Shkëputur nga "Ali Pasha, lideri i banditëve", me autor Tasos Papastavrou, ish-kryetar i Bashkisë së Janinës.

Kush ishte përfundimisht i famshmi Ali Pasha i Janinës? Një tiran gjakatar, një sundimtar i pamëshirshëm, gjeniu lakmitar dhe dinak apo një lider, një mbrojtës vizionar i shtetasve ekonomikisht të pafavorizuar, i letërsisë dhe arteve. Kështu shkruajnë blogjet greke, sa i takon promovimit të librit "Ali Pasha, lideri i banditëve", me autor Tasos Papastavrou, ish-kryetar i Bashkisë së Janinës. Pashai duket se i ka pasur të gjitha, ose të paktën, kështu ka thënë autori Papastavrou, në paraqitjen e albumit dyvëllimësh e luksoz dedikuar sunduesit legjendar të epokës Osmane! Ambienti ku u bë aktiviteti qe i tejmbushur me njerëz. "Shumë prej atyre që morën pjesë në prezantimin e projektit e konsideruan atë të rëndësishëm për historinë tonë lokale, ndërsa z.Papastavrou i janë dashur afërsisht katër vjet për ta përfunduar", -shkruan blogu "Epirusgate". 

Dokumenti i fuqishëm 

"Jeta plot ngjarje e Ali Pashës është gjithsesi një roman në vetvete. Tasos Papastavrou përpiqet nëpërmjet albumit dy vëllimësh që të na i lërë ne në dorë gjykimet, të na lërë ne të nxjerrim konkluzionet tona rreth heroit të tij", tha në fillim të promovimit, Virtue Stasinos gazetar e koordinator. Ndërkaq, kryetari aktual i Janinës, Filippas Filios e quajti albumin e ri për Aliun si "një dokumentar të fuqishëm, që do të mbetet trashëgimi për brezat e ardhshëm". Ai e uroi ngrohtësisht z. Papastavrou për punën e shkëlqyer që sipas tij ka bërë. Nga perspektiva e Rajonit të Epirit, Alekos Kahrimanis në përshëndetje, theksoi se botimi i ish-kryetarit është "monument i kulturës dhe njohurive për rajonin tonë". Z.Kahrimanis deklaroi se Aliu ishte me të vërtetë një figurë e diskutueshme, mbrojti letërsinë greke, dhe po ashtu ndihmoi në përgatitjen e hajdutëve e luftëtarëve të revolucionit grek. 

Autori 

Pyetjes se kush ishte në fund të fundit Pasha Ali, Tasos Papastavrou iu përgjigj duke përdorur një frazë të një bashkëkohësi francez të Aliut. "Aliu është përbindëshi më i mirë që e dinte historinë dhe tmerrin....". Me imazhet e rralla nga albumi i ri, Papastavrou paraqiti me detaje jetën dhe veprën e Ali Pashës, duke nënvizuar detaje të panjohura dhe pa ndonjë qëllim për heroin. Për më tepër, siç vuri në dukje z Papastavrou, "Qëllimi im nuk është që të bëjë një hagiografi, por për të vënë në vend gjërat sa i përket sundimtarit dhe ti lërë të gjithë të nxjerrin konkluzione tyre". 

Jeta dhe vepra 

Hulumtimet e ish-kryetarit flasin për familjen e Aliut. Prezantohen tri gratë që përmenden edhe në organizimin e shtetit që ai krijoi, shtet i cili në kulmin e tij më 1812 ka arritur të ketë në 1,5 milionë qytetarë(!). Më poshtë, jepen projektet, infrastruktura që bëri, ushtria, kolegët grekë, të cilët më pas u bënë udhëheqës të revolucionit grek dhe libri shkon deri tek fundi i palavdishëm i Aliut. 

