Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar.

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, elbasanllinjtë urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumet

Për të kuptuar ndryshimin midis kremtimit “alla-elbasançe” të Ditës së Verës, me atë që bëhet gjetkë, nëpër Shqipëri apo ndër shqiptarë, mjafton t’u referohemi ballokumeve. Në Elbasan përgatitjet për ballokumet të bëhen me kohë. Dihet se ku do të merret mielli i misrit për to, ku do të merret gjalpi, ku do të merret sheqeri. Dihet si do të rrihen, si do të shtrihen, si do të piqen. Me ç’gradacion, me ç’ritëm kohor. Të gjithë e dinë, për shembull, se ballokumet bëhen me miell misri. Por pak e dinë se një kg miell ballokumesh del (pas një cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (është i imët), edhe gjalpi… Pra recetat për ballakumet nuk funksionojnë kudo. Unë kam vrojtuar, madje prej shumë vitesh, përgatitjen e ballokumeve të Elbasanit. Dhe mund të pohoj me bindje se edhe sikur gjithçka materiale të jetë njësoj (duke përfshirë edhe profesionalizmin e atij që i përgatit), përsëri ballokumet e Elbasanit ndryshojnë. Ato kanë gjithnjë diçka më shumë. Sepse Elbasani fut një “element” plus në recetën e ballokumeve. Kjo është dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanë brenda shumë, shumë dashuri. Sikurse vetë Dita e Verës në Elbasan është një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Le të përpiqemi që t’i afrohemi Elbasanit në dashurinë që jep ai në Ditën e Verës. Sado vështirë që është.

Pse kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani

Sepse gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës erdhi deri në ditët tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Por ndryshe është të festosh e ndryshe është të bësh një pushim zyrtar. Madje ndryshe është të festosh, ndryshe të ndjesh me të vërtetë. Elbasani, pra ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

Në ç’masë Dita e Verës është një festë e mirëfilltë (mbarë)shqiptare?

Të paktën në atë masë që ajo (referuar prof. Kristo Frashërit), ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar.

Dita e Verës sipas Kristo Frashërit

Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në Evropën Perëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë. Por, siç argumenton akademiku i mirënjohur, prof. Kristo Frashëri, kalendari i vjetër i shqiptarëve është edhe më i hershëm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, në vitin 46 para lindjes së Krishtit. Dhe gjithnjë dita e parë e marsit shënonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinës së pranverës. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme nga njëra-tjetra se në kohën e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerëzit mezi prisnin që të dilnin nga dimri, të shkrinte bora, të gjelbërohej natyra, të çelnin lulet, të blegërinin qengjat, të loznin fëmijët fushave e kodrave, të gëzonin të gjithë.

Faik Konica: Ç’është Dita e Verës?

Botuar më 1911

Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.

Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

 

 

Si behen ballokumet:

https://www.facebook.com/#!/pages/Elbasani-1-nder-qytetet-me-te-bukura-te-vendit-tone/88417021935?fref=ts

 

240 Komente

Gezuar diten e veres peshq smiley

gezuar, gezuar.... ca, eshte pushim sot ne Albanie.smiley

"Miqt"

Ophiuchus, paske ardh me pranveren dhe ti! smiley

gezuar diten e veres smileypo del dimri,vjen pranverasmileyshpresojme ta festojne edhe ne shkoder,megjithse si duken bathet skane shume mundesismiley

Edhe ketej nga Toronto po vjen vera. - 5 per momentin smiley but is getting better every hour thanks to the sun and open sky.

Edhe ketej nga Toronto po vjen vera. - 5 per momentin
smiley

Qe dhe ca kujtime vere antikomuniste nga viti i larget 1979:

Nje dite, 34 vjet me pare ne Paris, tek prisja autobuzin, befas profesori me te cilin punoja ndali makinen dhe me ftoi te shkonim direkt per dreke ne shtepi. E shoqja, ndonese e panjoftuar, na priti me shume njerezi. Shtroi dreken dhe rastisi qe kishte gatuar kembe pastermaje, kuptova se i serviri pak e sikletosur, por kur une i tregova se kembet e pastermase ishin gjella me e nderuar ne festen tone me te lashte ajo nuk e permbajti gezimin. Kjo ishte dita ime e Veres ne korrikun e vitit 1979 ne Paris. Gezuar! sb

smiley

O zot sa bukur shkruan per vuatjet e tij smiley

Ahaha... Mos me thuj qe e ka shkrujt sala ket smiley
Sb? Sala? Se sjom tu e hap me cell dreqin.

Nuk po ja njeh doren?

Ajo pastermaja me ngatrroi icik.

Ndoshta Refiku ka thyer doren smiley

E drejte per pasterman. Edhe une s'e kuptova cfare eshte kembe pasterma, ashtu si PF-ja, ndoshta eshte proshute.

I ka pas hec qe i vogel ktij.  Mish pasterma kam nigju, po kembe pastermaje?smiley  Mos u ka llafin per ndonje cope proshute qe kjo gruja ua ka ncjerre ne leter, se nuk ka pas gatu gjo ate dite?

E shoqja, ndonese e panjoftuar, na priti me shume njerezi.

Pa lajmeru dhe me njerezi!!!! Jo si grate tona qe po tei shkosh pa lajmeru hudhen me t'kafshu. "Sali ziu! Hiq dore nga stili sekretaropartiak", do kishte thene Uc Karavastaja smiley

Pikes i ke rene. smiley Mendoj dhe une qe i ka servirur proshute. Si tha ai traineri italian: "Kamarier, kjo proshuta vjen era peshk." (ishte salmon i tymosur).

Mua kjo dita e veres me eshte dukur gjithmon si shpikje e Rames smiley...kam mesuar qe e ka festuar elbasani,por se kur dhe si(ne te kaluaren flas) nuk di..kush na shpjegon? flm e gezuar smiley

kam mesuar qe e ka festuar elbasani,por se kur dhe si(ne te kaluaren flas) nuk di..kush na shpjegon?

Ndoshta lexon artikullin?

un mund te jap kujtimet e mia qe ne 79 s'isha n'paris smileypo kalamo qe trokisja der me der ne lagje me kaçilen plot me plisa balte ku mbillnim fidane dhe ne kembim na jepnin embelsirasmiley

edhe i gjo:heqja e zhulit nje nat perpara ka qen e detyrushme ke shpia ime edhe se s'ishte e shtune apo s'kishim vajgur dhe fitilat e furnelles ishin djeg pothuajse faresmiley

rofsh alke...flm..pikerisht per keto lloj kujtime e kisha fjalen,artikulli sqaron si festohej para 1 apo 110 shekuj e nuk thote si festohej para 15 apo 20 vjetesh..nuk di,por une nuk ka me shume se 10-12 vjet qe degjoj per kete feste,dmth ne femijerine time nuk ka ekzistuar dita e veres..

