Si ka ndryshuar raporti i liderëve me ekranet dhe pse një debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur

 

Kryetari i opozitës thyen bllokadën me mediat oponente, duke e zgjatuar fushatën e tij edhe në territorin “armik” të Blendi Fevziut. Kryeministri Berisha refuzon prej janarit 2012 ftesat për intervista televizive. Si ka ndryshuar raporti i liderëve me ekranet dhe pse një debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur

Tiranë Në kërkim të mandatit të pestë si kryeministër, Silvio Berluskoni e zhvendosi betejën në një territor “armik”: në studion e Michele Santoros, kundërshtar i ethshëm i tij. I sprovuar me median, Berluskoni e kishte të qartë se për të ngushtuar hendekun me të majtën, i duhej të bënte një akt “win-win”, përballë një gazetari që kishte ndërtuar karrierë me kritikat kundër tij. Rezultati qe i menjëhershëm: kurba në sondazhe u rrit me disa pikë brenda një nate. Në vendin përballë, në tonin pra, fushata e këtyre zgjedhjeve konsiderohet gjithashtu përcaktuese për fatet politike të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Por ndryshe nga ç’pritej, është Rama ai që ka përqafuar njëfarësoj “terapinë e shokut” të Berluskonit dhe jo Kryeministri, i cili synon mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i opozitës e ka përmbyllur tashmë raundin e parë të intervistave në studiot televizive, të bojkotuara gjatë prej tij. Në anën tjetër,  Berisha nuk është shfaqur përballë një moderatori apo paneli gazetarësh me zë, që prej janarit 2012. Të kuptohemi që në fillim: kryeministri Berisha, ndoca më shumë se Rama, është gjithë ditën në televizor. Ajo që ka ndryshuar, është strategjia e tij e komunikimit me votuesit, në një vend ku zgjedhjet, më shumë se frymë, janë kthyer në matematikë.

Metamorfoza e Ramës

Deri do kohë më parë, qasja e Ramës me median i përngjante një raporti dashuri-urrejtje. Si kryebashkiak i Tiranës e më pas lider i opozitës, Rama shquhej për batuta të hidhura në adresë të gazetarëve apo të pronarëve të mediave, oponentë me të. Për më shumë se 3 vjet, ai nuk vuri këmbë në studion e “Opinionit” e aq më pak në TV Klan. Me Ramën e 2009-s, as që bëhej fjalë se mund të bije dakord për një debat me Berishën kryeministër. Rama i 2013-s duket se po e kërkon me ngulm një përballje të tillë. Me rikthimin në TV-Klan, Rama bëri një mea-culpa të heshtur për qëndrimin e mbajtur prej tij me mediat oponente. Strategjia e tij e re u përforcua përmes një mesazhi vizual dhe verbal, gjatë pritjes së lideri i opozitës organizoi për zgjedhjen e tij si zv.president i Internacionales Socialiste.

Mes gazetarëve, Rama kishte ftuar edhe ata të cilët ai vetë i quajti të afërt me qeverinë. Në këtë pritje, ai artikuloi se PS ka tashmë një qëndrim të ri: nuk do të kenë media të diferencuara, të bojkotuara apo të persekutuara në emër të qëndrimit politik. Njësoj si Berluskoni në Itali, Rama e zgjatoi pak ditë më parë fushatën e tij edhe në territorin “armik” të Blendi Fevziut, në kërkim “të frymës” së fitores, edhe mes radhëve kundërshtare. Në mungesë të sondazheve, nuk dimë ende sa efekt ka pasur në elektorat kjo përballje e liderit të opozitës me gazetarin oponent.

Strategjia “Berisha”

Përgjatë këtij viti dhe në pragun e fushatës zgjedhore, një intervistë televizive me kryeministrin Berisha është kthyer në mision të pamundur. Përgjigjja e tij për moderatorët ka qenë e prerë: Do të respektoj heshtjen në raport me emisionet politike! Në qarqet mediatike, flitet për një strategji të Berishës, e influencuar nga këshillat e kompanisë amerikane të PR-it, që po kuron fushatën e PD. Në një panoramë më të gjerë, duket sikur Berisha ka ndërruar rolet me Ramën, sa i përket marrëdhënies me ekranin. Kryeministri qëndrestar, që sfidonte me debat liderin e opozitës, sot drejton gishtin nga Laura (zëdhënësja e PD).

Po kthen në zakon javor konferencat e gjata për shtyp me gazetarët e po rend si gjithëherë, në takimet fshat më fshat e qytet më qytet me shqiptarët. Edhe pse kërkon një mandat të vështirë, Berisha nuk duket aspak i mikluar nga spektakli i bujshëm që miku i tij Berluskoni bëri përtej Adriatikut, për të pranuar fjala vjen një hard-talk në “Top Story”-n e Sokol Ballës. Aleancat dhe llogaritë elektorale duket se janë fokusi i tij i vërtetë në këtë fushatë zgjedhjesh.  Ndaj edhe rruga e tij drejt mandatit të tretë kalon paralelisht me debatetet televizive dhe kithët me kërkesën e Ramës për një debat televiziv.

134 Komente

lefto, kjo qe ke sjell con uje ne anen tjeter, e kupton apo jo mo? se kjo po thote qe shefi yt nuk ka bythe te dale ne debat po e thote ne menyre te rafinuar, "ndryshim strategjie"

LEFTY, me ngjan si ahere kur ai.."Jermani ishte veshur si partizan, qe neve ta merrnim, per jerman"....

