“Shqipëria ka një ambasadë shumë të bukur që qëndron e mbyllur prej një kohe të gjatë. Duhet të hapet, duhet të jetë plotësisht funksionale”.

Gjendja e vështirë e amabasadës shqiptare në Washington ka hapur debate në Shqipëri lidhur me shpenzizmet e qeverisë për grupet e ndryshme lobiste këtu në Amerikë.  Lobizmi në Washington është një praktikë e njohur, dhe pjesë e pandashme e politikës amerikane. Grupe që mbrojnë interesa të caktuara brenda vendit, por edhe të qeverive të huaja, zhvillojnë një veprimtari aktive për të ndikuar mbi Kongresin apo adminsitratën në mbrojtje të interesave të caktuara. Dy ekspertë shpjegojnë se si funksionon lobizmi në Washington. 

Uashingtoni është epiqendra e politikës jo vetëm amerikane, por edhe globale. Mbi 175 vende kanë në kryeqytetin amerikan misione të përhershme diplomatike, ku madhështia e vilave luksoze është sinonim për statusin ndërkombëtar të vendit që përfaqësojnë. Kjo duket qartë në bulevardin Massachusetts, që njihet nga vendasit si rruga e ambasadave.

Profesor Steve Billet i Universitetit George Washington, thotë se ambasada është kartvizita e parë e një vendi në kryeqytetin amerikan:
“Gjithmonë i jam përmbajtur bindjes se ambasadat janë në shumë forma zyra lobiste për qeveritë e huaja këtu në Uashington. Mjafton të shohësh aktivitetet që kryejnë: ato përpiqen të nxisin qeverinë amerikane të miratojë politika që favorizojnë qeverinë e huaj në fjalë. Kjo, në mungesë të një termi më të mirë, quhet lobizëm”. 

Por aktiviteti i ambasadës ka kufizimet e tij, gjë që e bën të nevojshme për qeverinë të punësojë lobistë profesionistë, shpjegon Profesor Billet:

“Shumë ambasada gjatë viteve kanë punësuar ekspertë në Uashington, për të përfaqësuar interesat e tyre, të nisur nga bindja se diplomatët e tyre, të cilët nuk kanë përvojë të mëparshme në funksionimin e Kongresit, nuk njohin nga brenda si funksionon administrata amerikane, nuk kanë njohuritë e nevojshme për të manovruar në një sistem të ndërlikuar dhe për të ushtruar ndikim në vendim-marrje”. 

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare për Veprimin Civil, Ilir Zherka, ka një përvojë të pasur në lobizëm si në interes të kauzës shqiptare gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ashtu edhe me përpjekjet e kryeqytetit të vendit, Uashington, për të siguruar përfaqësim të plotë në Kongres. Ai pohon se një qeveri, që të ushtrojë një ndikim të efektshëm në Uashington, duhet të ketë një strategji me 3 drejtime kryesore: praninë diplomatike përmes ambasadës, punësimin e lobistëve si dhe një lidhje funksionale me komunitetin etnik brenda Shteteve të Bashkuara, që ushtron presion nga poshtë në sistemin qeveritar:
 
“Roli i ambasadës është të forcojë marrëdhëniet, dhe e dyta, të zhvillojë aktivetet për arritjen e objektivave që ka. Një nga mënyrat për ta realizuar këtë është përmes ambasadorit dhe stafit të ambasadës. Por nëse janë të zgjuar, ata punosojnë lobistë që janë të pajisur me njohuritë e brendshme mbi funksionimin e sistemit dhe kanë lidhje me administratën dhe Kongresin, që i shërbejnë interesave të qeverisë në fjalë. Por vendet efektive kanë edhe lojtarë nga jashtë, shoqata jashtë sistemit institucional politik – si komuniteti etnik, siç njihen ndryshe ‘lobi shqiptar’, i përbërë nga aktivistë shqiptaro-amerikanë”.  

Lobizmi i suksesshëm, vazhdon më tej zoti Zherka, ka kosto të lartë. Sipas dokumenteve të fundit të bëra publike nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Shqipëria ka shpenzuar 1 milion e 157 mijë dollarë gjatë vitit 2011 për firmat lobiste Patton Bogs dhe Podesta:

“Mendoj se është një hap shumë i mençur të përdorësh firma të huaja lobiste. Do t’i thoja çdo vendi, jo vetëm Shqipërisë, që kur përdorin firma të tilla, t’i përdorin me mençuri, pasi janë shumë të shtrenja. Ato ofrojnë njohuri të vlefshme mbi mekanizmin e sistemit, si dhe lidhje me nivelet e larta të qeverisjes. Por fondet duhet të përdoren me kujdes të madh: duhet ushtruar presion mbi këto firma që marrin pagesë të rregullt mujore, që qeveria të garantojë se po siguron synimet e dëshiruara për shpenzimet që bën”.       

