Sot janë mbledhur 115 kardinalë për të zgjedhur Papën e ardhshëm të Kishës Katolike. Wikipedia ka përpiluar një listë të shkurtër të kandidatëve kryesorë (i papabili), sigurisht, një listë jozyrtare. Oxhaku që lëshon mesazhet me tym (i bardhë = papa u zgjodh, i zi = prisni dhe pak) me sa duket ka hapur dhe një llogari në Twitter. Ka pak shanse që Papa i ri të zgjidhet sonte. 

Në foto: Anëtarët e Brigadës së Zjarrfikëses të Vatikanit duke instaluar oxhakun në krye të Kapelës Sistine. Christopher Furlong, Getty Images

436 Komente

Ka baste per kete?

Ka, shanset me te mira i ka italiani. Pastaj afrikani, pastaj amerikani (15:1), pastaj te tjeret...

Sikur ta dija qe s'do ta linin as kete pa baste smiley

Eroj Brace

miser-miser...smiley,   dmth tymi i zi,  prisni dhe pak.. sapo e dha ne lajme..

Zana ku eshte qi t na thonte ndonje gja ma konkrete. A thu ka shku ne San Pjetro tu prit tymin smiley

Po m'ban tym oxhaku jem sonyte ...kohe e keqe...Nuk me pelqen italiani Scola.Eshte cl,comunione e liberzione i Don Giusanit...Jane si sete ,si biçim fashistash.Po nuk pate bekimin e tyne ne Lombardi nuk ben a sgje...Une bej tifo per kanadezin

Mos zgjedhin ate nigerianin...era obama  smiley

Lush Perpali

Belulo...spo i ndihet mo zoni Pjerinit. Se mos e bojne pape dhe sna ka tregu? smiley

  lexo VQ  Patek .. Pjeri e ka parashikuar kush do behet Pape..smiley

mos tall trapin me papen, apo do me qit kunjin  qe  Dinin e kan kap ne flagranc smiley

As Dinin as Papen si shof dot me sy smiley

epo taniii, rendesi ka procesi apo produkti smiley

Ta dinte Keith O'Brien per procesin, s'do kishte dhene doreheqje para kohe.  Produkti eshte hyjnor, thone.  S'flas dot per produktin smiley.

Kristos Papas. 

Nuk u lodhet tu i bo foto zagjatimeve te te gjatit? ncncnc

Mbani mend nje thashethem te dale nga Kavaja .Pape te  zgjidhet Hoxha i fshatit Gose e Madhe ! Eshte nje propozimi i mahnitshem i nje fshatari te krishtere derguar Konklaves . Ai  mendon se bota i jep Fund perplasjeve nderfetare . Ne te njeten leter propozon   qe te gjithe Hoxhallaret te bejne shkollen e jezuiteve per prifterij para se te vendosen Myftij apo Hoxhe katuni !

po pse pap mashkull dhe jo femer

tym i zi...

Ka dhe me keq.Tymi i bardhe,papa i zi smiley

Tym i zi....spo vendosin dot midis Pjerin Thomait dhe atij bythziut 

Sakrilegj! Pse ke kaq urrejtje?

Apo mos je bere si ata qente e rrugeve qe ju bien me gure disa here, dhe pastaj nxjerrin vetem dhembet? Mos i ler ata qe hedhin guret te te ndryshojne. Ti ne shpirt je njeri i mire... smiley

Se kush nga ata Prifterinjte kishte votu pa dashje per Sali Berishen.

 thon qe  vet papa frekuentone ppu  nen pseudonimin "mirjam dasht zoti""
 

te mbeti "luli" ne goj o burr i dheut 

lol na llafos nashti per papen e ri kush do zgjidhet ?

bergoljo thash para nja një jave unë këtu

Shi ca i puno makines se dashnorit te 21 dhjetori kjo Cubja smiley

Shoku yt?

" Don't fall in love, fall off a bridge. It hurts less " ...- thone keto kaurret knej ...

abemus papam?  pyeti roja zviceriane njerin nga kardinalet

No karo, abemus fredo in kulo,ju pergjigj kardinali

smiley

 

Kshu duken të qeshur këta, po sapo bëhen papë, ndryshojnë çehre. 

keta e bejn dhe me dyer te mbyllura,konklaven. pastaj dalin e ngazellehen ne ballkon duke ja tundur popullit : ja e kemi papen e ri

 

...

Jesus, capendo la situazione di emergenza, si alzò e tornò ad essere il leader che tutti conoscevano: “Speravo di non dover intervenire fino alla scoperta della causa scatenante del Big Bang, ma evidentemente a questa gente serve ricordarsi un po’ della potenza di Dio. Chiamatemi subito l’Arcangelo Gabriele! Stavolta facciamo le cose per bene, altro che stalle e fughe dall’Egitto…”

Eccomi Signor Jesus, mi dica!” disse Gabriele, arrivando trafelato dalla sua stanza privata.

Vai sulla Terra e comunica l’arrivo di un bimbo alla donna di questa foto“, disse Jesus, mostrando a tutti l’immagine della prescelta, “e NESSUNO osi commentare… sono passati duemila anni, stavolta si fanno le cose come DICO IO, d’accordo?

Nessuno osò dire nulla, l’Arcangelo prese la foto e partì in direzione della Terra…

 

Ma sugjeroi një shok-mik para dy ditësh..

smiley

dhe mua nje mik me thoshte qa ata mes tyre thone"e grazie alle mogli dei nostri amici,passiamo le nostre ore felici"

ne nje sondazh ne linje te gazetes franceze Le Figaro, shumica e francezeve jane per pape jo europian.

duhet me pa sondazhe te tilla nga popujt e tjere katolike. sepse sipas tyre mendoj se do te behet dhe zgjidhja e papes. 

them pra se papa i ri nuk do jete europian.

Keshtu flitet edhe ketej.

Po te behet sondazh ne nje vend qe ka shumice joeuropiane ,ashtu do dale rezultati.

E ça të bëka europian o artist kanadez?

Se mora vesh pietjen.

Psh: tek peshku votuan më duket 40% për piktorin, e ça pret nga peshku kur shumica janë piktorë...(?)

Këta që votojnë Ramën, po e marim si të mirëqenë, nuk janë piktora (europianë tek shembulli ynë) por janë anti-berishista; pra tek shembull ynë s'është argument ai se pse janë jo-europianë atëherë duan një jo europian. Mund të jetë ngaqë kuptojnë më shumë se piktorët (tek shembulli me Ramën prap) nevojën e një jo-europiani në krye të punëve.

 

Une sjam as piktor as artist.Tani merre ate pergjigjen qe e ke gati dhe gjeji vendinsmiley

u nis nga deshifrimi i pseudonimit tend > can (kanadez) art (artist) dhe data e lindjes besoj.

Po te nisem une nga pseudo I tij me del Kungull I krissmiley

imagjino sa shale katnaresh shef nje kungull i kris (qe kalon veren ne are) 

s'ma ha mendia se eshte njesoj. interneti eshte bere force e madhe boterore sot (grilo ne itali eshte prova) dhe mund te perdoret si testues i situatave realisht. po jo akoma ne shqiperi, per ne shqiptaret, qe jemi akoma shume mbrapa (10 vjet) ne kete pune. 

.

Cpune ka Rama me Berishen tek tema e Papes mor mik.Une e kisha llafin per sondazhin Francez ku dihet qe ka emigracion te larte sidomos nga Afrika dhe mund te kene dhjere pak sondazhin them une.Sa inot I kom keto filozofirat se nga formimi jam I prirur drejt shkencave ekzakte.Historine e Partise e kisha 5 edhe ate ma vuni zysha se kisha notat e tjera te mira.

"shumica jo europiane" (mgjthse te huajt ne origjine, nuk jane akoma shumice) ne france nuk jane katolike. aq u ben dmth se kush do zgjidhet pape.

pra ata qe votojne ne sondazhe te tille jane katolike mendoj.

Te fitoj me i miri.

nji kardinal kish dash qe t'hapnin kutite me i numru prape votat se verdalle kishte qene nji furgon i bardhe. Por me vone ishte mor vendim me i djeg. Tymi pastaj dihet, katran i zi

Edhe keto vota i paska blere Bradi? 

Bradi nuk o me LSI. Bradit i thone neper fshatra 

Pse te na i blini, ne ua japim vete. Te mbledhim burrat e fshatit dhe ta pleqerojme kete pune.

Po sikur ta lene pa Pap iher? Hapi i facebook Atij nolt, ne ec aty demokraci direkte dmth, pa middle man.

Kushti kryesor është se papa i ri duhet të jetë një person jo shumë i moshuar dhe këtë edinë të gjithë kardinalët e konklavës. Ndryshe në pak kohë do të kemi prap zgjedhje. Filipinasi 55-vjeçar Tagale, hungarezi 60-vjeçro Erdo etj. Edhe pse jepet favorit Arqipeshvi i Milanos Scola, për mua do të ishte zgjedhje e gabuar, pasi me 71 vitet që mban mbi supe nuk do t'ia dilte të reformonte Kishën Katolike Romake. 

ky posmiley

Ore keta prape nxorren tym te zi (ora 11:40) Po sikur te kene zgjedh Pape zezak (une ashtu uroj se do shkeputeshin nje here e mire fashistet nga katolicizmi) dhe po dune me thone qe marune pune me tym te zi. Mos po i majne kot aty mrene qe mrome.

 

Kandidati im paska rene deshmor nga adminet.

Shumë interesante. Irani "nuk ka lidhje me Islamin", ndërsa katolicizmi me fashizmin, po. 

 

+1

Bisedat e fetareve nuk bazohen ne logjike. Don't even go there.

Stertip kot lodhesh, nuk ka asnje fetar tek Peshku sepse bisedat peshkore jane gjithe logjike.

jo vetem fashizmi, skllaverimi,nazizmi etj kan lidhej me kishen

tema të tilla duhen, se janë fundie detector. 

edhe koncepti i lirisë që si qytetar gëzon ti aty në Belgjikë, prej kishës katolike buron - ndër të tjera. 

hahah prej kishes buron koncepti i liris....kto konceptet teoriki i kan mrekulli ata vetem se ne praktik skan gje te perbashket.ne ka fe me te keqe ajo eshte katolicizmi.

Ej i bie te thuash qe koncepti i barazise buron nga Ku Klux Klani. smiley

Vete dogma abrahamike e variantit katolik eshte totalitare e fashiste ne vetevete.  Mos te harrojme pastaj antisemitizmin gjenocidal qe i ka rrenjet teresisht ne krishterim, kryqezatat, inkuzicionet, konkuistat, gjuetite e shtrigave e mijra krime te tjera nga me makabret dhe antinjerzoret.

I pakapshem...sa te ka djeg sodoma dhe gomorra mor burre smiley

Ca me djeg?

KJO te ka djeg  pranej e urren kaq shume fene smiley

Me kane djegur dy qytete fiktive nga prrallat abrahamike, prandaj e urrej fene? smiley

Jam mese i sigurte qe edhe po te dali ndonje prove arkeologjike me peshe qe te kene egzistuar vertet si vendbanime reale, zot s'ka dhe sigurisht ky zoti joegzistent nuk i denoi me shkaterrim keto sepse gjoja meshkujt e qytetetit deshnin te perdhunonin egjujt e zotit. smiley

Pse lodheni kot me Pakapin, eshte me kollaj t'i mbushni mendjen qe shoku Enver ka qene burre i mire.

Heretik mendja nuk mbushet me pralla abrahamike, por me prova empirike e me argumente me konsistence logjike.

Cudi si e urren Enverin pakapi. Ai ka qene edhe gay dhe pakapi duhet tja mbroje te drejtat e sumes Enverit smiley

Or tunxh, nuk ke nivel per te debatuar me mua dhe keto kalamanlleqet se une u dashka te mbrokam Enverin se gjoja paska qene gay thuaja heretikut se ate nivel ka dhe ai.

Pakap t'i nuk do te diskutosh, ti don te besh polemike, si shumica e peshqeve, me shpate ne dore. Kuptimi i nje gjeje me zor pranon urtesine e diskutimit, jo e jo polemiken, sepse nuk mund te pranosh te verteten e thene nga tjetri, pa e pranuar si person. Me fjale te tjera konvertimi behet nepermjet xhestit sakrifikues qe ben tjetri ne favor tend, pavarsisht se mendon te kunderten tende. Prandaj nuk ka konvertime ne internet, ka vetem persona me palle ne dore, ne fund te fundit vetem fraza, germa. Nuk behet keshtu mer burre i dheut, por ti te verteten absolute te kesh ne dore me kete lloj briresh asnje nuk te pranon, as ne jeten virtuale, e as ne jeten reale. Aman tani mos na u mburr me fitoret e jetes reale, se u shkepem ketu tek Peshku me rrefime fitorjesh personale ne te gjitha fushat.   

Ja qe gabohesh.  Per mua ka rendesi vetem e verteta dhe jo njeriu qe thote.

Mir pra piji lengun te vertetes, e cila eshte bere si dyqan aranxhatash me shume asortimente. Per ty ka rendesi te fitosh mbi armikun, si kurre i kapshem prej armikut as me gjethe fiku, ngrije pra nje dolli aranxhate per fitorjen tende dhe per humbjen time. Dy t'pime te vertete nuk te bejne dem. 