A u eshte bere koka politike cave, te pashprese. kur festohej dita e veres ster-ster-ster-ster-gjyshi i Rames ende s'kishte vendosur te hiqte dore nga homoseksualizmi e te bente femije me gra.

Po c'dite vere aman?! Budalliqe. Nuk presin dot deri javes tjeter keto katnaret e Elbasanit ?  smiley

pse ca ka javes tjeter moj moza

Mimoza ske turp ??  smiley

Elbasanit i vje onash ti yllo smiley Po nuk pate lind qytetare ti nuk mund t'a  kuptosh  rendesine e  kultures dhe tradites se Elbasanit . harro gocat e Elbasanit smiley jo e jo

onash?
elbasanllije ti?

Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

Oh c'me kenaqi! Si nje tufez manushaqe gjetur nen shpendra! smiley

Vit te mbare, peshq!

p.s. Une dua te me kthehet viti i ri si ne kalendarin e vjeter, do ta festoj vitin, vetem kur te vije pranvera.

Artikulli më mirë të ishte ky paragraf i Konicës se vjen tamam si një buqetë pranvere me aromë lulesh. 

Gëzuar Ditën e Verës!

Eshte festa qe tregon lashtesine e popullit tone ne trojet pellazge.

Gezuar Diten e Veres!

si sngeli feste pa fut turinjt e piset politika aman.

si su rehatum i here mer aman

Si do e festoje kete dite ti, nese s'do fuste turinjte politika? Ca do ndryshonte per ty?

Ka nja 10 vjet qe se festoj ne fakt. Por do e kisha festu ndryshe me siguri sikur te mos ishte komercializu per shkak te nderhyrjes se poltikes. 

Sepse fillon qe me faktin qe Tos Nano e beri feste kombetare, e mori Ed Rama dhe e beri feste qoftesh dhe karneval ne mes te tiranes, e tani dhe Saliu ishte manget ti zhyste duart .  E duke qene pushim u sulen soj e sorrollop me pushtu Elbasanin dhe Tiranen, po sidomos Elbasanin qe ska kapacitet te mbaje gjithe ate milet.

Dikur nuk ishte feste kombetare. Ne EL shkollat organizoheshin dhe kalamjte kishin aktivitete, kryesisht piknike ne natyre. Po keshtu dhe te medhenjte. Ne qytet zbarkonin mysafire prej verteti, nga ato qe kishin nje mik apo kusheri ne EL, ushqimet tradicionale nuk ishin komercializu dhe bastardu duke u shit me cmime kinezesh.

Sot ska ngel asgje nga keta. Vendalinjte ne EL dhe TR, ne pjesen me te madhe mbyllen ne shtepi dhe presin sa te vije data 15 ose largohen fare nga qyteti. Festa ska infrastrukture per ti perballuar qytetaret. Ka vetem per ata qe zbarkojne per te festuar ne qytet. Nderkohe qe gjithkush dikur festonte ne kodrat e veta, ndiznin zjarre e mblidhinin lule. Sot zbarkojne ne bulevardin e piset. Kurse rinia dhe paria ne EL feston darken e 13 neper restorante dhe pub-e , ku thirren kengetare me pagese. pffff

Si do kisha festu ? Vallai do kisha zbrit ke porte e kalase, idealisht do kishte diell, bulevardi do kishte nje numer te mesem njerezish qe takohen me perzermersi, e noshta dhe une do takohesha me ata per te cilet me ka marre malli, mbase do kishim ngrene nje dreke te mire ne shtepi, ose do kishim dale lendinave se bashku ne piknik me ushqime te kendshme dhe do ishim kthy ne shpi me manushaqe e karakafte ne dore qe do kundermonin shtepine per 2 javet ne vazhdim. Do kish pas lezet me pas nai mysafir. Tezet , dajat, hallat e xhajat do trokisnin sa per te shkembyer ballakumet respektive smiley E ballakumet qe ime me i qan do zinin prape vendin e pare ne konkursin e shoqnise time.. Kurse ne fis ato te tezes /Asgje e madhe more , thjesht nje dite e paqshme me shenje. Sic ka qene perhere.

Ku ka me paqe tani, tani eshte vetem me ja fut vrapit !

 

Nuk i heq asnje presje kesaj qe ke shkruar, por duke patur parasysh kohen ne te cilen jetojme, ate te konsumizmit te eger, nuk eshte fare cudi qe ndodh keshtu si ndodh. Une shkaterrohem fare nga te qeshurat kur shoh neper fejsbuqe foto te njerzve te llakangjyer per Halloween (vlen hem per palen shqiptare hem per ate italianen). Ne fund te fundit, dikur, deri nga 1994-a, Viti i Ri te ushqente me ate gezimin qe ndillte atmosfera e tij, por qysh atehere e ka humbur ate magjine tipike. Njesoj dhe per Diten e Veres, qe u be feste kombetare nga feste lokale qe ish. Iku tashi smiley

Ne fakt ne Tirane, nuk u ka pas njoft. Nandaja ne Durres na bente nje si byzylyk me pe te kuq, blu, te bardhe a jeshi (si ti dilte mo) dhe na thoshte ta venim ne dore se na e kishte pru dallandyshja. Gocave me shume. Kaq ka pas qene e pakomercializume. smiley

e di , edhe sot lezeti i vetem jane veroret ne duart e kalamajve

por meqe e u fut si feste,ne Tirane me nje levizje shkerdhate te Rames per te eklipsuar ELbasanin ne ate dite tani, duam apo sduam , qe ne date 13 ne darke trafiku i tiranes nuk cahet, dhe ne 14 eshte me u mcef ne shpi e me dale pasi ka rene dielli. Perjashtim ben dita e sotme, ku ka shkundur shejtani breket smiley

Ore meqe ra fjala. C'behet me dallandyshet ne Shqiperi, apo dhe ato kane ik refugjat. Se nuk me kujtohet ti kem pare me ne Tirane keto vjet. Me perpara, nje ne tre-kater ballkone ne Tirane te Re, e kishte nje fole dallandysheje brenda.smiley

U bone nja 7-8 vjet qe folete qe shifsha sa dilsha nga dera e shtepise jane bosh... smiley Sa qef i kom pas... ato dhe pellumbat... as pellumba nuk shef mo...nuk fishkelle mo njeri, nuk ka mo hunderra, komlesha, bishtpallu...etj

edhe mamaja ime na bente verore dhe na kendonte nje kenge me dallandyshe dhe bereqet. na bente dhe veze te kuqe me duket dhe embelsire.

