Për Edi Ramën ka ardhur koha që të përballet me të tashmen, duke ju përgjigjur disa pyetjeve që po çorodisin jo pak popullin opozitar.

Prezantimi i Ilirjan Celibashit si deputet i opozitës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka krijuar një çoroditje të konsiderueshme në opinionin publik, në lidhje me qasjen që do të ketë Edi Rama karshi tragjedisë së Gërdecit, gjatë dhe pas fushatës elektorale. Kjo jo vetëm sepse Celibashi është kunati i Fatmir Mediut, të akuzuarit kryesor për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 26 njerëz. As ndoshta prej faktit se i përket të njëjtin grup influence me Ardian Vishën, avokatin e kunatit të tij, që ishte gjithashtu kandidat i opozitës për anëtar i Gjykatës së Lartë e që nuk ngurroi të deklaronte përpara shqiptarëve se sipas tij Fatmir Mediu është i pafajshëm. Edi Rama prej kohësh mjaftohet ta përmendë Gërdecin vetëm në përvjetorët e trishtë të tij, ndërsa në publik po perceptohet ideja se nëse vjen në pushtet, ai do t’i mbyllë një herë e mirë dosjet e zullumeve të Berishës. Kjo ide ndoshta është influencuar nga lehtësia e lëshimit të intervistave e deklaratave, në të cilat kryetari i PS-së thotë që nuk do të merret me të shkuarën. Për të gjitha këto, shpallja e Ilirian Celibashit si deputet i PS-së ka krijuar jo pak debat, pikërisht për pikëpyetjet se si do sillet lideri socialist pas marrjes së pushtetit me ngjarjet madhore me të cilat ka bërë opozitë .

Pas afro një jave që prej asaj të diele kur Edi Rama paraqiti ish- kryetarin e KQZ-së me mburrjen se po sjell në ekipin e tij një lojtar kalibri, ka disa fakte që bien menjëherë në sy.

E para, që në vigjilje të pesë vjetorit të tragjedisë opozita nuk po thotë as edhe një fjalë të vetme për Gërdecin, për korrupsionin e asaj fabrike vdekje, për fatin e ardhshëm të familjarëve të viktimave, por edhe për çfarë do të bëjnë për të ndëshkuar fajtorët nëse vijnë në pushtet.

E dyta, sepse u deklarua sikur rotacionin në Shqipëri në vitin 2005 e paska bërë ish- kryetari i KQZ-së dhe jo partia që humbi zgjedhjet- ajo socialiste- ndërsa as që u kujtua ankthi i shqiptarëve karshi votës së lirë në vitet 2001 e 2003 kur Celibashi drejtonte KQZ-në.

Së treti, duket se nuk u gjet asnjë argument bindës për të shpjeguar se pse po i bashkohet opozitës lojtari i ri i Partisë Socialiste. Nëse për Alfred Pezën u përmend njohja mediatike, për Vexhi Muçmatën mburrja me mbështetjen e grupeve financiare, apo për kandidatin e Kavajës u vu në dukje shoqëria me Visin e Bashkisë dhe modeli i ngjashëm me të, në rastin e Celibashit të gjitha këto mungonin. Madje këtyre u shtohet edhe heshtja e pazakontë e qeverisë, e cila nuk lë personazh të opozitës pa komentuar, në të mirë apo në të keq. Prej mëse një jave, Sali Berisha, i cili nuk përton të flasë për këdo dhe çdo gjë, ka zgjedhur të heshtë në rastin e kandidimit të kunatit të Fatmir Mediut në radhët e socialistëve.

