Ambasada amerikane trajnon të rinjtë e partive kryesore në Shqipëri për të debatuar midis tyre.

Ambasada e SHBA lançon debatet e Forumeve Rinore: Ti ikim retorikës joefektive politike

Ndërsa mungojnë debatet mes të mëdhenjve të politikës në Shqipëri, mes të rinjve duket se do t’i kemi, kjo falë një projekti të Ambasadës Amerikane ne Shqiperi.

Ambasada njofton se ka financuar një seri trajnimesh mbi debatet politike për përfaqësuesit e Forumeve Rinore të pesë partive kryesore politike shqiptare, PD, PS, LSI, FRD dhe AKQ.

Sipas saj, qëllimi është të bëjë pjesë të procesit elektoral debate të përqëndruara në politika tematike, të nxisë partitë politike që në fushatat e tyre të fokusohen në tema të ditës dhe të angazhojë qytetarët në diskutime politikash mbi çështje të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Duke shpresuar që kjo do ta zhvendosë politikën shqiptare larg retorikës joefektive politike, pas këtij trejnimi Ambasada njofton se pjesmarrësit do të debatojnë me njëri tjetrin në një seri prej tre debatesh, të cilat do të transmetohen nga televizionet shqiptare. 

7 Komente

Ambasada e SHBA lançon debatet e Forumeve Rinore: Ti ikim retorikës joefektive politike

 

une them ti linçojne debatet me mire..smiley

Sa here qe ti Belul s'fokusohesh ne permbajtjen e artikullit, kryetari leshon nje cicerime per dicka jokardinale, pra ti behesh shkak per dalje nga tema, bile me qite dhe mua nga tema se komenti yt me beri te mendohem per ate lojen brutale qe luanim kur ishim te vegjel duke gjuajur dike me shpulle teksa vinte doren pas shpatulles, dhe ai duhet ta gjente kush e gjuajti. Nderkohe qe kalamajte e sodit debatojne per politike me leket e ambasades, e jo te luajne shpatash me shkopa si ne qemoti. 

po e moremm pra vesh permbjatjen e artikullit..   fale ambasades amerikane, (me mire te them fale jush, taksapaguesve amerikane..smiley),   po behet e mundur  rritja dhe kalitja e nje brezi te ri, me te emancipuar,  politkedebatuesish..smiley

pra ketej e tutje sdo degjojme me shprehje te tillla  si:  degjo o doktor  rrumpalla.....    -jo jo, degjo ti mue o Edvin Kristaq Rama  bllokatori..smiley

c'i ka gjet keta t'hujt me kokat e trasha te shqipove. i habitem te tere. edhe ato bidat e reja fare, qe dalin, njesoj si berisha dhe rama flasin.

fantastik! Ja ky është neoiluminist: Arvizuja.

 

Qe ti bime shkurt. A bohet ky mjeshtri kryeminister? Kurse dhe paret e ketyre trajnimeve. 

Trainimi si duket ka te beje me anen siperfaqesore, se si nuk duhet te ofendojne, se si duhet te sillen, nderkoh qe ketu kerkohet se si duhen zgjidhur çeshtjet/hallet e shqiptarve.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).