Pasha i Janinës ishte sadist, ai vriste, plaçkiste, jetonte në pasuri të bëra përmes pazareve në Janinë, Prevezë, Artë, Tepelenë, i donte armët, mblidhte sahatë(orë); ishte i paaftë me gratë e reja, por mbi të gjitha e donte Kyrën - Vasilikinë. Kur ai u vra nga ushtarët e Sulltanit në ishull më 5 shkurt 1822, pas 32 viteve të sundimit absolut në shumicën e Greqisë dhe Shqipërisë, jeta e tij u bë frymëzim për dramat dhe operat paraqitura në qytetet e mëdha të Evropës, por dhe SHBA. Këto, sikur asgjë tjetër, tregojnë njohjen e tij ndërkombëtare si sovran pozitiv apo negativ nuk ka rëndësi. 

Me një këngë 

Promovimi në Qendrën Kulturore (Janinë) përfundoi me interpretimin e muzikës popullore nga patrioti Dimitri Ifanti që këndoi "Këngën e Kyra Frosini". Në këtë moment kanë qenë të pranishëm, ndër të tjera edhe ministri i Infrastrukturës Stavros Kalogiannis, deputetja Anna Asimakopoulos, Rektori i Universitetit të Janinës Triantafyllos Albanis, ish-kryetari Nick Godas, komandant i Divizionit të 8-të, Ministri i Shëndetësisë në Shqipëri Vangjel Tavo, deputeti Kostas Barkas, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ai i Sarandës Stefan Çipa, dhe idh-deputeti Anastas Angjeli, etj. Blogu grek shkruan me të drejtë se përfaqësimi nga Shqipëria, ishte i një niveli të lartë. Është një detaj që duhet përmendur, asnjë nga përfaqësuesit e lartë të Shqipërisë, nuk është njohës i historisë, as studiues i Ali Pashës.

62 Komente

I qenkerkare djegur dhe Aliut Poci ,

Edhe Ali Pashe Tepelenin na i moren.Edhe dergata shqiptare qenekerka perfaqsuese ekskluzive e Vorio Epirit.Deti, kufijte e Vorio Epirit vizatuar me eshtra te vjedhura dhe me se fundi dhe Ali Asllani, zot i Epirit.

Po mire ai ministri i shendetesise c'pune kishte? Apo per t'i dhon dum si te bashkohet koka me trupin, e mos t'i ndodhe ndonje hata Alit. 

Dihet qe ktij sulltani ja fiku fenerin, por thuhet se ne proces e siper i morren flake breket poshte tek greku, qe me vone u quajt revolucioni me te njejtin emer.

Kam vizituar shtepine ne ishullin  ku Ali u rrethua. Ne dysheme dukeshin vrimat e plumbave qe vinin nga bodrumi dhe ben vaki qe benevreket i kane marre flake.Po me mire ta leme kete detaj me benevreket e pershitur se mezi mbyllem ceshtjen e benevrekeve te arnuar.

Jo Alit, por sulltanit duke u mare me Aliun, thone i moren flake brekushet. E duke i dhene derman te poshteme, i iku greku per shalesh.

Dhe greku ka te drejte te shqetesohet, se mos Ali hajduti keshtu i perlan dhe revolucionin si dhe Epirin poshte e lart, larg qofte.

organizimin e shtetit që ai krijoi, shtet i cili në kulmin e tij më 1812 ka arritur të ketë në 1,5 milionë qytetarë(!). Më poshtë, jepen projektet, infrastruktura që bëri, ushtria, kolegët grekë, të cilët më pas u bënë udhëheqës të revolucionit grek dhe libri shkon deri tek fundi i palavdishëm i Aliut.

 

koleget greke?!   dhe e ka fjalen per Marko Bocarin  me shoke...  keta nuk ishin grek.  aq me teper ne   1812  qe  nuk kishte akoma Greqi...   Greqia u formua  ne 1821,  dhe prej asaj kohe  banoret e   saj u quajten greke.

Bababa kapesh me ca detaje edhe ti!!!

 

nuk jane detaje, Rono.smiley     ky   pretendon qe ka bere  liber historik..   po sikur  ngaterron  datat...  dmth,  pjesen  me kokeforte  te historise!