Për të gjitha këto, dilemat e krijuara në popullin opozitar duken të shumta. Këto jo vetëm prej faktit të grupit të influencës që përfaqëson Ilirjan Celibashi dhe që përbëjnë shumicën e prurjeve të fundit në skuadrën e Ramës. Eshtë e vërtetë se Ilirjan Celibashi, Ardian Visha, Theodhori Sollaku apo dhe Vexhi Muçmata janë të lidhur me njëri- tjetrin shumë më përpara se Edi Rama t’i vinte të debutonin në skuadrën socialiste. Por përveç Celibashit e Vishës, fakti që Sollaku ka qenë kandidat për deputet i PD-së në 97-ën dhe prokuror i propozuar nga Berisha për të hequr Arben Rakipin, duket se është anashkaluar. Madje Sollaku, kur ende ishte Prokuror i Përgjithshëm kishte në duar edhe dosjen e magakorrupsionit të Rrugës së Kombit. Ashtu si për Vexhi Muçmatën, që ministrat socialistë e paraqisnin kur ishin në pushtet si shembull të gjallë që nuk i hiqnin nga puna militantët e Berishës. Madje nuk e shkarkuan as atëherë kur prokuroria e Tiranës, e drejtuar nga Muçmata në vitet 2003-2005, dërgoi në gjykatë për dënim vetëm dy dosje korrupsioni që i përkisnin dy policëve të mjerë të trafikut, por përkundrazi të gjithë ishin të kënaqur. Për këto, kur ky duket se do të jetë grupi i juristëve të Partisë Socialistë në Parlamentin e ri, shqetësimi se çfarë do të ndodhë me çështjet madhore që kanë preokupuar opozitën gjatë viteve të fundit, po rritet së tepërmi.

Megjithatë është opozita dhe lidershipi i saj, institucioni i cili përzgjedh deputetët, pavarësisht këndvështrimeve për të shkuarën e tyre. Ndaj në këtë optikë, për Edi Ramën ka ardhur koha që të përballet me të tashmen, duke ju përgjigjur disa pyetjeve që po çorodisin jo pak popullin opozitar. A do ta dënojë apo do ta tolerojë Theodhori Sollaku krimin kur të jetë deputet, nga Fieri në Tiranë si dhe a do rihapet dosja e korrupsionit të rrugës Rrëshen- Kalimash, ndryshe nga ç’është bërë këta tetë vjet gjatë qeverisjes së Berishës? A do pohojë sërish Ardian Visha se Fatmir Mediu nuk është përgjegjës për ngritjen e punishtes që vrau 26 njerëz të pafajshëm që demontonin municion jashtë çdo rregulli dhe arsyeje në Gërdec dhe cili është qëndrimi i PS përballë kësaj? A do luftojë Vexhi Muçmata që çdo biznesmen të trajtohet si i barabartë në këtë vend përballë ligjeve të shtetit dhe jo siç është vepruar me tarafe, nepotizëm dhe tribalizëm në këto vite të qeverisjes së PD-së? A do ngrihet një komision hetimor parlamentar për tragjedinë e Gërdecit dhe a do bëjë pjesë në të Ilirjan Celibashi, -qoftë jo si kryetar-, për të hetuar të akuzuari kryesor, kunatin e tij? Nëse Rama arrin që me skuadrën e tij t’i kthejë përgjigje këtyre pyetjeve, do ketë fituar një fetë të madhe të pushtetit të ardhshëm. Kjo sepse qytetarëve tashmë nuk u mjafton një i ngjashëm-i kundërt. Për të marrë pushtetin, ndoshta edhe duke përdorur lojtarët e Sali Berishës, për skuadrën e opozitës duket se ka ardhur koha e një lojë të re: ajo e përballjes me të vërtetat dhe moralin. Ndaj nëse zotohet se do ta dënojë Gërdecin me duart e kunatit të Fatmir Mediut dhe do luftojë krimin me Sollakun, Muçmatën apo shokun e Visit të Kavajës, do të ishte maksimumi i triumfit. Por për të arritur këtë, Edi Rama më parë duhet të zotohet përballë Gërdecit. Në përvjetorin e tij të pestë do ketë rastin e fundit.

55 Komente

Sherri i listave sapo ka filluar...

Te thuash qe Celibashi apo Peza nuk kane pse te kandidojne per PS-ne pasi nuk kane qene pjese e kontributit ne kete parti eshte shume e drejte, por te lartesosh me te madhe faktin se Celibashi eshte kunati i Mehdiut, njerit nga me kryesoret ne tragjdine e Gerdecit, minimalisht do te thote qe autori ka nje mentalitet te vjeteruar te pakten 100 vjecar.  

Timo, ajo qe thu ti, vlen vetem per jashte shqipnis. Duke e dite se si funksionojne punet andej, ne kushtet kur familja voton Salen apo Edin vetem sepse kryefamiljari voton Salen apo Edin, te ben te jesh 95% i sigurt (Emo, me ndihmo me shifrat pak lol) se baxhanaku apo kunati (minister) i po te njejtit kryefamiljar ja ka shtri doren me teper se disa here per ta ndihmu (ne karriere).

