Gazeta gjermane online der Spiegel shkruan sot se në Saksoninë e Ulët, në Gjermani, janë gjetur të paktën 10.000 tonë misër me aflatoksinë që ka arritur në atë vend nga Serbia e që përdoret për kafshë.

Pas alarmit lidhur me përmbajtjen mbi normat e lejuara të BE-së së Aflatoksinës në disa lloje qumështi të prodhuara në vend dhe atyre të importit, Ministria e Bujqësisë qetëson konsumatorët duke deklaruar se substanca e demshme është vërtet mbi normat e lejuara të BE-së, por larg normave të rrezikut për shëndetin. 

"Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë, që është laboratori i referencës përsa i përket produkteve të qumështit në Itali, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin e tyre", thotë Gani Moka, drejtor i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 

Moka sqaroi se niveli i Aflatoksinës është i njëjtë në të gjitha llojet e qumështit të prodhuara në Ballkan, pra mbi nivelin e lejuar të Bashkimit Evropian.

"Ju informojmë se analizat paraprake na tregojnë që niveli i Aflatoksinës është pak a shumë i njejtë në të gjithë qumështit të prodhuar në të gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal", theksoi Moka.

Të pyetur nga Top Channel se sa është realisht niveli i Aflatoksinës në këto lloje qumështesh, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë sërish nuk japin asnjë përgjigje.

"Në ato lote që janë kapur me qumësht me Aflatoksinë, që dyshohen mbi normë, që edhe Instituti i Kërkimeve Veterinare të Sigurisë Ushqimore këtu në Tiranë i ka të nxjerrë po të njëjtat me atë që ka referuar Instituti i Kosovës, nuk e kemi si shifër, sepse këto janë tejet të besueshme si profesionistë, por ne presim përgjigjen nga një laborator i akredituar nga BE dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet", tha Moka.

Moka sqaroi se niveli i Aflatoksinës është i njëjtë në të gjitha llojet e qumështit të prodhuara në Ballkan, pra mbi nivelin e lejuar të Bashkimit Evropian.

Artikulli i plote: Top Channel

________

Mbi Ballkanin:

Gazeta gjermane online derspiegel shkruan sot se në Saksoninë e Ulët, në Gjermani, janë gjetur të paktën 10.000 tonë misër të papastër që ka arritur në atë vend nga Serbia e që përdoret për kafshë.

Këto shifra i ka dhënë sot Ministria e Bujqësisë në Hanover.

Theksohet se më shumë se 3500 ferma në atë krahinë furnizohen me misër të kontaminuar me aflatoksinë marrë nga Serbia. Edhe gazeta Welt shkruan se bëhet fjalë për 10 mijë tonë misër të kontaminuar që shfrytëzohet për ushqim kafshësh.

Spiegel shkruan se në Gjermani janë importuar gjithsej 45.000 tonë misër, përmes portit të Hanoverit dhe se në qarkullim janë edhe  25.000 tonë jashtë përdorimit në depo në Bremen.

Këto gazeta shtojnë se sasi të pakta të këtij ushqimi për kafshë janë porositur edhe në Rajnën veriore të Vestfalisë, Saksoni, Branderburg. Shlezi – Holshtain dhe në Holandë.

Mediet gjerman theksojnë se është shumë i mundshëm skandali i tretë për ushqimet pas mishit të kalit dhe dioksinit ë vezëve zbuluar në vitin 2011. 

______

Mbi tregtine e hershme Shqiperi - Serbi te sillazhit, misrit, grurit, kontrollet perkatese ... ne pritje te gazetarise hetimore.

Nderkohe ne Serbi:

Serbia raised the permitted level of aflatoxins in milk 10-fold, a week after reports that the fungal contamination spread to the dairy product from corn, according to Tanjug.

17 Komente

Kur heton Ministria:

Ministria e Bujqësisë qetëson konsumatorët duke deklaruar se substanca e demshme është vërtet mbi normat e lejuara të BE-së, por larg normave të rrezikut për shëndetin. 

Sa jane nivelet?

Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë

 

Mire. Mu si lajm pozitiv me duket ky. smiley

"Punohet ne Ministrine tone" , tm Kavo, Beluli, Emo, 'Bame etj.

Kjo me kujton Vuqidolin kur thoshte ne Janar te 97.

"Parate e shqiptareve jane te pastra!"

O te keqen e asaj kohe te poshter, u dashka me thone, se athere ishim te varfer, por s'kishe keshtu lloj papastertish, kimikate ne ushqime. Me e keqja eshte se tani eshte futur nje frike per ushqimet, sa njerzit mendohen 100 here ta blejne kete produkt apo ate tjetrin. 

Ashtu eshte Pjer.

Rrofte tolloni!

Pse medemek se man mend sa ushqime te fresketa ke ngrene ( meqe emigranti me ka kritiku per fjalen tjeter smiley )  atehere ??