Epo tashti jo te gjithe mund te bejne liber...kerkon vizone gjeja, qe ky zoteria duket qartazi qe nuk i ka!!!

Ej po ket e kam par o burr. Ty mund te duket bizarre por ky ne ato vite ka qene Adam Smithi i kapitalizmit shqiptare. Njerezit mbanin shenime kur fliste ky. U bo guru tjetri, i nxorren kenge, poezi, u shkrujten studime mbi historikun e familjes se tij. E kam megjithmen ere!!!

Kadareja ja fut kot kur thot popull skllav. Ne jemi popull gallat o burr! 

Nga ato momentet " e lere tani" te Vaskes... smiley 

natën e mirë të dashur miqë

Për të mos humbur nervin e çmitizimit, kjo kyra Frosini, na ishte një bishtdredhur, që tradhëtonte të shoqin. 

Dmth mundohej te mos ta lodhte kot te shoqin e zene pune (hajduteri) te medha.

Thuhet se i shoqi shkoi para Aliut dhe iu lut me lot në sy që tia kthente Frosinën prapë. Po ti megjithëse kjo, prapë e do? E pyet Aliu. Po, i thotë ky. Nuk e fali ama... 

 

Po mos ka pas nei konflikt interesi interesant pashai, a xhelozi me te birin? 

sovran pozitiv apo negativ

Jo po Din Hyka i Dhimiter Xhuvanit.

weeeee c'me kujtove kete liber ...

ti mbase s'e di, por ktu te PPU-ja ka pas njerez qe ishin emocionalisht kunder ali pashes. Sikur ato vrasjet ne Kardhiq a ku qene kishin ndodhur dje. Weird, to say the least!

Sdo mend qe te duket weird ty sensibilizimi i disave per masakren e Kardhiqit. A mund te pritej ndryshe nga dikush qe ka ngrene dhe ka pire me kulshedren e kuqe? 

Masakra e Kardhiqit nuk ju ben pershtypje ajo e Tivarit jo e jo. Cte flasesh me? 

Me qe ra po llafi, di gje njeri se cu be me ate komisionin per zbardhjen e Masakres se Tivarit? Sikur e pat mar ne dore Mesila Doda ti jepte drejtim ati muhabeti! 

per zbardhje eshte i mire oxiclean, thone.

Na i moren dhe Aliun ... smiley

Skanderbegin ua dha Shm...ti dhe analet tane serbeve .. Kush eshte me ...500 vjet .Kemi vezire Plot .Mehmet Aliu doli GjeneralTurk .Iku dhe Ai ! Kta brenda vendit se kemi zor Fare . I bejme fertele. Enverin po edhe kush e ka bere Enverin . E bome Serb .Beri dhe Fevzi uturaku nje Liber dhe se qujme mo shqiptar .Le ta marre Greku ose Serbi .Erdhi Ramizi ...Kush ?. Ja qame nonen dhe atij... Serb muti me origjine nga Gjakova . Dhe Gjakovaret s'dihet nga kane ardhe .Saliu zbuloi vllamet ne Azerbaixhan ! Jo po dashka edhe ta varrosim me ceremoni ! 

Kostandinit ama ti rrujne Topat . Edhe  Zgollin nuk ua lame . E morem !

Kush eshte mo ore se nuk na kujtohen . Sa patetike e paranojake me duken keta Shmutezuesit e sotem !

Edhe  Zgollin nuk ua lame .

Po edhe tua lije, nuk ta merr njeri me keto cizmet e bardha. Ta japin mbrapsh te thone "thanks, but no thanks" mbajeni per vete.

  

Mos  o zot si Naltmaidhimi sotshëm mu duk.

Kush eshte mo ore se nuk na kujtohen

Kushtetuta e Fan Nolit (kishes), hedhur ne plera

...Na i dhane apo ua morrem " Hulumtime , dokumente , biseda ,kercenime , tradheti , rryshfete , vrasje Krime ,gjurmime , dashuri  intriga ...po me se fundi ,,,"Ua morem apo na i dhane " ..Kjo eshte ceshtja smiley  !