Mund te me thush ti se jam i prapambetur, por kjo nuk e ndryshon faktin se shume veprime te mijat varen direkt nga bashkshortja ime. Dmth, te jepet nje mundesi per ndonje komission, dhe direkt te shkon mendja tek njerzit qe te rrethojme (jo te gjithe kane nevoje, dhe disa kane nevoje me shum se te tjeret), dhe atehere kur mund te te mos shkoje mendja, do te ta sjelli ne vemendje baba, vellai, gruaja, etj etj.

 

 Tashi, i thu ti dot babes se punen du me ja dhone nje tjetri dhe jo kusheririt (i cili mund ta beje po aq mire sa dhe ai tjetri)??? - jo, nuk i thu!

mehdiu ishte bashkepunetor ne gerdec, ndersa i biri ishte kryesori. celibashi ishte kunati qe i vidhte votat ne 2001 2003????? . pd edhe ne 2005 nuk fitoi, erdhi ne pushtet pasi lsi i humbi 10-15 deputete dhe pasi shkoi xhuveli, ca zgjedhjesh paska vjedh celibashi????

nuk di per thodhoriun e te tjeret por llogjika per celibashin nuk shkon.

me duket sikur dun me bo lufte me pd , dhe per gerdecin te betohen se do marrin hak...

Kualiteti i depudetit te ardhshem, me duket se eshte lene ne harrese. 

Te gjithe te permendurit kane qene agjente soroiste te Rames ne gjirin e Pd. Pasi u dogjen si agjente, u rikthyen ne vathen  e tyre.

Kesaj i thone te shikosh qimen ne syrin e tjetrit dhe mos te shohesh trarin ne syrin tend.

 

kush eshte qimja dhe kush trari Venuske?

qimja eshte kunati,trari Mediu

Gazetari shtron nje pyetje-debat qe tere populli po pret me stres! Te tere anti-berishianet e vertete duan te binden qe PS dhe Edi Rama jane te afte te ndeshkojne fort rregjimin 8 vjecar te Berishes. Jo vetem kaq! Mos bindja e popullit ne kete pike ka pasoje edhe ne fushate cka do te thote qe ndoshta Edi Rama s'ka per te pasur kurre shansin per te treguar a kishte kellqe per te sulmuar Berishen sepse ndoshta nuk fiton kurre!

Respekte per Gazeten TemA dhe Mero Bazen qe kane kurajo te trajtojne edhe keto tema qe i prishin rehatin liderit te veteshpallur te tere opozitareve!

Celibashi - Mediu - Rama - Gerdeci. Sa kot smiley Akoma paska njerez qe mendojne qe mediu paska faj per Gerdecin. Ky ne fakt ka po aq faj sa cdo specialist prokurimesh ne institucione te cilit i cojne letrat ti firmosi pasi kane marre (ose s'kane marre hic) mallrat ose sherbimet, dhe kane ndare dhe leket

Si?

Doli pa faj edhe Mehdiu tani? 

Nejse.

Une shpresoj qe duke u afru Qershori, keto pyetjet se c'ka ndermend Ed skorpjonsi me bo me keto vrasesit dhe kriminelet si dhe me "    " ne pergjithsi, do vijne e do bohen mo t'forta si ne volum zeri edhe ne instistim per detaje!  

p.s.

Bravo ketij cunit per kete shkrim, dhe per nisjen e dialogut mbi ambiguitetin e Ed Rames per fatin e ketyre qe bejne sund ne Shqiperi sot. 

Mediu eshte me verte pa faj, fajtoret aty jane vetem dy, sali ram berisha dhe shkelzen sali berisha. Denimi i kujtdo personi tjeter eshte ti hedhesh hi syve opinionit publik

ou? po bashkepunetoret ne krim jane te pafajshem? Mehdiu eshte bashkefajtor po sa djali i kryeministrit dhe nese ai duhet denuar me 25 vjet, Mehdiu vetem me 5 vjet me pak. 

Ministri i mbrojtjes, shefi i shtabit, komandanti i repartit etj, nuk kane faj.

ok

Po ore, kane faj, po s'jane vrases. Kane faj qe jane morra te peshtire qe per te ushqy femijet e vet me nje cope rroge mizerje ose me para qe ju lejohet mundesia ti vjedhin ne menyra te tjera, firmosin shkresa dhe japin autorizime qe sali berisha me mostrat qe ka pjell te vrasin njerez per tu pasuruar vete. Reduktimi te mediu ose ai qyrrja shefi i shtabit nuk i ben asnje nder te drejtes ne kuptimin ligjor dhe ne kuptimin masiv.

