IPv6 - Skeleti i ri i internetit te ardhshem

Në artikullin mëposhtëm flitet për strukturën e re të internetit, IPv6. Më i sigurt dhe më i shpejtë, ai ka kohe që përdorët në Kinë, ndërkohë që në SHBA ka vite që po punohet për t'u vënë në punë. Shumë shpejt, sipas artikullit interneti alla amerikan do të ketë për ndihmë eksperiencën kineze.

Një raport i botuar në Proceedings of the Royal Society javën e kaluar jep në detaje përparimet e Kinës në krijimin e një interneti të brezit të ardhshëm që është në një nivel kombëtar dhe në një shkallë më të lartë se çdo gjë në Perëndim.

Në rrënjë të problemit janë "dy boshllëqe të mëdha në arkitekturën e internetit", sipas një raporti nga New England Complex Systems Institute, hartuar në vitin 2008 për Forcat Detare Amerikane, por publikuar këtë javë. Së pari është paaftësia e internetit për të bllokuar në tërësi trafikun me qëllim të keq. Ndërsa malware mund të përsëris veten shpejt e të shpërndahen në të gjithë internetin, organizatat mund të adresojnë vetëm raste të veçanta të agresionit online.

Kina ka tashmë mbrojtjet më të mira. Një nga aspektet më të rëndësishme në skeletin e internetit te ardhshem, është një tipar i sigurisë që njihet si Source Address Validation Architecture (SAVA). Shumë nga problemet e sigurisë ekzistuese rrjedhin nga një paaftësi për të vërtetuar adresat IP të kompjuterave që përpiqen të lidhen me rrjetin tuaj. SAVA riparon këtë duke shtuar postblloqet në të gjithë rrjetin. Këto ndërtojnë një bazë të dhënash të kompjuterëve të besueshëm sipas adresave IP. Paketat e të dhënave do të bllokohet nëse kompjuteri dhe adresa IP nuk përputhen. Steve Wolff, një nga pionierët e hershëm të internetit, e quan atë një "model që duhet të jetë shumë më gjerësisht i aplikuar".

Për artikullin e plotë: New Scientist - China's next-generation internet is a world-beater

17 Komente

Bravo Kina.

Më i sigurt dhe më i shpejtë, ai ka kohe që përdorët në Kinë, ndërkohë që në SHBA ka vite që po punohet për t'u vënë në punë.

duket qe e ka shkruar nje qe nuk merr vesh: IPv6 ka mbi dhjete vjete qe eshte ne pune... mjafton nje shikim tek wikipedia

Ne fakt, ne Wiki thote qe kane IPv4.

Ok, tani e pashe me me detaje e kina ka marre persiper nje plan 5 vjecar dhe kur ta zbatoje do te jete vendi me perqindje me te madhe qe perdor ipv6. Tani per tani kryeson gjermania, cekia, rusia dhe disa vende aziatike, cuditerisht jo amerika. Arsyeja eshte sepse keta vende e kane futur internetin vone dhe e kane nisur nga e apra me linja te mira, ndersa vendet e tjera e kane internetin qe kane pasur e s'kane akoma arsye per ta ndryshuar.

cer budalliqesh fusni aman

fusni nai filter aman

sorry rruzhdije po vetem politik sikur ska lezet, nejse un smarr vesh nga kto pun edhe ne fakt kot e kam sjell kte se esht per kta qe marrin vesh jo per ty dhe mua smiley

Shume mire bere qe e solle. Eshte lajm interesant. Une mesova nje gje te re.

wow, gjithe fqinjet tane paskan perqindje te madhe te ipv6, bashke me te gjtiha shtetet e tjera te botes vec shqiperise dhe DISA vendeve afrikane. 

E pse duhet te te besoj ty? Une i besoj sali-ut qe Shqiperia eshte njeshi ne Ballkan per perdorim interneti dhe mbulim te plote te te gjithe teritorit. 

IP6 nuk ofron gje tjeter vec shtimit te adresave, dhe po implementohet gradualisht simbas nevojave. Kurse ato shpikjet cineze s'jane gje tjeter vec menyra per te censuru ca t'i doje trapi ceverise perkatese.Internetin e ri po e bo gugli qe e falte zoti.

Po, Google Fiber ne Kansas. 1 Gb shpejtesi. S'di a ka ndonje shqiptar ketu qe e ka provuar. Me ate s'ke nevoje per hard disk fare e do te te benin shume pune keto hapesirat ne rrjet.

http://www.youtube.com/watch?v=9bGJtitiz...

''namin'' po ben Kina. kinezet jane vetem ca kopjace te medhenj...

Ky artikull eshte per Penarin si kompjuterist qe eshte, jo per neve, ç'e kan sjell kot ketu smiley 

poo,  sjellin artikuj kot fare, ne vend qe te sjellin artikuj nga revsta prestigjoze MONITOR..smiley

Adresat ipv4 jane drejt fundit te tyre sidomos ne vendet e zhvillume. Artikulli e nxjerr kinen sikur ka bo noi shpikje me ipv6 nderkohe qe ka harruar i gje thelbesore. Robt qe perdorin ipv6 (pra keto te Kines) NUK MUND TE KOMUNIMOJNE me robt qe perdorin ipv4 pra thelbi muhabetit eshte qe duhet implementu ipv6 tek te gjithe dhe mendohet qe kjo do bohet nga 2017-2018. Adresat ipv4 po dalin jashte loje sepse nane shtu shume pajisje qe komunikojne ne rrjet dhe harxhojne ip-te psh celular, ipad, ora wireless televizore wireless routera wireless edhe i dreq pajisjesh te tjera pa fund. Ipv6 praktikisht eshte i pafundem ne krahasim me nevojat tona. Pertoj ta bej search tani por ka me biliarda ip bosh. Mos harroni qe me shume se gjysma botes akoma nuk eshte online ne menyre te plote keshtuqe kalimi ne ipv6 eshte i domosdoshem.

Ajo qe kuptova une nga artikulli eshte qe Kina ka ndermarre nje plan qeveritar pese vjecar per ta realizuar, dhe e ka marre seriozisht, aq sa kur te mbaroje plani do et jete me perpara se cdo vend tjeter me kete. Nese vazhdon keshtu dhe me gjera te tjera...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).