“ ... çelës për naftën greke është Korfuzi dhe se pikërisht kjo hartë do të zbulojë gjithë lojën që do të luhet në vitet e ardhshme në zonën jugore dhe veriore të këtij ishulli si dhe në afërsi të kufijve detarë të Greqisë me Shqipërinë"

 

Pas përfundimit të kërkimeve sizmike katër mujore të anijes Nordic Explorer, dy gazetat më të mëdha të së dielës në Greqi publikojnë për herë të parë hartat detare të zonave të pasura në rezerva natyrore me naftë dhe gaz, në jug të Kretës dhe në detin Jon. 

REAL NEWS që del me titull kryesor “Harta e depozitave”, thekson se një raport i fshehtë me sasinë e hidrokarbureve dhe hartat përkatëse ndodhet tashmë në zyrën e kryeministrit Samaras.Vetë ministri i Ambientit dhe Energjisë, Evangjelos Livieratos, ka deklaruar disa orë më parë se “kërkimet kanë dalë me sukses të plotë”, ndërsa edhe zv/presidenti i kompanise eksploruese PGS ka thënë se “ekzistojnë depozita të mëdha me hidrokarbure në Kretë dhe në detin Jon”.

Nga ana e saj edhe gazeta PROTO THEMA në artikullin e saj me titull ''Harta e arit të zi në Greqi”, shkruan tekstualisht “çelës për naftën greke është Korfuzi dhe se pikërisht kjo hartë do të zbulojë gjithë lojën që do të luhet në vitet e ardhshme në zonën jugore dhe veriore të këtij ishulli si dhe në afërsi të kufijve detarë të Greqisë me Shqipërinë. Gazeta ju referohet burimeve të brendshme të kompanisë që kreu kërkimet sizmike të cilat shprehen se rezervat janë shumë më të mëdha se sa parashikimet, ndaj dhe kompania PSG e rriti buxhetin e saj të shpenzimeve me 30 milionë euro më tepër, për të krijuar një imazh të qartë përsa u përket këtyre rezervave.

Anija norvegjeze ka kryer kërkimet e saj në disa zona detare me përmasa 100 km katrorë në veri të ishullit Paksos në detin Jon si dhe në jugperëndim dhe veriperëndim të Korfuzit pranë kufijve shqiptarë. Pikërisht në këtë zonë si dhe në Katakolo, pranë gjirit të Patrës, gjenden sipas hartave të reja edhe rezervat më të mëdha të naftës të cilat kanë çelur prej kohësh buzëqeshjen e Athinës sepse në përllogaritjet më pak optimiste vlerësohen që do të sjellin në arkat e shtetit të paktën 150 -250 miliardë euro në 30 vitet e ardhshme.

Vlen të përmendet se 3 kompani tepër të fuqishme si amerikania EXXON MOBIL, norvegjezja STATE OIL dhe francezja TOTAL kanë shprehur interesin e tyre tepër të madh dhe janë të gatshme të marrin pjesë në tenderat që do të shpallë qeveria greke në muajt e ardhshëm.

40 Komente

pranë gjirit të Patrës, gjenden sipas hartave të reja edhe rezervat më të mëdha të naftës të cilat kanë çelur prej kohësh buzëqeshjen e Athinës sepse në përllogaritjet më pak optimiste vlerësohen që do të sjellin në arkat e shtetit të paktën 150 -250 miliardë euro në 30 vitet e ardhshme.

 

ehe,  ja ku bene petullat me uje (ne kete rast me nafte)  greket....  nderkoh qe nuk eshte 100%  e sigurt nese vertet  ka rezerva te tilla (eshte faze studimi) ndersa  nuk eshte e sigurt gjithashtu nese nafta  do te jet  po kaq i rendesishem si burim energjie  ne  30 vitet  e ardhshme..