 

ndoshta jo bereqet, po shendet.

Ne vezet na i bente pula qe mbanim ne ballkon. Mamaja na bente kek. smiley

Shtrengohej shume kur bente vezet e kuqe? smiley

Ne i thoshim guduvere këtyre fijeve të perit kuq dhe të bardhë që na i lidhnin në dorë. 

Ç'guduvere, mo! Verore u thoshin, nga Çamëria deri në Plavë-Guci e Preshevë. Ve-ro-re. Dy fije peri, të bardhë e të kuq. Dhe nuk mbahej vetëm një ditë, por deri sa na këputej.

Po kshu është përdorur në shpinë tonë. Nuk është se e shpika un smiley

SHUME E VERTETE  ..  gjyshja ime , ndjese paste , i quante guduvere. dhe ne fshatin tim QE kur kam qene femije dhe deri sot quhen GUDUVERE.  BEHEN ME FILL LESHI TE BARDHE DHE TE KUQ DHE VENDOSEN NE DOREN E FEMIJEVE DERI NE NJE DITE TE CAKTUAR DHE ME PAS VARESHIN NE DEGEN E SHEGES QE TI MERRTE DALLANDYSHJA.  ndodhte vertet ndonjehere qe ajo ti merrte pasi kam pare guduvere ne folete e dallandysheve. kuptohet, per dallandyshen qe thjesht material ndertimi. Mbaj mend dhe nje gje tjeter nga gjyshja , te cilen ne fakt e vazhdon dhe mamaja ime.  , Nje tufe ne bae te gjelber dhe 15 gure te vegjel te futura brenda shtepise nga gjyshja  bashke me urimin   SA GURI RROFSHIM, SI BARI U SHTOFSHIM.

''SA GURI RROFSHIM, SI BARI U SHTOFSHIM.''

 se kisha degjuar ndonjehere kete. shume e bukur. c'krahine i perket?

Mire qe e konfirmove se nuk me besonte kush smiley Nuk e di nga buron si fjalë, por do pyes dhe mbase me thonë ndonjë shpjegim. 

Veroren na e bente dhe neve nena, me pe te kuq dhe te bardhe. Kur te shihnim dallendyshen e pare, atehere duhej ta hiqnim nga dora, ta vinim mbi nje dege trendafili qe ta merrte dallendyshja dhe i kendonim nje kenge.

dallendyshe bishtgershere,

merre kete verore, (s'jam e sigurt per kete varg)

shpjere ne det,

te me sjelle mua shendet. smiley

 

S'e mbaja mend kete të dallendyshes, por mesiguri qe do jete keshtu sic e thua ti smiley 

E mbaj mend shume mire, me kujtohet dhe gjyshja kur na e lidhte ne dore, ulur tek nimi afer ballkonit. Ishte nje nga ditet qe nena nuk perdorte thupren qe e mbante mbi dollap per ne xhagurrenjte qe benim rremuje. smiley

Qenke rrahur, dmth? Paske pesuar abuzime fizike?

Po me, call 911!  smiley Thupra ishte ne vend te skeptrit mbreteror! Nuk e perdorte mbi ne, e perdorte per te na frikesuar, po mbaheshin dot 5-6 niper e mbesa qe ulerinin njeri me shume se tjetri! smiley

xhagurrenjtë hahah femijë të prapë ëë smiley...ishalla s'ka qënë thupër thane se ajo të mpinte smiley

c'jane keto thupra o ana se na habite.

per keta brezat e ditelindjes 80 e siper ka qene gje normale te zhdepeshin smiley

aaa, prandaj... smiley

Thupra! Komshiun tim e rrihte i jati me zorren e shkarkimit te lavatrices 20 mije lekshe. Komunista mer! Plaka ime ta fluturonte shapken kokes nga nje dhome ne tjetren si me qen lojtar profesionist bejsbolli. smiley Eh c'kena heq!

hahaha mos na bej te hapim grykën e thesit smiley 

Vrasese mizash per ty besoj smiley

Varet edhe nga shapka. Po te ishte nga ato te butat, nga larg ishin mire (se nga afer te digjnin), ndersa ato te tjerat plastike te grave... obobo gur!

kaucuk te keqen, ato blute a jeshilet smiley Si nallane.. ndonese tezja ime leshote dhe nallane baceje noihere, po e gradote kasten mos me te godit.. vetem me te trem dmth smiley 

obobo edhe me nallane...dashuri o lla jo shaka! smiley

Tallesh ti, e kishte kopshtin si te versajes... smiley 

kaucuk te keqen, ato blute a jeshilet

Per ato e kisha fjalen. Si transparente. Taka ju peshonte gjysem kg.

Aha! Shapkat "kineze". E di...e di. smiley

smiley

e madhe kjo e shapkes smiley

ne pergjithesi, skishin shume nevoje per vegla bre, mjaftonte 'sa tju hante krahu'

se maj men kush e ka thone po me eshte fiksu si shprehje "pse, te vras doren time une?!" smiley 

Kanë qenë ca zorra uji."Me viza" i quanim. Si shkop gome. E kur kërciste bythëve, ose pëllëmbëve.

 

Me vjen keq qe koha na qelloi me shi, edhe u laget...

te me sjelle ( nje barre) shendet.

Verore edhe per ne vlonjatet smiley

 nje dite e paqshme me shenje - ky është përkufzimi më i bukur i ditës së verës.

Me kujtohet si e festonte Korca ...neper malet ne drejtim te Voskopojes "digjeshin " dellenjat e thara nga dimri ...po kjo ndodhte , por me pak e dallueshme ne drejtim te Moraves

Me ndryshe e feston Jugu . Dhe atje digjen shkurre e shkarpa te mbartura nga dimri per kullota te reja , por me esenciale mbeten vargjet  ...Dolli Shkurti hyri Marsi / fillon e zbardhet Tasi ..