Une nuk di kush foli per "reduktim" te fajit. Une jo njehere

Swedo, tani une nuk di me te thene sa eshte pergjegjesia e njerit apo tjetrit ne ate qe ndodhi. Po di qe PS-ja ne menyre te vazhdueshme e ka sulmuar Mediun, e ka quajtur ministrin e Gerdecit, e sulmoi kur u rieemerua minister etj etj. 

Pra politikisht ata e kishin quajtu fajtor. Tani.....

Edhe ky eshte nje nga gabimet e ps-se deri tani, nderkohe qe kriminelit i rrafi shpatullat merrej me mediun. Saliu me te birin jane urdheruesit dhe egzekutoret, keta merren me shoferin e makines me te cilen u krye krimi

Ok me vjen mire qe jemi dakort. 

Biles une jam dakort dhe me ty qe ne keto situata pergjegjesia e madhe zakonisht eshte te ai qe ka me shume pushtet, jo te i fundit i rreshtit. 

Por, dhe ky eshte thjesht mendimi im meqe u hap muhabeti, kjo eshte thjesht pasoja e nje sistemi politik te gabuar. Nje sistem qe i jep fuqi te pakufizuar njeriut ne krye, ku bizneset e tij nuk rrespetojne asnje rregull se nuk ka kush tu thote ndryshe. Ne Gerdec u shfaq me nje shperthim, tjeterkund me nje shkolle a nje rruge qe rrenohet shume shpejt etj. Nqs do te eleminosh kete problem, kufizo pushtetin e politikanit. 

sepse po ta hate mediu dikte i biri. mediun e mbrojti se ia di gjojnat me cunin. e boni dhe deputet ne kavaje tre grupseksione votuan mediun .

Mrrok, nji ritual mortor prej burrave te Mirdites, a t'inderreson?

jo noi gjo kushedi se ca! 

Po pate noi gjo nga noi ven tjeter hudhe pa merak! 

Kuptopershemull? smiley

jo, jo, e lashe. thjesht ishte nji rit i cuditshem e per mu i papam.

Sabah te kedshem, efendem smiley

mos devijo temen ti."fenomeni emigranti"-Devijator , keshtu ishe shpallur ne PTF smiley

Autori shkrimit ja ka fut kot. Elektorati shqiptar voton ne baze BINDJESH e jo me logjike. Sikur edhe Mediun te fuste Rama ne Ps e ta kandidonte per deputet asnje vote nuk do ti luante. Perqindjet e te luhatshmeve jane fare te paperfillshme per te bere diferencen ne Shqiperi. Thene kjo, me Celibashin ja ka fut kot se asnje vote nuk do marri me teper ne Fier. Zgjedhjet e kaluara u ndane me 100 vota diference per deputet keshtuqe ne Fier asnje m.. sdo marri Rama. Ne Peqin ka per te humbur me siguri. Nuk e di kush ja ka fut ne koke qe ne Peqin do beje diference me Pezen. Sa per Kuksin eshte treguar tuhaf qe i hapi probleme vetes sepse Dogjani kandidon si i pavarur dhe ja prish te gjithe llogarite e krisura Gjinushit. Gjithashtu ne Berat Lsi ka bo kerdine duke punesu robt keshtuqe keni per ta pa efektin dhe aty. Zgjedhjet parashikohen te zymta per Ps-ne panvaresisht se Edi i lau qokat e nderet duke fillu nga Celibashi zgjedhjeve qe i rrasi gishtin Ngjeles te Sollaku qe nuk u ndje asnjehere per ndertimet e deri tek juristi qe vuri ne Kukes qe besoj e dine te gjithe ca nderesh i ka kryer shokut Rama.

Peza ne Peqin nuk shton asnje vote, por mund te humbe! Ne kete aspekt po gabohesh PP. Sidomos kur e di tere PS dhe plot te tjere qe emerimin e Pezes e kushtezoi Tan Dulaku! Dmth, edhe njehere Edi Rama i hap rrugen miliardereve qe per PS-ne nuk kane derdhur nje pike djerse. Per te cilet PS-ja eshte zgjedhja e dyte, pasi nuk u eci mire pazari me Salen...