Ku e lexove te wikipedia? Informohu icik me mire se pse u denun smiley Zot sigurisht qe ska. Ne kemi ardh nga balena. U perplas nja 200 mije vjet balena ne breg te detit dhe me ne fund i dolen kembet e keshtu me rradhe smiley

Jam informuar goxha.  Edhe si histori fiktive kjo historia e Lotit, eshte nje pisllek antinjerzor dhe e nxjerr zotin abrahamik si nje supershkerdhate (ne fakt si i tille paraqitet zoti ne gjithe dhiaten e vjeter, xheloz, i vogel, i padrejte, mosfales, kontrollues, hakmarres, gjenocidal, racist, misogjinist, homofob, megaloman etj etj.)

Jo ore zoti zoti krijoi cdo gje para 6000 vjeteve, perfshi dhe Adamin nga dheu dhe Even nga brinja e Adamit. smiley

i Pakapshem, me qe ti kemengul ne linjen totalitare te besimeve fetare, ti cfare je, ateist?

Antiteist.

O Pako,

Po pse gjithmone do ngaterrosh fete me ca maskaralliqe te njerzve ne histori. Ore interpretimet e mbrapshta jane vecori e budallenjve dhe maskarenjve. Ja psh une me lart them qe shpresoj qe fashistet te shkeputen nga katolicizmi, pasi eshte evidente qe nje pjese e mire e fashisteve tundin flamuj fetare (ne Perendim te katolicizmit i bie). Pra une them qe nje Pape zezak, do i detyronte keta te mos keqperdorin me simbolet fetare per te justifiku aktet e tyre barbare.

Do ti qe vjen dashnorja e Janulles e thote qe une po thokam qe katolicizmi=fashizmin. Me kete supozim idiot dhe me lirine qe i japin disa faqe, merr e ben edhe fleterrufe (sic ke pare ti me pare) Kjo pretendon se flet ketu ne emer te ortodoksve shqiptare. E kupton pra se ku qendron problemi? Nuk eshte dogma, por keto .... qe deformojne gjithcka per interesat e tyre personale, qe i kane sjell prapesite qe ti permend me lart. 

Dhe per secilen nga marrezite qe permend ti une mund te te citoj nje sere te mirash qe kane bere institucionet fetare per njerzimin. Sidoqofte, marrezite ne emer te fese duhen ndaluar. Per mua kjo behet duke kufizuar ne maksimum nderhyrjen e fese ne politike dhe jo me stil komunist duke ndalu fete.

Vete koncepti i fese eshte maskarallek dhe marrezi.  Ata qe pretendojne qe i perkasin x apo y feje, ne pjesen derrmuese te tyre as qe e kane idene c'nenkupton te jesh me vertet myslyman apo katolik apo ku di une c'lesh pretendojne e jene (sidomos shqiptaret njehere), as qe i kane lexuar te ashtequajturit libra te shenjte te feve te tyre, qe ta kuptojne qe jane ideologji totalitare te epokes se hekurit dhe qe bien koke e kembe ndesh me stadin ku ka arritur njerzimi tani.

O Pako une nuk dua te te bind ty qet'i futesh feve se do ishte nonsens perderisa nuk jam fetar vete. Thjesht me duket e padretje qe duke marre per shembull budallenj te nxjerresh konkluzione per fete.

Nuk marre per shembull budallenjte o Lizander.  Une marre per shembull vete ideologjine.  E kam studiuar dhiaten e vjeter me rabi daku, dhe i njoh mire pislleqet, idiotlleqet e absurditet e feve abrahamike.  Kam lexuar nje ton material mbi to.  

Shume mire atehere flit per ato qe shkruhen aty e jane te demshme por jo duke marre shembuj nga kafsherite e disave apo injoranca e disa te tjerve.

Sepse e lexova titullin "Kush do behet Tape"...

Ja dhe dy dite vjen fundjava... une do behem Tape vete!

No Pap.

I qisni ene tym te kuq po deshet, po zgjidhni nji e marojeni ate pune se na cate bythen. 

Vetem tym bojkaf ka per momentin 

qenkan bere 75 smiley

He mo i frymezoi shpirti i shenjte keta, apo akoma kaps mavriu?

kaps ,mavriu loool . vet u dha frymezimin per skallaverim.se ku ishte zoti gjat ketyre shekujve.

"Mos te harrojme pastaj antisemitizmin gjenocidal qe i ka rrenjet teresisht ne krishterim" smiley 

Qesh injoranti me injorancen e tij.

Une as tu drejtova, as te ofendova. Qesha me dicka qe lexova; e per me te sqaru qesha me injorancen e tjetrit. 

Morpo cu be ky Pjeri???

Fashizmi të thonë, është i lidhur me katolicizmin. For real? For real!! Word!

Siç, me katolicizmin është i lidhur nacionalizmi - puro koncept evropian. Kush nuk e di këtë, por e konsideron veten nacionalist gjithsesi, ngelet të na thotë se çfarë leshin nacionalisti është? Se kush e di çfarë zbulojmë... 

Siç është e lidhur Renaissance italiane dhe bën vaki, ajo fotoja që shihni aty (meqë përtoj të përdor guglin), është produkt i kësaj lëvizjeje. Siç është i lidhur iluminizmi me katolicizmin. Hej, tashi e teprove. What the fuck? Si është i lidhur katolicizmi me iluminizmin? I pari ishte kundër të dytës! E vërtetë, por që një gjallesë të bëhet flutur, duhet të ketë qënë kandërr më parë. Një pilivesë, nuk bëhet flutur. As një mizë muti, nuk bëhet mizë kali... As shqiponja nuk bëhet mizë kali... se jeton në majë të malit. 

Imagjinojeni kështu: Brenda një shtëpie, është një familje që grindet. Për shkaqe ideologjike. Ata që janë brenda shtëpisë, do e tregojnë narrativën ndryshe nga ata që janë jashtë saj. 

Por imagjinojeni edhe kështu. 

Që tju them dhe një barcaletë... ishte një fshat, që titullohej Bythë. Dhe aty jetonte një vajzë, ndër të tjera, që e kishte emrin Vrima. Dhe kjo humbi një ditë - sipas zakonit - në një pyll të errët. Dhe i jati po e kërkonte, fatkeqësisht nuk e gjeti dhe u kthye në shtëpi i dëshpëruar, psherëtiu rëndë duke u ulur mbi divan dhe u shpreh: E kërkova gjithë Bythën, por nuk e gjeta Vrimën. 

Tymi ne Vatikan duket as i zi as i bardh qe do te thote se akoma nuk i dihet se cer Pape do te zgjidhet, i bardh apo i zi ..deri tani tyrmi duket gri..dmth ..nje siklet i madh eshte aty brenda Vatikanit! Black smoke

Nuk e di si do ta kishte prit Europa nje Pape si Obama smiley Europa e vjeter rraciste

O file, 

amon e burr, kur i krijoii e kur i shoi kulcedrat perenia? smiley 

Tetori ka qene ne pergjithesi muji pjellor per kucedrat. Deri tani 9 (ose zyrtarisht 11) prillin kemi vetem si pike reference per shuarjen. Shpresojme qe te jete edhe 23 qeshori!

Kur do te vi koha kur keta shkerdhatat me soj e sorrollop do dalin te thone qe ishte e gjitha nje mashtrim i madh, dhe se kemi mijra vjet qe ju mashtrojme e ju zhvasim, e ne pjesen me te madhe te kohes vetem vuajtje i kemi sjell njerzimit, vetem luftra, kryqezata, inkuzicione, konkuista, zhvatje, abuzim seksuale te femijeve etj etj.  Kur do vi koha qe ta shkrijne kete hale institucion, e gjithe pasurine marramendase qe ka t'ia u shperndajne te varferve te botes.

Shihe ndonjehere edhe si pasoje fene, jo vetem si shkak. 

E kam pare dhe si pasoje.  Eshte nevoje konjitive e njeriut te pershkruaj dhe kuptoje ambientin rreth e rrotull dhe boten, dhe ne mungse te dijes shkencore, te zhytur ne injorance masive, dhe te verber ndaj rendin natyral te unviersit, feja dominonte.  Por tashme ka te pakten nja 500 vjet (qe nga revolucion shkencor e ketej), qe feja ka dale jasht perdorimit per keto nevoja dhe cfare mbetet eshte natyra e saj kanceroze, antinjerezore e percarese qe vetem demton.

S'e kisha pritur prej teje nje qendrim kaq marksist smiley. Po mire, si e shpjegon atehere qe edhe shume nga njerezit qe jane marre me shkence kane qene njekohesisht besimtare?

Ja ta shpjegoj une... Feja megjithese e ka humbur kuptimin ne shpjegimin e gjenezes, prape mbetet relevante ne sjellje paqje shpirterore...

Jane ca gjera qe shkenca nuk i shpjegon dot... Dashurine, urrejtjen, semundjet mendore, e shume mistere te tjera per njeriun modern...

Ne fund te fundit te gjitha fete predikojne qetesine e brendshme... nga kjo ane nuk shoh ndonje te keqe...

Hem, pse m'u duk mua qe sikur doja te dija mendimin e pakapit per kete? Jo se s'e dua mendimin tend, te kuptohemi, por doja te dija si e kishte ngritur ai modelin e vet.

Gabohesh rende.  Shkenca i shpjegon te gjitha, sidomos ndjenja e ndodhi qe kane te bejne me trurin.  Po te lexosh ca mbi neuroshkencen do shohesh qe dhe ajo qe ne quajme vullnet i lire, ne fakt nuk ekziston.

Si i behet me drojen nga vdekja? smiley 

Pranohet si pjese e jetes e dashur.  Feja vetem te drogon ndaj kesaj droje, dhe kur vjen "fundi" prap ky drogim nuk te ndihmon.

Per me teper hidhi nje sy kesaj:

 

Me behet qejfi qe ti e paske arritur ekuilibrin me kete ceshtje kaq delikate. Me duhet te te them qe shume te tjere s'e kane mberritur. Edhe per mua vdekja eshte e natyrshme, dhe deri edhe e urueshme, por mirekuptoj kedo qe e zgjidh ndryshe. 

Per mua feja behet e demshme kur zevendeson nje zgjidhje konkrete, te prekshme, qe sjell benefite per jeten dhe dinjitetin e qenies, me nje pergjigje ideologjike paralizuese. Perndryshe kam mesuar te respektoj besimin e kujtdo.

E dashur, feja (ato abrahamiket me sakte, se ato dominojne boten fatekeqesisht) eshte e demshe qe ne thelb, sepse kerkon besim ne absurden dhe te paverteten dhe kjo eshte pavaresisht efekteve anesore pozitive qe mund te kete.  Feja eshte imorale ne thelb, sepse pershembull hiperseksualitetin qe e karakterizon qenien tone ajo e ben "mekat" (koncept pervers ky), te piset, imoral, dicka per te pasur turp e per te ndrydhur.  Cdo gje qe shkon kunder natyres se njeriut, duhet te hedhur ne plehra e jo te tentohet te modifikohet natyra e njeriut per hir te perversiteteve ideologjike.

I dashur, feja kerkon besim tek absurdja dhe e paverteta sepse shume shpesh logjikja dhe e verteta kane nje cmim, te cilin shume breza s'kane mundur ose/dhe s'kane dashur ta paguajne.

Feja e ka bere bashkimin mes burrit dhe gruas ceshtje themelore te sajen, pikerisht sepse ai model siguron vazhdimesine e llojit, mbijetesen. Cka me ben mua te mendoj qe feja eshte nje strategji ne luften e species sone per mbijetese dhe evoluim. 

"Natyra e njeriut" s'eshte nje e dhene e perhershme dhe e pandryshueshme, perkundrazi. Dikur ne natyren tone, nese i besojme Darvinit, ka qene ndenja maje pemes. Eshte per t'u diskutuar se cfare "e natyrshme" ka mbetur tek njeriu dhe nese eshte pozitive qe ajo "e natyrshme" te ndiqet ne natyrshmerine e vet.

 

E natyrshmja eshte: ushqim, strehim(territor) riprodhim.

Tek ushqimi shiko si bejne derci verci animalist-vegjetarianet. (keta i kam qejf, te argetojne smiley)

Shiko e verteta duhet te jete synim i perhershem, pavaresisht cmimit te saj.

Qenia njerzore ka vetem 10,000 vjet qe praktikon agrikulture dhe afersisht te njejten kohe qe praktikon dhe fene, qe eshte nje periudhe e paperfillshme ne rrugetimin tone ketu ne planet.  Feja nuk eshte strategji mbijetese e evoluimi, por produkt mendor i rrethanave qe solli agrikultura dhe jeta sendimentare.

Njeriu dhe speciet e tjera parardhese te tij, kane evoluar ne grupe te vogla gjuetaresh-foragjere nomad qe leviznin sa andej kendej, dhe seks ka qene nje nga  mjetet qe i ka mbajtur keto grupe te nderlidhura e te forta e te afta per te mbijetuar (e sigurisht jo si mekanizem biologjik per riprodhim vetem, por si mekanizem lidhes emocional e psikologjik).

