

Ca jane keto tema budallaqe?!

Ka lezet...pak e sakt!!! 

Mua m'u dogj njeri nga tre spotet e dhomes se gjumit. Kete jave. E lashe 3 dite pa e zevendesuar. Neser do ta nxjerr si teme tek peshku. Ndricuesi eshte IKEA. Spoti ne fjale ndriconte miniaturen e Deas. Skandal!

Pse justifikim eshte ky?

I paske dy ne rregull. E nuk con nji tek Skeneri?

t'anksha   pajdhin desh me   than por aj kish marue

tirona identifikohet me kulturen e modhe ...

Rendesi ka qe pallati i Fidelit duket .

Eshte nje grope sapo dal nga lagjia ne rruge kryesore. Nuk eshte shume e felle, por gjifthesi... Corsa ime renkon. Shpetoni Corsen time. Denoncojeni kete problem si kryelajm tek Peshku - Blog kolektiv. Edhe mishelatori i banjos nuk mishelon mire. Nqs. i beni derman... Hallall!

Pra, ti Olsi mendon se monumentet identifikuese te nje kombi s'duhen mirembajtur si ne gjithe boten? 

Une mendoj se mund te qelloje ndonjehere ne jete qe nje poc te digjet. Tirana ka probleme shume me te rendesishem se sa ky. Kjo teme eshte pasqyrimi me i mire i shprehjes: " Fshati digjet curva krihet".

Nuk eshte poc i djegur po s'ka fare, dhe ka kohe ashtu. Lere, varja. Ngaqe thua qe ke bere shkolle ne lidhje me gjera te tilla, kujtoja se e dije rendesine e objekteve identifikuese kombetare e turistike. 

O zoteri, e di ca problemi kam une me kete qytetin tone? Kam problem me pushtimin e hapesires publike, kam problem me rruget jashte-bote, kam problem me parkimin, kam problem me sinjalistiken horizontale te rrugeve, kam problem me trotuaret e pushtuara nga tregetaret dhe makinat dhe me mungesen e dinjitetit tim si kembesor, kam problem me semaforet dhe me robt qe me kalojne para makines kur une jam me semafor jeshil, kam problem me shtyllat e tensionit te larte tek blv. Zogu I, kam problem me jevgjit qe pushtojne parkingjet, kam problem me ajrin, me kaosin urbanistik dhe estetik te qytetit ku jetoj.... Te gjitha keto probleme jane te trasheguara nga e shkuara dhe do t'i isha mirenjohes Bashes nqs. do te zgjidhte te pakten 1/3 e tyre... E pastaj del njoni nje qellon te jete edhe bashkethemelues dhe admin i ketij blogu qe te gric nervat duke abuzuar me pushtetin e tij dhe duke nxjerre ne plan te pare probleme idjote pocash te djegur si ky ketu!

Te kishe ndenjur te biblioteka shqiptare duke lexuar gjera falas do kishe mesuar me shume se duke harxhuar leke neper shkolla, me keto qe po thua.

Cfare pergjigje idjote eshte kjo?!

E pastaj del njoni nje qellon te jete edhe bashkethemelues dhe admin i ketij blogu qe te gric nervat duke abuzuar me pushtetin e tij dhe duke nxjerre ne plan te pare probleme idjote pocash te djegur si ky ketu!

Po kete thuaj, kalama. C'me harxhon kohen duke bere sikur s'eshte problem qe i vetmi objekt qe identifikon shqiperine duhet te mos duket. Zgjidhini problemet tuaja me mesazhe private e mos demtoni tema te rendesishme. Jeni nga 30 e kusur vjec e me tru kalamani. 

Kur isha e vogel me thone qe per "budalla" thosha "bualala".  Me duket se e perdorja pa dallim gjinor.  Si psh "teme bualala".  

Thene keto, dhe pertej zilise se ciltersise ose "thenies troc" te femijes, se me thone qe kam bere shume nga keto trocet, them se pak a shume te njejtin efekt do te kishte adresimi i shqetesimit tend ne formen: "S'eshte problem qe ia vlen te shtrohet."  Ose ne nje forme te ngjashme. 

Une personalisht akoma jam ne medyshje, ne eshte apo s'eshte bualala = ceshtje qe ia vlen te diskutohet = [...]

Problemit te shtruar i ve vetem nje emer: neglizhence.  Pa ndonje teori konspirative, a sulm heronjsh etj etj. 

Cfare permasash merr dukuria e neglizhences ne shoqerine shqiptare?  Po ja, sot, nje foshnje nje muajshe kishte vdekur nga te ftohtet.  Familja ka vite qe endet neper barraka.  Familje rome e pastrehe. Shtrese e neglizhuar per mos t'i shtuar aspekte te tjera problematikes se tyre.  Nje nene me dy femije ne Shkoder dje a pardje po flinin perjashta, se pronaret e godines kishin fituar gjyqin dhe ata jane ne te drejten e tyre ta pervetesojne, por qe nga ana tjeter kjo famije e te tjera pas saj e gjejne veten ne mes te kater rrugeve.  Jo rome keta dy femijet dhe nena e tyre. Ne Gjirokaster ishte shembur komplet fasada e nje shtepie muze.  Neglizhence edhe aty.  Neglizhenca ndaj mjedisit eshte fenomen i sterdiskutuar.  E plot aspekte, jete e endrra te neglizhuara. 