O belul, nafte ka kudo, dhe aty ku je ti tani po te cpoc qe the tine, do gjec, po duete te cpoc ne te aq thelle sa sja vlen barra qerane qe the ti smiley mnjf ksaj aventures greke i thone pirdh ne te. Sipas gjasave vetem ne jon ka nafte qe ja vlen ta nxjerresh, perreth jugut shqiptar dhe veri-perendimit grek. Se sa ka pastaj tjeter pune, nuk e dime tha smiley thone qe ka goxha.

per ty dhe per belulin smiley

me ke kujtu nji te vjeter. po ndaheshin nje cift me dy femije ne lagje, histori e zakonshme, dmth burri ishte goxha i mbajt kshu smiley ndersa gruja mbas dy lindjeve dhe luftrave me ekonomine shtepiake (socialiste) le te themi qe "nuk ish me ajo e para" ... dhe burrit sec ia mori mendjen nje tjeter... e mire deri ketu... filluan ato pesh-peshet si qemoti, qarje halli (une i degjoja si femije), vinte kjo gruaja edhe ankohej jo keshtu e jo ashtu, i poshtri, e poshtra (ajo tjetra, merret vesh)... edhe u be "vije" kjo... kur ne fund vjen  nje here edhe i shoqi smiley  ... qafderri... muhabet me plakun tim, tip solidaritet mashkullor kshu... edhe e pyt im ate dikur, po mire mer, i thote, vetem ajo po flet per ty, qe po shko me nje tjeter... po ti, nuk ke naj gjo me thone per te dmth? (pytje me kunj kjo smiley  ) ...ai u menu i cik, dhe tha: "po te kerkosh, del nafte".

smiley

smiley

 

O Kavirooo... smiley

 

Mos gerthit me, se t'nigjoj. S'jom n'Kine. smiley 

Po mire e ka pas burri i huj. Po gerrmove ne hi, del ajo qe ka mbuluar maçi smiley

p.s Po pse m'bo me hap thesin si Gjembi mer. Booh.

Kshu si po thu tina, ankohej njera qe e kishte burrin ndihmesin e Sh.P. (gjeneralit, ministrit pa portol). Edhe thoshte "Si ky imi, si shefi i tij, nuk kane lene me ashtu pa kaparosur".

Po he, si thua ti, kishte bir none ti thoshte Sh.P. "Po ti cfare mendimi ke per gruan tende?".

po SHP e tha qarte fare mendimin kur hipi per here te pare ne avion dhe pa stuardesat: dreee... po pse s'thua qe qenkemi martuar me burra a i vrare...

smiley Ate e ka thenie te gdhendur ai. 

BURRË.

Po c'e do, i humbi fara asaj specie...

Po si ka thone Dosja K.:

U desh te zhdukeshin Burrat

qe te hipnin ne pushtet K...

o pasha,  po te njeten gje po thua, po me fjale te  tjera..smiley    eshte e sigurt  qe ka keto rezerva qe pretendohet   sipas studimit, thashe une? (pra nuk them se ska nafte)..smiley    pastaj   a ja vlen,  se sic thashe pervecse mund te jet  ne thellesi shume te medha,  sa   gjejne  e sa ta nxjerrin etj etj,  ehuuu,  kane dale  burime te tjera energjie.. keta po  punojne fort  per kete.. shiko makinat, po prodhohen  gjithmone e me shume me  motora hibrid, elktrike...   plus energjia e eres, diellit etj etj..  me pak fjale,  jo se nuk do  duhet nafta,  po  do   ta humbasi ate vleren qe ka sot..  sic e pesoi qymyri  dikur..smiley

shume pesimist  heretiko..   çudi,  se me ckam vene re   ketu, po mund te jem gabim, nuk eshte  fare  ne  natyren tende...   

p.s,  sdo marre seriozisht  Don Kishoti, perralle  eshte.

Nga nje ane me vjen mire qe greket gjejne nafte ne detin e tyre, mase i shpetojne krizes, e ne kete rast edhe emigrantet. 

ja nje komshi qe ju do te miren, o greke.

Tim kacurrelsin kan per tgjet..

smiley

ps. i modh fare. shprehje 65.3% e harrume...

thx, peshku!

