Lideri i lëvizjes studentore dhe njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike lindi më 11 Mars 1963.
Azem Hajdari

Lideri i lëvizjes studentore dhe njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike lindi më 11 Mars 1963. Ai humbi jetën në një atentat pranë selisë së PD-së më 12 Shtator 1998 në moshën 35 vjeçare.

299 Komente

Sa rendesi ka kjo per integrimin e Shqiperise ne EU? smiley

 

Eh, shoqeria e keqe te merr me qafe. 

Respekt e nderim per kte Tribun te demokracise.

Pa merak se po e ndero dhe e tribuno Fatmira. Pastaj sikur tribun eshte vetem baba, krijuesi, themeluesi, drita, shpirti, vota , na e rrofte Sali Berisha.

Lefti e kishte ne kuptimin e tribunes mer burre. Tribunes ku hypen Saliu dhe Xhozi per te na njoftu fitoren e rradhes kunder komunizmit  dhe kumunistave...smiley

Vallaj gjithe pd ne tribune rrijne. Xhozi ju mban drejtimin,ulu ti, ngrihu ti 

 

ore, meqe jemi, a e dije pse i thone tribunal gjyqit mileti? Nga ajo ndenjesja ku rri gjyqtari. Eshte me rrenje latine, tribunus, kryetari i tribuse.

e meqe ra fjala, a di lidhjen midis bankes se shkolles dhe bankes qe kursejne leke mileti?smiley

Emo s'kam per ta harru kurre ate nate qe e vrane. Une sa e mora vesh i mbatha ne spital ushtarak. Ishin gjithsej nja 5-6 gazetare. Me siklet te modh me,  se nja dy prej nesh ishim "armiq te deklaruar" dhe e dinim qe aty do mblidheshin gjithe trimt e PD qe do betoheshin qe do merrnin hak. Nga dhoma ku kishin futur trupin dilnin here pas here burra qe ofshanin. Nja dy na u drejtun ne te medias "he ju komunistet keni ardhe t'iu bohet qejfi"? Ne hic. Komen ne mur, kamerat ne dysheme qe te tregogoshim qe ishim per "no tricks" smiley dhe pi cigare me syte poshte qe mos ngaterroheshim me tipat  "pse m'shef ti mue". Ne nje moment del Ylli Rakipi (ate kohe ishte akoma me PD) dhe thote "leri keto te medias te hyjne mrene". Pa maru mire llafin Ylli hudhet njoni "ke mor kto komunistet e bibisise" edhe ti hy ne grushta e me shqelma nje fakiri qe punonte per gazeten "Dita", nje cun i vogel e i urte qe te kepuste shpritin kur e shifshe. Asnje s'levizte se s'dihej c'vinte mrapa. Dolen nja dy te vetet e ia hoqen nga duret fakirin e na futen ne dhome. Azemi i shtrire mbuluar me carcaf te pergjakur. Njoni i kishte zbulu komet, i mbante kemben e djathte me dore dhe qante me ulurime qe s'do linte komunist ne kome. Nejse, i zbulojne trupin, kerrrr kamera, fap-fap blicet kur as 20 sekonda ja pellet tjetri "kush i futi keta komunistat mrena mer ja q*...." Hajt mo, u futen nja dy te tjere te majshin kete tjetrin....ne nderkohe kishim maru pune po dilshim..kur shperthen mrena me ofshama vala e dyte e trimave komunistvrases.... Per fat vemendja ishte shkeput nga ne.... morem dhe ate fakirin qe e kishin rraf dhe qe po rrinte kerrusur i nxire e i pergjakur ne fund te korridorit me koken poshte qe mos e njifte njeri dhe ikem nga spitali. Te sigurte qe vrasesi Fatos Nano nuk do kishte brime ku te futej kesaj rradhe....smiley

Te sigurte qe vrasesi Fatos Nano nuk do kishte brime ku te futej kesaj rradhe

 

smiley  smileysmiley

PF, thuhet se PD e bëri deklaratën shumë shpejt sikur të ishte e parapërgatitur a është e vërtetë?

As nuk e vriste njeri menjen per keto vogelsira ne ato momente prizren. Rruges ne kthim per ne Tirane, pame makinat me te forte qe dilnin nga rruget anesore te Laprakes duke gjujt me kallash ne ajer, gjithe rruga e Durresit ishte me drita te fikura ngaqe njerzit kishin frike mesaduket mos i gjuante njeri dritave te penxhereve, Tek oborri para PD qe une e shifsha nga ballkoni i shtepise dhe e kisha vetem 50m larg ne vije ajrore nuk kane pushu kallashet gjithe naten dhe ne rruge nuk shifshe kembe polici, me keq se naten me te keqe te 97-tes.

Flm PF, më duket se dhe kjo që tregon ti flet për një farë parapërgatitje për gadishmëri.

Nuk ma merr mendja, prizren. Qe Azemi ishte armiqesu me PD dhe personalisht me Berishen, kjo dihej. Edhe qe dikush do ia bente gropen heret a vone edhe kjo pritej. Po momenti besoj ishte nje rastesi. Dhe edhe nese data ishte caktuar nga njerez ne tryeze, zor se parapergatitja kishte vajtur deri tek bathoristet e thjeshte. 

pse nuk e mban mend? Me kujtohet si sot: kisha veçse 6 muaj qe kisha vene internetin -ka qene viti 1998 (buletini i pare qe transmetoi lajmin ishte i ores 4 te mengjesit, rastersisht nuk kisha rene ne gjume ende ate nate) dhe deklarata e PD doli me nje shpejtesi rrufeje

PF, je shume i hidhur smiley

Bo vaki gjembo. "Life is a bitch and so am I" thoshte gjithmone nje shoqe e klases. smiley

E kisha ne vecanti per kete: "Te sigurte qe vrasesi Fatos Nano nuk do kishte brime ku te futej kesaj rradhe"

Ej rrofsh per keto "first hand" eksperienca qe i ndan me ne. Perhere te mirepritme.

Shpresoj t'i mbledhesh dikur e ti nxjerresh bashke ne forme libri. Nji kopje dije qe e ke t'shitme.h

E kom bo nijet. Do ta titulloj VK (Vari K*) per nder te librit te Pjerit. smiley

Titul i mrekullueshëm e tërheqës ! Si magnet po të shkruhet i plot "Vari Karët"smiley

shumes... nje foto si ajo atyre punetoreve gjate orarit te drekes ne mannhatan... duke varur loqet teposhte trotuareve keta tanet

Pse, nji here I kom thon?
Biles ia kom percaktu: 20 mije dollar me pak nga biznesi I lon mas dore, po nji gjo per smari me shume.
Plus, nga kto qe thot kuptoj mllefin e lukunise ktu qe I hudhen ne gryke sa here. Grek, I thone, kur PF ka emrin e atij qe ishte ne krah te djathte te ismail qemalit te ai ballkoni ne vlore. Foton nje here tjeter. Rrezik naj gjysh I lukunise vikatese bertiste dum baben nderkoohe, kupton ti.

Dhe pi cigare me syte poshte.

pffffffff paske qen gazetar trim

Mirenjohje Azem Hajdarit pe kontributin e tij ne rrezzimin e komunizmit ne Shqiperi.Nderi ketij shpirti te lire per gjithçka beri per konsolidimin e demokracise ne Shqiperi!!

Edhe iu thafte dora atij qe e vrau. smiley

Ej, a do na thote njeri pse e vrau Fatos Nanja ket' me?

O Mrroklle, e di gabim ti!

Ket e ka vra Edvin Kristaq Rama e jo Fatos Nanja.

Fatos Nanja asht lideri historik i te majtes!

Duhet me u apdejtu icik, jo me nejt n´ven.

Ej, thuj ja hudhi mire bythes ai Fatos Nanja, se me gjithe ate retorike ato dite, e me gjithe ate pasion qe vetem nje krijese si Sala mund te peshtjelloje nder trute e "     "-ve, shyqyr qe nuk i doli nanjoni me i more gjakun Azemit, n'Fatos, a n'moshkuj te fisit Nanja! smiley

p.s.

A ke pa burre qe shburrnohet ne muhabet e t'qesh si kurve? 

Permeni nanjonit prej ktynve qe i shkojne Sales mrapa, akuzat per vrasje per Fatos Nanjen. 

Pastaj meshtetu n'karrige dhe vreji si t'qeshin tuj shkel synin.

 

Azemi me duket ka dhene nje kontribut te madh edhe ne transformimin e kuvendit te Shqiperise ne nje hale te madhe.

 

Meqe eshte nje person qe nuk jeton ma,me komentet tuaja te tipit debil-llek irreversibile nuk beni gje tjeter po konfirmoni pikerisht kete .debil-llekun e mungesen e thelle te edukates e njerezise.

Te respektosh Azemin pa humbur respekt per veten, ka vetem nje mundesi: te heshtesh.

ou ,fillove me argumentu se si mund te jete neni 55 ne ppu?pse nuk e mbyll kur ne ke ça methane?Do ishte inteligjente

E kisha fjalen tek respekti. 

tesoro, sja bojme ne. ja boni shoqnia e vet. E poi me ne frega se me paret e mia o tu u dekoru sorrollopi i tij. 

ke ndoj problem ne te kuptuar...ketu po kujtohet data e lindjes se nje personi qe ka pas nje rol te madh ne permbysjen e diktaures.Kaq...tesoro nuk shkon ....thuja ma mire familiareve te tu ,mbase i ben te lumtur

Për çfar vlejnë kto mite ?

Prandaj duan të çmitizojnë Skënderbeun që ti hapin rrugën miteve koti ?

Ps ky koment ka 111 germa (+38)

Djale i guximshem , me pak perkrahje nga "shoket " ....Per kohen luajti nje rrol me shume destabilizues . U keqperdor por edhe nuk mund te ndodhte ndryshe ne ate grupim BANDITESH me Sali Berishen ne krye ! Azemi si dhe mijra shqiptare te tjere mund te Jetonin akoma ne se ata do te ishin te Qarte se Demokracia ne Shqiperi nuk vjen neprmjet banditizmit dhe "te Forteve " .

Sidoqofte ja vlen per aq pak kohe ta kujtosh pa asnje superlative dhe pa asnje rrol Historik .Thjesht nje i Guximshem pas te cilit vepruan ne HIJE te gjith karieristet e mevonshem qe i ngulinThiken atij Vete dhe Shqiperise .

Familja ta kujtoje me respekt sepse i beri te PASUR , me Shtepi , Para , Shkolla e Prona !

shqipetaret jane popull nekrofil - me tha shitesi ambulant ne stacionin e trenit tek me pa qe lexoja lajmerimet e vdekjes. e vazhdoi - i duam njerezit vetem pasi vdesin... e iu kujtua hoxha i fshatit qe i thosh ne faljen e xhenazes -  kini frike nga vdekja per cfare u keni bere te gjalleve, prandaj respektohini te vdekurit se po ju presin per kusurin ... 

smiley

Nuk e kisha degjuar ndonjehere...E adhurueshme...

Si i kane patur marredheniet Sala me Azemin ne kohen kur Azemi eshte vrare?

Shume te mira.

Duheshin shume ketlina. I ndau hasmi nga krahet e njani tjetrit. Thone qe prej athere Saliu has never been the same smiley

E kuptova. smiley

E shkeputur nga Tema:

"Fatmira Hajdari: E ëma e Azemit nuk na linte të flinim bashkë

 Në 50- vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari tregon për GSH se ata u martuan bashkë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ai 17. Ndërsa e ëma e Azemit nuk i linte të flinin bashkë.