Pjer ajo kohe , me gabime plot nga i madhi fare , ka qen kohe e arte kur vjen puna te prodhimi vendas organik, edhe une si ty mendoj , matem 100 here ca te blej e ca mos blej . Shkurt me mire i bie mish , seafood  dhe perime fruta organic  nga pak  se  sa te tjerat  qe jane ilaco-palaco-"ushqime"

Po Elba dhe Pjer. Cfare ushqimesh te fresketa ke ngrene ti moj shoqe? Se ne qytete vec presh e lakra kishte ne dyqane. Ne fshat ca me mire po te kishe bahce. Persa i perket kimikateve e organik, per cfare kujton prodhonte pleh kimik Superfosfati, per eksport? Mire ti se ndoshta ke qene e vogel atehere, po Pjerit duhet t'i kujtohet sesi kur plasi Cernobili, te gjitha vendet e Europes filluan te groposnin perimet e fresketa, sallaten e madje dhe qumeshtin. Ndersa ne hic, dolen edhe atehere "specialistet" ne TV e thane qe ne s'jemi prekur nga radioaktiviteti. Merr vesh ti, Shqiperia kishte ndertuar nje mburoje te padukshme kundra radioaktivitetit i cili erdhi te ne, u perplas ne mburoje e s'hyri dot, e vazhdo me ne Perendim ne Itali, France e Spanje etj.

ne ato kohe hante qeni petulla. bjeri kokes me grusht tani.

skuqje nji spec e merrte vesh gjith lagjia. Sot skuq ene 15 speca po deshe, s'e merr vesh njeri.

nje, po luan ama.

kur bene kete deklarate keta,  besoj e rrekellyen nganje gllenjke qumesht para kamerave,  si per demonstrim  per tu hequr merakun njerezve...smiley

 

mire qumeshti,  po kosi eshte ne rregull te pakten?

kur bene kete deklarate keta,  besoj e rrekellyen nganje gllenjke qumesht skrapari para kamerave,  si per demonstrim  per tu hequr merakun njerezve...

FTFY=Fixed That For You smiley

Rregullorja e BE-se me duket se parashikon qe nuk pranohet fare tek qumeshti prania e aflatoksines B dhe G, kurse niveli i asaj M1 mund te jete max 0,050 μg/kg

Te shikojme sa do e nxjerrin kta ekspertet e ktyre

Ministria e Bujqësisë qetëson konsumatorët duke deklaruar se substanca e demshme është vërtet mbi normat e lejuara të BE-së, por larg normave të rrezikut për shëndetin. 

 

Bejn experiment me lekuren e shqiptarit keta!  Gjithe bota alarmohet!  keta thone :  "larg nomave te rrezikut..!!! "   tepke koke shqiptari! 

Në ato lote që janë kapur me qumësht me Aflatoksinë, që dyshohen mbi normë, që edhe Instituti i Kërkimeve Veterinare të Sigurisë Ushqimore këtu në Tiranë i ka të nxjerrë po të njëjtat me atë që ka referuar Instituti i Kosovës, nuk e kemi si shifër, sepse këto janë tejet të besueshme si profesionistë, por ne presim përgjigjen nga një laborator i akredituar nga BE dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet

smiley

"Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë, që është laboratori i referencës përsa i përket produkteve të qumështit në Itali, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin e tyre", thotë Gani Moka, drejtor i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

"Merre pije, e ke prej  meje 100% qe nuk t´bon gjo!"

"Po ti ku e di?"

"Po leje mer burr,  un ta garantoj,, qe nuk te gjen gjo, ja pije, ta shikosh qe nuk ke per te vdekur!"

Me duket se kete Moken qe deklaron keshtu e kam pare edhe ne mes te disa gabeleve nga Fushe-Kruja qe i ndalojne njerezit ne krah te 15-katshit dhe u thone: "Qejfi mos te prishet, hatri mos te mbetet, por do ta them nje llaf......"

Moka sqaroi se niveli i Aflatoksinës është i njëjtë në të gjitha llojet e qumështit të prodhuara në Ballkan, pra mbi nivelin e lejuar të Bashkimit Evropian.

 

"Ju informojmë se analizat paraprake na tregojnë që niveli i Aflatoksinës është pak a shumë i njejtë në të gjithë qumështit të prodhuar në të gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal", theksoi Moka.

Pergjigjen e pyetjes (nga na erdhi kjo belá?), qe keta nuk ja bejne vetes, ose me qellim nuk e tregojne, jau u jep gjermani falas fare dhe ne nje kohe rekord hetimi:

Theksohet se më shumë se 3500 ferma në atë krahinë furnizohen me misër të kontaminuar me aflatoksinë marrë nga Serbia. Edhe gazeta Welt shkruan se bëhet fjalë për 10 mijë tonë misër të kontaminuar që shfrytëzohet për ushqim kafshësh.

Do thuash ti, nga e di? Po sepse Serbia eshte vendi prej te cilit ne tani importojme drithin ne menyre ekskluzive, si per njerezit ashtu edhe per kafshet.

Nje i njohuri im, i cili ndertoi nje fabrike moderne per prodhimin e ushqimit te kafsheve, falimentoi, vetem sepse misri i ardhur nga Serbia eshte me i lire per tua hedhur kafsheve, sesa ushqimi i tij. E bukura eshte se ky para 2005 furnizonte jo vetem Shqiperine por edhe Kosoven me ushqim pelat per kafshet. Tani e ka zevendesuar misri i serbit.

Dhe Moka na thote se problemi eshte sezonal, a thua se ka te beje me gripin!

normave të rrezikut për shëndetin.

Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë, që është laboratori i referencës përsa i përket produkteve të qumështit në Itali, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar

por ne presim përgjigjen nga një laborator i akredituar nga BE dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet", tha Moka.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).