Kapexhiu te kete bere karikaturen? Ramen e ka paraqitur si dinosaur qe sapo ka dale nga dentisti vegjetarian, Berishen si skifteri plak qe sapo mesoi se pensionin ja ka vjedhur sorra, Sokol Ballen si nje qe sapo ka dale nga burgu dhe do ti thote botes qe ai s'eshte perdhunuar asnjehere dhe pra ka ngelur burre, Blendi Fevziun si nje vampir neurotik qe ka filluar te shqetesohet per faktin qe gjaku mund ti zverdhe dhembet, e keshtu me rradhe. 

Bie ne sy koka e madhe dhe gjeresisht e padeformuar e Zhejit, a thua Bujari mendon se Zheji eshte simpatik? smiley

Vazhdojeni vete per te tjeret tani smiley

Sa te lezetshem qe jane ça komentatore ketu smiley ç'lidhje ka se ne mullirin e kujt vete uji ?? rendesi ka qe "mulliri" te punoje! jemi per debat ketu, s'po ndajme takat e stergjyshit smiley

Pastaj, fakti qe solla kete artikull, nuk do te thote detyrimisht qe jam dakort me çdo germe te tij...kush e ka te verteten absolute ?

Eshte e qarte se Berisha gjeti "zebep" nga çeshtja "LAURA" dhe ju pergjigj Rames : "Hec e bej debat me Lauren tani!"

Por kjo s'duhet perkthyer detyrimisht si refuzim i debatit...ka ende kohe deri ne 23 qershor per debat, nese Berisha do t'a konsideroje te nevojshem per fushaten e tij.

Pastaj, eshte gjithnje me interesant te "lutet" Rama gjersa Berisha te pranoi "in fine" ... sesa e kunderta! Sepse i lejon Berishes te pranoi debatin - duel, me kushtet qe do vendose ai, jo Rama.

A mund te me thuash nje arritje te qeverise, pervecse mbushjes se xhepit te familjes, se kam nja 1 ore qe spo gjej qofte dhe 1 per be. smiley

 

s'po ndajme takat e stergjyshit... smiley

E a te qivja udhet se.. trak e trak ato kepuce ( kundra ) zonjushe smiley Shpjer shpjer uje ne mullirin e hasmit ti se dhe Opingat do ti heqe Berisha , te te lere zbathur , jo me te pretendosh qe ecen me kundra ti ...si dere fisi qe nga koha e Stetgjysherve smiley

ps .Kundra jane copa drrasash qe vihen per shoje ne kohen e stergjyshit te Lefterise .Per ti kuptuar me mire se cdo te thote LefKOPEJA kujtoni Nallankat ( korcarce ) nallonet ( tironsshe ) ose Kundrat ( cobanshe ) . Psh i ndjeri A.hajdari ka qene kundraxhi ! Zana munet me skjarue si i thojne per inat te Komunizmit ne Shkodder ! 

E Bulo Bulo c'na bere .Ne dore te kujt e le Politiken ....Ike vella dhe nuk mendove ke le mbrapa !

Gjithsesi Rama ka thyer nje nga sulmet kunder tij, ndersa Berisha eshte ai qe po del frikacak ne kete moment. 

Ka te drejte Berisha qe s'pranon debat ;8 vjet qeverisje ta mbyllin gojen .

rri per koke tende se deri dje kur ky myteberi juaj nuk pranonte debat me berishen, meten apo bashen, nuk tha nje prej jush nje gjysem llafi ne sensin kritik

 Mire ben Berisha . Po sikur te marre ne takim Rama ndonje me Android ...si t'ja beje Berisha qe eshte pa android  ?  Ka probleme shokeni , ka probleme ndarja e Takave , nuk eshte aq kollaj ! Do ndeshen per Remitancat ,ato kullotata e shqiptareve me kashte Maqedonie ,  kush kullot me shume te tokat e LefKOPESE etj etj .Them se eshte mjaft e koklavitur ose sipas Xhiboles,  Lesh i Mpleksur qe nuk  shkokolepset  as per dite te diele .... se ben dot nje Vere !

Lumsi Ju qe e keni Pune Lefteri ....smiley

a mund te bejne ne vend te debatit nje sfide basketbolli, noti apo mundjeje?

ose nje mundje dore tip Skenderbe.

kush e mban cicin me shume?

keep the ideas flowing po mos u lodhni dhe shume se me gjasa do shkojne drejt good old 'kush e ka me te madh numrin e kembes'. 

Mitin i kembes se madhe eshte cmitizuar ka kohe tashme, jo aq nga c(shmi)tizuesit profesionale sesa nga vete ne kembembedhenjte qe na pelqen te rrime kembekryq e te flasem drejt. 

nga vete ne kembembedhenjte qe na pelqen te rrime kembekryq e te flasem drejt.

Flit per vete e jo ne pergjithesi te lutem. Une per vete kemben e madhe nuk e kam aq elastike sa ta mbaj kembekryq.

Berisha perballe Rames ne nje studo debati...imagjinoj frustimin e Berishes, argumentat e tij te shperbera si prej argjili, njera pas tjetres. Berisha dominon diskursin ne distance me populizem, spica, thumba, folk, batuta ne mbledhjen e kabinetit te kukullave ministrore,ku vete tregon e vete qesh.Imagjino si mund te perballesh per taksen progresive me argumentin Koleka, Chavez, taksa e Marksit..del huq direkt. Imagjino si mund te ndertosh argument me bllokatore e neobllokmene per tre ligjet,  perballe nje mali faktesh per pandeshkueshmerine e krimit dhe korrupsionit, te ardhura edhe nga deklaratat e nderkombetareve. Imagjino si shkermoqet argumenti alabanofobise dhe si ngec ne balten e   demagogjise kali nacionalizmes perballe fakteve qe nga furnizimi makines se Milloshevicit me nafte e deri tek shitja e detit et. etj.

Berisha citon dhe ekspozon grafike me rritje investimesh e fondesh, pra argumenta me impute, Rama argumenton dhe ekspozon grafike me impakte.Por imputet nuk kthehen automatikisht ne impakte per mireqenien e qytetarit. 