Ne nje kendveshtrim me te gjere, te kapesh me neglizhencen ndaj ndricimit te nje monumenti duket luks.  Ne krahasim me c'permenda me siper.

Por permasat e neglizhences nuk shtohen, nuk zmadhohen, nuk marrin jeten e foshnjeje vetvetiu.  Ato lihen ose me sakte, i leme te marrin.  

Keshtu qe akoma jam ne medyshje ne eshte teme bualala apo.  Dhe per me teper, sikur shoqerise t'i kishte bere pershtypje nje poce e djegur dje, a do e kishte lene sot kasollen, ose me sakte fshatin t'i digjej.  

Po ti pse medyshesh? tema e meriton te jete ne krye te ballines. Mos u tut nga presionet e lobisteve me miniagjenda smiley

Nuk medyshem smiley.  Po i them qetesisht Olsit: dakort te mirekuptoj, por kuptome smiley.  

Monda, me jeni futur te me hani shpirtin me keto prioritetet, pa dashje kuptohet.

Monda, ky eshte qyteti i tortes me shege e dyta me e madhe ne bote, per te festuar pavaresine e vendit qe ka peshqit me cilesore ne Evrope.

Une habitem si nuk vjen ne jete kali i Skenderbeut e ta heqe qe aty.

Mos me kujto batuta te Xha Vanit aman, se s'ka kaluar kohe mjaftueshem akoma t'i perdor.

Cik si nga Kina, xhanerisht smiley

Nuk te kuptoj. Ndoshta e ka fajin Kina, pas Turqise. Tani ti cfare doje te thoje me kete: "akoma jam ne medyshje ne eshte teme bualala apo"?

Meeting somebody halfway, e jo me pallen e Skenderbeut ne dore.  

smiley Une habitem si nuk vjen ne jete kali i Skenderbeut e ta heqe qe aty.

Mos u merzitni se do ndricohet kur te vendoset "skenderbeu" i ri...

Sa kishim bo gjithe kete debat kishim shku e ja kishim ble nja dy tre llampa Skendos por pastaj do na dilte qe " e shohim " dhe qe monumentet e kultures mirembahen , o Blendo se kom harru me te thone , noten dhe kur bie shi me cyrryla hiqi syzet e diellit mo burre.

Skenderbeu do qe shume krenar qe midis aktivitetit votableres ty te del koha ti blesh dhe dy-tre poca. Sic i pat thene ai Hamzait para se ky i fundit ta tradhetonte, nje dite teksa benin muhabet duke mbushur cibuket me shume duhan e pak hashash, "Cka tjeter do desha une ne jete pervec pak buke, dy-tre poca dhe nje kale te bere synet?"

nje kale te bere synet

tobestrafullah. smiley po per kalin e Gjergjit, Shmiti a ka zbulu ndonje te dhene?   

Po pra, Shmiti ka thene para nje jave tek emisioni i Zhejit se, fakti qe kali i Skenderbeut qe bere synet, do te thote qe ai ishte ose turk ose cifut, pra jo shqiptar, dhe sic dihet nga historianet, kuaj turq ose cifute ne ate kohe mbanin vetem greket dhe serbet. I kompleksuar nga ky shmitzbulim, Basha i ka fikur pocat poshte kalit te Skenderbeut perkohesisht, sa te kaloje kjo shmitzallmahi.

Ja kaq eshte ceshtja, por sic thote Olsi nuk ja vlen te diskutohet persa kohe qe makina e Olsit vazhdon te lengoje nga trauma (me shume emocionale sesa fizike) e shkaktuar nga gropa ne lagjen e tij. Po ec e thuaji Blendit qe rri merret me pocat e Skenderbeut dhe jo me parafangon e makines se Olsit.

Po mire mer, po te drejten e Skenerit per icik privacy e ve njeri ne kanar ketu?

Blendi, falemnderit per fotot. Uroj qe ta mbuloje bimesia statujen, qe ta zbulojne antropologet e mjedisit kur te kthehen nga emigracioni.

Ore se mos larg qofte ia kane vu synin per skrap Skenerit megjith kale? E si fillim i kane heq pocat.

Cohuni burra (edhe gra dmth per te qene politically correct)!

Po jo mor burre se me i heq Pocat Skendos duhet i vinc ne rradhe te pare , me e ngrit masnej me e ul ne Kale prape , vinc sikur s'na kane zone syte keto dite anej .