PS votat qe i ka i ka se eshte PS jo se eshte Edvin apo Alfred. Asnje prej figurave te sotme te PS-se nuk po paraqet ate lloj imazhi qe te sjelle vota me lopate. Nderkohe qe Sala ne PD (megjithese Sala eshte me komunist se keta te PS-se) sjell vota me imazhin e tij, me ulerimat e tija, me premtimet e tija. Edi nuk po ben asnje prej ketyre, perkundrazi po krijon debate e dyshime te metejshme per te cilat nuk ndjehej aspak nevoja ne kete periudhe zgjedhjesh.

Ne kete sens duhet lexuar zgjedhja e emrave te PS-se. Ne garen me PD, PS nuk ka nevoje per emra te fortesh por ka nevoje per emra te PARTISE SOCIALISTE. Meqenese nul lejoje gare nga baza, Edi Rama te pakten te kishte zgjedhur emra qe ne parti kane kontribuar. Perkundrazi ai merr emra qe ne PS nuk kane harxhuar nje ore. Pak a shume si Berisha i 2005-es.

dmth PS te vazhdoje me fytyrat e vjetra tip Dokle e co dhe ti mbylli deren cdo prurjeje te re. Po efekti merzitjes me te njetat fytyra te konsumuara? Pastaj Shqipaeria eshte ende disi fisnore, shoqeri rurale dhe voton me qef per "djalin e aneve tona". 

Pastaj Shqiperia eshte ende disi fisnore

shoqeri rurale dhe voton me qef per "djalin e aneve tona". 

smiley

une nuk thashe me Doklen, thashe me ato persona qe ne PS operojne, mundesisht te zgjedhur me vote nga baza, ne kongres te rregullt. Nqs PS nuk paska prodhuar fytyra te reja ne 8 vite te Edi Rames,me perjashtim te Erjon Veliaj dhe Endri Fuges, epo le te veje ne te s'emes! Dhe faji i kujt eshte ne cdo rast sipas mendimit tend?

shkurt>Ps ka grumbulluar fytyra te reja per tete vjet. por i duhen dhe fytyra te fresketa.Zgjedhja me vote nga baza , demokracia pjesmarrese pastaj eshte ceshtje tjeter. Do te ishte ideale te behej ashtu, dmth nga baza te perzgjidheshin me te votuarit dhe forumet drejtuese mund te krijonin nje short list.

nuk ka ngelur bota qe te shpikim ne voten brenda partive. nuk eshte nevoja te improvizojme ketu. Edi Rames i eshte propozuar sistemi nje anetar nje vote qe prej 2006-es. Ke Mejdanin qe ka shkruajtur per kete teme prej vitesh ne ambientin e PS-se (e te tjere per PD-ne). Por Edi nuk donte asnjehere te degjonte. Sepse kishte frike edhe per vendin e tij. Eshte kaq e thjeshte arsyeja. Dhe sot ne gjendemi me nje PS te dhjere ne ate fare feje qe kemi frike se nuk fitojme dot perpara nje krimineli. Mos te harrojme qe ne 2011 Edi doli para vetem 10 vota. Hajde fusim edhe kosovaret e vjedhjet e mundshme. Po themi 30000! Prape Luli i bie qe ka marre shume ne Tirane, dmth Sala ka marre shume ne Tirane. Duhet thene qe kishte te drejte Koco kur i kerkonte Edit te mos kandidonte sepse figura e tij pas 10 viteve ishte e demtuar. A e di ti si iu pergjigj Edi Kocos? Nuk kam te tjere per kandidat!

Shqiperia rurale e fisnore voton per Berishen e Meten. Keta e kane treguar aftesine e tyre per te vleresuar zonen e tyre, punetoret e tyre. Hiqe nga mendja se do te mposhtesh Berishen ne lojen e tij! Aty eshte mjeshter ai!

Dinshumo. Pakenaqesi aty ketu do kete por Ps ka per te mare po ato vota qe ka marre gjithmone sado rryp qe te jete Rama. Shif zgjedhjet ne vite. Po aty aty rrotullohen votat. Or po vidh sa te duash po ato vota do maresh. Gjithashtu edhe po bere noi veper te mire (si psh rruga durres kukes) po ato vota moren. asnje vote me teper.Diferenca vetme keto zgjedhje do jene Xheli me Qoften por une besoj me shume efekt do kete Qoftja. Xhelit i doli boja me shpejt.