Gjithmone ne sensin e nje debati serioz.Se debat ku njeri i bie gozhdes se arritjeve dhe tjetri patkoit te deshtimeve mund te behet.

Rama argumenton dhe ekspozon grafike me impakte.Por imputet nuk kthehen automatikisht ne impakte per mireqenien e qytetarit. 

Lene mo se na kpute smiley

Ti e di qe nuk keptuesh, je mjaftueshem i perforcuar me impute smiley

Spirito kam degju qe eshte mbush me shume impute 'mielli' Rama tani para fushate smiley

Me "miellin e gjermanit" mos u kruaj shume se do te heqin nga puna smiley Por... populli varfanjak para se te merret me politike, votime e me the te thashe, dmth gjera te mBedhaja, duhet te haje e te kete barkun plot. Se marksin e shani ju po mesimet ja zbatoni smiley

po te behej, rama do fliste vec per "kriminelet qe po plackisin shtetin" & berisha do fliste vec per gruan & dashnoret e rames

po dhe ti vesh perballe keta s'ke per te pas debat. Sala ka per ti majt leksion kameres. Qe ta dish tie, patektik, un kam bae, qi n'koh te kmunizmit...

un nuk kuptoj si rri bashk ne nji fjali "Sal" dhe "debat".

are you fucking kidding me?

Berisha ka dhene prova qe di te debatoje, Rama s'njeh debat, keshtu qe Berisha nuk preferon me humb kohe me psikopate, qe i premton Shkodres qe do ta beje si fotot e Marubit.....

Ne vend te tre pikave ne fund: Marubi i vje anash Shkoder-Venecia-loces. 

Ah poet , poet, si po rreshket,  ne fanatizem dhe pa pi fernet.Berisha di te monologoje, po. Kur do dale ajo drama 2, Monologjet e ...smiley

MonoloGJet ne dialektin e Xhellalagait nuk lexohen ashtu .Gj zakonisht zevendesohet me Ç......XH  ose Q .Shembulli me i mire i Ilustrimit megjithse ne gjini femrore eshte Jozefina ....megjithse kush ka  kenduar me vemendje vergjerimet e poetit ve re se AI me me shume anon nga drejtshkrimi smiley

Te flase ndonje tjeter per dialekt dhe shkrim e falenderoj, por te flase nje analfabet si ju?????????

Po na per njeri tjetrin po flasim xhelalaga smiley

Po me qe kishte ndonjeri dyshime se si thuren vergjet , thash t'ja SqAronja dhe kete ! Po Left me ...yyyyyyy ne fund , pse e Rruan kur ben kabime dhe vecem mua me quan alfabet smiley

I nderuar mik dhe Poet:

Jam gati t'Ju besoj po te me jepni nje shembull.

Mu me thyn e verteta dhe logjikja.

Mbetem ne pritje.

Gjate karieres poltitke Berisha ka pas 2 kundershtare politike kryesor. Nanon dhe Ramen, me Nanon ka bere debate ka bere marveshje, me Ramen akoma jo.

Ka Bo Nano marreveshje dhe debat me Berishen Jo e kunderta.Burrni eshte kur Ben debat kur je ne pozite se kur je ne opozite bej ene una debat.

Ja e sheh qe prap te duhem une ...smiley ..Po Ramizne qe e kesh president Politike ? Po Partine Komuniste dhe vet Enverin qe i rrezoi e i terhoqi zvarre neper rruge ? Pastaj Berisha nuk kak smileykundershtare . Kete ka provuar dhe Jozefin Dylqinje Topallja .Berisha ka ARMIQ qe duan ta rrenxojne me Puqe ....smiley. Pak sinqeritet kerkoi njeri ketu dhe e nakatose fare ....

Ka debatuar,ka debatuar me Fevziun.E vuri perpra Fevziun e shkrete nga ka dale dhe sllogani i PD: Perpara!

me qe ra fjala shume gjetje interresante nga PS kjo me Marubin.

Ore ku do na sjelle ky debat edhe sikur te behet .. ne shkembime baltosjeje dhe batutash .. e kane treguar keta qe nuk mbahen..  mu kujtua episodi i gjermaneve, fondacioni Hans Siedel ne mos gabohem .. edhe aty ku bejn xing tangent nuk rrinin dot .. ju doni debate..  ehuuuuuuuu 

ska shanse te dale birisha me ramen. ska ca me thone... me thon traplliqet e laura-s nuk shkon , e ka bo mutin kala, keshtu qe del flet me popullin , popullin e detyrum me force. m'rregull eshte pse ka dhon nji hale me leke neper media, qe ta mbrojne tani para zgjedhjeve. do dale prape me fevziun kur te gjeje noi preteskt pse nuk doli me ramen....

po sinqerisht kjo eshte gjeja e fundit qe me shqeteson, IMHO i think se pas zgjedhjeve ka trazira, sala nuk ka me lon pushtet ne gjendje normale, do ti duhet alibia per gerdecin, rrugen e kombit, 21 janarin e tj etj etj

Nje debat ndermjet te dyve, nuk besoj se do t'jet aq interesant sa nje debat i te dyve ketu ne Peshk/forum , veç e veç.  Si fillim ne komentatoret, do te kishim qejf Buall Mavrine te na vinte ketu, e pastaj Palloshi. E secili nga ne te kishte te drejten e tre pyetjeve. 

I heq kapelen Meksit. Do guxim ajo pune.

nuk e ke keq .. a kemi fuqi te lobojme deri aty : ) Ti bejme te flasin me ne. 