Pe deri sa s'duket Skeneri, si do duket vinxhi ne gjith ate erresine. Megjithate duhen pa resmet me kujdes se ene vinxh mund te kete. 

Blendi duhet pergezuar per kete vezhgim. kjo shkujdesje per mirembajtjen e monumentit te Heroit Kombetar sikur stonon  dhe me valen e trete te nacionalizmes. 

Pse nuk e bojne prej fosfori mer jahu, dhe bine rehat njehere e pergjithmone!

dhe ty mo kuj t'ka njel fosfori  smiley

nji foto > 1000...0 fjale. Minareja vezullon, Gjergji faded away... (i mbytur ne poolin privat)

http://d3lqjvf9z8t4fc.cloudfront.net/sites/default/files/styles/madhe/public/imazhe/s3.jpg?itok=11RuBmej

abababa sa i dhone je dhe ti mas ketyne teorive konspirative!!!

Dmth ti po thu qe minareja ne bashkpunim me pepsi kolen po i bojne gropen Gjergjit???

ia kon bo. si tha njoni, kishte dy emra: njerin si diellin, gjergj, dhe tjetrin si hena: skenderbe. ky osht emri me hon... i hones.

meqe ra llafi te konspiracit, e dije qe portreti i maria magdales dhe i personit ne te djathte te Krishtit tek Darka e fundit jane i/e njejti/a?

Me te hedhura domethene!

Une nigjova se ia kishin fik dritat Skenderbeut se kishte dale kushuri me gjergj Ndrecen. 

nuk futet minarja ne thes. por mo u merzitni.Do behet xhamia e re tek gropa e hajdin sejdise dhe ndricimi i saj (hyjnor) do bjere dhe mbi Gjergjin dhe kalin e tij serb...ironikisht.

Sheshi eshte nje hapsire publike. Publike vjen nga publicus (qe eshte forme e kontraktuar e populus - njerez).

Kur me eshte dhene te kaloj ne ate hapsire, nuk kam pare njerez, gje qe konfirmon se nuk kemi te bejme me nje shesh, me nje hapsire publike, por thjesht me nje hapsire te vene ne skene. Domethene me nje skenografi.

Fakti qe Skenderbeu nuk duket, thjesht konfirmon se skenografia per me teper eshte e keqe.

That beats all.

 

 

 

problem i drejte.

Ore se mos ka nei delegacion turk verdalle, e s'duhet me i merzite vllaznit, te pakten jo naten. 

i thashe nje turku ketu qe ne librat e kosoves nuk po ju quajne me invazore. po cfare po na quani, me pyti. me zu ngushte se me ter mend nuk di se cer i qujn turqit ne librat e kosoves tani, nuk e di, i thashe. me tha, vallahi-bilahi, kur vje prej nji tjeter vendi, sic beme ne, invazore sikur i bi me qen... ene po ferkote mjekren... Allah-Allah... (ket e menova une, ne fakt) smiley

 

Ne fakt keto dun me minu figuren e turkut. Me nje llaf "Ti na ke pushtu ne! Ca thu me lla. Une s'te njof fare" Dhe cefesht, ja ku u fshine 500 vjet nga historia e Turqise. Po hajde mushi menjen librave turq te historise se!

Shi sa te poshter greket, sa te vogl ja kan bo shpaten!!!

 

me ket brisk nuk mpref dot asi laps, mer Ron. edhe bicepse hic - si me qen naj llogaritar ntus-i... pis milet.

 

Ky duket mo shum si pirati barbasoza.

Kurse i shok i im turk me tregote se ne librat e tyne, turqia eshte qendra e njerezimit. Keshtu qe i bi qe ata vec kane perhape civilizimin e bakllavane verdalle. E ca bandite i kane pengu ne kete mision bamiresie. E megjithate, bakllavane ia kane pelqy.

inva-cfare?

se mos ishte vend shqiperia ne ate kohe. po aq sa amerika e kolombit per europianet e kohes, ose afrika per kolonizatoret, po aq qe per turkun shqiperia e kohes. 

ky me siguri qejfi ja kish te pushtonte kombet e verteta, po takati si dilte. keshtuqe mbeti vetem te ne per 5 shekuj.

nuk mbeti tek ne rastesisht per 5 shekuj.Turqit vinin si turista ne plazhet e adriatikut dhe keshtu u pushtuan nga ne. si puna romakeve qe pushtuan greqine por u pushtuan prej kultures se saj.

ne fakt turqit ishin vete te pushtuar nga otomanet. 

nuk ishin turq, ishin osmanë. Turq u bënë pas 1922-shit. Si përftim evropianizimi dhe për ta. Ndërsa osmanët ishin sundimtarë. Pushtues për 500 vjet nuk mund të jesh... Pushtimi ka një periudhë që zgjat, psh 25-50 vjet, pastaj gjendja stabilizohet. Dhe nënshtetasit e kuptonin veten si të tillë - subjekte të PO. Më pas e morën vesh që duheshin çliruar, duke përftuar dhe ndërgjegjien kombëtare. 