“E ëma e Azemit nuk na la të flinim bashkë. I dukeshim dy fëmijë të vegjël, unë 15 vjeçe dhe Azemi 17 vjeç. Por, pas një muaji  Azemi i thotë nënës së tij me të qeshur. “Nusen e kam marrë për ty apo për vete? Qeshëm të gjithë. Në vitin 1981 unë dhe Azemi vazhduam jetën familjare, së bashku me prindërit e Azemit. Një vit më pas unë bashkë me Azemin filluam gjimnazin në Bajram Curri. Për katër vite me radhë qëndruam në një bankë së bashku,” tregon Fatmira.

Ajo tregon se Azemi studionte shumë dhe ishte i përkushtuar  ndaj provimeve të gjimnazit.

“Gjatë kësaj kohe nga viti 1981-1987, Azemi punonte në galanteri, pasi shkolla e tij dyvjeçare ishte për galanteri, që merresh me punimin e çantave për gra, çanta sporti për burra, rripa ore, rripa mesi”.

Fatmira tregon se më pas ndërtoi në Bajram Curri shtëpinë e ëndrrave të tij, trekatëshe, një kat për djalin, një për vajzën dhe një për ato të dy.

“Shtëpia ishte me ballkon dhe ndriçohej nga dita  shumëngjyrëshe, me qëllim që kjo shtëpi të binte në sy në distancë të largët, pasi edhe pozicioni i shtëpisë ishte në kodër të qytetit”, tregon Fatmira.

Kur ka nisur studimet e larta, ka qenë 23 vjeç dhe ndonëse vazhdoi për sociologji, ëndrra e tij kishte qenë drejtësia, që e vazhdon më vonë si fakultet të dytë.

Fatmira tregon se më pas, tre vjet më vonë, gjërat ndryshuan.

“Azemi ishte në krye të lëvizjes studentore dhe nga ai moment filluan kërcënimet e shtetit ndaj nesh. Kërkonin që Azemi të tërhiqej, na kërcënuan edhe me jetë në familjen e tij. Kushedi se sa herë na kanë kujtuar se çfarë na priste, por Azemi te sheshi “Demokracia” që është sot, u kishte dhënë fjalën e nderit  studentëve se do t’i drejtonte me dinjitet, pastërti dhe se as plumbat nuk do a zmbrapsnin kurrë deri në plotësimin  e të gjitha kërkesave”, tregon ajo për GSH."

Respekt per te jemen e Azemit. Kusuri me ngjall krupen.

I paska zgjith hallet e dashnisë shpejt .

Paska mbaruar gjimnazin natën e i martuar !

Me vullnet paska qenë pamvarsisht se me vonesë.(më mirë vonë se kurrë por ngandonjëher "vonesa" bëhet "kurrë")

Kur ka nisur studimet e larta, ka qenë 23 vjeç dhe ndonëse vazhdoi për sociologji

 

smileysmileysmiley

Sociologji ne 1988-n !!! Per marksizem oj Fatmira, per maksizem thuhej !!!

ne se nje 17 vjecar ben seks me nje 15 vjecare ne Amerike te fusin ne hapsane per statutory rape.Nuk du te gjykoj por zonja bente mire te mos te ndante me mexhlisin si la shkollen e mori malet me azemin duke iu mcefur policise ne moshen 15 vjecare.kushdo qe eshte prind nuk ia deshiron kete gje as femijes se hasmit jo me femijes se vet.

e ema e Azemit, paska qene persembari. vinte nga familje e mire sic duket.

 

Azemi, ne te vertete ishte TRIM... dhe deri ketu. Trimerine dhe guximin e tij, e perdoren ata zarbot qe e yshtnin, gjoja ata pardesybardhet.....

Azemi u perdor, e u perdor aq shume, e aq keq, saqe i humbi te gjitha meritat. Ai u be bashke me kriminele dhe trafikantet te cilet edhe e eleminuan... Ai u perdor nga Sali Berisha, qe dijti me dinakeri te shfrytezonte naivitetin, temperamentin dhe besnikerine e tij, deri ne fund, saqe edhe vdekjen e tij, e organizoi ne nje menyre te tille, qe te perfitonte kapital politik, dhe e perdori arkemortin e te ndjerit, si ato traret e mesjetes qe perdoreshin per te hapur porrtat e kalase, e arriten deri aty saqe e harruan ne hollin e kryeministrise. I ndjeri Pjeter Arbnori me Ylli Vejsiun u kujtuan per ta marre nga andej....

81791295.jpg

91703248.jpg

46829216.jpg

... dhe kush e mban mend, situaten pas mitingjeve te PD-se.....

78102203.jpg

Eshte levizje kunder nje rregjimi 50 vjecar diktatorial, o alidems dhe nuk vrau asnje ish sigurims apo komunist ajo levizje,se ndryshe ti dhe idrizi nuk do te shkruanit sot por do te ishit 2 meter nen dhe.
Ndryshe ishte ajo e 97-es qe "te kulturuarit" u pinin gjakun njerezve te pafajshem.

Mos na i sill zorret tek goja per te krahasuar nje zemerim popullor ndaj rregjimit komunist 50 vjecar,me deme ne matariale,se le nam.

Azem Hajdari duan apo nuk duan ciniket e PPU-se ka lene gjurmen e tij pozitive ne historine e Shqiperise.

Jo, jo, kush duhej vra, te vritej e te shkonte ne te Lemes. Ajo do kish kthjellu shume gjona per me mbrapa plus qe haka e drejtesia te I zoti. Jo kshu, turblline dynjoja; s'meti zorzop pa thone klysht e kuq, kush I del para sot, I njom, I that, bjeri krisem. Ajo qe nuk u vra asnji, nuk eshte as merite, as lartesi fisnike. Eshte pushtllik dhe skuthllik bashke. Eshte edhe leje: q*** nonen ktij mileti, se s'ndodh gjo. Ja kshu.

mua me pelqen shume me teper kur shkruan e deklaron se je agnostik...eshte shume soft,intelektuale sidomos ne keto kohna te turbullta shume e leverdishme.Ja merr Qyprillinjte ,gjithnje ne mes ,edhe permbys te kthehej ata ne mes,pra agnostik smiley

Mundet ke te drejt. Sme le pjesa skraparllie me qen korrekt, duket. I'm at nuk studioi ne vjene e graz. Ishte me mjeker ne brez e ndiqej nga qeveria. Them se ka te boj edhe kjo.

Mbase,im'ate studioi ne Modena,po ja ku jam....smiley

 Alidemsi smiley

ca osht tuj ndodh me ballinen e peshkut pash zotin

ca jane kto tema ?

E kam njohur nga afer. Student erdhi pak i vonum.Kishte punuar si kepucar e kjo me kujton Kepucarin Prajd, nuk di ne c'revolucion u be protagonist. E kujtoj me fytyren e skuqur nga alkoli ne kodrat  e Mamurrasit ne zbor.Djale kurajoz, kujt ja merrte mendja se ai do te behej shpirti levizjes studentore ne dhjetor.Revolucionet kane fytyren e protagonisteve, natyrisht por po kaq e vertete eshte se protagonistet modelohen sipas vullnetit okult te turmes. Respekte per ate si nismetar i levizjes studentore. Me tej historia nderlikohet, mjegullohet, mitizohet, anatemohet, shenjterohet.Kjo ndodh me te gjithe ata qe ikin e nese do te kishin mundesi te ringjalleshin, nuk do ta njihnin MITIN   e tyre.

Kemi ty dhe te tjere ketu mjashtra per cmitizim,mos ki merak.

Se dyti ajo qe udhehoqi Azemi nuk ishte revolucion por Levizje.

Se po te ishte reviolucion ti ,alidemsi,idrizi dhe ca te tjere ketu do te ishit 2 meter nen dhe dhe nuk do te na jepnit mend sot ne PPU.

je o dhe fyell. Nuk meriton pergjigje.

Njehere thua se e ke njohur nga afer nje here fyturen e skuqur nga alkooli.

Nese e ke njohur nga afer ka pasur edhe raste kur nuk ka pire apo jo?

 

 

US ACDC - 8 Mars 2013 - 00:21 

Edhe Baniamin Franklin thuhet se ngadonjehere rrinte nudo ne shtepi.

Po shpikjet e tij dhe presidenca do te mbeten.

__________

Nuk meriton pergjigje por tregohu koherent.Ja c fare ke thene tek tema per benevreket e Lasgushit. Ke sjelle ne vemendje dhe B.Franklin. Po te sjell ne vemedje edhe J.Kened qe kishte qejf pjeshken e M.Monrose, dhe B.Klinton qe kishte qejf pjeshken e Lewinsikit, edhe Agollin qe ka qejf rakine etj.etj

Per te te thene mor rryp se askush nuk lind Hero dhe Mit por behet! Dhe te gjithe ata qe shikon sot ne piedestal...

 

ishin njerez, me mish edhe me gjak.Edhe Azemi nuk ishte prej bronzi mor dogmatik.Ate detaj e solla per te treguar se ishte cun qe nuk e rruante shume per hierarki dhe konformizem.Dhe nuk ishte cun i llastuar qe pertypte camcakiza kur te tjeret pertypnin fara luledielli ne bordurat e Tiranes.

PS: ADMINA,  keni lene 2400 karaktere si limit por as 240 nuk po na lejohet. A do ta rregulloni kete anomali ?? flm paraprakisht.

Spiritusin nuk e njof, po alidemsi nen dhe? Lal, mos flisni qesim pa I njoft robt. Plus kom I fryk qw kush do shkonte me e fut nen dhe alidemsin, rrezik shkonte atje poshte para tij.

Revolucioni merr edhe te thatin edhe te njomin...

po ti mo ACDC, edhe ti si Azemi, deri tek Liceu e kishe rrezen e veprimit? smiley
smiley

Kur une vishja xhinse dhe haja camcakiza or trim,ti rrezik akoma gatuaje ne banje.Keshtu qe mos na shit mend.

Por mire ka thene nje me i zgjuar se ne,liria nuk duhet tu jepet njerezve qe nuk kane nevoje per te.Sklleverve si puna jote psh.

Ce doni lirine juve.Edhe ne vendin e lirise ku ti jeton,akoma enderron pronarin Enver qe te jepte tallonin,por qe e kishe te sigurte qe e merrje dhe mbushnje barkun.

Mua liria me beri pune,pavaresisht se jetoja me mire se shumica e popullsise atehere fale njerezve zemermira qe kisha ne vendin ku po jetoj tani.

smiley  ymer ymer - thote njeri ketu

Paske qenë i përkëdhelur i regjimit ....

ai po thote qe i kish prej njerzve te tij ne amerike (atje ku ndodhet sot) te mirat dhe jo nga qeveria.

po gjithashtu kjo e ben dhe ta doje me shume jeten e sotme amerikane se ate te shkuaren shqiptare. jetonte dhe jeton dhe sot nga rrethi i tij. ne amerike ai kish dhe ka me pare se kur ndodhej ne shqiperi. si njesi matese te lumturise ka lekun pra.

 

Rosinit, kompozitori, katuni vet kishte ndermend me i bo nje statuje. Kryetari i bashkise i tregoi projektin. Rosini e pyeti: E sa kushton tere kjo? Bashkiaku iu pergjigj (ta zeme): 50 mije dollare. Rosini: Per kaq pare jam gati te rri vete i gjalle ne piedestal. 

po cfare miti... ja ke pare statujen? e kane bere si Rocky Balboa ne mes te Fshatit Studenti ... te pakten Rocky ishte nje krijese filmi, edhe pse ka femije rreth e rrotull Philadelphias qe e besojne se ka ekzistu vertet ... keto mitet jane si ato historite me te forte lagjesh qe degjonim dikur te vegjel, harrohen me shpernguljen e banoreve ose me vdekjen e brezit te pare..

Pse këpucari Prajd dhe jo këpucari Xoxe që dhe atij ja lanë revolucionin në mes.