Elbasani si pjesa me praktike e feston me "Te Amel me te famshmen Ballakum , e pakrahsushme me asigja smileysi dhe dhurata me Menekshe !

Kush ka ndonje Info nga pjesa veriore si Festohet ? Psh ne pjesen  Lindore ( Diber ) kam ndigju por nuk i kam pare ,  beheshin "festivale " me veshje verore " per trimat "  dhe gara kalorsish ....dmth pregatiteshin per LUFTE smiley

si dhe dhurata me Menekshe !

si na shpetoi kjo ne smiley kjo ash kryesorja

Dhe nje vecori Elbasani ..

Kishin nje zakon te perkryer , nuk e di eshte me apo jo ! Te nesermen ne pune sillnin te gjithe vendalijt , ballakume per te mare vleresimin smiley kush e kish situr MIELLIN ma mire dhe kush kishte 'gjet " gjalp te zones ma te shijshme ne kullota ! Krenari njerzore , tamam krenari , kush ban ballakum ma te sojm VS  kush i qa nonen njoni tjetrit me rastin e Dites se Veres Dhe kuptohet  qe vleresimet ishin jo si te Xhibonjizmit " te barazlarguara " por te barabarta smiley

Dite e VERS nje Dite NJERZORE ne kete BOTE te Tymte , Dite e Vetme e cveshur nga cdo Ndikim  . Dite Paqejeje e Miresie ! Gezuar !

Gezuar diten e veres, dhe Happy Pi Day gjithashtu per amerikanet. 

Mos harro qe eshte edhe Ditelindja e Einstein smiley

si sngeli feste pa fut turinjt e piset politika aman.

smiley shpirt !

o ruzhe, po kudo keshtu eshte bere tani. e kane filluar keta ketej komercializmin me cdo gje. edhe krishlindjet ta cpifin tani, komercializem i gjalle. cdo feste pa perjashtim. jetojme ne nje bote te vogel te majmunerise.

dite vere me shi

Elbasani e feston diten e veres me shpejt sec duhet, ne fakt dita e veres fillon ne Prilll-Maj..kur celin mimozat!smiley

prill-maj mimozat ??

boji reset memories lali

ne prill jo ? kemi harru krejt! 

po ti harron qe ne 7 mars u conim mimoza e lule kumbulle mesueseve?
mimozat celin ne fund shkurti

harrova krejt 8 marsin dhe mimozat,  nuk e di ka me mimoza ne tirane ? smiley 

ka. te lagja ime i ka mbjelle nje lokal, po ka dhe ne trotuare te ndryshme

dikur per 7 mars ishin gati, per tja dhuru mesuesve.

Dimrat e kaluar, ne Tirane te pakten, bente vaki qe i kishe te celura qe ne dhjetor.

Ne prill bohemi gati per plazh o daku, se ne mes te majit fillon zhytja e pare smiley

Zhytja e pare fillon edhe ne Mars, paçka se kur del nga uji e ke mishin si të mavijosur smiley

joooo, futjet ne det nuk fillojne as ne prill, vetem ndonje i cmendur tek tuk

ishin kohëra të tjera kur nuk pyesnim as për të ftohtin, as për asgjë.

Lol. Jam lare njehere ne mars ne Porto Romano kur ishe ne gjimnaz. Koqet per tu thy me gur. smiley

shiko se shqiperia, dhe pse vend i vogel, ka gjeografi te larmishme
ka zona ne shqiperi ku bora rri deri ne prill

Femra qe vendosi mimozen si lulen e dites se gruas (eshte tradite vetem ne Itali dhe ne Shqiperi kjo) vdiq para pak ditesh, ish partizane italiane. Zgjodhi kete lule sepse gjendej kudo, mund ta mblidhje e jo ta blije, ishte e lire, nje lule qe edhe te varfrit mund ta gjenin e ta dhuronin. Quhej Teresa Mattei.

 ke te drejt, ne maj dikur laheshim ne liqen ose ne rezervuar tek ish kopshti zoologjik! smiley

Ruzhe, per cer zhytje bohet fjale se mund te keqmosmirkuptohet nanjoni ktu smiley

po pse ka nai menyre Sqiarimi ne PPU ku askush te mos keqmosmirkuptohet ?

its a lost battle anyways , pse t'lodhna smiley

hahaha, po elbasani s'ben diten e veres te vendeve nordike
mimozat kishin cel qe per shen valentin
tani kane cel dhe kumbullat

prill-maj, s'mimozës mos ju ndaj ka pas qen liro

 po pra, aty ngrohet koha m mire kur vishen fustanet .. elbasonset kshu kane thone, kur vinte koha ,thoshin kete vit me bar mot ..me k  ishalla! smiley 

prandaj ka dale ajo shprehja

pril-maj

mimozessmileymos ju ndaj

Verore! over...

Me c'thote artiklla, festen e paskan standartizu Konica dhe Frasheri, mos t'u biem n'qafe ketyre te sodit per konkurrence Elbasani.  

ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik

Thuaje "identitet pagan" Frasher se s'te gjen gje.

Gezuar e mot me shume verore, ballakumore, kulacore etj etj. 

Dita e veres eshte festuar para se te lindnin ata te dy

Po gjuja Ruzhen qe po qahej se i kane vjedh ballakumet smiley

Nashti, ata te mite thone qe qy te vegjel, majshin men qe nonat i thurshin verore, dhe extrat i cojshin ne kishe, plus noi gjosen, per fukarejt... Infused...

Vjen pakapi e te thote qe infjuzd eshte dhe Pashka e me radhe.  

M'pelqen infjuzja jone ala shqiptarce.  Sa me shume infjuzd aq me mire smiley.

Na paskesh marre malli per verore smiley

S'jane vec per femrat e, po s'gjeja dot foto veroremashkullore.

 

Sic ka thene Konica, berja e verores dhe byrekut duhet te jene kusht per femren para se te behet nuse/grua. 

rroft babysitter albanian, u kishte bere gocave verore sot smiley

Xhibole ...veroret jane tjeter GJE ...dhe origjinen e kane tek Luledelet jo tek lule dhitë . Jane edhe KURORA jo vetem Byzylzkë , jane edhe Gjerdanë jo vetem Byzylyke .Përfshihen ne simbole te Dites se Veres jo të vërëseksologjisë smiley Po si zakonisht ty te rrembejne 'frymezimet " e kujtimoreve me gjyshe dhe ja jep nje smiley " se veroret zotrie "

E ka ket te keqe koha qe iken e s'vje mo. Po alternariva do ishte mo e keqe.