Pasardhës të rev. francez, janë komunistët dhe të majtët realisht. Se edhe këta, pas Marksit zbuluan luftën e klasave. News flash: Në vende jo-evropiane përgjithësisht, luftën e klasave nuk e kanë zbuluar akoma. Pak a shumë kështu me kombësinë. 

Si eshte kjo moda e u takova me nje turk, e i thashe ashtu, u takova me nje serb (ne mendje me vjen nje serb ne itali i cili lypte per para, dikush e solli tek peshku) e me bu qejfi, e u takova me nje kinez e me tha keshtu (dikush tjeter tek peshku qe takuar me kinez), sikur peshqit jane diplomat e kur takohen me ndonje jo-shqiptar mendojn se i hapin te huajve nje dritate te vogel, nga ku mund te perjetojne boten tone.

Mua per vete asgje nuk me acaron me shume nevrat kur dikush me flet per shqiperine a ballkanin, meqenese jane lindur apo kane jetuar/vizituar afer ballkanit, dhe krijojn kete familiaritet, sikur me kuptojne mua me shume e une ata me shume... Pa le njehere, muhabetit e politikes, tungjatjeta mister serbovic, por per kosoven si ja mendon. Hola Osman Osmanlli, po si populli jote na mbajti ne burg per 500 vjet. Zonja Kineze, e mbani mend kohen kur vendet tona ishin ne miqesi te madhe?

mbase ti projekton veten tek te tjeret, qe nuk beson. plus, ti mbase kerkon edhe emrin e turkut, kur eshte bere kjo bisede, vendin dhe kush ishte deshmitar. e une keto nuk mund t'i jap, sepse ndersa per vete nuk kam ruajtur anonimitet, s'mund te mos jem diskret per te tjeret. por mund te them vetem kaq: ky eshte muhabet i bere para dy ditesh, me nje turk te shkolluar ne turqi e me pas ne US, i cili shprehu shqetesim per forcimin e pandalshem te Erdoganit ne vendin e tij dhe largimin respektiv nga sekularizmi.

c'delegacion zeza

burimet ekonomike shqiptare dhe kontrolli, jane duke u ndare si ne vaftit, midis Austrise dhe Turqise.

ja ashtu gjys per gjys smiley

kur nuk ke se çfare shet tjeter. aty do perfundosh.

Po pse ca ka ndryshu prej vaftit?

Shqipot vec sherrin me njoni-tjetrin kan sport popullor. Megjithate si kompesim apo si bicim affirmative action, Zoti na gje nei dermon te vogel.

po hic ere ska ndryshu ke ne, por po thoja qe jemi kthy ne konfigurimin çifligar te qëmotit smiley

sa pytje boni ne juve aman smiley

kjo verteton tezen qe pushtimi turk ishte sajim oksidental. 

me kujtohet intervista e pare e edi rames dhene zerit te amerikes, nder te tjera ai thote : kur nuk ke buke te hash dhe pushtimi i huaj behet i deshirushem.

ça deshe me thane ti me kyt ?

lexo postimin e emigrantit pak me lart, ta marresh vesh.

Jo mi, po si tha ai i sapo dalmi prej burgu ke barcaleta, pse mi shoqe mos ka dale nei metode e re?

Kshu dhe ne, duke qeni ikic verdalle, pysim se, larg qofte mos, ka lujt nei bina kenej vatanit.

sdi gjo une vallai

pyt nai tjeter

dro ka lujt

dro ska lujt

ose mo mire pyt kurreshtarin se ai osht nona e dijes smiley  smiley

Pergjigje diplomatike dmth. S'do me e prish as me turkun as me kaurrin.

Po s'ka pse t'na vije turp, ka shume munci qe s'ka bina fare. Kshu qe ca me lodh kot dynjone me pytje. 

Kurse per ate punen e nones se dijes e kam i fije dyshimi, jo per gjo po do i kishte shterru kureshtja.

Gravure e nje botimi Gjerman te Historise se Skenderbeut ne shekullin 15. Turqit duke therur shqiptaret e kapur ne Shkoder.

francezet dhe sot, islamistet maliane po ashtu i tregojne, duke u prere duart njerzve te tjere.

jane karikaturale ilustrime te tilla. 

Ou, dmth dhe kronikat e Tursun Beut jane balrcaleta sipas teje???

 

“Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë, të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.” Ky është vetëm një fragment i shkëputur nga një kronikë që përshkruan pushtimin e Shqipërisë.

 

te ekzagjeruar padyshim. 

nuk ka mundesi them qe duke bere krime te rish diku per 5 qind vjet. precedentet historike mungojne. 

ja nji shembull

per variantin artistik te sjell ne kujtese nje veper me ter mend brilante (dhe vertet gjeniale, jo lemime gjuhe). Quhet "Komisioni i festes". Natyrisht e Ismail Kadarese.

precedentet historike mungojne. 