PP, per pak vota behet fjale prej vitesh tashme. Asgjekundi ne Europe, as edhe tek ne, nuk ka pasur me fitore te tipit 55-60%. Me nje Sali luftarak deri ne fund, me nje Ilir qe ben pazare edhe dy jave pas zgjedhjeve, ty nuk te duhet nje Ed qe e dhjet 4 vite perpara. Te duhet nje PS e motivuar ne maksimum, kryesisht persa i perket ekonomise e drejtesise, nuk te duhet Alfred Peza spiun i vogel sigurimi, gazetar ushtarak qe krenohej se intervistonte Zani Caushin ne Vloren e 1997-es. E sidomos nuk mund te paguash luksin e te tallurit me Erjon Bracen. Sasia e votuesve socialiste qe kane humbur "frymen" nuk eshte e vogel. Duhet korrigjim trajektoreje sa me shpejte. Nuk ka me hapesire per te bere gabime!

Persa i perket Xhelit, ai vazhdon me demagogji ne maksimum, dhe nuk po arrin dot te dale ne pah sic duhet per t'u perballur me Berishen e Meten.

Persa i perket qoftes, akoma nuk po tregon qe e urren PD-ne aq sa duhet per ta luftuar pa ndrojtje. Ai thote une dua te kthehem ne PD. OK, shume mire, kthehu e mos na ca trapin ne te tjereve. Mos krijo tek njerezit iluzione te kota. Menduam se i erdhi goja heshtjes... PD e sotme eshte nje kerme e tera, PD e dhjetorit edhe mund te ishte nje "enderr" per shume. Por qoftja sic i thua ti me kenaqesi, erdhi ne PD vetem ne 1996!!! Dhe akoma ne 2001 nuk guxonte ta kritikonte qofte edhe ne ambiente private!

Prec Zogaj ka dhene sot sinjale se mund te rikthehet ne Pd. Heren e fundit ai i prishi pune ne Lezhe. Nese rikthehet...iku dhe Lezha ngeli Ps me gisht ne....goje. Njeri me te paafte se Rama per te mbaj afer disa figura qe i duhen per ca vota me shume une nuk kam pa. Jam shume kurioz te di eshte vertete aq trrap apo hiqet si trrap?

Se mo jete lajm si ai "do behet marin mema kandidat", 

Per sa i perket Precit fajin e ka Rama qe e afroi. Ku eshte thene qe duhen afruar te tere gazetaret per deputete? Preci si gazetar e analist po kontribuon shume mire per temat e sotme. Kaq! Pse detyrimisht cdo gazetar antiberishe duhet te jete deputet i PS-se?

Fajin e ka vete Rama qe meqenese nuk ka askend rreth tij, rrethohet me Prec Zogajn, Spartak Ngjelen (i rikthyeri permanent) dhe Nard Ndoken!!! Apo Paulin Sterkaj e plot te tjere, qe e kane pasur burimin dhe shtepine tek PD e diteve te para! Ose jane pa shtepi fare si ne rastin e Nardit.

Preç Zogaj mbajti fjalim dhe ne "Konventen" e PS-se para 2 javesh...por marazi i madh nga fakti se e shef veten prapa liste, ndryshe nga ç'i kishte premtuar Edvini, e detyron te beje "kthese" te befasishme! Kujdes se mos i del nga kontrolli makina smiley

Sa per Temen, qe ne thelb kishte kandidaturen e Celibashit - kandidature kontradiktore sepse kunat i Mediut... them se kjo eshte vetem "maja" e iceberg-ut e KONTRADIKTAVE, PARADOKSEVE te Edi Rames dhe te PS-se!

Pateku mund te na sjelle pasazhe plot nga Libri i Rames "Refleksione", shkruar ne vitin 91-92 bashke me Ardian Klosin, ku thote se ç'mendon ai per PSSH, per Zerin e Popullit, per LANç-in, per "uturaket e veteraneve", per luften civile te kryer gjate L2B etj etj...

Paradoksi me i madh i PS-se Ramiste i koheve "moderne" post/tranzicion, jane berja aleance me MJAFT G/99 qe kuntribuuan ne rrezimin e NANOS- pra te PS-se !! A ka kulm me te madh se ky per nje socialist qe eshte i tille qe prej 20 viteve te fundit ?!

