Ka disa vjet që në mediat tona televizive zhvillohen programe që për bazë kanë këngën. Programe të stilit të tillë zhvillohen që prej vitesh në ShBA. Ndryshimi midis programit amerikan dhe programeve të këtushme është i vogël për nga cilësia televizive, por i madh, tmerrësisht i madh për nga përmbajtja. Rregullat p.sh. në programin American Idol, janë të rrepta. Konkurrenti duhet të jetë mbi moshën 15 vjeç. Programe të formatit të tillë zhvillohen në shumë vende perëndimore, por nën kontroll mjaft të fortë. Përgjithësisht, programet e tilla, në shumë vende të qytetëruara, janë të kategorizuara. Nën moshën 11 vjeç, quhen Tot Idol. Nga 11-16 vjeç, Teen Idol dhe mbi 16 vjeç, Pop Idol.

Në punën me fëmijët, parimi kryesor është: Child welfare comes first! Pra, mirëqenia e fëmijës është primare.

Në programet televizive shqiptare ky parim është harruar. Fëmijët nuk jetojnë moshën e tyre, por moshën që duan producentët. Përmbajtja e këngëve në programet amerikane e për më tepër ato britanike, të cilat i njoh, kalojnë përmes një filtri redaksional mjaft të rreptë.

Nëse dëshironi të shikoni, minifunde, dekolte dhe më tepër se kaq, hidhini një, apo dy sy programeve shqiptare dhe do shikoni të ardhmen e shoqërisë sonë.

A mund të këndojë një fëmijë e moshës 10-vjeçare vargje dashurore, apo, e thënë sagllam, vargje dashnorore?! Na kanë zënë ethet e injorancës dhe asaj politike dhe harrojmë çfarë vlerash po krijojmë.

Çudia nuk qëndron te realizuesit e spektakleve të tilla, që, për të kursyer para, në stafin e tyre nuk kanë asnjë redaktor, punonjës social, apo psikolog që t’ju thotë një fjalë. Çudia vjen nga institucioni i Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, që ka për detyrë të monitorojë programet.

Gjithsesi, mosveprimi (nga injoranca, apo mosdashja) e KKRT për të kontrolluar përmbajtjen e këngëve të këtyre programeve, do e ketë një të mirë. Kujtoni që para disa muajsh konkurrenten tonë në Junior Eurovizion nuk e lejuan të paraqitej në skenë me veshjen e saj. Mediat europiane u morën shumë me këtë fakt. Shqipëria e njohur më parë si: Alamet shkëmbi graniti në brigjet e Adriatikut, do njihet si: Alamet këmbësh (fëmijësh) graniti, në brigjet e Adriatikut.

20 Komente

Primare = Parësore smiley

injorance = padije

alamet kembesh = derr seksi smiley

vargje dashurore...dashnorore

Njeriu meson diçka te re çdo dite lol

Pergjigje titullit me pikepyetje: Zakonisht njerezit flene nga ora 12 e nates deri ne 6 te mengjesit. Po varet, KK-ja mund te kete orar tjeter se punon turni i trete.

Persa i perket temes se shkrimit, jam dakort.

Kjo ndodh sepse katunaret dhe maloket martohen ne moshe te vogel.

Ne moshe te vogel mu duk e tepert smiley

smiley ketu dallon poeti

ore mire vargje dashnhorrore  qe u mesojne femijeve po njeri qe i tregonte ngjarje horror me kulshedren e komunizmit djalit te vet. lerini femijet te gezojne femijerine.po kush degjon. te ka mami mis, te ka mami xhan. Emision po, ben Albana e Topit me femijet e vegjel me mencuri plaku.ose femije me rritje te pershpejtuar me hormone ne seren televizive.

Spiritus, po i thoja nje dite time meje, c'ne qe s'na keni indoktrinuar, dmth ka qene zgjedhje e juaja (me t'shkelme syni, dmth kete pergjigje me jep) apo ashtu ka qelluar, s'kishit kohe, etj. U mendua u mendua. smiley. Nuk e di ti si e mendon.

o ne menime tuj menue per menimet e mamit tat thua ti. smiley une jam rrit ne katund,bir i natyres. prinderit vertet s kishin kohe me u marr me ne kalamojt nje tufe. indoktrinimi yne fillonte e maronte me vjershat per xhaxhin me duart plot sheqer. po tash jena cindoktrinu e kena msu se xhaxhi duert i kish me gjak antikomunistash. Femijet e sotshem  te Azis Nesin lindin me pc ke koka mamit e behen Lolita ke Blloku. 