Ej, P.F.-ja edhe sot qe eshte larg nuk flet hapur, por me rebuse smiley

Une personalisht ketij Hajdarit i di pallatin 5-6 katsh tek Ura Tabakeve, ndertuar para -97-es, plus emerimin e Fatimes gjyqtare (bir Selman...e kshu me rradhe); nderkohe mbahen mend edhe ca trafiqe hic te mira, po ato le ti sjelli ndonje tjeter 

 

Ju arrat cerrat e der derat e peshtirosni te ndierin Azem me keq se nje bajge Lope jo vetem me fjale . Azemi UDHEHOQI nje Mut . Po te kish vendos Udheheqja qe Azemi te Udhehiqte Ti, Saliu e te gjithe arra cerrat e der derat  do ishit bar per kullote Gomeresh . Ashtu sic u perdor Saliu SOT dhe ashtu sic perdori te ndierin Azem . PPU nuk shpall heroj as Lider mendoj .Vetem mendjet e semura , e te semuret psikike mendojne se e kane Tribune per te shpalosur Kercenime pisesh si puna Jote ACDC .

Simbolika JUAJ eshte VULOSUR Njehere e Pergjithmone se cfare perfaqesoni ne Histori dhe cfare vlere kane " Heojt " per JU !

Ne nje MORT (Historik per JU ) e shndruat Arkivolin e Azemit , si "Dash " Mesjete , per te hapur Portat e Kulles dhe pasi i shqyet ATO e harruat Arkivolin ne Hollin e Kulles !

Duhet perkujtu Azemi shkrete se o harru fare. Brezi ri kujton se diktaturen e ka hedh Blendi Fevziu smiley Ironia me e madhe eshte se Azemit ja qajne hallin me shume kelyshat e emigruar te Nanos smiley

Pate, sado me ore te shtrenjte, prape te duket dhomi i derrit  PD-ist kur ckerrmitesh.... Fli i qete bir. Shqiperine 1 evroshe te Sales ua kemi lene ta gezoni e trashegoni. Ne e kemi gjet atdheun tone. Nuk ju hyme ne pjese...

Sa shume te dogji sumatricja mo Pf. Shaka po boja smiley

Edhe une. smiley Po tjeter here kur e shan tjetrin kelysh dhe tjetri kthehet edhe ta heq llokmen, rriji fjales. Ose hiq dore masnej nga "shakate".

Se kuptoj pse e gjete veten te "kelyshi Nanos" Mesa di une (nga ty e kam ngju) ti ke qene cun parimor. Ke qene kundra Verit, Ramizit, Zanit, Nanos....Kurse Salen dhe Edin i ke dash fort smiley

Hajde mo se shkaka ishte. Mos i terhiq fjalet...smiley Ja se po ngrof edhe koha tani andej nga Dhermiu. C'te duhen keto muhabete.

Ske faj ti. Muhabet do. Ska shkri bora andej e je myll mrena e na trego historite e tua heroike kur luftoje pushtetin me kamera o kanadezi vogel smiley

Spiritues , ti thua:

Respekte per ate si nismetar i levizjes studentore.es studentore 

Dmth Azemi ishte nismëtar dhe organizator i lëvizjes Studentor  që unë e kuptoj se doli me 10 -12 vetê dhe kërkoi liri demokraci dhe pastaj filloi ti mbushte mendjen studentëve të tjerë për ta përkrahur lëvizjen.

Në fillim studentët kërkonin drita e ngrohje e kushte më të mira .

Tek Ramizi Azemi nuk tregoi ndonjë tipar udhheqsi dhe atje ishin shumë .Më vonë gjërat ishin më të dukshme e të qarta .

Ti paske qenë atje. por mënyra si filluan dhe u zhvilluan ngjarjet gjithmonë mu kanë dukur dhe sot më vërtetohen, si të drejtuara nga shteti i athershëm . 

Pardesyt e bardha dhe demostrat me "jabanxhij" me thyerje dhe djegje ma forconin kte ide që mat kohë. 

Nuk përjashtoj asnjëher që mbështetsit ndiqnin me dëshir  pë ndryshim pa llogaritur gjë.

Azemi ishte i pari qe pati bole te dilte, jo vetem ne krye te miletit qe zbriti nga qyteti studenti, por edhe te fliste aty ke cepi i liceut, po rrini tashti. 

Mo mrapa....hajt mo.

po per ate dite djele qe vrau fryken e vet dhe t'gjithe ne t'tjerve, ne mes te Tirones, Azem Hajdari meriton jo bust, po shesh ne Tirone. 

Qe nga 1939 - ta s'kishte pas zog shqiptari me dal kshu haptaz kundra qeverise, me zo dhe me figure.

po rri tashi. 

 

I pari do të thotë kur je vetëm Mroklle dhe ai u duk qê ishte i pari shumë ditë më pas .

Ka dhe tê tjerë që thonë ishim të parêt që ashtu mund të jetë . Por teorikisht dhe praktikisht pas takimit të studentëve  me Ramiz Alinë (dhe plenumit të tij) s'kishte më të parë e trim të veçant.

Apatia ndoshta dhe frika popullore ishte aq e madhe sa kishte nevojë për pistona shum më të fuqishme se një trim i vetëm për ti veshur mite të tilla ...

 

Une po fol per ca kom pa vete.

gjona qe kane ndodh.

Konklluzat dhe "what if"-at masanej, munnet secili me i qit e me i tjerr si do vete.

shesh duhet me i taks Azem Hajdarit, me e pas una n'dore.

p.s.

takimi me ramizin, ai i modhi, ka qene mo mrapa. Ai i vogli per me liru robt e arrestume nji nate me para ke rruga Budi, nuk di ca t'them.

as nuk e di a ka qene Azemi aty. E kam shume te turbullt.

smiley për Mrrokllën, s'jam kontra jo.

Kush eshte i interesuar ... ...pergjegjesin per jeten e A,Hajdarit , nga 326 , ....e kam pas komshi ! Azemi( rp ) eshte brenda Kuadrit te perzgjedhjes dhe Mbeshtetjes . Vetem G.Ruci u Lye me gjak dhe e mori ne krah kur u Plagos ! Me duket se dhe nje tjeter ! Ne se u kujtohet ne nje moment gazeta Renge Denge neprmjet Balliut ( nje tjeter i perzegjedhur ) beri 50 pyetje per "sigurimsin Azem" ! Dhe vetem TETE Vjet Pushtet ABSOLUT i Babasqapit nga thirrja ne Ballkonin e PD " Nano je ne GJAK " naten e 14 Shtatorit e deri me sot qe kujtohet ( me te drejte 50 vjetori tij ) duhej patjeter minimalja nje proces Politk e le me Gjyqsor !

Djal i guximshem ...mjafton e tepron per kohen qe ishte shkruar e porositur nga Brenda e jashte vendit ...Shani me rrenje e em cati ish Regjimin . Ben hesap kete mision e ka marre persiper ish Sherbetori nga me servile te ish Regjimit zoti Berisha ! Konkretisht dikujt i poropozuan te bente nje gjest Demostrativ dhe me 100% post te garantuar ..minimlaja zv .Minister smiley Pati qe e bene ! Ceshtje botkuptimi e krakteri por me pak doza Naiviteti !

Siç edhe ish bodigardët tropojanë të Salës kanë alibinë e tyre se nuk e vranë ata Azemin dhe nuk luajtë ndonjë rol prapa kulisave, edhe unë kam alibinë time, ndaj kërkush nuk më gërgiti e as dyshoi tek unë. Atë natë isha në një dasëm tek salla e madhe e ish hotel "Arbëria". Erdhi nga jashtë dikush me vrap dhe dha lajmin, "Azem Hajdarin e vranë". U dëgjuan thirrma e pasthirrma, britma...dhe rakia u derdh lumë. Se mora vesh asnjëherë, nga hidhërimi, apo si...Jam dalluar që në shkollë fillore për mungesë intuite e natyrë e mefshët.

Po mire pse e vrau Fatos Nano Azemin dhe pse ai nuk eshte denuar?

Për më shumë, lexo më sipër casaubon! Versioni i vrasësit Nano ka rënë. Po dalin prova më bindëse e të qendrueshme se Azemin e ka vrarë Rama, njëherësh dhe grabitës i partisë Socialiste.(dosjen e vjedhjes e ka Sala). E ka thënë Fatosi, se "Rama më vodhi partinë". Nuk ka faj që e ndoqi pafundësisht dëshpërimi. PS-në e kish dhe e trajtonte si pronë private.

Ore, ka njeri këtu të thotë se ç'u bë me atë partinë konkuruese që themeloi? Ai Sherifi çoku del nganjëherë në TV.

Nuk e ka vrare Fatos Nano, por kriminela te punesuar nga Fatos Nano e socialistat. E kane vrare Fatmir Haklaj, kriminel me precedent i graduar shef komisariati dhe Jaho Mulosmani, polic kriminales i graduar nga socialistat. Dore e lire per te vrare mnjefjale. Sot Jaho eshte ne burg te perjetshem. Fatmir Haklaj me 2 vellezer e me shoqeri, ndodhet nen dhe prej kohesh. Kusuri i familjes ka marre arratine. Deri edhe kullen ne Tropoje e kane djegur e rrafshuar. 

po sikur Nano te mos i kishte punesuar keta a do ta kishin vrare prape Azemin? Nese jo, atehere del se Nano i vrau pasi ai i futi ne pune. 

Po sikur Shefi yt Sali-u te mos e kishte emeruar minister te mbrojtjes Fatmirin a do te kishte ndodhur tragjedia e Gerdeci? Nuk e dua pergjigjen menjehere, mendoje njehere ose edhe konsultoju dhe ma kthe neser xhevapin. 

Keto i gradoi Nano per te bere zap nje zone te PD. Ngritja ne detyre e vrasesve, kriminelave me precedente si Fatmir Haklaj eshte sinjal, beni ç'te doni. E keni ne konçension. Deri sa i dolen jashte kontrollit dhe pastaj gjeten fundin qe meritonin.

Ajo pjesa tjeter, eshte futja kot, pa lidhje.

Hunter, qe te beheshe shef policie ne 97 ne Tropoje duhet te kishe palle quadrate, sic thote Zana. Ne ato vite nuk te caktonin. Ti e merrje persiper ate pune dhe partia te aprovonte. Dhe jo se po te mos te te aprovonte ndryshonte ndonje gje.

Ke te drejte per punen e "palle quadrate" e pushtetin e gangove, qe ne fakt vlente per gjithe Shqiperine. Por dy gjera. E para shefat komisariati vinin nga qytete te ndryshme ( deri diku edhe sot kshu eshte). E dyta F. Haklaj ishte kriminel me precedent, antiberishist ( i vellai ka qelluar ne nje miting kunder Berishes) dhe emerimi i tij e J. Mulosmanit eshte license, autorizim per te bere zap nje zone perkrahese te PD me cdo menyre. Nuk mund ti lajne duart Fatos  Nano per pushtetin qe i dha. Eshte si ti varesh ujkut melcite ne qafe. Pastaj ok, i dolen nga kontrolli e perfunduan ashtu si perfunduan. Mendje, botekuptim tjeter.

Hunter, nuk i vrau as Nano, as Berisha, por i vrau mendja e tyre qe e kishin sa te pules. te dy palet, tropojane jane dhe hengren kokat e njeri-tjetrit se e kishin inatin  dhe budallallekun te madh sa bota.

nuk dinin t'i leshonin pe njeri-tjetrit.

Socialistave iu bie faji indirekt, por duke pare kushtet e 97 kur duhej riorganizuar shteti dhe asnje nuk shkruhej polic kuptohet se do merrnin kush te pranonte.Qeveria e tyre ishte e dobet e mbahej ne fije te perit.gjeja e fundit qe ata donin ishte nje vrasje e tille politike qe do te shkaktonte trazira.e pare ne kete prizem ata s'kishin asnje interes ne vrasjen e azem hajdarit.

sikur eshte hera e pare. ashtu jane vrare ata me njeri-tjetrin edhe per nje llaf goje, jo per kontrabanda e me tutje...