Shi bie ne Tirane.

Hajt gezuar Vitin e Ri!

p. s. Pak diell, o shok, o vella... smiley 

fiks! smiley 

Finis, kam nje dhuratez per ty, si per Vit te Ri. Te kujton gje kjo lulke? smiley 

Plasen dhe ketej cokollatat .......

Ne tani do lejojmë martesat, ti thua çokollatat! Qenke i prapambetur.

Po c'te keqe ka, fundja? Si tha xha Vani? te embla u vine, mo te embla? Plaste ai qe s'i ha cokollatat! 

po pra po hajde mushi menjen kavirit se smiley

A të lutem shumë. Nuk jam nga ata që u prish lumturinë të tjerëve, unë

Rinia ka rrugën e saj. - ka thënë shoku Milo.

Po sigurisht! 

E thashe mire si Izmini?

Aha, ti qenke Milua, çupa e Jetës!

p.s. Këtu tek peshku, keq anonim, keq person publik. Si uji i gomarit, kjo punë. smiley

s'kam pune tjeter tani, t'ju mbush mendjen juve nje per nje. smiley Po Renatoja e di vete, s'kam ci them une. hahaha

epo mire me qe renatoja e dika vete , u zgjidh dhe ky muhabet smiley

smiley Rrofsh Ane, natyrisht qe me kujtohet. Ja edhe nje per ty:

p.s. fale Ruzhes doli pak diell smiley.

 

Gëzuar ditën e verës! 

p.s Emo, vajti shoku Edi në Elbasan. E ke parasysh si e priti Shqipëria Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur? Me shi, vetëm shi, vetëm shi!

Thuaj po deshe që nuk është shenjë e Zotit sesi do dalë rezultati i 23 qershorit për Edvin, birin e Kristaqit, dhe nipin e..Haxhibektashit...të Kolekës desha të thosha.

Gezuar gezuar te gjitheve ! Me vjen mire qe stina e pranveres sjell arome optimizmi dhe buzeqeshje gjithanej.

E kam pas nje gjysh qe thoni ju , mesues dhe kengetar , burre me zemer te madhe, si nuk me bertiti njeher smiley ....... qe kur vinte dita veres pasi shtronim dreken, fillonte kenonte kanget e Isuf Myzyrit e me ate zerin e tij melodioz na kenaqte shpirtin. Ah car kohesh medet hallit medet ,

Hajde Gezuar me nje birre smiley

Kujtime të vyera paske nga gjyshi. Të mirët, të dashurit gjyshrit tane qe kanë lenë gjurmë te pashlyeshme tek ne qe dhe sot që jemi të rritur i kujtojmë me shumë mall e nostalgji smiley

Ky eshte zambaku im, lulja e vetmja qe mbijeton ne ballkonin tim pa i kushtuar fare vemendje. S'e di a ka celur sivjet apo jo. 

Per shoqkat smiley

Rrofsh o Ana,kendej nga une jo dite vere,por ftoht me shume se ç'do ditesmiley

Edhe ketu ke une, Xhen, ftohte e shi. Fundjaven e shkuar doli nje diell aq i lezetshem, sa te dilje me menge te shkurtra. qe dje, shiu litar. Shpresoj ta hedhim pa bore edhe kete muaj. 

Hajt se jane trokellimat e fundit te dimrit,nuk na trembin,vetem bejne zhurmesmiley

ti do thush qe pranvera frymezon trokellimat e poetit? smiley

E ka thone AI  superfuqi Energjetike do bohena , urno shiu .

te nje poeti si ty psh se une s'ja thom hiçsmiley

mos i ngaterro rolet, ti je muza smiley

ku poet une i shkreti smiley

 shkrepse,e shef ç'te bo dita veressmiley

brando,me mire,se bohemi si komt e dhise masanejsmiley

po vallaj, diata pare e veres dhe u lagem.pale kur t nxehet ma shum smiley

Nanji dhe nje mengjes Qeparoje dhe puthuni me Milon, pastaj! smiley (Kisha ngaterruar oren, e dija 6.30, nderkohe ora ishte 5.30. Ne plazh vetem une dhe nje xhaxhi peshkatar qe me shikonte me habi.) 

smiley flm, Finis. 

Spiritus, ne fakt nga permasat, i bie te me kete ngaterruar me ndonje margaritar, jo sirene. smiley

mos t ka kujtu sirene smiley

Kto janë momentet më te bukura kur je ne plazh, vetëm ti dhe nanurina e dallgëve qe puthin bregun.

andej nga tirana te lagur kemi qene perhere,ne aksione e zborr,nashi kane ardhur dite me te mira,i kemi gjith'kushtet rotullsmiley

eh sa djers dhe ...djers  smiley kemi derdhur ne  ate te uruar komunizem .barkas dhe palosur trupi me dysh smiley

Lindja e diellit në plazh është mrekulli. Gjynah që jam shumë i dashuruar me gjumin e mëngjezit. 

 

S'di ke dua me shumë agimet apo perendimet e diellit, ndoshta anoj nga e dyta se ka dicka romantike.

Perendimi eshte pak menstrual , lindja eshte me romantike smiley

Mundet. Heren e fundit kur isha me pushime kam perjetuar nje lindje dielli teper te bukur, por ishte si nje mrekulli nga Zoti. S'kam per ta harruar asnjehere. Ishte nje qetesi e papare dhe erresire, agu sapo kishte shtrire krahet por ishte akoma terr. Te shihje sesi u shpalos para syve dielli i magjishem, nuk kam fjale ta pershkruaj. 

Eshte e verte. e kam perjetuar me dhjetra here. eshte si te asistosh ne krijimin e botes.Le te behet drite-tha. 

Shumë fare!

...dhe dritë u bë.

In the beginning there was nothing and GOD said: Let there be Light!.... and there was still Nothing but now you could see it smiley

"dark and empty" smiley

si tha Lirka: feja eshte buzeqeshje per boten. Kurse na themi :...dhe dielli ngrihet si buzeqeshje mbi boten. Dielli eshte Biri i shenjte. Feja eshte shpirti amshum smiley

Une jam pro kthimit ne paganizem ose quaje panteizem, po deshe. Po me mire te adhuroje robi gjera qe japin jete si dielli (Ra i Egjiptit), deti, era, lulet, ose do ta shpallja Zot te qeshuren e nje bebeje, se sa ne dic te padukshme. Do thuash ti qe Zoti s'eshte "beso e kontrollo", po Natyra me duket me e bukur per t'i blatuar lutje. 

paganizëm = katundarizëm. Që kemi "inner self" i detyrohemi monoteizmit. 