P.S  Po pse 3 pyetje Pjer, vetem njeres ti pergjigjeshin  do ishim mire, nejse  Rama te fton ne twitter po pate pyetje po mos i kalo  140 karakteret e mos prit pergjigje qe i kalon 140 karakteret smiley so niveli i batutave mirmbahet.  

Duke ndjekur këtë link ju mund të më dërgoni pyetjet tuaja për programin për Rilindjen, për zhvillimet më të fundit apo për gjithçka tjetër. Unë shpresoj që të mbetemi në kontakt. Edi Rama 

Para se te fluturoni me rampresh juve te pabaraslarguarit, kini parasysh qe Rama ne keto 75 vite opozite s'ka pranuar te debatoje balle per balle me Berishen, se paku s'di qe ta kete sfiduar ndonjehere ne debat, aq me shume si opozitar qe eshte dhe ka me shume per te fituar nga nje debat.

Por, kete here ai e ka bere sfiden, keshtu qe topi eshte tani ne kembet naltmadhnore.

Jo se pritet shume nga debati midis dy mafiozeve qe per 24 ore e bene ligjin elektoral te tille qe te sundoje bimonizmi ne parti dhe ne politike (midis shume te tjerash) por gjithsesi nje (apo disa) perballje gjate fushates do ishin pozitive, sikur dhe per formalitet, konkurs batutash dhe grimasash, apo gare se kush tjerr me shume lesh.

Ose te pakten te bejne nje treshe debati me Pjerin, ku dhe kur te duan, Pjeri eshte gati.

Having said that, ku propozojne peshqit ta zhvillojne debatin? Mos thuani sheshi Skenderbeu se kemi problem me ndricimin. Do I hear Ilva Tare? smiley

Xhibo, une gati jam, me cilindo politikan. Buall Mavrine kam 20 vjet qe e kerkoj ne debat, dhe p.... e dhise me meçifet dhe me rreshqet si ngjale.

Eshte bere i cuditshem keto kohet e fundit Pjero , po i m'cifet te gjitheve.

Ti mund te nderhysh pak ne kete pike. Bile po deshe ta besh si burrat, silli Meksin Pjerit per pak nxehje dhe pastaj silli NMN, dhe nga zilia pastaj kuazimodo do i sjelle Pjerit dhe Ramen, Pjeri pastaj, pasi ti kete zhdepur qe te dy keta, do largohet nga skena per te pire shishen 11 vjecare te veres dhe do ngelen vetem per vetem Rama me NMN dhe do bejne debat, dhe ja ku ezaurohen gjerat.

Profesorin mund dhe ta therrasim por kam fryke qe Pjeri yne pas debatit do kerkoje nje dite pushim smiley

Brad, me ke premtuar nje kafe me Meksin, keshtu qe me prit, ne fund marsi. 

serish vjen marsi, serish vjen stina

Pa i marre leje fare Profesorit , ne fund te Marsit do ta pish se sben smiley

Xhibo, sapo hapa nje Martini Brut, nje lloj shampanje e lezeçme, nuk e kisha provuar. Kisha provuar ato dy Martinit te bardhen dhe te zezen, qe hyjne tek familja e vermuthit, por jo keshtu shampanje. Dhe martini s'para blej, se eshte nje pije tjeter e Torinos, qe i ngjan ne shije njesoj si Martini por eshte me e lire. Keto te shtrenjta rrall i blej smiley jetoj me situaten smiley

Roni-loni-xhoni smiley qerrata, pikerisht kete po pij. 

Po pse ti kujton se vec ti ke satelite???

Qerrata, e ke nxjerre nepermjet Googles. 

Edhe tu e lexoke TEMEN ???? smiley Apo je vet Merua ...... 

Mua me duket ide interesante kjo e z.Pjer, e kam seriozisht. Pjer, a mund te formulosh 12 pyetje per Buallin dhe 12 per Palloshin, per ceshtjet me kritike qe ti mendon se duhet te pergjigjen? Dhe a mund ti ekspozosh ketu ne ppu se ndoshta ndjellin si Berishen dhe Ramen. Pyetjet e mira jane si tagjia e mire qe ndjell kalin, Pjer. Nqs Berisha nuk pergjigjet , te siguroj qe A.Hoxha do shkruaj nje artikull me 12 pika, natyrisht pa te cituar ty, po ca rendesi ka. Kurse per Ramen mund te pergjigjet z.Brace ne FB. Mjafton qe turbina  e debatit vihet ne levizje.

Me shume respekt dhe seriozitet 

Spiritus.

Ti seriozisht mund ta kesh, por me duket e nenvlereson pak Pjerin kur e shikon ate si verdhushken e nje carku per te zene Ramen dhe NMN. Ore Pjeri i do ne shesh te burrave ata (dmth sheshi PPU, Skenderbej, ose ku te duan ata) dhe ti lapose duke pasur ne nje dore shishen e veres/shampanjes dhe ne doren tjeter shpaten e argumentave. Bile mundesisht ata te dy bashke kunder Pjerit, dhe Pjeri ka per borxh qe ti beje telef te dy, edhe duke qene tape dhe duke xhogluar batuta me ne te tjeret ketu ne nje teme paralele per cado lloj subjekti, qofte dhe nderzimin e hardhucave apo kolateralin ne transaksionet (aspak bilaterale) seksuale te merimangave te kuqe.

apo kolateralin ne transaksionet (aspak bilaterale) seksuale te merimangave te kuqe.

A ti zonsh dashnore nai merimonge t'kuqe 9hardhucave t'i vish onash ti) se me felliqe tu qesh me lot!

E forta eshte qe kur Berisha ti thote PO debatit, Rama do zbythet. Nuk ka nerva Rama te perballoje shpotite idiote te berishes. Une shpresoj te behet dhe Rama t'ja saldoje me nej grusht surratin e shtremet malokut shtrigan por s'ka gjasa.

Ta bejne, pse mos ta bejne!