Po mire mor burre. Se ti pirdh pirdh e po lirohesh noiçik. Po kush ta dha flamurin e te vertetes ty o foragjeri vogel? smiley Amon mer burre sa i sigurte qe je. Sikur e ke ndjek evolimin hap mbas hapi sikur ie qene prezent flet.

Po une ne ndryshim nga nje toc si puna jote, lexoj o mavri e kshu qe ne krahasim me ty e shume te tjere ketu e kam goxha te madh flamurin e te vertetes.

Ja ta plotesoj cik kuadrin: njeriu nga natyra e vet, por edh ecdo qenie tjeter ka ca mekanizma evolutive qe i bejne te afte te dallojne ligjet e natzres, pòr ti mesuar e me pas shfrytezuar ne favor te vet. Rrjedhimet tek truri i njeriut, qe per kuriozitet tuajin, se edhe une tani vone e kam mesuar, na erdhi fale ndryshimit te dietes, pra mishi,proteinat.

Kur mberrijme ne njefare pike, te cilen nuk e shpjegojme dot me menyre llogjike sekuenciale, shkak pasoje tentojme te boje shortcut, lidhje te shkruter, ne sistem. Ndonjeher funksionon,dhe kalon lumi, her te tjera ngecim se nga digjet qarku.

 

O la se ndonje here flet mire ti... ca jane keto traplliqet qe ke shkruar me lart?

Jane ca gjera qe shkenca nuk i shpjegon dot... Dashurine, urrejtjen, semundjet mendore, e shume mistere te tjera per njeriun modern...

Po deshe besoje po per te gjitha keto shkenca e ka nje shpjegim. Problemi eshte se nuk e ke ti. smiley

Hahah... prandaj ateistet e sotshem kane marre kot... jane me te zellshem se inkuzicioni spanjoll mesjetar... Po s'pranove teorite gjysmake te miat.... ti je idiot...

Ore, teori teori po fakti se ti (apo une apo nje tjeter) nuk ka substratin per t'i kuptuar nuk i ben te pavlefshme. Dhe teoria sipas Frensisit vlen derisa shpjegon, pra deri sa na jep "ushqim", pastaj gjejme tjetren.

...

Ja qe edhe shkenca po duhet ta perkufizojme ne menyre banale regresive i bie qe te jete e majte, meqe ndryshon.

Kujdes se po futesh ne ndonje qorrsokak, dhe ngelesh gjithe naten pagjume... me keq se kardinalet e shkrete...

Po kjo eshte e mira, se ka njerez, qe me perkufizim (!) jane te ndergjegjshem, si specie; ka edhe kafshe qe perseri me perkufizim nuk kane vetdije mbi veten ose ate qe i rrethon.

Njerezit njohin, perpunojne manipulojne per te rritur mireqenien qe shkon krahperkrah me rritjen e njohurive. Sepse duhet medoemos te mbyllet cikli. Spiritusi di me mire se une te flas per unaza te mbyllura... Ndersa kafshet kane pine q***, dmth bazat e jetes, te te "natyrshmes", si automate* (!) dhe jane medhe pa fat se mendojne njerzit per 'i mbareshtruar.

Kur vjen grilloja ne pushtet ngaterrohen cik gjerat pastaj, se grilloja me perkufizim eshte kafshe qe do vetem te haje te pi e te q. dhe ngre zerin, pa pzetur per pasojat. .. rrjedhimet dihet.

 

*kape edhe kete! smiley

Eshte qendrim shkencor, dhe po i bie te jete dhe marksist ashtu qofte.  

Realisht o kane genjyer per hir te opinionit publik dhe per hir te pragmatizmit per te mos u ngacmuar ne punen e tyre e per te mare fonde (gje qe e bejne edhe sot e kesaj dite), ose kane qene pjese asaj perqendije te paperfillshme qe me vertet besonin.  Pastaj shume shkenctare qe  kane qene minimumi deiste, apo panteiste (besoj se e di c'nenkuptojne keto terma) jane keqcituar nga abrahamiket si fetare si puna e tyre.  Sot e kesaj dite pastaj po te shikosh antaret e akademive shkencore ne bote (prshmbll ajo Kombetarja e Amerikes apo ajo Mbreteroja e MB-se), perqindja e ateisteve e agnostikeve kap 95 e lart.

Nuk ka shkencetare te njefareniveli qe jan besimtare sic jane besimtaret banal, te se perditshmes apo thene me humor besimtare te njeriut me mjeker qe leshon rrufe. 

E gjitha fillon nga problemi i perkufiyimit e i shenjave. Varet se cka ti quan e perkufiyon zot e cka perkufiyonte Ajnshtajni si zot. Per te e shume shkenceare te tejre qe publiku i trajton si agnostike, dime se nuk jane agnostike ne kuptimin e te mos refuzuarit te zotit te librave. Kjo eshte patetike qe vayhdon e trajtohet edhe sot. ...

Nese themi zot jane ligjet e fizikes, apo masa, graviteti qe bozoni i Higgsit u jep therrmijave, lendes, atehere  kemi gjetur zotin. Te pakten versionin me te azhornuar te tij.

Rrofsh kriskull.

Kris, jetegjatesia e besimit ne Zot i detyrohet pikerisht faktit qe format e besimit jane elastike, si edhe faktit tjeter qe s'njoh asnjeri te mencur, besimtar ose jo, qe s'ka njefare respekti per historiken dhe traditen. Une i frekuentoj shume shpesh kishat, jo si objekte kulti, por si galeri arti, e megjithate me ndodh shpesh te emocionohem nga sinergjia qe gjej brenda tyre.

Ne komentin me lart i pakapshem, ke dy momente, dmth dy paragrafe me te cilat ngaterrohesh (paragrafet e feve na ngaterroheshin neper kembe tha isa) . dmth ti kur e shpall fene si dicka anakronike dhe kriminale i referohesh historise dhe arsyes (origjina e fese ne sfondin e injorances). bemat dhe gjemat e fese, kryqezatat, gjuetia e shtrigave, turrat e druve etj. etj jane pasoje e instrumentalizimit te fese nga shteti , mbreti, politika.Prandaj u shpik laicizmi i shtetit dhe shkolles dhe feja u kufizua ne sferen e ndergjegjes dhe nevojes individuale.

Pa i mohuar keto por edhe duke i kapercyer , kur flitet se perse feja kjo "korporate mashtrimi" ka mbijetuar e mbijeton ne vazhden e shekujve, duhet te hidhemi ne terrenin e gnosologjise, tek arsyeja , si qenie te arsyeshme qe jemi.Arsyeja, logjika,  jane vetem instrument per njohjen e botes dhe depozite ekesaj njohjeje. Shkenca eshte e panjohura ose misteriozia e paervetesuar, feja eshte e panjohura e pazbuluar. Asnjehere njeriu, si fragment, si subjek ne njesine e kohes qe jeton, jo shoqeria njerzore ne perspektiven historike, nuk do te arrije te NJOHI te gjithe gjithesine. Perhere ka dicka misterioze qe arsyeja nuk e kap dhe si komplementare e ketij mallkimi te arsyes, eshte feja, feja si mirebesim per njeriun. Gjithmone flas ne rrafshin gnosologjik, pa kaluar ne rrafshin etik. Te pakten une si agnostik keshtu e shikoj.

Nuk ngaterrohem jo.  Nuk e shoh fare fene si komplementare te mallkimit te arsyes, sepse feja nga vete natyra e saj nuk evoluon.

E di c'ka thene Tertuliani, babai i krishterimit latin?

Credo quia absurdum

Te thashe, mos u kap vetem pas trajektores historike te fese, nje histori jo aq e ndritur, perkundrazi...e ke thene vete. Kapu pak tek gjeneza e saj , si dhe pse lindi.Njeriu primitiv, pa master dhe ajfon, ju drejtua qiellit si filozof dhe frikacak njekohesisht? Cjane keto yje e c jane keto bubullima, pyeti dhe pyetja kishte brenda habi dhe frike. Filozofia lindi nga habia, Feja, motra e saj, lindi nga frika/padija  dhe u zhvillua si cader sigurie. Keshtu dhe tertuliani ka then se femrat jane shtermeberim i imazhit te burrit para Zotit. Ti i adhuron femrat, mesa kam vene re. Ja para qe mos u kap pas leshrave te shekujve por shikoje arsyen e fese brenda arsyes se ekzistences dhe vete ekzistences se arsyes.

Po ate e thashe o burr ne fillim kur ju pergjigja finisit.  Tashme kemi arritur ate stad kur feja si cader nga frika e padija nuk hyn me ne pune (ne fakt as si histori fiktive per zbavitje nuk ben), sic nuk hyjne me ne pune mitet e grekeve te lashte me Zeus e 12 olimpianet me shoke.

jo jo, jetojme akoma ne detin e padijes dhe "misterit".Madje as veten tone, njeriun,  nuk njohim tamam e teresisht, edhe pse kane kaluar 2000 e ca vjet kur Diogjeni i cmendur, me qiri ne dore brithte rrugeve diten dhe perseriste: njeri, njih vetveten. Mitet vertet sot duken anakronike por jane deshmi se sa qenie inteligjente ishin parardhesit tane ne padijen e tyre. kurse sot deshmojme sa te paditur jemi ne inteligjencen tone.

Ps> Rav, ku je, prej ketij momenti te le stafetensmiley

Po varet sec nenkupton ti me padije se cdo gje eshte relative, por tani kemi mjete te sofistikura per ta zbutur gradualisht ate padijen.  Feja eshte sikur te perdoresh ndonje fallxhore filxhanesh, per te mare vesh se kur do vije autobuzi.

E rendesishme eshte qe procesi i zgjedhjes te udhehiqet nga Shpirti i Shenjte. Te tjerat jane detaje qe s'kane rendesi. Rrugetimi deri ne marrjen e titullit si kardinal eshte nje proces qe kalon cdo lloj niveli burokracie tokesore. Kam besim tek kadinalet dhe jam i sigurt se do te bejne zgjedhjen e duhur ashtu si c'bene me dy Papet paraardhes.

po ore shpirti i shenjt u thor kar-dinaleve te bajn me dyer te mbyllura konklaven?

Me behet qejfi qe Ravasi qenka mes te favorizuarve. smiley 

Sipas anti-teistëve, një nga gjërat që i kritikojnë fesë, është... incesti. Sepse flasim për një familje, Adamin dhe Evën e më pas fëmijët e tyre Kain, Abel etj. Dhe normalisht që këta të riprodhoheshin, do duhej ta bënin midis tyre. Zotëria i tij, Zigmund Frojd, na thotë tek Totem dhe Taboo, se ka qënë tipar i njerëzimit të stër-stërlashtë, smth very close to apes, që BABA merrte gjithë femrat e familjes, me nënë e me motra (mbase shprehja analoge e sharjes "me nënë e motër", është e dhëna e mirëpritur se jemi të lashtë në këto troje)... por lexoni më poshtë, djemtë normalisht, ishin left out of the fun. Por, për të përballuar rrezikun që babës i kanosej nga të bijtë, këta ky, ose i hante, ose i kastronte, ose ndonjëherë - për fatin e keq të vetin dhe mirën e njerëzimit - i përzinte. Këta rriteshin, dhe vendosën të merrnin hak. Kështu vranë babën. Por, meqë ishin shumë dhe nuk kishin sesi femrat t'i ndanin mes tyre, vendosën taboo-në e incestit - pasi kaluan një stad matriarkaliteti. 

Atëherë... që nuk jemi sot kanibalë, që nuk hamë njeri tjetrin, dhe nuk kryejmë incest, është meritë e fesë... sa për fillim. 

Për të tjerat, ka dava Janina, tha. 

Nuk ke kellqe ti te interpretosh filozofine e kanibalizmit, te pakten nga sa te njoh une, pra duke ditur menyren se si i perpunon informacionet qe te vijne.

Tashi, ti nëse do të hahesh me dikë, merru me Frojdin, për të qënë i sinqertë me veten. Unë veç transmetoj çka hebreu i madh thotë. Por kjo situatë, ka rëndësi, për një vaki shumë të shpeshtë këtej së fundi: si ka mundësi që ti e takëmi tënd, mund të ekzistoni veç si reaksionarë? Dmth si anti diçkaje? 

Ja unë nuk të njoh ty psh, as kam minimumin e qejfit të të njoh. Po ti pse më çan trapin rregullisht? Dmth, përtej banalizimit dhe degradimit që detyrimisht do marrë kjo replikë, bëji një pyetje vetes: pse gjithnjë përkufizohesh si reaksionar? Pse nuk funksionon dot si entitet i pavarur? Dhe ndodh rastësisht, që këta si ty, janë... antiteistë... 

 

Se ndonjëherë kur shef një kurvë rrugëve, edhe kthehet koka, sadoqë Spiritusi psh e di që ajo të infekton. smiley Dmth, veprim kundërveprim.

Mua gjithmone me magjeps ne menyre koke-kruajtese fakti qe disa nga te majtet (pa asnje kuptim te keq) e anarkistet me te thekur jane dhe mbrojtesit me te zellshem te fese. Eshte dicka made in Albania apo Made in Peshku? Pse habitem eshte sepse pergjithsisht te majtet liberale qe kam patur nderin te njoh ketej pari - po edhe nga c'kam lexuar per Europjanet - nuk para jane shume fetare.