Shume mire ben qe i detyrohesh. Mua, me ler te vdes katundare. 

po çne kaq e egër?

 

po paganet kshu jan mo smiley 

I know! 

ore, mua me vjen mire qe qekam egersu, se nuk rri robi gjithe jeten i urte, po sonte jam dhe ne humor te mire, s'kisha gje inate per te lare me njeri! smiley

Ah, te ka djegur ty, se ku une e eger? E kisha llafin qe s'ka pse t'i imponojme te tjereve bindjet tona. smiley

Po çne deri në vdekje? smiley Se deri ke cepi i pallatit hajde de. Apo tek lagjia tjetër. Ja e pranueshme do ish dhe në tjetër hemisferë, po deri aty. Too far shkove. 

Nuk është me zgjedhje, për fat të keq. smiley Nejse. Gëzuar ditën e Verës.

 

Po bie fjala de, si puna e shprehjes "lereni te vdese me mendjen e vet". Po te shkoja deri ne hemisferen tjeter, do kishe ndonje shanc per te me kthyer mendjen tek monoteizmi, psh. smiley Nejse, kultura ime fetare eshte me teper letrare, se sa ndjekese e devotshme, ndaj gezuar diten e veres, si feste pagane qe eshte. smiley

o Ana, o pagane, gezuar diten e veres smiley

Spiritoso santo, gezuar! smiley

Elba, sa me kenaq kur tregon gjithe dashuri kujtime te gjyshit kobzar( kengetar)Te tilleve gjithenje u ka kenduar shpirti.Mesimi me i mire, ne gjirin e familjes se uruar prej Zotit.Pake ,shume pake ketu sillen mbresa nga brezat e ketij vendi, nga bazat e tradites.

Eh , e kam dash shume smiley . Me ka ven emrin dhe me trajtonte si te madhe kur fliste me mua - Meso me thoshte , meso dhe gjuhe te huaja se gjuha huaj te shpeton nga e keqa , e ke arme ne dore.

Kete e lidhte shpesh me  historine e tij se si gjuha gjermane qe kishte studiu ne Shkoder i kishte shpetu jeten. Gjyshja ime ka qen belereshe berati nga kalaja lart , dhe ata ishin te fejuar ne 1942-ish.. Qelloi ne ate kohe qe kishte shkuar ta shihte ne Kala , kur vijne gjermanet dhe i perplasin mas murit sic benin ne cdo shtepi per t'i pushkatu. Nje gjerman i sheh oren gjyshit dhe e pyet

Ku e ke ble kete ore ?

Ne Shkoder i thote gjyshi, kur studioja per gjermanisht smiley

Ata verifikuan shkollen ,( per fat te keq une se mbaj mend ) dhe i folen prap gjermanisht  , dmth u moren vesh se gjyshi as nuk ishte beratas fare ( ata kerkonin nje partizan) dhe gjermanet iken pa asnje shqetsim smiley. Normale qe do ju qe bere qefi qe gjyshi kishte studiuar gjermanisht .Ne ate kohe me dy llafe shpetoi jeten e tij dhe gruas se tij,

Nuk kane te sosur o grava mesimet prej tij , dhe une s'i harroj kurre. Ca me i be jetes,vecse malli dhe kujtimet per te me kan ngel .

Te falenderoj smiley

Pra ne Shkoder,ku mesohej edhe gjermanishtsmiley

po pra ne Shkoder locen smiley tane smiley

Zana kam harru te them se grupi i burrave te Shkodres , kan qen nja 7 burra qe delshin perhere ne televizor, ai i pari me floke te bardha e musteqe ash kusherini im, po ka vdek i past drit shpirti. A me kupton per ke e kam llafin ?? rrezik jemi kusherina e sdime gja smiley

Lirika,praktikoje me shpesh limdjen,se te jep shprese,perendimi eshte melankoliksmiley

Po, eshte tamam siç thua, te jep shprese dhe besimi per te padukshmen sikur minimizohet. Do te surprizoj ndonjehere me ndonje foto apo video, vetem se duhet te rremoj sendyqet smiley

Lindja e diellit nga deti eshte mrekulli! Vjet ne Korfuz, ne ora 6.30-7  isha ne kembe vetem per te pare diellin qe lindte nga deti. Me dukej cudia me e madhe ne bote. kemi nje jete qe e shohim diellin te perendoje mbi det. smiley 

spiritus,e shef qe s'them kot une qe je poetsmiley

oriental deshe me thenesmiley

.ndoshta,smileyorienti ka me shume frymezim me koloritin e tij

orienti eshte femra, mistika, emocioni, e papritura, perendimi eshte mashkulli , racionaliteti, disiplina, eparashikuara smiley

perendimi eshte mashkulli , racionaliteti, disiplina, eparashikuara smiley

Ose/edhe:

Perendimi eshte pak menstrual ,

O spiritus, po na flliqe mër. Po pse i jep armë armikut? 

jo mer, Monda ka parasysh mashkullin hibrid futurist te matrices se re homoseksuale smiley  uji fle, peshku -s fle Kavir smiley

 mashkullin hibrid futurist

Ditët e mira paskëtaj vijnë, tha. smiley

Une he?  Ti, i teri dhe i beri! smiley.

S'jemi keq per arme se kemi plot, natyrshem, por hic mos u ndalni se dhe rezervat s'shkojne dem. 

keni municione por jo arme smiley ne mos keni arme kerkoni, ne ju japim sa te doni smiley 

Carmatosja i dashur, eshte arme smiley

nuk quhet carmatosje ajo..smiley 

Filozofia e pergjithshme Sotir, jo thjesht specifike per me siper smiley.

Spiritusi me duket se do te eksperimentoje, po s'di nga t'ia filloje. smiley

ke te drejte spiritus...te te gjeje i yti nje grua tjeter epo e vjeter sa bota kjo...po te gjeje tjetrin kjo eshte tragjedi...ke falimentuar fdy fish .....