Titull Romani pa 100 vjetesh .Jo vetem bestseller por edhe Film artisitik ku zihen Distribucionet me te Medha te Botes per ta perdorur si Ekluzivitet . Fiton Jozefina ..me fal ....stermbesa e saj qe vjen nga Franca e Larget per te marre Titullin e Nderit " Paranojaket e Rradhes " !

Qetsohu bre Idriz se s'ta merr kush Enverin, ai qe me bandit se Ali Pasha, te cilin ne fakt banditlleku e shpetoi pa u pervetsuar nga historianet greke dhe pagezuar si helenasi Alius Karapasas.

smiley

Po ku ishe Xhib djali , do thoni Ju .Po punet o shoke Punet smiley

Xhibo ke shkolla e qenve , gjate instruksionit , me e veshtira ka qene "brezi kalitjes fizike " ...pas kalimi te te cilit duhet te gjenin nje'send " te nuhatur me pare dhe ...hanincopen e MISHIT ! Qente Lodheshin dhe pas zvarritjes ( retikolatit ) qisnin llapen dhe nuk leviznin , po shihnin Instruktorin ( bossin ) ne sy dhe i lunin bishtin smiley Instruktori ka pas nje Thirrje qe i bente gjith Qente me hije se mos ngeleshin ne Klase ...dhe u pritej Mishi e u hidhnin vetem mbeturina supe smileyThirrja ka qene :

Gjeje !

Pash zotin po nuk me the pse tu mush goja vetem me Enver . Te ka ...gjo smiley

nqse shqiptaret kane nxjerre te themi 10 figura historike, Ali Pasha eshte nder ta. nqse kane nxjerre 5, prape eshte nder ta. nqse kane nxjerre 3 eshte nder ta. me poshte nuk po shkoj, se druaj e lendoj ndjenja smiley

PS. Njishin ia ka zon ai qe i kan fik dritat.

Po dyshin smiley)))))))

E e ashtu thu ti tani po kriminelin me te Madh te Historise se Piraterise Detare ,mbreteresha e Anglise e emroi Guvernator te Xhamajkes se u ankuan Kardhiqotet ne 2012 . Meri me te lehte ti . Po pse pak Ullij kishte Aliu ??? ...tu jepte nga nje dege njerezve se nuk bejhe jQameti .Po Sulltani pse i perdorte Hunjtesi hell   ..do thush ti .

Pyetje e ngaterruar eshte se ne fund te Fundit Hu eshte dhe helli .Po si duket ne kohe te caktuara u perdorka jo si dege me gjethe  smiley

Do tju them nje histori te vertete te Aliut, qe pak veta e dine.

Kur ka qene i vogel (ne moshe te re nuk e di me saktesi) ka mbetur keq, rrugeve zbathur dhe i uritur e ka cuar rruga ne nje fshat. E moren fshataret dhe e veshen, mbathen, dhe i dhane per te ngrene dhe buke me vete bandillit te vogel. Nuk e dinin kush ishte ky bandill. 60 vjet me vone Aliut te madh i ra rruga nga ky fshat. I gjith fshati doli per te pare Aliun e Tepelenes. Aliu i mblodhi dhe i pyeti,- e dini kush jam une? Je Ali Pash Tepelena i thane fshataret. Jam ai djali i vogel qe ka ardhur ne fshatin tuaj kembezbathur dhe i uritur ju tha Aliu. E perjashtoi ate fshat nga c'do lloj takse, dhe s'ka paguar takse ai fshat deri sa Aliu vdiq. Gjaku i arbrit. Ta dine mire ata arvanitikosat qe kan mohuar gjakun dhe faren.

meqe jemi ja dhe nje histori tjeter e vertet.

