Një nga filmat dokumentarë më të rëndësishëm të momentit, “Artisti është i pranishëm”, i artistes së njohur Marina Abramoviç, u shfaq për publikun në “Miza Galeri”

E veshur me një fustan të gjatë të kuq, flokët e lidhura bisht pas qafës, Marina Abramoviç qëndron e ulur në karrige bri një tavoline të drunjtë. Për më shumë se 30 minuta në karrigen përballë saj, njerëz të ndryshëm ulen për të ndier fuqinë që vjen nga kjo grua. “Marina Abramoviç më bën të qaj”, do të shprehej në blog një prej personazheve që qëndroi përballë saj. Në Muzeun e Artit në Nju Jork në vitin 2010, kjo ishte një nga performancat që mblodhi më shumë njerëz. Shikimi sy më sy me këtë grua që nuk ka frikë nga asgjë dhe mund të japë veten pa kufij, shpesh shkakton lot apo emocion të fortë tek publiku. Kjo është ajo çfarë ofron dokumentari “Artisti është i pranishëm”, një nga dokumentarët më të rëndësishëm të momentit, i vlerësuar me shumë çmime, ndër të tjera dhe me “Berlin Film Festival 2012 – Panorama Audience Award”.

Në Shqipëri, ky dokumentar u shfaq premierë në galerinë “Miza”, ku ishte i pranishëm dhe vëllai i artistes Velemir Abramoviç dhe Mladen Vusuroviç (drejtor i “IDFF Beldocs Beugrad”), të cilët bënë dhe një rrëfim rreth jetës së “gjyshes së performancës”. Ka qenë vetë dëshira e artistes, që ky dokumentar të shfaqej për publikun shqiptar. Ikona e artit të performancës, Marina Abramoviç, prej dyzet vitesh përçon reflektimet e saj mbi artin dhe botën nëpërmjet trupit, duke e shtyrë atë në limitet e tij, madje edhe përtej. Performanca si një stad mendor, i cili e shtyn fizikun të bëjë gjëra që normalisht nuk do të arrinte t’i bënte.

E lindur në Beograd, vajza e dy partizanëve, Marina zhvendoset në vitin 1976 në Amsterdam, ku njihet me artistin gjerman Ulay, i cili bëhet partneri i saj në jetë dhe në art. Lindur në të njëjtën ditë, të dy “shpirtra binjakët” sfidojnë egon e njëri-tjetrit për më shumë se një dekadë, duke kapërcyer limitet e tyre fizikë dhe mendorë nëpërmjet simbolikave shumë të forta, që sot janë imazhe ikone në artin e performancës. Dokumentari i Matthew Akers ndjek artisten në përgatitjen e retrospektivës së saj në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork në vitin 2010, ekspozita më e madhe që “MoMA” i ka kushtuar ndonjëherë artit të performancës.

“Më tepër se gjashtëdhjetë vjeç, por me një energji absolutisht jashtë së zakonshmes”, shprehet kuratori i ekspozitës Klaus Biesenbach. Marina punon me përkushtim të palodhur, duke treguar peshën e madhe administrative para ekzekutimit të veprës së saj. Me profesionalitet kinematografik vjen edhe rasti i ribashkimit, pas shumë vitesh, me të dashurin e saj Ulay. Bashkimi i duarve mes tyre është një nga momentet më prekëse të kësaj performance.

Nga 14 mars – 31 maj 2010 në “MoMA”, Marina Abramoviç ka qenë në dispozicion të publikut, në një dhomë të madhe bosh, ku ajo rrinte pa lëvizur për gjashtë ditë në javë, nga hapja deri në mbylljen e dyerve të muzeut, duke ftuar një nga një spektatorët në karrigen përballë saj. Filmi paraqet artisten, të përfshirë nga bindja që gjëja më e vështirë është të bësh diçka që i afrohet asgjësë, ndërsa fokuson shikimin në çdo person që ndodhet përpara saj dhe i dedikohet totalisht për sa kohë që tjetri do. Ashtu si në veprat e mëparshme (ndër të tjera, më e rrezikshmja e vitit ’74 në Napoli), ku artistja e vë veten në duart e publikut, krejtësisht e kërcënuar përpara objekteve historike të dhunës mbi trupin njerëzor. Trupi i saj bëhet objekti i performancës.