Gruaja oksidentale eshte e buzeqeshur me 32 dhembe perfekti ,te bardhe ,eshte shalgjate qe e kuron shume mire cellullitin ,eshte e ditur,njeh receta e gatuan sushi' e fetuccine me te njejten elegance qe gatuan ballakume epilaf.Gruaja e oksidentit eshte shume ma e ndergjegjshme se çfare potere ka,eshte e vertete ta çan shpirtin,edhe kur mendon se e ke zaptu' ne ate moment e sheh e po te rreshqet..qe nuk eshte kurre e jotja.Gruaja oksidentale nuk te lodh ,nuk te vel kurre se desheruari...gruaja oksidentale eshte mrekullisht e bukur ne nevrastenine e saj ,ne esaurimentin e saj...Ne floket me nerva ,ne trukuncasual ,acqua e sapone,ne dietat e saj...eshte kaq efikase apo eficente ne kulturen e saj lemsh e din me i dhan dum veç ajo...Ship...gruja e oksidentit eshte rocksmiley

Gruaja oksidentale nuk te lodh ,nuk te vel kurre se desheruari...gruaja oksidentale eshte mrekullisht e bukur ne nevrastenine e saj ,ne esaurimentin e saj...Ne floket me nerva ,ne trukuncasual ,acqua e sapone,ne dietat e saj...eshte kaq efikase apo eficente ne kulturen e saj lemsh e din me i dhan dum veç ajo...Ship...gruja e oksidentit eshte rocksmiley

Manifesti feminist. Burrat palluqe smiley

jo feministe jo....ti prego...!!smiley

...gruja e oksidentit eshte rocksmiley

Pu pu pu pu ......Ç'na digjojnë veshët e ç'na shohin sytë ? Po kjo ç'qe moj Zanë ?  Jemi mesuar tek PPU qi Ç ta lexojme c . Apo e ke ne gjuhë te huaj atë Rock - ën ? Se ne për gra e dimë që kemi smiley

Komplet portreti i njërës nga Shkodra, shoqja Zana. smiley

nuk eshte se tu ndrru flamuret behesh inteligjent...idiot je nen çdo flamur....

lol po flisnin dy gra oksidentale per nje shoqe te njeres prej tyre.

E kshu, - po tregonte njera. Ajo u nda me te shoqin. Edhe sot i shoqi i kalon gjysmen e rroges. Shtepia i mbeti asaj kuptohet. Ish-bashkshorti tani jeton ne shpi me qera. Po me e bukura eshte se ajo, tashme eshte lidhur me njerin. Bashkjetojne te shpia e saj dhe nuk martohen, sepse po te martohen ajo humbet çekun mujor qe i derdh i shoqi. Ajo eshte edhe ne pune, nuk ja ka shume nevojen. Une i kam folur, se me vjen keq per te shoqin, por ajo s'me degjon.

Lirika s'kam dyshim qe do me pelqejne,e di qe je artiste ne kete drejtimsmiley

Ballakume je plot amëlsi smiley

mistika,e papritura?

jo me kot femrat andej rrine te mbuluara,nganjehere dhe une behem kurioze ti zbuloj mgjs jam orientsmiley,por heci,heci dhe perendimi me afrohet , e me josh me sfumaturat blusmiley

femrat andej rrine te mbuluara

vazhdon: meshkujt rrine zbuluar. rezultatet mund te jene katastrofike!

Sa njerëz vdesin çdo vit nga pleviti, thuaj. 

Mbylle dritaren, de! 

Kjo feste eshte tradicionale ne Elbasan, historikisht, mirpo se, pse Buall Mavria e ka zhvendosur ne Tirane, kete nuk e kuptoj une. 

smiley O pjer rrofsh e qofsh , i madh je

 

smiley ndoshta Em, per mua jo,jam brenda normalitetitsmiley

xhen, mos e humb fillin e Arianes neper labirinthin e komenteve. Ku e lam? smiley te mystika femrore.

Ortodoksët e kanë festuar dhe e festojnë ditën e verës në datën 1 mars si dita e parë e ardhjes së stinës së pranverës, mbrëmjen e fundit të muajit shkurt ndizen zjarre, të nesërmen festohet me kulaçin e verës dhe me mish,po ashtu në byzylykun e dorës lidhen veroret. Muslimanët suni (në Korçë) e kanë festuar dhe e festojnë në datën 14 mars sepse sipas kalendarit musliman muajt fillojnë në datën 14 të kalendarit që aplikohet në Shqipëri, festohet me ëmbëlsira dhe me vezë të ngjyera në bojra të ndryshme. Bektashinjte e festojnë ditën e verës në datën 22 mars, datë e cila eshtë vërtet dita e verës. Të tria këto data i festojnë edhe shqiptarët sipas përkatësisë fetare , pra dita e verës e ortodoksëve nuk është ditë vere për muslimanët dhe anasjelltas. Lind pyetja: cilën nga këto data kanë trashëguar shqiptarët nga antikiteti pellazgjik,apo antikiteti i mëvonshëm? Nëse kanë trashëguar 14 marsin e Çermenikës, pse nuk e festojnë këtë datë edhe ortodoksët apo bektashinjtë? Pse këtë 14 marsin e Çermenikës na e festojnë edhe sunitët e Turqisë dhe të tjerët? Ne e kemi trasmetuar tek ata? 

Ortodokset e Shqiperise nuk kam hasur shenja te dukshme qe mund te festojne ne 1 Mars...Sepse ndryshe ne nje fare menyre do i kishim ndeshur ne Voskopoje apo Dardhe si dy nga vendet me perfaqesuese ne Rajonin e Korces. Nje arsye akoma me e madhe eshte sepse Ortodoksia eshte i njeti variant i Myslimanizmit ...Kundervenie ndaj Katolicizmit dmth Perandoria R .e Lindjes ka ndryshim e perparesi nga Perandoria  R e Perendimit dhe jo me kot  Ortodoksia e ka Seline Qendrore  ne Stamboll .  Nje marsi mund te dalloje si date nga 14 Marsi si kalendar po jo si permbajtje DITES .Thjesht ne dardhe e Voskopoje nuk ka Manushaqe ne1 Mars ! Tani shtyrje e kundervenie e dasi "Politike " te dominuara nga Fete , kane marre te drejten e se Vertetes nga kushdo qe nuk njeh asnje origjine  e arsye te Lindjeve te  Besimeve Fetare  .Mjafton nje ma ka thene baba mue dhe ngrenie e nje Tas hashurje diten qe lindi Partia Demokratike ne Fuqi smiley dhe je m'rrjegell !