nje emigrant kthehet ne shqiperi pas 10 vjet emigrimi ne Stamboll.e zu nata ne Janine e fjeti ne nje hane.kur u ngrit ne mengjes ja kishin perlare qesen me te gjitha kursimet.shkon e ankohet tek Aliu.mi vodhen te gjitha kursimet ne han fjeten vetem dy burra te tjer, punova 10 vjet ne Stamboll.ik  i thot Pashai ,si sot pas gjash muajesh hajde ti jap un florrinjte.Pesheojeni sa kg eshte kur te dale u thot rojeve Aliu.e peshuam i thon 95 kg esht.Pas pak therret dy burrat qe kishin fjet ne han.keni vjedhur gje juve mbreme? JO thon te dy.Mire si sot pas 6 muajesh do vini prap tek un,se mos ben vaki e harroni se...u thot Aliu.peshojini te dy vec e vec u thot rojeve,kur te dalin.i peshuam,njeri 55kg tjetri 54kg.

pas 6 muajesh vjen i vjedhuri.peshojeni u thot Pashai.ishe katandisur 50 kg i shkreti.po ate dit vij dhe dy te dyshuarit.peshijini ,thot Pashai.secili kishte shkuar 95g.

Jepini florinjte tani urdheron Pashai,ju hajdut budallenje .

Ore po me Karamahmut Bushatlliun ç'behet, kane shkrujt ndonje liber malazeste apo serbet? Apo nuk quhet figure historike shqiptare sepse nuk ishte nga Laberia?

Nga ky lajm që  na ka sjellë  Altin, dy gjëra kuptova:

1. Të gjithë të ftuarit nga Shqipëria-greqishtfolës të thekur, grekë në kombësi (hiq piluriotin Stefan Çipa)

2. Titulli i librit, Ali Pasha....i mungon mbiemri Tepelena, gjë që duket qartazi se nuk është rastësi.

 Përpos të tjerave, nuk është harruar të nxirret në pah se haremi i tij përbëhej nga greke. Ato ishin më të mira për të kënaqur epshet e pashait.

Ka pas dy mbiemra Petro...... Tepelena dhe Janina...... zgjedhja eshte e lire..... (ne ate kohe edhe Janina me duket se ka qene shqiptare...ndaj nuk kishte shume rendesi...))

ne fakt ky grekaqi qe ke shkruajture kete liber-album eshte ish kryetari i bashkise se Janines.ndekaq kryetari aktual i bashkis paska then qe libri eshte nje dokumentar i fuqishem....

Mbetet per tu ditur se çfar do ket then kryeplaku i Artes.

mentalitet tipik balkanik (jugperendimorelindoreqendrore) ku vetem i kryetari i di e gjitha

cfare titulli!!!

E nxjerre nga gjitha ajo pune voluminoze 4 vjecare,per me teper.

Aliu , njeri i paskrupullt,moskokcares,mizor,hipokrit,djallezor  etj etj ,ishte aq dinak sa dinte t'u shfaqej turqve si muslimane fanatik,por dhe te pinte dolli me greket per virgjereshen Mari,ashtu sikurse ,s'e kishte problem te hidhte topa mbi kisha e xhamia plot me besimtare.

qe libri te shitet, titulli ka rendesi te madhe.

Pavaresisht te keqijave te Aliut ,si individe,sundimtare etj duhet te tregohen me te kujdeshem kur bejne etiketime te tilla gjitheperfshirese per nje popull te tere.Ujku mjegull do....

s'ma ha mendia qe ai ta konsideroj si shqiptar ali pashen. 

çfar ta merr mendja që e quan (konsideron) ?

turk ose grek, sigurisht.

 

ps: si dhe konsideron ben ne shqip E SHEH.

Po grekët e pranojnë që kanë qenë pushtuar 500 vjet nga turqit apo dhe ata kan pasur vezira të mëdhenj e të vegjël si dhe Patriakanën që i bekonte  atomote.

nje greke qe kam njoh une, thoshte qe ne jemi turq ortodokse.