46 Komente

Sa qef , kjo ben leke , ata qajne

me ate rast ua qeth edhe paret

Shikoni mos e shkarkoni ketu.

Ketu Traileri.

Mua me ka emocionuar shume kur e kam pare per here te pare. Bravo Miza!

Une i pashe ca art "porno pervers" kesaj, me meshkuj lakuriq qe were humping the ground, me femra qe ngrinin fustanin dhe e kthenin ate hairy gjene nga pikat e shiut, me meshkuj me kostume popullore qe kendonin me pantallonat zberthyer dhe me full erection, e nderroheshin kur ereksioni humbiste, etj...
S'di pse e quajne art kete serbe te cmendur

p.s
Dmth, robt u mblodhen per t'u ulur ne nje tavoline me ekte, per t'i prekur duart e per t'i ndier fuqine? Really? lol Me te ndershem jane ata te jehovait. te pakten s'kerkojne leke.
art, i thone. ncncncncncncncncnc

mbushur me snob eshte kjo bote. lum marina qe i gjen ...

Faktikisht ti ke te drejte kur fut ne valle Deshmitaret e Jehovait: shijimi i nje vepre artistiko-letrare ka qene gjithnje nje akt besimi, braktisjeje me nje llaf. Problemi eshte qe sa me shume kalon koha, aq me rezistente behemi. Ja shiko Bradin poshte per shembull. E pengon hunda e Marines te qaje.

me ate hunde qe paska Maria vetem per te qare nuk te beka.

smiley me than te drejten mu ma shpifi icik se eshte edhe nate ktu

E arsyeshme .Dhe putanat jane qenie njerzore dhe kane te drejtat e tyre .Mund dhe te rrine veshur ose dhe çveshur , mund edhe te qajne , mund të krijojnë situata prekëse dhe gazmore. Respekte per keto shoqeri qe megjithse nuk hyjne tek Normalja dhe janë minoritet si mundësi për të jetuar si të paafta përveçse shitjes së trupit Pa CAK ,  pjesa normale e shoqerise i vlereson si e drejt e tyre per tu çfaqur .Biles dhe i Çmon  e u këndon me ëmbëlsi .Respekte manu Chao i vetmi që u këndon !

.http://youtu.be/ZivK8PmxPWQ

Ke ngatrru penxheren oidris. Putanat i ke te lajmet kryesore zakonisht. Dhe jane nga ato qe te rrjepin e s'te mbarojne pune.

“Marina Abramoviç më bën të qaj”

 

dhe Marina i tha:  ''qaj Makbule,  qaj...  qaj se te ben mire thone..smiley

 

 

p.s  si sdoli   ndonje femije  nga salla te thote: uaa,  ''mbreti'' qenka lakuriq..smiley

Marina eshte lakuriq dhe nuk duket hic keq smiley

si, ne kuptimin qe ''gezon shendet te plote''?smiley   se kemi pare,  posht e perpjet, femra  lakuriqe.. dakord.. asgje e vecante..smiley

Ne kuptimin qe she's still got it smiley

Jepi Marines ate qe i takon Marines smiley

good for hersmiley,  dhe per ndonje tjeter...

po une cpune kam  me te?    dmth as dua ti jap,  as dua ti marr...smiley

jo xhan ti je ne rregull...ne kot po flasim, ja ashtu si ne pergjithesi smiley

ja dermane, keshtu ka lezet.  themi jo ''dhunes''.smiley

Kur degjova per hapjen e galerise "Miza" thashe "Mos! Ma moren idene!" Emrat e kafsheve ne shqip jane shume cool. Imagjino: Bar "Mili-n'gona", "Xhi-rafa", "Ele-fanti", "Mis-konja", "Bubu-reci", "Ker-milli"...

...ça?-kalli,   ku?-nadhja,  kë?-ndesi..smiley

Nuk e di a eshte i vetete apo ja fus kot apo e ka pa ne ndonje enderr .