Injorant i permasave te pamatshme!!!

  

Shume gjynah...

me i fjal po shesim sumen se tjeter gjo ska ngel??kaq i bezdisshem qeka bo skeneri sa masi e futen n'lines qe ta shifshin vetem nga larg,tashi noten se shifke dot. po per diten si do ja bojn? edhe icik sa t'msohen robt,po do kaloj nai vinç ay si pa dashjesmiley

Nuk eshte problem prurja e jote, po qellimi , nuk arrij ti jap dum.

Ne fakt, pse merrem me ty, ti je zbatues urdherash,, nuk kupton me gjate. 

Peter je vizituar ndonjehere per "personalitet te dyfishte"? Kur shkruan ti mor vlla sikur shkruajne dy njerez te ndryshem qe jo domosdoshmerisht mendojne njesoj!!!

Interesant...dhe nuk i jep dot dum, por dhe i jep dum!!!

 

ky robi ka edhe i problem me presjet.

Per cilin e ke fjalen, se me duket se jane dy. smiley

nga Pantomima e frikshme e bronzit

 

Zyrtare te larte te shtetit shqiptar, pa asnje dinjitet dhe pa pendim, vazhdonin ta zhvendosnin bustin e Kastriotit sa here qe turqit hynin ne ato sallone, thua se pa pranine e tij te dyja palet do te ishin me te qeta.

Dhe ashtu ishte vertet. Kastrioti ishte bezdises per ta, ashtu sic ishte i tille per ndergjegjen e nje pjese te Shqiperise. Ata kishin frike prej tij, beheshin memece, me keq se hoxha i Shkupit.

"Mosmarreveshja", Ismail Kadare, 2010

nga nje bisede telefonike me redaktore te Shekulli-t, dhe sipas ketyre te fundit, si edhe nga c'di vete, e pa mohuar nga Ismaili:

"POPULL SKLLAV!"

ismaili e ka fillu karieren me turqit dhe do me e mbyll me ta. do te kish bere letersi me te mire, me te madhe, po te mos merrej me probleme historike fare. por puna e tij. 

tiens, pse nuk shkrun ky per mungesen e ndonje monumenti te Napoleonit ne france ? nuk i ben çudi ky fakt ?

per kompensim ska lagje qe ska nji statuj te zhan darkessmiley

Po pranaj e shef Noblin me dylbi Ai.

PPU s'e lexo prej inotit a mukajetit, se do vete icim men.

iiiiiiiiiiiiiiii prap me ket Kadarene ti???

Ky qe i thurrte lavde dhe i bente fresk kulshedres te kuqe?! 

Po pse nuk e dim ne se kush eshte Ismail Kadareja...

U ftofshi me tajare ti me gjith Kadarene. 

Poplli kont nuk ka thone qe behari vje dale-ka-dale!!!

Shife, shife, gjysemhenes po i largohen rete e po cfaqet perseri e bukur dhe e shndritshme ne Ballkan:

Me urdhër të Kryeministrit grek Andonis Samaras përshpejtohet procesi i ndërtimit të xhamisë në Athinë,

Duket shume keq ne keto fotografi. Se kuptoj pse u ngri kaq inat ndaj prurjes... shume here ja sjelle foto me gropa te rrugeve pa krijuar kaq probleme.

do te kish bere letersi me te mire, me te madhe, po te mos merrej me probleme historike fare. por puna e tij. 

Gjithe naten ne arrati i marri,

Nga do ta shpjere e shkreta koke,

E ndjek nga pas si hije varri

Kaloresi i Bronxte me brof e trok. 

(Pushkin)

 

Po ku eshte ai Whitesnake kur duhet????

Po ato vargjet e Naimit kur do i djegim...

Kur bere derr e arine /c'deshe qe bere Tyrqine ...) megjithse kam dyshim qe keto do jene sajesa nga bejtexhijte komuniste , qe nuk e doninTurqine se ishte neNATO !

nje here, aty nga 83-84 me kujtohet erdhen punetoret  e pastrimit te tiranes, tek skenderbeu vendosen ato shkallet e dunjta dhe nisen te ngjiten per ta pastruar. ne te papunet, rinia e dikurshme qe caktohej ne ndonje miniere, apo ferme aty rrotul, mblidheshim perdite ne shesh tek skenderbeu. sigurisht pa shpata dhe pa lek ne xhepa. me nga nje biciklet per dore. uleshim aty rrotull dhe qanim hallet. keto pastrueset i pastronin te gjitha pjeset kalit dhe kur vinte puna qe ti pastronin koqet, sepse hezitonin. benin ca naze tha ishin virgjeresha. ike njera vinte tjetra. dhe ajo po si e para, ngurronte tia kapte koqet e bronxta me dore. u fliste nga posht Bega, nji shok- he cu gjeti dhe po i vini verdalle si kallnxhiu kusise,  pa ia pastroni dhe koqet, se do i themi brigadiert... ne dhiteshim duke u qesh. kjo perseritej cdo tri-kater jave. se tirana kishte shume pluhur atehere. pa tani rruget jane si tek blloku. te pastra e te qerruara nga pislleku. sot pislleku u ka hy ne tru.  