Vrases, kriminela ne krye te policise Tropoje nuk ishin per te riorganizuar shtetin, por per t'ju vene kundershtareve politik. I perdoren Haklajt si mashe, sepse i leverdiste. Ne rrugen e F. Haklajt mes shume e shume armiqve dhe shume e shume vrasjeve i qelloi edhe Azem Hajdari. 

Me kujtohet si tani mbasditja e 13 Shtatorit 1998.Nje miku im, i majte, vjen dhe me thote gjithe ngazellim:"Kane vrare Azem Hajdarin!"U trondita!Jo pse e njihja Azemin,thjesht kisha degjuar per te,por u trondita se tepermi nga ngazellimi i mikut tim.Ku e gjeti valle fuqine per t'u kenaqur me vdekjen?

Ka qenë nekrofil smiley

peshkupauje, m'ke borxh 5 minuta kohe

Respekte Azem Hajdari

Respekt njeriut..

La iena-ridens si accoppia una volta all`anno , mangia cadaveri,  che ca**o ha da ridere...

 

 

 

Per dy ngjarje e mbaj mend Azem Hajdarin. E para ka qene andej nga 93-94 te Pazari i Ri. Po kalonin me veture dhe nje burre me biciklete u perplas te dera. Dolen dhe e ben te vdekur ne drru. Ne vend te pare qe Azemi i cili nuk doli prej makine dhe i bertiste atyre qe dolen te futeshin brenda. E dyta ka qen naten kur e vrane. Ishim te 9 katshet te Kafe Europa kur u degjuan krismat. Vajtem dhe e pash te shtrire. At nate binte nje shi i poshter Tirane, nga ai i imti qe duket sikur ste qull por kur shkon ne shpi ujti te ka hy deri te breket.

Isha ne adoleshence te mesme dhe antagonizmi me tim at kish arrit kulmet. Per ta sfiduar ne protagonizem i them (lajmi skish dal akoma ne tv) mora vesh se do vrasin Azem Hajdarin. Leri keto gomarlliqr me tha po shko e thaj koken se po piko ne tapet. Mire i thash po mos me thuj qe nuk te thash!

smiley Kshu e filloi dhe Nostradamusi.. smiley

Kurse une s'kam per ta harru kurre per gjestin e pare post-demokratik qe me vone do te behej ideologji dhe praktike: shpalljen "e xanun" te njeres prej vilave te gjermaneve ku vajti te banonte me Fatmiren. Hapnim syte atehere ne tironsit...Po ky mo vlla?!!!

Bathorja eshte shume, po shume me vone. 

P.S. Ah, se harrova. Bashke me bustin e merituar per Azemin, duhet ngritur edhe nje monument per Partizanin Meke duke fjetur ne krevatin e xanun te Perandorit.

Po pra se do ja u lete juve komunistave vilat e gjermanit. Cpaskeni qene dhe ju komunistat per vila!!! Nuk u ngopet nji here!!!

Mu me kenoqin keto trimat qe thone ti e ai e ato do ishit sot 2 metra nen dhe. Sa kishin fillu trazirat e 91 dhe robve po u dilte frika. Sa kalojshe Uzinen e Enver ka pas qen lagjja e tmerrshme Bab Rexh. Ne ket lagje paten ndertu parafbrikate dhe paten marr shpi shume oficer. Nji nate cunat e lagjes kishin pi i cik me shume se zakonisht dhe si rrjedhoje ishin bo dhe me shume trima se zakonisht. Larg dallohej silueta e nje oficeri qe po kthehej ne shpi. Dikujt i shtin djalli ne koke idene: ti bim kti oficerit dhe ti marim pistoleten. Si ta nisim sherrin? Shaje ti "Berto" o kumunist o te q..sha motren! Afrohet oficeri ndigjon te shamen e Bertit, nxjerr pistileten dhe ja plas Bertit ne balle. 

Ky oficeri ishte ai i nderlidhjes,telekomunicazionit?

Shume fiksim tu qeka bo ai i nderlidhjes. 

Beqar eshte sot e kesaj dite...nese ke deshire a mund tja jap faqen e facebookut tat???

 

E paska honger Berti, dmth. Nuk njifej anej nga Bab Rexha "mcifu mas gaxhoit"?

Ket histori ma ka tregu nji shoku i "Bertit" ne Ridgewood, si deshmi okulare e nje krimi komunist!

Eh mire o mire

me kete qe ta paka tregu ky shoku i bertit ne....sikur u rehabilitove pak...si thote Idrzi jone smileye mu baba m'ka thane........hahahahah

e mire kish pas kene bakllava,...a e hangre ..jo mo po....a e pe...jo mo poo i shok i bertit e kish pa prej bires se çelsit.....

Motren e "Bertit" e kam pas komshie...jo se ka ndonje rendesi te madhe por familje komuniste ishin!

Me nje fjale ,larje hesapesh brenda llojit...Patjeter...qe e ke pase komshie...ishin pallatet e oficerave...te gjithe bashke...

Motren, motren, thashe, ish nuse ne familje doktorresh...qe dikur kishin qene coban!

 

po pse thu doktorresh me dy r...ashtu thuhet vetem per kapterr.Po mire se kishin qene çoban ,partia i mori çobanet e i beri doktorre,e banonin afer teje.harrohet kjo? ne jete te jeteve.Mirenjohje atij...Ne kushte historike jo skizofrenike (ku ngrihen kembet e i bien kokes)nje çoban te behet doktor duhen gjenerata ta nxjerrin....vjen partia e i thote :ti doktorr,me 5 vjet fakultat.....e mandej çuditena si doktorrat marin ryshfete e jane kaq delinquenta....jane kuneterit e Bertit ndjese paste.

pallatet e aviatoreve ishin me vaska mren (te italjonit) dhe me fusha tenisi ne oborr. gur kusarasve vetem golfi iu met pa lujt. u ban kadale me gjak blu...

po ,ishin goxha pallatesh ,te bute tre katesh...jo pak kohe me vone vaskate hgjithçka tjeter iu doli e tepert..neperke ,borgjeze,ju flet Tiranaaaaa.Keto ishin te hershem..mandej u krijuan gethot ficero.kapterro parafabrikatshe...te tipit te Bertit qe e hengri......

ky ishte varianti. eh sa ka zanati... ne te vertete ata cobanet e stanit te Abas Serkos u moren per maskim. populli ne fuqi e ku di une... ata vertet mund t'i perdornin vaskat per bersi rakie (ne asnje mnyre vere!!!) dhe sollen (po t'i besojme Sefer Dajes) moden e gatimit ne banjo... nderkaq, dora e vertete qe mori fuqine, qe nuk kishte qene asesi e varfer para 45-es, u rahatu ne ato vila tiranase, per te cilat edhe vete shoku Mehmet u befasu sa shume qe ishin... ku paskshin qene, se duheshin nja 40 cope per te strehu ca familje specialistesh miq... "nderkombtaresh", - ka pas edhe atehere, nuk dolen tashti kto... sot u thone keshtu me drejtshkrim, se atehere u thoshin internacionalista - kur ato dulen nja 400... nejse, ceshtje imobiliare pa vlere kto... rendesi ka t'kuptohet ajo me siper, qe revolucioni solli siper nje shtrese gjysem te pasur (shoku Enver perfshire) qe i erdh siraja te vinte siper. ket aspekt te revolucionit nuk e kan kap (merren me teorine e marksit, duke u bo me marksista se shoket e byroit). kurre nuk ka ardh e nuk mund te vije ne krye vegjelia. kjo eshte e pamundme dhe dokerr per konsum popullor. mekja flen vetem nje nate te krevati i perandorit dhe aty e filmojne per ne vitrine... me pas mekes i thone dil tani se kemi pak pune, shko ne vidohove se ka sulmu greku... edhe djegin carcafet per ndonje plesht potencial te mekes... etj etj.

nejse, e kom llafin qe ata qe kapen vilat, ishin po nga sera.

mekja flen vetem nje nate te krevati i perandorit dhe aty e filmojne per ne vitrine... me pas mekes i thone dil tani se kemi pak pune, shko ne vidohove se ka sulmu greku... edhe djegin carcafet per ndonje plesht potencial te mekes... etj etj.

 

smiley

nje mikja e jeme Vera,ishte ebija e nje oficeri te larte ne Shkoder SV.Nje vajze ,grua qe nuk behet mae mrekullueshme.Une qe kur i njoh ishin te nje vile e italianve.Qe kur e kujtoj une kete familje ishin aty ,pra kishin rreth 25-30 vjet qe e kishin...Nje gja kaq e bukur sa s'bahet.Te vendi i vaskes ,gatuhej,xhamat dekorative te shkallave ishin thyer e kurre pa zendesuar,parketi ishte si i ngrene me dhembe,ne garazhe a bodrum mbreteronin mijte..Mandej kishin marre edhe dajen me familje prej diku dhe e kishin ndare me nje mure zot na ruaj.vera eshte nje grua e lumtur me familjen e saj ,italianet moren ne poses vilen e tyre(nuk e di se a ua leverdis) e tutti vissero contenti e felici.

Me nje fjale ,larje hesapesh brenda llojit..

Po tashti nuk do mend qe brenda llojit do te qe "larja e hesapeve" kur patricet rrinin te fshehur neper bodrume!

Megjithate, nuk mund te mos e mohoj gjenialitetin e strategjise se patriceve: Ne rrime urte e fshihemi neper bodrume...plebejete do hane kokat njeri tjetrit.

Gjeniale!!!!!  

u tha ,u be!Ja pikerisht per keto cilesi nje patric nuk pushon kurre se qeni i tille.

Pikerisht!!!

vec fillimit ne qytetin studenti m'ka rastis kur kam pa ndeshjen e fundit te kampionatit, partizoni-vllaznia. Ishim t'u dal prej tribunes dhe robt normal qe ngjeshen i cik. Na kan shty kto badigardet e ktij rahmetliut dmth a thu se ishte naj gru me barre aty n'mes. Kur u qetsu turma, pame qe ishte azemi...

Kjo ka qene ne 92 m duket. Por t ka shpetu fakti qe ne 91 shkoi ke Blloku dhe zaptoi vilen e H.Toskes. Tosket pra, gurkusarasit smiley

 smiley Ndersa nga te koheve moderrne te demokracise, maj men, qe ne dasem i presin krushqit me kenge per Azemin. Dhe shpesh rastis qe bjondja takakuqe e minifun kercuer kercen duke u zgerdhire.

Ca te beri pershtypje te ngjarja e pare?

 Mire i thash po mos me thuj qe nuk te thash! 

smiley

Modeli i Azemit si trimi i mehalles qe gjoja perballet me bajlozin e zi per ta shpetuar/cliruar mehallen, dhe me vone ne kurriz te ketyre "meritave" te hiperbolizuara dhe mitizuara e plackit, perdhunon e shkaterron mehallen per perfitim personal e klanor, e ne fund perfundon i vrare ne nje zenke banale cubash alla wild west shooting ne nje pijetore duke lozur bixhoz, tregon me shume per kulturen tone si popull se sa per Azemin.

Azemin, mire thote casaubon,e ka vra Edvini.Dikur e pat vra Nano,me vone Gjinushi,ku erdhi puna qe u mor vesht se tamam-tamam e kishte vra Mejdani. smiley

Kujt i bi ta ket vra pas nja 2 vjetesh?

Po ti do me i falimentu kompanite e basteve qe kerko xhevap per kete tani.

Pjetër.....! Sikur u përmend se tamam-tamam, si vrasësi i Azemit ka qenë edhe Topi, Bamiri. E kam ndigju këto 2 vjetët e fundit. Me të dëgjueme e kam.

