Shko, se furishem po fryn ne mue ere mallkimi
qe s't'fale

dhe dije: kurr ma nji e nji nuk bajne nji —
si ka pase thane Hikmeti, ai fare poeti me kange
prej zjarri. Shko,

merri me vedi lutjet tua, edhe hijen tande hiqe
rreshane
rrugeve si gjane e ndyet. Dhe mos u kethe mbas.

Mos i harro
syte perlotun ne shtegballin tim. Mos thuej lamtumire.
Asgja mos thuej. Merri edhe gjurmet, neper te cilat
ke ardhe nji nate ma e pervuejte se lypa dhe ke
hy ne mue. Shko,

dhe bahu fjale e mbrame n'gojen time, bahu
shkreptime e fikun
n'ylberin e shikimit tim. Bahu cdo gja — pos Meje
e Teje

dhe asaj qe e kemi quejte Na, kur i kemi zane yjt
si fluturat
e ua kemi ngjite nga nji emen — mos me harrue
emnin tone. Shko,

merri me vedi edhe rruge qe te mos kethehesh kurr
ne vesen e lotit te rrejshem germadhat e kujtimit
me i rrexue. Shko,

mbyllu ne do keshtjella te largeta harrimi, ku nuk

te zgjojne ma
kumbonat e pendimit kur cmendet mallit vetmija
ose kur buza buzen
e han n'pikllim qe mekatin s'e lane, qe s'mundet
me shpue
gurin e rande, gurin e ftofte te' ndamjes. Shko, ma mire
dhe hesht. Mos u kethe mbas. Mos i harro
syte e perlotun n'shtegballin tim. Mos thuej
lamtumire.

E kur te shkojsh larg, ma larg se prej blerimi n'blerim.
e kur te shkojsh larg, ma larg se prej zemre n'zemer —
sa me harrue edhe emnin tand e zanin tim —

meshihu prej vetevetes:
shkurtoi flokegjatat, mate me to mendjeshkurten
tande dhe mos qaj. Shko,

se tmershem po lodrojne sonte ne mue rrekajt
e gjakut te ndezun.

5 Komente

smiley na kalove nga Shkreli te Cutunjo 360 grade rrotullim

shume e shkelqyer mu duk, tej e ndane dhe gegnishta tingllon ambelsisht ne penen e Shkrelit.

Por vargjet e fundit me brengosen :

meshihu prej vetevetes:
shkurtoi flokegjatat, mate me to mendjeshkurten
tande dhe mos qaj. Shko,

femra leshragjate e mendje shkurter, klisheja maskiliste e perceptimit popullor.apo e kam lexu gabim une?

e shkelqyer si nji bordur nikeli ne nje sound machine.

 

Shko,

mbyllu ne do keshtjella te largeta harrimi, ku nuk

te zgjojne ma
kumbonat e pendimit kur cmendet mallit vetmija
ose kur buza buzen
e han n'pikllim qe mekatin s'e lane, qe s'mundet
me shpue
gurin e rande, gurin e ftofte te' ndamjes. Shko, ma mire
dhe hesht. Mos u kethe mbas. Mos i harro
syte e perlotun n'shtegballin tim. Mos thuej
lamtumire.

sa buçasin këto vargje!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).