Rama nuk u mjaftua me kaq, por PS-ne ne keto 8 vite e ka "qeruar" fare nga ajo qe ishte! Jo vetem njerezit me kontribute gjate viteve te opozites i shporri nje e nga nje, por edhe Ngjyren e Partise dhe Emrin ja ka ndryshuar ... (solla nje artikull qe Adminat nuk e publikuan, ku me nje kerkese te Edit ne gjykaten e Tiranes, dhe 80 mije leke shpenzime, "PSSH" do te quhet thjesht dhe vetem "PS"). Asnje koment besoj ?

Patek, Edi e ka treguar me vepra dhe me fakte se NUK ESHTE POLITIKAN !! e ka thene vete me gojen e tij dhe ne e kemi debatuar tek PPU, si hipokrizi i radhes...por ai e kishte me verté i ziu ! smileyNUK ESHTE POLITIKAN, s'ja thote per ate pune !! Me nder jush, PIKTOR eshte! se vajti tek Fevzo "shau" Artan Hoxhen si "Inxhinier Mekanik"... kushe di se ça e quan veten Edvini...Harron se ndjti 2 vjet posht urave ne France si CLOCHARD smiley

Patekar ti shoku i boke hesapet si do vet. Sado te punesoj lsi e pd puna eshte se mijera shqiptarve i ka vajtur thika nfyt nga varferia dhe na maje te hundes nga injoranca qeveritare. Ose me ta then troc o patekar ska ngel coqe kanari qe se ka kuptu qe sala dhe ata qe i shkojn prapa jan coqe canari. 

Ose me ta then troc o patekar ska ngel coqe kanari qe se ka kuptu qe sala dhe ata qe i shkojn prapa jan coqe canari.

 

 

Tamam Kokokar je. Nga maja e amerikes ke hallin e Edit. E ka ate aftesi ai qe gjithe kokekarat i mbledh rreth vetes.

Rama premtime në Shkodër si kryeministër: Do e bëj qytetin si foto të Marubit

 

Opozite me te shpartalluar nga kauzat dhe energjia s'ka si behet. Po bredhin edramsimpatizantet dere me dere per kale beteje. Pas Gerdecit Rama ja mbylli gojen te veteve me paktin qe beri me Berishen per ndryshimet e kodit zgjedhor, pas 21 janarit i tha vari lesht grevat e urise dhe te vraret ne bulevard se na duhen votat e Metes, plus qe ngjala ka omega 3.

Tani po afrojne zgjedhjet prap dhe gazeta e Meros ben sikur ishte ne koma...prit, ca ka ndodhur, ou, paska pas ndodh Gerdeci! E vetmja gje qe mungonte ne artikull ishte matematika e thjeshte: Gerdeci ka me shume te vrare se 21 janari, keshtu qe se pari duhet te merremi me te. 

Ne kete kontekst s'kane faj edramistet e gjore te Peshkut qe mundohen te clirojne frustracionet duke u ankuar per Bamir Topin dhe Dash Shehun. Çobanless dele me nje llaf, me me pak legjitimitet dhe se Lefti lol 

d e vogel e shtypit, dardha, D e madhe e shtypit, dita D.

23 qershori është “Dita D” për Edi Ramën. Nëse nuk arrin të bëhet kryeministër i Shqipërisë, ai planifikon të jap dorëheqje nga kreu i Partisë Socialiste, ku është zgjedhur para rreth 8 vjetësh.  ...Tribuna

E paskeni kompleksuar Nikun duke i thene 'kacurrelli', i paska qethur

Mire aty...e kam perseritur shume here,do kerkojne te gjithe standarte te larta Edi Rames,nuk do kenaqet me njerzia qe nuk ndihen eren e ujrave te zeza qe u kane plasur,do kerkojne "parfum" te cilesise se larte per ambientin,por qe kjo te kerkohet akoma pa ardhur Edi ne pushtet e kur era e fekaleve te shpon hundet akoma,me duket paksa e ekzagjeruar..nejse u be puna,do mendoj Rama edhe per kete!!

Po si mer merret Kunati i Fatmir Mediut dhe vihet ne listen e Deputeteve te Partise Socialiste , c'eshte ky Kryetar pa pike dinjiteti keshtu mer vlla .

Mediu eshte Minister e keta merren me Kunatin .......bo...bo....edhe mu po me mbushet mendja qe Celibashi nuk eshte i pafajshem ne tragjedine e Gerdecit.

Kot skom thone qe ti je goce e mencme smiley

Sot behen 2 dite qe ka dale Delijorgji nga burgu. Pres reagimin e Rames per mikun e tij te ngushte Jorgjin smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).