Duhet me prite sa te biere "Faja nga Fiku " smiley ( cilesim i Nanos kur ishte ne qejf per babasqapin ) dhe atehere ka per te bucite Rengedengja me Titull Nje Faqesh ..."Zbulohet vrasesi i Vertete " me nentitull "Kush e nxori Azemin ne Prite " ...dhe vu vu vu vu vu vuvuzeleria me avaz tjeter . Si zakonisht !

Kjo historia e Azemit, sy per sy e dhemb per dhembe.... me kujton nje histori te njejte po para 70 vjetesh. Kisha nje te njohurin tim, qe ne ate kohe ishte firar (kaçak) ai te merrte gjak ne vetull per kete pune. Dikur, pas pushtimit italian, ai vrau per nje zenke fshati nje person dhe doli ne mal, firar. Pas disa muajsh perpjekje, italianet e kapen dhe e arrestuan. Ishte muaji shkurt 1941. Bore Acar. Karabinieret donin ta shoqeronin per ne Berat, por udhet ishin te zena. Nejse, pas nje  marrshimi te forte, ky miku im, nen pranga, dhe me lidheset e kepuceve te zgjidhura, mberriten ne komunen e Potomit. Kryetar komune, Memo Meto. PAsi moren nje dore te ngrohte, memua, pasi e pa mire e mire kete mikun tim, ja ben me shenje qe te iki.Ai kerkon nga karabinieret qe te shkoje per nevoja personale, del i shoqeruar, dhe nderkohe qe karabinieri, u shkreh, se ishte ftohte dhe kishte ngrice, e po hukaste duarte, kercen neper ferra e debore dhe ja mbath... e si ajo pune. Ketij mikut tim, i doli nami, si trim me flete, se u kish ikur italaneve per duarsh. E keshtu fama e tij kaploi tere Skraparin, dhe kur vinte llafi per trimeri dhe per llaf kuvendi, vetem llafi i tij degjohesh.... se ishte llaf trimi... e mbas lufte, ai partizan si te gjithe te tjeret, me nje shkolle plotore, u be kuader deri sa doli ne pension nga vitet 70. Por ama, sa here qe binte llafi per demokracine (e arriti kete dite) ai thoshte duke qeshur.... ç'kemi ndonje llaf Azemi".... e donte shume se i kujtonte veten.....Edhe ai u perdor gjate luftes, e asnjehere nuk foli per to, por miqte dhe te njohurit e tij, na e tregonin me pas.....njesoj si Azemi, qe u perdor poshtersisht nga te vetet....

Ky mund te qendroje si tregim me vete.Une ta kisha shkruar do ja vija titullin histori gurkusarse me Memo e Potom(do me pelqente me shume Zhitom)

smiley

"Me Azemne, me Saline, prit te mirat qe na vijne" smiley  ..."bena, o bena, nanj' kafe... po te kputet na gjonguli..."  loool

Ah, i ndritte shpirti, ore!!!

Kur doli Azemi me grupi e tij rrugeve te qytetetit studenti, naten e pare, me thirrjen "duam drita, duam drita", merret vesh, ishin cuna t gjith.Dhe fillun tu gerthit:o goca dilni, o goca, cohuni, bashkohuni me ne.Tek konvikti inxhinierise , doli ne koridor Lilo Labia, dmth Moza Ferra  e dha kushtrimin:

delni moj thellenxa delni

na kerkon ushtar Azemi

na kerkon e do ti vemi  

e kshu vershuan ne rruge  e kshu nisi revolucioni dhjetorist smiley

Lilo Labja nuk kish se si...sepse i prene kemben me sharre ,pra ishte e invalide e shkreta,nuk mund te ishte per sulme revolucionare,punonte ne prapavije..gjej ndonje tjeter...

Who the fuck eshte Azem Hajdari. As PS s'do t'ia dije per te, as PD s'do t'ia dije per te, vetem e shoqja qe i ka bere leket stive rri e ben buste se s'ka ca te ndertoje me.

Ka disa enigma megjithate.Ai sapo ishte pranuar kandidat  per anetar partie pak para se te fillonte levizja e studenteve.

Ishte nje kacak i mire nga te cilat kombi yne ka prodhuar me qindra mije ne nje kohe qe na duheshin burra shtetit nga te cilet kombi yne ka prodhuar teper  pak ose aspak.Legacia e levizjes se kacakeve te vitit 90 shihet kudo.shqiperia s'prodhon asgje, kronikat e zeza ngjajne me buletine lufte, papunesia korupsioni galopant , me sistemin tone te drejtesise gajaset dynjaja.

Cudi edhe pas 23 vjeteve te Levizjes Studentore edhe 15 vjet pas vdejkes se tij,komunistave nuk u eshte mbaruar vreri kunder Azemit.

Kjo tregon qe ka bere dicka vertet te mire.

Tom Korca??!!!! 

Kok e Kedhit smiley idealist , pa Parti , demokratikas , dhe Hero I revolucionit Studentor per Djegjen e Transformatoreve te  Dritave ne qytetin Studenti smiley Zebucites ne erresire " Ka polic Aty ere ? Jo ! .." Ushnja Ushnja . Poshte Diktatura "

Rise and Fall of a Bandolero. Nothing to be noted.

Tashi qe e zgjidhem se kush e vrau, projekt per keto pesmet vjetet e ardhshem eshte pytja: PSE?

Pse e vrane Azem Hajdarin?

llafe shume kemi nigju, po deri tani une nuk jam i qarte.

Aaaa kjo eshte pyetje me tamom, e thelle, filozofike. Zakonisht me SI-te (kush, qysh e tek) merret shkenca, kurse me PSE-te merret filozofia.

Ne Kosove kam ndigju per konflikt tregjesh te armeve!

Nga ana tjeter kosovaret njihen qe flasin shume dhe kot!

Por nga ana tjeter dominimi i tregjeve futi ne lufte nje bote te tere ne WWI

 

Ka pas shume sherre te hapme, Mrroklle. Isha ne Bajram Curri kur i bene atentat ne 4 qershor 1998, sepse tamam ate dite zbriti grupi i pare i madh i refugjateve kosovare. Ishim ne hotel kur degjuam krismat dhe ngaqe e dinim qe Azemi ishte ne qytet, na e mori mendja qe do e kishin heq qafe. Sa u kercyem makinave, shofim autokolonen ku ishte dhe fuoristrada e Azemit qe po zbriste per poshte nga trageti me shpejtesi rrufeje. I ndoqem nga mrapa qe ti takonim. Mbas disa minutave ballafaqim, Azemi pranon te hape dritaren e fuoristrades dhe na thote se ishte mire, nuk ishte i plagosur dhe nuk dinte kush e kishte qelluar. Fytyren e kishte te bardhe si shkumes. Kaq tha dhe mbylli xhamin. 

Ne e dinim kush e kishte qelluar, sic e dinte edhe gjithe BC. I shkuam ne shtepi dhe e pyetem pse. "Kur me thane qe do vinte Azemi ne Tropoje, dhashe fjalen qe nuk do dilja nga shtepia qe mos behej sherr" tha i zoti i shtepise. "E vetmja gje qe kerkova ishte qe mos kalonte para shtepise sime, se do na koriste. Dhe kshu u la. Por ai donte me u tregu trim, dhe kaloi me eskorte para shtepise. Dhe ne i shtime n'mish..Shpetoi..."

Kupton ti! Me vrafshin mu ne kupton gje, po as une nuk kuptoj...smiley

P.S. Ky robi kishte ne shtepi me shume arme e municion se Divizioni i Kukesit.

P.S. Ky robi kishte ne shtepi me shume arme e municion se Divizioni i Kukesit.

Sdo mend qe kish arme e municion. Me ato arme e mbajtet te shtypur at popull per 50 vjet!!!

Gurkusaras?

Si tha ai qe vdiq? Du te shkoj ne ferrin komunist ku te shtypin perdite. Perdite eshte llafi,tha, se nje dite nuk puno rruli, nje dite s'ka benzine, nje dite ka ik shoferi ne plazh, nje dite ka mledhje partie... Kurse tek kapitalisti, nje dite po nje dite jo, po nuk te fal njeri sekondin. smiley

PF, edhe sikur te kishe me vete te gjithe psikologet dhe keshilltaret e BBC dhe CCN,  s'kishe e s'ke per te kuptu gje as per njemije vjet. Pse? Sepse si jugor tipik (nuk po futem nga zona e ndaluar me tela me gjemba fetare) nuk njef mentalitetin e veriorit, po te bej nje nder e po e heq opsionin se as qe ke deshire me e njof. Kjo mosnjofje eshte mjerimi i Shqypnise, duket sikur jane dy popuj te ndryshem, qe ja kepusin kutrum per njeri tjetrin. Nuk ka ngjarje dhe ndodhi lineare ne veri, hiqeni prej mendje ore toske me tru lineare qe e keni shpjegu edhe vrasjen e Avni Rustemit ne menyre lineare.  

Na bën i nder dhe na e spjego ket "jolinearitetin" e ngjarjeve dhe ndodhive në veri  por duke përcaktuar më par ku fillon e mbaron veriu për ty. Flm !

 

S'ka shpjegim tokesor per kete pune, duhet me hyp ne satelit e me i pa gjonat prej andej nga nuk duken kufijte, e cfare ne toke duket e sheshte, ne fakt eshte sferike. Pastaj shef edhe kufijte qe kane ne tru njerzit, e qe andej, behen edhe reale ne toke me vizatim teknik. Dmth, thene menyre peshkore, duhet me qene i fry ne tajare, gje qe pak duan ta bejne. Rri se je mire, ç'a pa t'duhet.

duhet me hyp ne satelit e me i pa gjonat prej andej...gje qe pak duan ta bejne.

Mos fol para kohe...e bejne disa qe cke me te!!!

 

 

BE Pjer Thomas - 7 Janar 2013 - 15:04 

Ketu jam une smiley sateliti sapo me lajmeroi. 

 

Si jashtoksor je përgjigj a ndoshta se ke gjet përgjigjen hala, nejse Flm ! smiley

Ke shume te drejte, megjithese me thene te drejten, jo se nuk e njof, por thjesht nuk dua ta pranoj. Kam jetuar me muaj te tere ne ato zona dhe gjithmone kam refuzuar. Ja te te them dhe nje histori tjeter. 

Shkonim perdite ne kufi, e njejta kohe. Nje dite shoferi bajramcurrs (cun flori meqe ra fjala) me ndalon ne mes te pyllit dhe me thote qe ta pres ne makine per dhjete minuta se axha e kishte marre vesh qe ai kalonte aty perdite me makine dhe nuk ndalonte dhe kishte cu llaf ne shpi qe e kishte korite nipi. "Ca thu mer Ben, i them" Ktu jemi ne mes te pyllit, une kam 50.000 dollare equipment me vete, e ti me thu te pres dhjete minuta ketu?" Mos u merzit me tha. Hapi kroskotin e makines dhe nxorri nje pistolete. "Fute poshte kofshes me tha. Po pe qe tu afru njeri me qellim te keq, numuroja ballit. Ti je mik, ne makine time, ne toke ta axhes. Gjaku i shkon axhes..." 

Prape se merrsha vesh ngaqe me dukej "pa lidhje" sic i thone kosovaret, dhe jo lineare. smiley

Te ka ardh dita PF...hidh balte mbi veriun...hidh!!! smiley

Jo me thene te drejten nuk eshte pune balte. Thjesht nje mentalitet shume primitiv fisnor. Lek Dukagjini, gjoja, po per Leken nuk e rrunte njeri kur hynte leku. Me thene te drejten nganjehere me vinte edhe keq, kur e shihja ferrin ku ishin te detyruar te jetonin perdite. Shpesh ne muhabet tavoline e qaheshin edhe vete qe jetonin si kafshe, por kuptohet qe gjithmone fajin e kishte dikush tek lagja tjeter...tamam tamam tri lagje me tutje...