Miku i xhelit apo me bejne site mo.

po kush ta futi mo. shiko se ta ka fut shtrembt

Ne vazhdim te kujtimeve rinore, prekese dhe ngashnjese te mikuielit ne lidhje me bolet e heroit tone kombetar (akoma e paqarte, ka qene bere synet, apo jo?) po tregoj edhe une nje histori nga rinia ime e kohes se Gurit. Po kthehesha ne shtepi mbas nje ahengu diskutues deri vone naten tek Guri. Ishte nje nate e bute, 3 e nates, qetsi absolute, mace misterioze neper avllie qerpiçi, ec e ec here drite e verdhe pocash ne shtylla e here erresire poshte pemesh, asnje njeri verdalle, vetem nje grup fshesaxhiesh rreth nje zjarri qe ndriçonte fytyra jevgash me farfurima drite-hije rembrandiane. Kur ja filloi nje sherr midis tyre me te ulerime: "Hik mi kurve e mutit, ç'ke qe fut hunet ke hisja ime, shif hisen tate qe shko deri ke Qemal Stafa, apo e ke rregullu me brigadierin, ta ka fut ai qe te fshish ene Asim Vokshin. Brigadieri ta ka fut ty mi shurrufell qe te fshish ene ke sheshi Avni Rustemi ene ke Qemal Stafa ...." E keshtu me rradhe gjithe figurat historike fluturonin sa andej kendej ne interesat e dites (dmth nates) me t'futme e me t'qitme nate e dite. Ishte ky çast fillesa origjinale e çmitizimit, vetem me pas erdhen grupi i çmitizuesve, Lubonja, Sorrosi, Peshku.

E rendesishme eshte qe ka drita. Pra mos u qani, jo poci jo me the te thashe.smiley

Sa vjet ju bane aty?

Mirë e ke ! Shumë vjet duhet "ndërruar  si diktator mitik", se na frymzon kto diktatorët e gjallë që i mitizojmë për ti ç'mitizuar më vonë kur mos kemi me çer të merremi.

si duket ti nuk je tironc.

ka pas tjeter monument perpara skenderbeut pikerisht ne ate vend. pra s'eshte çudi te ket ndonje tjeter ne vend te tij. bile komunistet e ben nje me te madh ne krah te tij, ate te dulles, por qe demokratet, keta qe lene sot pa drita kete te vetmin, e hoqen zvarre.

çer rëndësie ka kush ka qenë më parë  e kush ka qen afër?  Ti je nga Tirana që i ditke ?

Ka  ~50 vjet që sundon e mbulon sheshin si durojnë çmitizuesit dhe nuk kërkojnë largimin e tij dhe ndryshimin e emrit të sheshit ? 

Durimin se duroj dot...sa të zot mer aman!

rendesia eshte > me shpjegu pyetjen e cendurimadhit pra. qe ti nuk i dhe dum.

Shume i drejte,Blendi,kostantimi yt.Specialistet e kesaj pune duhet ta shikojne kete detaj ,sado te vogel ne dukje ,por shume domethenes .S'ka kuptim te ndricosh pemet e sheshit dhe mos te ndricosh vete simbolin e atij sheshi.

Eshte jo vetem, jo estetike,por dhe jo profesionale.

Per ke keto rrahje?

a)Skenderben b) kalin c) dritat d) mua smiley

per piken A dhe piken G , oh, sorry, piken D smiley

smiley

Do t'ju lutesha admineve, ti lenin shakate me foto-montazhe, se nuk eshte serioze. 

Pjero, do te thuash qe fotot  qe ka sjelli  Blendi  ketu  nuk jane te verteta,  por produkt  i rendomte fotomontazhi?     akuze e rende!

dukshem, mbi Skenderbe jane montuar grimca erresire.

ose, (''me qellim''.smiley),  vende  vende,  fotoja  marre eshte bardh e zi..smiley

Une u friksova, se kujtova se kishin hequr Skenderbeun nga sheshi, kur i fus nje satelit, dhe shoh qe ai ishte aty. Tani, çfar emri ti vej une kesaj, sateliti ma dha, ndersa ti 20 metra larg nuk e kap dot . Tani ose faji qendron tek aparati i dhjere qe ke blere, ose tek foto-montazhi, manipulimi. 

kur ishte dite apo nate ,Pjer,se na habite?

Venusi, se po te shkruaj nga nje faqe tjeter, se ma bllokuan Peshkun qe me dilte nepermjet Google-s, ngaqe hodha dyshimin per manipulim. Adminet jane ca te tharte, nuk e durojne kritiken.

Natyrisht qe tani eshte dite, sateliti punon dit e nate. 