 Dira e veres simbolizon LINDJEN e nje jetet te RE dhe jo besim Fetar !

spiritus,humba ne labirinthin e xhelozise se me harrove,po hiki e mos me kerko mesmiley, keshtu eshte  kur behesh oksidente,ne veshtiresi i shof burrat ne shoqerine oksidentale,notte!

si mi xheloze ti, ene jeton ne shoqnin  e hapur oksidentale smiley 

@Thano,

Ortodokset e Elbasanit e festojne ne 14 Mars.

Nuk e di për një pjesë të ortodoksëve të Elbasanit, mundet që e festojnë në 14 mars, ashtu sikurse ka edhe ortodoksë në Elbasan që e festojnë në 1 mars dhe i bashkohen festës së 14 marsit si festë kombëtare. Po bektashinjtë e Elbasanit kur e festojnë? Ndërsa të gjithë të tjerët e kanë festuar dhe e festojnë në datat që përmënda më lart. I di mirë këto sepse kur kam qënë fëmijë kam festuar në 1 mars me të gjithë ortodoksët në Korçë, po kështu kam marrë pjesë në festimet në 14 mars, kur festonin shokët e mi muslimanë.

1 mars e festojne ortodokset. Dhe bejne kulac psh ktej nga korca po gatimi varet nga zona

Mercury, three Graces, Flora, Spring, Zephyrus dhe e magjishmja Venus ne qender.

Gezuar Diten e Veres dhe pse sot moti ishte pa qejf.

Venusi qeka me barre m'duket, pranej s'qeka duk knej verdalle kto dite

ore, pse me  duket  gjithmone i shemtuar ky femija ''engjell''  me hark dhe shigjete, mua...    floke te cuditshme,  bark i cuditshem, kembe te cuditshme... ne pergjithsi, pamje e cuditshme..

ke frikë se mos nuk qëllon mirë dhe në vend të zemrës t'gju lulin

Mu bo qefi qe ra shi sot. Si duroj dot katunaret kur dalin perqark te lumtur ne budadallekun e vet.

smiley  shi sa i pashpirt je smiley

po ik mer gallof se na solle shiun sot smiley

http://shekulli.com.al/website/images/images6/vellet%20e%20rames.JPG

shiu eshte mberesi o te uruar, pa plasur ujrat nuk ka rilindje,  e ka then dervish hatixheja. smiley

ballokumet e elbasanit nuk krahasohen asnjeher me babanacet e Vlores.....per 1 maj-in  bejme babanace me ndjenja dhe vemi e i hame nga pylli i sodes, ose nga kuzbaba-ja   smiley

O Vlora edhe te rrish te merrersh me tyja duhet nje furre buke , ke te drejte smiley

Maybe I'm amazed duhet rujt per gjona me te mdhoja, them une, psh kur te kalohet nga ujori tek peshqit, ose kur te zhvendoset poli manjetik i tokes.

Shife edhe ne ket version (mbase me i miri live ne rrjet)

Ua cfare dite e djeshmja , pune , party , dhe fund humba dhe kuleten smiley po jan njerzit e pergjegjshem ketu smiley  , fale kamerave mbase , me merr robi ne telefn me thot shko tek security se e kam dorezu kuleten tate atje , I wonder si ma ka gjet nr e shtepise smiley

nejse

Rrofte shanci smiley

I wonder si ma ka gjet nr e shtepise

gugullo o gugullo, me emer e mbiemer, ose white pages, dhe u be.

jo jo se kam public numrin  smiley

me kishte marr nga security room  smiley

Megjithese me pak vonese, meqe askush nuk e paska cekur, dua t'u tregoj per Diten e Veres, ose Ditveren, ne Diber.
Festimet me pare nisnin 2 jave para 14 Marsit. Njerezit benin gati pemet frutore, mblidhnin shkrapat e thata, etj. Naten e Ditveres (dt.13) "token pemet" dhe u kendohet bejte, qe te bejne me shume prodhim vitin qe po vjen. Shume tipike per Diteveren jane veroret-nje rreth dore me pe te bardhe e te kuq, qe hiqet me vone kur sheh dallendyshen e pare dhe vihet ne nje dege peme. Nenat pergatisin gurabije dhe ziejne vezet, qe ngjyrosen (tradicionalisht me levozhget e qepeve te kuqe). Femijet zhvillojne kampionate te vertete me "zenien" e vezeve dhe ai qe ia thyen shokut fiton. Sipas marreveshjeve paraprake, ai qe ia thyen ka te drejte t'ia marre vezen shokut dhe keshtu ai qe kish vezen me te forte ndonjehere kthehej ne shtepi edhe me nje pikerine veze. Duke ngrysur dt.13, ndizet zjarri i Ditveres me shkrapat e thata. Zjarri duhet te kapercehet, duke simbolizuar lenien pas te te keqijave dhe semundjeve dhe per te nisur i rigjeneruar pranveren (pra pak a shume trajtim termik smiley). Nje tjeter loje qe behet nga femijet eshte qe ne darke vone me dt 13 shkojne dhe u mbyllin dyert komshinjve me tela, qe te kene veshtiresi t'i hapin te nesermen, duke iu kurdisur keshtu nje rreng meqe kane fjetur me heret se te tjeret.
Ne Diten e Veres, dt. 14, behet perseri nje gare (ne rang lagjeje) se kush zgjohet i pari. Ai qe zgjohet i pari, shkon u therret shokeve "morrat e pleshtat e gjumt e sabahit!" - me demek, ua la atyre gjithe keto te keqija, duke qene se vete u zgjua me heretsmiley
Gjyshet marrin nje dege thane (jane pemet qe celin lule te parat) dhe u kendojne femijeve "Ferci-ferci nona, u befsh ma i forte se thona!", pasi dega e thanes njihet si dru shume i forte.
Me pas shkohet per lule. Ky eshte nje piknik, ku ushqimet tipike jane arra, molla e gurabije. Qellimi eshte te mblidhen lulet e Ditveres. Ato jane disa lule te gjelberta (emri teknik: green Hellebores), qe jane te parat te celin ne kete kohe ne Diber, edhe nese ka ende bore. Keto lule thurren ne shkopinj dhe vihen neper shtepi per te sjelle prosperitet. Dita vazhdon me lojra, gosti te shijshme e humor.

Pas 9 ditesh festohet edhe Nevruzi. (Viti i ri Iranian, kalendari diellor, eshte me dt.23 Mars dhe quhet Nouruz...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).