Nejse, muhabet i gjate. Fukarallik-maskarallik ka pas thone i vjetri.

por kuptohet qe gjithmone fajin e kishte dikush tek lagja tjeter...tamam tamam tri lagje me tutje...

PF, kot e ke qe mundohesh tna hedh hi syve. Komunizmi...komunizmi...kulshedra e kuqe e ka fajin!!!  

me ke kujtu zonjezen Lulushe te Cajupit me ket kotjen e merzise. smiley

e keqja eshte qe kto kokverdhet nuk i bejne dhe me kapella tyli smiley

ja ta vazhdoj me tekst gjestin:

c'na u dogj shpirti per ca ngjala* Janine

*cdo perkim kulinar me te sotmen eshte rastesor.

Jo i dashur nuk mund te njihet nje gje qe nuk duhet, ose mener me thene ate fjalen e madhe nuk "dashurohet". Dhe kete gje me duket se nuk e kupton as truri linear tosk, dhe as truri rrethor geg.

Ate po te thoja dhe une. E kisha kalu ate moshen delikate te adoleshences kur do te behesh Al Kapone dhe Edit Durhamin nuk e kisha lexu akoma. smiley

fare e bekuar kjo e dasive jug-veri.harrliset ne cdo stine e ne cdo djerrine .Ca me kujtove ate pikturen e Onufrit me farehedhesin.

vende vende ne fakt, po mu me vje inat qe jane gati nji me venedikin, ndersa ne ala bith e breke me bizantin...cmirra ndaj vllaut dhemb.

po normal, rrethi eshte simbol i persosmerise dhe harmonise. 

He jepi edhe nje çike ditunise simbolike, po drejteza çfar simBole eshte?

hahaha. smiley

 

Kurse ti Spiritus me kujtove nje gje qe kam dash me e thene prej kohesh: sa fare tosku dhe sa fare gegu ka ne djerrinen e Peshkut? Shohim i here çfar ndodh ketu ke ky sateliti virtual ku kemi hyp nji here, pastaj ate faren e Onufrit si qyrre ligaveci qe nuk ka mbi akoma tek trualli i xanun prej shpive rinashimentale.

PF, me kenoq me keto historite. Po e bone ate librin V K, 2 kopje i ke te shitme ke une. Do e maj si Mein Kampf, nji ne shpi e nji ne zyre.

Ky episod eshte i mrekullueshem PF.te jesh vertet aq i ngushte sa te mos shohesh fisnikerine e ketij djaloshi,predisozicionin ,njerezine e tij?smiley

Perkundrazi, e respektoja per perkushtimin, bile e kam fut ne kllapa, cun flori. Po mentaliteti ama eshte goxha primitiv dhe padyshim qe nuk do te doja te jetoja ne boten e tij.

Jo mer jahu, ne jug e ne toskeri s'ndodhin kshu gjerash hic.

Po mer jau keto gjera ndodhin edhe ne kuplarate e Amerikes mer jau, qe eshte e qyteteruar mer jau, ah sa e qyteteruar mer jau qe eshte, seks sa te dush mer jau, edhe per orangutangut mer jau.

Ore, e di ti qe ne kohe te Enverit kur edhe te burgosmit politik flejshin neper krevate, ne New York ka pas te pastrehe qe flejshin poshte ures? Leje mo tashti!

E mer jau hajde te hidhemi nga dega e manit te dega e kumbulles dy peme matane mer jau, si puna e ndonje majmuni kapucin mer jau, kur perballemi me ndonje te vertete te pakendshme per jau.

@pf

sherre per cfare o babam?

per cfare? smiley

PF; ".... Isha ne Bajram Curri kur i bene atentat ne 4 qershor 1998, .... Ne e dinim kush e kishte qelluar, sic e dinte edhe gjithe BC..." 

 

E kush ishte ky/keta qe e qelluan PF. 

Me thjeshta e te Thjeshtave ...Prishje Pazaresh ...Thyerje afatesh ...dhe Vones kamata !

Pyetja kryesore :

A dinte gje Berisha per Lidhje me komunistet kulshedra si Haklaj e Salihi te trim tribunit te vegjelise te ndierit Azem ?

Holy crap ! When did he die ? I didn't even know he was sick ...!smiley

Nuk mendoj se e quan kush Azemin engjell, por dhe gjithe keto skermitje dhembesh per te (perfshi ata qe kane qene ne moshe per ta ditur mire historine) eshte domethenese, jo per Azemin apo historine, po per te tashmen.

Pastaj korrelacioni me tipat qe benin thirrje per 97 te dyte pas 21 janarit, e sot i rreshkasin ato te vraret me nje gote vere Skrapari e pak ngjale, eshte 'asgje e re nga fronti i revolucionit'.

Amon o Xhibo, kush skermit dhembet me Hajdarin. Me Hajdarin tallnin menderen te vetet qekur ishte gjalle. Ai ishte varianti i Haxhi LLeshit, po pa backgroundin e Haxhiut se ishte zog i ri. Leje qe mrapa i ngrejten bust te kryqezimi i Lazaratit pastaj, qe kur ti sulmonte policia per "barin" keta dilnin te luftonin se po dun me na heq bustin e Azemit.

Leje qe mrapa i ngrejten bust te kryqezimi i Lazaratit pastaj, qe kur ti sulmonte policia per "barin" keta dilnin te luftonin se po dun me na heq bustin e Azemit.

Ymer, ymer!!!

xhib, t kujtohet ajo skermitja e dhembeve pdiste permes gazetes se Balliut ne mso gaboj, apo ndoshta vete Rd, me nja dhjete pyetje tip akuze per A.Hajdarin? Mos mo burre, mire brezi qe vjen e do njohi vetem ikonen po ne qe ishim deshmitare ne revolucion, s duhet te flasim per njeriun? Plus qe figurat e mbedhaja kshu jane, me drite hije, komplekse dhe te debatuara. Ala s kena mbyll debatin per Skenderbeun, Zogun dhe pasardhesit.

Jo Balliu. Ishte "Albania" e Ylli Rakipit, masha më e verbër e tij në ato kohra. "Gazeta "Albania" kish zëvendësuar tërsisht RD dhe madje donin ta mbyllin fare. Ishte "Albania" e Rakipit që parashtronte linjën editoriale të Partisë Demokratike. Në PD Azemi nuk qasej dhe shtypi i djathtë e trajtonte (idem po përsërit akuzat e tyre) si: pijanec, psikopat, provokator, etj. Për akuzën e psikopatit botuan dhe një raport mjeksor lëshuar nga dr. Gjylbegu, për të cilin thyhej se e kish përdorur për t'ju shmangur ushtrisë.

Epo edhe Ylli c'faj kishte o Petro. Ishte Merua qe nen rrogoz bente atehere ate rubriken e te cmendures N, ku ne emer te Salit bente listat e gazetareve te denuar me vdekje... Po shyqyr qe e kuptoi gabimin dhe beri kthese thuaj!

dr. Gjylbegu, për të cilin thyhej se e kish përdorur për t'ju shmangur ushtrisë...

Jo per ate por si Ushtar ...per t'ju shmangur denimit me burg per rrahje ... Po kjo nuk ka lidhje me figuren e tij .Keto ishin sulme Politike per ti hapur rrugen Berishes si Lider i PASTER . Ne jeten e tij private Azemi ka shume shembuj qe shte sjellur me dashamiresi .Dhe ne detyren etij funksionale une personalisht kam ndier kujdes .Por ketu flitet jo per njeri Normal por per Spekullatore qe krijojne situata me Muje e Haliler smiley  Kjo kategori debilesh te bartur nga shekujt e primitivizmit se ka per gje qe te beje edhe Lopen me krahe  e ta ngrere ne fluturim . Pastaj cuditet pse rane bajga ...

Thjesht per tu kuptuar , me c'lexohet ne jkete prurje , ato nuk jane kunder Azemit nga ata qe kane njohur dhe paraqesin njeri me vetin e Guximit ne Kohen e Duhur .Pastaj Ulerimat e Berisheve dhe Lopeve me muuuuuuuuutek PPU nuk jane te sotmet . Hipokritet jane te paret nder Dosat e oruellit qe njofin Perdorjen ! Mungon dhe njeri qe Heroizmin e tij e ka pare mbi stolat e Gurit ne Q>S smiley 

C'a lesh historie ka bo Azem Hajdari ! " U shtri me flejt ke krevati qe rregulloi vete". People die everyday.Shkurte Pal Vaten e zuni traseja duke bo shurren dhe Joseph Goebbels-i na tha qe oshte " Heroine e Punes Socialiste".

Engjell biles Profet dhe me  shume Muahaaaamet e quan Berisha . Po s'te lexum Drejtoresh me qe jemi ke PPU , cfare e qun ti , pervec leshit me sallate 97 dhe 21 janrit dhe si zakonisht nje "revolucioni marshon " ne fund ...smiley Po pa te shame kapter kamunist smileyse e kini nje Debil nga ky l! Del ai mendoj smiley

A e dinte Berisha qe i ndjeri Azemi bashkepunonte me kulshedrat kamuniste si Haklaj e Salihi ?

Nga drejtoria e Derstiles ka ndonje cilesim , pervec maja maja ,e brigje brigje ...smiley per te tashmen !

megjithse e di une ..se ke o vlla Xhibin per kto pune . Ke nonje kuti me vrima smiley

Edhe Drogba sot e ka. 

Heretik, mos u zini kot. ja ta terheq une ketu me poshte muhabetin. smiley

Per mendimin tim personal veriu ne izolimin e tij gjeografik eshte rritur me shume me perralla te pasura kreshnikesh, te cilat detyrimisht do te merrnin vlere primare ne boten psiqike, po ti krahasosh me lenden e paket ripertypese qe u jepte jeta e perditshme. Kjo eshte edhe aresyeja qe atje te gjithe veprimet jane unike, simbolike dhe me peshe legjende. Cdo gjest kryhet ne nje menyre te tille qe "ta marre vesh bota" dhe mundesisht te kendohet dhe me lahute. Gjestet marrin aktrim, fjala jehone dhe befas po harrojme qe pikat e fundit te vajit me te cilin po lyejme pushken e varur ne mur, po e heqim nga goja e femijeve te uritur.

Nderkohe fshatari i urte i Myzeqese cante token pas bajgave te kaut te parmendes qe te mbillte miser, korcari emigronte ne Amerike, labi hidhte ne det breshkaxhnjte, gjirokastriti shiste djathe ne Selanik. I hanin punet e dites domethene.

Si perfundim, pse e vrane, kushdo qe e vrau?

apo s'kemi per ta msu kurre.

Bijte e rastesishem te revolucionit te rastesishem me jete te rastesishme dhe vdekje te rastesishme. Kjo u ndodh vetem popujve qe s'kane asnje vullnet historik. smiley 

per ke ishte fjala ketu....?

Natyrisht jo per ty. Ty te kemi plot vullnet, sidomos historik.

nuk kam pare ose rralle kam pare persona qe te kene kaq scarsa stima e kaq pak respekt per vendin e tyne,historine ,figurat...bije e internacionalizmit proletar.Keshtu u shprehe edhe te shkrimi per nene Terezen.

Sinqerisht, e di si eshte puna? Mbledh krenarine qe ndiej si "bije e Arbrit" me krenarine qe ndiej duke i perkitur se njejtit grupim personash me ca kokrra si ty (a te kujtohet kur kembengulje sesi ne Shkoder s'kishte permbytje per shembull), e pjestoj per dy dhe cfare me del si perfundim eshte shume pak. Patricet e sholleve te mia! Hajt lamtumire tashi dhe te lutem mos me komento me poshte. Te siguroj qe te njejten gje do te bej edhe une me ty. Faleminderit paraprakisht!

ciao bella internacionaliste!1smileyAlamet formulet paske zbulu

Zane ate qe te tha Fini me siper ne Rome e thone dhe me shkurt: Ma vaffanculo!!!

