"Qeni që leh nuk të ha" madje nëse atë arrin ta lidhesh dhe ta ushqesh mirë, ai as nuk do të leh.

Me duket qe kete shprehje popullore me se miri e ka kuptuar Nikolla Gruevski i cili po e aplikon vazhdimisht me politikanet shqiptar.

Nje lajm i madh, nje gezim i madh dhe nje arritje e madhe, u konsiderua vendosja e Talat Xhaferit (komandant Forina) ne krye te Ministrise se Mbrojtjes se Maqedonise. Por akoma pa mbaruar ky gezim e kjo buje per kete arritje historike, filloi rrahja historike e femijve shqiptar neper rruget e qytetit te tyre. Rrahje te cilat sikur na thone: Fakti qe keni Ministrine e Mbrojtjes nuk do te thore qe jeni te mbrojtur.

Madje mua me duket sikur duan te na thone:

Ai qe sot eshte Minister Mbrojte ne Maqedoni, ju mbronte me mire kur nuk ishte i tille, sepse tani ai duhet te mbroje Maqedonine nga armiqte (qe ne mendjen e maqedonasve te tille jane kryesisht shqiptaret).

Dhe keshtu i bie qe nuk kane marre shqiptaret Ministrine e Mbrojtjes, por kane blere maqedonasit nje komandant shqiptar.

(ndoshta nje dite kur Shqiperia te behet, kjo ikje e komandantit tek ministria e mbrojtes se Maqedonise, mund te shihet edhe si tradheti, si ikje ne krahun e armiqve)

UCK-ja....

Forca e armatosur nga e cila Talat Xhaferi u be komandat Forina, u quajt UCK ne 2001-shin, duke lene te kuptohet qe shkronja K ishte shkronja e pare e fjales Komb, por deri tani nuk eshte kuptur qarte nese ishte vertete K-ja e kombit. Shqiptaret e maqedonise ka mundesi qe vertete te jene ndjere me te mbrojtur ne 2001-shin me komandant Forinen ne UCK, se sa sot nga Talat Xhaferi minister i mbrojtjes se Maqedonise.

Shqiptaret ne 2001-shin besonin me shume se cdo here, qe bashkimi kombetar i tyre mund te behej.

Por ndodhi si ndodhi dhe nuk ndodhi ajo qe pritej te ndodhte, kombi nuk u bashkua dhe shqiptaret mbeten akoma ne shtetin qe ishin. Ata burra shqiptar qe luftuan nje vit, vendosen qe te pajtohen me armiqte e shqiptareve ne “Ohrid” dhe keshtu bene, u pajtuan dhe vendosen qe do te qeverisnin bashke.

Pas ketij “vendimi historik” qe moren, burrat e luftes krijuan nje "force politike" , dhe do te hynin ne gare per formimin e nje Maqedonie multietnike me me shume te drejta per shqiptaret. Tashme ata nuk do te ishin me nje force e armatosur por nje “force politke”, gjithashtu nuk do te luftonin me per bashkimin kombetar te shqiptarve, por do te punonin per nje bashkimin demokratik te shqiptarve me  ... ?

Akoma nuk dihet me ke do te bashkohen shqiptaret?!

Per "fat te mire" burrat kishin marre nga vizioni i forces se armatosur qe drejtonin, fjalen “bashkim”  duke e quajtur “forcen” e tyre “politike” Bashkimi Demokratik per Integrim.

Por per fat te keq te tyre askush nga shqiptaret, nuk e ka shume te qarte kush do te bashkohet ne menyre demokratike dhe me ke. Disa here drejtuesit e kesaj partie thone qe fjala bashkim ne emrin e partise se tyre, eshte akoma ne kuptimin e bashkimit kombetar, dhe disa here thone qe eshte per bashkim te shqiptarve dhe maqedonasve dhe integrimin e tyre ne Europe.

Pergjigjia dhe qendrimi i drejtuesve te kesaj partie per fjalen “bashkim”, ndryshon ne varesi te atij qe ben pyetjen, dhe kuptohet se cila pergjigje jepet kur pyetjen e bejne europianet, e cila pergjigje jepet kur pyetja behet nga shqiptaret.

Ajo qe me cudit mua eshte:

Edhe pse pergjigjia qe drejtuesit te kesaj "force politike" per fjalen "bashkim"  ndryshon ne varesi te beresit te pyetjes, kjo nuk i pengon shqiptaret ta votojne e ti besojne qeverisjen e vendit.

Shqiptaret vazhdojne ta votojne kete parti ne mer te UCK-se, pamvarsisht se nga UCK-ja mund t'ju kete mbetur vetem shkronja K, dhe kjo K tashme jo per fjalen komb por per fjalen Karrige.

Ndoshta drejtuesve te kesaj partie keto “K-te" edhe mund t'ju ngjajne disi me njera tjetren, sepse per te dyja ju duhet te luftojne, por tashme per kete K-ne e karriges jo dhe aq kundra armikut te djeshem, se sa kundra bashkekombasve te tyre qe mendojne ndryshe. Sot 12 vite pas luftes kemi si mbetje te saj, nje "force politike" pa idealin dhe pa vizionin qe pretendonte te kishte kur ishte force ushtarake.

Kemi si mbetje te luftes qe iku, fjalen "bashkim" te pa definuar se cfare do te thote ne emrin e nje "force politike".

Kemi si mbetje te luftes qe iku, ishkomandante te nderuar, te kthyer ne pseodopolitikane te korruptuar.

Kemi si mbetje te luftes qe iku, nje popull me te lodhur se perpara saj dhe si rezultat edhe me te pa shprese.

Kemi si mbetje te luftes qe iku, nje vetmjaftushmeri me therrime te drejtash dhe lirish.

Kemi si mbetje te luftes qe iku,  me shume pseudopatriote dhe pseudointelektuale, qe vrasin endrrat e atyre qe duan te jene vertete te tille.

E per me teper kemi si mbetje lufte ...ca varre me shume, e ca jete me pak.

 

1 Komente

Eehhh smiley kot nuk ka dale ajo shprehja e popullit para shum viteve, se; nuk u be ndonje ndryshim i madh, thjesht kaloi nga gishti i kembzes smiley tek gishti i mezit smiley keshtu dhe politikanet e sotem, thjesht ndryshuan nje koncept, nga Kombi tek Karrikja smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).