Restorant Iriqi  smiley

Ir-i-qi
Kar-ka-leci

M'u kujtua nje tip qe hasa ne nje furgon ne AL. Doli qe ishte historian dhe arkeolog shume i shquar. Me tha qe fjala maqedoni vjen nga Shqipja, sepse shqiparet u shisnin qe dhe u thonin "Doni ma qe", ose Ma-Qe-Doni? Kshu ma ndante dhe ai ne furgon kur ma tregonte. Ma-qe-doni? lol Me doktoratura tjetri. Kishte dhe zyre e nje unaze antike ne gisht, vec plencit si thes cimentoje.

Karkaleci, aty ku te shijon speci! smiley

smiley Mire qe s'ka thene "doni ma qepë?"

Ca ka, ca ka, ca ka? Ca ka te Cakalli?       Kur vjen mengjezi, kafen tek Bar Kendezi!   smiley              PS: I sinjalizoj adminave qe ka rreth 4 dite qe s'me punojne paragrafet.

Ok, her work is powerful. Do I want to see it again? I am not sure.

thanks finisterre.

E vetmja gje qe me pelqeu ishte ajo ideja e burrit dhe gruas me harkun e shigjeten, shume domethenese.

Ka njerez qe emetojne perreth nje energji te cuditshme, te percjellin nje kokteil ndjesish qe nga ankthi, frika, adhurimi, zbavitja etc.. Me sa duket artistja ne fjale e ka kete dhunti. Te lindur a te fituar, ska rendesi ne momentin qe flasim. It's there, it's a fact, she's got it.

Pune tjeter pastaj qe estetika qe ajo promovon eshte nje cik weird per ne smiley 

Marina eshte femer e fuqishme. perciell  energji, emocione  dhe mesazhe, kaq. zhvishet lakuriq   dmth perdor trupin e vet per te perciell nje  mesazh te caktuar  tek ndjenjat e shikuesve, te cilet meditojne .. kjo,  nuk do t thote se eshte prostitut  smiley eshte tip  artisti . shume interesante per mua! 

Bullshit!

Se pari, autori i artikullit duhet informuar qe nuk kemi kurrsesi te bejme me "nje nga dokumentaret me te rendesishem te momentit", pasi kjo di ti jepte atij statusin e nje dokumentari artistik, nderkohe qe filmi ne fjale eshte me se shumti i natyres televizive. Per shembull, mjafton te shikosh menyren se si jane filmuar te intervistuarit dhe te krijohet ne çast pershtypja se kemi te bejme me nje dokumentar nga ata qe trasmeton 'national geographic' a ku di une, e qe perpiqet me veshtiresi te fshehe natyren e tij prej reportazhi (deri edhe googli paska inteligjencen qe fjalen logorrhea ta perktheje "lum fjalesh"; ne rastin tone ne fakt kemi te bejme me nje logore imazhesh, "lume imazhesh", dmth reportazh). Ose, nese fjala reportazh duket pezhorative, le te themi se kemi te bejme me nje dokumentar ku pjesen kryesore e ze kronika e performances se Abramovicit ne 2010 ne NY dhe kaq. Pra filmi nuk ka asgje prej dokumentari-portret (biopic) siç mund te kete nje "Z-32" , "Rruga Santa-Fe", "Asgje mos ndrysho", "La danse", "E quajne Sabine" apo "By the ways" (permenda disa dokumentare qe me eshte dhene te shoh keto 10 vitet e fundit).

Kaq per filmin (qe e pashe fale linkut te vendosur ketu).

vijon (per pamundesi 2400 germeshi)
 

 

Te flasesh pastaj per punet e Abramoviçit eshte krejt tjeter gje. Nuk kam patur asnjehere mundesine te shikoj ndonje performance te sajen. Teorikisht, une di qe arti trupor eshte nje nga zhanret me misterioze te Krijimit Kontemporan. Di po ashtu qe ka qene fort i levruar ne vitet '70 (te famshmet performanca seventies). Por vetem duke pare filmin (qe siç thash me lart, nuk me mundesoi te verej ndonje gje - por e perseris, ne kete rast eshte faji i filmit e jo i artistes), arrita t'i bej kete pyetje vetes : ç'mund te kete mbetur ne 2010-n, nga subversioni i performancave seventies?? smiley Sepse, nese nga njera ane sot kemi realisht nje marrje persiper te rrezikut fizik dhe nje angazhim total feminist, nga ana tjeter kemi fytyren e nje artisteje tek te 60-at, por artificialisht te lemuar...
S'di... . Por à priori jam fort skeptik...