Ti paske pasur antidot te fuqishem, ndoshta me te mirin. Patjeter qe ime me mund te kishte thene "kishit oborrin e pallatit si ilac antihegjemonik" por nuk i shkoi ne mendje. Ne fakt ajo tha se menyra indirekte e indoktrinimit, nepermjet librave, ishte dicka qe pa u menduar e kishte riprodhuar nga familja e saj e meparshme - nje kombinim perfekt i tradites, mungeses se kohes, deshires per te mos e pare veten si figure autoritare ligjeruese, dhe efikasitetit te metodes. Qe me sjell tek problemi yt me kulshedren apo problemi i autorit me shalet. T'i shpetosh indoktrinimit eshte gje e pamundur. Dikur shteti i shfrytezonte mire aparatet per te formuar brezat, qe nga filmat vizatiomore per rregullimin e dhomes tek filmat televizive kunder abortit prej grave ne karriere. Sot shteti duket se nuk shfrytezon mire aparatet qe ka trashegim, dhe ne njezeri ne refleks te kushtezuar kundershtojme, duam ate me te cilen jemi mesuar, buken tone te perditshme epna. Po ta mendojme pak, heshtja e shtetit eshte pjese e ideologjise se tregut te lire, dmth, jo krejt rastesore. Ne nje reflektim te dyte, kerkesa qe ne i bejme shtetit per nderhyrje eshte reagim ndaj imponimit te vlerave te tregut. Eshte edhe kjo nje nderhyrje ideologjike antikonsumeriste, pervecse elitiste, fashiste, etj, sic po ngacmoja une me siper. Per ta permbyllur me Zizekun qe thote se deshtimi eshte i te gjitheve, dua te sugjeroj, nepemjet ilustrimit me biseden nene-bije, se nderhyrjet ne sistem mund te behen edhe ne menyre demokratike, jo hierarkisht por horizontalisht, duke botuar sa me shume libra te Michael Endes pa e kuptuar sistemi se ia kemi me te futur. Ne menyre te ngjashme edhe me format e tjera.

po mendoja qe Tropizma eshte duke menduar dhe do thote dicka te rendesishme.good point, sic thoni ju amerikonet smiley

shiko e dashur bashkebiseduese serioze:

ai mjedis rural, krahasuar me ate urban , te jepte lirine e te qenit pak tom sojer, te jepeshe pas aventurash te vogla , te ishe pak me i lire nga kujdesi tutorial i prinderve qe gjenin kohe  te lindnin femije por s-kishin kohe te merreshin me femijet. gjera qe ne hapsirat urbane ishin te kufizuara, edhe pse aty ne oborre pllatesh luheshin loja luftash , me partizane e gjermane, pra indoktrinimi bulezonte.(ah se harrova te shtoja me lart, qe e gjithe dita e perndise ne vere ishte bredhje me llastika , si Lasgushi de,.edhe nje gjol e kemi pas aty por kjo jo domosdoshmerisht te bente poet smiley po liria ishte dhe kufizim ne nje sens kulturor. Por futja ne mekanizmat e inxhinierise sociale , agjensite e kontrollit i quejne sot kta te shkollumit, ishte e pashmangshme, sikurse e ke thene me te drejte. 

Kurse sa per sistemin , dihet, ishte i mbyllur , ishte i lidhur hallke pas hallke dhe panoptikonit nuk i shpetoje dot, nga kopshti tek org. e veteranve. Eshte e veshtire te definoj, nga cilat mjedise prodhoheshin me shume fanatike te ideologjizuar te sistemit, nga mjediset me me me shume libra apo ato me me shume autoritet.Ajo qe mabaj mend eshte se ne mjedisin familjar, edukatoret e mira ishin gjyshja dhe gjyshi, kuptohet, te nje brezi pak te indoktrinuar dhe mesimet morale qe jepnin permes rrefimeve ishin te tipit behu i ndershem, mos vidh, respekto te rriturit, pra brenda nje morali tradicional.

Sot punet jane ndryshe. Sistemi totalitar eshte zevendesuar nga fondamendalizmi tregut, nga diktatura totale e tregut dhe shoqeria konsumit. Paradoksalisht, sot qe kemi me shume informacion, tv,internet, gazeta, jemi me te politizuar se kurre. Vijme nga shoqeria qe kishte politiken ne plan te pare dhe jemi produkt i kesaj trashegimnie? Mbase. Heshtja e shtetit eshte pjese e ideologjise se tregut te lire-ma mire nuk thuhet. Leviatani tani eshte tregu .Edhe femijet pra, yshten qe ne vogeli te jene konkurente . Po si dhe per cfare? Kush eshte me e bukura, kush kendon me bukur, kush ka shalet me te bukura, bukur, bukur, ok, si tha ai zotnia, e bukura do ta shpetoje boten. Emancipimi ne kufijt e nudizmit, liria seksuale dhe femra si objekt dhe subjekt i konsumerizmit jane ..

pjese e ideologjise fetishiste te tregut.Me pak shtet e me shume treg pra mo.Profesori andej matane thote qe Marksi ishte antifetishisit kur analizonte  prodhimin/tregun kapitalist. Ilaci ne keto kushte duhet te jete nje " moral i perbashket komunitar" sugjeron profesori. Problemi eshte se ne  jemi ne anomi, pa komunitet dhe moralin e kemi shkelur me kembet e lirise.