Interpretimet mbi Pashain, mund te jene te ndryshme, nje e thote keshtu e tjetri ashtu, rendesi ka qe ai ishte shqiptar, shumica e popullates ishte shqiptare aty autokton, kjo ka rendesi, por ishte bandit a ishte lider, ne e dime qe ai i kishte te tera nga pak, se nuk ka nevoje te shkosh shum ne thellesite e shekujve, ja shif lideret e sotem, Nanon - medioker e hajdut, Berishen - medioker e i marruar pas pushtetit. Prandaj Shqiperia eshte tkurrur keshtu, se ka pas prijsa, lidere, udheheqes jo larg-pames. Prandaj dhe populli shqiptar eshte shk..... , vrare e coptuar keshtu, se nuk di te dalloje liderin inteligjent, nuk ka forcen dhe intuiten e organizimit kolektiv. 

pjerr, organizimi kolektiv vjen nga dobesia dhe jo nga forca.

Ate pra po them dhe une; Nuk ka force,  qe do te thote dobesi . 

ndersa une po them (te kunderten) qe nje popull qe organizohet kolektivisht, e ben ngaqe perbehet nga individe te dobet. 

eshte si tek kafshet (bile me shume kjo duket tek shpendet), jetojne ne tufa te medhaja vetem speciet e dobeta, si e vetmja menyre per te mbijetuar. se luanit ose shqiponjes, vetja i mjafton.

Ee hee smiley shqiptar jemi dhe s'merremi vesh, thuhet nganjehere smiley Ketu e ke gabim, se tek kafshet udheheq instikti, ndersa tek njerzit duhet te udheheqi arsyeja e shendoshe, paçka se tek shqiptaret (apo shum popuj te jugut, mesdheut, etj) udheheqin emocionet. Krahasimi qe ti ben, eshte komplet pa vend, se sikur shqiptaret te kishin nje organizim me vetedije per te mbrojtur ter trojet e tyre, tokat qe greket, serbet, malazezet, maqedonsit na kane marre, nuk do ti kishin marre, mirpo ngaqe shqiptari nuk gjykon thelle, lufton shqiptarin, etj, vazhdon e tkurret vazhdimisht dhe asimilohet vazhdimisht. 

Berishen - medioker e i marruar pas pushtetit.

Po hajdut e vrasës jo? smiley

prizren, tani, qe ka akuza per keto dy terma/epitete qe thua ti, edhe ka, por une nuk jam jurist, nuk jam gjykates. Eshte gjykata ajo qe e vendos. Ajo qe te pakten men muu tek Buall Mavria, eshte qe nuk do te iki nga pushteti dhe politika, qe do te thote se eshte marrosur fare pas saj. Dhe kuptohet qe kur marrosesh pas politikes dhe pushtetin, mund te besh çdo gje per ta mbajtur fort ate. 

ne vazhden e rrefenjave per Ali Asllanin:

Ajo qe thote kryebashkiaku historian se Aliu haremin e kishte me kaurkat greke eshte e vertete. Per ato qe ishin te mira dhe e conin ne qiell te shtate, si shperblim Pashai merrte nje nga trimat dhe ngjitej maje kodres e urdheronte trimin te hidhte gurin sa i hante krahu. Atje ku qendronte guri, Pashai caktonte kufirin dhe prona behej e vashes se haremit. Kur pashai nuk kenaqej sa duhej nga hiret dhe gjiret e vashes se radhes, merrte prape trimin dhe shkonte rreze kodres dhe e urdheronte te hishte gurin per terma.

(sipas tregimit te qiria Lices, nje greke bjonde, si Helena qemoti, asokohe 45 vjece, me cicat bombe e flamur smiley ) keshtu qe Aliu eshte edhe i tyre se ka lene pasardhes te nje rrace te forte dhe vitale. Ai nuk eshte vetem i yni (I teti ne brox smiley )

 

Titulli duhet ishte:"Ishte ai,pa jemi ne " smiley

Ore ,greket duhet t'i bejne nje monument madheshtor ketij Aliut tone,sepse kur ushtria osmane ishte e zene me mesymjen frontale per nenshtrimin e Pashait ,iu hap rruga  kryengritjes greke qe u solli Pavaresine .