Kane shume e asgje per te thene qe para 4 vjetve e jo tani qe mullari mes tyre eshte mtu....

Mes gazetarëve, Rama kishte ftuar edhe ata të cilët ai vetë i quajti të afërt me qeverinë. Në këtë pritje, ai artikuloi se PS ka tashmë një qëndrim të ri: nuk do të kenë media të diferencuara, të bojkotuara apo të persekutuara në emër të qëndrimit politik

Tani nuk e di cfare eshte me qesharake ne kete citimin ketu me siper.

Eshte fakti qe indirekt Rama pranon se ka mbeshtetur edhe ai gazetarin e "llogoreve", sic e ka quajtur vete, e per rrjedhoje nuk ka qene engjelli qe ca ketu duan te besojne? Kjo me duket se i ka shpetuar pa e kuptuar mire ca po thote. 

Apo eshte fakti qe tani me nje te rene te lapsit ka nje qendrim te ri, gjithcka eshte e paster, dhe ne te gjithe duhet ta besojme? Tani ka nga ata budallenj qe thonin ne 2005 "ka ndryshu Berisha" apo sot "ka ndryshu Rama, eshte bere me i mire" po une nuk besoj qe jane shume ketu. 

Akoma me qesharake eshte besimi i ri tashme qe kane disa ketu se Rama di te debatoje. Ai eshte cop mishi qe nuk e ka shokun, nje injorant i klasit te pare, qe nuk merr dot nje provim matematike te klases se katert. Sa here qe fillon e flet per teknikalitete belbezon duke lexuar letrat qe i kane shkruajtur te tjeret, e prandaj i rri larg temave konkrete e flet per budalliqe te tipit "politika e re" apo "rilindje". Eshte misherimi i fjales fasadaxhi.

Arsyeja pse nuk do do kete debat eshte e qarte, do shkoj te Xeni/Argita si debat, Berisha aty nuk do dije as ca te thoje e plus e permban veten. Prandaj per kete here nuk ka debat.

Po normale qe aty do shkoje, fito 12 milion ne muaj ajo me mesim - dhenie tamam sa nje prof ne Oxford.  Ndonje arritje mund te na thiash se ne kendej nuk po shohim.

Jo mo une ate dua, te shkoj aty dhe ti nxjerrin te gjithe te palarat njeri tjetrit se eshte budallik te besh debat per nivelin e takses ne nje vend ku mbeshtetja politike te percakton suksesin e biznesit. 

sa miliona ka fituar Linda Basha nga ojf-te dhe si mesimdhenese ne universitetet private? Me cfare parash po ndertojne vilen ne fshat? Prokuroria po heton imtesisht per pallatin e familjareve te Linda Bashes pasi eshte ndertuar ne shkelje te ligjit dhe deri tani jane thirrur 7 deshmitare nga njerezit e Rames ne bashki qe kane firmosur bashke me Ramen.

Rama behet cun i mire kur i degjon keto se ne nje debat me Berishen nuk je me Fevziun qe ne vend se te jepte pergjigje per akuzat, merrej me Laura Vorpsin, sic e ka zakon qe merret me cdo grua qe i del perpara.

Prokuroria po heton imtesisht

sa imtesisht i informuar qe je.

"Me cfare po nderton shtepine ne fshat", me ato qe ndertoje gjithe bathorja vilat. Ajo tjetra mer leje te rregullt ne toke te vete,ndersa gjithe shqiperia qe nderton pa leje ty ste benka pershtypje. Lejini keto bullallalleqe se late nam e u bete qesharak ne infinit.

I ka kthyer pergjigje Berisha Cilit. Eshte strategji terheqja nga emisionet politike pothuajse te dala jashte loje. Mbahet deri diku Opinioni i Fevziut ndersa emisionet e Balles, Xhunges e ndonje tjetre jane emisione ku ngrihen lart "flamujt e kongresit". Aty ose behet propagande ose ben monologje Rama. Berisha ka zhvendosur komunikimin me qytetaret ne salla dhe fb, ndersa me gazetaret ne konferenca shtypi te drejtperdrejta ku mund te behet cdo pyetje. Mundet qe me afrimin e zgjdhjeve te ndryshohet kjo taktike ne komunikim por e gjitha eshte strategji. Ndersa sa per debatin me Ramen, Berisha e ka lutur cdo dite ne zgjedhjet e 09, nuk pranoi, ashtu sic nuk pranoi me Bashen ne 11. Berisha Ramen e hudh ne tuc ne cdo debat dhe kete e dine ne kampin e Rames prandaj nuk jane shume entuziaste per kete (degjoni edhe se si fliste ne Opinion per nje debat te mundshem Prec Zogaj). Neser pomte dale dhe te thote Berisha qe po, shume mire te bejme debat, Rama ka per ti bere bisht si ne 09. Gjithsesi Berisha eshte i sigurte ne fitore prandaj nuk i intereson per momentin te beje nga keto "akrobacite" qe thote Cili.

Young, kete mendova dhe une, qe duhet te jete taktike e Berishes kjo, dhe nuk eshte çudi qe ne muajt pasardhes, ai te filloje debatet ne tv. Por megjithate, kjo nuk e ndryshon faktin qe ai mbetet nje medioker. Ai eshte i shkathet, ne prapaskena, kjo po, nuk ia ha qeni shkopin.  

+ 10

Dakort me te gjithe komentin Youn Orwell ("Ferma e Kafsheve" dhe "Viti 84" - libra fantastike smiley  )

upupu aman t'keqen se nuk i nigjojme dot, as vec e vec, e jo mo te dy bashke.

sdum as debat as lesh.

fuck debatin !

na duhet paqe per veshet tane

Shume mire do bejne po bene debat ,ka ra puna fare .