Po nuk e kuptove ta perkthej smiley

ppo asnje ashkel nuk te ka heqe Nju Yorku.prap ketu ti...aaaa normale ,kur nuk ke argumente kaloni ne te shara ,ne fyerje.,doni me çdo menyre me i mbyll gojen tjetrit...keni bere keshtu tere jeten.Kaq,ke argumenta ,jo ...plasje ,vrer ,nerva...Po ketu ça deshe.Fini shprehetr shume keq per historine e shqiperise ,per figurat e saj.E shkruan e pranon qe nuk ndihet krenare...mu me bejne shume pershtypje keto .Une ia ve ne dukje ,ti shan....trimat e xha Jahoos.....

Po ku e pe te sharen moj Zane???

Meqe i ke qef keto shprehjet popullore Romane thash te ta thjeshtezoj pak.

Edhe...jo nuk jam ne NY, jam ne Washington.  

Te keqen se do na vritet njeri ketu tek tema e Hajdarit, e do na ngelet peng.

per ke ishte fjala ketu....?

Ne Tirane kjo qe pyetja qe halabaku (qe mund te ish dhe me prejardhje patrice) bente perpara grushtit!!!

  

Halabaku eshte nje nga figurat me te permbushura nen demokracine tone te re. Sic edhe eshte i vetmi grupim shoqeror qe s'ka asnje gjase ta vrase veten.

jo vetem tek ne.

gavroshi, halabaku francez, ishte figura me e permbushur e revolucionit freng. dhe a e di pse ? se rrezikun e ka sport te perditshem. nuk kalkulon si te tjeret, qe kur ndermarrin rrezik e bejne te fitojne shume me shume me pas.

eshte pra natyre me e ndershme. me pa rrena ose kamuflazh. 

çe gevara ishte po ashtu halabak, e vune ne flamur e do qendroje me gjate se ata tre marksistat ne te. 

ce gevara vinte nga familje e pasur dhe nuk ishte gavrosh. rrezikun nuk e kish njohur, me pare, ne jeten e tij. ishte thjesht nje idealist, ashtu si ai personazhi tjeter i hygo-it : djale i vetem, pasanik, intelektual qe vdiq per revolucionin, idealist pra.

nuk ishte idealist po aventurier (halabak). te ishte idealist rinte ne kube, dhe ndertonte komunizmin me Kastron. nuk riperseriste te njejten gje. atij aksioni vetem i interesonte.

dhe s'ka rendesi prejardhja shoqerore, por KARAKTERI. tipa me keraktere te njejte gjenden ne shtresa te ndryshme shoqerore e ne raca te ndryshme njerezore.

ka plot pasanike halabake si natyre si karakter.

i bie shkurt. ce nuk ndenji ne kube, pasi kish mosmarrveshje me kastron.

mos u lodh me spjegime pa fund. jane gjera te thena e sterthena. 

shif se çfare ka thene vete i interesuari :

si je voulais quand j'étais jeune être un soldat de Pizarro dans sa recherche d'aventure et vivre des moments intenses, ce n'est plus nécessaire maintenant, toute l'action était ici [à Cuba décembre 1959, NDT] et avec un idéal pour lequel se battre, avec également la responsabilité de laisser un exemple ».

 

Jallah...

Me Hajdarin tallnin menderen te vetet

PF, pa dashje ke thene me shume se kam thene une, kjo kerkon teme me vete, po s'kemi nge lol

Jo re e thashe me dashje te plote.

Same difference. I ka dale pronari me nje llaf Azemit, dhe pronari s'jemi ne, s'na perket.

Ca po thoshte per ato zakonet tribale te BCurrsave? lol

Po ate Volkswagen Corrado se man men njeri

volksin e kuc. smiley 

Mu me eshte fiksu ngjyre  e erret, vetem dy Corrado kane qene ne ate kohe ne tiron.

nuk me duket e ndershme te kujtohet keshtu AZAM HAJDARI, se nuk isht popull po si popull ishte ama. sidomos te peshku te kujtohet ... Azemi... maloki jone... nuk e ka mbrrit at derexhe akoma....smiley

Kot sa u fute sa per tu bere pis. 

Sa jan zgerdhi keta per vdekjen e Azemit ne s'jemi zgerdhi per vdekjen e Ramizit. Nuk eshte se kishim ndonje lidhje apo njohje personale me Azemin (as keta me Ramizin xhanem) por robi duhet te kete pak drejtpeshim ne vlera dhe njerzillek ne karakter, nejse gjithsecili tregon vetveten.

Nga ana tjeter, keto jane deshmi te komenteve qe bejme here pas here dhe na akuzojne per etiketime te padrejta, tip "po ca flet ti, ke quan ti kshu e ashu, kur e kam rrezuar une komunizmin ti s'e dishe ceshte abc-ja" lol

drejt. krejt drejt, kur e kam pa Azemin ne foto (me gjak) vdekur mu dhimb vetja, pak a shume njelloj me te. se i kishim hy i rruge ku ai shkoi mo nolt. une gjalle ai vdek i bje sot. por!!!! a u vite hakut xhibo. hakut. edhe pse si thu ti nuk e kishim ne te dy gjo, ate hakun ia japim. ai u vite hakut. hallall.

per te qeshme ma kane shterr komunistat e amerikes kur isha ather, edhe me mbetet ende detyre t'i tregoj me gisht se po ashtu jon gzu kur iken kosovaret me vrap athere.

nuk e boj lidhjen por edhe e boj.

sic e di, Zoti vono por nuk harro. me NSA aty aty.

E ke degjuar gabim, shqiperia s'ka pasur e natyrisht s'ka komunista, thjesht progresista.

Nejse, tani po ndihem ligsht dhe per Blendin qe e hapi kete teme; megjithese s'eshte per here te pare, s'besoj se kishte parashikuar qe do i mbushej tema kaq plot e perplot me...duhet vene njoftim ne krye, kujdes po s'pate kundragaz.

P.S. Blendi, duhet te kishe pritur dhe 50 vjeter te tjera lol

Njeriu i ri,ja keto komentet e mesiperme e pasqyrojne fare mire njeriun e ri te Enver Hoxhes.Njeri pa fe dhe ideale vec ato te Enverit dhe Kastros apo Chavesit,njeri qe eshte gati ta peshtyje kedo edhe komshiun apo bashkatdhetarin nese nuk eshte ne vijne e strategeve qe permenda me siper,bile po te kthehet koha e "arte" e internimeve do tja beje edhe kete.Njeri qe eshte gati te hedhe poshte Nene Terezen,veten se ishte fetare,njeri qe peshtyn mbi Cerciz Topullin,vetem per ta ulur poshte nivelit te partizaneve te L2B,njeri qe peshtyn mbi Fishten,Nolin apo Konicen vetem per te ngritur Shuteriqin apo Shefqet Musarajin.

lexoni temen per vdekjen e Chavesit dhe jane pothuajse te njejtet njerez qe qanin per Chavesin ata qe hedhin helme per Azem Hajdarin nje figure te dritur te historise moderne te Shqiperise.

E kam thene ne nje teme tjeter,te drejten e votimit duhet ta kene personat nga 18 vjet deri tek ata qe kane lindur pas 8 Dhjetorit 1990.Te tjeret kush me shume e kush me pak sipas viteve te kaluara nen diktature e kane Njeriun e Ri ne karakter.

Idrisi psh eshte me i semuri te tjeret pastaj me pak por me te hidhet.

Ju vjen inat perse dikush jotiranas udhehoqi nje levizje qe ndodhi kur tiranasit ishin duke bere gjumin e trete.Kete nuk ja falin dot,se edhe nga Vlora apo Korca po te ishte Azemi, njesoj do te shpreheshin nenproduket e Njeriut te Ri.

Ty dhe arrorrera cer cer cer cerrera dhe der der der te eshte pak te te emertosh , po thjesht nje fjale qe je kunder Idrisit apo cfaredo nga ato qe vleresohen mendime , nuk te lexova . Lloi i Juaj e ke percaktimin me lart , cfare perfaqeson dhe jeni GATI ne cdo kohe te beni nje gje te tille sepse praktikisht e BETE . Per ty emri Azem Hajdari me tre komuniste ne shtepi , eshte i barabarte me  Saliun qe hyri ne Parti per te cliruar Cekine nga Pushtimi Rus smiley

Ju jeni jo vetem te varfer nga Inteleti por edhe Matrapaze llafkash , se kurre nuk thoni nje gje Konkretisht perse je PRO apo Kunder pervec se Liria zotrie ma ka thane baba mue ,qe asht gruaja e Berishes ...

Personalisht ti si gjallese e re ne pellgace nuk ke piken e vleres ne ato qe thua,  per tu  menduar qofte edhe ne nje rresht  per te te kthyer pergjigje , por je shembell tipik me Idiotizmin Berishist qe argument ka kush bertet me shume se nje derr ...e si pergjigje ka Nje ACDC  plus nje derr tjeter ose  shume derra bashke ..

AC me rezulto Adil Carcani. DC i bi Distrikti i Kolumbise, qendra e kapitalizmes botnore... s'del kombinimi... na bot lomsh me keq se ai njeriu i ri, qe s'di pse e keni kaq anicir, si me qen big footsi... mir, mani njeriun e vjeter, pra, meqi s'doni te riun... knej bota hudh paren e dynjos me u rinu sadopak, ju i boni xhible e i gjuni me shqelm. ju ka zon syt e mira.

Per me teper, konsultohuni ne branchin tone lokal te Sephora-s. A new YOU.

Si s'ju vjen zor qe komentoni me ironi per nje njeri qe kontribuoi per ardhjen e demokracise smiley

sot do ishit neper rradha per 1 kile mish zotrote

Respekte Azem Hajdari !

Me lekure apo me cope Odiseja? Zili te kam, ta dish...

bame  prap keshtu ti ??

pritna zot me ken me ty ne bord , prishet avioni smiley

Ehhh, vdekja larteson gjera te panevojshme. Te gjithe lavderohen pasi vdesin, e ata qe kane fjale te keqija nuk eshte e drejte te flasin, ndaj s'flasin. Por po te ishte gjalle do ta shihnim sa do te flisje ashtu. Azemi ka qene shume njeri i eger. Kam dike ne familje qe ka qene deputet ne te njejten kohe me Azemin e cfare s'me ka treguar. Azemi ishte gangster i dhunshem, thjesht ndodhej ne anen e duhur te situates. Eshte si ata kusherijte gangstere qe i permendnin me kernari pas viteve 1997 kur grindeshin robt me dike, (ej, jam kusheriri filanit une) por qe kur futeshin ne burg pastaj ishin thjesht kriminele qe vete ia bene vetes.

pune dreqi. po kshu ndodh me deshmoret partizane te luftes nacional clirimtare. nuk iu quhet asgje sepse sollen nje regjim qe shumkujt nuk i pelqen (sic). e di, e di qe demokracia qe gezojne sot ne shqipni s'ka te krahasume me diktaturn me t'eger t'evropes, te tallonit, internimeve dhe mungeses se lirive me themelore etj. thjesht per i paralel thash.

emigrant , ti do te ishe njeriu i fundit qe do te drejtohesha , edhe e di pse ? nuk ta them smiley

e kisha me kta qe qeshin

Shpetoj vete, ne rradhe te pare. Shptoi familja e tij,dhe ne fund shpetoj nje vend nga ai.Ishte nje njeri qe kishte per filozofi anarkizmin.Ku ishte ky ishte zjari, dhe shkaterimi!Shqireria eshte vend i vogel per te mbajtur dhe Azemin dhe Saliun.