Dhe mbi të gjitha, thekson aktivisti veteran, këto shpenzime nuk duhet të bien në kurriz të funksionimit normal dhe aktiv të ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara:

“Shqipëria ka një ambasadë shumë të bukur që qëndron e mbyllur prej një kohe të gjatë. Duhet të hapet, duhet të jetë plotësisht funksionale. Shqipëria duhet të hapë dyert e ambasadës për miqtë amerikanë. Kjo kërkohet nga një vend. Ky është dallimi mes një vendi funksional dhe që i konsideron marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara si të rëndësishme dhe një vendi me probleme. Është e papranueshme që në Shtetet e Bashkuara të kesh një ambasadë në mes të Uashingtonit që qëndron e mbyllur dhe nuk funksionon. Ambasada duhet të jetë si një shtëpi e hapur. Kjo është tradita shqiptare”. 

Si në aspekt tjetër të funksionimit të shtetit, shprehet zoti Zherka, edhe zhvillimi i aktivitetit diplomatik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon një analizë të ftohtë të strategjisë së ndjekur, objektivave të caktuara dhe arritjeve të deritanishme dhe modofikimit të politikave të ardhshme në bazë të kësaj analize.

14 Komente

ne nuk jemi njerez te lobeve.

ne jemi individualiste.

perfundimisht.

vetem nese na bie rasti te udheheqim ndonje shtet tregojme aftesi.

aftesia e punes ne skuader 0.

.

edhe mo u lodhni hiç.

ne fakt po thote, te pakten ne Amerike, lobizmi eshte biznes. mjafton te paguash firmat qe merren me kete pune...

Per mendimin tim eshte nje perpjekje e kote fare te lidhesh lobismin me ambasaden smiley duken thjeshte si fisheke te harxhuar kot per ti ra Sales mbas krahve.

Sa per lobiizem jane kosovaret te paret qe e treguan kete dhe gjate krizes se 90-tes.

Te gjithe Washington DC e kishin ne xhep dhe e lane Evropin me goje hapur bravo i qofte se shtepite e tyre shpetuan.

 

Ndryshe nga punet e tjera te shtetit qe i ben shoku i Cimit, lobizmin duhet ta koordinoje e organizoje ambasada, e cila eshte dhe perfaqsuesja e shtetit. S'eshte e thene ta beje ndonje punonjes i ambasades, por normal parate vijne nga shteti, keshtu dhe strategjia duhet te vije nga shteti, apo jo?

Nderkohe ambasada jone eshte momentalisht e preokupuar me lobizmin per miell dhe veze.

Kosovaret, Gjon, jane shum aktiv ne çeshtjen shqiptare te tyre, i shoh dhe ketu, jane me te organizuar, me te disiplinuar, jo si ne te Shqiperise. Ketu, fatkeqesisht, shumicen e shqiptarve i ke ne klube, me shume per plane smiley ku te nxjerrin ndonje lek, pune, ku te bejne noi pisllik, tamam kopje e qeverise shqiptare smiley

Artikulli me pelqeu, ishte interesant, dhe i rekomandoj edhe shqiptaret e tjere ta lexojne. 

".... Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare për Veprimin Civil, Ilir Zherka, ka një përvojë të pasur në lobizëm si në interes të kauzës shqiptare gjatë dhe pas luftës në Kosovë,..." 

 Po te isha ne qeverisje, apo drejtor i burses, keta njerzit qe lobojne per çeshtjen shqiptare, do tu kisha dhene (ne forme respekti) nje % te fitimeve nga Bursa. 

po ti sikur je  ''njeriu i burses..,  Pjerosmiley    dmth merresh me keto punet e bursave.    apo e ke fjalen per ne Shqiperi?

Belulo, flas per ne Shqiperi, nese do me kishin ofruar nje detyre a post. Ne fakt ata do dilnin me te fituar, se sa une. 

ilir zherken e mban me buke shteti amerikan.

shqiperia eshte zerrro me lobizmin. harxhojne para nga paret e shtetit per lobizem partiak, tmerr.

shtet koti, pa mend ne koke.

Nuk duhet marre per budalla nje te pare, qe mendon dhe pranon se nje llampe eshte me keq kur shuhet se sa kur eshte akoma e pandezur, ...per feks.
Lobizmi i sherben mbajtjes ndezur te llampes, nga ku me i pari ndjehet e shifet, ....jo ne pozocionet skajore....

Neve e perdorim shume lobizmin keto kohe, dje lexova ne nje gazete nje artikull per shqiperine qe e kishte shkrujt nje ish-senator amerikan, komplet palle trapi burri i botes, sikur ta kishte shkrujt sala dv dhe ai i kishte vene vetem emrin. Se ku e kishte botu dhe ne nje gazete lokale ne amerike. Lobist ishte ai loqja

ka ketej politikane qe flasin kodra pas bregut, njesoj si ata tanet. por shtyllat ama i kane tamam. kane ca te tjere qe ke qejf t'i degjosh.

Po mire o e uruar se nuk po shaj gjithe politikanet e amerikes, po ky sala se ku plekset me ca loqe si ai qe thashe me siper e si ai Trafikante a c'ja thoshin emrin, qe o zot o zot, jo mire qe s'te bejne, po rrezik departamenti i shtetit vetem sa te trash vizen qe te ka vene kur te sheh me ke do te lobosh

po jo mo jo, se s'ta mora per ters. po kujtonim se ketej ishin xham te tere. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).