Ne Europe ka nje grupim te caktuar, qe u thone kato-komuniste smiley.

Vertet? Nuk e dija, sinqerisht. Do e kerkoj te mesoj me shume.

Ka ikonë "Shënmëria socialiste", të cilën nuk po e gjej. Po këtu është "Shënmëria Revolucionare", and Im not kidding. 

Nashti, 

Me pak fjale, qisha anon majtas, por kryesia e qishes ka qen e kapur dhe eshte perdorur djathtas.

Ndigjo Gjemb se ne takojme ne jete ata qe duam te takojme, te tjeret nuk i shohim, e per pasoje as na shohin. Me fjale te tjera Gjembi vjen verdalle midis kaktusesh ne shkretetire. Jepi Gjemb ec perpara te çafsha ballin/ me sqepar te hapsha varrin, ishalla behet mbare edhe per ty dhe arrin ne oaz e ha ca fiq deti, e bi rehat ti edhe ne, se ngele duke na çpu.

Si tha ai miku "mos u merzit o Ingliz, s'do jemi dot te tere na Vlora." Edhe une s'duhet te merzitem qe s'kam arritur t'i takoj dot te gjithe, sic paske patur rastin ti. Gjithashtu te kerkoj falje, nuk me shkoi mendja fare, po fare eee, qe ekzistoje dhe do te te prekja. Une bera pyetje sepse s'eshte hera e pare qe habitem. Finisterre, duke qene se e njeh Italine shume me mire se une, me ndihmoi e me dha nje emer grupi (qe ne fakt s'po e gjej dot ne Google) dhe une do e kerkoj te mesoj me teper. Ke problem me kete ti?

se ne takojme ne jete ata qe duam te takojme

Po e ngaterron me ata qe duam te shoqerohemi. Se ja psh une ketu kam takuar, virtualisht, jo pak njerez qe s'dua te takohem aspak. Keshtu qe ja fute pakez kot.

Fiqte e detit jane goxha te shijshem.

Nuk e shef qe as ne Gogol nuk i takon dot Gogolin? A ta thash une?

Gogoli me tha: po kerkon te marresh mesime feje nga dikush qe ka zgjedhur si nofke "heretik?"

Por po te takosh anti-Gogolin ai do te thote se historia e fese eshte nje zhvillim dialektik si ndeshje dialektike midis zyrtarizmit dhe herezise.

Kerko me "Cattocomunismo".

Flm!

Te jesh i majte, liberal, progresist e te jesh fetar eshte kunderthenie.  Ata qe e pohojne kete s'jane te majte realisht, dhe une i bie te jem me i majti ketu ne peshk (sa ironike he!).

I majt je, por ke frike nga vetja ta pranosh!!!

 

Frike ta pranoj? Jo mor djal, une jam tamam i majte ideologjikisht por kurre s'dua te ngaterrohem me keta te vetequajturit te majte nostalgjike, apologjete, e trashegimtare (edhe biologjike), pashaportironce, te regjimit te Hoxhes dhe shpurres se tij.

Kush po te thot mer burr te marresh si gure mates Hoxhen ne rrugetimin tend te majte???

 

S'me thot njeri po s'dua te ngaterrohem me ta, qe i majte thjeshte eshte emertues per pershkrimin qe jane toske qe mbrojne trashegimine e Hoxhes dhe regjimit te tij, dhe nga ana ideologjike as i afrohen hic te majtes.

per pershkrimin qe jane toske

Po lere mor pershkrimin se nuk ka par njeri hajer nga pershkrimi! Naimi ta pershkruan Shqiperine sikur te jete Bavari, plot me pyje, barinj trima e baresha me gjoks te beshem. Ai tjetri madam Bovarine ta pershkruan si grua te vuajtur e ne hall nderkohe qe Madam Bovaria sqe gje tjeter pervecse nje "Milf" nje "Stifler's mom"!!!

Hiqju pershkrimeve!!!!  

Nejse e di se c'dua te them.

Ahhh ti po flet per ata te majte shqiptare qe votojne per Berluscolionin e Sarko-zine, apo edhe per Aqimin e Karte ne Greqi. 

Gjembi, ta ka thene Bama me larte qe  kisha eshte e majte ne origjine, qe komunizmi eshte krishterimi ne kete bote, ne terrmat qe te gjithe te barabarte ne dinjitet, ne dashurine per Zotin, pa kaluar ne perkujdesjen ndaj te varferve, leprozeve, solidaritetin, vllaznine  vllazerimin ne Krisht. Por ti nuk njef as krishterimin dhe as komunizmin, ate teorikun, jo bunkeret e Enverit. 

Cili krishterim mo vlla, ai krishterimi qe jo vetem e lejon mbajtjen e skllaveve por dhe te meson dhe si ti mbash? Apo ai krishterimi misogjinist qe thot qe Adami u krijua perpara Eves, dhe Eva duhet te mbylli squpin e ti bindet Adamit sepse ajo u mashtrua dhe beri mekatin origjinal dhe detyra e saj eshte njesoj me ate te lopes qe pjell vica si mbas nevojave te katundarit?

Jo tipo flet gabim ne kete rast, duke marre parasysh vetem filozofine fillestare te te dyjave, edhe pse te majte kemi ende edhe sot ndersa te krishtere te qemotit asnje, ne mos vet rimisherimine  Jezusit, meqe heren e fundit (!) i beri gjerat gabim.

Problemi qe kap gjembja e te tjere eshte filozofia e ruajtjes se dogmes kishtare, te ciles une nuk i futem, se kam frike se del ndonje llafollog e ma hedh pavaresisht argumenteve qe sillen.

Pra si mund te jete nje i majte aq konservator sa te bindet ndaj dogmave te nje feje, pavaresisht nevojave e kerkesave shoqerore te kohes?

si te krieshteret, si te majtet, te dy palet kane evoluar, ndryshuar. Nuk ka te krishtere mesjetare, por as te majte staliniste sot. si sisteme mendimi flas. kur une komentoj se perse feja mbijeton ne dinamiken e progresit (qe eshte dije, emancipim, liri, teknologji, zgjerim i sundimit te njeriut mbi boten) nuk kam parasysh DOGMEN  por NEVOJEN imanenete te njeriut per Besim dhe dobishmerine e fese ne rrafshin moral.

Te kishin ndryshuar te krishteret nuk do pranonin absurdite si kjo qe krishti do vije per here te dyte ne toke per te gjykuar te gjalle e te vdekur.  S'ka ndonje ndryshim ketu nga ata mesjetare, edhe pse kane hequr dore gjuetia e shtrigave, apo ngjitja e fajit ndaj cifuteve per ndonje epidemi virulente qe perhapet.

O gjembe, se po kercejme si majmunet ne deget e baobabit. Ka nje shpjegim te thejshte fare, shumica e njerezve marrin jane te pre-impostuar mbi ca ceshtje, influenca te ndryshme femijnore, familjare traumatike etj. dhe marrin e adoptojne per te plotesuar botekuptimin e vet fillestar, qe ne njefare pike te zhvillimit munde edhe te rezultoje i shtremberuar. Ne te kunder nje racionalist, arrin ne njfare pike dhe nderton mbi bazen e informaconit pavaresisht nga permbajtja. Veshtire se ndodh ky shift gjate jetes se nje personi qe ka nis si kercell i shtrember.

me mire kercell i shtrember, se pa kercell fare.... smiley meqe jemi tek metaforat

/vazhdo me ofendime se kjo eshte teme e pershtatshme...

Kercellin per ndihme mund te ilustrohet me leximin e ditarit te vet pas njefare kohe. E kap dot kete? smiley

sigurisht qe nuk e kap dot.... si mund nje besimtar, te kapi referencat e holla te nje ateisti qe di gjithshka...

Une ne nivele si keto nuk jam tip qe perdor perkufizime apo qe mund te perkufizohet. Ndaj ta thash kercellin.

Keshtu te kam qejf ! smiley

"Te jesh i majte, liberal, progresist e te jesh fetar eshte kunderthenie."

Padashje, gjeja me e bukur qe ke thone noihere ne peshk!!! Po nuk besoj se do ta kuptosh noihere thelbin e asaj qe ke thone. 

Ndjese per thyerjen e traktatit.

Kam dyshim qe edhe ti Bame nuk e kupton thelbin e kesaj shprehje.

E si hiqen dyshimet? Zakonisht duke dhene versionin tend te te kuptuarit, dhe duke shtruar pyetje mbi paqartesite. Hudhu.

Hidhem menjehere pa problem: s'ka asgje per te kuptuar aty ku ka konflikt ose kunderthenie. 

mo thell, mo thell, se tjetri si fillim nuk kupto diferencen midis te qenit fetar, dhe te besuarit ne dicka (qe na rezulto te jete dashnia per tjetrin, kujdesi, mbeshtetja eqetera eqetera) Pra nuk ka konflikt me thelbin, por me keq interpretimin e thelbit. 

tjetri si fillim nuk kupto diferencen midis te qenit fetar, dhe te besuarit ne dicka (qe na rezulto te jete dashnia per tjetrin, kujdesi, mbeshtetja eqetera eqetera)

Nuk e kuptova mire kete. Po thua qe vec fetaret mund te besojne ne dashurine per tjetrin, kujdesin, etj?

jo mi shoqe jo...

Te qenit fetar eshte te besosh ne absurden.  Te besuarit te dashuria per tjetrin, kujdesi, mbeshtetja eshte bazuar ne prova e eksperience qe eshte pjese thelbesore e natyres se njeriut.

Jo, nuk eshte problemi te kunderthenia por te thenia qe eshte spekultaive: te jesh i majte ...dhe te jesh fetar...zotria qe e thote me te majte ka parasysh nje markist, nje komunist enverist dhe jo nje te majt modern qe mund te jete po aq fetar sa edhe nje reganist apo thecerist.

Nuk ka te majte modern qe eshte fetar.  Kush pohon kete, o s'eshte fetar realisht (dhe nuk e njeh fene qe predikon se praktikon) ose athere s'eshte i majte.

me ter mend e ke ti qe nuk ka te majte modern fetar, qofte qe beson por edhe te tjere qe mund te jene praktikante.? Sesa e kane ne zemer, nuk jam kardiolog, se po te jete  kriteri deklarativ, keta politiqenerit tane, te majte e djathte betohen ne Zot.

Po po me ter mend.  Feja me dogmen e saj te perjetshme e te pandryshueshme, s'ka asnje elemente majtizmi (sigurisht behet fjale per fene e vertete, e jo fene si t'iu doje bytha njerzve ta praktikojne, apo si shqiptaret "myslymane" qe as kane deshmuar ndonjehere shehadetin dhe ja valojne me berxolla gici e me raki, i futin nje nate te nxehte me dashnoren ne hotel).

je ne kontradiksion te plote. Ti ketej thua qe pasolini nukka qene fetar se ka qene homoseksual, thua se myslimanet shqiptare s jane fetare se hajn mish gici dhe shkojne me dashnoret ne motel...e nga ana tjeter  thua feja e eshte DOGME, mohon gjera jane ne miden e natyres njerzore etj. etj. Atehere ti je dakort qe mysliman i mire eshte ai qe martohet me shtate gra, qe mban gruan me ferexhe, qe vret per tradheti bashkeshortore etj. etj. Pra ti edhe thua feja eshte dogmatike, edhe nuk pranon nje version libaral te saj, me afer natyres se njeriut modern dhe mefleksible ne shekullin e te drejtave te njeriut? Atehere ti je dogmatiku ne kete mes.

Jo or ti jo, eshte feja qe nuk pranon version liberal te saj kupton ti? Se po te pranoje verison liberal te saj, pra te pranoje dhe kritiken ndaj dogmave te saj themeltare athere bie krejtesisht ideologjia.  A e degjove c'tha ai teologu egjiptian i Vllazerise Myslimane? Tha nqftse islami do kishte shfuqizuar denimin me vdekje per apostazi, islami do kishte marre fund qe mbas vdekjes se Muhametit.  Kupton ti?

Ja njeri, i majte, poet, regjizor, homoseksual dhe... katolik.

Nuk ka qene katolik athere.

Ai i mesit ka me shume shanse.

Me ne fund tym i bardhe! Pape u zgjodh...Janulla smiley

po jo mor xhib se po pijne cigare .

jo xhibi , nuk e pranojne ate , duhet me mjekerr te rruar , a t'lutna shume ka rreglla

Kush do te behet pape? - Kujt po i digjet barku. Duhet te jesh teper i ngeshem te merresh me ksisoj budallalleqesh qe nuk u japin buke askujt. Personalisht jam mo i shqetsum per asistenten ekzekutive te CEOs tim qe i ka hik petlla qyshkur ajo tha doreheqjen 2 jave me pare.

Procesi trego se kardinalet nuk kane besim unanim te papa i ri. Ndryshe do ta zgjidhnin qy me heren e pare. Duket pra se sa e nevojshme eshte dora e perenise... smiley 

Pjeri te VQ ka parashiku qe pap zgjidhet Dritero Agolli!!!!

Ardh dita e Arbrit!!!!!! Do ishte nje super pape!!!!!

