Nga informacionet e kryekomisarit të ndjerë, Dritan Lamaj, dyshohet se gjatë kohës së qëndrimit në emigracion, pikërisht në vitet 1995 dhe 1996, dy vëllezërit Frroku kanë jetuar në Belgjikë

Vrasja - Lamaj dyshonte se vëllezërit jetuan në Belgjikë me emrat Liman dhe Azem Krasniqi

Hetimi - Kryekomisari Lamaj mësohet se kishte marrë informacionet për vëllezërit Frroku që në fillim të vitit 2012

Përplasja - Më 16 mars të vitit 2012 ka ndodhur përplasja e parë mes Arben Frrokut dhe forcave të Komisariatit Nr. 6

Denoncimet - Arben Frroku dhe Dritan Lamaj kanë denoncuar të dy në prokurori për vepra të ndryshme ndaj njëri-tjetrit

Precedenti - Frroku, para përplasjes me Komisariatin Nr. 6, mësohet se ka pasur probleme edhe me Komisariatin Nr. 2

Ish-shefi i Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, i cili u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit pranë banesës së tij, ka hetuar vëllezërit Mark dhe Arben Frroku për një vrasje të ndodhur në Belgjikë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 17 vjet më parë, kur Arben Frroku, i dyshuar për ekzekutimin e Lamajt dhe i arrestuar në Selanik të Greqisë, ishte vetëm 27 vjeç. Për këtë vrasje, Lamaj kishte mbledhur informacion se ishte kryer për larje hesapesh në trafikun e drogës dhe të dyshuarit kryesorë ishin dy vëllezërit, biznesmenë të suksesshëm në Shqipëri.

Duke mbuluar zonën e Kombinatit, mësohet se kryekomisar Dritan Lamajt i ishin servirur informacione të shumta për aktivitetin e dy vëllezërve, duke bërë që ai, si punonjës policie, i cili kishte drejtuar më parë edhe hetimin e krimeve, të hetonte edhe më tej, megjithëse detyra aktuale, ishte që të siguronte rendin dhe të parandalonte krimin në këtë zonë. Sipas të dhënave, i ndjeri mësohet se kishte mbledhur informacion se dy vëllezërit, Arben Preng Frroku, aktualisht 44 vjeç dhe Mark Preng Frroku, 41 vjeç, kishin emigruar jashtë vendit deri në vitet 2000. Në këtë vit, sipas informacioneve të mbledhura nga Lamaj, ata ishin kthyer në Shqipëri dhe i kishin hyrë biznesit. Gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit, nga informacionet e kryekomisarit të ndjerë dyshohet se në vitet 1995 dhe 1996, dy vëllezërit kanë jetuar në Belgjikë. “Por, ata u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas nga Kosova, ku Arben Frroku dyshohet se është prezantuar me emrin Liman Krasniqi, ndërkohë që vëllai i tij është prezantuar me emrin Azem Krasniqi. Në vitet e lartpërmendura, këta persona dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës me emrat e shtetasve nga Kosova, përkatësisht Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi”, thuhet në materialin e mbledhur nga ish-shefi i Komisariatit Nr. 6.

Per me shume Gazeta Shqip

16 Komente

Bulkth, 

Ka shtet ketu!!!! Ajo qe duhet te merret me zbardhjen e ngjarjes, shif me ca merret, qe ja morrsha te ligat, ja morrsha! Ministria Brendshme me pra!!

I paska kerku Rama Frrokut te behet deputet.. ? Aha po kjo nuk eshte asnje gje perpara historise se Belgjikes. Tjeteri te thote `ja ujku` ti thua ja gjurma! Kshu i bie edhe me propozimin per Deputet te Frrokut! smiley

 

 

"Every country has mafias, the Albanian mafia has countries."

- FBI

Ej shife ciles drejtori ja ka derguar kete memo Lamaj, asaj te krimit te organizuar dhe krimeve te renda, ku drejtor eshte Vocaj, nje nga funksionaret e larte barkderra ne foto me Frrokun.

ej, pse,  me ke kujtute juve qe e mban miletin ne hyqem ai i naltmi?

me monda bulkun dhe me ate te palmes?

Komisar Dritani ia dergonte memon Vocit, Mocit, Kocit dhe keta ia percillnin Frrokut.

 " .... Përplasja - Më 16 mars të vitit 2012 ka ndodhur përplasja e parë mes Arben Frrokut dhe forcave të Komisariatit Nr. 6..." 