Trop, kur mu me tregojne ndonje histori personale, e kur vjen çasti i frazes: "U menova, u menova dhe thashe, si t'ja bej?". Un i them: "stop kamera, mbrapsh filmi, ne fillim boje, pastaj fol, pastaj menohu, menohu, menohu!". Dmth jo menohu si puna e Elbes ne dritare, por gjithsesi menohu!

Shiko, qe kur te fola ty se prapthi dje me ka ngelur ne mendje qe duhet ta shpreh me shume dhembshurine per vellane, e jo vetem gjykimin. Prandaj nuk te pergjigjem ashper. Besoj se je i afte te kuptosh se historite personale jane zjarri bubulak ku mblidhemi me deshire, jo ceshtje te shtruara per zgjidhje. Jane te kategorise pyetje me pergjigje (pershendes nje shok ketu). Meqe ra fjala, e kam pas fiksim qe e vogel t'menumen ne dritare.

Un dje nuk ta kam marre per keq, biseden e bera me shpoti hidh e prit, tip shakaje qe ishte edhe me te qeshme edhe me te ngjeshme. Por jo per ty, komenti yt i pare per laryshine e Islamit e konsiderova mjaft pozitiv ne krahasim me skandalet qe thuheshin aty. Ne vazhdim komentova edhe ketu, pa te keq. Por dihet qe ne komunikim virtual jane te zakonshme keqkuptimet, biles me duket qe komunikimi funksionon ne baze te keqkuptimit. Prandaj kam kerkuar deri ne mani fraza sa me te sakta, edhe sepse vete nga deshperimi i moskuptimit nganjehere per vete ja fus katunit, te dale ku te dale. Nganjehere del, e nga nganjeher nuk del. Kesaj rradhe nuk doli, e pranoj gabimin.

E kisha fjalen per komentin mbi monografine. M'u duk i tepruar nga ana ime. Te tjerat ishin ok. Nganjehere perdorim histori personale per te ndikuar tjetrin, nganjehere tjetrin per te ndikuar veten.

"..Pra ne punen me femijet, primare eshte mirqenia e tyre..."
Ah sikur eshte me te vertete te ishte!Por ne fakt situata eshte me te vertete dramatike.Po ja nis nga nje roblem ne dukje i thjeshte.Nga kultura dominuse per edukimin e femijeve dhe po trajtoj shkurt ate te edukimit fizik.
Dikur, sipas te gjitha grupmoshave te femijeve kishte program shkollor per edukimin fiik te femijeve, si pjese e tere edukates shkollore.Sot keto jane fshire nga programi i gjith formimit te femijeve.Kjo me duket nje mangesi shume e madhe me pasoja afatgjata per shendetin e tyre fizi por edhe mendor.Nuk eshte rastesi, besoj, qe po te ndekish zi vezhgues parafillimin e mesimit mengjezeve para cdo shkolle 9 vjecare shikon femije obeze, qe ecin si te mpire, me kufje vesheve apo telefona celulare neper duar.Nuk mund te mohoj qe coku kane edhe thika dhe tektuk edhe kobure, por nuk po di se pse nuk po ligjerohet pirja ashiqare e hashashit!
Me kete ecuri do ti kthejme gjith stadiumet dhe ish kendet e lojrave ne arena gladiatoresh, ku nxjerrjet e kobureve dhe grushtat a shkelmat do te jene shfaqje edhe me masive...
Kultura qytetare merret me " qumeshtin " qe u jepet femijeve, ku vendin me kryesor do te duhet ta luante edukimi fizik i tyre.....Rregulli duke filluar qe nga menyra e te ecurit.I pate se si ecnin ne bulevard kur i rreshtoi Jozefina? Tamam si...bashobozuke .Njesoj si ata te Parades "Ushtarake" ...re " gjeneral" Imamit.Me te cilet Hasheku do te na kish bere te dh....Gazit....

Ketu ka qene nje artikull per perjashtimin e perfaqesues shqiptare ne Junior Eurovizion. Skandal. Femije qe vishen e sillen si te rritur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).