Me thane qe dhe ty ta kishte bo ftesen per tu fut tek Partia e tije smiley

Duhet te harxhoni me shume para per institucionet e spiunazhid o Brad...nuk po bejne pune te mire!!!

Une me Pjerin kemi projekte te tjera...ku e ku me te medha se keto pune partish qe permend ti.

Po me ngatarron me Belulin me duket!

 

I kan shum dobet strukturat 007. I ka myt vetkenaqsia dhe kapadailliku. Si dhe defrimet pa kufi.

Plus gjendja ekonomike...e si mund te kesh struktura 007 eficente kur te mungon benzina dhe dritat e makines??!!

E parafytyron dot James Bondin duke bere outostop per te arrire ne destinacionin e rradhes per te kryer detyren e rradhes???

Gjysma e filmit do ti ngjante me shume "Nga Alpet ne Apenine" (ose dicka e tille, e ke parasysh at filmin me ate djalin qe kerkon te jemen)!!!

De Amicis - prej apenineve te andet. strukturat ne fjale kan nevoje per McGuyver, qe me dy fije shkrepse bente nje motor bmw. po nuk pranojn talente kto, jo. nepotizmi ne kulm, ca tham...

Besimi në Zot është fytyra e buzëqeshur e botës!

ti je per t'u vrare smiley 

Kerkoj dmineve qe te heqin foton diskriminuese ndaj personave Down,qe postuesi me edukaten revolucionare tallet.Imagjino se ça kane ne shpirt keta njerez....si kane kurajon me u tall me me te dobetet?po sikur te kete njefemije keshtu a do ta bente nje gje te tille.?Turp ...postuesi me siguri nuk e njeh kete po per kush e lejon...e kush zgerdhihet me te....

Qeke ne hall per down, po supergjenite e Peshkut çfar s'po le pa tall. Edhe nuku jua del dot kurre, sado gjeni talljeje me qene.

Buzëqeshja e ravijëzuar me siguri...

ky pohim nuk me duket dhe aq i sakte...   p.sh,  talebanet  jane besimtare te zellshem  ne Zot, por nuk me duken dhe aq  fytyra te qeshura..

Belul,

Unë thashë botës, jo besimtarit...

O Belul e ka fjalen per kete mor:

 

Me qe ra fjala te kjo...i dogji feja i beri hi kush thosh se eshte e rrumbullaket!!!!

Kurse sot rrumbullakesine e saj ta sjellin si prove e madheshtise se Zotit.

Ec e mere vesh!!!

 

Belul,

Cështja e besimit është një cështje thellësisht individuale. Ajo që dua të them, është se pa Zot, bota do të ishte një gremisje e vërtetë, një humbëtirë e llahtarshme, një gjendje e pashpresë. Mungesa e Zotit është për mua, një rrjetë dinake, ku mbytet buzëqeshja e botës, ku vecohet njeriu prej njeriut, ku hedh rrënjë cdo formë korrupsioni e menduar. Nuk ka rëndësi, a e pranon dikush Zotin, apo jo! Rëndësi ka që ai është atje dhe bota ende ruan buzëqeshjen e saj! 

Tymi i bardhe.HABEMUS PAPAM 

smiley

.smiley

http://sphotos-g.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/644294_10151339332341645_294926512_n.jpg

 

p.s,  ore ça ndryshimi ka konklava   nga enklava?smiley   dhe keta  kardinalet qe marrin pjese ne konklave,  si quhen:  konklavista?smiley

Sapo doli tymi i bardhe smiley populli u gezua pa mase smiley urraaa

U zgjodh me ne fund. I hyri shpirti shenjte grupit te ndrikullave

Ca i bardhe ai ishte tym i zi

Ngjyr mushmulle

Brad, mos e ke televizorin retro, bardh e zi smiley

Hallall, Pjero kesaj nga lagjja ime i kan pas thone te dhime dore m'dore!!!

po me bardh e zi e kom ,Ore Pjer sna ke thene akoma qe a te ktheu emigranti pergjigje per ate oferten qe i bere per tu bere pjese e programit te partise tende apo vazhdon akoma me ate lojen qe gjasme atij si shkojne mesazhet tuaja smiley

Kujdes Pjer...eshte provokim!!!

eh, sa here e pata paralajmeru... per ate "darken e gabuar". Erdhi me nji hummer te modh, tha... Kaviar e shampanje pa hesap.

Brad, ti e di qe une nuk kam kriju parti, eshte thjesht nje levizje ne ndihme te ekonomise shqiptare. Ti i ke rregullu punet e tua, sikunder dhe une, le te rregullojme te tjeret, se kjo eshte mire si per ty ashtu dhe per mu. 

ku o programi?

Bika shi.

Kjo puna e oxhakut me tym te bardhe eshte ndoshta nga gjonat me te bukura te globit sot. Shume do doja te isha ne shesh atje sot. Very lovely!

I'll be watching you? smiley

 

 

hmmm smoked pulled pork....

PAPA zgjidhet Ipeshkevi i Milanos - Scola

Nuk u zgjodh Pjerini? Jazek

o Lefti... po ty kush ta tha kete lajmin  per Papa Scolan mo, Fahri Balliu?smiley

ku jon katalikt e peshkut bre...s'paska fare

U zgjodh pra, po s'e dime se kush. 

Mrapa dyrve te drunjta... dalim? jo, presim dhe njecik... kush rri me kurriz mbeshtet ne mur, kush shef tavanin, dhe meno a ma boni me sy, a me bone syte... ene kshu, gjersa, dalim se grime per buke...

sa e zgjaten me

Sipas burimeve te mia pape eshte zgjedhur zezaku. Del parashikimi atij shenjtit qe tha qe do zgjidhet i bythzi ene masanej do mori fund Vatikani do vije fundi botes. 

Amon vetem Niang jo.

Ai eshte. Me lajmeroi sateliti (jo ai i Pjerit)

E tmerrshme me mer plaku (ish antar partie, familje muslimane) gjith qef ne telefon: Rono mora me te thon qe doli tymi i bardhe!!!

Nuk e kuptoj mo ket bote!!!!

toleranca fetare, o pra. myslimont u pallojshin me veze pashkesh dhe katalikt me hashure. harrove?

E mor vesh mer e mor...por ka nja 10 vjet qe nuk me mer ne telefon me ma uru datlindjen, kurse sot... qefi modh...tym i bardhe!

 

a osht pensionist? qe zgjidhja

po mirë i imi o roni, po i yti çne ? imi kujton se e blejmë vajin e gurit në të njëjtin dyqan

Tani qe u clirua, papen e vjeter me siguri e gjen ne ndonje lokal duke ngacmuar femra smiley

ncuq...e kishin pare duke i nderru Golfit vojin .

R32?

4 - sh me dy dyer .

Hajt mo shyqyr qe u zgjodh, do biem rehat ne gjum sonte smiley

statistikisht te krishtere 1.2 Bilion,  ( Sa popullsia e Kines pak a shume ) , vemendja mediatike CNN .BBC  etj etj e tepruar ,  hajt po ja falim institucionit dhe shperndarjes, po uroj qe te mos jape dorheqje shpejt dhe ky se imagjinon cfare uzurpimi mediatik do kishin vetem me kete procedure smiley

asi flamur shqiptar ne shesh!!! smiley ku jane tifozet kuq e zi, dega Rome mer? 

Ja komenti i nje shqiptari te Kosoves. Bame do me lexu qyfyre, hik e hap ato websitet e lajmeve kosovare. smiley

 

Lul Kosova • 9 minutes ago − SA ESA PAPA KEN ESA kan me ardh kurgju vlera etyre nuk asht sdi qka vyjn keta,une mendoj qe kjo far organizimi i ketyre papave me gjith keta po prodhojn vetem pedofila,duhet te ndalohet dhe te shuhet ky sistem kta jan pa vler,si kuptoj disa njerz qysh edojn apo ikan dasht papat kurse dihet qe jan pa vler,te kot si ky me par qe iku

 

eeehhh.... Jam Evrop Jam Evrop, kenote Iliri...

perkthim Roni smiley

Sepse kam nje parandjenje qe eshte Ravasi! smiley

Imzot Dode Gjergji sapo e konfirmoi ne RTK emrin e Papes.Ai quhet Dalai Lama dhe eshte kusheri i afert me Alma Lamen.

Flamure Palestinez!!!

Hic spo e kuptoj mo ket bote!!!

kerko ne google per te krishteret e palestines. 

Scola?

po del...

Ec aty Argjentina! smiley

viva argentina

Francesco Bergoglio

Mario nigjova un smiley 

S'ka dale akoma, por kshu po thote ansa.it

A ka pas ndonjehere pap nga Amerika Latine??

Maradona

ja, ja komunistat si mundohen me e prish ket gezim...Maradona thot!!!

Nuk ka pas asnjehere Pape jashte Evropes.

Arhentina!!

Argjentinasi!

Eshte i pari nga Amerika Latine, sipas Sky News-it

usa today nuk osht good news source....megjithse thot usa

po thu ti te jet konqidenc smiley emer e mbiemer smiley hajt te shofim noshka 

shef..osht papa Francis...

po ti nuk me dukesh kaq i trashe ore smiley Mario Bergoglio e ka emrin por Papa Francisco do te quhet smiley 

Francis pra j

qeka Jesuit..i pari Jesuit ne jete te jeteve te behet pape, qe ne kohen e dinosaureve

Po ky e paska emrin Gjergj! smiley

e ka JORGE

76 vjec , njeri  i thjeshte thote CNN , dhe dukej i shkreti pak si i trembur , me pelqeu , papa tjeter sme ka pelqy asnjeher

Po vras mendjen si do ta shqiperojne. 

Habemus pampa !!!

Emri i dhene "Francesk" si patroni i Italise.

Ehhhh mer Ratzinger qe s'durove deri vitin tjeter. Edhe Papen kishte manget Messi.

po mendoja, ia ndollen komunizmin kishes keta te peshkut. sa me pelqen emri qe ka zgjedhur. (fillimisht po qeshja me komentin tend por nuk dilte, s'e donte tema)

E paska bo kardinal Gjon Pali, lajm i mire....

shif  pakapo ne san pjetro  sa goca te bukura, te ngazellyera si me fryme te shenjte, qe mezi presin ti bekoje Papa Francesku ...te ishe ateje dhe ti 

I bekoja sic pas zakonit pagan iliro-arberoro-shqiptar. smiley

ore po ai Robert Papa nga behet????

po sikur e la Vatren nBronx , o kthy ne Tirane

Leviz me metropolitane, njeri i thjeshte dhe i perulur, ndimues i te varferve. Jo rastesisht, Francesco. smiley

Puuuuuu sa i ngjaka Ramiz Alise!!!!!

Ogur i keq per Katolicizmin!!!!

e pash Rono!!! Flamuri shqiptar valvitet n'shesh!!!!!!!!

Zana mor Zana! smiley

Rono,  mua me duket sikur i ngjan me shume Pjeter Arbnorit.smiley

Prap ogur i keq

aaaaaaaaaaaa i shkoka , I really like him ,  God bless him

fokusuan nje flamur shqiptar teksa fliste papa smiley

Mbreme votova ne nje sondazh online tek corriere.it...dhe duke pare vetem fotot e kardinaleve, votova per argjentinasin...m'u duk me babaxhani smiley

Ueeeeeeeeeeeeeeeee Flamur Shqiptare!!!!!!!!!!!!

Bravoooooooo....edhe kur e nxorren...sa dul Papa...simbolizem e forte per zotin!!!!!

U bekofte.

Flamuri Shqiptare dul bashk me Papen!!!

A thu ka me qen simbolizem i maftushem per Kadaren qe ta qenisi nji sprove te tipit "Flamuri ne Shesh" apo dicka e ngjashme????

ku ka ven qe s'del flamuri shqiptar

ne cdo ndeshje te boterorit

Hajde me hajer!Latinoamerikanet e meritonin ; jane shume me fetar se europi.

Toke e bekuar pra amerika latine, me realizmin magjik, me futbollin magjik, me che-ne, papen smiley Papa i ri duket shume modest, i perkore e me humor, ceremonia emocionuse.Linja ne Vatikan, Zana, alo smiley

Hej, mos ia qeenee nonën, si njerëz prehistorikë, se ata kshu bënin -qeeneen nonat e veta. Dhe mohimi i etikës, apo i një manuali etik të çfarëdoshëm e funksional, është arsye pse atdheu ynë i dashur i çfetarizuar, nuk ka asnjë parim moral dhe etik mbi bazën e të cilit të funksionojë. Dhe kur nuk ka një moral të tillë, universal, degradon në etikë kanuni, dakord? 

Lexoni dhe ndonjë libër, si për shembull Moses and Monotheism - nga Zigmund Frojd.

The price of Monotheism nga Jan Assmann etj.

Nëse krahasojmë paganizmin aq të dashur për disa, me monoteizmin, gjejmë të dhëna interesante. Zakonisht paganizmi ngatërrohet qëllimisht me Civilizimin e Greqisë së Lashtë. Ndoshta civilizimi më prodhimtar për mbarë botën. Por, paganë ishin dhe fiset e egra që tronditën Evropën në Mesjetën e hershme deri në atë të vonën, dhe Iluminizmi ndodhi PASI popujt e gjithë Evropës dolën prej BARBARISË, pra u krishtëruan. 