Si i thone greqisht "Drill Baby Drill" ? smiley

te vi beluli ta thote. si eshte ajo  shprehja tek filmi: qenin e ngordhur do gjesh., germo o tare germo.

ose: 

''Χρυσή Αυγή''   dmth, Agimi i arte  per Greqine me nje llaf..smiley

Aaaa, e beje ata te artet (ne fakt si e verdhe ne te zeze smiley me duket kjo ngjyra e ketyre mua, por nejse). Dmth. mire, po a e dine qe do u thote amerikani "puna, Haliti, puna", s'ka buzuqi, e me the te thashe?

Ketu do vije edhe Halitis greku, te punoje bashke me shoket. Nuk i bene zengjine sic u premtuan jo!

Sesi i ka syte ai i Exxon-it..smiley 

smiley Sot ia vure re mire eee?

Ja do veje ai i Exxonit do u thote "Ketu nuk po flasim per mua mua personalisht. Keto ndjenja miqesore i ka Exxon-i per Greqine!". smiley

lol 150-250 miliard Euro te ardhura Greqise ne 30 vite nga nafta 

Me kete lajm i shesin ne vend 100 miliard bono thesari shteti grek ne treg. Serioz, te ndershem si gjithmone.

hunter, hiqi te lutem dy zerot te lutem, behu me serioz. Une do te thoja 100 milion, po hec po ta bojm qejfin, le te themi 1 miliard. 

Po bie fjala Pjero, dmth sigurte qe keto lajme sherbejne per te rritur "kuotat ne treg". I di ti si funksionojne keto pune smiley

Hunter, nuk ka nevoje te me ironizosh me ate fytyren aty qe shtremberon buzet, se vertet i di me mire se edhe ata hundperpjetet punet e burses, euros, obligacioneve etj. E ma men ç'a tha njoni nga keta peco-groset vitin e kaluar , z. Rotshild, qe Euro merr fund ne janar te 2013, biles vuri dhe nje bast me 160 milion euro. Nderkoh qe une thash se Euro nuk do marri fund siç parashikon ai, biles ofrova fondin tim prej 300 milion eurosh ne bast. Kompjuteristet, mund ta nxjerrin ketu. 

po si e ke krijuar kete fondin 300 ml eurosh?

Oh me ke keqkuptuar. Ishte fjala, perpara se te hidhet malli ne treg, reklamizohet mire nga shitesi. Edhe ne kete rast, po reklamohen disa te ardhura disa miliard dhe .... fap del ne treg me bono thesari. Normalisht shiten me interesat te ulta.

p.s. fondi 300 milionsh? ehh? po na hudh ndonje gje ketej ...

E ma men ç'a tha njoni nga keta peco-groset vitin e kaluar , z. Rotshild, qe Euro merr fund ne janar te 2013, biles vuri dhe nje bast me 160 milion euro. Nderkoh qe une thash se Euro nuk do marri fund siç parashikon ai, biles ofrova fondin tim prej 300 milion eurosh ne bast. Kompjuteristet, mund ta nxjerrin ketu.

 

ça Pjero,  ti  ke fituar bast 160 milion euro?   e kuptova mire?? smileysmiley

mendjen me vrap e te leket. ti shif idene. se baste fitojne edhe me gara hipizmi mileti.

 

mire mire,  po nuk eshte bast dokudo...  pastaj  pleksen edhe emra te tille  te permasave boterore si z.. Rotshford  (apo ky  ishte te Dardanjani).

Djema, ketu po luhen shifra me 8 zero eee

ose: paci i zi me dy kobure/ cpon detin edhe mure/ mos i cpo o budalla/ se nafte aty s'ka.

Keta morren Trojen me i dore shkarpash, jo mos te lajne borxhin me gjithe ate nafte. 

Sa gjelooze qe beheni per komshiun. Po te jete komshiu mire edhe ti ke qar se i con gruan per te ngrene buke.

Kryeministri Samaras deklaroi se, pas nënshkrimit të marrveshjes së detit me Turqinë, nga shfytëzimi i rezervave të detit Egje Greqia sëbashku me Qipron dhe Izraelin do bëhen furnizuesit kryesor të Europës me gaz natyral.

Ou? S'eshte e vertete.

p.s. s'e s'du me qesh si Ora.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).