Reklamat për zgjedhjet edhe në gjuhën greke dhe maqedonase.

Për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar edhe strategjinë e edukimit të qytetarëve në gjuhën e tyre ku jetojnë pakica. Me nisjen e fushatës zgjedhore, kohë që lidhet dhe me fillimin e punës për edukimin e zgjedhësve, KQZ do të fillojë që të transmetojë spote audio-vizive, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e tjera në ato zona ku jetojnë pakica. Një kërkesë e tillë është shtruar edhe nga anëtarit i këtij institucioni, Jani Jani, i cili është propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Sipas strategjisë së KQZ-së, gjuhët që do të përdoren do të jenë ato të 5 minoriteteve: greke, maqedonase, rome, serbo-malazeze dhe vllehe. Spotet televizive janë pjesa më thelbësore e fushatës së edukimit, informimit dhe sensibilizimit zgjedhor. Ato do të përdoren vetëm në televizionet lokale, ku ndikimi i tyre mbi popullatën e asaj zone ka efekt të madh, siç mund të jenë nga Gjirokastra, Himara për gjuhën greke dhe në zonën e Korçës për gjuhën maqedonase. Gjatë fushatës janë parashikuar që të ndërtohen 3 spote, të cilët do të ndahen në disa kategori, si spote edukative, informativo-edukative, ndërgjegjësues dhe sensibilizues. Ajo çka është më e rëndësishmja, është se disa prej spoteve do të kenë target-grup ... 

10 Komente

Titull keqdashes. Pse do perdorin gjuhet e tjera per reklama, s'do te thote qe jane edhe ato gjuhe zyrtare.

Titujt dhe i gjithe artikulli eshte i Shekullit, personalisht nuk kam asnje fare problemi me kete. 

po ne himare perse?

eshte gje zone pakicash? e ka njohur shteti shqiptar si te tille?

po per shqiptaret ne anglisht do jipen reklamat!

perpjekjet per ta paraqitur shqiperine si shtet shumekombesh shkojne ne perpjestim te drejte me numrin e shkrimeve per shmidin.

evgjitet(egjiptianet ne new wave) pse diskriminohen te shkretet,nuk kane ndonje spot egjiptiancesmiley.

 

 

Po ne hollandisht e frengjisht, do shfaqen, pse te mos shfaqen, kur jane disa mijra me shtetesi belge, hollandeze dhe franceze smiley

Titulli është vërtet tendencioz. Mos u trembni nga gjuhët e huaja, se nuk ju hanë. Mësoni mirë shqip një herë, se nuk është keq. 

kuriozitet. janë dhe në shqip spotet aty?. duke menduar se jemi më shumë se një e dhjeta e popullsisë shqiptarë aty (të pas nëntëdhjetës se po të llogarisim dhe arvanitët.. duhej të ishin vetëm shqip)

po turqisht? bullgarisht? maqedonisht? etj, etj,etj..

Po spotet po thotë a derëbardhë, çfarë fletësh votimi? Shqiptarçe do numërohen gjithsesi... 

Një kat më lart, ke një superspot, në shqipe të kulluar. 

Gjuha zyrtare ne Shqiperi eshte gjuha shqipe, apo ka ndryshu kushtetuta?

Po, ndryshon, sipas qejfit te politikaneve kurva Shqiptare!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).