Krishtërimi solli Humanizmin, parimin se jeta e njeriut është e shenjtë, dhe duhet respektuar. Humanizmi është tipar i krishterë, përderisa vetë Krishtit i drejtoheshin si Bir i Njeriut. Edhe Iluminizmi ka tipare të krishtera përderisa vetë Krishti thotë: Unë jam Drita e Botës.

Feja, gjithashtu, i jep një përgjigje funksionale ankthit të vdekjes. Sepse ne, njerëzit, jemi qeniet e vetme mbi tokë me ankthin se një ditë do vdesim. Kjo është e vetmja gjë e sigurt. Dhe për këtë ANKTH, duhej një përgjigje filozofike, që nuk mund të bënte me racionalitetin e sotëm. Pastaj, 2000 vjet krishtërim, si do i shpjegonit ju antiteistët RACIONALISHT? Si ka mundësi që 2000 vite, mund të hidhen ja kështu, në vrimë të halesë, nga qenie që mbi tokë do rrojnë, po të jenë me fat nja 80 vjet? E? 

Këta që nuk janë shumë fansa të rrëmbushjes kot, e quhen zakonisht mendimtarë e filozofë, kanë marrë mundimin të shpjegojnë ndryshe 2000 vjet njerëzim. Për çështje që nuk i përgjigjen aksidentit të çfetarizimit, që ka ndodhur ndër shqiptarë. Se mos gënjeni veten, nuk jeni pasardhës iluministësh ju... thjesht çfetarizimi u ka hequr formën e reaksionit racionalisht ndaj besimit fetar. Nuk është proces i ndërgjegjshëm. Shqipëria është mendërisht dhe prej mentalitetit, si në fillim të shek. XX. Nuk e ka kaluar asnjëherë stadin e racionalitetit iluminist. Unë veç shqiptarë "ateistë" kam parë, të gëzohen se kishat apo... 

Po cke mo shpirti Vanit?

Po shkon Vani mor, ku te doni ju...

xhamitë vidhen, se, thonë, kjo tregon që nuk ekziston zoti. Dhe nuk "i ndihmon" besimtarët e vet. Dmth vari leshtë që vidhen dhe shkaktohen dëme. Shifni se ka shumë pengesa ky mohimi i botëkuptimit, rrëshket shumë lehtë në nazizëm. Nuk është rastësi, që këta që e quajnë veten "ateistë" shqiptarë, zakonisht u dorëzohen supersticioneve - që nga kanuni, apo kjo feja tjetër "shqiptaria". Që nuk është gjë tjetër, fundja, veç mbivendosje e modulit monoteist të të menduarit. 

 "shqiptaria"

Ehhh kot nuk thone gjuha vete ku dhemb dhembi!!!

E para e punës, ja dhe ty. Idem me atë tjetrin. 

E dyta e punës, sigurisht. Ku dhemb dhembi. Përderisa "shqiptaria" është një koncept statik, dhe kryesisht historiografik, ekziston gjithnjë problemi që, kur të kërkojë dikush këtë koncept ta revizionojë, dhe t'i bëjë update, të shpallet prej fundamentalistëve injorantë si anti-shqiptar.

Ka edhe më... Ka ndodhur që përkatësia fetare, të ngatërrohet, apo të vijë në konflikt me atë kombëtare. Pra, njëra, të përjashtojë tjetrën. Dhe a e di pse? Sepse vuajmë (akoma) nga absolutizmi. Është tipar i krishterë dhe ky. Por, të jesh fetar edhe shqiptar, nuk janë dy gjendje përjashtuese, janë përmbledhëse. Moderniteti i sotëm, këtë ofron. Jo përjashtimin, përbashkësinë. Thënë matematikisht, emëruesi i përbashkët duhet ngritur disa herë, nga ai që kish qenë më parë. 

Thënë matematikisht, emëruesi i përbashkët duhet ngritur disa herë, nga ai që kish qenë më parë. 

Nga ta lesh e nga ta kapesh me ty? Hidhesh nga koncepti statik i shqiptarizmes te abzolutizmi i krishtarizmes, nga perbashkesimi i modernizmes te "theniet' e matematizmes!!!

Pastaj, matematika flet me gjuhen  e nurmave mor shpirti i vellait jo me proze! Kete thenien matematikore  e kuantifikon dot???

Pa he te shoh nje here sa te vlen lekura...

Te marrim vesh i kupton dhe vet ato qe thua apo...

Ore pa më thuaj një çikë, pse vetëm kërkon ti? Pse nuk jep gjë? Pse nuk thua versionin tënd? Pse di vetëm të jesh kundër? 

Do versionin tim?

 

Urdhero:

Ah sa i zgjuar. 

Po pse nuk bëhen dot bashkë shqiptarët, kur shteti i vet i vret psh, këtë nuk di ta thuash. 

(mos pyet)

Si tha ai, tek avokati i Djallit

Po pse nuk bëhen dot bashkë shqiptarët, kur shteti i vet i vret psh, këtë nuk di ta thuash.

Shiko, mua me vjen mire qe ti mendon se kam atribute enciklopedike...une e marr si komplimet. Faleminderit!!!

Sa per pyetjen...une e kam nje pergjigje, por eshte pak e gjate.

O budall, mos u bëj budall me pahir... se s'ka njeri nge të të mësoj ty.
Ore budall, nuk ka/ka pasur vetëm 2000 vite njerëzim, a e kupton kaq gjë? Ka dhjetra qindra qytetërime të tjera që na japin të dhëna se si ka lindur feja.
Ti fap vendos kohën zero e na thua: ja shiko se si erdhi Krishti e tha këtë e këtë e këtë, e këto patën këto e këto e këto pasoja. Po ky entiteti i Krishtit nga cila vërë doli, ia ke ndonjë çik idenë apo jo? Se, o çuno nuk lind asgjë ashtu me frymë të shenjtë. Kishte Egjiptianë para, yhy e sa të tjera qytetërime të paprova!
Perla: Edhe Iluminizmi ka tipare të krishtera përderisa vetë Krishti thotë: Unë jam Drita e Botës. - Ore gango, ke arsyetim të çalë, nuk është se tha ai tipi ashtu e dolën Iluministat nga bytha e majmunit. E kupton ça asocimesh po bën.
Pastaj, ia ke idenë se sa demagogë që kanë jetuar pak para e pak pas viti 0* ( smiley ) e quanin veten Biri i Atij? Ka historianë që merren e janë marrë me këto. ti vazhdon me përralla.
Ajo puna e ankthit, është e gjatë.
*se mos më thua se ngaqë e quajnë viti 0, aty ka filluar gjithçka, se do më bësh të fle që me pulat.

Kaq janë kompetancat e Kriskullit! smiley

e hoqëm dhe ktë hall. tani na ka mbetur ky tjetri

Rendi i pare i punes per papen e ri eshte "Ri-numerimi i votave ne ishujt Falkland"

Ky qenka papa i te parave.

- papa i pare ne histori qe nuk eshte europian

- i pari qe zgjedh emrin Francesco

Shen Francesku eshte nje shejt qe solli ndryshime radikale ne kishen katolike...mi auguro che lui non sia di meno.

Amerika Latine eshte vendi qe sjelle me shume vokacione ne kishen katolike, kisha e ka menduar si te nevojshme respektin ndaj kesaj rinie.

Me ADN dhe origjine prape Europian eshte.

me ADN eshte afrikan...

me ADN jemi afrikane te gjithe smiley

Jo po majmuna! smiley

hallall CNN!!! 60 sekonda rresht e ka filmu flamurin shqiptar; me nja 4-5 sekonda fokusim... Kameramani sdo ta ket njoft ne fillim... smiley 

A thu ka pas gisht PF???

Ne boten e nendheshme te kameramaneve asgje nuk ndodh rastesisht!

kushedi kujt i ka hap dosjen... smiley 

Aha, ate kameramanin e CNN e hoqen nga puna. I ishte blloku trekomshi dhe ai trapi vazhdonte te filmonte flamurin pa i ra ndermend qe ta hiqte kameren nga trekomshi dhe te vazhdonte te xhironte ne shpatull qe te mos humbte evenimentin. Emocionet...cun i ri....

Cfaredolloj historie te gatuash per publikun eshte OK me ne; ne te jemi mirnjohes, per cislamizimin e Shqiperise ne syte e botes... smiley 

Firmos:

Ortodoksi.

Merr:

Grupi Armiqsor i Kanadase

Bravo Zanes (per flamurin)! smiley

che la benedizione gli illumini la viasmiley

maroi dhe kjo pun.tashi kemi nji pap me merit dhe nji pap te zgjedhem.dy koka jan pak,tre jan shum,nji s'esht asigjo.tashi shpresoj per besimtaret qe punet e kishes te shkojne mir.sidoqofte shyqyr qe nuk u zgjodh asnji nga grupi i kardinaleve italjon.

po edhe une u gezova e nuk ishte nder kardinalet italiane..me sa duket po i therrasin mendjes...Azgjidhej Scola?Fashist e gjys mafioz,njeri kulisash...Ka zgjedhe nje emer te mrekullueshem per pape .Francesco.Eshte shenjti mbrojtes i Italise.Figure qe lind ne Assisi.Orator,u zhvesh nga çdo lloj pasurie ne sherbim te zotit.Francesco ishte shume i pasur ne te vertete.me pelqen ,eshte nje nder emrate sime bije.

 u paska dash ktu  smiley

Plasi tifozlleku i argjentinasve. Ole, ole, ole! smiley

Në fakt nuk ishte pa gjë ai dyshimi për ndikim komunist prej PPU. Nga Amerika Latine prifti ose është ultra-konservator ose është Revolucionar. Kur pashë që ishte argjentinas për një moment prita mos Papa dilte me një bluzë të kuqe VIVA EL CHE!

Pastaj e pashë të veshur si Papë. Serioz, autoritar. I ngjante pak si Piu XII. Personalisht them që do i ngjajë Piut. Francesk, Emër i papërdorur më parë. Shumë karizmatik.

 

Nuk e kam lexu

Po cunat ku jane te bazuar di gje ne shqiperi apo diku jashte???

Njerin qe e njoh personalisht, ne Shqiperi eshte.   Ka dhe te tjere nga Kosova e gjetke.

Sa i bukur dukej flamuri shqiptar , e dha perseri para ca minutash se ne fillim nuk e pashe .

yll yll i bukur smileysmiley

Prite kur te nxjerri  shkrimin Lubonja neser: "Shfaqje e shemtuar e tribalizmit shqiptare ne Vatikan"

O Elba, po sikur e hoqem yllin nga flamuri moj vajze?

flamuri yne ka pas lidhje nostalgjike me yllin per nje kohe te gjate , po kjo sdo te thote qe edhe pse nuk e ka me , nuk duket prap si yll i bukur smiley

eshte fjala - o ca ylli ishte ajo smiley ose ai smiley

Aha, hiç menjes un.

Ja dhe ky papa i ri:

Gay marriage is a "machination of the Father of Lies." Adoption by gay people is discrimination against children. Words of wisdom from the new Pope who distanced himself from the liberation theology movement (the priests and nuns who actively opposed dictators and took risks for social justice). Cristina kirchner, President of Argentina, said the Catholic Church under his leadership in the country was reminiscent of "medieval times and the inquisition."

Sa shume te pelqen kjo teme ,,me duketse ke qejf me u ba ikona gay e peshkut qe jo detyrimisht duhet me qene gay...

Po dhe ty ama syte te gayt te shkojne direkt.

O shoqja Zana, po sikur fëmija jote nesër të të thoshte "nënë jam lezbike!" si do silleshe? Gjithnjë papën përkrahu? Pyes meqë besoj se e ke përgjigjen gati.

Behet fjale per martesat gay dhe biresimet nga ciftet gay.Prape pa lidhje ti?

Ça thua?

Te kam thene edhe nje here tjeter lexoji mire mesazhet qe nga fillimi.Zana nuk eshte kundra gay-ve po kundra martesave gay dhe biresimeve,per keto po behej llaf.Po ti lexon nje rresht e yxhym pergjigjen.Me vjen keq se je edhe I djathte.

Ore ça është Zana e njoh mirë unë.
Unë nuk dhashë përgjigje, unë pyeta!
Tani ti ule çik marshin, se s'je veçse një ndërfaqe apo personazh.

Se quaj veten të djathtë unë, vetëm sepse ca bij krimbash komunistë kanë uzurpuar partinë socialiste, për shembull.

kur te ndodhe do te te them se si do sillem....nuk do ndodhe....

lëre, lëre se tani po i dalin petët lakrorit motra. nofkën e paska marë për nder të saverios...

Sa bukur e paska thone.Une sjam fetar por kjo eshte e vertete.

Pakapo tregohu pak ma realist...po flasim per Papen, drejtusin e Kishes Katolike, nuk po flasim per drejtorin e Institutit te Gjenetikes ne Johns Hopkins!

Fakti qe Kisha sot e kesaj dite mundohet mebaj gjalle nji gjuhe te vdekur tregon shume per te. Mos fillojm pastaj qe Kisha hoqi dore nga mallkimet e hebrejve ne liturgjine e vet nga mesi i viteve 70...te shekullit te kaluar!