 

Per çfar ka ndodhur perplasja, per ç'arsye. Nese gjinden shkaqet e parplasjes, ke ne dore 90% te çeshtjes. 

I kishit mbyll komentet ke tema e gostise mer Peshki? 

Nejse, desha me pyt diqka per Wikileaks aty, po e paski mbyll pranej nuk po pys.

p.s.

I Madhi, qe s'ka lene gje pa lyer me te pegerat e tij alpine, nuk kishte koment per fotot e gostise. smiley

 

Frrok, Krasniq, Preng, Ndoc..........na kon pushtu per be. eper lajme sheh gjithfare koketrashesh qe jane drejtore ujesjellesash, Cezi, ministrish etj etj,. Te gjithe nga pylli. Ku mos bohet keq anej mer daj smiley

tirona eshte e tyne (ndodhet ne gegni sa per dijeni), ti shko ne jug te greket. 

Kureshtar, cili jug eshte ...i grekeve more ?Si ti nxe goja ato fjale ?Ty dhe kushdo qe nuk matet kur leshon ...a i shpetojne.

Gjirokastritet e sarandiotet te gjithe si greke bejne, te gjithe dine greqisht, te gjithe kane nga nje nun grek, etj, etj, etj. Zere se te grekut jane.

Njohje te plote paskeni per jugun... E shqiptareve, more visheroy! Jo po e njofke mire fare.Te grekut nuk jane hic jo me te Kryeqendres se kurveleshit, Gjirokastres, por as ata tanet qe jetojne me ne zemer te grekut, ne Athine.Po kete nuk e kuptojne dot ata paloshqiptare qe nuk duan Jugun.Se ku e kuptojne kokxhirret qe eshte shume e vogel kjo Shqiperi, per tu ndare ne copa.Neise, ka dhe shume te vegjel te tjere, qe nuk i kuptojne mire ketu pune.Do rriten dhe mbase coc mesojne

tirona eshte e tyne (ndodhet ne gegni sa per dijeni), ti shko ne jug te greket.

Jo vetem aq, po tiranasit "e vjeter" jane shumica te ardhur nga veriu, sidomos nga dibra

Shefi i komisariatit ne Shqiperi, ka hetuar per vrasje per pune droge ne Belgjike, dy persona qe banojne ne Shqiperi. Hajde ka..lliqe ajde. Po qe per ashtu, i ke sa e sa te tjere me investitor ndertimi, president klubesh futbolli e biznesmen qe e kane nisur me nje dergese "mall" e sot askush s'i pyet me cfare jane pas marre. Pfff budalleqe. Kane pasur konflikt patjeter, per kushedi c'arsye... Edhe puna e drekes, lol s'ke shef policie qe ta fuse doren ne xhep kur shkon ne klub apo restorant. Gjithmone del ndonje me "i keni te paguara" Oooo po ti eja pi nje birre oburre.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/p...

 