O Brad, a ka ndonje direktive nga kryesia ne rast (qe mu thafte goja, mu thafte) humbjeje? Dmth, jam deri diku i sigurt se po fitoj Edi (gjo e cila ska per te ndodhe sepse naltmadhnia o i pari m'Bote!!!), ka mundesi qe te fillojne te me terheqin idete e ktyne.

Dmth, a ka mendu partia meme per ne qe kemi goje per te ushqyer? Te ngelim pa buke neve?

Po ti mer Hoppe s'paske menu fare keshtu me rujt noj gjo , i paske bo tym te gjitha ?

Po ene ti i poshter u tregove se nuk i cove nje PM me i thone qe mos t'i besoje te gjitha kur dul Berisha e tha qe do rri NM ene 30 vjet. 

mire mire,  po per debatin me Pjerin nuk thote gje Buall Mavria  ne  kete pergjigje ama....

Si po ecen organizimi i partise Belulo . akoma aty te kane lene apo je ngrit ca pike lart smiley

stabile Brado, akoma ne  pozicionin e meparshem..   po do vij dhe dita ime..smiley

Pjeri te shkoje ne fb e ta gozhdoje Saliun.

YO , qenke i ri ketu tek Peshku ti, nuk i paske lexuar komentet e mia drejtuar Berishes, dhe ne lidhje me fb. Keshtu eshte kur sapo futesh ne loje, nuk di se ç'lojtare jane ne fushe. 

Fale Pjero...eshte i ri 

si i drejtohet Pjeri.. tamam repist  me zhargon urban:   hey  YO...smiley

Ej, kujdes me gjuhen ti kur flet per Pjerin. 

4 – Town hall-et, për mua si kryeministër, janë një tjetër formë e shkëlqyer e komunikimit me mediat dhe qytetaret. Ato janë një detyrim moral dhe ligjor i imi ndaj qytetarëve të këtij vendi pas 8 vitesh në pushtet. Në këto Town hall-e, pas një ekspozeje të shkurtër, unë i përgjigjem çdo qytetari, për çdo problem dhe dëgjoj mendimet, kritikat, propozimet e të pranishmeve për programin e PD, gjë që realisht më intereson shumë

Ore ketij mire qe Tan Hoxha i ka keshilluar me sukses stilin e artikullit me pika dhe me hapesira midis paragrafeve, por ka harruar ti thote qe kur i referohesh politikeberjes amerikane me town hall-e, dashur pa dashur con interesin e publikut tek aspektet e tjera amerikane te fushatave politike, si garat brenda partive (primaries), debatet televizive me kandidatin e opozites, kufizimin e mandateve, etj. Kurse pyetjeve te Spiritus i qenka pergjigjur Bushati me pyetje me nje artikull tek Tribuna. 

 

Kush e pengon Bushatin qe te shkoje ne konferencat e shtypit te Berishes dhe tia beje ato pyetje? Apo i bie namuzi nipit te Hysni Kapos te shkoje si i barabarte me gazetaret e tjere, do studijo te posacme ky se zotni i madh. Posiii!

Po si kujton ti, ato çunat me te cilet kemi ba trajnime ne gjermani e izrael un e Bradi, rrine kot? Po ato te pikasin nga 1kilometer larg ore, i kane te gjitha fytyrat e padeshiruara te memorizume ne menje. Nuk e di a ke degju ndonjehere per mbrojtje perimetri? Dmth, te jepet nje perimeter brenda te cilit skane te drejte as te parkojme e as te ndalen per te ble cigare ato persona non grata.

Bushati s'po kerkon te behet protagonist (ndoshta do kerkonte po do jete kompleksur nga biografia e keqe qe paska, sipas juve antikomunistave enveriste me ne krye Berishen), po thote qe Berisha ngurron te debatoje me Ramen apo gazetaret ne studio se ka shume vrima qe qelben kete here dhe s'do ti trazoje.

Leqe lere se harrova, Berisha ben town hall-e ne cdo inagurim rrugice dhe samari te ri te gomereve te fshatareve, gjate te cilave mund ta pyesin te gjithe per gjithshka smiley

P.S. Pjero, s'eshte i ri ky mer, laj-thaj NMN i ka te pakte agjitpropistet ketu (ndryshe nga Rama qe ka vullnetare me shumice) ndaj keta detyrohen te lyejne kemben me miell here pas here, se i ve kufizime ne komente admini pastaj lol

xhibovski, mos je gje Bushati ti qe merr persiper te interpretosh cfare do dhe nuk do Bushati? Nese je terhiqem, nese nuk je hap krahun se qenke budalla. Bushati kerkon pergjigje per ato pyetje dhe thote qe Berisha nuk do te flase me gazetaret si Bushati qe fliste dikur ne Opinion, por nese Bushati ka hallin e pyetjeve pse nuk shkon vete ne konferenca dhe ta pyese ose nese eshte zotni i madh, le te ja jape ato pyetje gazetares se vizion plus ku punon me duket Bushati dhe mbaron puna.

Cfare lidhje ka kjo me ate cfare tha xhibi per zgjedhjet brenda Partise?

zgjedhje brenda partise ben Berisha cdo here por eshte zor te sfidosh kryeministrin ne detyre. Ata qe sfiduan Obamen ne detyre ishin thjesht sa per te kaluar kohen.

zgjedhje brenda partise ben Berisha cdo here

smiley

Atehere kur nuk ishte ne detyre si ja bente?

Ca jane keta mor burre? O Lefto, ti e ke sjelle kete?

i fitonte mer burre, nuk bente ndonje gje tjeter. A mendon se mund te sfidoje dikush Berishen ne PD?

Jo pra, ky eshte problemi. Se nje parti ku tjetri fiton me 99.99% te votave si ti kete fituar zgjedhjet si te mos i kete fituar nuk eshte me nje parti demokratike. 

