Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se për dhjetë vite më radhë është gënjyer se Kosova është serbe në deklarata dhe qëndrime zyrtare.

“Ne kemi gënjyer duke thënë se Kosova është e jona edhe atë në qëndrime zyrtare. Një qëndrim i tillë, nuk na ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri dhe as ndonjë ministër. Aq më pak policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Daçiq për javoren serbe NIN, transmeton B92.

Daçiq, sipas këtij artikulli, thotë se Kosova për afro dhjetë vite ka qenë temë tabu dhe se, askush nga zyrtarët serb, nuk ka pasur guxim ta thotë të vërtetën. Sipas tij, serbëve të Kosovës i është lejuar vetëm ta lënë vendin.

Kryeministri ka thënë se, Serbinë e pret një punë e pa kryer që ka të bëj me caktimin e hapësirave të veta dhe ngritjen e kufijve aktual shtetëror. Daçiq ka shtuar se duhet shtuar përpjekjet e Beogradit zyrtar që të ruajnë çdo gjë që është e mundshme nga Kosova dhe t’ju mundësohet komunitetit serbë një jetë normale dhe një e ardhme më e qartë.

“Në këtë mënyrë, do të ketë të ardhme edhe për vetë Serbinë”, ka thënë kryeministri serb.

Agjencia e lajmeve Reuters, e ka vlerësuar deklaratën e Daçiqit si një shenjë që Beogradi është pranë një hapi historik për të siguruar datën e fillimit të bisedimeve më BE-në.

Sipas kësaj agjencie thuhet se, Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se ndodhet para një presioni të madh ndërkombëtar që t’i përmirësojë marrëdhëniet, si kusht për dhënien e “dritës së gjelbër” për fillimin e negociatave me BE-në

11 Komente

Kur do vi ajo dite qe dhe Berisha te dal e te thote: Eshte genjyer kur eshte thene se u kacafytem me kulshedren e kuqe.

''ketu do vini te gjithe, ketu....    ja,  edhe pak durim,  kur te bashkohet Kosova me Shqiperine e pastaj  do thoni prape, ''na falni se u genjyem....  por , pa dashje

Keto jane karamele politike per interesat e dites.  Nuk heqin dore aq kollaj serbet jo.  Jane ku e ku me te zhvilluar se ne politike e diplomaci, e din si te luajne qe te duket se po te terhiqen.

Varet ne cfare konteksti e ka thene ky kete deklarate. Sepse s'ma do mendja qe e ka thene ne versioni , Kosova s'eshte e jona ndaj te heqim dore e te meremi me pune te tjera, po e ka thene ne versionin Kosova na ka dal prej duarsh, ndaj duhet te perforcojme metodat per tu futur ne te.

pas 1 muaji europa vendos per te hapur apo jo bisedimet me serbine per zgjerimin e BE. Ketu i ka rrenjet dhe deklarata. Dacic e di shume mire se persa kohe ceshtja e kosoves nuk zgjidhet, nuk ka per te pas perparim

Jo mer Dacic shume i zgjuar po del !!!!

Tani qe e shef se po te prishtet trairi i shtepise thua le te japim Kosoven smiley

Por ti e di shume me mire se ne ketej se ajo Serbi i ka ditet e numeruara smiley

 

ajo Serbi i ka ditet e numeruara

në ç'kuptim i dashur gjon?

Ne kuptimin se Serbia ne gjendjen e tanishme si shtet ne keto territore nuk do te ekzistoj me gjate, spese disa perberje te popullsise qe kane mbajtur Serbine si shtet ne kete gjendje sociale dhe fizike, po ndergjegjsohen dmth sa vijne dhe gjejne ose me mire te them shohin shume pak gjera te perbashkta me cubat ne Beograd ! Kjo gje po ndodh dhe me Greqine!

 ja,  edhe pak durim,  kur te bashkohet Kosova me Shqiperine e pastaj  do thoni prape, ''na falni se u genjyem....  por , pa dashje

 

Be careful what you wish for ... you might just get it.    Ne rast se kujtut se Ballkani eshte nji fuci baruti perpara, prit sa te bashkohen ... it's gona be fun !!!

Te gjitha mediat shqiptare e kan publikuar kete gje pa publikuar edhe faktin qe Daciq e terhoqi kete deklarate dhe e hodhi poshte si koncept... madje shtoi qe i ka thene Thacit qe mund te hyj vetem me arme ne veriun e Kosoves. Shikoni deklaratat qe ben Berisha dhe i hedh poshte mbas disa oresh me kunderdeklarate dhe vrisni pak mendjen. Jan nga e njejta shkolle e propagandes te beogradit udhezimet si per Daciq si per Berishen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).