Mua ky Papa i ri mu ka duk se i ngjante shume Ramiz Alise ne pamje te pare. Mbase dhe ky ka per te qene reformatore si Ramizi. Prite zot mos i len Kishes prshqesh ekuivalentin e Berishes te Vatikanit...larg qofte!!!!!! (Thuj AMEN) 

Mbase dhe ky ka per te qene reformatore si Ramizi.

smiley

E keputi Ramizi me reforma mo.  Shihe c'thote presidentja e Argjentines per te.

Presidential e Argjentines eshte komuniste besoj.Mos do te na vesh te lexojme dhe veprat e Enverit tani .

Jo, eshte peroniste. S'ka lidhje hic me komunizmin. 

Sa mire ja paska bo papa tipave si ty i pakapshem. Kokes i paska rene pallavrave te juaja 

Je e tipik trushplar me bindje fideistike në këtë fushë.
Se fijet që lëvizin mënyrën e të menduarit të njerëzve pa sens kritik janë të njëjtat. Mekanizmat i ka shpjeguar G.O.
Po këtu më shumë ke një qëndrim provokativ apo si pasojë e qëndrimeve të tua të mëparshme që t'i kanë lidhur duart e nuk të lënë të ndryshosh mendim.

Or trrupiset islami na urdheron te kerkojme dijen qe ne rreshtin e pare te kuranit kur thuhet lexo, meso, kerko dijen kshuqe mos na trego bindjet fideistike o protestanti vogel. Islami si fe bazohet ne logjike po cfaj ka islami qe ty sta pranon trruri qe je krijuar por kujton se ke ardh ne jete nga krijimi spontan kshu kot me kot yrri byrri

Ky Papa i ri qenka akoma me BURRËRINË mër jahu! Edhe ky simbol fallik i Pantagonisë.

Mendimtari dhe fetari e artisti, opinionisti dhe besimtari, "peshkojne" ne te njejtat ujra(ketu ...persethati) peshq te ndryshem; " kallamat e tyre shpirterore", pavarsisht se jepen e perkulen ne vale te ndryshme,ne fakt vibrojne ne rezonance me harmonine e universit....ose Mendjen e Zotit, po sipas kodeve te gjuhes fetare, te cilat krijuan njeriun.."Si shembelltyre te Tij.
Harmonia "ideale" e universit behet reale kur .... Trinia zbulim, zbulese dhe frymzim udhezojne perkatesisht vepren filozofije, fetare apo artistike, erkatesisht drejt idealeve te vertetesise, miresise dhe bukurise, te cilat konkretisht realizohen perkatesisht nepermjet shkences,politikes ...dhe ekonomise, gje qe sipas gjuhes se kodeve fetare, do te thotevse..."Qielli... zbret ne toke"

Grava, sa te bukur e paske kete imazhin e kallamave qe perkulen harmonishem, mu si pikture kineze.

Aborti, shumë temë interesante... 

 

Dëshira e PranverësPër 8 Mars 2013, në ditën ndërkombëtare të gruas, temën e aborteve në Shqipëri e kishte rrokur televizioni gjerman ZDF (kanali i dytë i televizionit publik). Në emisionin shumë të shikuar informativ “heute journal” (zhurnali i ditës) raportohej për një traditë të tmerrshme, një traditë përbuzëse ndaj njeriut, një traditë këtu afër, “në Evropën tonë”, në Shqipëri, siç thoshte moderatori në paralajmërim të kronikës.Kronika fillonte me Pranverën, një grua e hareshme, shtatzënë në muajin e gjashtë, e cila thoshte se nuk ka rëndësi a është fëmija “vajzë apo djalë” – ndonëse “në fakt dua një djalë, sepse burri im do djalë…”.Pastaj ekipi i televizionit ZDF vazhdon udhëtimin drejt Mirditës, atje ku duket se është ndalur koha. Këndej vajzat nuk vlejnë aq. Maria Magjoka, zonjë shtëpie, thotë se ka pasur “tri dishtime” (tri aborte), por pastaj “zoti ma dërgoi këtë djalë”, Altinin, i cili trajtohet ndryshe nga motrat e tij, nuk detyrohet të punojë aq sa punojnë motrat dhe është i privilegjuar edhe në tryezën e ushqimeve.Maria Magjoka tregon: “Burri më tha: ose më bëj një djalë, ose të përzë…”. Dhe Zoti “ia dërgoi” një djalë Marie Magjokës, e cila i përket pakicës katolike në Shqipëri, ku, sipas fesë, aborti është i ndaluar, por në Mirditë përparësi ka tradita shqiptare dhe jo apelet e Vatikanit. Familja Magjoka jeton nën një kulm me një lopë dhe me një dhi. Nënë Maria thotë: “Vajzat martohen…”. Domethënë: largohen nga shtëpia, nuk kanë vlerë, sipas saj. Djali, ndërkaq, mbetet në shtëpi.I gjithë shkrimi këtu. Me kë "të jesh" në këtë pikë? Me kishën katolike, apo me traditën shqiptare?Apo: Si një luftë për liberalizim e femrave, u kthye KUNDËR vetë femrave. Duke i vrarë që pa lindur. 

e gjeta qe dje qe nuk do ishte europian.  

nashi fjalen po ja u le juve qe ta lodhni deri ne telehje. 

Hajt urime. Shpresoj shume qe ky pape te jete nje tip i vrenjtur,  serioz, konservator, i qendrueshem. 

Kane filluar argjentisat ne internet te thone qe ky Jorge paskane qene mbeshtetes i juntes ushtarake te viteve 76-83 ne Aregjentine, si dhe po hetohet per bashkunim ne krime ndaj njerzimit me diktatoret ushtarake.

pakapo, une them qe po te organizohesh me Artin, kerkimi do te ishte me efikas ne google. Ndani fushat. Psh njeri analizon formimin, shkollat, universitet e kryera. Tjetri karrieren, jeten publike. Tjetri (akoma me mire nqs bashkohet grupit nje i trete) jeten private, shijet, preferencat, historine familjare. Pak organizim.

Ty do te leme jeten private, shijet, preferencat e historine familjare.

po pse ça dune robt, prift/pape revolucionar ? 

kete vetem neper filma e gjen.

Jo une dua te shkrihet kisha katolike komplet si nje institucion i qelbur, po e kam fjalen qe normalisht papa s'do ishte fare ndryshe nga ai meparmi, sepse keshtu e kerkon dogma dhe historia institucionale e ketij institucioni.

Pse vetem kisha katolike? Po xhamia? Po tempulli budist? Ky eshte diskriminim. Aa te lutem shume, po tregohesh racist! Me vjen keq. Sidoqofte une mendoj qe nqs ti me te vertete e ke kete deshire, (shume te respektueshme,fundja eshte bote e lire), duhet te kalosh ne akte konkrete, jo llogje interneti. Dmth ndonje bombe. Ose ndonje akt proteste ekstrem si psh nje bidon me benzine dhe i ve flaken vetes ne San Pietro ose ne Meke.  Thjesht ide.

Kisha katolike si institucion or taj, e jo si ndertese.  Dhe po jam per shkaterrimin e cdo doktrine fetare si perversitet mendor dhe rrezik ndaj civilizimit, dhe s'ka aspak nevoje per bomba e shishe benzine ndaj objekte fizike kulti.  Lufta eshte ne fushebetejen e ideve, e arsyes, llogjikes, provave empirike.  Feja ne kete fushbeteje ka nja 200 vjet te pakten qe eshte ne anen humbese, dhe me rritjen e dijes shkencore dhe perhapjes se saj nepermjet teknologjise, fundi i saj nuk eshte larg.

Qarte qe flet per istitucionin, jo per ndertesen. Por shkaterrimi i kishes (ose xhamise, ose budizmit) kalon nga gjeste simbolike. Ti godet ndertesen e kishes, godet kishen si istitucion. Edhe Bin Laden, per te luftuar kapitalizmin jo me kot goditi dy kullat e WTC, simbol te kapitalizmit. Ti per mendimin tim humb kohe me llogje interneti. Ve ndonje bombe ne San Pietro ose ne Meke. Ose vrit veten. Pse nuk vret veten ne shenje proteste ndaj kishes katolike?! Mund te behesh martiri i pare i kesaj kryqezate antifetare.

Keto veniet e bombave e vetvrasjet per martirizim thuajua fetareve.  Keto jane specialiteti i tyre, meqe besojne se shkojne ekspres ne parajse e ulen te gjunjte e zotit kur vdesin ne mbrotje te fese se tyre.  E bera te qarta qe mostolerimi eshte ne fushen ideore e bisedore.  S'ka nevoje hic per gjeste simbolike te tipit te akteve te dhunshme sic propozon ti.  Keto persekutimet e dhunshme jane eskluzivitet i fetareve.

Po s'ta ve kush veshin pa akte konkrete. Dmth edhe me akte konkrete proteste ekstreme besoj qe me shume te marrin per te cmendur, po hajt mo, e provo robi njehere.

Une nuk mendoj qe nje kamikaz eshte "mysliman i mire". Nje psikopat trushpelare po, por nuk besoj qe ne Kuran te thuhet, shko e vraj 1000 te pafajshem.

Keto persekutimet e dhunshme jane eskluzivitet i fetareve.

Faktikisht ideologjite, qe kane prodhuar me shume dhune e viktima (nazizmi e komunizmi) jane 100% pagane ose ateiste.

Mos u be merak ti se kush ma ve veshin mua.  Une s'jam i vetem, perkundrazi trendi i njerzimit eshte drejt braktisjes se fese.

Ti mund te mendosh shume gjera, por kjo s'do te thote qe ke te drejte.  Ne Kuran thuhen shume gjera, dhe aty gjehet justifikimi per cdo gje perfshi dhe vetevrasjen ne mbrojtje te fese, ose me sakte martirizim ne mbrojtje te fese.  Gjithashtu tregon qe s'i njeh mire kamikazet, te cilet i kane dokumentuar goxha mire veprimet e tyre dhe qellimet e tyre, dhe s'duken hic si "psikopate trushpelare" por te ditur goxha mire mbi fene e tyre (ketu mund te argumentohet qe kjo pikerisht i ben psikopate trushpelare, sepse besimi fetar per mua eshte pikerisht semundje mendore).  Hidhi nje sy perqindjeve te frikshme te myslymaneve qe mbrojne/aprovojne/justifikojne bombardimet kamikaze ne mbrotje te fese. http://cnsnews.com/node/53865  Nuk jane hic nje minoritet i vogel ekstremistesh "trushpelare psikopate", e biles ne ca raste s'jane hic minoritet fare.

Sa per kete pohimin e fundit, jo vetem qe eshte i pasakte por dhe i pandershem intelektualisht.  Se pari edhe po keto ideologji te kene aspekte ateiste apo pagane, nuk ka asnje lloj prove qe pikerisht ateizmi apo paganizmi ne vetvete jane shtytesa per kryerje e krimeve makabre.  Ne fakt ngritja e ketyre ideologjive ne nivele dogmatike fetare mund te quhet me shume shkak per krimet makabre se ndonje element ateist a pagan brenda tyre. Se dyti antisemitizmi gjakatar i nazizmit i ka rrenjet padyshim ne antisemitizmin historik kristian (qofte katolik e qofte protestant gjerman), qe i shikonte cifutet si vrases te Krishtit, si mohues te tij si Mesi, si gjakpires femijesh kristiane me ritualet dhe festat e tyre, si helmues pusesh etj etj.  Me pak fjale Hitleri dhe nazizmi nuk e sollen antisemitizmin tek gjermanet, po e gjeten mes tyre (ata vec e institucionalizuan).  Ne fakt vete Hitleri lindi ne familje katolike, u shkollua ne shkolle katolike, publikisht paraqitej si katolik, asnjehere gjate gjithe jetes se tij nuk e mohoi katolicizmin publikisht, dhe mbeti antar i kishes deri ne vdekje, biles e shikonte veten si hakmarres i krishterimit ndaj cifuteve, dhe as ai e asnje udheheqes Nazist katolik nuk u shkisheruan asnjehere nga kisha katolike.

O paku su lodhe or burre i dheut? Ti si me qen Pinderi ne byth or burre. Pro bythes kundra fese.

nuk ka si shkrihet, deri sa te kete pare Vatikani. pastaj njerzit duan nje alternative, se diçka ekzistuese nuk mund ta zevendesosh me hiçin. duhet saju diçka tjeter.

papa ka sot thjesht rol aktori. s'ma ha mendia se e merr njeri seriozisht. 

Gotta love that bird smiley Deshmitaret okulare thone se pasi ai(ajo) beri glasen mbi oxhak, me pas cuditerisht doli tymi i bardhe nga oxhaku...Miracolo...Miracolo!!  smiley  

dhe tymi doli :

Hej, për këta anti-teistët prapë, që çuditërisht, janë nacionalistë të mëdhenj. 

IT heretik -  13 Mars 2013 - 23:55

Të mëdhenj mër jahu

thnx heretik!

Me kë ngjan kjo narrativë: si fillim, ne jemi një komb i stërlashtë, që dikur jetonte kudo në gadishullin Ballkanik, e quheshim Ilirë. Pastaj u pushtuam, nga romakët, nga bizanti, nga turqit osmanët, dhe kombi, identiteti ynë pësoi kancere, lëngime e gjëma e kolera dhe leprozitete, na u prish raca, fara e gjaku etj...  