Ali Pasha, ishte shqiptari qe e nisi rrugen prej cubit dhe arriti ne ..Pasha.Iku prej nje katundi tepelenas ne faqe te malit dhe ja arriti te behej Vezir, per gjithe pasardhesit e dale nga Akademite e kulturave te medhaja, te qytetrimeve helene.Ai burre beri nje epoke e cila nuk ju dhurua por e projektoi dhe e fitoi ne saje te forces se mendjes, shpates, dhe dinakerive qe per kohen e vet tregoi se ishte permbi te gjithe.Ne ka popull qe duhet ta vleresoje Vezirin Shqiptar, i takon te jete populli grek.Per ato mundesi qe u krijoi, shanset qe u dha ne mevehtesine, si komb, edhe pse duhet thene: Qe Ali Veziri, ishte plakur ne ato kohra.Greku qe ka bere librin e ka pare edhe me nje lloj nostalgjie te qenit i pare i ...."Pashallekut" te Ali Vezirit, por sigurisht shume e shume larg, hijes se shqiptarit Ali.Ali Tepelena do te mvetet per jete te jeteve si figura e endrruar per gjithe ata qe tek pushteti dhe ne emer te tij, sakrifikojne Zotin.Por Zot si AIi Veziri, vezire te vezireve, nuk behen dot kollaj.Se Ali Pashe Tepelena ishte nje ...mit.Vetem ne kete aspekt ky shqiptar qe punoi e kontriboi shume per nje komb tjeter, me sa merret e mendje per ta bere vetem " te tijin", ne duhet ta pranojme e vleresojme, si mit i gjakut tone...Kete pjese te tij, mitin e tij, te mos ja u leme te na e marrin ...greket

"Ai burre beri nje epoke e cila nuk ju dhurua por e projektoi dhe e fitoi ne saje te forces se mendjes, shpates...

Grava ja pra ndryshimi themelor midis figurave kryesore Shqiptare.

Dite te bukur

Greket e poshtem.na moren Ali Pashen e na dhane kosta barjabensmiley

thjeshte e paster, 

Ali Pashai eshte baba i greqise moderne. me ngjizjen e urrejtjes mes shqiptareve i beri qe gjysma ti thonin vetes turq e gjysma tjeter grek dhe asnjeri te mos donte te ishte shqipetar. po te mos kishte qene aliu, sot epiri ishte i gjithi shqiperi. 

ndaj, le ta mbajne greket ali hajdutin. se se pari na ka vjdhe nje cope te madhe shqiperi. masanej ka vjedhe virgjeresha greke e budalliqe te tilla.

kadareja, se kane qejf ta citojne keta, shprehet - ndoshta tek pallati i enderrave apo tek ai triptiku i ures me tri harqe e rrefenja te tjera - se ali pasha e mashtroi shqiperine, e beri me shume per Aliun, se per Pashallekun (titullin) e tij.. interesante se edhe ne historiografine e shqiperise te periudhes socialiste Ali pasha pasqyrohet si nje figure ambivalente, me shume si shembull i karakterit te shqiptarit (per pavaresi, rebelim e te tjera brockulla) sesa per arritje ne perpjekjet e popullit shqiptar per pavaresi -- te vij tani oIdrisi me vulgun e ta mohoj!

Vulg ose Bulkth i nderuar .... Vuri brrylet nen mjeker dhe treti veshtrimin thelle ne Histori ,atje ku dhe periudha socialiste shikonte embivalenca smiley

Kur do te hiqesh si ANAL kij parasysh se jo te gjitha i di dhe te hyjne ne mendje . . Dmth mos qendro ne mes pos shtoj dhe ist Analit . psh eshte nje Leter ku Ali Pasha fton Kar Mahmut Pashen ( ose mhamutin e zi ) te Shkodres "me u ba bashk " kunder Hyqymetit e me dale "me veti " Po dhe ai , thone mbeti Anal si puna jote , dhe ktheu pergjigje se " I mjaftonte ndera e tujet e Sulltanit "

Se cfar kupton ti me rrolin e Aliut ....sesa per arritje ne perpjekjet e popullit shqiptar per pavaresi...besoj edhe Skenderbeu ka shqyer syte kur e lexoi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).