Tregonin te vjetrit qemoti per "zgjedhjet" qe organizonte ne fillim Enveri, me gogla, ne nje kuti hidheshin goglat per Partine, ne tjetren per armikun, dhe kjo e armikut e kishte fundin me metal qe te degjohej zhurma mjaftueshem. 

"Zgjedhjet" brenda partise se Berishes jane me keq, se atehere te pakten ishte iluzioni i zgjedhjeve (do ja hidhje armikut dhe do shkoje ne burg me vetedije, pra kishe nje zgjedhje, sado tragjike), por NMN as iluzionin s'e ka. Piktori te pakten perpiqet te krijoje truke magjike maqolakroriste per militantet, ndersa Berisha as per aq s'e rruan.

Une heren e fundit qe Berisha beri edhe fasaden e zgjedhjes ka qene diku nga viti 2001 ne mos gaboj, as keshtu per qef nuk e mbledh me kongresin me duket. 

Rama nga ana tjeter e ka ne statut qe edhe kryesia duhet ti miratoj kandidatet. Thote Bracja ne facebook qe kemi qe nga tetori qe nuk mblidhemi. Parti korrekte keto smiley)

kjo e armikut e kishte fundin me metal qe te degjohej zhurma mjaftueshem....

Sa vesh te mprehte ke pas  Xhib ...smiley Po metalin nuk ta kane teguar si i futej Gogles smiley Plus qe do kene qene Gryke Gjera ato Xhibi .Si i tha ..Nje ... ne Novosele ... sa nje bucele !!

Po ndonje te dhene per shndrrimin e bythes se majmunit nga e kafte ne te kuqe ka ? Helbette ngjyre e kuqe dhe Duhet patjeter qe PD-hi te kete dicka te thene nga baba smiley

me 99.99% i fiton Rama po he, pastaj ne internacionalen socialiste, Papandreun e zgjodhen pa votim te fshehte fare, e votuan me doren lart.

ca lidhje kane keto me pyetjen time?

Po une kam qene prezent mer kur u bo votimi. E mbaj mend si tani Xhozin qe thoshte: "Zati Bërisha dan per te kene perseri edhe kryetar i Partis Damakratike, edhe Kryeminister. Kondra, ka? - s'ka. Sham bakar, miratohet! Urime Zati Bërisha!"

perle kjo, perle!

Qenkerka kolumist edhe tek torta "Tribuna" Bushati. Kjo ishte e reja qe mesova.

Si dhe, Peshki paska humbur rubriken taze tek Mapo te YMP (Ylli Mberthecka Pangos). 

On other news, tek rubrika shaka pa dashje: 

 

Gazmend Oketa shprehu bindjen se më 23 qershor vota e qytetarëve të Poliçanit dhe të gjithë Shqipërisë do të rrëzojë filozofinë e vjetër... 

S'e kapa humorin Xhibo.

Tek Policani=Ndryshimi lol

Politikaneve ashtu i duhet te flasen kudo, dhe Oketa eshte cun cool, ndaj thashe pa dashje.

Po pse o Xhib, kush osht Oketa, Berisha qe te flase ne Polican per popullin e Gramshit. smiley

ah po Oketa eshte cun i mencem me shkolle  smiley

u duket ju i pamundur debati Berisha - Rama.por ata jo vetem qe "debatojn" por takohen rregullisht tek vila Katapulta.

Me qe ra fjala tek opozita....Ja kush ben opozite...te mesoj ce dhe Rama i cili ja ka futur gjumit letargjik qe pas 21 janarit

 

 

Hajnat, në majat e hierarkisë së KEK-ut

 

 

   18 zyrtarë të lartë të PDK-së, probleme me ligjin

voto per shokun e VV ne Tirane pra, Kreshnik Spahiun

Ska nevoje Arti te votoje per Parti tjeter ,ne Mars Pjeri shpalos platformen e Partise se tije ku Arti ka nje post te rendesishem.

Jemi te gjithe ne pritje Brad. Arti ne mos gaboj do ishte keshtilltar per ceshtje ekonomike apo jo?

Po  smiley  nga Beluli e kam degjuar smiley

Brad. shko dhe shkruaj ndonje liber me kujtime se me sa po shoh spo ta hap deren kerkush keto zgjedhjet e reja, ngele si ai derri mac smiley

PS: Mundesish thirr dhe Schmutin per promovim se i rritet cmimi ashtu

Abedin mbaj shenim....

Ti ENdriti shiko mbaj fort ne dore ate bllokun e Sules per te regjistruar ato "te dhenat" makroekonomike te superfuqise se Adriatikut. Mundesisht shtoji dhe ndonje zero nga pas per inat te armikut te kllases...Grushtin perpjet dhe ne radhe me gomeret e tjere... smiley.

Sa per te rinjte e VV te cilet dalin e protestojne, ju i te rinjte e "Esspressos se Tirones" pergjani me teper asaj shurres se mengjezit....

Shokun e VV.. po tallesh po keta jane vite  larg me VV-ne mor Endrit , edhe ne nivel shoqeror nese e marrim, nejse ika ika se erdhi koha e nani nanit.

Kesaj rradhe fli vertete se na le me zemer smiley

Na lejohet ndonje batute. Nuk ka si VV ne Shqiperi, megjithate kjo nuk do thote qe nuk duhen votu partite e vogla perballe dy bajlozeve. 

Pa lidhje VV me AKZ. Mos na beni mishin mornica mornica.Brrr

Ti cokat do i hash po do t'i hash te forta kesaj rradhe. Mure vesh ore Firaun. Apo nuk kalo perdite anej ka lagjia ime ti. 

Bone mo kshu krahasimesh per VV te piu e zeza mer Firaun. Te martofsha me Briselden te martofsha!

