Sa here qe dikush perdor shprehjen "ne nuk kemi per tu bere" ose "ne fund te fundit  ketu nuk ndryshon gje" dikush nga ata  qe jane te interesuar per ti lene gjerat sic jane psheretine i cliruar. Ne savane, palloi fryn puplat dhe behet i madh e i madh.

Qe nga larg mbreti i kafsheve, luani,  e studion per pak palloin e fryre ne menyre gjigande dhe vendos te terhiqet. Ajo gje e stermadhe eshte nje  kundershtar shume i forte per te. Palloi ja hodhi dhe psheretine i cliruar. Luani largohet i dorezuar , ai nuk do ta marre kurre vesh qe para kishte nje pule me pupla shumengjyreshe. 

Keshtu eshte jeta. Gjithmone kur dy armiq jane per tu perballur vleresojne forcen e tyre dhe perpiqen te vleresojne ate te kundershtarit.  Me pas vendosin nese ju leverdis te sulmojne ose te terhiqen sa jane ne kohe. 
 
Shpesh here ama vendimi influencohet nga nje vleresim i gabuar i forcave. Nenvleresim i vetes ose mbivleresim i kundershtarit, por kjo ska rendesi tashme. Nuk ka rendesi kush eshte me i forti, fakti eshte qe nje nga te dy eshte terhequr. 
 
Ne poker kush fiton nuk eshte i detyruar te tregoje letrat e tija:nqs ka ditur te beje nje bllof,  atehere ka arritur te fitoje gjithe tavolinen me nje cift 6-ash.
 
Imagjinoni sa her ka ndodhur, ne historine e vendit tone, qe nje qytetar te kthehet dhe te votoje te njejtet politikane qe gjithmone e kane tradhetuar me pare "sepse ne fund te fundit ketu nuk ndryshon gje", do kuptoni sa here kane psheretire te cliruar trimat  e klases sone politike-dhe vazhdone ta bejne-sa here qe afrohen zgjedhjet elektorale ne kete vend. 
 
"ne fund te fundit ne nuk behemi" "ne fund te fundit po nuk i votova une do ta beje dikush tjeter,  prandaj asgje s'ka per te ndryshuar"
 
Ah sikur  luani ti afrohej pak me shume palloit, do kishte nje surprize te bukur. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).