?

E dini që një pagan, nuk kishte këtë formë, modul mendimi? 

si su rehatut i here mer aman smiley

Shyqyr thuj qe s'ia kan lon parlamentit shqiptar ket pune, se do kishte sharru mileti per pape.

Urime katolikeve. Ishalla kon ra rehat. Shyqyr kto ke shkolla sime bije u qetsun. Goxha burre i pashem qelloi ky i riu.

Kishte ndonje kardinal shqiptar ne Konkave?

flm.

Nuk ka kardinale shqiptare. I vetmi ka qene Koliqi. Me pelqeu Papa i ri, te pakten persa i perket anes pamore dhe menyres se tij per tu prezantuar. Kuptohet qe Pape si Gjon Pali i I-re (Albino Luciani) nuk kam per te pare sa te jem gjalle, se ai ishte "rruga e Zotit", por c'e do qe e vrane pas 30 ditesh papat.

T'i hedh pak benzine?

"L'isola del silenzio" di Horacio Verbitsky, l’inchiesta coraggiosa che getta luce sul silenzio della Chiesa durante la dittatura argentina e che coinvolge alcune delle figure più importanti del Vaticano tra le quali Papa Francesco I.

 "L'isola del silenzio" di Horacio Verbitsky, l’inchiesta coraggiosa che getta luce sul silenzio della Chiesa durante la dittatura argentina e che coinvolge alcune delle figure più importanti del Vaticano tra le quali Papa Francesco I.

Nga një koment për Totem dhe Taboo tek Amazon. 

Parricide, guilt, cannibalism--what's not to love?

 

Një nga HERONJTË KOMBËTARË dhe historikë të Bullgarisë, car/knjaz Boris I Michael.

Ky e ktheu Bullgarinë nga tribu fisesh në Perandori, pasi u konvertua në krishtërim.

Bullgarët kanë bërë dhe një film për të.  

S'kish si te ndodhte ndryshe, katoliket duhet te falenderojne Chavez. Ish-shoferi i autobuzit, Presidenti i perkohshem i Venezueles Nicolas Maduro, thote qe eshte Chavez ai qe e ka influencuar Krishtin qe te zgjidhet nje Pape nga Amerika e Jugut.

Viva la revolucion!

Zgjedhja e Franceskos rezultoi si alfabeti i Adhamudhit: Të shkruajmë me shkronja latine që të kënaqen të krishterët, por të shkruajmë nga e djathta në të mëngjër që të kënaqen myslimanët.

Më në fund një Papë joeuropian..me prindër italianë.

Nga një anë është lëvizje e zgjuar. E zgjuar sepse  Vatikani në Europë i ka mbyllur hesapet si qendër fetare. Është qendër turistike e rëndësishme dhe bankë e fuqishme. Në Amerikë është tërësisht i  parëndësishëm. Zezaku nuk mund të zgjidhej sepse mbështetësit katolikë janë konservatorë dhe përgjithësisht racistë. Amerika e Jugut ka mbetur bastioni i fundit katolik.Dhe meqë u lodhëm nga papët europianëë, ja ku kemi një italian joeuropian. Kështu e bëri edhe Eduardi i Anglisë me Uellsin. "Do u jap një princ të lindur në Uells, që nuk flet asnjë fjalë anglisht! Qe, djali im njëjavësh që lindi këtu në Uells". Por a do shpëtojë Vatikanin italiani joeuropian?

Vatikani ka marrë fund si institucion fetar, jo sepse "shkenca ka mposhtur fenë". Përsa kohë që njeriu ka Tru Ballor, do besojë tek absurdja, tek "supernatyra" tek "shpëtimtari". Shpesh suksesin dhe mbijetesën e Vatikanit (dhe të fesë në përgjithësi) e justifikojnë me "2000 vjet eksperiencë" dhe "njohje e thellë psikologjike e turmës". Pallavra! Feja është dhjetëra mijëra vjeçare. Vatikani dhe monoteizmi në përgjithësi, është thjesht një "Matrix Reloaded" i feve të lashta. Asgjë origjinale, asgjë e jashtëzakonshme. Gjithmonë ka patur ateistë, gjithmonë ka patur besimtarë, gjithmonë ka patur njerëz supersticiozë. 

Vatikani ka marrë fund jo sepse mungojnë besimtarët. Por sepse vetë sistemi i sotëm i jetesës favorizon protestantitzmin. Katolicizmi është i lodhshëm, ritualisht i stërzgjatur. Protestantizmi është shumë më praktik. Prandaj edhe fetë tradicionale (hebrenjtë/katolikët/ortodoksët)  do shkojnë drejt afrimit, sepse janë specie në zhdukje. Katolicizmi si më i avancuari është edhe më i rrezikuari. Përjashtim bën myslimanizmi. Por edhe myslimanizmi është si protestantizmi, dmth nuk është i unifikuar dhe megastrukturë.

 

Lexoje këtë: Admit it! You hate your Dad!, January 11, 2002

Bëj ndonjë koment. 

Problemi yt është se ke probleme me identitetin. Është psikologjike që njeriu ka nevojë t'i përkasë një familjeje, një fisi/fshati/qyteti/krahine dhe një kombi. Dmth si biçim hierarkie e Mazllout, apo Mazllëmit siç e pagëzonim dikur. Nuk e di a të mungojnë të gjitha këto shkallë, apo thjesht preferon t'i mohosh. Deri këtu është problemi yt personal. Nuk mund të të paragjykojë askush, madje ata që të kanë afër e kanë për detyrë të të ndihmojnë. 

Por, e keqja është se ti nuk ke vetëm probleme me identitetin personal. Ke alergji nga identiteti në përgjithësi. Si rrjedhim motorri yt lëvizës i ekzistencës tënde është mohimi i identitetit  të të tjerëve. Kjo të shtyn të flasësh budallallëqe të pashoqe.

Psh. ti akuzon të tjerët si "mesjetarë" dhe mbron fe të mbrujtura në  Mesjetë. Hiqesh si liberal i majtë, dhe mbron me patos fetë më konservatore dhe që kanë qenë historikisht mbështetës të së djathtës, madje edhe asaj më ekstreme. Përfshi këtu edhe papën e fundit, dhe atë të parafundit.

Tund flamurët e demokracisë dhe mbron fetë që në thelbin e filozofisë së tyre kanë Monarkinë Absolute. Hiqesh si mbrojtës i lirive të njeriut, dhe mbron fetë që i konsiderojnë të mallkuar dhe demoniakë homoseksualët. Madje nuk pranojnë as përdorimin e prezervativëve si mbrojtës të shëndetit.

Akuzon të tjerët si "supermasklista" dhe mbron fetë që femrën e konsiderojnë shërbëtore të burrit.

Dhe të tjerët janë mesjetarët, janë "fashistët", janë "shpellarët", janë "maskilstat"!

Dhe mjaft m'u vare si hallate dashi! Tyç. E ke marrë kaq personalisht saqë të ka rënë përtokë maska e "të moderuarit modernist". Klluf i përdorur.

Mirë, po të duash, do të dërgoj një sample të më bësh dhe analizat e urinës po deshe, po unë të kërkova mendim mbi idenë e Frojdit. Nuk të ngacmon fare intelektualisht? 

Alain De Botton, është dhe ky ateist dhe flet mbi rëndësinë e besimit, si formë organizimi, mënyrë identifikimi, ideologji etj. Ato kanë eksperiencë mijëra vjeçare në këto gjëra. Ju racionalët, 2000 vjet njerëzim, nuk dini t'i shpjegoni racionalisht, how so? Edhe ti më drejtohesh në mënyrë të tërthortë, përderisa jep përgjigje çka unë shkruaj. Unë e bëj sinqerisht, të drejtohem drejtpërdrejt. 

Dmth, që të flasim për temën, si të duket një narrativë e tillë: Ne, njerëzit, i përkasim një grupimi gjysëm-kafshësh dikur, që vrisnin qeeneen dhe hanin njeri tjetrin, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Mirëpo, kjo gjendje, stimuloi disa tipare që kafshët nuk i kanë, siç është ndjenja e fajit... dhe për të luftuar këtë ndjenjë faji, u përdor si përkujtesë, ideja e fajit. Pra ideja se mund të rrëshkasim e kafshërohemi prapë. Dmth... imagjino ata bijtë e dikurshëm se çfarë problemesh psikologjike mund të kishin: babai u kish q... nënën e motrat, u kishte kastru vëllezërit, ca madje i kishte ngrënë, dhe këta për.. hear this: HAKMARRJE, e vranë, dhe i hëngrën trupin? How to get out from this shit? Ndonjë ide? Sikur tu kujtohej ndjenja e fajit të përbashkët, në mënyrë që të mos përsëritej, ishte fillim i mbarë. Më pas ideja që Biri i Perëndisë sakrifikohet për nder të tyre, që të fitojnë parajsën, është apoteozë narrative humanizmi. E ke idenë se çfarë do të thotë që Heroi tënd, të të vritet e kryqëzohet e të vuajë përpara syve të tu? Normalisht, do ndjesh empati, për çdo qenie njerëzore, jo? Në fakt në 300 vitet e para të krishtërimit, këta të fundit, ishin më humanët se gjithkush tjetër. Prandaj u përhapën aq shpejt. Nga rreth 1000 veta, në 38 milionë. Veç në 300 vjet. 

Po akoma, për fansat e të vërtetës pa doreza, si do dukej që në çertifikata të shkruhej: doli nga pidhi i nënës, në datën XX.XX 198X? Në vend që të shkruhej "lindi". E vërtetë është edhe kjo, apo jo? 

Ok, dërgo analizat e urinës dhe të feçes.

Po të kesh temperaturë, po vij të të vë termomentrin.

Unë thjesht të faktova që mungesa e identiteti të çon në disekuibër mendor.

Psh, ty nuk të bën përshtypje që fjalët e tua të nxjerrin ose skizofren (mendim i dyfishtë alla-orullian) ose hipokrit. Dhe kur të tjerët ta vënë në dukje, ti bën sikur s'ka ndodhur gjë, dhe fillon flet për eposin grek.

Dhe ti pret që unë të të marr seriozisht? 

Ku di unë... unë kam dyshime se ti, me identitet kombëtar kupton një narrativë të tillë që të të justifikojë ekzistencën tënde mbi tokë. Jo vetëm këtë të sotmin, por edhe të ardhmen. Dmth dëshira e zjarrtë tuaja për tu prishur e shkatërruar Vatikani, kisha, kishat, dogma e bla bla, është në fakt wishfull thinking. Se, si do mundej ndryshe të justifikohej ekzistenca e një shteti të çfetarizuar? Veç duke uruar të shkatërrohen kultet e kishat e dogmat. Ju u bëni nder shumë të madh hajdutëve të kishave dhe ikonave, really. smiley 

Mirëpo, bota rreth e rrotull, nuk i përgjigjet këtij realiteti që evokon ti - skemi çfarë të bëjmë. Fatkeqësi është. Hajt mo, se e gjen ngushëllimin, duke aluduar për prirjet e mia seksuale e të tjera. Pat yourself in the back i thonë kësaj. Unë në fakt, kam frikë se ti do shkatërrohesh, si arketip, nëse nuk ndryshon mendje. Kjo është arsyeja pse të shkruaj. Ndërro rrugë o i paudhë! 

p.s Tek e fundit, do duhet t'i përgjigjesh Frojdit o koqe, jo mua! 

 

Dmth dëshira e zjarrtë tuaja për tu prishur e shkatërruar Vatikani, kisha, kishat, dogma e bla bla, është në fakt wishfull thinking.

Ti paske vërtet temperaturë! smileysmiley

Pse je ti skizofren, nuk dmth që edhe unë kam personalitet të dyfishtë, edhe si Kavir, edhe si ai tjetri këtu rrotull që tha këto fjalë. smiley

Çap tek doktori, lëri yshtjet dhe ekzorcizmat. Nuk funksionon gjithmonë placeboja.

Le të flasim për identitetin. Atë kombëtar po deshe. Sipas Frojdit, monoteizmi, siguronte një parim moral.  Dmth, tek e fundit ishte gjetja e një ekuilibri midis marrëdhënies Atë e Bir. Normalisht, mbi këtë marrëdhënie atë e bir, njerëzit krruajnë akoma kokën, apo u sjell pështjellime. Dhe po flasim për marrëdhënie prehistorike, që yt atë mund të të hante - ndër të tjera. Pa le pastaj të mos flasim për synetin, që është praktikë mijëra e mijëra vjeçare e nuk është tjetër veç kastrim simbolik. 

Identiteti kombëtar, çfarë parimi moral ofron? Dmth duhet të bësh apo të mos bësh, çfarë? 

 

Një kandidat për polic, po jepte provim. Pyetja e parë:

Sa bëjnë një edhe një?

Pesë.

Sa bëjnë dy edhe dy?

Pesë.

Sa bëjnë pesë edhe pesë?

Pesë.

Pranohesh. Motivacioni i marrjes në punë: Këmbëngulës dhe tepër inteligjent!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).