Azem Hajdari ka hyre ne histori. Guximi dhe vendosmeria e tij ishte faktor percaktues ne levizjen studentore per demokraci. Diktatura komuniste megjithese nuk furnizonte dot me buke njerezit, per te kafshuar kafshonte akoma, prandaj duhej nje njeri si AH, nje lider i lindur qe te vihej ne balle te levizjes dhe te vritej frika. Komunistet nuk ja harruan asnjehere kete, jane perpjekur ta vrasin qe ne ate kohe, me plumba dhe me shpifje, deri kur policet e qeverise socialiste, ish njerez te PPSH, vrases dhe hajdute qe i njihte gjithe Tropja e vrane ne vitin 98 ne Tirane.

Respekte gjithmone!

 Guximi dhe vendosmeria e tij ishte faktor percaktues ne levizjen studentore per demokraci. 

Ti me nxjerr mall mua.  Me gjithe qejf do ta paguja nje dreke, po te kaloje ndonjehere ketej nga anet tona. smiley

s'ha dreke me njerez si ti une, shko gjej shoket e tu. "Njerez te rinje" te regjimit komunist.

s'ha dreke me njerez si ti une, shko gjej shoket e tu. "Njerez te rinje" te regjimit komunist.

 

PF  ky te 10te se qeshuri edhe pa paguar..LOOOOOL 

Si te dush daje, Une oferten ta bona. Menoje edhe ihere.

ti bej oferta aty ku mund te kesh sukses, me te ngjashmit e tu. Me mu s'te lidh gje, une nuk i kam te ngjyer gishtat ne bojrat e kuqe te diktatures, nuk jam as i formuar ne ate sistem dhe me lidhin shume me teper gjera me Azem Hajdarin se sa me ty. Ky i fundit luftoi per keto qe flasim ne sot. Ju e urreni AH se ky ju hoqi monopolin qe kishit ju, njerezit e partise, mbi cdo gje. Mbi qytetin, mbi shkollen, mbi kulturen dhe ne fund edhe ndryshimet donit te benit ju, qe cifligu qe ju kishte dhene sistemi mos te prekej, po ja qe ca gjera nuk i keni ne dore. Perfunduat ne koshin e plehrave te historise.

nuk e dun se eshte malok. po te ishte lab, nuk do postonin edhe po mos ta donin.

Ore...nipce prej laberie, cke ore qe ne dy dite, kater here sira opinioni, do permendesh Laberine? Po te kujtoj nje thenie te Napoleon Zeves..Ja ke degjuar emrin ketij emershuari, besoj!
"...More le te kete fundja nje cope Shqiperie, por Laberi, do te doja te mos ma degjonin veshet.."
!.." Pse ore ne gjurmet ....Zerves?

kur do mos te vdesesh nga helmi, kurra e vetme eshte pirja çdo dite nga ky ne doza te vogla.

si dhe ajo qe them une eshte e vetmja e vertete. prandaj dhe shokon.

Mire, por shuaje me pake caj mali, se te mbron nga paraliza faciale

nuk e kape kuptimin (thelbin) e asaj ça te thash. po s'ka gale.

Emo se nuk ti marr per keq jo.Gjak nga yni ke dhe ti, packa se te duket pake i serte...Ne se tenton ta heqesh ate pjese.....pake do te mbesi ne deje...

PF, meqe me dole ketu ne shteg. Me ke bere nje ftese me lart per te ridiskutuar per çeshtjen qe i hap gojen Gjembit per ti hyre ngjalat e Janines. Para se te diskutohet nje problem duhen ca kushte minimale njerzore, ndryshe diskutimi behet si ne ato fimat me kafshe qe grinden luani me tigrin per nje sorkadhe, dhe ne vend qe ta hane ata (ose njeri prej tyre, fitimtari) sulen te hane hienat, pastaj vijne ca zogj te trishte kermash, pastaj korbat, krimbat, e ne fund fare mikrobet, duke lene nje peisazh vdekjeje me kocka te bardha te lepira. Nuk eshte se nuk ka bukuri edhe ky lloj peisazhi, por muhabeti si gjithnje edhe kesaj rradhe u pordh, keshtu mirupafshim ne tema te tjera me ngjala, sallame, kastravece Shqiperie. 

Nuk e mora vesh se ca the, po jam i sigurte se je nis me qellim te mire. Nje here tjeter. smiley

Amon na postoni icik temen e Chavesit te qajme prape se ka fillu gallata nga nene Tereza e deri te Azemi smiley

PF te bera nje pyetje me siper, mund te me pergjigjesh edhe tek posta. 

Une prej teje e kam mesu qe mos nxjerr emra. smiley

Azemit vetem dashnoret nuk i numeroheshin. Nje e kishte tek artet per piano nga Fieri..

L-ne? Hajd bojm icik gallate smiley

ishte burre i bukur prandaj, shife tek foto si te duket ty ?

Mua me duket me shume imoral sesa i bukur..smiley

imoraliteti eshte pasoje, ndersa bukuria shkak. e para varet nga e dyta. 

nje ftyre e shemtut edhe te doje nuk behet dot imoral. perdhunus ose vrares ka me shume mundsi.

Varet nga karakteri, lere surratin sesi duket..Ke plot shemtira te krimbur ne para qe i kane dashnoret yje te bukura..

ata per mendimin tim nuk jane imorale. sepse ata e blejne "dashurine " me PARA. ndersa imorali quhet i tille pervet faktin se ta vjedh dashurine. ti beson tek dashuria e tij, e dashuron pra pa kushte, thurr endra jetese te perbashket, femijesh te bukur, ballkon me lule e tinguj kitare, etj, etj, etj.

ndersa ai sa me kalu rradhen. imorali eshte me i pashpirtshem se ata pleqt e pasur, qe kur e ndjene vdekjen i martojne shpesh keto te dashurat duke u lene bile dhe te tere pasurine. ndersa imorali e ben te vuaje te dashuren e tij, ketu e ka bile dhe bukurine ose terheqjen qe krijon.

Do te te kundershtoj pak. Perdorimi i fjales "dashnore" kerkon pak me shume respekt. Duhet perdorur kur dy njerez kane afeksion dhe dashuri per njeri tjetrin dhe jo thjesht shfryerje epshesh te instikteve te gjallesave tokesore, perfshi edhe gjallesen njeri. 

nc nc nc smiley

xhind je, kuaz!!!

ne fakt ne shqip dashnore quhet pikerisht nje femer e jasht ligjshme ose jasht moralshme. 

se dashuria nuk njihej jashte marteses.

e dashura eshte ajo me pasion

dashnorja eshte ajo me shfryrje 

pikerisht.

O Keti po te martohesh qe ne moshen 17 vjec me nje qe ishte 15 vjec, mbas 10 vitesh bashkeshortja te duket si motra e madhe (desha me thene si nona por e lashe pastaj). Te divorcohesh nuk ka qene ne moralin tone, keshtu qe dashurickat kur te ecin jane mese normale. 

Le t'i ket patur hallall pastaj smiley por vura re qe kjo "merite" nuk ishte permendur neper komentet e mesiperme, me shume per te dhene pak drite edhe nga kjo ane figures se heroit te demokracise.

Domethene, sa qe gjalle i lujti gishti...

I lujti fene smiley

Ti me sa duket ja paske numeruar ama.

sa qe gjall sali vranishti, eh si i punoi gishti

tash kush e rimon>sa qe gjall azem hajdari....

he ketlin, jepi nje dore smiley

smiley

ca thone moj: erdhe liria  e rritet  bari , rrof e qofte azem hajdari smiley

Kush te deshi, psheretiu...

per te bo kshu kongesh, duhet te jesh stoned smiley

Lazarat, o shkemb e gur,

digjesh pritesh per flamur

ata hiq e tine vur smiley

 

 

hehe pena e Zahos dhe zeri Vitos vetem perla krijojne.po jo ketu ketlin. gjej pak ate temen me kenget labe e aty llafosim.

te ngjethin mishin kur kendojne

hahahahaahah.....

spiritus

Thoni c'keni per te thone, se mora vesh (informacion i mrenshem) qe ke treqin komentet, myllet tema.

ore si shpjegohet qe po thuaj te gjitha temat ket muaj kapin 300-400 komente, e. apo muaji mars i trimerise. do dalim me tjekalim ket vit, si lum Blendi. t gjith aktiva mer jahu, pasivat kan hik smiley

atmosfera e zgjedhjeve

afrimi pranveres them une. vlon gjaku.

po ta vesh re ne kete kohe i sheh dhe te çmendurit qe flasin me vete rruges.

te gjitha forumet shqiptare arrijne pikun e frekuentimit ne vite zgjedhore

me mire keshtu, se per me teper, me çkom pa, faqja ka probleme teknike (siç duket te pazgjidhshme) kur komentet vazhdojne ne shume faqe.

 

Ai humbi jetën në një atentat pranë selisë së PD-së më 12 Shtator 1998 në moshën 35 vjeçare.

Tashti...atentat!!! Atentat i bene Kenedit. Azemit i qiten pushke!

 

Jam kurioz a vazhdon me ai paragrafi qe ka qene ne gazeten RD qe numeronte ditet nga vdekja e tij? Ka qe ne nje tekst qe i ndryshonin nje numer cdo dite po s'di deri kur e vazhduan. 

E kane nderru tani. Numurojne ditet e Rames. tik tak tik tak smiley

Shqiperia cka qene, c'eshte e c'do te behet?

Shtet i shqiptareve kunder shqiptareve.

sa depressive kur lexon budalliqe

 

kaq ishte 300 komente , mirupafshim me 12 Shtator me rastin e 15 vjetorit te vrasjes

 

Lorenc Xhelati HAKLAJ...for everDrita Daja sikur te ishe gjalle nuk do te ishim ketu por do te kishte bere mbrekulliraTonin Biba Njeriu i pare ne Shqiperi qe u shprehe qarte per ndryshimin e sistemit ne nje proteste te organizuar ne amfiteatrin e ish Institutit Bujqesore me pranine e studenteve dhe pedagogeve ishte i ndjeri Azem ,dhe pikerishte u shprehe; Ne ketu ne kete miting sjemi mbledhur per nje batanie me shume apo thele mishi,por qellimi kryesore eshte shembja e sistemit komuniste njehere e pergjithmone POSHTE KOMUNZMI URRAAAAAAAAAAAAAAA.Ally Ally-Bina Kush e vrau Azem Hajdarin????Lulzim Berisha Azemi tash eshte i pavdekshem dhe nami i kti burri do te mbijetoj Brezat!Andre Duka i pa harruar ngelet simboli i demokracise⊱ ⊱ Bota ime Libri ⊱ ⊱ Qofte i paharruar, Zoti e meshirofte Fatmira Rexhepi Respekte dhe nderime per kete pishtar te demokracise.Fadil Misini i qofte dheu i lehte kti trimi ...Perlat Hike Ismaili respektNexhmedin Nexhi Balaj Respekt per ket trimAstrit Gjoka e vrafte zoti ate si ja mori jeten ,se po te ishte gjall shqiperia sot do ishte shume me mire.Sokol Olldashi E vrane policet e qeverise socialiste, nen vezhgimin e sherbimit sekret te qeverise socialiste, nen garancine dhe mbrojtjen e ministrave te qeverise socialiste. Nuk i permenda keto dje, por mos mendoni se i ka harruar kush. E kam me te gjithe ata qe bejne sikur harrojne ose kane deshire te harrojne... Kujtim Bishi Me fal more dolce se nuk e din ti kush e vrau e vrane ata qe I ke perzemer ti kriminelet komunist e tu qe I adhuron por si mbas hamendjes time ajo rilindja jote nuk dhe nuk duhet te fitoje kurre ata qe udhehoqen 50 vjet nuk I duam me kurre I gezofsh perjrte por gjithmone ke per ti pare ne opozite duke lehur qi qent 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).