Kur te vij une me Elvis Rroshin ta shofesh ti smiley 

S'vje dot se te lagjia ime nuk ka aeroport.

Problemi i nje perballjeje mes ketyre te dyve ne nje debat, per mua, eshte nje loje e stisur dhe nxitur prej ketyre medieve tone, pa shtylle kurrizore, te cilat nuk arrijne te kapin thelbin e problemit te vertete me te cilin perballet shoqeria shqiptare.Problemi thelbesor, ose dy problemet madhore sipas meje,te cilat do te duhej te trajtoheshin si bosht i tere debateve ne rang kombetar, eshte ai moral mbi te gjitha dhe ai ekenomik paralel me te. Perballja me sistemin, me demokracine....
Ca do na jepte nje kacafytje fjalesh here te perzgjedhura e here allabraca, te ketyre te dyve ? Asnje gje, vec shtrengimit te radheve te ushtareve te seicilit dhe qe te nesermen te dy palet do te gdhiheshin" te kenaqur sepse....seicili ishte treguar..."me bir kurve" se tjetri! Ajo qe do ishte gdhire ...edhe me e mberdhire se para " perplasjes se madhe mes ...atyre te dyve" do ishte Shqiperia, shoqeria jone ne vuatje e mjerim.
Ketu duhet tundur dheu ne nje perplasje per jete a vdekje mes mentaliteteve qe e shikojne e perballjen mes dy tipave, qe mendojne gati njesoj, por shprehen" me ndryshe" dhe nje mentaliteti te ri qe na shpie drejt prosperitetit.Mes atyre qe e shofin rrugen tek perballja e siamezeve ne qarkullim dhe vizionareve per te ardhmen.Me takse te sheshte a me progresiven,une nuk shof rruge qe pret kusarine, krimin, varferine, mizerjen per ato shtresa qe u shtohen radhet dita dites.Ne nuk na duhet nje ndeshje mes te ligave si numur, por perballja me TE LIGEN....
Me brengos fakti qe nuk ka zera se si mund te oerballet e LIGA qe na ka pllakosur e po na merr frymen.Dhe brenda kesaj qendron ne krye morali yne i lig, si shoqeri e semurur shume rende.Shoqeruar nga nje medie jashte binareve, sherbetore, truthare...Qe vlereson shume keta bastarde qe fatkeqesia jone na i mba permbikrye..
Do ta vuajme gjate, shume gjate kete.

grava, a di gje pse kish vrare veten Agron Jano? Lajm i rende qe askush nuk duket ti kete kushtuar vemendje. Me ka ardhur shume keq.

grava, ti shtron shume ceshtje qe une mendoj se mund te te pergjigjem shkurtimisht prandaj po e bej:

E para mendoj se ti kerkon te vesh gishtin ne nje vend por e ve ne vende te gabuara. Dua te qartesoj nje gje. Nuk eshte as media "pa shtylle kurrizore" dhe as "vizionaret" qe ti permend, per te cilet jam i sigurt qe as ti nuk ke nje vizion se si mund te jene, zgjidhja. 

Pa u shperhapur shume ketu po flasim per nje debat. Thjesht nje debat publik. Po te shikosh nje nder debatet me cilesore te ketij lloji ne USA per garen per president do kuptosh shume gjera. Kultura e debatit me e zhvilluar ne bote. 

Nuk eshte e vertete qe taksa e sheshte apo progresive jane te parendesishme. Perkundrazi ajo eshte ndryshimi me radikal dhe cilesor ne menyren e jeteses se shqiptareve, dhe ju do ta ndjeni me te vertete. E  "LIGA" qe ti permend vjen edhe si pasoje e sistemit te taksimit. Ne Austri si dhe shumicen e vendeve europiane eshte taksim progresiv me 4 breza dhe po te shikosh brezin e pare 0-11000 euro ka takse 0%. Cka do te thote qe ata qe kane rroge minimale nuk taksohen, pra nuk u merren para. Cka do te thote me shume para ne xhepat e te varferve, dhe me pak krim.

Dajosh1 - shi me hidhrim e mesova, sepse e njihja mire kete burre.Si me tha nje shok, ne tel, mundet nje monent cekuilibri.Ne fakt kish kohe me crregullime te tilla.Qe tip shume i ndjeshem.Por dorearte...
Dhimbje per ate burre!

Po ca t'lodhen ato mjeshtrat kot. Ja u bo debati ketu te peshku. Problemed duallen, dmth u kry - tha.

Ky eshte gati te flase dhe per dashurine e maceve kur ishte i vogel dhe frymezimin qe ky pati nga macoku laraman, vetem e vetem qe te largje vemendjen e mediave dhe miletit nga nje gje (p.sh. fakti qe s'ja mban te perballet me Ramen momentalisht) dhe ta coje tek nje gje (shashke) tjeter qe hedh ky.

Ose, in other news, kamalamjte e kopshtit e pyesin kryeministrin: Xhaxhi Berisha, po ne pse nuk mund te te votojme? 

“Zoti Patozi, nis negociatat me zotin Ruci dhe kreret e grupeve te tjera parlamentare per uljen e moshës se votimit ne 16 vjec. Jane te shumte te rinjte qe me pyesin se ‘une kur do votoj”- tha Berisha.

smiley

Ilustrim i bukur.

Debati politik i ketij lloji, si ai presidencial ne USA nuk ka qene ndonjehere tradite e jona. Politikanet tane ketu tregojne dobesine e vertete. Dobesia ne argumentimin live, perpara kundershtarit, qe eshte dhe "abc-ja" e cdo fillimi te nje karriere ne politike. Te mos mbash dot nje debat do te thote qe ose je i painformuar ose nuk di cfare te besh me informacionin qe ke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).