Pjer une mendoj se nuk eshte tjesht pune e admineve.Sherbimet e fshahta nuk flene ne asnje moment.ish sigurimi nuk vdes kurre e belgjika eshte pike strategjike..Mergata e qyqyeve...Une do te ruhesha po te isha si ti

Mergata e qyqyeve..

smiley

Oo Zanaaa, po ku pjerdh une per keta e ata, ja kam dhjere Buall Mavrise dhe ter shpures se tij, lexoi komentet dhe Letrat, ua kam dhjere ketyre peco-groseve ketu, fatmiresisht e kam fituar vete nje fare respektabiliteti fale integritetit tim. 

Tani, edhe kur policia me afrohet, sa me sheh se kush eshte ne timon, largohet menjehere. 

Jo po ta dine se me ke kane te bejne smiley

e di pjer e di po ka edhe Ragion d'etàt....mos kjofte thane se duhet merrite femijet.E kuptoj idealizmin tand po  mos i sfido shume...

eshte strategji kjo.qeveriu disa disidente, tashme te njohur, i le te flasin dhe nuk i nget, madje kujdeset per ruajtjen e tyre. duhen ca fasada demokratike para Brukselit qe na monitoron. Dhe Pjeri e ka nuhat kete.ehu jane te thella kto pune.smiley

Pra i ka lidh asistence edhe Berisha?smiley

epo te lutem tani. Zogu a nuk ndoqi kete strategji me Nolin? smiley

Noli donte me ira Fagottit,po Pjer kujt i bjen?

ndoshta i bie pianos , ndoshta i bie fyellit ne nje vrime .nuk ka rendesi instrumneti, rendesi ka kenaqsia qe merr nga melodia smiley

E pra,provoje ta shikosh naten ,se per naten po flasim.

 

Me thone te drejten Naten nuk u dukte fare , kom dale mrome kastile ne oren dy te nates ,hyc Kenua smiley , keshtu qe Blendo ke te drejte vlla .

akoma takimet tek Kali lihen si dikur? smiley

Varet se ke do takosh smiley

aq me teper tani qe eshte erresire atje.smiley

edhe pylli, mos harro. ai baseni pas te ndenjurave te kalit tye Skenderbeut sikur te mbushej me uje , do dilte nje ,liqen i lezecem.Dhe ciftet s'kishin pse ikinin nga Liqeni ne kodrat e Tiranes smiley

Eshte pak e rrezikshme jeta ne cift poshte Kalit , se ajo eshte poshte ,thuaji ca te duash , syte i ka tek pocat e djegur , te Kalit smiley

ose ka ardhur koha te  shkosh  te okulisti  per nje kontroll te lehte te syve...smiley   u plakem Pjero,  u plakem..   na rrodhen syte para milionave  shifrave te makroekonomise,  erdhi dita te perdorim syza..smiley

shiko, Blendi nuk po thote qe Skenderbeu nuk eshte me aty, apo e hoqen.. por  po thote qe gjate nates   nuk duket...  ose artistikisht,  pak me shume drite,  se hije ka boll.smiley

Nga syte jam top i dashur, por me erdhi inat me pushtetaret, thashe se si ka mundesi ta heqin Skenderbeun, kur ve re me kujdes 1 foto sheh se guret dukeshin, ndersa Skenderbeu dhe kali jo. Ve re tjetren, e kishin meçef pas pemes, aaa thash me vete, ky paska zgjedur pozicionin si duket, ose ka aparat fotoje Made in India (jo Kina, se kinezet jane pak me larte) , pra ne koke me vinin lloj-lloj mendimesh, dhe prandaj vendosa ti ngacmoj pakez, gje qe me kushtoi prerjen e Peshkut (nuk me hapet me) nepermjet Google-s. Tani po shkruaj nepermjet nje linje tjeter. 

po te paralajmerova dje mo:   kujdes,  ''behu i mencem Pjerini.., fronti i peshkut gelltit  shume njerez....smiley

 

ehhh, po ti nuk degjon.... ti je disident  i  lindur,  i  paepur vlla..smiley

Ne fakt edhe une ashtu mendoj,eshte nje desidence e konsoliduar qe nje kohen e Gligorit....

Grigori/Ligori,  Shoshori....  legjenda e disidences  shqiptare thuaj.    nuk eshte rastesi Pjeri yne..smiley

Belul ti si ma i afert me Pjer ,perfundimisht a u kandidua apo jo?

me vini ne pozite te veshtire keshtu... per disa gjera   nuk mund te flas une para Pjerit...   si thote fjala:  ''nuk mund te behet bishti me i madh se sqepari.....        bishti, kuptohet, jam une. pak mirekuptim ju lutem..smiley

John Nash mos me thuj qe po e hap peshkun nepermjet pentagonit smiley

linje e ''vecant   satelitore'', po thote  Patek.     kureshtja e tepert  mund te te kushtoj  rende edhe ty..smiley

Ne keto kohna te turbullta mamire me e mbajt gojen mbyllyn ,asht e rrezikshme me fol keq edhe per vjehren ,fjala vjen

Pse Zana, ti thu qe edhe vjerren e Venusit e pergjon Pjeri me aparatura te vecanta? smiley

epo ,po bana fjala e doli nuk ka gja qe e mban...hin fjale ka ke dale   smileyjane aktivitete pak me e thane subversive e nuk dihet se ku gerset puna....