Mark Frroku jep shenjat e gishtave: Gati të hetohem

Duan të gjejnë një autor për krimin, duan të përdorin vëllain tim si kokë turku”. Kështu shprehet vetëm pak minuta pasi policia i ka marrë shenjat e gishtërinjve, Mark Frrokut, vëllait të biznesmenit të arrestuar si një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Dritan Lamaj. Mark Frroku pranon që të komentojë edhe për fotografitë e shkrepura mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe vëllait të tij, Arben Frrokut, duke i cilësuar “foto mes të njohurish”. Madje, ai pohon se para konflikteve, mes ish-shefit të Komisariatit Nr.6, Dritan Lamaj dhe vëllait të tij ka pasur njohje miqësore.
Pse iu thirrën në polici?
Më thirrën, sepse më morën shenjat e gishtërinjve. Mesa duket kanë ndonjë dyshim tjetër, por unë jam i gatshëm dhe i hapur që të hetohem. Familja ime është jashtë gjithë kësaj historie.
Që nga dita e parë që kemi folur bashkë, ju keni thënë që familja juaj dhe vëllai juaj nuk ka lidhje me vrasjen e kryekomisarit, atëherë si e shpjegoni arrestimin e vëllait tuaj?
Unë ua thashë edhe atë ditë, këtë gjë e di vetëm policia. Por, ne dyshojmë se këta duan të gjejnë patjetër një autor për ngjarjen dhe kam frikë se po e përdorin vëllain tim si “kokë turku”.
Në media kanë qarkulluar disa foto të shkrepura mes vëllait tuaj dhe drejtuesve të lartë të policisë së shtetit. Cila është e vërteta e këtyre fotove?
Vëllai im ka njohje miqësore me të gjithë ata personat që ka dalë në fotografi. Por, kjo nuk do të thotë se ai ka lidhje shumë të ngushta miqësie apo lidhje familjare me ata, sepse unë nuk i kam dëgjuar emrat e tyre të lakohen në familjen tonë apo nga vëllai im. Ne jemi biznesmenë dhe është normale që çdo ditë të kemi njohje të reja, qoftë kjo me policë, politikanë apo edhe persona të tjerë. Kjo është e vërteta e fotove. Unë di gjë vëllai im shkonte shpesh në lokalin në Dajt ku janë bërë fotografitë. Por, dua t‘u them atyre që kanë dalë në foto që janë nxituar, kur kanë arrestuar vëllain tim.
Flitet se para konflikteve mes kryekomisarit, Dritan Lamaj dhe vëllait tuaj, mes tyre ka pasur një lidhje miqësie. A është e vërtetë kjo?
Nuk mund të themi se kanë qenë miq apo se kanë pasur lidhje të ngushtë miqësie, por është e vërtetë se kanë pasur njohje dhe kanë pirë kafe disa herë me njëri-tjetrin.
Kur lindi konflikti mes tyre?
Konfliktet kanë lindur ditën e verës së vitit të kaluar, kur vëllai im bashkë me bashkëshorten është ndaluar nga forcat e policisë së Komisariatit Nr.6 që i kanë thënë se “kishin urdhër nga shefi për ta ndaluar”. Pastaj, i kanë plotësuar dokumentet për “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe puna mes tyre arriti deri aty sa vëllain tim në shtator e kanë dhunuar në komisariat, e ka rrahur Dritani. Por, unë di t`ju them që ne nuk e kemi në traditë që të vrasim një njeri, vetëm për një grusht apo për një gjë të tillë.

Arben Frroku nga Greqia: Njohje me politikanë, në foto jam me miq

Nuk kam lidhje me vrasjen e Dritan Lamajt”. Kështu ka deklaruar në një lidhje telefonike biznesmeni Arben Frroku, i arrestuar në Selanik. “Kam qenë në doganë duke dorëzuar pasaportat, kur më njoftoi vëllai se më kërkon policia shqiptare, pasi është bërë një vrasje në Tiranë”, ka qenë përgjigja e Frrokut. Veç kësaj, biznesmeni ka pranuar konfliktet me kryekomisarin e policisë, por jo se ka gisht në vrasjen e tij. Ai sqaron se ka kaluar kufirin grek sipas të gjitha rregullave. “Jam nisur në 4 nga Laçi në Tiranë, nga ora 5 jam nisur nga Tirana për në Kapshticë. Nuk kam kaluar nga rruga ‘Vasil Shanto’, por nga ‘Komuna e Parisit’. Itinerari im mund të gjendet përmes telefonit”, tha ai për “ABC News”.
FOTOGRAFITE
Frroku ka sqaruar edhe të vërtetën rreth fotove mes tij dhe drejtuesve të policisë. “Fotot nuk kanë qenë rastësi, i kam miq, i kam të gjithë të njohur. Më njeh e gjithë politika dhe biznesi shqiptar, nuk jam person i rastësishëm. Nuk e mbaj mend kohën kur është bërë kjo foto, ka ca kohë. Unë i njoh të gjithë, ata më njohin të gjithë shumë mirë. Për vdekjen e vëllait të Tonin Vocajt kam qenë në varrim dhe kam pirë kafe”, tha Frroku.
Ndërkohë, “GSH” publikon sot fotografi të tjera ku biznesmeni shfaqet në krah të kryebashkiakut të Pukës, Beqir Arifaj në momentin e ceremonisë së festimit nga Tërbuni të titullit kampion i Kategorisë së Dytë, më 17 maj 2012.
NGUSHELLIMI
Ndërsa në fund të telefonatës, pasi ka ngushëlluar familjen e kryekomisarit për humbjen e njeriut të dashur, ka shtuar: “Jam duke e ndjekur me anë ligjore zotin Lamaj, i ndrittë shpirti aty ku është dhe kam gjithë dokumentacionin. Do vij në Shqipëri e do përballem me ligjin. Nuk iki nga pronat, tokat dhe njerëzit e mi. Pafajësinë time e kam të provuar, kam dëshmi më të forta se ata që më akuzojnë mua”.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).