 

ps: regjizori mund te na e kish kursyer muziken qaramane qe kerkon me çdo çmim te na ofroje sensacionalen, nderkohe qe ato fytyra te perlotura, nese do kishin nevoje per diçka (ne dokumentar, sigurisht), pa dyshim qe kjo do ishte heshtja.

I ke thene te gjitha!!!

Mua me duket bullshit , per te qare jo e jo , po me vinte per te qesh kur qanin ata budallenjte kot , per ca ? pse i jepte kjo shikim "te sinqerte" lidhur me perrallat me leksione qe i thote njerezve ca duhet me be e ca jo ??

bah

nqs vertet nuk ke asnje person ne jete qe te te fali nje shikim te sinqerte ty , atehere qaj sa te duash pa pas nevoje per Marinen . rroft arti !

Rrofte energjia thuaj, energjia per te jetuar me artin. e imagjinon veten ti ne moshen 66-67 vjec cmund te besh ? smiley rri tani mos u bo xheloze! smiley

jo jo nuk behem xheloze , Zoti me ka marr me sy te mire qekur linda deri tani smiley me vone se di

vërtet zoti të ka marë me sy të mirëpo vjehhrra të paska lënë jashtë ktë natë

kshu vjen kjo pune , ti provoko e tall b..n ne te kthejme pergjigje , edhe si perfundim ti fitove

leshte currit ?

m'je qep me komente si zevendesi grave fadilit , dje kerkove gelqere te bardhe sot e dashke me bojna smiley

na shuaj nje kureshtje - sa shume gezohesh kur arrin te pergjigjesh

ti fiton ti , ishte faji im smiley nuk do perseritet me , ti je fitimtari

eshte rruge e gjate e gjate deri tek 66 vjecet,  te ruash energjine ne ate mosh dhe te besh nje art si ajo "lakuriq"  transparent, ku shumica e femrave ne ate mosh fshehin rrudhat e lekures nga plakja, eshte e vecante  smiley Ti thua me vone se di, ajo prandaj eshte interesante ben eksperiment me trupin e vet per te shikuar labirinthet e njeriut ..

Kjo eshte nje idiote qe vetem art nuk ben.... kjo eshte pjese e skenarit per shkaterrimine te bukures, dhe arti ka nje vend te vecante nga me kryesoret aty. Gjate gjate ka lidhje me ate   'Diktaturen e relativizmit' per te cilen ka fol i emertuari i koheve te fundit. Fakti qe eshte edhe cifute i fryn me shume ererat e konspiracive.

Te ishte per ne Shqiperi kjo do kishte vdek per Buke . Do dilte nja dy dite Lakuriq dhe aq .Ja do mblidhte pare per nje jave BUKE . Po pastaj ...Ah Arti zotrij ...Ah Abramovic sa e fresket ...Do vinte dhe Jozefina , do mblidhte Kryesine dhe Grupin e Patozit dhe do deklaronte  " Ja Pame dhe kesaj " Ja kaq do ishte !

Fale qyteteve Milioneshe si Ny ku te pakten 100 mije ne dite vijne verdalle me xhepin Plot dhe ah - oh  s'dine ku ti prishin , kjo lloj speciesh del se nuk ka asnje Lloj Vlere TERESORE ...Nje femer e zgjuar qe di se si del LEKU pa pune edhe ne moshe te madhe . Hiq rrobat merr poza dhe ben ca te qajne smiley  Le te mesojne prej shembellit te Gjyvendeve fermeret tona dhe mos te rrine gjith diten duke i rene Qylykes ! Dhe mbi te gjitha mos te genjehen nga Rruli e Berisha " se fermeret tona zotrie punojne te lira "

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).