... Erdhi dhe raundi i 9

Ali Kastrati pak muaj më parë festoi mes miqsh edhe 90 vjetorin e lindjes.Është ndarë nga jeta babai i sportit shqiptar, Ali Kastrati, pas një sëmundje të pashërueshme. Kastrati, do të mbahet mend nga të gjithë për historinë e sportit shqiptar që ai zhvilloi  ndër vite.

Skeda

Emri: Ali

Mbiemri: Kastrati

Datëlindja: 22.12.1922

Vendlindja: Dibër

Sporti: Boks, Mundje, Peshëngritje

Trofetë:  65 medalje të kampionatit kombëtar, 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner. Fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me Partizanin. Fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me Partizanin në të 3 sportet. Mban 65 medalje të kampionit kombëtar. Ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Eshtë zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët (1998).

Titujt: “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Nderi i Sportit Shqiptar

10 Komente

nuk e kam pare si sportist,  por kam degjuar  shume per Ali Kastratin.  sportist i madh!

Ngushellime familjes!

 

 

As une, por kam degju shume shpesh per te nga dy miq te mij ketu, ish sportiste edhe ata.

ka qene shume i respektuar ne boten  e sportit..    ishte sportist i vertet ne fakt..   defton kariera e tij.. pjesmarres ne disa lloj sportesh,  gje qe seshte aspak e lehte,  dhe gjithmone  ne top, kampion.

Uau, une kujtoja si ky ishte vetem legjende, si puna e big foot. Respekte.

Oooooooooooooh sa lajm i trishtuar smiley ai ishte trajneri i babait tim te ndjere,  duhej ta kisha takuar dhe njehere qe nga ceremonia qe ai vete organizoi me miqte e tjere te boksit ... U prehsh ne paqe Ali Kastrati  me rrodhen lotet teksa lexova kete lajm sidomos sepse te detyrohesha nje faleminderit  dhe ketu ne Tirane smiley

Peshku sot gëlon vetëm me lajme te trishta...Ngushllime! 

Sa sportiste ka ncjere ky si trainer! Ngushullime familjes.

Nje nga me te respektuarit dhe simbol i Sportistit shqiptar .Askush ne teresi nuk ka merita Individuale si AI ne cfaredo fushe qe ka ushtruar Individualitetin e tij . Kush e ka njohur nga afer e ka njohur si nje njeri i QETE ,me shikim te perqendruar , pa mish ne faqe , trup i formuar dhe kocke . Njeri i respektuar dhe ...fetar i devotshem . Kushdo qe ka pas kontakt me te ka vetem RESPEKT .Masazhator i shkelqyer per futbollistet dhe pjestar i ekipit Kombetar .I pazevendesuesh edhe si mjek Popullor per fraktura , dhimbje muskujsh , paraliza te pjeseshme etj etj . Njeri Nobel pa Titull zyrtar .

Respekte te jashtezakoneshme per jeten e Nje Shqiptari te Ralle qe dha maximumin per te nderuar vendin e tij !

Ngushellime familjes per kete sportist te madh.E kujtoj me nostalgji ne ndeshjet e boksit me Todi Jankun qe zhvilloheshin ne stadiumin e lojrave me dore, tek rruga Elbasanit(sot Karuseli dhe 7 xhuxhat).Stadiumi i mbushur plot me spektatore .Me te vertete ka qene sportist i madh.Edhe nji here ngushellime.

Li Kastrati, perveçse ishte nje sportist i lindur, ka qene kampion kombetar ne disa lloje sporti si boks, mundje, hedhje gjyle, hedhje shtize, ne disa gara atletike, por ka qene dhe nga fizioterapistet me te mire shqiptare. Shumekush e mban mend, ne ndeshjet e futbollit, basketbollit, volejbollit te Partizanit, e po keshtu ne te gjitha ndeshjet e ekipeve kombetare po te ketyre sporteve. EE mbaj mend ne nje emision televiziv te para disa vjeteve, kur e uruan per 85 vjetorin... me te qeshur thoshte.... do te shkoj pertej raundit te 9, nuk ka ardh hala ai....Ne moshen 85 vjeçare bente marrshim ne malin e Dajtit, ku kishte nje peme te veten, ku kishte gdhendur emrin e tij, qysh ne moshen 25 vjeçare...

RIP

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).