Nuk habitem qe ta preu linjen Pjer. Ti Blendin e demaskove fillimisht kur nuk guxoi te takonte ne TR. Biles, shume priten qe ta vinin ne jete kte plan diabolik.

tek kjo duket qe bazamenti eshte i ndriçuar, por vete bronxi nuk duket. nuk dihet pra ne mungon ndriçimi per statujen se ka ndonje difekt elektrik (pjesa e ndriçimit lart), ose se ky nuk eshte parashikuar qe ne fillim. ose ndoshta qe me sy e shohim, me aparat nuk e shohim. 

si puna fantazmave.

 

ps: sidoqofte atij qe ka projektu kete lulishten e re, ja çafte ujku delet. 

sidoqofte atij qe ka projektu kete lulishten e re, ja çafte ujku delet.

 

E di ti qe nuk eshte e pavend kjo klithma jote ne dukje blegtorale?  Sepse : nese kryetari i vjeter i bashkise e kish te pakten nje mik me mend (urbanistin me te mire te RSH-se), ky aktuali duhet te kete per miq po ata kasape qe theren delet diten e fronizimit te tij.

E kishte pra e kishte por iku per lesh me miq e Tosun Bac smiley

Po ky per vit te ri ishte i ndriçuar! llamburiste gjithe sheshi! e ka filluar kursimin qeveria nga dritat poshte kalit smiley

Po per zevendesin e Chavez pse hesht ppu smiley

Pjeri ka ftuar adminet e Peshkut ne duel e keta s'kane pse te fshihen e te bejne sikur s'degjojne, le te percaktojne armet dhe daten (ora dihet, 6:37 e sabahut).

Plus qe ne te e siper Pjeri mu fut dhe mua ne zanat, formoi nje fjale te re: respektabilitet. Megjithate une s'po ankohem...

Po keshtu eshte kur je qenie e dyjzuar ndermjet politikes dhe ekonomise:  simbioza e gjuheve respektive behet e pashmangshme!!!

 Respekt (politike) + Kontabilitet (ekonomi) = Respektabilitet

Dyzimi nenkupton hezitim, karakteristike kjo krejt e kithet me balleperballshmerine dhe gjithmonegatishmerine e Pjerit. Nuk mund ti veme faj Pjerit per problemet shumevatrore te kombit, aq me pak per kontributin e tij te palodhur dhe poliedrik.

Kam vene re qe dhe aleancat partiake i bejne ca rob ketu pari perfshi admina e antare  ti rrahin shpatullat njeri tjetrit dhe per tema apartiake. Allah allah ! 

Shprehu me ckoqur e dashur, e ke me Pjerin apo kshu ne pergjithesi? smiley

Jo jo e kam per Monden dhe Spiritusin smiley apo i bie te jete lokalizem.. haha ika naten i dashtun 

Mire Alida mire, aleanca, konspiracione, krahinarizma. Edhe Kac Myftari kur do me u be protagonist dhe qender vemendjeje zbulon konspiracione deri edhe ne ndryshimet e papritura te motit.

smiley ça ke mo  mendimin tim thashe bazuar ne ate qe kam pare ketu pari,  apo po me fut ne grupin armiqesor dhe mua

Po jo mi goc, e para une  s kam ndonje target grup, as armiqesor.pastaj ti je si shpirt, si mund te jesh armike smiley dieferencat ideore nuk mund te prodhojne kurre skaje armiqesoresmiley 

Pu pu me rente presja qe te paskan bere konspiracione smiley

Shiko, pavaresisht nga preferencat shqipolitike, une Monden dhe Spiritusin i njoh (virtualisht vetem) per rob te mire. Po ty nqs te kane bere padrejtesira, fole, apo s'po na hane duart per pak proteste dhe #rilindje kohet e fundit smiley

ore don me na fut ne sherr ti. jemi rob pacifista ne.shif ndonje vidio dhermiu po je batall smiley

Cfare do te thote batall?

BATALL ndajf. bised. 2. Pa punuar, djerr (për tokat dhe femrat). Mbeti (toka /femra) batall. E lanë batall. 

Ahaaa intersante. Faleminderit Xhib.

smiley ti je avokati im qe kercenon kundershtaret per impotence smiley 

Me duket se i kishin vone Pocat sonte.

Dmth peshku e boni nji pune, ose Skenerit i mbaroi liri dalja.

Hec Skener boj heroin aty e lene jeten e notes, se sulltonit ia hudh ti, po jo peshkut. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).